Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Elvis Rexhbecaj me paraqitje pozitive, Augsburgu ia shkakton Bayern Munichut humbjen e parë në Bundesliga



Augsburgu ka shkaktuar një surprizë të madhe në Bundesliga, duke triumfuar me rezultat 2-1 ndaj Bayern Munichut në Allianz Arena, fitore që i shkaktoi bavarezëve humbjen e parë në kampionat këtë sezon.

Që në minutat e para u vendos qartë skenari i ndeshjes, me Bayernin dominues në sulm dhe Augsburgun të përqendruar në mbrojtje. Luis Díaz, Lennart Karl dhe Michael Olise ushtruan presion të vazhdueshëm mbi prapavijën mike, por skema 5-4-1 e Augsburgut funksionoi në mënyrë perfekte, duke i mbajtur vendasit larg portës, pavarësisht posedimit 74 për qind në pjesën e parë.

Goli i epërsisë për Bayernin erdhi në minutën e 23-të, kur Olise ekzekutoi një goditje këndi dhe Hiroki Ito u ngrit më lart se të gjithë për të shënuar me kokë. Megjithatë, para pushimit, edhe Augsburg pati momentet e veta, por Han-Noah Massengo nuk ishte i saktë, ndërsa Robin Fellhauer goditi traversën me goditjen e fundit të pjesës së parë.

Në fillimin e pjesës së dytë, një gabim i Jonas Urbig pothuajse i kushtoi Bayern-it, por Anton Kade nuk reagoi në kohë.

Dy raste të tjera për mysafirët e nervozuan trajnerin Vincent Kompany, ndërsa me afrimin e minutës së 60-të, liderët e kampionatit po shfaqnin mungesë të theksuar idesh në sulm ndaj një skuadre që deri tani kishte vetëm katër fitore dhe 20 gola të shënuar në sezon.

Elvis Rexhbeçaj humbi një rast të artë pasi Karl rrëshqiti me topin në zonën e vet, duke bërë që Augsburg të dukej gjithnjë e më i rrezikshëm.

Presioni i mysafirëve u rrit, me Rexhbeçajn dhe Alexis Claude-Maurice që testuan Urbigun, ndërsa ky i fundit u detyrua të intervenonte edhe nga një goditje dënimi. Nga këndi që pasoi, Urbig doli keq dhe topi përfundoi në rrjetë pasi u devijua nga koka e Arthur Chaves.

Kulmi i befasimit erdhi në minutën e 80-të, kur, pavarësisht pranisë së gjashtë mbrojtësve në zonë, askush nga Bayern nuk e ndoqi vrapimin e vonshëm të Massengos, i cili realizoi qetësisht për të heshtur tribunat.

Edhe pse Augsburg vazhdoi të sulmonte, ndërsa Bayern hodhi të gjithë lojtarët përpara në minutat e fundit, gjithçka ishte e kotë për skuadrën e Kompanyt.

Humbja nuk ndryshon shumë situatën e Bayernit në renditje, pasi ata mbeten 12 pikë përpara ndjekësve, ndërsa Augsburgu, falë kësaj fitoreje të madhe, është larguar gjashtë pikë nga zona e rënies.

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja/ SPAK paraqet provat për Plaurent Dervishajn dhe Julian Meçajn

Prokuroria e Posaçme ka paraqitur mëngjesin e kësaj të premte provat, për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, ngjarje e ndodhur më 1 nëntor të vitit 2019. Në seancën që po zhvillohet në GJKKO, SPAK ka paraqitur provat shkresore për dy të pandehurit Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj. Mësohet se prokurori i çështjes Adnan Xholi po paraqet 67 fashikuj para trupës gjykuese dhe […]

The post Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja/ SPAK paraqet provat për Plaurent Dervishajn dhe Julian Meçajn appeared first on BoldNews.al.

