❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

MSHMS: Strukturat shëndetësore në gatishmëri, aktivizim i plotë i shërbimit të urgjencës 24/7

TIRANË, 7 janar/ATSH/- Ministria e ShĂ«ndetĂ«sisĂ« dhe MirĂ«qenies Sociale informon se, nĂ« bashkĂ«punim me Operatorin e ShĂ«rbimeve tĂ« Kujdesit ShĂ«ndetĂ«sor (OSHKSH), po ndjek nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« vazhdueshme situatĂ«n nĂ« terren dhe funksionimin e strukturave shĂ«ndetĂ«sore nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin, pĂ«r shkak tĂ« kushteve tĂ« motit.

MSHMS bën të ditur në njoftimin zyrtar se nëpërmjet komunikimit të drejtpërdrejtë me 36 Njësitë Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe 4 Drejtoritë Rajonale, po sigurohet raportim i detajuar dhe i përditësuar mbi gjendjen e qendrave shëndetësore, pikave ambulatore dhe strukturave spitalore.

Ndërkohë, strukturat shëndetësore kanë marrë masat e nevojshme për ofrimin e kujdesit shëndetësor të pandërprerë dhe të sigurt për qytetarët gjatë këtyre ditëve me mot të keq.

Në këtë kuadër, vijon monitorim i pandërprerë 24/7 i situatës në terren, verifikim i infrastrukturës, pajisjeve dhe rezervave bazë medikamentoze të emergjencës, sigurim i aksesueshmërisë së transportit të urgjencës dhe koordinim me autoritetet vendore dhe emergjencat civile si dhe caktim i personave përgjegjës për monitorimin e situatës në çdo institucion shëndetësor

Ndërsa në nivel spitalor, MSHMS nënvizon se janë marrë një sërë masash si aktivizim i plotë i shërbimit të urgjencës me gatishmëri 24/7, forcim i koordinimit operacional me OSHKSH-në, pushtetin vendor dhe strukturat e emergjencave, monitorim i situatës çdo 3 orë dhe kontroll i vazhdueshëm i infrastrukturës si dhe verifikim i rezervave kritike: medikamente, materiale mjekësore, ujë të pijshëm, karburant për gjeneratorë dhe pajisje emergjente.

The post MSHMS: Strukturat shëndetësore në gatishmëri, aktivizim i plotë i shërbimit të urgjencës 24/7 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu: Mbi 100 efektivë të FA-ve u angazhuan për përballimin e pasojave nga moti i keq

TIRANË, 7 janar/ATSH/- PĂ«rkeqĂ«simi i motit dhe reshjet intensive tĂ« shiut pĂ«rkeqĂ«suan situatĂ«n mbrĂ«mjen e djeshme nĂ« disa lagje tĂ« qytetit tĂ« GjirokastrĂ«s.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu shprehu mirënjohje të veçantë për efektivët e Repartit të Gërhotit, të cilët deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme kanë qenë në terren duke luftuar me prurjet e vrullshme të ujit në Gjirokastër.

Ai vlerësoi edhe angazhimin e Forcave të Armatosura në përballimin e situatës së krijuar në disa zona të vendit.

Ministri nënvizon se mbi 100 efektivë, dhjetëra mjete si dhe pompa me kapacitet të lartë janë angazhuar në qarqet Lezhë, Durrës dhe Gjirokastër, si edhe në çdo zonë ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja.

The post Vengu: Mbi 100 efektivë të FA-ve u angazhuan për përballimin e pasojave nga moti i keq appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonxhja: Monitorim i vazhdueshëm për mbrojtjen e pasurive kulturore

TIRANË, 7 janar/ATSH/- Ministri i Turizmit, KulturĂ«s dhe Sportit, Blendi Gonxhja deklaroi sot se nĂ« vijim tĂ« situatĂ«s sĂ« reshjeve intensive, strukturat pĂ«rgjegjĂ«se tĂ« trashĂ«gimisĂ« kulturore vijojnĂ« monitorimin e pandĂ«rprerĂ« nĂ« territor me prioritet, mbrojtjen e pasurive kulturore.

Gonxhja thekson se në qarkun Shkodër dhe zonat përreth, reshjet kanë vazhduar ndërkohë që kanë nisur edhe shkarkimet nga kaskada e HEC-eve Koman dhe Vau i Dejës.

“Situata paraqitet e pĂ«rkeqĂ«suar nĂ« qytetin e LezhĂ«s, ku dalja e lumit Drin nga shtrati ka shkaktuar pĂ«rmbytje nĂ« qendĂ«r tĂ« qytetit, duke ndikuar edhe nĂ« zonĂ«n breg-lumore pranĂ« mureve antike tĂ« Lisit dhe Memorialit tĂ« SkĂ«nderbeut, pĂ«r shkak tĂ« pamundĂ«sisĂ« sĂ« kolektorit tĂ« qytetit pĂ«r tĂ« tĂ«rhequr ujin nga niveli i lartĂ« i lumit”, bĂ«n tĂ« ditur ministri.

Gonxhja pohon se në pasuritë e tjera kulturore në territor situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme dhe, pavarësisht prurjeve të shtuara të lumenjve dhe përrenjve, deri në këto momente nuk janë konstatuar përkeqësime.

“Nga monitorimi i kryer nĂ« njĂ« pjesĂ« tĂ« urave nĂ« juridiksionin e DRTK VlorĂ«, nuk janĂ« evidentuar problematika, ndĂ«rsa po vijon vĂ«zhgimi edhe nĂ« sektorin SarandĂ«, ku deri tani, sipas kontakteve nĂ« terren, nuk raportohet pĂ«r situata shqetĂ«suese. Informacion mĂ« i detajuar do tĂ« pĂ«rcillet nĂ« vijim”, deklaron ai.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja shton se monitorimi në terren vijon me prioritet mbrojtjen e pasurive kulturore dhe reagimin në kohë ndaj çdo risku të mundshëm.

