❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

BERLIN – Pistorius: Shkeljet nĂ« repartin elitar ushtarak gjerman janĂ« tronditĂ«se

BERLIN, 30 dhjetor /ATSH-DPA/ – Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius dĂ«noi ashpĂ«r sot njĂ« sĂ«rĂ« shkeljesh tĂ« rĂ«nda disiplinore tĂ« zbuluara nĂ« njĂ« nga regjimentet elitare tĂ« parashutistĂ«ve tĂ« vendit.

”Rastet e raportuara tĂ« ekstremizmit tĂ« djathtĂ«, sjelljeve seksuale tĂ« papĂ«rshtatshme dhe pĂ«rdorimit tĂ« drogĂ«s nĂ« Zweibrucken janĂ« tronditĂ«se”, tha Pistorius.

Sipas tij, këto veprime bien në kundërshtim të hapur me vlerat themelore të Bundeswehr-it, Forcave të Armatosura të Gjermanisë.

Ushtria njoftoi se ka shkarkuar disa ushtarë pas hetimeve për Regjimentin e Parashutistëve 26, i vendosur në qytetin Zweibrucken, në landin perëndimor Rheinland-Pfalz, dhe ka paralajmëruar masa të tjera.

Ndërkohë, prokuroria po heton 19 ushtarë.

Megjithatë, Pistorius shprehu pakënaqësi me mënyrën se si udhëheqja lokale ushtarake reagoi fillimisht ndaj rasteve të raportuara.

Edhe pse hetimi u nis menjëherë dhe çështja u sqarua plotësisht me pasoja të rënda, sipas tij pati mangësi.

”Ajo qĂ« Ă«shtĂ« e papranueshme Ă«shtĂ« fakti se sjelljet e gabuara duket se nuk u njohĂ«n menjĂ«herĂ« si tĂ« tilla nĂ« terren dhe pĂ«r kĂ«tĂ« arsye nuk u ndoqĂ«n me konsistencĂ«n e nevojshme. Kjo duhet tĂ« pĂ«rjashtohet”, tha Pistorius.

Ministri falënderoi Inspektorin e Ushtrisë, gjenerallejtnant Christian Freuding, për ndërmarrjen e menjëhershme të masave për të parandaluar vazhdimin e shkeljeve.

“Freuding do t’i pĂ«rmbledhĂ« kĂ«to masa nĂ« njĂ« plan veprimi pĂ«r forcat ajrore-desantuese dhe do tĂ« sigurojĂ« zbatimin e tyre”, shtoi Pistorius.

‘Prioriteti im tani Ă«shtĂ«, sĂ« pari, tĂ« sigurohem qĂ« incidentet individuale tĂ« vazhdojnĂ« tĂ« hetohen plotĂ«sisht; sĂ« dyti, nĂ«se akuzat e tjera konfirmohen, qĂ« rastet tĂ« ndĂ«shkohen me tĂ« gjithĂ« forcĂ«n e ligjit dhe sĂ« treti, tĂ« rikthehet besimi te udhĂ«heqja ushtarake nĂ« terren”, pĂ«rfundoi ministri./ /Ad.Ab./

The post BERLIN – Pistorius: Shkeljet nĂ« repartin elitar ushtarak gjerman janĂ« tronditĂ«se appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Tuneli ”Fehmarnbelt”, megaprojekti 18 kilometra nĂ«n Baltik

KOPENHAGË, 30 dhjetor /ATSH/ – NjĂ« tunel masiv po ndĂ«rtohet nĂ«n detin Baltik duke premtuar tĂ« transformojĂ« rrjetin e transportit nĂ« EvropĂ«, sipas the “Independent”.

Projekti, që ka zgjatur për disa vjet dhe është më i madh se sa pritej, po kalon një moment kritik.

Tuneli ”Fehmarnbelt”, qĂ« pritet tĂ« hapet nĂ« 2029 do tĂ« shtrihet pĂ«r 18 kilometrra midis Rodbyhavn nĂ« DanimarkĂ« dhe Puttgarden nĂ« Gjermani.

”Kur tĂ« pĂ«rfundojĂ«, ai do tĂ« jetĂ« tuneli mĂ« i gjatĂ« nĂ«nujor nĂ« botĂ« dhe kombinimi mĂ« i madh pĂ«r rrugĂ« dhe hekurudhĂ«â€, sipas kompanisĂ« shtetĂ«rore daneze “Femern A/S”, qĂ« menaxhon projektin.

Ndryshe nga, tuneli i La Manshit, ”Fehmarnbelt” nuk po gĂ«rryhet pĂ«rmes shkĂ«mbit, por po ndĂ«rtohet me teknikĂ«n e zhytjes. Kjo pĂ«rfshin prodhimin e elementeve tĂ« mĂ«dha betoni, secili 217 metra i gjatĂ« dhe rreth 73 000 tonĂ«.

Pasi të jenë përfunduar, ato lundrojnë, zhyten në një gropë të përgatitur në fundin e detit dhe lidhen me saktësi të lartë.

Tuneli do të ketë dy linja hekurudhore të elektrizuara dhe një rrugë me dy korsi si dhe një korridor shërbimi për mirëmbajtje dhe emergjenca.

Ai pritet të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit midis Kopenhagës dhe Hamburgut, duke ulur udhëtimet hekurudhore nga 4,5 në 2,5 orë dhe udhëtimet me makinë për rreth një orë.

Ky projekt është pjesë e Rrjetit të Transportit Trans-Evropian (TEN-T) dhe mbështet qëllimet e Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane, duke zëvendësuar tragetin aktual prej 45 minutash me një lidhje hekurudhore 7-minutëshe dhe një rrugë 10-minutëshe.

Ky projekt madhor punëson aktualisht deri në 2 500 persona dhe financohet përmes kredive të garantuara nga qeveria daneze, të cilat do të shlyhen me tarifat e përdoruesve./ /Ad.Ab./

The post FOKUS – Tuneli ”Fehmarnbelt”, megaprojekti 18 kilometra nĂ«n Baltik appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ITALI – Parlamenti miraton buxhetin e diskutueshĂ«m tĂ« vitit 2026

ROMË, 30 dhjetor /ATSH-DPA/ – Parlamenti Italian miratoi sot buxhetin e vitit 2026, pas javĂ«sh negociatash dhe ndryshimesh.

Paketa financiare e koalicionit të djathtë me tre parti, e udhëhequr nga kryeministrja Giorgia Meloni, që arrin rreth 22 miliardë euro (25.9 miliardë dollarë), tani është miratuar edhe nga Dhoma e Deputetëve, e cila është dhoma e ulët e Parlamentit italian me dy dhoma.

