FOKUS â Tajlanda dhe Kamboxhia bisedime paqeje nĂ« KinĂ«
PEKIN, 28 dhjetor /ATSH -DPA/ Ministrat e jashtëm të Tajlandës dhe Kamboxhias kanë mbërritur në Kinë për bisedime diplomatike, pasi dy vendet fqinje ranë dakord për një armëpushim pas disa javësh përplasjesh kufitare, njoftuan sot zyrtarët.
Takimet mbahen sot dhe nesĂ«r nĂ« provincĂ«n jugperĂ«ndimore kineze Yunnan, nĂ«n drejtimin e ministrit tĂ« JashtĂ«m tĂ« KinĂ«s, Wang Yi, raportoi agjencia shtetĂ«rore e lajmeve âXinhuaâ duke cituar MinistrinĂ« e Jashtme kineze.
Në bisedimet dypalëshe me homologun kamboxhian, Prak Sokhonn, Wang Yi u bëri thirrje palëve të punojnë për një armëpushim gjithëpërfshirës dhe afatgjatë, si dhe për rindërtimin e besimit të ndërsjellë.
Nga ana e tij, Sokhonn shprehu shpresën se bisedimet trepalëshe do të kontribuojnë në arritjen e një paqeje të përhershme mes dy vendeve.
Në konsultime pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues të forcave të armatosura të Kinës, Tajlandës dhe Kamboxhias, me synimin për të forcuar zbatimin e armëpushimit, për të rifilluar shkëmbimet dhe për të ndërtuar besim politik mes vendeve fqinje.
Ministria e Jashtme kineze theksoi se Pekini synon të ofrojë një platformë dialogu dhe të luajë një rol konstruktiv në stabilizimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Ftesa e Kinës vjen një ditë pasi Tajlanda dhe Kamboxhia ranë dakord për një armëpushim të menjëhershëm, i cili u formalizua me nënshkrimin e një deklarate të përbashkët nga ministrat e mbrojtjes të të dyja vendeve.
Sipas MinistrisĂ« sĂ« Jashtme tĂ« TajlandĂ«s, marrĂ«veshja parashikon qĂ« armĂ«pushimi tĂ« monitorohet pĂ«r 72 orĂ« pĂ«r tĂ« garantuar zbatimin e tij, ndĂ«rsa raportimet e sotme tregojnĂ« se ai po respektohet. ShumĂ« banorĂ« tĂ« zhvendosur nga dhuna tashmĂ« janĂ« kthyer nĂ« fshatrat e tyre pĂ«rgjatĂ« kufirit, raportoi gazeta âBangkok Postâ. /Ad.Ab./
The post FOKUS â Tajlanda dhe Kamboxhia bisedime paqeje nĂ« KinĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.