❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Paraqitjet me Sassuolon vënë Aro Muriç në radarët e Juventusit

TIRANË, 7 janar /ATSH/ Juventusi po shqyrton seriozisht mundĂ«sinĂ« e transferimit tĂ« portierit tĂ« Ipswich Town, Aro Muriç, sipas raportimeve tĂ« fundit nga mediet italiane.

Portieri i Kosovës ka rikthyer vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane pas paraqitjeve bindëse në Serie A, me fanellën e Sassuolos.

Ipswich Town e bleu Muriçin nga Burnley për 8 milionë paund në verën e vitit 2024, pas rikthimit të klubit në Premier League.

Megjithatë, sezoni i parë i 27-vjeçarit në elitën angleze u shoqërua me disa gabime, çka bëri që ai të humbte vendin e titullarit dhe të huazohej te Sassuolo gjatë verës së kaluar.

Huazimi në Itali ka rezultuar pozitiv për Muriçin. Ish-portieri i akademisë së Manchester City-t ka qenë një nga lojtarët më të qëndrueshëm të Sassuolo-s, që aktualisht mban vendin e 10-të në tabelën e Serie A. Klubi italian ka në dispozicion një opsion blerjeje prej 10 milionë eurosh në fund të sezonit.

Sipas gazetĂ«s “Tuttosport”, Juventusi po ndjek nga afĂ«r jo vetĂ«m progresin e Muricit, por edhe tĂ« bashkĂ«lojtarit tĂ« tij te Sassuolo, mbrojtĂ«sit qendror Tarik Muharemovic, pĂ«rfaqĂ«sues i BosnjĂ«-HercegovinĂ«s.

Kontrata e Muriçit me Ipswich Town është e vlefshme deri në vitin 2028, ndërsa klubi anglez aktualisht ka në përbërje portierët Christian Walton, Alex Palmer dhe David Button.

Megjithatë, interesimi i Juventusit mund të ndikojë në të ardhmen e portierit, i cili po shihet gjithnjë e më shumë si një alternativë serioze për një klub të madh të Serie A.

Paraqitjet e vazhdueshme në nivel të lartë në Itali mund ta vendosin Aro Muriçin përballë një hapi të rëndësishëm në karrierën e tij gjatë afatit të ardhshëm kalimtar.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Paraqitjet me Sassuolon vënë Aro Muriç në radarët e Juventusit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Policia e Shtetit apel për kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeteve

TIRANË, 7 janar /ATSH/ ShĂ«rbimet e PolicisĂ« Rrugore dhe ato tĂ« Rendit nĂ« PolicinĂ« e Shtetit janĂ« nĂ« gatishmĂ«ri tĂ« pĂ«rforcuar qĂ« prej ditĂ«s sĂ« djeshme pĂ«r shkak tĂ« situatĂ«s sĂ« vĂ«shtirĂ« tĂ« krijuar nga reshjet e dendura.

Në mesditën e sotme, situata në akset rrugore nacionale ka shënuar një përmirësim të ndjeshëm.

Megjithatë, zonat e prekura nga rrëshqitjet e dheut, ose ku ka prani uji, monitorohen vazhdimisht nga shërbimet policore.

Policia e Shtetit apelon për drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar, të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë drejt zonave malore ku ka prezencë dëbore.

Drejtuesit e mjeteve duhet të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e policisë për të garantuar sigurinë e tyre dhe të qytetarëve të tjerë.

1 nga 2

/gj.m/r.e/a.f/

The post Policia e Shtetit apel për kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeteve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

IGJEO: Rrezik i lartë për përmbytje dhe rrëshqitje dherash në disa qarqe të Shqipërisë

TIRANË, 7 janar /ATSH/ Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO) bĂ«ri me dije se sot pasdite dhe gjatĂ« ditĂ«s sĂ« nesĂ«rme priten reshje intensive nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin, duke rritur rrezikun pĂ«r pĂ«rmbytje dhe rrĂ«shqitje dherash nĂ« disa zona.

Sipas parashikimeve, sot pasdite dhe nesër priten reshje intensive në të gjithë vendin.

Në qarqet Shkodër, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshkitje të dherave.

Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjëndjes së kanalizimeve.

Sipas llogaritjeve hidrologjike të IGJEO-s, si rezultat i reshjeve me intensitet të lartë të rëna gjatë ditëve të kaluara, të cilat do të vazhdojnë deri ditën e enjte do të ketë rritje të prurjeve dhe niveleve në lumenjtë Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin.

Rrezik të shtuar për përmbytje në vazhdim të ditës së sotme dhe të nesërme do të ketë lumi Vjosë, lumi Drin-Buna dhe liqeni i Shkodrës.

Sa i përket reshjeve sot pasdite dhe nesër në qarqet Shkodër, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje intensive, ndërsa në qarkun Kukës priten reshje mesatare deri lokalisht intensive.

Reshjet priten të shoqërohen me shtrëngata. Në Veri, Lindje dhe Juglindje në lartësitë mbi 500 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.

Sa i përket temperaturave nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet: 5 / 10 °C, në vendet e ulëta: 0 / 9 °C, në vendet malore: -5 / 4 °C

Era sot pasdite dhe nesër pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet dhe në zonat malore.

Autoritetet bëjnë apel për qytetarët që të jenë të kujdesshëm, të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat e përmbytura dhe të ndjekin udhëzimet e emergjencave lokale.