Atentati te mbikalimi i Shkozetit në 2019-n, SPAK paraqet provat për Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçajn: Gazetarët të dalin jashtë

✇Albeu
By: V K

Këtë të premte, në seancën e mbajtur në Gjykatën e Posaçme të Aperlit, Prokuroria e Posaçme, ka paraqitur provat shkresore për dy të pandehurit Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçaj, lidhur me atentatin te mbikalimi i Shkozetit, ngjarje kjo e ndodhur në 1 nëntor 2019, ku humbi jetën shoferi i ish-Prokurorit Arjan Ndoj, Andi Maloku.

Prokurori Adnan Xholi, paraqiti në sallë 67 fashikuj përpara gjykatës, duke kërkuar që të mbyllen dyert për mediat në mënyrë që të bëhej dhe prezantimi konkret i provave.

Prokurori Xholi: “Procesverbalet kanë të bëjnë me zbardhjen e komunikimeve në aplikacionin Sky Ecc etj. Kërkoj të jetë një seancë me dyer të mbyllura për ruajtjen e sekretit hetimor, duke qenë se ka të dhëna që deri më tani nuk janë ekspozuar”.

Gjykata e Posaçme, pranoi kërkesën e organit të akuzës që për këtë fazë të leximit të fashikullit që përmban të dhëna sekret, të mos jenë të pranishëm përfaqësues të mediave.

Seanca vijon pa praninë e gazetarëve.

 

The post Atentati te mbikalimi i Shkozetit në 2019-n, SPAK paraqet provat për Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçajn: Gazetarët të dalin jashtë appeared first on Albeu.com.

Elvis Rexhbecaj shënon gol të bukur me kokë ndaj Freiburgut



Mesfushori Elvis Rexhbecaj ka shënuar një gol të bukur me kokë ndaj Freiburgut.

Ylli i Kosovës përfitoi nga një harkim ndërsa me një goditje të saktë e la portierin të shtangur (49’).

Më e bukura është se goli i Rexhbecaj erdhi vetëm tre minuta pas inkuadrimit, ku hyri në pjesën e dytë pas lëndimit të Jakic.

Për ta parë golin, kliko KËTU.

Përndryshe, ky është goli i parë i futbollistit nga Prizreni në Bundesliga për këtë edicion./Telegrafi/

“Mesazhet s’janë të vërteta”/ E motra e 45-vjeçarit të dhunuar në Fier: Drejtësia të veprojë

Xhuli Meçaj, motra e 45-vjeçarit Altin Meçaj, i cili u dhuna brutalisht në pragun e shtëpisë në fshatin Vjosë të Fierit, kërkon që të marrin fund spekulimet dhe që drejtësia të bëjë punën e saj. 45-vjeçari pretendon se është dhunuar nga efektivi Fredi Lamaj për shkak të një komenti që i ka bërë motrës së […]

The post “Mesazhet s’janë të vërteta”/ E motra e 45-vjeçarit të dhunuar në Fier: Drejtësia të veprojë appeared first on BoldNews.al.

45-vjeçari tha se e kishte komplimentuar, e motra e policit nxjerr sms: Se ka rrahur vëllai im, ai është përndjekës

Altin Meçaj u dhunua brutalisht në pragun e shtëpisë në fshatin Vjosë të Fierit, pretenduar nga Fredi Lamaj së bashku me disa persona të tjerë. Nga ky dhunim e pësoi dhe babai i 45-vjeçarit, Ylli, i cili iu hodh sipër të birit për ta mbrojtur. Ndërkohë Fredi Lamaj është pjesë e strukturës së Policisë së Fierit. Meçaj thotë se Fredi Lamaj e dhunoi pasi ai i kishte komentuar të motrës së tij në…

Source

Argzon Muçaj emërohet nënkryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinë



Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka caktuar gjyqtarin Argzon Muçaj në pozitën e nënkryetarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Sipas njoftimit zyrtar të KGJK-së, vendimi është marrë në vazhdim të mbledhjes së 358-të, bazuar në propozimin e Kryetarit të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Ky emërim vjen si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për forcimin e strukturave udhëheqëse të sistemit gjyqësor dhe për të garantuar funksionimin efikas të gjykatës. /Telegrafi/


Shkëlzen Licaj – Llagami dhe një kryetar Durrësi që “harron” vendime

Shkëlzen Licaj, zv.kryetar me funksion kryetari në Gjykatën e Durrësit, është një emër relativisht i ri në sistemin e drejtësisë. Pavarësisht kësaj, gjendet në një pozitë drejtuese, por njëkohësisht edhe në mes të një procedimi disiplinor nga ana e ILD për vonesa në arsyetim. Vonesat kanë qenë të një natyre thuajse mbi një vit, nuk […]

The post Shkëlzen Licaj – Llagami dhe një kryetar Durrësi që “harron” vendime appeared first on BoldNews.al.