Senati kishte dhënë miratimin e tij pak para Krishtlindjes.

Qeveria kryesuar nga Giorgia  Meloni kaloi mbrëmë një votim besimi për të përfunduar buxhetin pa ndryshime, në mënyrë që ai të hyjë në fuqi më 1 janar 2026.

Meloni planifikon të përdorë buxhetin për të ulur huamarrjen e re për vitin 2026 nën 3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), siç kërkojnë kriteret e stabilitetit evropian.

Italia është një nga vendet më me borxhe në Evropë.

BE-ja ka kërkuar disa herë nga Roma që të fillojë uljen e deficitit, gjë që ka bërë që qeveria Meloni të angazhohet për zbatimin e këtij objektivi në 2026.

Ndryshimet përfshijnë stimuj investimi për bizneset dhe lehtësira tatimore për punonjësit.

Norma tatimore për të ardhurat midis rreth 24 000 dhe 40 000 euro do të ulet nga 35% në 33%.

Mosha e pensionit do të rritet gradualisht në disa raste.

Masat që lidhen me taksimin e bankave dhe kompanive të sigurimeve do të kontribuojnë në financimin e buxhetit.

Buxheti parashikon gjithashtu më shumë shpenzime për mbrojtjen.

PĂ«rveç kĂ«saj, rezervat e arit tĂ« “Banca d’Italia” do tĂ« konsiderohen pronĂ« e popullit italian.

Sipas Bankës Qendrore Evropiane, e cila po monitoron masën nga afër, ky është një akt simbolik.

Pas votimit, Meloni e pĂ«rshkroi buxhetin si njĂ« “paketĂ« serioze dhe tĂ« pĂ«rgjegjshme masash” qĂ« fokusohet nĂ« “burimet e pakta tĂ« disponueshme tek disa prioritetet themelore.”

Megjithatë, liderja e opozitës, Elly Schlein nga Partia Demokrate (PD), tha se buxheti nuk arrin të adresojë shqetësimet më të rëndësishme të italianëve dhe është i gabuar.

“ËshtĂ« njĂ« buxhet kursimesh qĂ« parashikon rritje zero”, tha Schlein./  /Ad.Ab./

The post ITALI – Parlamenti miraton buxhetin e diskutueshĂ«m tĂ« vitit 2026 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Irani reagon ndaj kĂ«rcĂ«nimit amerikan pĂ«r sulme tĂ« tjera izraelite

TEHERAN, 30 dhjetor / ATSH-DPA/ – Irani lĂ«shoi sot njĂ« paralajmĂ«rim tĂ« ashpĂ«r si reagim ndaj kĂ«rcĂ«nimeve tĂ« presidentit amerikan Donald Trump, i cili tha se do tĂ« mbĂ«shteste sulme tĂ« mĂ«tejshme izraelite ndaj Iranit nĂ«se vendi refuzonte njĂ« marrĂ«veshje tĂ« re bĂ«rthamore.

“Republika Islamike e Iranit do tĂ« pĂ«rgjigjet nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme ndaj çdo agresioni dhe do t’i bĂ«jĂ« agresorĂ«t tĂ« pendohen pĂ«r veprimet e tyre”, shkroi presidenti iranian Masoud Pezeshkian nĂ« platformĂ«n sociale X.

Më parë, një këshilltar i udhëheqësit suprem Ayatollah Ali Khamenei paralajmëroi gjithashtu SHBA-në dhe Izraelin se çdo sulm do të provokonte një përgjigje të fortë iraniane.

Ali Shamkhani tha në një postim në X se Irani nuk ka nevojë për leje nga shtetet e tjera për kapacitetet e tij të raketave apo për mbrojtjen e vetvetes.

Gjatë një takimi dje me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në rezidencën e tij Mar-a-Lago në Florida, presidenti Trump tha se do të mbështeste sulme të mëtejshme izraelite ndaj Iranit nëse Teherani refuzon një marrëveshje të re bërthamore dhe vazhdon avancimin e programeve të tij raketore dhe bërthamore.

Izraeli zhvilloi luftë ndaj Iranit për 12 ditë në qershor, duke bombarduar objektiva kyç bërthamore në vend së bashku me SHBA-në.

Megjithëse u vendos një armëpushim, një zgjidhje diplomatike për konfliktin midis armiqve të përbetuar nuk duket në horizont, dhe raporte në të dy vendet kanë përhapur mundësinë e rifillimit të luftës.

Sipas informacioneve izraelite, Irani po punon intensivisht për rindërtimin e arsenaleve të tij raketore, të cilat, së bashku me programin bërthamor, konsiderohen nga Izraeli si një kërcënim i madh./  /Ad.Ab./

The post FOKUS – Irani reagon ndaj kĂ«rcĂ«nimit amerikan pĂ«r sulme tĂ« tjera izraelite appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KIEV – Zelensky: Takim i aleatĂ«ve tĂ« UkrainĂ«s mĂ« 6 janar nĂ« FrancĂ«

KIEV, 30 dhjetor /ATSH-AFP/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky njoftoi sot se javĂ«n e ardhshme nĂ« FrancĂ« do tĂ« zhvillohet njĂ« takim me liderĂ«t e vendeve aleate tĂ« Kievit, nĂ« kuadĂ«r tĂ« pĂ«rpjekjeve diplomatike pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund pushtimit rus tĂ« UkrainĂ«s.

”Takimi, i planifikuar pĂ«r mĂ« 6 janar, pritet tĂ« paraprihet nga njĂ« tjetĂ«r takim nĂ« UkrainĂ«, nĂ« nivelin e kĂ«shilltarĂ«ve tĂ« sigurisĂ« tĂ« vendeve aleate tĂ« Kievit”, shtoi Zelensky nĂ« platformĂ«n X.

“E parashikojmĂ« pĂ«r mĂ« 3 janar”, tha ai.

NdĂ«rkohĂ« nĂ« takimin e zhvilluar tĂ« dielĂ«n nĂ« Florida mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit Zelensky pĂ«r paqen nĂ« UkrainĂ« u hodh ideja e njĂ« takimi trepalĂ«sh mes Zelensky, Putin dhe Trump nĂ« “kohĂ«n e duhur”.

Kjo ide u hodh nga presidenti Trump.

