Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Pezullimi i vizave/ Rubio heq Venezuelën nga lista pas arrestimit të Maduros

Venezuela nuk përfshihet në listën e 75 vendeve që kanë pezulluar proceset e marrjes së vizave amerikane, pasi sipas mediave amerikane, Sekretari i Shtetit Marco Rubio vendosi të përjashtojë shtetasit venezuelianë nga ky grup kombesh. Sipas raportimeve, pas arrestimit të Nicolas Maduro, me urdhër të Trump, Rubio e ka hequr Venezuelën nga lista. Pikëpamja e […]

The post Pezullimi i vizave/ Rubio heq Venezuelën nga lista pas arrestimit të Maduros appeared first on BoldNews.al.

“Smart City”/ Gazetari: E firmosi direkt Xhemal Qefalia! 140 mln dollarë pa garë…

Gazetari Klodian Tomorri, ka komentuar projektin “Smart City”, i cili përveç kostove shumë të larta, paraqet edhe problematika me sigurinë kombëtare, pasi të dhënat e shqiptarëve do të përfundojnë në duart e një kompanie me lidhje kineze. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Tomorri shpjegoi se ish zëvendësministri i brendshëm, Julian Hodaj, nuk pranoi të […]

The post “Smart City”/ Gazetari: E firmosi direkt Xhemal Qefalia! 140 mln dollarë pa garë… appeared first on BoldNews.al.

Zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për arrestin shtëpiak të Berishës

Gjykata Kushtetuese ka marrë vendimin ditën e sotme, lidhur me kërkesën e kryedemokratit, Sali Berisha mbi masën e arrestit shtëpiak, duke e cilësuar këtë të fundit si të tejzgjatur. Sipas njoftimit, Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën dhe deklarimin si antikushtetuese të vendimeve të marra nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin […]

The post Zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për arrestin shtëpiak të Berishës appeared first on BoldNews.al.

Ngrirja e vizave/ Curi: Ja pse DASH pezulloi edhe emigrantët shqiptarë

Analisti Arjan Curi, ka komentuar pezullimin e vizave emigruese nga DASH, për 75 vende të botës, përfshirë edhe Shqipërinë. I ftuar në “Top Story”, Curi thotë se ky vendim erdhi si pasojë se shqiptarët që jetojnë në SHBA tërheqin prindërit dhe këta të fundit përfitojnë pensione dhe ndihmë sociale nga SHBA, gjë që DASH ka […]

The post Ngrirja e vizave/ Curi: Ja pse DASH pezulloi edhe emigrantët shqiptarë appeared first on BoldNews.al.

60 milionë euro për përpunimin e mbetjeve të rrezikshme/ Institucionet nuk bëjnë transparencë

EMISIONI VETTING Në maj të vitit 2020, Këshilli i Ministrave miratoi “Dokumentin e Politikave Strategjike dhe Planin Kombëtar për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve 2020-2035”. Ky plan sipas qeverisë, do të jetë dokumenti kryesor planifikues në fushën e menaxhimit të mbetjeve bashkiake, jo-bashkiake dhe të rrezikshme në Shqipëri, duke mbuluar periudhën kohore prej 15 vitesh. […]

The post 60 milionë euro për përpunimin e mbetjeve të rrezikshme/ Institucionet nuk bëjnë transparencë appeared first on BoldNews.al.

Ish-Uzina në Laç emeton lëndë helmuese/ Dekada ndotjeje, viktima dhe heshtje nga shteti

Ish-ndërmarrjet shqiptare janë konsideruar dikur një nga krenaritë kombëtare të Republikës së Shqipërisë, sidomos gjatë kohës së regjimit komunist. Tanimë, të lëna në harresë si ajo e superfosfatit të Laçit apo uzina mekanike e naftës në Kuçovë, ato konsiderohen pika mjedisore të rrezikshme për shëndetin e komunitetit dhe qyteteve ku ato kanë lindur. Të dhënat […]

The post Ish-Uzina në Laç emeton lëndë helmuese/ Dekada ndotjeje, viktima dhe heshtje nga shteti appeared first on BoldNews.al.