U dhunua nga vëllai i një vajze, rrëfehet 46-vjeçari: I bëra “like” dhe i komentova bravo ke ecur në jetë, më rrahu për vdekje…

✇Albeu
By: V K

Në një intervistë për emisionin “Me Zemër të Hapur”, 46-vjeçari Altin Meçaj,  që u dhunua nga një efektiv policie me pretendimin se i kishte ngacmuar motrën ka treguar versionin e tij të ngjarjes.

Ai thotë se i kishte bërë një koment komplimentues motrës së efektivit, familjen e të cilit e njihte pasi janë nga i njëjti fshat.

Gjithashtu, ai u shpreh se nuk kishte asnjë qëllim dashakeqës, por thjesht një kompliment për arritjet e saj.

“Unë u ktheva për festat e fundvitit 19-20 dhjetor dhe do qëndroja edhe këtë javë se në Gjermani është kohe e keqe. Jam i divorcuar prej 8 vitesh dhe kam tre fëmijë të rritur dhe në këtë drejtim sesi erdhën gjërat në këtë ngjarje, pavarësisht se unë i kam bërë ‘like’ ajo është një goce fshati. Unë nuk besoj se kam bërë një gabim që të përfundoj këtu.

Vajza besoj është mbi 30 vjeç. Zonja është e martuar dhe ka familje të mrekullueshme. Ajo ka hapur një faqe të saj dhe unë aty kam bërë disa pëlqime dhe një koment, me idenë që bravo ke ecur shumë në jetë. Unë as e kam takuar këtë gocën po bën vite, thjesht e njoh.

Unë nuk e kuptoj si arritën deri këtu dhe mori guximin vëllai i saj që të më rrahë për vdekje. Mesa di unë ajo është e martuar dhe ndodhet në Itali, unë në Gjermani dhe s’kemi lidhje. Nuk kam pasur as lidhje dhe as ngacmime, nuk më kanë shkuar në mend”, u shpreh 46-vjeçari.

The post U dhunua nga vëllai i një vajze, rrëfehet 46-vjeçari: I bëra “like” dhe i komentova bravo ke ecur në jetë, më rrahu për vdekje… appeared first on Albeu.com.

“I bëra koment motrës së tij në Facebook”/ Babë e bir dhunohen nga polici: Po të mos kisha dalë nga shtëpia…

Një ngjarje e rëndë dhune është denoncuar në fshatin Vjosë të Fierit, ku një emigrant i kthyer nga Gjermania pretendon se është rrahur brutalisht nga disa persona, mes të cilëve edhe një efektiv i Policisë së Fierit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 23:00, në pragun e banesës së viktimës. Altin Meçaj, […]

The post “I bëra koment motrës së tij në Facebook”/ Babë e bir dhunohen nga polici: Po të mos kisha dalë nga shtëpia… appeared first on BoldNews.al.

Prokurori i SPAK-ut, Belinda Balluku dhe “gjyqi” në panele i disa gazetarëve!

Nga Vladimir Muçaj

Në një shtet të së drejtës, funksionimi i drejtësisë nuk mund dhe nuk duhet të kushtëzohet nga perceptimet mediatike, aq më pak nga debatet emocionale të paneleve televizive që shpesh e zëvendësojnë analizën juridike me retorikë politike. Rasti i znj. Belinda Balluku ka nxjerrë në pah një fenomen shqetësues: zhvendosjen e “gjykimit” nga sallat e gjykatave në studio televizive, ku disa gazetarë kanë marrë rolin e prokurorit, gjyqtarit dhe ekzekutuesit, pa asnjë përgjegjësi ligjore.

