Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

VIDEO/ Policia Rrugore në terren: Gomat dimërore dhe zinxhirët të detyrueshme në zonat malore

Policia Rrugore apelon që drejtuesit e automjeteve që të përdorin goma dimërore dhe pajisje antirrëshqitëse ndërsa në mjaft zona temperaturat kanë rënë nën zero dhe ka reshje bore. Drejtori i Policisë Rrugore, Perlat Vatoci inspektoi shërbimet e Policisë Rrugore në Rrugën e Arbrit, për të parë nga afër situatën dhe për të komunikuar me punonjësit e Policisë që janë të angazhuar në këtë aks rrugor…

Source

Policia Rrugore apel për drejtuesit e automjeteve: Përdorni goma dimërore dhe pajisje antirrëshqitëse

✇Albeu
By: M C

Drejtori i Policisë Rrugore, Perlat Vatoci ka inspektuar shërbimet e planizuara në Rrugën e Arbërit, për të parë nga afër situatën me qarkullimin e mjeteve dhe për të komunikuar me punonjësit që janë të angazhuar në këtë aks rrugor.

Nëpërmjet tyre, gjatë pasdites së sotme ai u ka përcjellë një mesazh të gjithë drejtuesve të automjeteve që qarkullojnë në zona malore ku ka prezencë të reshjeve të dëborës:

“Të gjithë drejtuesit e automjeteve të përdorin mjetet antirrëshqitëse (zinxhirë) dhe goma dimërore, pasi Policia Rrugore ka marrë detyrë dhe urdhër të prerë që të ndëshkojë çdo drejtues automjeti që nuk zbaton me rigorozitet rregullat e qarkullimit në raste të tilla.

Drejtori i Policisë Rrugore, Perlat Vatoci ka apeluar për zbatimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit dhe që, për çdo rast nevoje, të telefonojnë në 112 dhe të kontaktojnë me shërbimet e Policisë në terren.

Ndërkohë, po bashkëpunohet me firmat kontraktore për mirëmbajtjen e akseve rrugore, me qëllim pastrimin në kohë dhe hedhjen e kripës.

Si pasojë e motit të keq, shërbimet e Policisë Rrugore janë 100% në detyrë, krahas shërbimeve të tjera të Patrullave të Përgjithshme, Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Forcës Kombëtare të Sigurisë.

Ato vijojnë punën për t’iu shkuar në ndihmë qytetarëve në zona që kanë problematika për shkak të motit të keq me reshje shiu dhe dëbore, si dhe për të menaxhuar trafikun rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

The post Policia Rrugore apel për drejtuesit e automjeteve: Përdorni goma dimërore dhe pajisje antirrëshqitëse appeared first on Albeu.com.

Policia apel qytetarëve: Zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor

Policia Rrugore ka intensifikuar masat e kontrollit në të gjithë vendin, për shkak të motit të keq dhe shkeljeve të shumta të rregullave të qarkullimit rrugor, të evidentuara gjatë dy ditëve të para të Vitit të Ri 2026, disa prej të cilave me pasoja fatale.

Sipas njoftimit zyrtar, reshjet e dëborës në zonat malore, temperaturat e ulëta që favorizojnë ngricat dhe prania e akullit në rrugë kanë rritur ndjeshëm rrezikun për aksidente.

Në këto kushte, shërbimet e Policisë Rrugore kanë shtuar prezencën në akset kryesore dhe dytësore, duke angazhuar të gjitha mjetet logjistike në dispozicion.

Gjatë kontrolleve, përmes mjeteve inteligjente të matjes së shpejtësisë, përfshirë poliskanin, si dhe testimeve me alkooltest, janë konstatuar dhjetëra shkelje të rënda.

Policia bën me dije se, në segmente rrugore ku shpejtësia e lejuar është 80 apo 90 km/h, janë regjistruar raste ekstreme me shpejtësi nga 171 km/h deri në 216 km/h, në kushte atmosferike të papërshtatshme dhe me fushëpamje të kufizuar për shkak të errësirës.