“Mendon se je trashëgimtar i Aristotelit”/ Protothema: Rama sulmon dhe tall gazetarin grek

Nga Protothema.gr Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, bëri një sulm të paprovokuar ndaj një gazetari greko-amerikan i cili po moderonte diskutimin në të cilin ai po merrte pjesë, gjatë Samitit të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dhabi. Ndër të tjera, Rama i tha atij “ti nuk je pasardhës i Platonit dhe Aristotelit siç mendon”, ndërsa […]

The post “Mendon se je trashëgimtar i Aristotelit”/ Protothema: Rama sulmon dhe tall gazetarin grek appeared first on BoldNews.al.

Drejtësi “Big”, Monika opinioniste, Irena banore!

Nga Boldnews.al Nëse drejtësia e re do ishte në monitorim për gjithçka ndodh brenda 24 orëve, me siguri do të shkonte një zarf i zi, për tu dhënë përjashtimin disa kllounëve me pantollona apo fustan, mbi të cilën hedhin mantalin e zi të gjyqtarit apo prokurorit. Ky është Big Brother-i” i drejtësisë që në një […]

The post Drejtësi “Big”, Monika opinioniste, Irena banore! appeared first on BoldNews.al.

Gjykata e Lartë kthen për rigjykim çështjen e ish-prokurorit të Vlorës, Aurel Zarka

Gjykata e Lartë, ka kthyer për rigjykim në Apelin e GJKKO-së, çështjen për ish-prokurorin e Vlorës, Aurel Zarka. Në njoftimin e bërë publik këtë të enjte, Gjykata e Lartë njofton se ka vendosur “Prishjen e vendimit nr.62 (87-2025-398) datë 12.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe dërgimin e […]

The post Gjykata e Lartë kthen për rigjykim çështjen e ish-prokurorit të Vlorës, Aurel Zarka appeared first on BoldNews.al.

Pezullimi i vizave nga SHBA/ Tomorri: Ja faktorët që i detyrojnë shqiptarët të braktisin vendin

Gazetari Klodian Tomorri, ka komentuar pezullimin e vizave nga SHBA për emigrantët e 75 vendeve të botës, përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Gazetari thotë se arsyet realet që shqiptarët aplikojnë për viza janë varfëria, mungesa e shërbimeve publike, drejtësia dhe siguria sociale. Sipas tij, kur një vend nuk u garanton qytetarëve spitale, shkolla dhe drejtësi funksionale, […]

The post Pezullimi i vizave nga SHBA/ Tomorri: Ja faktorët që i detyrojnë shqiptarët të braktisin vendin appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ Emërohet drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit

Marjeta Përlala është emëruar drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. Emërimi i Përlala-s në këtë pozicion është bërë me vendim të Këshillit të Ministrave. “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 61, të ligjit nr.10431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit […]

The post EMRI/ Emërohet drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit appeared first on BoldNews.al.

U zhduk më 22 tetor, gjendet e pajetë në Itali 35-vjeçarja shqiptare (EMRI)

35-vjeçarja shqiptare, Floresha Prengu, e cila rezultonte e zhdukur prej datës 22 tetor të vitit të kaluar, është gjetur pa shenja jete në Trento të Italisë. Sipas mediave të huaja, trupi i saj u gjet 40 kilometra larg shtëpisë së saj përgjatë lumit Adige. Kanë qenë familjarët që kanë identifikuar trupin duke shpresuar deri në […]

The post U zhduk më 22 tetor, gjendet e pajetë në Itali 35-vjeçarja shqiptare (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

Tentoi të hapte derën e avionit, dënohet me burg shqiptari në SHBA (EMRI)

Një 24-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Mario Nikprelaj, u deklarua fajtor dhe u dënua me 18 muaj burgim, pasi ka tentuar të hapë derën e avionit gjatë një fluturimi për në SHBA. Sipas mediave të huaja, vendimi për Nikprelajn vjen vetëm 7 muaj pas incidentit të ndodhur në fluturimin e “Delta Airlines”, ku ai u […]

The post Tentoi të hapte derën e avionit, dënohet me burg shqiptari në SHBA (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

KPA pushon çështjen e vetingut të prokurorit Enklid Gjini

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të enjten më 15 janar vendimin për pushimin e shqyrtimit të çështjes së vetingut për prokurorin e Tiranës, Enklid Gjini, nga për rrjedhojë mbeti në fuqi vendimarrja e Komisionit për konfirmimin në detyrë të këtij subjekti rivlerësimi. Vendimi u mor me shumicë nga trupi gjukues i Kolegjit, i […]

The post KPA pushon çështjen e vetingut të prokurorit Enklid Gjini appeared first on BoldNews.al.