NdĂ«rsa Trump Ă«shtĂ« pĂ«rpjekur t’i japĂ« fund konfliktit pĂ«rmes samiteve tĂ« nivelit tĂ« lartĂ«, pĂ«rfshirĂ« pritjen e Putinit nĂ« Alaska nĂ« gusht, fokusi i pĂ«rpjekjeve intensive diplomatike nĂ« javĂ«t e fundit ka qenĂ« nĂ« zgjidhjen e njĂ« numri tĂ« pikave kyçe tĂ« ngĂ«rçit./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post KIEV – Zelensky: Takim i aleatĂ«ve tĂ« UkrainĂ«s mĂ« 6 janar nĂ« FrancĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TAJVAN – Tajpei: Kina ka lĂ«shuar 27 raketa kundĂ«r ishullit

PEKIN/TAJPEI, 30 dhjetor /ATSH-DPA/ – Manovrat ushtarake nĂ« shkallĂ« tĂ« gjerĂ« tĂ« KinĂ«s rreth Tajvanit vazhduan sot nĂ« ditĂ«n e dytĂ« rresht.

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit njoftoi se brenda 24 orëve u regjistruan 130 fluturime të avionëve ushtarakë kinezë rreth ishullit, shifra e dytë më e lartë e shënuar ndonjëherë për këtë periudhë.

Ushtria Çlirimtare Popullore e KinĂ«s kishte paralajmĂ«ruar se do tĂ« zhvillonte manovra me municion tĂ« vĂ«rtetĂ« nĂ« shtatĂ« zona tĂ« caktuara pranĂ« Tajvanit.

Sipas autoriteteve tajvaneze, ushtria kineze lëshoi sot 27 raketa nga provinca Fujian në  mëngjes dhe pasdite.

”Disa nga raketat ranĂ« brenda zonĂ«s sĂ« vazhdueshme detare prej 24 miljesh tĂ« Tajvanit, por mbetĂ«n jashtĂ« ujĂ«rave territoriale prej 12 miljesh”, thanĂ« zyrtarĂ«t nĂ« Tajpei.

Ndërkohë, dhjetëra avionë kinezë kaluan vijën e mesit të Ngushticës së Tajvanit dhe hynë në hapësirën ajrore të ishullit.

Ministria e Mbrojtjes shtoi se edhe anije të shumta kineze iu afruan ose hynë në ujërat e kufizuara.

Forcat e armatosura të Tajvanit monitoruan situatën dhe reaguan përmes forcave të përbashkëta dhe sistemeve mbrojtëse.

Pekini e konsideron Tajvanin pjesë të territorit të tij dhe ka deklaruar vazhdimisht se synon ta vendosë nën kontroll, nëse është e nevojshme edhe me forcë ushtarake. Ishulli qeveriset në mënyrë demokratike prej dekadash./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post TAJVAN – Tajpei: Kina ka lĂ«shuar 27 raketa kundĂ«r ishullit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

LONDËR – Rifillim gradual i trenave nĂ« Tunelin e La Manshit

LONDËR, 30 dhjetor /ATSH-DPA/ – ShĂ«rbimet hekurudhore pĂ«rmes Tunelit tĂ« La Manshit nga Londra drejt EvropĂ«s kontinentale pritet tĂ« rifillojnĂ« gradualisht, pas njĂ« incidenti tĂ« mĂ«parshĂ«m me furnizimin me energji elektrike, njoftoi sot operatori i tunelit.

“Getlink”, kompania qĂ« menaxhon dhe operon Tunelin e La Manshit tha nĂ« njĂ« deklaratĂ« se “njĂ« incident i lidhur me furnizimin me energji pĂ«r trenat ndodhi mbrĂ«mĂ« nĂ« njĂ« pjesĂ« tĂ« tunelit”.

Sipas kompanisë, nevojitet një ndërhyrje teknike, e cila është aktualisht duke u kryer, ndërsa shërbimi është pezulluar përkohësisht në të dy drejtimet.

“Trafiku pritet tĂ« rifillojĂ« gradualisht rreth sot pĂ«r klientĂ«t”, thuhet mĂ« tej nĂ« deklaratĂ«.

Ndërkohë, trenat nga Londra drejt Evropës kontinentale u pezulluan përkohësisht për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike dhe udhëtarët u këshilluan të mos paraqiteshin në stacione.

Kompania “Eurostar” kĂ«rkoi ndjesĂ« pĂ«r pasojat e shkaktuara, duke deklaruar se “iu vinte shumĂ« keq pĂ«r ndikimin qĂ« kjo situatĂ« mund tĂ« kishte nĂ« planet  e udhĂ«timit”./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post LONDËR – Rifillim gradual i trenave nĂ« Tunelin e La Manshit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BERLIN – Merz & Von der Leyen: BE dhe Kanadaja shtojnĂ« pĂ«rpjekjet pĂ«r paqen nĂ« UkrainĂ«

BERLIN, 30 dhjetor /ATSH-DPA/ – ZyrtarĂ« evropianĂ« dhe kanadezĂ« kanĂ« koordinuar pĂ«rpjekje tĂ« mĂ«tejshme pĂ«r tĂ« çuar pĂ«rpara procesin e paqes nĂ« UkrainĂ«, deklaruan sot kancelari gjerman Friedrich Merz dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Po e çojmĂ« pĂ«rpara procesin e paqes. Tani kĂ«rkohen transparencĂ« dhe ndershmĂ«ri nga tĂ« gjithĂ«, pĂ«rfshirĂ« RusinĂ«â€, shkroi Merz nĂ« platformĂ«n X.

Von der Leyen tha se ishte zhvilluar një diskutim i mirë lidhur me mbështetjen për Ukrainën, sigurinë e saj dhe rindërtimin e vendit, i cili po mbrohet nga një pushtim i plotë rus që prej vitit 2022.

“NĂ« fund tĂ« fundit, prosperiteti i njĂ« shteti tĂ« lirĂ« ukrainas qĂ«ndron nĂ« anĂ«tarĂ«simin nĂ« Bashkimin Evropian. Kjo Ă«shtĂ« gjithashtu njĂ« garanci kyçe sigurie nĂ« vetvete”, shkroi presidentja e Komisionit Evropian.

“Zgjerimi nuk pĂ«rfiton vetĂ«m vendet qĂ« anĂ«tarĂ«sohen, por, siç tregojnĂ« valĂ«t e njĂ«pasnjĂ«shme tĂ« zgjerimit, pĂ«rfiton e gjithĂ« Evropa”, shtoi Von der Leyen.

Megjithëse kohët e fundit janë zhvilluar bisedime mes presidentit amerikan Donald Trump, presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe udhëheqësit të Kremlinit Vladimir Putin, përpjekjet për paqe aktualisht janë zbehur nga akuzat ruse se Kievi ka shënjestruar vetë Putinin.

Moska pretendon se Ukraina ka tentuar një sulm me dron te dielen në mbrëmje ndaj rezidencës së Putin, akuzë që Ukraina e ka mohuar, duke deklaruar se një sulm i tillë nuk ka ndodhur. /Ad.Ab./ a.jor.