Është paradoksale dhe në të njëjtën kohë absurde mënyra se si një proces hetimor, ende i papërfunduar dhe pa një vendimmarrje gjyqësore përfundimtare, trajtohet si faj i provuar në opinionin publik. Media, e cila në parim duhet të informojë dhe jo të dënojë, në disa raste ka kaluar çdo kufi profesional, duke u bërë më e konsumuar dhe më pak e besueshme sesa vetë politika që pretendon të kritikojë.

Rregulli themelor i shtetit të së drejtës është i qartë: prokurori heton, mbledh prova dhe, nëse çmon se ka elementë të veprës penale, e dërgon çështjen në gjykatë. Vetëm gjykata ka kompetencën kushtetuese për të vlerësuar fajësinë ose pafajësinë e një individi. Deri në atë moment, çdo person gëzon prezumimin e pafajësisë, një parim ky themelor që nuk mund të cenohet nga titujt mediatikë apo nga opinionet personale të komentatorëve televizivë.

Në këtë kontekst, lind natyrshëm pyetja: si është e mundur që kërkohen masa izoluese ndaj znj. Balluku, ndërkohë që hetimi, sipas vetë deklarimeve, vijon ende në terren për mbledhjen e provave? Kjo qasje kontradiktore jo vetëm që krijon konfuzion në opinionin publik, por rrezikon të minojë besimin tek procesi i rregullt ligjor, duke i dhënë përparësi spektaklit mbi substancën juridike.

Opinioni publik i informuar, ai që e kupton funksionimin minimal të ligjit dhe institucioneve, pret që të prevalojë logjika juridike dhe jo interpretimet selektive apo emocionet e servirura në panele mediatike. Drejtësia nuk mund të administrohet nga studio televizive, as të diktohet nga qëndrime personale të individëve që nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për pasojat e fjalës së tyre.

Mbështetja ndaj znj. Belinda Balluku në këtë fazë nuk është mbështetje politike, por mbrojtje e parimeve themelore të shtetit të së drejtës. Është mbrojtje e prezumimit të pafajësisë, e ndarjes së pushteteve dhe e rolit ekskluziv të gjykatës për të dhënë drejtësi. Çdo devijim nga këto parime na afron më shumë me gjyqin popullor sesa me drejtësinë moderne që synojmë të ndërtojmë.

Si përfundim, drejtësia nuk ka nevojë për zhurmë, por për prova; nuk ka nevojë për panele, por për gjykata; nuk ka nevojë për opinione të nxituara, por për vendime të arsyetuara. Respektimi i këtyre parimeve është detyrim institucional dhe qytetar, sot për znj. Balluku dhe nesër për këdo tjetër. Vetëm kështu mund të pretendojmë se po ndërtojmë një shtet ku ligji sundon mbi emocionin dhe drejtësia mbi spektaklin.

Neritan Liçaj bën rrëfimin e ndjerë: Ka qenë goditje rrufeje… (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Aktori i njohur Neritan Liçaj, teksa ishte i ftuar në emisionin “Elevate by Floriana Garo”, ka folur për romancën me gruan e tij, të cilën e cilësoi si një goditje rrufe.

Liçaj e nisi rrëfimin për romancën e tij nga viti 97′, ku theksoi se ishin kohë shumë të bukur.

Gjithashtu, aktori theksoi se njerëzit kur janë në kohë të tilla radikale lidhen më shumë me njëri-tjetrin, pasi sipas tij është vetë koha dhe atmosfera që të bën ta ndiesh shumë pranë vetes atë njeri.

Pjesë nga intervista:

Neritan Liçaj: Ka qenë një goditje rrufeje. 

Floriana Gara: Si ka qenë të zhvilloje një romancë në vitin 1997?