1 nga 3

/gj.m/a.f/r.e/

The post IGJEO: Rrezik i lartë për përmbytje dhe rrëshqitje dherash në disa qarqe të Shqipërisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Begaj pret ambasadorin e Laosit: Thellim i bashkëpunimit mes dy vendeve

TIRANË, 7 janar /ATSH/ Presidenti i RepublikĂ«s Bajram Begaj pranoi sot Letrat Kredenciale tĂ« Ambasadorit tĂ« JashtĂ«zakonshĂ«m dhe FuqiplotĂ« tĂ« RepublikĂ«s Demokratike Popullore tĂ« Laosit, Khamphon Vongsanty.

Kreu i Shtetit vlerësoi marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve, të bazuara në respektin dhe bashkëpunimin e ndërsjellë.

Presidenti Begaj u shpreh se ka mundësi për thellim të këtij bashkëpunimi për të patur rezultate konkrete, veçanërisht në fushat e ekonomisë, turizmit dhe kulturës.

“ShqipĂ«ria, – theksoi Presidenti i RepublikĂ«s, – i kushton njĂ« rĂ«ndĂ«si tĂ« veçantĂ« bashkĂ«punimit ndĂ«rkombĂ«tar nĂ« mbĂ«shtetje tĂ« paqes dhe stabilitetit.”

Në këtë kuadër, Kreu i Shtetit vlerëson se njohja e Kosovës, mbështetja e anëtarësimit të saj në organizata ndërkombëtare nga ana e Republikës Demokratike Popullore të Laosit është një kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

1 nga 2

/gj.m/r.e/

The post Begaj pret ambasadorin e Laosit: Thellim i bashkëpunimit mes dy vendeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Renaldo Torraj firmos me Vorën

TIRANË, 7 janar /ATSH/ FK Vora vijon tĂ« pĂ«rforcojĂ« organikĂ«n nĂ« prag tĂ« objektivave tĂ« sezonit, duke zyrtarizuar afrimin e Renaldo Torrajt.

Mesfushori i talentuar është lojtar i Vorës pas largimit nga Teuta e Durrësit.

Torraj është produkt i akademisë së Tottenham Hotspur, ndërsa karriera e tij ka vijuar në Angli me Derby County U21 dhe Burnley U21. Së fundmi, ai ka qenë pjesë e KF Teuta, ku është aktivizuar në Abissnet Superiore.

Me eksperiencë në arenën ndërkombëtare, Renaldo Torraj ka veshur fanellën e Kombëtares shqiptare U16, U17, U19 dhe U21, duke u konsideruar si një nga elementët me perspektivë të futbollit shqiptar.

Afrimi i tij pritet t’i japĂ« mĂ« shumĂ« cilĂ«si dhe alternativa repartit tĂ« mesfushĂ«s sĂ« VorĂ«s, ndĂ«rsa klubi vazhdon tĂ« ndĂ«rtojĂ« njĂ« skuadĂ«r konkurruese pĂ«r objektivat e saj.

/gj.m/a.f/

The post Renaldo Torraj firmos me Vorën appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

AMP ekzekuton masat e sigurisë për 4 punonjës policie në Berat

TIRANË, 7 janar /ATSH/ Agjencia e MbikĂ«qyrjes Policore (Rajoni Fier–Berat) ka ekzekutuar vendimin e GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m Berat, e cila ka caktuar masĂ«n e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit tĂ« njĂ« detyre a shĂ«rbimi publik” ndaj katĂ«r punonjĂ«sve tĂ« PolicisĂ« sĂ« Shtetit.

Masat janĂ« marrĂ« nĂ« kuadĂ«r tĂ« njĂ« procedimi penal pĂ«r veprĂ«n “ShpĂ«rdorim i detyrĂ«s”.

Punonjësit e pezulluar janë: A.S., inspektor, trupë shërbimi në Seksionin e Trafikut Urban dhe Interurban, DVP Berat. M.D., inspektor, trupë shërbimi në Seksionin e Trafikut Urban dhe Interurban, DVP Berat. A.Q., inspektor, trupë shërbimi në Seksionin e Trafikut Urban dhe Interurban, DVP Berat. K.G., inspektor, oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Berat.

Sipas AMP-së, masat e sigurisë u caktuan pas veprimeve hetimore proaktive të zhvilluara në bashkëpunim me Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.

Nga hetimet ka rezultuar se punonjësit e dyshuar, gjatë ushtrimit të detyrës, me veprime dhe mosveprime në kundërshtim me ligjin, kanë favorizuar ose penalizuar drejtues mjetesh, të konstatuar në shkelje apo jo të Kodit Rrugor.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore thekson se mbetet e angazhuar në luftën kundër abuzimeve dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast shkeljeje apo sjelljeje të paligjshme nga punonjësit e strukturave policore.

/gj.m/a.f/

The post AMP ekzekuton masat e sigurisë për 4 punonjës policie në Berat appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Renaldo Torraj largohet nga KF Teuta

TIRANË, 7 janar /ATSH/ KF Teuta ka njoftuar zyrtarisht pĂ«rfundimin e bashkĂ«punimit me futbollistin Renaldo Torraj.

Sipas klubit durrsak, vendimi është marrë me marrëveshje të ndërsjellë mes palëve dhe hyn në fuqi menjëherë.

Në komunikatën e publikuar, KF Teuta ka shprehur falënderimet për profesionalizmin dhe angazhimin e treguar nga Torraj gjatë periudhës së tij në skuadër, duke i uruar suksese në vazhdim të karrierës sportive.

“Faleminderit Renaldo”, shkruan klubi, duke mbyllur kĂ«shtu njĂ« kapitull tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m bashkĂ«punimi.