The post Gonxhja: Monitorim i vazhdueshëm për mbrojtjen e pasurive kulturore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Reshjet e dendura të shiut krijojnë vështirësi në qarkullim në disa zona të Qarkut Durrës

TIRANË, 6 janar/ATSH/- Reshjet e dendura tĂ« shiut kanĂ« krijuar sot vĂ«shtirĂ«si serioze nĂ« qarkullim nĂ« disa zona nĂ« DurrĂ«s.

Prefektura e Qarkut Durrës në këtë situatë u bën thirrje të gjithë qytetarëve të qarkut të shmangin lëvizjet e panevojshme, të tregojnë kujdes maksimal gjatë çdo lëvizjeje dhe të ndjekin me përpikëri udhëzimet e strukturave të Emergjencave Civile dhe të autoriteteve vendore, duke kontribuar në ruajtjen e sigurisë së tyre dhe të komunitetit.

Strukturat e Prefekturës së Qarkut Durrës, në bashkëpunim me ato të Mbrojtjes Civile, ndodhen në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe janë në gatishmëri të plotë për ndërhyrje të menjëhershme, duke garantuar reagim të koordinuar ndaj çdo emergjence.

Për të siguruar një komunikim të menjëhershëm me qytetarët, në rast të çdo shqetësimi apo situate të papritur, Prefektura Durrës ka publikuar kontaktet zyrtare të Prefekturës, Bashkive dhe Njësive Administrative të Qarkut Durrës:

PREFEKTURA E QARKUT DURRËS

Prefekti i Qarkut: 068 213 3479

Sekretari i Përgjithshëm: 069 298 6677

Sektori i Emergjencave Civile: 069 333 4448

BASHKIA DURRËS

Kryetare e Bashkisë: +355 69 404 2397

Nj.A. nr.1: +355 67 396 6496

Nj.A. nr.2: +355 68 602 6066

Nj.A. nr.3: +355 69 346 4644

Nj.A. nr.4: +355 67 204 03946

Nj.A. nr.5: +355 68 602 2222

Nj.A. nr.6: +355 68 522 7118

Sukth: +355 68 202 7057

Katund i Ri: +355 69 487 4868

Rrashbull: +355 69 912 8286

Ishëm: +355 68 202 2933

Manëz: +355 67 619 9666

Shërbimet e Bashkisë Durrës:

Policia Bashkiake: +355 52 232 250 / +355 68 874 8477

Ndërmarrja Rruga: +355 69 395 8568

UKD: +355 69 241 6094

Ndërmarrja e Shërbimeve Komunale: +355 69 440 3455

Ndërmarrja Komunale Plazh: +355 69 203 6667

Agjencia e Parqeve Urbane: +355 68 208 7570

BASHKIA SHIJAK

Kryetari i Bashkisë: 069 209 7914

Policia Bashkiake: 067 506 6600

Zjarrfikësja: 069 332 1400

Emergjencat Civile: 069 335 3554

BASHKIA KRUJË

Emergjencat Civile:+355 68 406 9203

Policia e Shtetit: 129

Zjarrfikësja: 128

Numri unik i emergjencave në Shqipëri: 112

The post Reshjet e dendura të shiut krijojnë vështirësi në qarkullim në disa zona të Qarkut Durrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

IGJEO: Rritje e niveleve të lumenjve, dëborë në zonat malore

TIRANË, 2 janar/ATSH/- Instituti i Gjeoshkencave bĂ«n me dije se ditĂ«n e nesĂ«rme do tĂ« ketĂ« reshje me intensitet tĂ« lartĂ« kryesisht nĂ« veri dhe qendĂ«r tĂ« vendit.

Sipas njoftimit zyrtar, në qarqet Shkodër dhe Kukës mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.

Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Gjithashtu, sipas llogaritjeve të IGJEO përgjatë datave 3 deri më 7 janar priten reshje intensive, kryesisht në veri dhe jug të vendit.

Këto reshje do të sjellin rritje të rrezikshme të prurjeve dhe niveleve në lumenjtë Drin-Buna, liqenin e Shkodrës, lumenjtë Mat, Shkumbin dhe Vjosë.

Ndërsa në qarqet Lezhë, Dibër, Durrës, Tiranë dhe Elbasan priten reshje mesatare deri lokalisht intensive, shoqëruar me shtrëngata.

Në qarqet e tjera priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare.

The post IGJEO: Rritje e niveleve të lumenjve, dëborë në zonat malore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ndahet nga jeta ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci

PRISHTINË, 1 janar/ATSH/- Ish-kryetari i Kuvendit tĂ« KosovĂ«s, Nexhat Daci Ă«shtĂ« ndarĂ« nga jeta nĂ« moshĂ«n 81-vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari në detyrë i Kuvendit, Dimal Basha.

Daci ka shërbyer si kryetar i Kuvendit e më pas edhe si president në detyrë pas vdekjes së Ibrahim Rugovës, më 2006.

Nexhat Daci është themelues i Lidhjes Demokratike të Dardanisë dhe ka qenë aktiv në politikë edhe pas mandatit të tij si kryeparlamentar.

Nexhat Daci ishte kimist, profesor universiteti, akademik. Lindi më 1944 në Tërnoc, ku mbaroi shkollimin fillor. Shko­llimin e mesëm e kreu në Leskoc (1956-1960). Studimet universitare i mba­roi në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore (Dega e ki­misë) në Beograd (1962-1966), ku u diplomua në qershor të vitit 1966. Studimet pasuniversitare i mbaroi në fakultetin dhe drejtimin e njëjtë në Beograd (1966-1968). Një kurs pasuniversitar e ka mbaruar LiÚges (Belgjikë), në vitin 1970. U dok­torua në vitin 1973 në Universitetin e Zagrebit. Studimet e pasdoktoraturës i vazhdoi në Angli (Universiteti i Bradfordit) në vitin 1974.

