Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Furgoni del nga rruga në Tepelenë, dyshohet për një viktimë

TEPELENË- Një mjet tip furgon ka dalë nga rruga në aksin rural malor Salari-Lopës, në territorin e njësisë administrative Kurvelesh.

Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur jetën, por kjo ende nuk është konfirmuar nga autoritetet.

Sipas informacioneve paraprake, patrullat e policisë janë nisur drejt vendngjarjes për të bërë verifikimet e nevojshme dhe për të sqaruar rrethanat e aksidentit./abcnews.al

Furgoni del nga rruga, aksident me vdekje

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar në Tepelenë. Ngjarja ka ndodhur në aksin rural Tepelenë-Lopës. Një furgon ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme drejtuesit të mjetit, shtetasit Arjan Ç. Ende nuk dihet nëse në momentin e aksidentit në furgon ndodheshin dhe pasagjerë të tjerë. Në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore…

Source

Tepelenë/ 53-vjeçari dhunon dhe tenton të vrasë gruan, arrestohet (EMRI)

Një 53-vjeçar është arrestuar nga Policia në Tepelenë, pasi akuzohet për dhunë në familje dhe tëntativë vrasje. Sipas Policisë, në pranga ka rënë Lulëzim Doka, i cili kishte dhunuar bashkëshorten e tij dhe e kishte kanosur atë, se do ta vriste. Gjatë kontrollit në banesën e 53-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri pistoletë, […]

The post Tepelenë/ 53-vjeçari dhunon dhe tenton të vrasë gruan, arrestohet (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ Parandalohet ngjarja kriminale në Tepelenë, arrestohet 53-vjeçari

Një 53-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe e ka kanosur atë se do ta vriste.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lulëzim, në Tepelenë

Gjatë kontrollit në banesën e 53-vjeçarit, Lulzim Doka shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

“Paketa e Maleve”, shpallen zonat me përparësi zhvillimi në Dibër, Memaliaj dhe Tepelenë

TIRANË, 21 janar/ATSH/ Në kuadër të programit “Paketa e Maleve”, Këshilli i Ministrave shpalli sot disa zona me përparësi zhvillimi të ekonomisë malore në bashkitë Dibër, Memaliaj dhe Tepelenë.

Llojet e aktiviteteve që do të zhvillohen në këto zona kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik; zhvillimin industrial dhe zhvillimin turistik.

Në bashkinë Dibër zonë me përparësi zhvillimi të ekonomisë malore janë shpallur në Bjeshkët e Korabit, të Hinoskës, të Gramës dhe të Zimurit.

Po ashtu, zona zhvillimore janë përcaktuar në fshatin Brezhdan, fshatin Kallë, fshatin Lashkizë, fshatin Lugjej, në Lurë, në fshatin Qa (Prat), fshatin Sllatinë, në Lan – Lurë etj.

Zona zhvillimore në territorin e kësaj bashkie janë përcaktuar edhe në livadhet e Kallës – Vleshë, në luginën e lumit Drin, si dhe në fshatrat Selishtë, Luzni dhe Rabdisht.

Ndërsa në territorin e bashkisë Memaliaj janë shpallur zona zhvillimore në fshatrat Arrëz e Madhe, Maricaj dhe Vagalat, në njësinë administrative Buz, dhe në fshatin Rabie.

Në bashkinë Tepelenë janë shpallur zona me përparësi zhvillimi të ekonomisë malore sipërfaqe toke në njësinë administrative Kurvelesh, në njësinë administrative Lopës dhe në njësinë administrative Qendër-Tepelenë.

/m.m/j.p/

 

The post “Paketa e Maleve”, shpallen zonat me përparësi zhvillimi në Dibër, Memaliaj dhe Tepelenë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama hedh firmën: Përcaktohen zonat prioritare ku toka do të jepet me 1 euro në Dibër, Memaliaj dhe Tepelenë

Qeveria ka miratuar zonat prioritare ku do të zbatohet projektligji i njohur si Paketa e Maleve, duke hapur rrugën për dhënien e tokës publike me çmimin simbolik 1 euro në bashkitë Dibër, Memaliaj dhe Tepelenë. Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave, pas dorëzimit nga bashkitë përkatëse të hartave me zonat e shpallura “me përparësi […]

The post Rama hedh firmën: Përcaktohen zonat prioritare ku toka do të jepet me 1 euro në Dibër, Memaliaj dhe Tepelenë appeared first on BoldNews.al.