Largimi i Torraj vjen në një moment riorganizimi për Teutën, ndërsa klubi pritet të vijojë me lëvizje të tjera në merkato.

/gj.m/a.f/

The post Renaldo Torraj largohet nga KF Teuta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu: Të konstatohen dëmet edhe në banesat e qytetarëve në emigracion

TIRANË, 7 janar /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka ndjekur nga afĂ«r situatĂ«n e pĂ«rmbytjeve nĂ« qytetin e DurrĂ«sit, ku reshjet e dendura tĂ« ditĂ«ve tĂ« fundit kanĂ« shkaktuar dĂ«me tĂ« konsiderueshme.

Vengu ka qenë i pranishëm në zonën e Unazës së Durrësit, një nga pikat më problematike, ku vijon puna intensive e mjeteve dhe efektivëve të Komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosura për menaxhimin e situatës.

Gjatë inspektimit, ministri kërkoi që bashkia të angazhojë skuadra për të kryer konstatimin e dëmeve edhe në banesat e qytetarëve që ndodhen në emigracion, ose me pushime dhe nuk janë aktualisht të pranishëm në shtëpitë e tyre.

Një ditë më parë, Vengu theksoi se situata në Durrës mbetet problematike, duke bërë me dije se rreth 800 banesa janë përmbytur si pasojë e reshjeve, ndërsa 180 banorë janë evakuar për arsye sigurie. Ata janë akomoduar pranë dy konvaleshencave në qytet, ku po u ofrohet ushqim dhe shërbim mjekësor.

Autoritetet po vijojnë monitorimin e situatës dhe po bashkëpunojnë për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe rikthimin sa më të shpejtë të normalitetit në zonat e prekura.

/gj.m/a.f/r.e/

The post Vengu: Të konstatohen dëmet edhe në banesat e qytetarëve në emigracion appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mblidhet Komiteti i Emergjencave Civile, Vengu: Institucionet në gatishmëri të plotë

TIRANË, 6 janar /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu mblodhi sot nĂ« mjediset e AgjencisĂ« KombĂ«tare tĂ« Mbrojtjes Civile, Komitetin NdĂ«rministror tĂ« Emergjencave Civile, ku u diskutua situata e krijuar nga reshjet intensive tĂ« shiut gjatĂ« 24 orĂ«ve tĂ« fundit, nĂ« vend.

Gjatë takimit u bë një analizë e detajuar e situatës në terren, me fokus zonat më të prekura nga përmbytjet, rrëshqitjet e dherave dhe problematikat në infrastrukturë.

Strukturat përgjegjëse raportuan mbi masat e marra deri tani, ndërhyrjet emergjente dhe nevojat për mbështetje shtesë.

Ministri Vengu kërkoi gatishmëri të plotë të të gjitha institucioneve, koordinim të vazhdueshëm mes strukturave qendrore dhe vendore si dhe monitorim të pandërprerë të situatës, për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe minimizimin e dëmeve.

Gjatë 24 orëve të fundit, pjesa më e madhe e territorit të vendit është përfshirë nga reshje intensive shiu, të cilat në disa qarqe kanë shkaktuar problematika, pa pasoja serioze për jetën e qytetarëve.

Situata po monitorohet me prioritet në qarqet Lezhë dhe Durrës, ku janë evidentuar prani uji në disa akse rrugore dhe rritje të ndjeshme e niveleve të lumenjve.

Sipas IGJEO-s, reshjet intensive pritet të vijojnë deri më 8 janar.

Strukturat e mbrojtjes civile në nivel qendror dhe vendor, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, janë në gatishmëri të plotë.

Qytetarëve u rekomandohet të shmangin zonat me risk dhe të kërkojnë ndihmën e autoriteteve në rast nevoje.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Mblidhet Komiteti i Emergjencave Civile, Vengu: Institucionet në gatishmëri të plotë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Begaj dekreton ligjin për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, për gjuetinë dhe traktatin e Riadit

TIRANË, 6 janar /ATSH/ Presidenti i RepublikĂ«s, Bajram Begaj dekretoi sot shpalljen e 3 ligjeve, tĂ« rivlerĂ«simit tĂ« pasurive tĂ« paluajtshme, ligjin pĂ«r gjuetinĂ« dhe ligjin pĂ«r  ratifikimin e Traktatit tĂ« Riadit pĂ«r Disenjot dhe tĂ« rregulloreve sipas kĂ«tij Traktati, bĂ«rĂ« nĂ« Riad mĂ« 22 nĂ«ntor 2024.

Ligji “PĂ«r rivlerĂ«simin e pasurisĂ« sĂ« paluajtshme” krijon njĂ« kuadĂ«r ligjor pĂ«r rivlerĂ«simin e pasurive tĂ« individĂ«ve dhe personave juridikĂ«, duke pĂ«rshtatur vlerĂ«n e pronave me çmimet aktuale tĂ« tregut.

Norma e rivlerësimit do të jetë 5% dhe do të zbatohet përgjatë gjithë vitit 2026.

Sa i përket ligjit për gjuetinë, ligji vjen pas një dekade moratoriumi, i vendosur për mbrojtjen e biodiversitetit dhe rikuperimin e popullatave të faunës së egër.

Ligji synon të vendosë rregulla të qarta për organizimin dhe ushtrimin e gjuetisë, duke garantuar ruajtjen e diversitetit biologjik dhe ekuilibrin e habitateve të florës dhe faunës së egër.