Drejtuesit e automjeteve të kapur në shkelje janë ndaluar dhe ndëshkuar sipas legjislacionit në fuqi, pasi veprimet e tyre përbëjnë rrezik serioz për jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Policia Rrugore u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes maksimal, të respektojnë kufijtë e shpejtësisë, ta përshtatin atë me kushtet e rrugës dhe të motit, si dhe të mos drejtojnë automjete nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

“Zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor. Jeta nuk ka kthim”, thekson Policia në apelin e saj drejtuar qytetarëve.

Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, gjobiten qindra shoferë në Tiranë

TIRANË, 29 dhjetor /ATSH/ Policia Rrugore në Tiranë, me qëllim garantimin e sigurisë rrugore dhe menaxhimin e fluksit të shtuar të qarkullimit në prag të festave të fundvitit, ka intensifikuar kontrollet dhe patrullimet në të gjitha akset kryesore, dytësore dhe nyjat lidhëse të kryeqytetit.

Policia njoftoi se si rezultat i kontrolleve të shtuara, janë konstatuar shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, për të cilat janë vendosur masat administrative: 529 masa për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara; 389 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit; 256 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit; 346 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse; 170 masa për mosrespektim të radhës së qarkullimit dhe 87 masa për parakalim të gabuar.

Gjithashtu, për shkelje të rënda të Kodit Rrugor dhe për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor, janë arrestuar/proceduar penalisht 39 shtetas dhe janë bllokuar 20 automjete.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe përdoruesit e tjerë të rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, duke kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në parandalimin e aksidenteve dhe në mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve. /j.p/r.e/

The post Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, gjobiten qindra shoferë në Tiranë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Policia rrugore ka dështuar/ “Lumi” i gjobave e ka përkeqësuar trafikun

Policia Rrugore herë pas here kthehet më shumë në një institucion statistikash sesa në një mekanizëm që do të duhej të rregullonte kaosin e përditshëm rrugor në kryeqytet dhe jo vetëm. Policia Rrugore e Tiranës shpërndau një njoftim për mediat, duke paraqitur shifra të papara më parë gjobash ndaj qytetarëve që përdorin automjetet. Nëse qëllimi […]

The post Policia rrugore ka dështuar/ “Lumi” i gjobave e ka përkeqësuar trafikun appeared first on BoldNews.al.

Policia Rrugore në Elbasan shton masat për menaxhimin e fluksit rrugor

TIRANË, 24 dhjetor /ATSH/ Policia Rrugore e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan ka intensifikuar masat dhe ndodhet në gatishmëri të plotë për menaxhimin e qarkullimit rrugor, për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve në akset kryesore që lidhin Tiranën me Korçën dhe Vlorën, si edhe në drejtim të kundërt.

Si pasojë e këtij fluksi, parashikohet trafik i rënduar dhe qarkullim i ngadalësuar në disa segmente rrugore.

Patrulla shtesë janë vendosur në pikat me ngarkesë të lartë trafiku, me qëllim parandalimin e bllokimeve dhe garantimin e një qarkullimi sa më të rrjedhshëm dhe të sigurt për të gjithë përdoruesit e rrugës.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë drejt Vlorës dhe Gjirokastrës që, kur është e mundur, të përdorin rrugë alternative, për të shmangur vonesat dhe ngarkesën e lartë të trafikut.

Njëkohësisht, drejtuesit e mjeteve ftohen të tregojnë durim, të respektojnë distancën e sigurisë, të qëndrojnë në radhë dhe të shmangin parakalimet e gabuara, të cilat mund të rrezikojnë sigurinë dhe të shkaktojnë bllokime apo aksidente.

Masat parandaluese kundër aksidenteve rrugore janë forcuar përmes monitorimit të akseve me automjete inteligjente, radarë automatikë dhe patrulla të lëvizshme, me synim rritjen e nivelit të sigurisë rrugore.

Policia Rrugore u bën thirrje qytetarëve të zbatojnë rregullat e qarkullimit dhe udhëzimet e Policisë, si dhe të denoncojnë çdo shkelje në numrin pa pagesë 112.

