âFuneraliâ i digjitalizimit: Kronika e njĂ« janari tĂ« paralizuar fiskal
Nevojitet njĂ« datĂ« e saktĂ«, njĂ« plan emergjence dhe njĂ« shtyrje e afateve tĂ« bilanceve, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« digjitalizimi tĂ« mos mbetet njĂ« mjet dĂ«nimi, por tĂ« shĂ«rbejĂ« pĂ«r atĂ« qĂ« u krijua: pĂ«r tĂ« ndihmuar ata qĂ« prodhojnĂ« vlerĂ« nĂ« kĂ«tĂ« vendâŠ
Â
Nga Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë
Â
NĂ«se dikush do tĂ« kĂ«rkonte njĂ« shembull perfekt tĂ« asaj se si njĂ« progres teknologjik mund tĂ« shndĂ«rrohet nĂ« njĂ« makth burokratik, janari i vitit 2026 nĂ« ShqipĂ«ri do tĂ« ishte rasti studimor ideal. Ajo qĂ« nisi si njĂ« premtim pĂ«r modernizim dhe lehtĂ«si pĂ«rmes platformĂ«s âSelfCareâ, sot Ă«shtĂ« shndĂ«rruar nĂ« njĂ« barrierĂ« tĂ« pakalueshme qĂ« po mbyt frymĂ«marrjen e bizneseve dhe po çon drejt rraskapitjes profesionistĂ«t e kontabilitetit. Ky nuk Ă«shtĂ« thjesht njĂ« defekt teknik i radhĂ«s, por njĂ« kolaps i heshtur i gjithĂ« sistemit nervor tĂ« ekonomisĂ« sonĂ«.
Gjithçka fillon me identitetin e biznesit, i cili tashmë nuk ekziston pa bekimin e serverëve. Imagjinoni një sipërmarrës që hap dyert e një dyqani të ri, kryen regjistrimet në QKB dhe është gati të nisë punën, por gjendet përballë një muri virtual. Pa funksionimin e platformës qendrore, ai nuk gjeneron dot kodin e vendit të aktivitetit apo kodin e operatorit. Ai është, de jure, një subjekt ligjor, por de facto, një hije që nuk mund të shesë asnjë produkt pa rënë ndesh me ligjin. Ky bllokim i identitetit fiskal nuk kursen as bizneset ekzistuese, të cilat e gjejnë veten të paafta për të validuar certifikatat elektronike apo për të ndryshuar personelin në kasa, duke u detyruar të operojnë në një zonë gri të rrezikshme.
Në këtë klimë pasigurie, problematika bëhet edhe më teknike dhe e rrezikshme gjatë procesit të faturimit të përditshëm. Shumë biznese që përdorin zgjidhje softuerike po vërejnë se faturat e lëshuara po dalin pa kodin unik NIVF, duke u shfaqur si të pafiskalizuara ose me gabime në transmetim. Sipas legjislacionit në fuqi, në rastet kur ka ndërprerje të lidhjes apo pamundësi komunikimi, biznesi ka një dritare prej vetëm 48 orësh për të provuar ri-fiskalizimin e këtyre dokumenteve. Mirëpo, kur platforma SelfCare mbetet e paarritshme për ditë të tëra, ky afat 48-orarësh shndërrohet në një lak që shtrëngohet rreth qafës së biznesit. Pa mundësinë për të marrë një konfirmim nga sistemi, faturat mbeten në një gjendje pezull, duke i ekspozuar subjektet ndaj penaliteteve masive, ndonëse gabimi është tërësisht jashtë kontrollit të tyre.
Situata bĂ«het akoma mĂ« dramatike pĂ«r subjektet qĂ« menaxhojnĂ« volume tĂ« mĂ«dha faturimi automatik, si kompanitĂ« e shĂ«rbimeve utilitare tĂ« telefonisĂ«, energjisĂ« apo ujĂ«sjellĂ«sit. PĂ«r kĂ«ta operatorĂ«, procesi Ă«shtĂ« shndĂ«rruar nĂ« njĂ« âblack boxâ tĂ« vĂ«rtetĂ«. Pa akses nĂ« SelfCare, ata nuk kanĂ« asnjĂ« mundĂ«si tĂ« rakordojnĂ« sistemet e tyre tĂ« brendshme me platformwn qendrore. Ata gjenden nĂ« njĂ« terr informativ ku nuk e dinĂ« me saktĂ«si sa fatura janĂ« lĂ«shuar realisht, sa prej tyre janĂ« fiskalizuar me sukses apo â akoma mĂ« keq â nĂ«se i njĂ«jti transmetim Ă«shtĂ« fiskalizuar dy herĂ« pĂ«r shkak tĂ« tentativave tĂ« pĂ«rsĂ«ritura tĂ« sistemit. Ky kaos nĂ« volume tĂ« mĂ«dha jo vetĂ«m qĂ« deformon librat e shitjes, por krijon njĂ« pasaktĂ«si financiare me kosto tĂ« pallogaritshme rakordimi nĂ« tĂ« ardhmen.