Gjendet i pajetë 56-vjeçari në Tepelenë, dyshimet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tepelenë. Në fshatin Dhëmblan është gjetur trupi i pajetë i një shtetasi 56-vjeç, në një stan. Sipas policisë, nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Ky shtetas dyshohet se e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale. Sakaq materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së […]

The post Gjendet i pajetë 56-vjeçari në Tepelenë, dyshimet appeared first on BoldNews.al.

Moti i keq/ Bllokohen dy segmente rrugore në aksin Gjirokastër-Tepelenë

Dy segmente rrugore janë bllokuar mëngjesin e sotëm në aksin Gjirokastër-Tepelenë, konkretisht në kryqëzimin e Urës së Leklit dhe në zonën e njohur si Shkalla e Zezë. Sipas raportimeve, bllokimet janë shkaktuar nga rrëshqitjet e dherave, të cilat kanë penguar qarkullimin normal të automjeteve. Aktualisht, qarkullimi po vijon me vështirësi dhe vetëm në një korsi.

The post Moti i keq/ Bllokohen dy segmente rrugore në aksin Gjirokastër-Tepelenë appeared first on BoldNews.al.

Shkëputet masivi shkëmbor, bllokohet rruga në aksin Gjirokastër-Tepelenë



Një incident ka ndodhur sërish në aksin rrugor që lidh Gjirokastrën me Tepelenën. Nga vendngjarja bëhet me dije se një masiv shkëmbor është shkëputur nga shpati i malit duke rënë në rrugë, e për pasojë ka sjellë bllokimin e rrugës.

Pjesa e masivit shkëmbor ka rënë në zonën që njihet si “Shkalla e Zezë”. Strukturat e emergjencës po punojnë për largimin e dherave dhe rikthimin e qarkullimit të mjeteve. Ndërkohë policia njofton qytetarët që për shkak të këtyre kushteve të vështira, edhe rruga në këtë aks funksionon me një sens lëvizjeje.

Njoftimi i plotë i policisë:

Njoftojmë qytetarët dhe përdoruesit e rrugës, se si pasojë e rrëshqitjes së një masivi dheu dhe guresh, për shkak të kushteve atmosferike me reshje të dendura shiu, aksi rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, konkretisht në vendin e quajtur “Shkalla e Zezë”, funksionon me një sens lëvizjeje.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Strukturat e Emergjencës dhe me ato të ARrSh-së po punojnë intensivisht për pastrimin e rrugës.

Gjithashtu, është rritur prezenca e shërbimeve me uniformë dhe me automjete të pajisura me fenelina, në të gjitha akset e qarkut, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, si dhe ofrimin e ndihmës përdoruesve të rrugës, në rast nevoje.

Policia e Gjirokastrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të shmangin lëvizjet e panevojshme, pasi ka prezencë të ujit në akset rrugore.

Gjithashtu, apelon për vëmëndje të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, si dhe për respektim rigoroz të rregullave të qarkullimit rrugor”.

Rrëshqitje dheu në aksin Gjirokastër-Tepelenë, qarkullimi me një sens te “Shkalla e Zezë”

✇Albeu
By: V K

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër, ka njoftuar se për shkak të kushteve të rënduara atmosferike me reshje të dendura shiu, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, ka ndodhur rrëshqitje e një masivi dheu dhe gurësh.

Si pasojë, qarkullimi i mjeteve në vendin e quajtur “Shkalla e Zezë”, po zhvillohet vetëm me një sens lëvizjeje.

Sipas njoftimit zyrtar, strukturat e Policisë së Gjirokastrës, në bashkëpunim me strukturat e Emergjencave Civile dhe Autoritetin Rrugor Shqiptar (ARRSH), po punojnë intensivisht për pastrimin e rrugës dhe normalizimin e qarkullimit.

Ndërkohë, është rritur prezenca e shërbimeve policore në të gjitha akset e qarkut, me punonjës me uniformë dhe automjete të pajisura me fenelina, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ofrimin e ndihmës për drejtuesit e mjeteve, në rast nevoje.