The post BERLIN – Merz & Von der Leyen: BE dhe Kanadaja shtojnĂ« pĂ«rpjekjet pĂ«r paqen nĂ« UkrainĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump mbĂ«shtet sulme tĂ« tjera izraelite, nĂ«se Irani zgjeron programin e raketave

UASHINGTON, 29 dhjetor /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi sot se do tĂ« mbĂ«shteste sulme tĂ« tjera izraelite ndaj Iranit, nĂ«se Teherani refuzonte njĂ« marrĂ«veshje tĂ« re bĂ«rthamore dhe vijon avancimin e programeve tĂ« raketave dhe armĂ«ve bĂ«rthamore.

“Tani dĂ«gjoj se Irani po pĂ«rpiqet tĂ« avancojĂ« programet raketore, dhe nĂ«se po, do tĂ« na duhet t’i godasim sĂ«rish”, tha Trump gjatĂ« njĂ« takimi me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu nĂ« rezidencĂ«n e tij Mar-a-Lago nĂ« Florida.

Trump sugjeroi se ndërhyrja do të ishte edhe më urgjente nëse përpjekjet diplomatike për të ndalur programin bërthamor të Iranit dështojnë.

“Do ta bĂ«jmĂ« menjĂ«herĂ«â€, u shpreh ai, duke iu referuar sulmeve tĂ« mundshme.

Ali Shamkhani, kĂ«shilltar i lartĂ« i udhĂ«heqĂ«sit Suprem tĂ« Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, reagoi nĂ« njĂ« postim nĂ« platformĂ«n X, duke thĂ«nĂ« se aftĂ«sitĂ« raketore dhe mbrojtĂ«se tĂ« Iranit “nuk janĂ« tĂ« kufizueshme dhe nuk varen nga lejet”.

“Çdo agresion do tĂ« pĂ«rballet me njĂ« pĂ«rgjigje tĂ« menjĂ«hershme dhe tĂ« ashpĂ«r, pĂ«rtej imagjinatĂ«s sĂ« planifikuesve tĂ« tij”,  shtoi ai.

Izraeli zhvilloi një lufte 12 ditore kundër Iranit në qershor, duke bombarduar objekte kyçe bërthamore në vend, në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara.

Pavarësisht  armëpushimit, një zgjidhje diplomatike e konfliktit mes dy armiqve të betuar nuk duket në horizont, ndërsa në të dy vendet kanë qarkulluar raportime për një rifillim të mundshëm të luftës.

Sipas burimeve izraelite, Irani po punon intensivisht për të rindërtuar arsenalin e tij të raketave, i cili, së bashku me programin bërthamor, shihet nga Izraeli si një kërcënim madhor./   /Ad.Ab./

The post SHBA – Trump mbĂ«shtet sulme tĂ« tjera izraelite, nĂ«se Irani zgjeron programin e raketave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ITALI – Roma konfirmon ndihmĂ«n ushtarake pĂ«r Kievin edhe nĂ« 2026

ROMË, 29 dhjetor /ATSH-DPA/ – Italia do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« ofrojĂ« ndihmĂ« ushtarake pĂ«r UkrainĂ«n edhe vitin e ardhshĂ«m, pasi qeveria e djathtĂ« e kryeministres Giorgia Meloni miratoi sot njĂ« dekret qĂ« autorizon dorĂ«zimin e vazhdueshĂ«m tĂ« armĂ«ve dhe pajisjeve ushtarake pĂ«r Kievin.

Italia konsiderohet një nga partneret më të besueshme të Ukrainës brenda NATO-s.

Megjithatë, vendimi për vazhdimin e ndihmës ushtarake në 2026, që ishte parashikuar të miratohej në fillim të dhjetorit, u shty pas kundërshtimeve nga një nga partnerët e koalicionit.

Partia populiste e djathtĂ« “Lega”, e udhĂ«hequr nga zĂ«vendĂ«skryeministri Matteo Salvini, kĂ«rkoi ndryshime nĂ« tekst pĂ«r tĂ« theksuar mĂ« shumĂ« ndihmĂ«n civile dhe qĂ« dorĂ«zimi i armĂ«ve tĂ« shĂ«nohej qartĂ« si pĂ«r qĂ«llime mbrojtjeje.

Më pas qeveria ra dakord për ndryshime të vogla gjuhësore pa ndryshuar në mënyrë të ndjeshme përmbajtjen e dekretit, i cili gjithashtu parashikon zgjatjen e lejeve të qëndrimit për disa ukrainas në Itali.

Salvini është bërë gjithnjë e më kritik ndaj ndihmës ushtarake për Ukrainën.

Në nëntor, ai deklaroi se dërgimi i armëve nuk do ta zgjidhte konfliktin./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post ITALI – Roma konfirmon ndihmĂ«n ushtarake pĂ«r Kievin edhe nĂ« 2026 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

TEL AVIV – Izraeli planifikon vendosjen e sistemeve me lazer nĂ« avionĂ«

TEL AVIV, 29 dhjetor /ATSH-DPA/ – Izraeli po planifikon tĂ« zhvillojĂ« mĂ« tej sistemin e tij tĂ« ri tĂ« interceptimit me laser me fuqi tĂ« lartĂ«, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« mund tĂ« instalohet edhe nĂ« avionĂ«, pĂ«rveç pĂ«rdorimit nĂ« tokĂ«, tha sot njĂ« nga punonjĂ«sit e kĂ«rkimeve.

“Jemi tashmĂ« nĂ« gjeneratĂ«n tjetĂ«r”, tha  pĂ«r transmetuesin “Kan”,  Daniel Gold, kreu i kĂ«rkimeve dhe zhvillimit pĂ«r mbrojtjen.

Forcat izraelite morĂ«n dje sistemin e interceptimit me lazer me fuqi tĂ« lartĂ«, tĂ« njohur si “Iron Beam”, i cili do tĂ« integrohet nĂ« sistemet ekzistuese tĂ« mbrojtjes kundĂ«r raketave me shumĂ« shtresa.

Sistemi i lazerit u zhvillua nga kompanitĂ« izraelite tĂ« mbrojtjes “Elbit Systems “dhe “Rafael”, sipas MinistrisĂ« sĂ« Mbrojtjes.

“Iron Beam” Ă«shtĂ« dizajnuar pĂ«r tĂ« punuar paralel me sistemet ”Iron Dome”, ”David’s Sling” dhe ”Arrow”.