Neritan Liçaj: Ishte shumë e bukur. Ishte kohë radikale. Njerzit kur janë në kohë të tilla radikale lidhen më shumë me njëri-tjetrin, sepse është vetë koha, është vetë atmosfera që të bën ta ndiesh shumë pranë vetes atë njeri.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FLORIANA GARO (@florianagaro)

The post Neritan Liçaj bën rrëfimin e ndjerë: Ka qenë goditje rrufeje… (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

ILD i qëndron kërkesës për masë disiplinore ndaj gjyqtarit Shkëlzen Liçaj

Përfaqësuesi i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Julian Zonja paraqiti të premten më 9 janar qëndrimet lidhur me vendimet e aktet e dorëzuara nga gjyqtari i Durrësit, Shkëlzen Liçaj, në funksion të mbrojtjes ndaj kërkimit për procedim e masë disiplinore për vonesa në arsyetimin e vendimeve. Zonja deklaroi se, edhe pas shqyrtimit të provaavetë dorëzuara […]

The post ILD i qëndron kërkesës për masë disiplinore ndaj gjyqtarit Shkëlzen Liçaj appeared first on BoldNews.al.

ILD i qëndron kërkesës për masë disiplinore ndaj gjyqtarit Shkëlzen Liçaj

Përfaqësuesi i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Julian Zonja paraqiti të premten më 9 janar qëndrimet lidhur me vendimet e aktet e dorëzuara nga gjyqtari i Durrësit, Shkëlzen Liçaj, në funksion të mbrojtjes ndaj kërkimit për procedim e masë disiplinore për vonesa në arsyetimin e vendimeve. Zonja deklaroi se, edhe pas shqyrtimit të provaavetë dorëzuara […]

The post ILD i qëndron kërkesës për masë disiplinore ndaj gjyqtarit Shkëlzen Liçaj appeared first on Reporter.al.

Kuvendi, takim vjetor koordinues me Prezencën e OSBE-së

TIRANË, 24 dhjetor/ATSH/ Administrata e Kuvendit, në bashkëpunim me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri, zhvilloi takimin vjetor koordinues të fundvitit, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të të gjitha shërbimeve të Kuvendit.

Takimi u fokusua në analizën e arritjeve dhe sfidave të vitit 2025, përcaktimin e prioriteteve strategjike për planifikimin e punës gjatë vitit 2026.

Në fjalën përshëndetëse, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genci Gjonçaj, vuri theksin te rëndësia e forcimit të koordinimit institucional në kushtet e fillimit të legjislaturës së re.

Takimi vijoi me një analizë të zhvillimeve dhe sfidave kryesore në fillimin e legjislaturës së re, riorganizimin e punës sipas strukturës së re të komisioneve parlamentare, orientimin e deputetëve të rinj dhe forcimin e koordinimit të brendshëm ndërmjet shërbimeve të Kuvendit.

Takimi u zhvillua në disa sesione tematike, ku fillimisht diskutimet u fokusuan në prezantimin e gjetjeve, arritjeve dhe sfidave të vitit 2025 nga Shërbimi Legjislativ, Shërbimi i Monitorimit, Instituti Parlamentar dhe Marrëdhëniet me Jashtë. Sesioni i radhës u fokusua në prezantimet e shërbimeve të: Integrimit Evropian, Dokumentacionit dhe Informacionit dhe Shërbimi Administrativ, duke evidentuar progresin, problematikat e hasura dhe masat e ndërmarra për të mbështetur më mirë punën e ligjvënësve.

Pjesa përmbyllëse e takimit iu kushtua diskutimit mbi prioritetet dhe objektivat në kuadër të Planit të ri Strategjik të Administratës së Kuvendit 2026–2030, si dhe bashkërendimit të planit të masave për vitin 2026, me synimin rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe forcimin e kapaciteteve institucionale.

Në diskutimet përfundimtare morën pjesë edhe përfaqësues të stafit politik dhe të zyrave koordinuese të deputetëve, ku u theksua se bashkëpunimi gjithëpërfshirës ndërmjet shërbimeve të Kuvendit dhe strukturave mbështetëse të deputetëve mbetet thelbësor për garantimin e një mbështetjeje më efektive të punës parlamentare gjatë vitit 2026.