The post Rrëshqitje dheu në aksin Gjirokastër-Tepelenë, qarkullimi me një sens te “Shkalla e Zezë” appeared first on Albeu.com.

Masivi shkëmbor bie në rrugë, bllokohet sërish aksi Gjirokastër-Tepelenë

Aksi rrugor që lidh Gjirokastrën me Tepelenën është bllokuar sërish ditën e sotme. Shkak i bllokimit është bërë një masiv shkëmbor i cili është shkëputur nga shpati i malit duke rënë në rrugë. Masivi shkëmbor ka rënë në zonën që njihet si “Shkalla e Zezë”.

The post Masivi shkëmbor bie në rrugë, bllokohet sërish aksi Gjirokastër-Tepelenë appeared first on BoldNews.al.

Shembet masivi i dheut, bllokohet aksi Tepelenë–Gjirokastër

Aksi nacional Tepelenë-Gjirokastër është bllokuar në vendin e quajtur Shkalla e Zezë, pas rënies së një masivi shtufor në rrugë. Ngjarja ka shkaktuar radhë të gjata automjetesh në të dyja anët e aksit. Në vendngjarje kanë shkuar Policia Rrugore dhe punonjësit e firmës kontraktore, të cilët po punojnë për të evakuuar balten dhe shkëmbin që […]

The post Shembet masivi i dheut, bllokohet aksi Tepelenë–Gjirokastër appeared first on BoldNews.al.

Reshjet e shiut dhe erërat e forta shkaktojnë rënie gurësh në aksin Tepelenë-Gjirokastër



Reshjet e shiut të shoqëruara me erëra të fuqishme, kanë përfshirë të gjithë territorin e qarkut Gjirokastër. Në bashkinë Tepelenë, në orët e para të mëngjesit të datës 6 janar 2026, janë evidentuar problematika në aksin rrugor Tepelenë–Gjirokastër, në vendin e quajtur “Shkalla e Zezë”, si pasojë e rënies së inerteve nga shpatet malore. Aktualisht, rruga është e qarkullueshme vetëm me një kalim.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë së Shtetit, si dhe firma kontraktore përgjegjëse për mirëmbajtjen e këtij aksi rrugor, të cilat po punojnë për normalizimin e situatës dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit.

Sipas të dhënave zyrtare, lumenjtë Vjosa dhe Drino paraqiten në nivele normale dhe nuk ka rrezik për përmbytje.

Furnizimi me ujë të pijshëm dhe energji elektrike vijon normalisht në të gjithë qarkun Gjirokastër, ndërsa nga bashkitë e tjera nuk raportohen situata emergjente.

Autoritetet mbeten në monitorim të vazhdueshëm të situatës. /rtsh.al/

Aksidenti tragjik në Gjirokastër/ Përcillen sot në banesën e fundit 3 të rinjtë (EMRAT)

Do tu jepet sot lamtumira e fundit tre të rinjve të cilët humbën jetën në aksidentin tragjk të ndodhur në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Bypass”, në orët e para të 1 janarit 2026. Bëhet fjalë për Martin Dulaj 25 vjeç, i cili do të varroset në fshatin Veliqot ora 11.00. Anxhelo Ruçi […]

The post Aksidenti tragjik në Gjirokastër/ Përcillen sot në banesën e fundit 3 të rinjtë (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

Tragjedia në Gjirokastër–Tepelenë, detaje të reja kanë dalë në dritë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti tragjik i ndodhur në orët e para të mëngjesit të 1 janarit në aksin rrugor Gjirokastër–Tepelenë, ku tre persona humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur. Një nga viktimat është Martin Dulaj, 25 vjeç, i cili po udhëtonte së bashku me të fejuarën e tij, Arsida Demiri, 19 vjeçe. Kjo e fundit ka mbijetuar aksidentin dhe është transportuar me…

Source

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, humbin jetën 3 të rinj

TIRANË, 1 janar/ATSH/ Një aksident i rëndë me pasojë tre viktima ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Gjirokastër–Tepelenë, në vendin e quajtur Bypassi.

Rreth orës 03:18, në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, automjeti me drejtues shtetasin M. D., 25 vjeç, banues në Tepelenë është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi K. M., 24 vjeç, banues në Tepelenë.

Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy drejtuesit e automjeteve, pasagjeri shtetasi A. R., 27 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe ka mbetur e dëmtuar shtetasja A. D., 19 vjeçe, banuese në Delvinë, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.

“Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

/m.m/a.f/

The post Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, humbin jetën 3 të rinj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aksident tragjik në aksin “Gjirokastër-Tepelenë”/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, humbin jetën 3 të rinj (EMRAT)

✇Albeu
By: V K

Mëngjesin e sotëm, një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Gjirokastër-Tepelenë, me pasojë humbjen e tre jetëve njerëzore në vendin e quajtur Bypass.

Dy automjete janë përplasur fort me njëra-tjetrën, duke shkaktuar një bilanc tragjik që ka shënuar ditën e parë të vitit 2026.

Ngjarja ndodhi rreth orës 03:18. Automjeti me drejtues shtetasin Martin Dulaj, 25-vjeç, banues në Tepelenë, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi Klejdi Myftari, 24-vjeç, banues në Tepelenë.

Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy drejtuesit e automjeteve, pasagjeri shtetasi Anxhelo Ruçi, 2-7 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe ka mbetur e dëmtuar shtetasja Arsida Demiri, 19-vjeçe, banuese në Delvinë, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa qarkullimi në këtë segment rrugor është kryer për disa orë me vështirësi.

The post Aksident tragjik në aksin “Gjirokastër-Tepelenë”/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, humbin jetën 3 të rinj (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Tepelena e veshur me ngjyrat festive

TIRANË, 29 dhjetor /ATSH/ Tepelena është veshur me ngjyrat festive këtë dhjetor, me qytetin të zbukuruar me drita dhe instalacione ndriçuese, që sjellin gëzim për banorët dhe turistët.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga atmosfera e festave, duke shfaqur qytetin të mbushur me ngjyra, drita dhe dekorime të ndryshme që i japin një pamje unike qytetit gjatë sezonit të fundvitit.

“Dhjetori i festave Tepelenë”, shkruan Rama, teksa në videon e shpërndarë prej tij shfaqet bredhi i rrethuar nga fëmijë të veshur me kapuçët e Babagjyshit, duke i dhënë atmosferës edhe më shumë shkëlqim dhe magji.

Turistë vendas e të huaj kanë zgjedhur Tepelenën gjithnjë e më shumë si destinacionin e tyre turistik. Atraksionet janë të shumta si, Vjosa, lumi i fundit i egër i Europës; Kalaja e Ali Pashë Tepelenës; Ujësjellësi i Aliut në Bënçë; Uji i Ftohtë; Kanionet dhe Ujëvara e Nivicës si dhe vende të shenjta si xhami, kisha dhe teqe.

1 nga 3

/gj.m/r.e/a.f/

The post Tepelena e veshur me ngjyrat festive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Do blinte cigare për vëllanë/ DETAJE nga aksidenti në Levan-Tepelenë, si humbi jetën 16-vjeçari

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti i regjistruar pak ditë më parë në aksin Levan – Tepelenë, ku humbi jetën Oktavio Merdanaj, 16-vjeç. Burime për mediat bëjnë me dije se 16-vjeçari ndodhej së bashku me vëllain e tij në një berberhane në Cakran. Teksa priste radhën për t’u qethur, vëllait i kishin mbaruar […]

The post Do blinte cigare për vëllanë/ DETAJE nga aksidenti në Levan-Tepelenë, si humbi jetën 16-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

Aksidenti me vdekje në Levan-Tepelenë, arrestohet shoferi 30-vjeçar (EMRI)

30-vjeçari, Syrja Begaj, është arrestuar nga Policia, pasi mbrëmjen e kaluar u përfshi në aksidentin e regjistruar në aksin Levan – Tepelenë, ku humbi jetën Oktavio Merdanaj, 16-vjeç. Ngjarja ndodhi rreth orën 19:00, ku automjeti tip Mercedez me drejtues 30-vjeçarin, u përplas me mjetin tip Peugeot dhe për pasojë ndërroi jetë drejtuesi i këtij të […]

The post Aksidenti me vdekje në Levan-Tepelenë, arrestohet shoferi 30-vjeçar (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

❌