/gj.m/a.f/

The post Policia Rrugore në Elbasan shton masat për menaxhimin e fluksit rrugor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mjegull në Kukës, Policia apel për kujdes në Rrugën e Kombit

TIRANË, 20 dhjetor/ATSH/ Policia e Shtetit u bëri apel sot drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar, për shkak të prezencës së mjegullës në Rrugën e Kombit.

Policia njoftoi se segmenti Tuneli i Kalimashit–Morinë është me shikueshmëri të reduktuar për shkak të mjegullës, ndaj apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar, të ulin shpejtësinë dhe të zbatojnë udhëzimet e punonjësve të Policisë.

Shërbimet e Policisë së Njësisë për Sigurisë Rrugore në bashkëpunim me Policinë Rrugore të DVP Kukës, ndodhen në terren për monitorimin e qarkullimit dhe për t’ju ardhur në ndihmë drejtuesve të automjeteve.

Policia cilëson se në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 129.

/e.i/a.f/r.e/

The post Mjegull në Kukës, Policia apel për kujdes në Rrugën e Kombit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Të dehur në timon, 11 drejtues mjetesh në pranga

TIRANË, 11 dhjetor/ATSH/ Policia Rrugore ka shtuar masat e kontrollit gjatë fundjavës, përmes monitorimeve intensive me radarë, poliscanë dhe alkooltestues.

Policia i bën thirrje qytetarëve që të ndalojnë drejtimin e automjeteve dhe motomjeteve nën ndikimin e alkoolit, dhe më keq akoma në gjendje të dehur, në nivele që variojnë nga 0.78 mg/l deri në 1.58 mg/l.

Sipas Policisë, nga monitorimet e kryera janë vënë në pranga 11 drejtues automjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur, janë pezulluar 39 lejedrejtimi, dhe janë vendosur 123 masa administrative për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

“Mos rrezikoni jetën tuaj, të pasagjerëve dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës. Shijoni fundjavën, por nëse konsumoni alkool dhe jeni drejtues automjeti ose motomjeti, mos nisni udhëtimin drejt banesës, por përdorni mjetet e transportit public për të arritur në destinacion në mënyrë të sigurt”, thuhet në njoftim.

/e.i/j.p/

The post Të dehur në timon, 11 drejtues mjetesh në pranga appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Policia rrugore në Gjilan shqipton 1,418 gjoba gjatë javës së fundit



Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan njofton se gjatë periudhës 5–11 dhjetor 2025, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe stacionet policore kanë shqiptuar gjithsej 1,418 gjoba në kuadër të masave për rritjen e sigurisë në trafik.

Gjatë kësaj periudhe janë hetuar gjithsej 19 aksidente me dëme materiale dhe 14 aksidente me të lënduar.

Po ashtu, policia ka shqiptuar 20 gjoba për përdorim të telefonit gjatë drejtimit të automjetit, 28 gjoba për modifikime të paautorizuara të automjeteve, si foliet e errëta, si dhe ka ndaluar 45 drejtues të mjeteve motorike për shkelje të rregullave të trafikut.

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan apelon tek të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor: ulni shpejtësinë, mos përdorni telefonin gjatë ngasjes, vendosni rripin e sigurimit dhe kini kujdes ndaj këmbësorëve.

Policia thekson se siguria rrugore është përgjegjësi e përbashkët dhe respektimi i rregullave ndihmon në uljen e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës. /Telegrafi/

Dyshohet se mori ryshfet, pezullohet nga detyra efektivi i Policisë Rrugore në Tiranë

Një efektiv i Policisë Rrugore në Tiranë, është pezulluar nga detyra pasi dyshohet se ka marrë ryshfet ndaj gjatë ushtrimit të detyrës. Policia njoftoi se efektivi K.K do të qëndroje i pezulluar nga detyra deri në sqarimin e plotë të rastit. Masa u mor pas publikimit në rrjetet sociale të një videoje ku pretendohet se […]

The post Dyshohet se mori ryshfet, pezullohet nga detyra efektivi i Policisë Rrugore në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Bllokim rruge dhe kaos në trafik, gjoba dy mijë shoferëve në Tiranë

TIRANË, 10 dhjetor /ATSH/ Policia Rrugore e Tiranës ka vendosur rreth 2000 masa administrative ndaj drejtuesve të mjeteve të cilët kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Policia njoftoi sot se fokusi i 24 orëve të fundit ishte konstatimi i manovrave që sjellin bllokim të rrugëve dhe kaos në trafik, si dhe rrezikojnë lëvizjen e përdoruesve të rrugës.