1 nga 4

/j.p/

The post Kuvendi, takim vjetor koordinues me Prezencën e OSBE-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Telegrafi Sport zgjodhi më të mirët e vitit 2025 në Superligën e Kosovës



Redaksia e Sportit në Telegrafi, portalit lider në vend, ka shpallur fituesit e çmimeve për lojtarët më të mirë të Superligës së Kosovës në futboll për vitin 2025.

Gjatë vitit 2025, futbolli ynë shënoi periudha të mbushura me rivalitete dhe garë të fortë mes ekipeve, ku futbolli kosovar vazhdoi të tregojë zhvillim dhe përmirësim të qëndrueshëm.

Përveç sukseseve të mëdha ekipore, lojtarët e Superligës treguan rritje individuale dhe performanca të larta, ku veçohet suksesi i ekipit kampion, Drita, që fitoi titullin e tretë me radhë si dhe siguroi play-offin e Ligës së Konferencës.

Më të mirët për vitin 2025 së bashku me redaksinë e sportit të Telegrafi

Telegrafi, që mbetet burim i besueshëm dhe i përkushtuar ndaj ndjekjes nga afër të futbollit vendor, ka zgjedhur të ndajë sërish çmimet për lojtarët më të dalluar të vitit 2025 në ligën elitare të Kosovës, por edhe atë të femrave.

Arb Manaj, sulmuesi i Dritës është emëruar futbollisti më i mirë i vitit nga redaksia e Telegrafit, si dhe e ka fituar çmimin “Lojtari i preferuar i lexuesve”.

Pas paraqitjeve të mrekullueshme, Telegrafi ndau çmime edhe për portierin, mbrojtësin, mesfushorin, sulmuesin dhe trajnerin më të mirë të vitit.

Faton Maloku (Drita), Egzon Bejtullai (Drita), Albert Dabiqaj (Drita) dhe Sead Jarovic (Gjilani) morën këto çmime. Ndërsa, Zekirija Ramadani e fitoi çmimin trajneri më i mirë i vitit.

Më të mirët e vitit në futbollin e Kosovës për vitin 2025

Arb Manaj – Futbollisti i vitit 2025 dhe I preferuari i lexuesve të Telegrafi Sport

Qendërsulmuesi Manaj ka fituar dy çmime gjatë eventit të Telegrafi Sport pas edicionit mahnitës që kaloi te skuadra e Dritës.

Duke zhvilluar plot 47 ndeshje, ku shënoi 15 gola dhe 8 asistime, Manaj arriti edhe një rekord fantastik për të realizuar gol në çdo kompeticion që ka luajtur Drita, pra në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës, Ligën e Konferencës dhe Superligë.

Përpos kësaj, Manaj e fitoi edhe çmimin “I preferuari i lexuesve”, pasi mori plot 13 mijë e 582 vota nga 30 mijë gjithsej. Garë t’i ashpër i bëri vetëm braziliani i Ballkanit, me plot 11 mijë vota.

Arb Manaj dhe Lavdim Pireva Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Faton Maloku – Portieri më i mirë i vitit

Portieri i Dritës Faton Maloku në vitin 2025 ishte ndër lojtarët kyç për suksesin e jashtëzakonshëm që kaloi skuadra gjilanase.

Me prite vendimtare, ai ndihmoi klubin ta fitojë titullin si dhe ta sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës.

Maloku në vitin 2025 zhvilloi 47 ndeshje, ku ruajti 17 herë portën e paprekur si dhe ishte vendimtar për Dritën edhe kur siguruan play-offin e Ligës së Konferencës për herë të parë në histori.

Faton Maloku dhe gazetari Romak Zeqiri Foto: Ridvan Slivova/ Telegrafi

Egzon Bejtullai – Mbrojtësi më i mirë i vitit

Qendërmbrojtësi Egzon Bejtullai është shpallur mbrojtësi më i mirë i vitit 2025. Ylli i Dritës ishte i jashtëzakonshëm këtë vit, për ta ndihmuar klubin gjilanas që ta fitojë titullin kampion.

Bejtullai ka qenë një “Mur i pakalueshëm”, ku zhvilloi 49 paraqitje në të gjitha garat si dhe dhuroi dy gola e pesë asistime.