Pas pĂ«rfundimit tĂ« studimeve tĂ« rregullta dhe tĂ« magjistraturĂ«s, nĂ« vitin 1968 zuri punĂ« – asistent nĂ« Fakultetin Filozofik tĂ« atĂ«hershĂ«m, nĂ« KatedrĂ«n e KimisĂ«. KarrierĂ«n universitare (mĂ« 1971 ligjĂ«rues; mĂ« 1974 profesor inordinar; mĂ« 1984 profesor ordinar) pa ndĂ«rprerje e ka ushtruar nĂ« PrishtinĂ«, ndĂ«rsa dhjetĂ«ra herĂ« ka pasur udhĂ«time studimi nĂ« Çeki (Brno), ShqipĂ«ri, Angli (Bradford, Oksford, LondĂ«r), SkotlandĂ« (Aberdin).
Ka marrĂ« pjesĂ« nĂ« tubime shkencore (sim­poziume, konferenca dhe kongrese) nĂ« nivele kombĂ«tare dhe ndĂ«rkombĂ«tare nĂ«: SHBA, Angli, Gjermani, Itali, Turqi, Hungari, Slloveni, Kroaci, Serbi, ShqipĂ«ri, KosovĂ«. ËshtĂ« anĂ«tar i ShoqatĂ«s Kimike Amerikane nĂ« vitin 1985, i AkademisĂ« Evropiane pĂ«r Çështje Mjedisi me seli nĂ« TĂŒbingen tĂ« GjermanisĂ« dhe LondĂ«r nĂ« vitin 1987 dhe kombĂ«tare, nĂ« AkademinĂ« e Shkencave dhe tĂ« Arteve tĂ« Ko­sovĂ«s nĂ« vitin 1993, korrespondent, dhe i rregullt nĂ« vitin 1996. ËshtĂ« anĂ«tar i AkademisĂ« Europiane tĂ« Shkencave dhe tĂ« Arteve nga viti 2014.

Gjatë periudhës akademike-universitare ka ushtruar edhe këto detyra: shef i Degës së Kimisë 1971-1973; sekretar i përgjithshëm i ASHAKut, 1994-1999; kryetar i ASHAK-ut, 1999-2002 dhe 2018-2019.

Ka qenë deputet (2001-2011) kryetar i Parlamentit të Kosovës në periudhën 2000-2004 dhe 2004-2006.

/Kosovapress/

The post Ndahet nga jeta ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Policia masa për ndërrimin e viteve, rritje e efektivëve dhe kontrolle në hyrje e dalje të kryeqytetit

TIRANË, 30 dhjetor/ATSH/- Policia e TiranĂ«s ka ndĂ«rmarrĂ« njĂ« sĂ«rĂ« masash pĂ«r garantimin e mbarĂ«vajtjes sĂ« festimeve me rastin e ndĂ«rrimit tĂ« viteve.

Në njoftimin për mediet, Drejtoria e Policisë së Tiranës bën me dije se do të ketë shtim të prezencës së shërbimeve policore me uniformë dhe atyre të Policisë Kriminale, në të gjitha zonat urbane, me fokus të veçantë në zonat me fluks qytetarësh, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Policia do të ketë pika fikse të kontrollit në hyrje dhe dalje të qytetit, si dhe shtimin e patrullimeve të lëvizshme, me qëllim parandalimin e veprimtarive të paligjshme dhe rritjen e sigurisë.

Gjithashtu do të intensifikohen masat për monitorimin e qarkullimit rrugor, nëpërmjet kontrolleve të shtuara, përdorimit të mjeteve inteligjente dhe patrullimeve në akset kryesore urbane dhe interurbane, me synim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Punonjësit e policisë do të kryejnë kontrolle të vazhdueshme ndaj subjekteve dhe individëve që posedojnë/shesin lëndë piroteknike (fishekzjarre dhe/ose kapsolla), për parandalimin e rreziqeve dhe ngjarjeve aksidentale.

Në kuadër të masave të marra, policia do të rrisë prezencën e shërbimeve në sheshe publike, shëtitore, pedonale, objekte kulti, në ambiente argëtimi (bare, restorante, lokale nate) dhe në qendra tregtare, me objektiv garantimin e mbarëvajtjes së festimeve.

Punonjësit e Policisë do të jenë në gatishmëri për të ndërhyrë menjëherë, në çdo rast nevoje, ndaj apelojnë qytetarëve për ndihmë dhe denoncim të paligjshmërive që hasin, pranë çdo patrulle fizike, njësie policie ose në numrat pa pagesë 129 dhe 112.

The post Policia masa për ndërrimin e viteve, rritje e efektivëve dhe kontrolle në hyrje e dalje të kryeqytetit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nis furnizimi me ujë në disa zona të Vlorës

TIRANË, 30 dhjetor/ATSH/-  Pas pesĂ« ditĂ«sh pa ujĂ« tĂ« pijshĂ«m, defekti nĂ« tubacionin kryesor tĂ« furnizimit nĂ« VlorĂ« Ă«shtĂ« riparuar pas mesnate.

Bashkia Vlorë njofton se pas mbi 72 orëve pune intensive dhe pa ndërprerje u bë e mundur për riparimi i defektit në linjën kryesore 1000 mm të furnizimit me ujë të qytetit.

Prova e tretĂ« e furnizimit ka rezultuar pozitive dhe aktualisht po furnizohen me ujĂ« tĂ« pijshĂ«m Zona e Çentrales, njĂ« pjesĂ« e Lungomares dhe njĂ« pjesĂ« e lagjes “PavarĂ«sia”.

Kryetarja e Bashkisë Vlorë, Brunilda Mersni ka falenderuar ekipet teknike për sakrificën dhe qytetarët për durimin dhe mirëkuptimin.