”Testet kanĂ« treguar se sistemi mund tĂ« ndalojĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« besueshme raketat, mortajat, avionĂ«t dhe dronĂ«t”, tha ministria, duke shtuar se funksionimi i tij Ă«shtĂ« dukshĂ«m mĂ« i lirĂ« se sistemet konvencionale me raketa./ /Ad.Ab./  a.jor.

The post TEL AVIV – Izraeli planifikon vendosjen e sistemeve me lazer nĂ« avionĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

IRAN – ShpĂ«rthejnĂ« protestat pĂ«r krizĂ«n ekonomike nĂ« vend

TEHERAN, 29 dhjetor /ATSH-DPA/ – Protestat nĂ« disa zona tĂ« kryeqytetit iranian vazhduan sot nĂ« ditĂ«n e dytĂ« rresht, ndĂ«rkohĂ« qĂ« zemĂ«rimi pĂ«r pĂ«rkeqĂ«simin e krizĂ«s ekonomike tĂ« vendit nxiti njerĂ«zit tĂ« dilnin nĂ« rrugĂ«.

DĂ«shmitarĂ«t thanĂ« se qindra pronarĂ« dyqanesh mbyllĂ«n bizneset e tyre dhe i ftuan tĂ« tjerĂ«t t’iu bashkohen protestave, tĂ« cilat nisĂ«n pasi valuta kombĂ«tare, monedha vendase, riali, ra nĂ« njĂ« nivel rekord brenda pak orĂ«sh, duke paralizuar tregtinĂ« dhe duke lĂ«nĂ« tregjet dhe tregtarĂ«t nĂ« njĂ« gjendje konfuzioni.

Ajo qĂ« filloi si njĂ« protestĂ« ekonomike shpejt u kthye nĂ« njĂ« manifestim politik, me thirrje si “Vdekje diktatorit” kundĂ«r sistemit islamik.

Sipas dëshmitarëve, policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat.

Demonstratat sot  thuhet se u bënë më të mëdha dhe më sfiduese.

DĂ«shmitarĂ«t raportuan se protestuesit brohorisnin sloganet kundĂ«r sistemit islamik dhe qeverisĂ«, madje duke kĂ«rkuar rikthimin e monarkisĂ« me thirrje “RroftĂ« mbreti”.

Mediet lokale e pranuan me kujdes ekzistencën e protestave në disa pazare dhe qendra tregtare në Teheran, por shmangën raportimin për sloganet e ashpra politike.

Video të shpërndara në rrjetet sociale treguan turma të mëdha, megjithëse nuk mund të verifikoheshin në mënyrë të pavarur.

VĂ«zhguesit thonĂ« se pĂ«rshkallĂ«zimi i papritur mund tĂ« jetĂ« nxitur nga deklaratat e ministrit tĂ« JashtĂ«m, Abbas Araghchi, i cili pĂ«rshkroi sanksionet ndĂ«rkombĂ«tare ndaj Iranit si njĂ« “problem, por edhe njĂ« bekim pĂ«r popullin”.

Inflacioni në Iran ka arritur prej muajsh nivele astronomike që e bëjnë të pamundur blerjen e artikujve bazë.

Qiratë e larta gjithashtu kanë detyruar shumë të rinj iranianë të kthehen në shtëpitë e prindërve të tyre./   /Ad.Ab./ a.jor.

The post IRAN – ShpĂ«rthejnĂ« protestat pĂ«r krizĂ«n ekonomike nĂ« vend appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

RUSI – Putin: Sulmi ukrainas mund tĂ« pĂ«rmbysĂ« negociatat pĂ«r paqe

MOSKË/KIEV, 20 dhjetor /ATSH -DPA/ – Presidenti rus, Vladimir Putin, i deklaroi presidentit amerikan Donald Trump se synon tĂ« rishikojĂ« pozicionin e tij nĂ« negociatat pĂ«r pĂ«rfundimin e luftĂ«s nĂ« UkrainĂ«, pas njĂ« sulmi tĂ« pretenduar nga Kievi ndaj njĂ« prej rezidencave tĂ« tij, sipas Kremlinit.

Yuri Ushakov, këshilltar për politikën e jashtme i Putinit, tha se Trump dhe Putin kanë biseduar përsëri sot, pas takimit dje mes presidentit amerikan dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky në Florida.

Gjatë bisedës telefonike, lideri rus informoi Trumpin se forcat ukrainase supozohet se kanë tentuar të sulmojnë një prej rezidencave të tij presidenciale në rajonin perëndimor të Novgorodit me dhjetëra dronë, një pretendim që u hodh menjëherë poshtë nga Kievi.

Ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, tha se sulmi dje në mbrëmje nuk shkaktoi dëme apo të lënduar, me mbrojtjen ajrore ruse që shkatërroi të gjithë dronët.

Ai akuzoi udhëheqjen ukrainase për praktikimin e terrorizmit shtetëror dhe tha se objektivat për sulme hakmarrëse në Ukrainë tashmë ishin identifikuar.

Ushakov tha se Trump ishte tronditur nga rrëfimi i Putinit.

“NĂ« pamje tĂ« terrorizmit shtetĂ«ror tĂ« ushtruar nga Kievi, pala ruse nuk mund tĂ« veprojĂ« ndryshe”, theksoi kĂ«shilltari, duke iu referuar njĂ« ndryshimi tĂ« mundshĂ«m tĂ« pozicionit negociues tĂ« RusisĂ«.

”Putin i theksoi Trumpit se pala ruse dĂ«shiron tĂ« vazhdojĂ« tĂ« punojĂ« ngushtĂ« me partnerĂ«t amerikanĂ« pĂ«r tĂ« gjetur mĂ«nyra pĂ«r tĂ« arritur paqen”, sipas Ushakov.

NdĂ«rkohĂ«, Zelensky hodhi poshtĂ« pretendimet e MoskĂ«s si “gĂ«njeshtra tipike ruse” nĂ« disa postime nĂ« rrjetet sociale.

Ai tha se Kremlini po përdorte sulmin e trilluar si një pretekst për të përgatitur sulme ruse mbi ndërtesat qeveritare në Kiev.

MegjithĂ«se Trump siguroi se njĂ« marrĂ«veshje “mund tĂ« jetĂ« shumĂ« afĂ«r”, takimi i sĂ« dielĂ«s me Zelenskyn pĂ«rfundoi pa asnjĂ« rezultat tĂ« prekshĂ«m.

Sipas Ushakov, Trump gjithashtu informoi Putinin për bisedimet e djeshme me Zelenskyn./ /Ad.Ab./ a.jor.