Eksperienca e vendeve evropiane tregon se gjuetia mund të kthehet në burim të ardhurash për zonat rurale, duke hapur vende të reja pune dhe përmirësuar infrastrukturën. Ndryshimi kryesor është kalimi i kompetencës nga strukturat qendrore te bashkitë, duke i dhënë përgjegjësi njësive të qeverisjes vendore për gjuetinë.

Ligji për ratifikimin e Traktatit të Riadit për Disenjot dhe të rregulloreve sipas këtij Traktati, bërë në Riad më 22 nëntor 2024, synon ratifikimin e traktatit, i cili garanton lirinë e shteteve anëtare për të përcaktuar kërkesat ligjore për disenjot industriale.

Traktati përforcon zhvillimin e inovacionit dhe krijimtarisë, mbrojtjen e pronësisë intelektuale dhe përmirësimin e cilësisë së produkteve, duke ndihmuar në rritjen e konkurrencës në tregjet ndërkombëtare.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Begaj dekreton ligjin për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, për gjuetinë dhe traktatin e Riadit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

IGJEO: Situata problematike nga reshjet deri të enjten

TIRANË, 6 janar /ATSH/ Instituti i Gjeoshkencave bĂ«ri tĂ« ditur sot se reshje intensive shiu pritet tĂ« pĂ«rfshijnĂ« vendin gjatĂ« pasdites sĂ« sotme dhe ditĂ«s sĂ« nesĂ«rme, duke rritur ndjeshĂ«m rrezikun pĂ«r pĂ«rmbytje, kryesisht nĂ« veri dhe jug.

Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër parashikohen vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë, si dhe rrëshqitje dherash.

Në zonat urbane mund të shfaqen përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së sistemeve të kanalizimeve.

Sipas llogaritjeve hidrologjike të Institutit të Gjeoshkencave (IGJEO), reshjet me intensitet të lartë të rëna ditët e fundit, të cilat pritet të vazhdojnë deri ditën e enjte, datë 08 janar, do të sjellin rritje të rrezikshme të prurjeve dhe niveleve ujore në lumenjtë Drin-Buna, Mat, Shkumbin dhe Vjosë, si dhe në liqenin e Shkodrës.

Lumenjtë Drin e Buna dhe liqeni i Shkodrës paraqesin rrezik të shtuar për përmbytje gjatë ditës së sotme dhe të nesërme.

Parashikimi meteorologjik tregon se në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive, ndërsa në Shkodër dhe Lezhë reshjet do të jenë intensive.

Në qarqet e tjera të vendit reshjet do të jenë mesatare deri lokalisht intensive dhe do të shoqërohen me shtrëngata.

Në zonat veriore, lindore dhe juglindore, në lartësitë mbi 1000 metra mbi nivelin e detit, reshjet do të jenë në formë dëbore.

Për ditën e mërkurë, temperaturat e ajrit pritet të variojnë nga 9 deri në 16 gradë Celsius në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa në zonat malore nga 3 deri në 12 gradë Celsius. Era do të fryjë mesatare deri e fortë në zonat bregdetare gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ndjekin njoftimet zyrtare, ndërsa strukturat vendore janë në gatishmëri për përballimin e situatës së krijuar nga moti i keq.

1 nga 3

/gj.m/r.e/a.f/

The post IGJEO: Situata problematike nga reshjet deri të enjten appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Pa qeveri teknike nuk ka zgjedhje të lira, front opozitar kundër qeverisë

TIRANË, 6 janar /ATSH/ Kryetari i PartisĂ« Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se pĂ«r opozitĂ«n pĂ«rparĂ«si absolute mbetet pĂ«rgatitja e njĂ« procesi zgjedhor tĂ« drejtĂ« dhe garantimi i funksionimit tĂ« drejtĂ«sisĂ«, duke theksuar se pa njĂ« qeveri teknike vendi nuk mund tĂ« shkojĂ« nĂ« zgjedhje tĂ« lira.

Në një konferencë për shtyp nga selia blu, Berisha u shpreh se me kryeministrin Edi Rama në detyrë, zgjedhjet janë të pamundura, duke e cilësuar këtë si një fakt tashmë të provuar jo vetëm nga opozita, por edhe nga vëzhguesit ndërkombëtarë të proceseve zgjedhore.

“Pa qeveri teknike pĂ«r tĂ« pĂ«rgatitur zgjedhjet, nĂ« zgjedhje nuk shkohet. Me Edi RamĂ«n nuk ka zgjedhje. Ne e kemi deklaruar kĂ«tĂ« dhe kjo Ă«shtĂ« njĂ« e vĂ«rtetĂ« e faktuar tashmĂ«. E faktuar jo vetĂ«m nga ne, por dhe nga komuniteti ndĂ«rkombĂ«tar, vĂ«zhguesit e zgjedhjeve. Ndaj dhe PD dhe opozita, kĂ«rkon largimin e Edi RamĂ«s, kĂ«rkon njĂ« qeveri teknike e cila tĂ« pĂ«rgatisĂ« njĂ« proces zgjedhor tĂ« drejtĂ«. Kjo Ă«shtĂ« kĂ«rkesa jonĂ«â€, tha Berisha.

Ai theksoi se, në kohën e duhur, opozita do të japë qëndrimet e saj edhe për përbërjen e qeverisë teknike, por nënvizoi se dy janë kushtet themelore: zgjedhje të ndershme dhe mosbllokim i drejtësisë.

Sipas Berishës, çdo qeveri që pengon drejtësinë cenon ndarjen e pushteteve dhe Kushtetutën.