The post Nis furnizimi me ujë në disa zona të Vlorës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Policia apel qytetarĂ«ve: Mos klikoni nĂ« mesazhe tĂ« dyshimta “WhatsApp”

TIRANË, 30 dhjetor/ATSH/- Drejtoria pĂ«r Hetimin e Krimit Kibernetik nĂ« PolicinĂ« e Shtetit paralajmĂ«ron qytetarĂ«t pĂ«r qarkullimin e njĂ« fushate mashtruese (phishing) nĂ« platformĂ«n “WhatsApp”.

Në njoftimin zyrtar, policia bën me dije se këto mesazhe paraqiten si kërkesë për votim për çmimin e parë të një burse falas, në favor të një personi të afërt me dërguesin, i cili dyshohet se mund të ketë rënë më parë pre e këtij mashtrimi, duke sjellë më pas përhapjen e mesazhit te kontaktet e tij.

Mesazhet synojnĂ« marrjen e kontrollit tĂ« llogarisĂ« nĂ« aplikacionin “WhatsApp”, duke i drejtuar pĂ«rdoruesit drejt faqeve tĂ« rreme dhe duke i nxitur tĂ« vendosin kode verifikimi, tĂ« cilat pĂ«rdoren nga autorĂ«t pĂ«r tĂ« pĂ«rvetĂ«suar llogarinĂ«.

Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve që ë mos klikojnë në lidhje të dyshimta, edhe kur mesazhi iu shkon nga kontakte të njohura si dhe të mos japin kode verifikimi, fjalëkalime apo të dhëna personale.

Gjithashtu, policia apelon qĂ« qytetarĂ«t tĂ« aktivizojnĂ« verifikimin me dy hapa (Two step verification) nĂ« aplikacionin “WhatsApp” si dhe të raportojnĂ« çdo rast tĂ« dyshimtĂ« pranĂ« strukturave tĂ« PolicisĂ« sĂ« Shtetit.

Policia e Shtetit po monitoron situatën dhe fton qytetarët të tregojnë kujdes maksimal ndaj mesazheve që ofrojnë votime, çmime apo përfitime të menjëhershme.

The post Policia apel qytetarĂ«ve: Mos klikoni nĂ« mesazhe tĂ« dyshimta “WhatsApp” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Muzeu Arkeologjik në Durrës në prag të përfundimit të restaurimit

TIRANË, 30 dhjetor/ATSH/- Ministri i Turizmit, KulturĂ«s dhe Sportit, Blendi Gonxhja deklaroi sot se Muzeu KombĂ«tar Arkeologjik nĂ« DurrĂ«s Ă«shtĂ« nĂ« prag tĂ« pĂ«rfundimit tĂ« ndĂ«rhyrjeve restauruese dhe ekspozuese.

Gonxhka thekson se mbi 2,400 objekte shumë shpejt do të ekspozohen në pavijone tërësisht të reja, me ndriçim dhe kushte bashkëkohore.

NĂ« kuadĂ«r tĂ« kĂ«tij imvestimi Ă«shtĂ« rikoncrptuar edhe oborri i Muzeut pĂ«r t’u shndĂ«rruar nĂ« njĂ« mjedis tĂ«rheqĂ«s pĂ«r vizitorĂ«t, aktivitete kulturore dhe edukim.

Ministri nënvozon se muzeu do të kthehet në një pikë referimi për studiuesit dhe dashamirësit e historisë, si edhe një nga atraksionet kryesore kulturore të Durrësit.

The post Muzeu Arkeologjik në Durrës në prag të përfundimit të restaurimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ahmeti uron Kurtin: Kosova e lirë dhe e zhvilluar, ëndrra jonë e përbashkët

PRISHTINË, 29 dhjetor/ATSH/- Kreu i BDI-sĂ«, Ali Ahmeti ka pĂ«rgĂ«zuar sot qytetarĂ«t e KosovĂ«s pĂ«r procesin zgjedhor nĂ« tĂ« cilin dĂ«shmuan maturi dhe pjekuri tĂ« lartĂ« demokratike.

Ahmeti shprehet se në Kosovë u zhvillua një proces i lirë, i ndershëm dhe plotësisht demokratik, në përputhje me standardet evropiane, duke konfirmuar forcën e institucioneve dhe vullnetin e lirë të qytetarëve të saj.

Ai ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Kryeministrit Albin Kurti për fitoren e shënuar.

Ahmeti nënvizon se Kosova ka nevojë për stabilitet, zhvillim dhe vizion të qartë shtetëror, në shërbim të qytetarëve të saj.

“Si dikush qĂ« ka dhĂ«nĂ« kontribut pĂ«r lirinĂ« e KosovĂ«s dhe qĂ« beson thellĂ« nĂ« tĂ« ardhmen e saj, dĂ«shiroj qĂ« Kosova tĂ« ecĂ« pĂ«rpara me hapa tĂ« sigurt, duke forcuar aleancĂ«n e saj strategjike me Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s dhe me Bashkimin Evropian. Kjo Ă«shtĂ« rruga qĂ« garanton paqe, zhvillim dhe njĂ« tĂ« ardhme tĂ« sigurt pĂ«r brezat qĂ« vijnĂ«â€, shprehet ai.

Kreu i BDI-së, vë në dukje se Kosova e lirë, e fortë dhe e zhvilluar, ka qenë dhe mbetet ëndrra jonë e përbashkët.

The post Ahmeti uron Kurtin: Kosova e lirë dhe e zhvilluar, ëndrra jonë e përbashkët appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vetëvendosje siguron 56 mandate në Kuvend, PDK forcë e dytë me 23 mandate

PRISHTINË, 29 dhjetor/ATSH/- Kosova sot ka pĂ«rmbyllur me sukses procesin pĂ«r zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Sipas rezultateve preliminare publikuar në platformën e KQZ-së, LVV ka fituar 49.30% të votave, e pasuar nga PDK me 21.01% dhe LDK me 13.59%, ndërkaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sipas këtyre rezultateve ka marr 5.68% të elektoratit.