The post RUSI – Putin: Sulmi ukrainas mund tĂ« pĂ«rmbysĂ« negociatat pĂ«r paqe appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BRUKSEL – BE: Normalizimi i marrĂ«dhĂ«nieve KosovĂ«-Serbi e vetmja mĂ«nyrĂ« qĂ« palĂ«t tĂ« pĂ«rparojnĂ« nĂ« rrugĂ«n evropiane

SHKUP, 29 dhjetor /ATSH-AA/ – Pas zgjedhjeve tĂ« djeshme tĂ« mbajtura nĂ« KosovĂ«, Bashkimi Evropian ka pĂ«rshĂ«ndetur zhvillimin e tyre dhe ka kĂ«rkuar formimin e shpejtĂ« tĂ« institucioneve nĂ« vend dhe pĂ«rshpejtimin e reformave evropiane.

Në një deklarate të përbashkët, shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas dhe komisionerja për zgjerimin, Marta Kos, përshëndetën pjesëmarrjen aktive të të gjitha komuniteteve dhe partive të tyre politike në zgjedhje.

Kallas dhe Kos theksuan se procesi zgjedhor tregoi njĂ« “angazhim tĂ« fortĂ« ndaj parimeve demokratike”.

“Pas ngĂ«rçit politik pas zgjedhjeve tĂ« shkurtit tĂ« vitit 2025, ne presim me padurim formimin e shpejtĂ« tĂ« Kuvendit dhe qeverisĂ« sĂ« re dhe vazhdimin e angazhimit tonĂ« me autoritetet. Qeveria e re duhet tĂ« dyfishojĂ« pĂ«rpjekjet e saj pĂ«r reformat shumĂ« tĂ« nevojshme qĂ« kanĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« me BE-nĂ«â€, theksuan pĂ«rfaqĂ«sueset e BE-sĂ«.

Ato gjithashtu i bënë thirrje Kuvendit që sapo të formohet të ratifikojë marrëveshjet që lidhen me Planin e Rritjes, përkatësisht instrumentin e BE-së për Ballkanin Perëndimor me afat të kufizuar, i miratuar për periudhën 2024-2027, në mënyrë që të shfrytëzohen plotësisht të gjitha mundësitë që ofron ky plan, në dobi të popullatës së saj.

“Normalizimi i marrĂ«dhĂ«nieve mes KosovĂ«s dhe SerbisĂ«, i lehtĂ«suar nga Bashkimi Evropian, vazhdon tĂ« mbetet e vetmja mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« dyja palĂ«t tĂ« arrijnĂ« pĂ«rparim nĂ« rrugĂ«t e tyre evropiane”, theksuan mĂ« tej, duke u shprehur qĂ« tĂ« gjitha obligimet qĂ« rrjedhin nga MarrĂ«veshja pĂ«r RrugĂ«n drejt Normalizimit, si dhe tĂ« gjitha marrĂ«veshjet e mĂ«parshme tĂ« Dialogut, tĂ« zbatohen pa vonesa apo parakushte tĂ« mĂ«tejshme

Po ashtu ato rikujtuan se BE-ja po ecën përpara me heqjen e masave ndaj Kosovës, duke përmendur se 216 milionë euro ndihmë financiare tashmë janë disbursuar pas transferimit të rregullt të qeverisjes lokale pas zgjedhjeve të fundit lokale dhe synimin për të disbursuar edhe 205 milionë euro shtesë në fillim të vitit të ardhshëm./  /Ad.Ab./

The post BRUKSEL – BE: Normalizimi i marrĂ«dhĂ«nieve KosovĂ«-Serbi e vetmja mĂ«nyrĂ« qĂ« palĂ«t tĂ« pĂ«rparojnĂ« nĂ« rrugĂ«n evropiane appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GREQI – FermerĂ«t bllokojnĂ« sĂ«rish rrugĂ«t, pas pĂ«rshkallĂ«zimit tĂ« protestave

ATHINË, 29 dhjetor /ATSH-ANA/ –  Protestat e fermerĂ«ve nĂ« bllokadĂ«n e Bralos u  pĂ«rshkallĂ«zuan sot, pas njĂ« vendimi unanim tĂ« mbledhjes sĂ« pĂ«rgjithshme qĂ« u zhvillua mbrĂ«mĂ«.

Fermerët vendosën të vazhdojnë me një bllokim dyorësh të rrugëve dytësore dhe hyrjeve në rrjetin kombëtar dhe provincial.

Vendimi u mor në një atmosferë të tensionuar, pasi ishin bërë njoftime në orët e mëparshme sipas të cilave përfaqësuesit e tyre kishin marrë pjesë në takimin e Epanomit dhe kishin nënshkruar tekstin përkatës.

Mbledhja e pĂ«rgjithshme e mohoi kategorikisht kĂ«tĂ«, duke sqaruar se “prania e tyre nĂ« Epanomi ishte vetĂ«m si vĂ«zhgues dhe pa asnjĂ« autorizim apo vendim pĂ«r bllokadĂ«n”.

Njëkohësisht, ata deklaruan se mbështesin plotësisht Komitetin Panhelenik të Bllokadave, në të cilin marrin pjesë, dhe identifikohen plotësisht me vendimet dhe kuadrin që është rënë dakord, duke refuzuar çdo interpretim tjetër.

Në vendimin e tyre, ata përsëritën se, pavarësisht përshkallëzimit të protestave, do të vazhdojnë të tregojnë përgjegjësi shoqërore, duke lehtësuar trafikun në pamje të largimit dhe kthimit të udhëtarëve gjatë festave./   /Ad.Ab./ a.jor.

The post GREQI – FermerĂ«t bllokojnĂ« sĂ«rish rrugĂ«t, pas pĂ«rshkallĂ«zimit tĂ« protestave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – FIFA: Mbi 150 milionĂ« aplikime pĂ«r biletat e BotĂ«rorit

BERLIN, 29 dhjetor /ATSH-DPA/ – FIFA ka marrĂ« mbi 150 milionĂ« aplikime pĂ«r biletat e BotĂ«rorit tĂ« vitit tĂ« ardhshĂ«m, nĂ« gjysmĂ«n e fazĂ«s sĂ« fundit tĂ« shitjes sĂ« tyre.

Organizata më e lartë e futbollit bëri të ditur sot se aplikimet kanë ardhur nga mbi 200 vende dhe territore.

FIFA njoftoi se turneu në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada është mbi kapacitet me 30 herë më shumë kërkesa sesa vendet e disponueshme dhe se numri i aplikimeve është 3,4 herë më i madh se pjesëmarrja totale në të gjitha botëroret e mëparshme që nga edicioni i parë në 1930-n.