Përmbytjet në Durrës/ Rama mbledh ‘pas pilafit’ kryetarët e bashkive

Pas përmbytjeve masive që pushtuan banesa, dhjetëra ha tokë dhe që i morën jetën një njeriu, Edi Rama është kujtuar të shkojë në Durrës. Burime për mediat bëjnë me dije se ditën e shtunë, më 17 janar, Rama do të zhvillojë një mbledhje në Golem me kryetarët e bashkive. Sipas raportimeve në fokus të kësaj […]

The post Përmbytjet në Durrës/ Rama mbledh ‘pas pilafit’ kryetarët e bashkive appeared first on BoldNews.al.

Akuzohet për një vrasje në 2019/ Mbretëria e Bashkuar shpall në kërkim të riun shqiptar (EMRI)

Një 26-vjeçar shqiptar i identifikuar si Armando Marku, është shpallur në kërkim nga Mbretëria e Bashkuar pasi akuzohet për vrasjen e një 32-vjeçari, ngjarje e ndodhur në vitin 2019, në Hartlepool. Sipas njoftimit të ndarë për mediat, lidhur me ngjarjen janë dënuar bashkëpunëtorët e të riut shqiptar, ndërsa vetë ky i fundit ndodhet në arrati. […]

The post Akuzohet për një vrasje në 2019/ Mbretëria e Bashkuar shpall në kërkim të riun shqiptar (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

Bie masivi shkëmbor/ Bllokohet rruga Dragash–Shishtavec, izolohen disa fshatra

Një masiv shkëmbor është shembur këtë të enjte në afërsi të fshatit Krushev, në territorin e Republikës së Kosovës dhe si pasojë është bllokuar rruga nacionale Dragash–Shishtavec. Sipas informacioneve, shkarjet e dheut dhe gurëve kanë bllokuar plotësisht të dy korsitë e lëvizjes, duke e bërë të pamundur qarkullimin e automjeteve në këtë segment rrugor. Kjo […]

The post Bie masivi shkëmbor/ Bllokohet rruga Dragash–Shishtavec, izolohen disa fshatra appeared first on BoldNews.al.

“Durana”/ Si u krijua parku fantazmë në Xhafzotaj! Dy ndryshimet që i hapin rrugë zhvatjes së parave

Imagjinoni për një moment që biznesi juaj aktual, të mos ketë asnjë tatim. Mendoni sikur pagat e punonjësve tuaj të përjashtohen nga të gjitha taksat për 10 vite. Shtoni te mendimet që të gjitha mallrat, pajisjet dhe shërbimet tuaja të përjashtohen nga TVSH-ja, nga taksa e ndikimit në infrastrukturë dhe nga taksat për pasuritë e […]

The post “Durana”/ Si u krijua parku fantazmë në Xhafzotaj! Dy ndryshimet që i hapin rrugë zhvatjes së parave appeared first on BoldNews.al.

Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet administratori në Tiranë

Administratori i një lokali në Tiranë është arrestuar nga Policia, pasi akuzohet se organizonte lojëra fati. Sipas policisë, 37 vjeçari, A.Z, është kapur në flagrancë në lokalin që administronte në rrugën “Kole Koçi”, në kryeqytet, duke organizuar lojëra fati përmes celularit. “U arrestua në flagrancë shtetasi A. Z., 37 vjeç, pasi në lokalin që ai […]

The post Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet administratori në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Horoskopi për ditën e enjte, 15 janar 2026

DASHI Pas muajsh të tërë që ju është dashur të frenoni impulset dhe iniciativat tuaja, tani ndjeni se diçka po fillon të lëvizë sërish. Yjet flasin për veprim, por ata gjithashtu kërkojnë strategji: jo gjithçka duhet të bëhet me nxitim. Në dashuri, dëshira për qartësi kthehet; ata që janë në një lidhje duhet të adresojnë […]

The post Horoskopi për ditën e enjte, 15 janar 2026 appeared first on BoldNews.al.

❌