Në bazë të këtyre rezultateve, LVV siguron 56 mandate, PDK me 23 mandate, LDK merr 15 mandate, AAK 6 mandate, Lista Serbe 10 mandate, komunitetet e tjera 10 mandate.

/Kosovapress/

The post Vetëvendosje siguron 56 mandate në Kuvend, PDK forcë e dytë me 23 mandate appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qytetarët protestojnë për mungesën e furnizimit me ujë në Vlorë

TIRANË, 28 dhjetor/ATSH/, QytetarĂ«t e VlorĂ«s kanĂ« protestuar mbrĂ«mjen e sotme pasi prej tre ditĂ«sh mungon furnizimi me ujĂ« tĂ« pijshĂ«m pĂ«r shkak tĂ« njĂ« defekti nĂ« tubacionin kryesor.

Me pankarta nĂ« duar, qytetarĂ«t kanĂ« bllokuar Bulevardin “Ismail Qemali” dhe mĂ« pas kanĂ« hyrĂ« brenda ambienteve tĂ« teatrit ” Petro Marko” ku do tĂ« mbahej mbrĂ«mja Gala e festave tĂ« fundvitit.

Për shkak të situatës së krijuar, mbrëmja Gala është anuluar.

Deputetja e PD, Ina Zhupa ka reaguar ndaj situatĂ«s sĂ« krijuar nĂ« VlorĂ« duke u shprehur se: “E kanĂ« shkatĂ«rruar VlorĂ«n dhe ShqipĂ«rinĂ« dhe jetojnĂ« nĂ« botĂ«n paralele me koncerte, ballo, verĂ« e tendera”.

Edhe deputetja Jorida Tabaku reagoi duke theksuar se “nĂ« VlorĂ«n e ujit sa nga malet edhe nga deti nuk ka ujĂ«. NĂ« qytetin qĂ« ka pasur kryeministrin pĂ«r 8 vite deputet, prej 4 ditĂ«sh mungon uji. NdĂ«rsa njerĂ«zit arrestohen pĂ«rse protestojnĂ« pĂ«r njĂ« standart minimal njerĂ«zor”.

The post Qytetarët protestojnë për mungesën e furnizimit me ujë në Vlorë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbi 363 mijë qytetarë kanë votuar deri në 13:30, probleme me energjinë në gjashtë komuna

PRISHTINË, 28 dhjetor/ATSH/- Mbi 363 mijĂ« qytetarĂ« kanĂ« shfrytĂ«zuar tĂ« drejtĂ«n e votĂ«s deri nĂ« orĂ«n 13:30 sipas tĂ« dhĂ«nave elektronike tĂ« Komisionit Qendror Zgjedhor.

Ndër qytetet ku pjesëmarrja është më e madhe e votueseve është Prishtina.

Procesi i votimit në zgjedhjet e sotme të parakohshme ka vijuar normalisht, tha sot kryetari i KQZ-së, Kresnik Radoniqi.

Megjithatë, ai tha se në gjashtë komuna, Istog, Ferizaj, Viti, Rahovec, Graçanicë dhe Gjilan, janë evidentuar probleme me energji elektrike, por që më pas janë zgjidhur. Për këtë problem, Radoniqi tha se janë në komunikim me KEDS-in, mirëpo nuk e përjashtoi mundësinë që sërish të ketë probleme me energji elektrike.

/KosovaPress/

 

The post Mbi 363 mijë qytetarë kanë votuar deri në 13:30, probleme me energjinë në gjashtë komuna appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kosova në zgjedhje të parakohshme, qytetarët votojnë sot për Kuvendin e ri

PRISHTINË, 28 dhjetor/ATSH/ Kosova mban sot zgjedhjet e parakohshme ku mbi 2 milionĂ« qytetarĂ« janĂ« ftuar tĂ« votojnĂ« pĂ«r herĂ« tĂ« katĂ«rt brenda vitit.

NĂȘ garĂ«n e sotme zgjedhore janĂ« 24 subjekte politike me 1,180 kandidatĂ« nga tĂ« cilĂ«t 8 janĂ« subjekte shqiptare me 624 kandidatĂ«, ndĂ«rsa pjesa tjetĂ«r janĂ« subjekte nga radhĂ«t e komuniteteve pakicĂ« qĂ« garojnĂ« pĂ«r 20 ulĂ«se tĂ« garantuara.

Procesi i votimit nis në orën 07:00 të mëngjesit dhe mbyllet në orën 19:00.

Numri i qendrave të votimit është 948, ku 910 nga të cilat janë për votimin e rregullt me 2,557 vendvotime. Po ashtu janë edhe 38 qendra votimi me gjithsej 57 vendvotime për të mundësuar votimin me kusht.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, numërimi i fletëvotimeve të subjekteve politike në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës bëhet në vendvotim, pasi të përfundojë procesi i votimit, ndërkaq, numërimi i votave të kandidatëve për deputetë të Kuvendnit të Kosovës bëhet në Qendra Komunale të Numërimit, duke filluar nga dita e hënë.

KQZ ka marrë masa që sot të publikohen rezultatet preliminare të subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.

Rezultatet nga vendvotimet e para, do të fillojnë të publikohen duke filluar para orës 20:00 dhe ato do të përditësohen vendvotim pas vendvotimi. Pra, brenda një kohe të shkurtër pasi numërohen fletëvotimet e një vendvotimi, do të publikohen të dhënat në platformën e rezultateve.

Sipas të dhënave të KQZ-së, numri i qytetarëve me të drejtë vote për të votuar brenda Kosovës është 1,999,204 votues, ndërkaq, në këtë listë nuk janë të përfshirë 77,086 shtetasit e Kosovës që janë regjistruar për të votuar nga jashtë vendit përmes postës apo në përfaqësitë diplomatike.