“Kjo pĂ«rgjigje e jashtĂ«zakonshme nga tifozĂ«t pasionantĂ« Ă«shtĂ« njĂ« tregues i vĂ«rtetĂ« i dashurisĂ« globale pĂ«r futbollin tonĂ«â€, tha presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Faza e fundit e shitjes filloi më 11 dhjetor dhe do të zgjasë deri më 13 janar, pas së cilës biletat do të vendosen me short.

Kjo është hera e parë që shumica e ndeshjeve të grupeve janë të njohura që nga shorti i 5 dhjetorit.

Ka më shumë bileta në dispozicion se në edicionet e mëparshme, pasi Botërori është zgjeruar nga 32 në 48 ekipe dhe nga 64 në 104 ndeshje.

Procesi i shitjes nuk ka kaluar pa polemika, pasi grupet e tifozëve kritikuan çmimet e larta të biletave.

FIFA më pas prezantoi disa bileta me çmim 60 dollarë për tifozët që aplikojnë për biletat nga kontingjenti i ekipeve pjesëmarrëse./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post FOKUS – FIFA: Mbi 150 milionĂ« aplikime pĂ«r biletat e BotĂ«rorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SPANJË – Tre tĂ« vdekur nga reshjet e dendura nĂ« Andaluzi

MADRID, 29 dhjetor /ATSH/ – Reshjet e dendura tĂ« shiut nĂ« rajonin jugor spanjoll tĂ« AndaluzisĂ« kanĂ« shkaktuar tre  tĂ« vdekur dhe qindra ndĂ«rhyrje tĂ« shĂ«rbimeve emergjente, njoftuan sot  autoritetet rajonale, sipas Euronews.

Viktima e parë u gjet në Alhaurín El Grande, në provincën e Malagës, pasi ishte zhdukur bashkë me një person tjetër kur automjeti  i tyre u mor nga rrjedha e një lumi.

Garda Civile, zjarrfikësit, Mbrojtja Civile dhe shërbime të tjera emergjente zhvilluan operacione kërkim-shpëtimi.

Trupi i personit të dytë u gjet rreth mesditës.

Dy viktimat ishin 53 dhe 54 vjeç.

Ndërkohë, u konfirmua edhe gjetja e trupit të një 18-vjeçari të raportuar të zhdukur në Ilora, në provincën e Granadës.

Malaga regjistroi numrin më të lartë të incidenteve, gjithsej 343, e ndjekur nga Granada me 58 dhe Almería me 48.

Provinca të tjera të Andaluzisë raportuan incidente sporadike.

Rastet më të shpeshta përfshinin përmbytje banesash, garazhesh dhe rrugësh, mbyllje akseve rrugore, automjete të bllokuara nga uji dhe balta, si dhe rrëshqitje gurësh, veçanërisht në zona rurale dhe malore.

Qeveria rajonale aktivizoi Planin e Emergjencës për Rrezikun nga Përmbytjet për të koordinuar burimet dhe për të garantuar sigurinë publike. Gjithsej 36 bashki andaluziane zbatuan plane territoriale të mbrojtjes civile, kryesisht në provincat më të goditura nga reshjet.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, u bëri thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar. Shërbimet emergjente vijuan të rekomandojnë vigjilencë maksimale, edhe pse kushtet e motit janë përmirësuar dhe shumica e paralajmërimeve janë çaktivizuar.

Autoritetet këshilluan shmangien e udhëtimeve të panevojshme dhe ndaluan kalimin në zona të përmbytura ose pranë rrjedhave aktive të ujit./   /Ad.Ab./  a.jor.

The post SPANJË – Tre tĂ« vdekur nga reshjet e dendura nĂ« Andaluzi appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GAZA – Hamasi konfirmon vrasjen e pesĂ« zyrtarĂ«ve tĂ« lartĂ« nga Izraeli

GAZA/TEL AVIV, 29 dhjetor /ATSH-DPA/ – Grupi ekstremist palestinez Hamas konfirmoi sot  zyrtarisht vdekjen e pesĂ« anĂ«tarĂ«ve tĂ« lartĂ« tĂ« tij gjatĂ« sulmeve izraelite nĂ« Rripin e GazĂ«s, pĂ«rfshirĂ« vĂ«llanĂ« e Yehya al-Sinwarit, i konsideruar gjerĂ«sisht si arkitekti i sulmeve tĂ« 7 tetorit.

Mes tĂ« vrarĂ«ve Ă«shtĂ« Mohammed al-Sinwar, si edhe Abu Obeida, ish-zĂ«dhĂ«nĂ«s i brigadave ”Al-Qassam”, krahu ushtarak i Hamasit, si dhe komandanti i lartĂ« Raed Saad.

Izraeli kishte njoftuar vrasjen e Saadit më 13 dhjetor, ndërsa ushtria izraelite raportoi që në qershor se kishte gjetur eshtrat e al-Sinwarit në një tunel nëntokësor në Gaza.

Raed Saad konsiderohej planifikuesi kryesor i sulmeve të 7 tetorit 2023 në jug të Izraelit, ku u vranë rreth 1 200 persona dhe më shumë se 250 të tjerë u rrëmbyen dhe u dërguan në Rripin e Gazës.

Në kuadër të fushatës ushtarake që pasoi, Izraeli ka vrarë disa drejtues të Hamasit në Gaza, përfshirë Yehya al-Sinwarin dhe komandantin e lartë Mohammed Deif. Shefi politik i grupit, Ismail Haniyeh, u vra vitin e kaluar në një sulm në Teheran.

Ushtria izraelite vazhdon të synojë udhëheqjen e Hamasit në Gaza, pavarësisht armëpushimit që hyri në fuqi më 10 tetor.

Ndërkohë, Khalil al-Haya, zyrtari më i lartë i Hamasit jashtë territorit palestinez, kalon pjesën më të madhe të kohës në Katar. Ai vazhdon të kryesojë delegacionin e Hamasit në negociatat indirekte me Izraelin, pasi i mbijetoi një sulmi izraelit ndaj një grupi zyrtarësh të Hamasit në Doha në dhjetor./   /Ad.Ab./ a.jor.

The post GAZA – Hamasi konfirmon vrasjen e pesĂ« zyrtarĂ«ve tĂ« lartĂ« nga Izraeli appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

RUSI – Kremlini: Negociatat pĂ«r paqen nĂ« UkrainĂ« nĂ« fazĂ«n pĂ«rfundimtare

MOSKË, 29 dhjetor /ATSH-DPA/ – Moska beson se paqja nĂ« UkrainĂ« po afrohet dhe pajtohet me vlerĂ«simin e presidentit amerikan, Donald Trump se palĂ«t ndĂ«rluftuese janĂ« pranĂ« njĂ« zgjidhjeje dhe se negociatat kanĂ« hyrĂ« nĂ« fazat e tyre pĂ«rfundimtare, deklaroi sot pĂ«r agjencitĂ« ruse tĂ« lajmeve zĂ«dhĂ«nĂ«si i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Megjithatë, ai nuk specifikoi se cilat opsione të planit të paqes po diskuton aktualisht Moska me Uashingtonin.