Gazetari Bardh Maxhuni dhe Egzon Bejtullai Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Albert Dabiqaj – Mesfushori më i mirë i vitit

Mesfushori i Dritës Albert Dabiqaj mbetet një nga lojtarët më të mirë në futbollin kosovar, ku zhvilloi një tjetër sezon fantastik.

Këtë edicion për “Intelektualët”, “Dabi” zhvilloi plot 51 paraqitje, ku kontribuoi me shtatë gola e dy asistime në proces.

Menaxherja e shitjes ne Telegrafi, Vlorentina Hasanaj dhe Albert Dabiqaj Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Senad Jarovic – Sulmuesi më i mirë i vitit 2025

Pas një “shpërthimi” te Gjilani, Senad Jarovic e ka fituar çmimin e sulmuesit më të mirë të vitit 2025.

Në Superligën e Kosovës përgjatë vitit 2025, Jarovic shënoi plot 14 gola dhe dhuroi 10 asistime gjatë 37 paraqitjeve.

Pergjegjese per PR dhe Evente, Alisa Buzhala dhe Senad Jarovic Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi/

KF Drita – Klubi më i mirë i vitit 2025

Siç pritej, kampioni Drita e ka fituar titullin “Klubi më i mirë i vitit 2025”, pasi e fitoi titullin kampion.

Përpos titullit, Drita e bëri të gjithë Kosovën krenar duke siguruar një vend edhe në play-offin e Ligës së Konferencës.

KF Drita, "Klubi më i mirë i vitit 2025" nga Telegrafi Sport telegrafi.com

Arianit Hasani – Talenti i vitit 2025

Mesfushori Arianit Hasani ka fituar çmimin “Talenti i vitit 2025” pasi zhvilloi paraqitje të vazhdueshme pozitive për Llapin si dhe Kosovën U21.

Pavarësisht se vetëm 21 vjeçar, Hasani zhvilloi 31 paraqitje si dhe shënoi pesë gola e dhuroi shtatë asistime.

Arianit Hasani, "Talenti i vitit 2025" dhe Producenti i podcastit "Arena e Yjeve, Pjetër Monreca Foto: Ridvan Slivova

Aurona Racaj – Futbollistja e Vitit 2025

Futbollistja Aurona Racaj zhvilloi një tjetër vit të shkëlqyer, ku ndihmoi KFF Dukagjinin ta fitojë Kupën e Kosovës.

Me plot 30 gola dhe tetë asistime në vetëm 22 paraqitje, Racaj e dëshmoi se ka qenë “ylli i Dukagjinit”.

Futbollistja Aurona Racaj dhe gazetarja Lavdije Rexhepi telegrafi.com

Zekirija Ramadani – Trajneri i vitit

“Ariktekti” i suksesit të Dritës, Zekirija Ramadani është shpallur trajneri më i mirë i vitit.

Ai drejtoi skuadrën për ta rikthyer titullin në Gjilan pas katër vitesh, ndërsa ishte edhe pikërisht titulli i katërt personal për të.

Zekirija Ramadani, "Trajneri i vitit 2025" Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Përpos suksesit në Kosovë, Ramadani gjithashtu udhëhoqi me sukses ekipin drejt kualifikimit në Ligën e Konferencës, ku edhe siguruan play-offin./Telegrafi

Aurona Racaj, "Futbollistja e Vitit" nga Telegrafi Sport



Redaksia e Sportit në portalin më të madh vendor Telegrafi, ka ndarë çmimet për futbollistët më të mirë të vitit 2025 në Superligën e Kosovës në futboll.

Redaksia e Sportit në portalin më të madh vendor Telegrafi, duke qenë gjithmonë pranë ndeshjeve dhe raportimit të përditshëm të ndeshjeve të futbollit vendor – ka vendosur t’i ndajë përsëri çmimet për futbollistët më të mirë të vitit 2025 në Superligën e Kosovës në futboll.

Aurona Racaj – Futbollistja e Vitit 2025

Futbollistja Aurona Racaj zhvilloi një tjetër vit të shkëlqyer, ku ndihmoi KFF Dukagjinin ta fitojë Kupën e Kosovës.