Viti 2025 në Kosovë nisi me votime më 9 shkurt për Kuvendin e Kosovës, vazhdoi në vjeshtë me votimin për zgjedhjet lokale të 12 tetorit dhe 9 nëntorit dhe mbyllet me votimin e ditës së sotme.

Policia e Kosovës  ka hartuar dhe po zbaton një plan të detajuar operativ për mbarëvajtjen e sigurisë.

Gjithashtu, në këto zgjedhje janë të angazhuar rreth 100 prokurorë. Institucioni i Avokatit të Popullit do të jetë në terren për vëzhgim, me fokus të veçantë te grupet e margjinalizuara: personat e privuar nga liria, shtëpitë e të moshuarve dhe qendrat integruese.

/KosovaPress/

The post Kosova në zgjedhje të parakohshme, qytetarët votojnë sot për Kuvendin e ri appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kurti: Një miliard euro për ushtrinë mandatin e ardhshëm

PRISHTINË, 27 dhjetor/ATSH/- LĂ«vizja VetĂ«vendosje ka mbyllur sonte fushatĂ«n e saj elektorale, prej nga u bĂ« thirrje qytetarĂ«ve qĂ« nĂ« zgjedhjet e 28 dhjetorit tĂ« votojnĂ« pĂ«r numrin 116.

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti u ndal te arritjet e qeverisjes së tij të deritanishme duke thënë se ekonomia shënoi rritje nga 7 në 11 miliardë euro, ndërsa për vitin e ardhshëm parashihet të arrijë në 12 miliardë euro.

Ai theksoi se qeveria aktuale ka rritur ekonominë me rreth 1 miliard euro çdo vit, tri herë më shpejt se qeveritë e kaluara, ndërsa punësimi është rritur pesë herë më shpejt.

“Ne e kemi gjetur ekonominĂ« e KosovĂ«s me 7 miliardĂ«, sivjet Ă«shtĂ« 11 miliardĂ« e vitin e ardhshĂ«m 12 miliardĂ«. Kur vjen puna te punĂ«simi jemi pesĂ«fish mĂ« shumĂ« mĂ« tĂ« shpejtĂ« se ata. Kjo rritje e punĂ«simit ka qenĂ« 85 mijĂ« gjithsej apo 24% mĂ« i lartĂ« se nĂ« vitin 2021”, tha Kurti.

Ai po ashtu deklaroi se do të ndahet një miliard euro për ushtrinë e Kosovës dhe do të ketë fabrikë municioni.

“NĂ« mandatin e ardhshĂ«m do t’i ndajmĂ« njĂ« miliard euro pĂ«r prodhimtarinĂ«, shteti do tĂ« jetĂ« garanci hipotekĂ« pĂ«r investimet, tĂ« cilat do t’i bĂ«jnĂ« qytetarĂ«t e RepublikĂ«s. Qasja jonĂ« Ă«shtĂ« shumĂ« e thjeshtĂ«, kush punon fiton, kush fiton investon, kush investon punĂ«son dhe kush punĂ«son fiton edhe mĂ« shumĂ«. Prandaj njĂ« miliard euro pĂ«r prodhimtarinĂ«. NjĂ« miliard euro garanci pĂ«r kredi nĂ« banka.  NdĂ«rmarrĂ«sit e KosovĂ«s nuk do tĂ« kenĂ« nevojĂ« qĂ« nĂ« bankat e KosovĂ«s ta lĂ«nĂ« hipotekĂ« tokĂ«n stĂ«rgjyshore apo pasurit e pa luajtshme”, tha ai.

Kurti përmbylli tubimin duke u bërë thirrje qytetarëve që nesër të dalin dhe të mbështesin Vetëvendosjen për një të ardhme më të mirë dhe të qëndrueshme për Kosovën. /Kosovapress/

The post Kurti: Një miliard euro për ushtrinë mandatin e ardhshëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hamza apelon pĂ«r pjesĂ«marrje nĂ« zgjedhje: Çdo votĂ«, vendim pĂ«r tĂ« ardhmen e KosovĂ«s

PRISHTINË, 27 dhjetor/ATSH/ Partia Demokratike e KosovĂ«s ka pĂ«rmbyllur fushatĂ«n pĂ«r zgjedhjet e 28 dhjetorit, nga ku iu bĂ« thirrje qytetarĂ«ve pĂ«r dalje masive nĂ« votim.

Kryetari i PDK-së, njëherësh kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, tha se fushata zgjedhore ishte e mbushur me energji, ide dhe vizion për zhvillim, me synim hapjen e një kapitulli të ri për Kosovën, të bazuar në unitet, stabilitet dhe dinjitet.

Hamza premtoi rritje me 50% të pagave,  pensioneve dhr dihmave sociale, duke theksuar se pensioni minimal do të jetë 250 euro.

Ai prezantoi edhe masa ekonomike zero për qind të TVSH-së për produktet esenciale dhe energjinë elektrike, si dhe ulje të tatimit në të ardhura.

Hamza theksoi se pa unitet nuk ka stabilitet, pa stabilitet nuk ka qeverisje të mirë, dhe pa qeverisje të mirë nuk ka paga më të larta, çmime më të ulëta dhe siguri për familjet.

Hamza tha se gjatë fushatës ka dëgjuar shqetësimet reale të qytetarëve, veçanërisht pensionistëve dhe familjeve që përballen me vështirësi ekonomike.