“DrejtĂ«sia nuk mund tĂ« bllokohet. ËshtĂ« kushti i tĂ« gjitha kushteve qĂ« tĂ« funksionojĂ« ndarja e pushteteve, jo si sot qĂ« tĂ« gjitha pushtetet janĂ« pĂ«rqendruar nĂ« njĂ« dorĂ«â€, u shpreh ai.

Kreu i PD-së foli edhe për strategjinë opozitare, duke konfirmuar se protesta mbetet mjeti kryesor i reagimit politik.

Berisha bëri të ditur se data e protestës ende nuk është përcaktuar, por ka gjasa që ajo të zhvillohet përpara datës 20 shkurt, ndërsa konsultimet mes forcave opozitare kanë nisur.

“Sot fillojnĂ« konsultimet. Do ketĂ« patjetĂ«r protestĂ«. Ne nuk heqim dorĂ«â€, theksoi ai.

Berisha njoftoi se tĂ« gjitha partitĂ« opozitare, pa pĂ«rjashtim, do tĂ« ftohen nĂ« tryezĂ« pĂ«r krijimin e njĂ« fronti tĂ« gjerĂ« opozitar kundĂ«r asaj qĂ« ai e cilĂ«soi “narko-regjim”.

“ËshtĂ« koha pĂ«r njĂ« front tĂ« gjerĂ« opozitar, qĂ« me pĂ«rgjegjĂ«si tĂ« lartĂ« tĂ« bashkĂ«rendojmĂ« tĂ« gjitha pĂ«rpjekjet pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« goditjen pĂ«rfundimtare kĂ«tij regjimi”, deklaroi Berisha.

Duke iu përgjigjur pyetjeve mbi organizimin e protestave, Berisha tha se simbolet dhe flamujt e partive nuk janë pengesë për bashkimin, përkundrazi, sipas tij, ato janë frymëzim për mbështetësit.

“E rĂ«ndĂ«sishme Ă«shtĂ« vĂ«rtetĂ«sia si opozitĂ« e vĂ«rtetĂ«. TĂ« gjitha partitĂ« tĂ« vijnĂ« me simbolet e tyre, kjo nuk pĂ«rbĂ«n problem”, u shpreh kreu i PD-sĂ«.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Berisha: Pa qeveri teknike nuk ka zgjedhje të lira, front opozitar kundër qeverisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PD kërkon mbledhjen e Këshillit të Mandateve për imunitetin e Ballukut

TIRANË, 6 janar /ATSH/ Partia Demokratike ka kĂ«rkuar sot thirrjen e KĂ«shillit pĂ«r Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, pĂ«r tĂ« shqyrtuar kĂ«rkesĂ«n e ProkurorisĂ« sĂ« Posaçme pĂ«r heqjen e imunitetit ndaj zĂ«vendĂ«skryeministres Belinda Balluku.

Kreu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi, u shpreh në një deklaratë për mediet se kërkesa është në përputhje me Rregulloren e Kuvendit dhe ka kërkuar që Këshilli të mblidhet sa më shpejt.

“Bazuar nĂ« nenin 13, pika 6 e Rregullores, KĂ«shilli mund tĂ« mblidhet me kĂ«rkesĂ«n e Kryetarit tĂ« Kuvendit ose tĂ« gjysmĂ«s sĂ« anĂ«tarĂ«ve tĂ« tij”, deklaroi Bardhi.

Sipas tij, kjo kërkesë është bërë për të shqyrtuar një çështje urgjente që ka mbetur pa përgjigje për tri javë.

“Sot mbushen tri javĂ« nga kĂ«rkesa e ProkurorisĂ« pĂ«r lejimin e arrestimit tĂ« Belinda Ballukut, dhe kjo Ă«shtĂ« njĂ« vonesĂ« e paprecedentĂ«â€, tha ai.

Bardhi nënvizoi se, sipas rregullores, kërkesa për heqjen e imunitetit duhet të trajtohet si një procedurë urgjente.

“KĂ«rkesa e prokurorisĂ« Ă«shtĂ« njĂ« procedurĂ« urgjente dhe duhet tĂ« shqyrtohet brenda dy javĂ«sh”, tha ai.

Mbledhja e Këshillit, më 19 dhjetor, nuk arriti të vendosë për datën e mbledhjes së ardhshme, pas pesë orësh debate.

DeputetĂ«t e mazhorancĂ«s kanĂ« kĂ«rkuar mĂ« shumĂ« kohĂ« pĂ«r t’u njohur me materialin voluminoz tĂ« paraqitur nga SPAK, ndĂ«rsa avokati i Ballukut ka kĂ«rkuar njĂ« afat prej tri javĂ«sh pĂ«r kĂ«tĂ« proces.

Bardhi akuzoi gjithashtu shumicën për përdorimin e një strategjie që, sipas tij, dëmton transparencën dhe drejtësinë.

Bardhi njoftoi se do tĂ« pĂ«rgatisĂ« njĂ« kallĂ«zim penal pĂ«r shpĂ«rdorim detyre ndaj Kryetarit tĂ« Kuvendit, duke e akuzuar atĂ« pĂ«r bllokim tĂ« qĂ«llimshĂ«m tĂ« drejtĂ«sisĂ«. “Ne do tĂ« pĂ«rgatisim me pĂ«rgjegjshmĂ«ri tĂ« plotĂ« edhe njĂ« kallĂ«zim penal pĂ«r shpĂ«rdorim detyre ndaj kryetarit tĂ« Kuvendit”, tha Bardhi.