Drafti fillestar me 28 pika u reduktua në 20, pas kundërshtimeve nga evropianët dhe ukrainasit.

Trump foli me presidentin rus Vladimir Putin përpara se të takohej dje me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Peskov tha se njĂ« tjetĂ«r telefonatĂ« pritet tĂ« zhvillohet “nĂ« njĂ« tĂ« ardhme shumĂ« tĂ« afĂ«rt”, pa dhĂ«nĂ« detaje tĂ« mĂ«tejshme.

Deklaratat e Peskovit nuk tregojnë ndonjë lëshim nga pala ruse. Moska vazhdon të këmbëngulë në kërkesat e saj maksimale, përfshirë pretendimet territoriale ndaj Ukrainës.

“Rusia po shqyrton pĂ«rfundimin e konfliktit ushtarak me synimin pĂ«r tĂ« arritur objektivat e saj”, tha zĂ«dhĂ«nĂ«si, duke theksuar sĂ«rish se Moska nuk do tĂ« devijojĂ« nga qĂ«llimet e saj.

Peskov iu pĂ«rgjigj kĂ«rkesĂ«s sĂ« Zelenskyt pĂ«r njĂ« “Plan B” rus me njĂ« kĂ«rcĂ«nim, duke vĂ«nĂ« nĂ« dukje se Ă«shtĂ« Ukraina ajo qĂ« vazhdon tĂ« humbasĂ« territor.

“Dhe nesĂ«r, situata do tĂ« jetĂ« ndryshe nga ajo qĂ« mbizotĂ«ron sot”, tha ai, duke lĂ«nĂ« tĂ« kuptohet se Rusia mund t’i ashpĂ«rsojĂ« kĂ«rkesat e saj nĂ«se Ukraina nuk tĂ«rhiqet shpejt.

Pavarësisht deklarimeve për gatishmëri për negociata, Putin vazhdon të pretendojë rajonin lindor të Donbasit në Ukrainë, edhe pse Moska ende nuk ka arritur kontroll të plotë ushtarak mbi këtë zonë industriale./   /Ad.Ab./ a.jor.

The post RUSI – Kremlini: Negociatat pĂ«r paqen nĂ« UkrainĂ« nĂ« fazĂ«n pĂ«rfundimtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Greqia, Izraeli dhe Qiproja intensifikojnĂ« manovrat e pĂ«rbashkĂ«ta nĂ« Mesdheun Lindor

ATHINË, 29 dhjetor /ATSH/ – Greqia, Izraeli dhe Qiproja do tĂ« shtojnĂ« manovrat e pĂ«rbashkĂ«ta ajrore dhe detare nĂ« Mesdheun lindor gjatĂ« vitit 2026, duke thelluar bashkĂ«punimin e tyre nĂ« fushĂ«n e mbrojtjes, bĂ«nĂ« tĂ« ditur sot zyrtarĂ« ushtarakĂ« grekĂ«, sipas Reuters.

Tre vendet e Mesdheut lindor janë afruar ndjeshëm gjatë dekadës së fundit përmes stërvitjeve të përbashkëta ushtarake, prokurimeve në mbrojtje dhe bashkëpunimit energjetik, zhvillime që ndiqen nga afër nga rivali rajonal, Turqia.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Greqisë (GEETHA) njoftoi se javën e kaluar, në Qipro, zyrtarë të lartë ushtarakë nga të tre vendet nënshkruan një plan të përbashkët veprimi për bashkëpunim në mbrojtje, pa dhënë detaje të tjera.

Marrëveshja pason një takim në Jerusalem mes kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, presidentit qipriot Nikos Christodoulides dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, ku u nënshkrua një marrëveshje për forcimin e sigurisë detare dhe avancimin e projekteve të ndërlidhjes energjetike.

NjĂ« zyrtar i lartĂ« grek, i njohur me çështjen, tha se marrĂ«veshja ushtarake do tĂ« pĂ«rfshijĂ« stĂ«rvitje tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta detare dhe ajrore, si edhe transferim tĂ« njohurive nga Izraeli drejt GreqisĂ« dhe Qipros pĂ«r t’u pĂ«rballur me kĂ«rcĂ«nime “asimetrike” dhe “simetrike”.

“Greqia dhe Izraeli do tĂ« intensifikojnĂ« stĂ«rvitjet e pĂ«rbashkĂ«ta pas armĂ«pushimit nĂ« Gaza, me pjesĂ«marrjen e Qipros”, tha zyrtari, duke shtuar se Athina planifikon tĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« stĂ«rvitjen detare izraelite “Noble Dina” nĂ« muajt nĂ« vijim nĂ« Mesdheun lindor.

Nga qeveria qipriote nuk pati koment të menjëhershëm, por partia kryesore e opozitës, AKEL (Komuniste), shprehu rezerva.

“Christodoulides po thellon bashkĂ«punimin ushtarak-politik me Izraelin pa marrĂ« parasysh rreziqet dhe pasojat e kĂ«saj zgjedhjeje”, thuhet nĂ« deklaratĂ«n e saj.

Greqia dhe Qiproja kanë blerë tashmë sisteme raketore nga Izraeli me vlerë miliarda euro.

Athina po ashtu Ă«shtĂ« nĂ« bisedime pĂ«r tĂ« blerĂ« nga Izraeli sisteme kundĂ«rajrore dhe kundĂ«r-raketore me rreze tĂ« mesme dhe tĂ« gjatĂ« veprimi pĂ«r njĂ« sistem tĂ« planifikuar shumĂ«-shtresor tĂ« mbrojtjes ajrore dhe kundĂ«r dronĂ«ve, tĂ« njohur si “Mburoja e Akilit”, me kosto tĂ« vlerĂ«suar rreth tre miliardĂ« euro (3,5 miliardĂ« dollarĂ«).

Këtë muaj, parlamenti grek miratoi blerjen e 36 sistemeve të artilerisë raketore PULS nga Izraeli, për të forcuar mbrojtjen përgjatë kufirit verilindor të Greqisë me Turqinë dhe në ishujt grekë të detit Egje./   /Ad.Ab./

The post FOKUS – Greqia, Izraeli dhe Qiproja intensifikojnĂ« manovrat e pĂ«rbashkĂ«ta nĂ« Mesdheun Lindor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