“Kam dĂ«gjuar shpresĂ«. Por kam dĂ«gjuar edhe zhgĂ«njime. Mbi tĂ« gjitha, kam dĂ«gjuar njĂ« kĂ«rkesĂ« tĂ« qartĂ«: “Mos na lini vetĂ«m. Fitoni dhe bĂ«jeni ndryshimin”. Sonte dua t’ua tregoj kĂ«tĂ« rrugĂ«tim. Jo pĂ«r mua, por pĂ«r qytetarĂ«t e KosovĂ«s. Ju ftoj ta ndiqni njĂ« ri-kapitullim tĂ« kĂ«tij rrugĂ«timi qĂ« e kemi bĂ«rĂ« bashkĂ« kĂ«tĂ« muaj
 Tani jemi nĂ« momentin vendimtar. Mos e lini dikĂ« tjetĂ«r tĂ« vendosĂ« pĂ«r ju. Mos e lini votĂ«n tuaj nĂ« shtĂ«pi. Flisni me familjen. Me miqtĂ«. Me fqinjĂ«t. Dhe tĂ« dielĂ«n nĂ« mĂ«ngjes dilni dhe votoni. Sigurohuni qĂ« tĂ« gjithĂ« tĂ« dalin dhe ta votojnĂ« numrin 130. Merreni me vete familjen. Ndihmoni prindĂ«rit, gjyshĂ«rit, fqinjĂ«t. Telefononi njĂ« mik dhe kujtojani, sepse çdo votĂ« Ă«shtĂ« pĂ«rgjegjĂ«si”, ka thĂ«nĂ« Hamza.

Hamza u bëri thirrje qytetarëve që të dielën të dalin masivisht në votim dhe të votojnë numrin 130, duke theksuar se çdo votë është vendim për të ardhmen e familjeve dhe të Kosovës.

Hamza theksoi se Kosova ka nevojë për një qeveri që punon për qytetarët dhe premtoi se PDK-ja do të sjellë paga më të larta, pensione dinjitoze dhe çmime më të ulëta nëse merr besimin e qytetarëve në zgjedhje./KosovaPress/

The post Hamza apelon pĂ«r pjesĂ«marrje nĂ« zgjedhje: Çdo votĂ«, vendim pĂ«r tĂ« ardhmen e KosovĂ«s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KQZ: Votat e diasporës do të numërohen në Kosovë

PRISHTINË, 27 dhjetor/ATSH/- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur nĂ« orĂ«t e mbrĂ«mjes se ka pĂ«rfunduar votimi nĂ« 25 pĂ«rfaqĂ«sitĂ« diplomatike tĂ« KosovĂ«s dhe se dalja e qytetarĂ«ve pĂ«r tĂ« votuar Ă«shtĂ« 15.597 ose  81.29 % nga 19.187 votues tĂ« regjistruar.

Kryesuesi i KQZ-sĂ«, Kreshnik Radoniqi nĂ« konferencĂ«n e tretĂ« pĂ«r media, tha se gjatĂ« gjithĂ« ditĂ«s sĂ« sotme kanĂ« qenĂ« nĂ« kontakt tĂ« vazhdueshĂ«m me pĂ«rfaqĂ«sitĂ« diplomatike dhe se procesi i votimit nĂ« pĂ«rgjithĂ«si ka qenĂ« i qetĂ«. “Sipas kohĂ«s lokale nĂ« KosovĂ«, nĂ« orĂ«n 01:00 pas mesnatĂ«s, do tĂ« pĂ«rfundojĂ« votimi nĂ« 4 pĂ«rfaqĂ«sitĂ« tjera, nĂ« SHBA dhe Kanada
Sipas tĂ« dhĂ«nave nga 25 pĂ«rfaqĂ«si diplomatike ku Ă«shtĂ« mbyllur votimi, por edhe nga tĂ« dhĂ«nat e orĂ«s 13:00 nga votimi nĂ« ShBA dhe Kanada, nga 19.187 votues tĂ« regjistruar, kanĂ« votuar 81.29 pĂ«r qind apo 15,597 votues. Sipas procedurave, kĂ«to fletĂ«votime nuk do tĂ« numĂ«rohen nĂ« pĂ«rfaqĂ«si diplomatike, por gjatĂ« ditĂ«ve nĂ« vazhdim do tĂ« sillen nĂ« KosovĂ« dhe numĂ«rimi i tyre do tĂ« bĂ«het nĂ« vendin tonĂ«â€, ka thĂ«nĂ« Radoniqi.

Radoniqi u ka bërë thirrje të gjithë këshillave të vendvotimeve dhe këshillave komunal që të jenë në nivel detyre dhe të respektojnë rregullin dhe ligjin zgjedhore të KQZ-së gjatë procesit të votimit ditën e nesërme.

“Na pret njĂ« ditĂ« e gjatĂ« nesĂ«r, njĂ« ditĂ« ku do t’iu ofrojmĂ« qytetarĂ«ve tĂ« drejtĂ«n e votĂ«s, andaj shpresojmĂ« qĂ« tĂ« gjithĂ« janĂ« nĂ« nivel tĂ« kĂ«tyre dhe tĂ« respektojnĂ« rendin dhe ligjin”, apeloi ai. /KosovaPress/

The post KQZ: Votat e diasporës do të numërohen në Kosovë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha në Kurbin: Me çdo çmim do çlirojmë shqiptarët nga ky regjim

TIRANË, 20 dhjetor/ATSH/- Kryetari i PartisĂ« Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar sot turin e foltores nĂ« Kurbin.

Berisha tha gjatĂ« fjalĂ«s sĂ« tij  se regjimi aktual i ka pĂ«rqendruar tĂ« gjitha pushtetet nĂ« dorĂ«n e kryeministrit Edi Rama, duke cĂ«nuar tĂ« drejtĂ«n e qytetarĂ«ve pĂ«r zgjedhje tĂ« lira: ‘Me Edi RamĂ«n nuk ka zgjedhje. Ai Ă«shtĂ« armik i votĂ«s sĂ« lirĂ«â€, u shpreh ai.