/gj.m/r.e/a.f/

The post PD kërkon mbledhjen e Këshillit të Mandateve për imunitetin e Ballukut appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Reshjet e dendura shkaktojnë përmbytje dhe probleme në disa qarqe të vendit

TIRANË, 6 janar /ATSH/ Reshjet e dendura tĂ« orĂ«ve tĂ« fundit kanĂ« shkaktuar njĂ« situatĂ« problematike nĂ« disa zona tĂ« vendit.

Sipas Agjencisë për Media dhe Informim, më problematike paraqitet situata në Lezhë (105 mm reshje) dhe Shkodër, ku ka banesa të përmbytura.

Në jug, rënia e inerteve ka bllokuar pjesërisht rrugët nacionale. Hidrovorët po punojnë me kapacitet të plotë për të menaxhuar nivelet e ujit.

Në qarkun Shkodër si pasojë e reshjeve intensive të shiut ka përmbytje banesash të mbi 15 familjeve në Malësi të Madhe si dhe dëmtime infrastrukturore në Kamicë.

Nivelet e lumenjve Buna dhe Drin mbeten nën kuotat e rrezikut, teksa rekomandohet qarkullim me kujdes në akset Bogë-Theth dhe Hani i Hotit-Vermosh.

Në qarkun Gjirokastër ka reshje shiu dhe erëra të forta në gjithë qarkun.

Gjithashtu ka probleme në aksin Tepelenë-Gjirokastër për shkak të rënies së inerteve dhe qarkullim me një kalim.

Në qarkun Vlorë ka reshje shiu me intensitet të ulët dhe erëra. Janë shfaqur probleme të përkohshme me energjinë elektrike në bashkinë Finiq dhe disa zona periferike të Vlorës. Furnizimi me ujë të pijshëm dhe situata hidrike janë normale.

Në qarkun Kukës, reshjet e shiut me intensitet të lartë në gjithë territorin.

Akset nacionale janë të qarkullueshme.

Në qarkun Lezhë, si pasojë e reshjeve intensive të shiut (deri në 105 mm në 24 orë) ka pasur përmbytje të banesave, tokave bujqësore dhe oborreve të shkollave në disa bashki.

Lumi Drin është në kuota kritike, pranë nivelit të rrezikut të lartë, teksa hidrovorët janë në punë me kapacitet maksimal. Po kryhet ndërhyrje në terren nga strukturat e emergjencës.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që në rast nevoje apo rreziku të kontaktojnë menjëherë Emergjencat Civile dhe Policinë e Shtetit

1 nga 3

/gj.m/a.f/r.e/

The post Reshjet e dendura shkaktojnë përmbytje dhe probleme në disa qarqe të vendit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balla takim me aktivistin e diasporës në Itali, Mirel Bratko

TIRANË, 5 janar /ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar tĂ« PartisĂ« Socialiste dhe drejtues politik pĂ«r DiasporĂ«n, Taulant Balla vlerĂ«soi angazhimin e vazhdueshĂ«m tĂ« komunitetit shqiptar nĂ« rajonin e Venetto-s, duke theksuar rolin e tyre nĂ« ruajtjen e lidhjeve me atdheun dhe nĂ« promovimin e vlerave shqiptare jashtĂ« vendit.

Balla e shprehu vlerĂ«simin gjatĂ« takimit me avokatin Mirel Bratko, i cili u ka shĂ«rbyer dhe vijon t’u shĂ«rbejĂ« çdo ditĂ« bashkatdhetarĂ«ve nĂ« Itali, duke luajtur njĂ« rol tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« forcimin dhe promovimin e komunitetit shqiptar nĂ« kĂ«tĂ« rajon.

“U takova sot me njĂ« aktivist tĂ« palodhur tĂ« diasporĂ«s shqiptare nĂ« Padova, Itali. Avokati Mirel Bratko u ka shĂ«rbyer dhe u shĂ«rben çdo ditĂ« bashkatdhetarĂ«ve dhe luan njĂ« rol tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m njĂ« nĂ« promovimin e komunitetit shqiptar nĂ« rajonin e Veneto”, shkruan Balla.

Takimi u cilësua si një moment bashkëbisedimi dhe reflektimi mbi sfidat dhe nevojat e diasporës, si dhe mbi rëndësinë e përfshirjes së saj aktive në jetën shoqërore dhe kombëtare.

/gj.m/r.e/j.p/

The post Balla takim me aktivistin e diasporës në Itali, Mirel Bratko appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tirana zyrtarizon afrimin e mbrojtësit Johan Enrique Cortes Alfaro

TIRANË, 5 janar /ATSH/ KF Tirana ka prezantuar njĂ« tjetĂ«r afrim nĂ« merkaton e dimrit, duke zyrtarizuar transferimin e mbrojtĂ«sit Johan Enrique Cortes Alfaro.

Futbollisti 25-vjeçar, pas kryerjes së analizave mjekësore, ka hedhur firmën në kontratë dhe është bërë zyrtarisht pjesë e bardhebluve.

Cortes Alfaro i është bashkuar menjëherë ekipit në fushën stërvitore dhe ka nisur përgatitjet nën urdhrat e trajnerit Nuhiu, duke u vënë në dispozicion të stafit teknik për sfidat e radhës.

Afrimi i tij vjen si pjesë e riorganizimit të skuadrës në një moment delikat të sezonit.

Ky transferim shënon një hap të radhës në një merkato mjaft aktive për Tiranën, e cila pak ditë më parë zyrtarizoi largimin e nëntë futbollistëve nga organika. Klubi bëri me dije se Dembele, Junior, Valerianos, Soler, Gjumsi, Tola, Kozi, Patsatsia dhe Fernandez nuk janë më pjesë e skuadrës, largime të realizuara me marrëveshje të përbashkët mes palëve.