Me plot 30 gola dhe tetë asistime në vetëm 22 paraqitje, Racaj e dëshmoi se ka qenë “ylli i Dukagjinit”.

Futbollistja Aurona Racaj dhe gazetarja Lavdije Rexhepi

/Telegrafi/

Fiona Papajorgji zgjidhet në krye të Gjykatës Kushtetuese

TIRANË, 18 dhjetor /ATSH/ Fiona Papajorgji është zgjedhur kryetare e Gjykatës Kushtetuese për një mandat 3-vjeçar.

Vakanca për kryetaren e GJK-së u krijua pas përfundimit të mandatit të Holta Zaçajt në mars të këtij viti, ndërsa Papajorgji ishte kandidatura e vetme në garë për drejtimin e Gjykatës Kushtetuese.

Në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese, thuhet se në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme për zgjedhjen e kryetarit të ri të GJK-së, Fiona Papajorgji u zgjodh në krye të këtij institucioni duke marrë votat e gjithë anëtarëve të trupës gjykuese.

“Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese zhvilloi sot, më 18 dhjetor 2025, seancën për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese. Në përfundim të procesit të votimit, në bazë të parashikimeve ligjore, Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, me vendimin nr. 14, datë 18.12.2025, zgjodhi njëzëri zonjën Fiona Papajorgji në detyrën e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. Ky vendim i njoftohet Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit dhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.

/e.i/a.f/r.e/

The post Fiona Papajorgji zgjidhet në krye të Gjykatës Kushtetuese appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA publikon listën e të rrezikshmëve, mes tyre 6 shqiptarë (EMRAT-FOTO)

✇Albeu
By: V K

Gjashtë shtetas shqiptarë janë arrestuar dhe janë publikuar në listën amerikane të personave të konsideruar me rrezikshmëri të lartë.

Sipas raportit të Departamentit të Sigurisë Kombëtare (DHS), këta individë janë ndaluar si pjesë e një operacioni të gjerë federal, që synon identifikimin dhe largimin nga SHBA të personave me rekorde kriminale, të paligjshëm ose që konsiderohen kërcënim për sigurinë publike.

Të arrestuarit me origjinë shqiptare të përfshirë në listë janë:

Vasil Vukaj, i shpallur fajtor për vrasje, arrestuar në Kaliforni.

Florjan Delija, i dënuar për sulm fizik, ndaluar në Nju Jork.

Adush Muçaj, me precedent për dhunë fizike, arrestuar në Utah.

Marian Makai, i dënuar për vjedhje, sjellje të çrregullt dhe kërcënime terroriste, arrestuar në Kaliforni.

Nikollë Lleshaj, nga Kosova, i ndaluar për sulm dhe përfshirje në aktivitete kriminale.

Besart Hoxha, nga Kosova, i hetuar për përfshirje në organizata kriminale sipas ligjit RICO.

Përfshirja e shqiptarëve dhe kosovarëve në listën e fundit ka tërhequr vëmendje edhe brenda komunitetit shqiptar në SHBA, duke ngritur shqetësime për imazhin e diasporës.

Ndërkohë, autoritetet amerikane kanë paralajmëruar se operacionet e kontrollit dhe dëbimeve do të vijojnë me intensitet të lartë në javët në vijim.

 

The post SHBA publikon listën e të rrezikshmëve, mes tyre 6 shqiptarë (EMRAT-FOTO) appeared first on Albeu.com.

Pas përfundimit të mandatit në GJK, Holta Zaçaj kërkon të kalojë në një tjetër post të rëndësishëm

Pas përfundimit të mandatit në Gjykatën Kushtetuese, Holta Zaçaj ka kërkuar të bëhet anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Zaçaj ka aplikuar në Kuvend për të qenë një nga tre anëtarët që do të zgjidhen nga ky institucion, raporton Euronews Albania. Lista me emrat e kandidatëve që synojnë të bëhen anëtarë të Këshillit […]

The post Pas përfundimit të mandatit në GJK, Holta Zaçaj kërkon të kalojë në një tjetër post të rëndësishëm appeared first on BoldNews.al.

❌