Kreu i PD tha se “ne pĂ«rmbysĂ«m njĂ« diktaturĂ« 35 vite mĂ« parĂ« dhe absolutisht do ta pĂ«rmbysim kĂ«tĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ«n mĂ« tĂ« fuqishme, mĂ« tĂ« vendosur, mĂ« tĂ« shpejtĂ«â€.

Sipas tij, çdo qytetar shqiptar ka përgjegjësinë dhe të drejtën për të mbrojtur lirinë dhe votën e lirë:

‘Çdo demokrati e demokrate, çdo shqiptari dhe shqiptareje, Ă«shtĂ« koha e guximit tonë  Ne me çdo çmim, me çdo çmim do tĂ« çlirojmĂ« shqiptarĂ«t nga kjo narkodiktaturë’, vijoi Berisha nĂ« takimin me demokratĂ«t nĂ« Kurbin.

Berisha tha se “nga mĂ«ngjesi gjer nĂ« darkĂ«, gjer sa ta qĂ«rojmĂ« kĂ«tĂ« regjim, ne do t’i pĂ«rsĂ«risim vetes, ja tĂ« vdesim, ja tĂ« rrojmĂ« pĂ«r liri
 Pas kĂ«saj, çdo shqiptar pavarĂ«sisht nga bindjet e tij do votojĂ« i lirĂ«. Pas kĂ«saj, pasuritĂ« publike do tĂ« jenĂ« pasuri tĂ« shqiptarĂ«ve. Pas kĂ«saj, taksat do pĂ«rdoren pĂ«r shqiptarĂ«t”.

The post Berisha në Kurbin: Me çdo çmim do çlirojmë shqiptarët nga ky regjim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ministria e Transportit të Kanadasë: Nisim menjëherë fluturimet direkte me Shqipërinë

TIRANË, 17 dhjetor/ATSH/- Ministri i Transportit i KanadasĂ« dhe kryetar i QeverisĂ« nĂ« DhomĂ«n e Komunave, Steven MacKinnon ka deklaruar se Kanadaja dhe ShqipĂ«ria kanĂ« nĂ«nshkruar njĂ« marrĂ«veshje historike pĂ«r transportin ajror, e cila pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« do tĂ« mundĂ«sojĂ« fluturime direkte mes dy vendeve.

Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Transporteve, theksohet se marrëveshja e re me Shqipërinë mundëson që disa linja ajrore do të operojnë fluturime të planifikuara mes dy vendeve duke parashikuar deri në 14 fluturime pasagjerësh në javë për çdo vend.

Sipas marrëveshjes së arritur, do të mundësohen deri në 10 fluturime mallrash në javë si dhe qasje në çdo pikë në territorin e secilit vend. Kompanitë ajrore mund të fillojnë të ofrojnë shërbime menjëherë sipas kësaj marrëveshjeje.

“Kjo marrĂ«veshje e re e transportit ajror me RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«, njĂ« nga ekonomitĂ« me rritjen mĂ« tĂ« shpejtĂ« tĂ« EvropĂ«s, do tĂ« hapĂ« mundĂ«si tĂ« reja ekonomike pĂ«r tĂ« dy vendet tona. MarrĂ«veshja do tĂ« forcojĂ« gjithashtu lidhjet tona midis njerĂ«zve dhe do tĂ« rrisĂ« lidhshmĂ«rinĂ« globale tĂ« KanadasĂ«â€, deklaron MacKinnon.

Ministri i Tregtisë Ndërkombëtare të Kanadasë, Maninder Sidhu ka vlerësuar se marrëveshja e Transportit Ajror midis Kanadasë dhe Shqipërisë shënon një moment të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve tona dypalëshe.

“Kjo marrĂ«veshje do tĂ« pĂ«rmirĂ«sojĂ« lidhjen ajrore, do tĂ« krijojĂ« mundĂ«si tĂ« reja pĂ«r turizĂ«m dhe do tĂ« nxisĂ« lidhje mĂ« tĂ« ngushta mes qytetarĂ«ve, duke çuar mĂ« tej qĂ«llimet e KanadasĂ« pĂ«r diversifikimin tregtar. PĂ«r KanadanĂ«, kjo do t’i ndihmojĂ« bizneset tona tĂ« hyjnĂ« nĂ« njĂ« treg nĂ« rritje nĂ« EvropĂ«n Juglindore dhe do tĂ« mbĂ«shtesĂ« eksportuesit tanĂ« ndĂ«rsa ata arrijnĂ« klientĂ« tĂ« rinj jashtĂ« vendit. Ky partneritet pasqyron angazhimin tonĂ« tĂ« vazhdueshĂ«m pĂ«r zgjerimin e tregtisĂ« ndĂ«rkombĂ«tare dhe ndĂ«rtimin e marrĂ«dhĂ«nieve tĂ« forta dhe reciprokisht tĂ« dobishme nĂ« tĂ« gjithĂ« botĂ«n”, ka nĂ«nvizuar ministri Sidhu.

Sipas njoftimit zyrtar, eksportet e mallrave kanadeze në Shqipëri arritën në 85 milionë dollarë në vitin 2024.

Shqipëria është destinacioni kryesor i eksportit të mallrave të Kanadasë në vendet e Ballkanit jo-anëtare të BE-së dhe kjo marrëveshje do të lehtësojë fluturimin e parë të drejtpërdrejtë transatlantik të Shqipërisë.

Negocimi i marrëveshjeve të reja të transportit ajror me vende të ndryshme përmirëson më tej lidhjet ajrore të Kanadasë me pjesën tjetër të botës, gjë që promovon diversifikimin tregtar, forcon zinxhirët e furnizimit, nxit turizmin dhe rritjen ekonomike të vendit.

https://www.canada.ca/en/transport-canada/news/2025/12/minister-of-transport-and-leader-of-the-government-in-the-house-of-commons-announces-first-time-air-transport-agreement-with-the-republic-of-albania.html

The post Ministria e Transportit të Kanadasë: Nisim menjëherë fluturimet direkte me Shqipërinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