NĂ« anĂ«n tjetĂ«r tĂ« medaljes, procesi i blerjeve po shndĂ«rrohet nĂ« njĂ« kurth kohor. Platforma SelfCare Ă«shtĂ« vendi ku subjektet duhet tĂ« pranojnĂ« ose refuzojnĂ« faturat qĂ« u vijnĂ« nga furnitorĂ«t. PamundĂ«sia pĂ«r tĂ« hyrĂ« nĂ« sistem do tĂ« thotĂ« pamundĂ«si pĂ«r tĂ« ushtruar kĂ«tĂ« kontroll. Rreziku kĂ«tu Ă«shtĂ« ligjor dhe financiar: nĂ«se ky bllokim zgjat pĂ«rtej datĂ«s 11 tĂ« muajit pasardhĂ«s, sistemi do tâi konsiderojĂ« kĂ«to fatura si tĂ« pranuara automatikisht. Bizneset rrezikojnĂ« kĂ«shtu tĂ« pranojnĂ« fatura tĂ« pasakta, tĂ« fryra apo tĂ« paqena, duke humbur tĂ« drejtĂ«n e kontestimit dhe duke u ngarkuar me detyrime financiare e tatimore tĂ« padrejta.
Dhimbja e këtij bllokimi prek thellë edhe kategorinë e personave fizikë të vetëpunësuar pa punëmarrës. Për ta, rënia e portalit është një ndalesë totale e aktivitetit, pasi pa zgjidhje softuerike, ata janë të lidhur kthetra pas funksionimit të faqes. Ndërkohë, në dogana, importuesit po shohin se si zinxhiri i furnizimit këputet sepse procesi i vetëfaturimit të importeve ka mbetur peng i serverëve të paarritshëm.
Sikur tĂ« mos mjaftonte paraliza e ditĂ«s, ky janar mbart me vete edhe peshĂ«n e mbylljes sĂ« vitit financiar 2025. Ky Ă«shtĂ« muaji ku kontabilistĂ«t duhet tĂ« rakordojnĂ« çdo qindarkĂ« tĂ« vitit qĂ« lamĂ« pas, por mjeti i tyre kryesor i punĂ«s Ă«shtĂ« jashtĂ« funksioni. Rakordimi i shitjeve dhe konfirmimi i blerjeve midis asaj qĂ« raporton softueri dhe asaj qĂ« ka âgllabĂ«ruarâ serveri tatimor Ă«shtĂ« kthyer nĂ« njĂ« mision tĂ« pamundur. Pa kĂ«tĂ« pasqyrĂ« tĂ« qartĂ«, hartimi i Pasqyrave Financiare kthehet nĂ« njĂ« ushtrim hamendĂ«simi, duke cĂ«nuar parimin bazĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ«sisĂ«.
Shoqata e KontabilistĂ«ve dhe FinancierĂ«ve tĂ« ShqipĂ«risĂ« ka ngritur zĂ«rin duke kĂ«rkuar jo vetĂ«m njohjen e kĂ«saj situate si forcĂ« madhore, por mbi tĂ« gjitha, transparencĂ«. Biznesi nuk mund tĂ« operojĂ« me shpresĂ«n se sistemi ândoshtaâ do tĂ« kthehet nesĂ«r. Nevojitet njĂ« datĂ« e saktĂ«, njĂ« plan emergjence dhe njĂ« shtyrje e afateve tĂ« bilanceve, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« digjitalizimi tĂ« mos mbetet njĂ« mjet dĂ«nimi, por tĂ« shĂ«rbejĂ« pĂ«r atĂ« qĂ« u krijua: pĂ«r tĂ« ndihmuar ata qĂ« prodhojnĂ« vlerĂ« nĂ« kĂ«tĂ« vend.
Â
The post âFuneraliâ i digjitalizimit: Kronika e njĂ« janari tĂ« paralizuar fiskal appeared first on Revista Monitor.