Masat drastike vijnë pas pozicionit të fundit në renditje dhe rrezikut serioz të rënies nga kategoria.

Gjatë këtij sezoni, KF Tirana ka ndërruar tre trajnerë, ndërsa në merkaton e dimrit priten afrime të tjera në të gjitha repartet, nën drejtimin e drejtorit sportiv Omer Bunjaku, me synimin për të përmbysur situatën dhe për të siguruar mbijetesën.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Tirana zyrtarizon afrimin e mbrojtësit Johan Enrique Cortes Alfaro appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Gonxhja: Lara Colturi konfirmon sezon elitar në Kupën e Botës në Ski

TIRANË, 5 janar /ATSH/ Ministri i Turizmit, KulturĂ«s dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ndau njĂ« postim vlerĂ«sues pĂ«r paraqitjet e skiatores kuqezi Lara Colturi nĂ« arenĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare, duke theksuar renditjen e saj si e treta nĂ« sllallom dhe e teta nĂ« renditjen e pĂ«rgjithshme tĂ« KupĂ«s sĂ« BotĂ«s nĂ« Ski pĂ«r femra.

Sipas ministrit, këto rezultate konfirmojnë një sezon me standarde të larta performance dhe konkurrencë të fortë në arenën ndërkombëtare.

“KĂ«to pozicionime reflektojnĂ« vazhdimĂ«sinĂ«, qĂ«ndrueshmĂ«rinĂ« dhe nivelin e lartĂ« tĂ« garimit mes sportisteve mĂ« tĂ« mira tĂ« botĂ«s, si edhe praninĂ« e konsoliduar nĂ« elitĂ«n e garave tĂ« skive alpine”, thekson Gonxhja.

Këtë fundjavë u zhvilluan dy garat e radhës të Kupës së Botës për femra, të zhvilluara në Kranjska Gora të Sllovenisë.

Lara Colturi u rendit në vendin e 6-të në sllallomin gjigant të shtunën, ndërsa në garën e sllallomit të së dielës nuk arriti ta përfundojë provën.

Pas përfundimit të etapës së 17-të të Kupës së Botës në Ski (nga 37 etapa gjithsej), skiatorja 19-vjeçare mban vendin e 8-të në renditjen e përgjithshme me 402 pikë.

Ajo ka grumbulluar 280 pikë në sllallom, ku renditet e treta, ndërsa në sllallomin gjigant ka 122 pikë.

Po ashtu, Lara Colturi kryeson renditjen e kategorisĂ« “Yjet e sĂ« ardhmes”, e shkĂ«putur ndjeshĂ«m nga rivalet, duke konfirmuar perspektivĂ«n e saj si njĂ« nga emrat mĂ« premtues tĂ« skive alpine nĂ« nivel botĂ«ror.

1 nga 3

/gj.m/r.e/a.f/

The post Gonxhja: Lara Colturi konfirmon sezon elitar në Kupën e Botës në Ski appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Anis Mehmeti mes rinovimit me Bristol City dhe interesimit nga Premier League e Ligue 1

TIRANË, 5 janar /ATSH/ Bristol City ka konfirmuar se i ka ofruar njĂ« kontratĂ« tĂ« re Anis Mehmetit, por e ardhmja e sulmuesit tĂ« KombĂ«tares shqiptare mbetet ende e hapur, teksa ai po monitorohet edhe nga klube tĂ« Premier League dhe Ligue 1.

CEO i Bristol City, Tom Rawcliffe, bĂ«ri tĂ« ditur se bisedimet me Mehmetin, ashtu si edhe me Zak Vyner dhe Mark Sykes, janĂ« nĂ« zhvillim e sipĂ«r dhe “gjĂ«rat po ecin pĂ«rpara”.

Kontrata aktuale e Mehmetit skadon në fund të sezonit të Championship-it, ndërsa klubi i ka bërë tashmë ofertën zyrtare për rinovim.

Megjithatë, sipas raportimeve nga mediet britanike, paraqitjet e mira të 24-vjeçarit këtë sezon kanë tërhequr interes konkret nga disa skuadra të elitës angleze dhe nga kampionati francez, Ligue 1.

KĂ«to oferta e bĂ«jnĂ« mĂ« tĂ« ndĂ«rlikuar mbylljen e marrĂ«veshjes nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ«, pavarĂ«sisht dĂ«shirĂ«s sĂ« Bristol City pĂ«r ta mbajtur nĂ« “Ashton Gate”.

Mehmeti ka qenë një nga lojtarët kyç të skuadrës nën drejtimin e Gerhard Struber, duke fituar një rol të rëndësishëm në formacion dhe duke rritur ndjeshëm vlerën e tij në treg.

Klubi pritet të vijojë negociatat në javët në vijim, ndërsa vendimi final i lojtarit do të varet nga projekti sportiv dhe ofertat konkrete që do të formalizohen.

/gj.m/a.f/r.e/

The post Anis Mehmeti mes rinovimit me Bristol City dhe interesimit nga Premier League e Ligue 1 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Teuta largon sulmuesin Sebastian Zela, peruani zero gola në Durrës

TIRANË, 5 janar /ATSH/ Klubi i TeutĂ«s vijon riorganizimin e skuadrĂ«s gjatĂ« merkatos sĂ« dimrit, duke zyrtarizuar njĂ« tjetĂ«r largim.

Pas ndarjes me ArbĂ«r Çyrbjen, durrsakĂ«t kanĂ« ndĂ«rprerĂ« bashkĂ«punimin edhe me sulmuesin peruan Sebastian Gonzales Zela.

Përmes një njoftimi zyrtar, klubi blu bëri të ditur përfundimin e marrëveshjes me lojtarin 26-vjeçar.

“KF Teuta njofton pĂ«rfundimin e bashkĂ«punimit me lojtarin SebastiĂĄn Gonzales Zela. Klubi e falĂ«nderon lojtarin pĂ«r kontributin e dhĂ«nĂ« dhe i uron shumĂ« suksese nĂ« vazhdim tĂ« karrierĂ«s”, thuhet nĂ« njoftim.

Zela rezultoi një zhgënjim në dy fazat e para të kampionatit. Sulmuesi nuk arriti të shënonte asnjë gol me fanellën e Teutës, pavarësisht 628 minutave të aktivizuara.

NĂ« javĂ«t e fundit ai kishte humbur edhe vendin nĂ« formacion, duke pĂ«rfunduar shpesh nĂ« stol, njĂ« sinjal i qartĂ« se nuk ishte mĂ« nĂ« planet e stafit teknik tĂ« “Djemve tĂ« Detit”.

Me këtë largim, Teuta pritet të ketë më shumë hapësira për afrime të reja në repartin ofensiv, me synimin për të përmirësuar rendimentin në gjysmën e dytë të sezonit.

/gj.m/r.e/a.f/

The post Teuta largon sulmuesin Sebastian Zela, peruani zero gola në Durrës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Regjimenti i Këmbësorisë së Veriut në stërvitje intensive, së shpejti qendër e re operacionale

TIRANË, 5 janar /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ndau sot pamje nga stĂ«rvitja e Regjimentit tĂ« KĂ«mbĂ«sorisĂ« sĂ« Veriut, i cili ka vijuar pĂ«rgatitjen intensive edhe nĂ« ditĂ«t e para tĂ« vitit tĂ« ri.

“Viti nis siç duhet nĂ« Regjimentin e KĂ«mbĂ«sorisĂ« sĂ« Veriut”, shkruan Vengu nĂ« postimin e tij, duke theksuar rĂ«ndĂ«sinĂ« e gatishmĂ«risĂ« dhe profesionalizmit tĂ« Forcave tĂ« Armatosura.

Në pamjet e publikuara nga ministri Vengu vërehen Forcat e Armatosura shqiptare, duke u stërvitur në zona malore dhe pyjore, duke krijuar situata të ndryshme rreziku, si pengmarrje etj. Po ashtu, vihet re përdorimi i armëve dhe municioneve në dispozicion të FA, pë realizimin me sukses të misioneve.

Në të njëjtën kohë, Ministria e Mbrojtjes parashikon ngritjen e qendrës së re operacionale të Batalionit III të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut, në ambientet e ish-repartit ushtarak në Mollëz.

Ky repart ka shĂ«rbyer mĂ« herĂ«t si garnizon dhe depo ushtarake, si dhe ka pasur njĂ« rol tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m gjatĂ« luftĂ«s nĂ« KosovĂ«, ku janĂ« zhvilluar stĂ«rvitje tĂ« forcave tĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s.

Sipas planit afatmesĂ«m tĂ« MinistrisĂ« sĂ« Mbrojtjes, objekti do t’i nĂ«nshtrohet njĂ« rikonstruksioni tĂ« plotĂ« pĂ«r tĂ« akomoduar njĂ« batalion tĂ« plotĂ« kĂ«mbĂ«sorie, duke zgjeruar kapacitetet e Regjimentit tĂ« Veriut. Aktualisht, nĂ« Burrel operon njĂ« kompani e plotĂ«, ndĂ«rsa synimi Ă«shtĂ« rritja me rreth 30% e forcĂ«s aktive, shumĂ«fishimi i kapaciteteve dhe krijimi i njĂ«sive tĂ« para tĂ« forcĂ«s rezerviste.

Pavarësisht degradimit dhe braktisjes ndër vite, tashmë është miratuar masterplani i zhvillimit, i cili parashikon një ndërhyrje tërësore infrastrukturore. Projekti synon një investim të qëndrueshëm, funksional dhe efikas për përmbushjen e misioneve operacionale.

Struktura e re do të akomodojë rreth 648 personelë, nga të cilët 401 efektivë aktivë dhe 247 rezervistë, të shpërndarë në një sipërfaqe prej rreth 366 hektarësh. Territori ofron kushte të përshtatshme për stërvitje, akomodim, aktivitete sportive e rekreative, si dhe për ndërtimin e poligoneve dhe terreneve ndihmëse.

Zona, e lirë nga banesat civile, garanton standarde të larta sigurie dhe akses të favorshëm në infrastrukturën e energjisë elektrike dhe ujësjellësit.

Misioni kryesor i Batalionit të Burrelit do të jetë përgatitja, trajnimi dhe mbajtja në gatishmëri e kapaciteteve operacionale për mbrojtjen e vendit, si dhe përballimi i emergjencave civile, si pastrimi i rrugëve nga bora, zjarret dhe situata të tjera të jashtëzakonshme, veçanërisht në zonën verilindore të vendit.

Projekti parashikon ndarjen e repartit në tre zona funksionale: administrative, logjistike e mbrojtëse, si dhe zonën e jetesës dhe stërvitjes, duke krijuar një garnizon modern në përputhje me standardet bashkëkohore të Forcave të Armatosura Shqiptare.

/gj.m/a.f/r.e/

The post Regjimenti i Këmbësorisë së Veriut në stërvitje intensive, së shpejti qendër e re operacionale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