Si rezultat i kontrolleve dhe i monitorimit të kryer gjatë këtyre orëve, u vunë rreth 2000 masa administrative, prej tyre: 105 për drejtues automjetesh, të cilët duke mos respektuar radhën, kanë krijuar situata kaotike në trafik dhe kanë rrezikuar lëvizjen e mjeteve të tjera.

Po ashtu, u morën masa për 1261 drejtues mjetesh për qëndrim të gabuar të automjeteve, si një nga shkeljet më problematike, e cila ndikon drejtpërdrejt në krijimin e pengesave në rrugë; 91 për drejtues motomjetesh, që duke qarkulluar pa kaskë mbrojtëse, rrezikonin jetën.

Policia Rrugore apelon edhe një herë për respektim të rregullave të qarkullimit, pasi shkelja e tyre jo vetëm krijon kaos në rrugë, por është shkaku kryesor i ngjarjeve me pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

/m.q/j.p/

The post Bllokim rruge dhe kaos në trafik, gjoba dy mijë shoferëve në Tiranë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Bllokim rruge dhe kaos në trafik, gjoba dy mijë shoferëve në Tiranë. Policia poston pamjet

Policia Rrugore e Tiranës ka vendosur rreth 2000 masa administrative ndaj drejtuesve të mjeteve të cilët kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Policia njoftoi sot se fokusi i 24 orëve të fundit ishte konstatimi i manovrave që sjellin bllokim të rrugëve dhe kaos në trafik, si dhe rrezikojnë lëvizjen e përdoruesve të rrugës. Si rezultat i kontrolleve dhe i monitorimit të kryer gjatë këtyre…

Source

Policia Rrugore intensifikon kontrollet, gjoba, arrestime dhe mjete të bllokuara në 48 orë


TIRANË, 7 dhjetor /ATSH/ Policia Rrugore e Tiranës ka shtuar ndjeshëm kontrollet gjatë dy ditëve të fundit, me fokus te parakalimet e rrezikshme, mosrespektimi i radhës në trafik dhe drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit.

Përmes patrullave të pozicionuara në akset kryesore, dronëve, kamerave inteligjente dhe pikave të shumta të kontrollit të shpejtësisë, janë marrë masa të shumta administrative dhe penale.

Gjatë 48 orëve të fundit, janë vendosur 136 gjoba për parakalime të rrezikshme dhe mosrespektim të radhës, ndërsa 17 mjete janë bllokuar me karrotrec për shkelje të ndryshme, nga mungesa e dokumentacionit, deri te modifikimet e paligjshme.

Po ashtu, janë konstatuar 37 drejtues nën ndikimin e alkoolit, të cilët janë ndëshkuar sipas procedurës ligjore, ndërsa për parkime të gabura janë vendosur 2758 masa administrative.

Për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor, Policia ka arrestuar ose proceduar 11 shtetas.

Policia Rrugore i bën apel drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat dhe sinjalistikën rrugore, duke shmangur sjelljet që rrezikojnë jetën e tyre dhe të të tjerëve.

Sipas njoftimit, kontrollet do të vijojnë me ritme të larta në të gjitha akset e kryeqytetit, në çdo orë të ditës.

/gj.m/r.e/

The post Policia Rrugore intensifikon kontrollet, gjoba, arrestime dhe mjete të bllokuara në 48 orë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kaos i përditshëm me trafikun në Kamëz, a po e bllokon Neritan Buzi qëllimisht rrugën? VIDEO

Rruga nga Instituti për tek Casa Italia është një kaos i përditshëm që po shkakton stres, vonesa dhe iritim tek banorët e Paskuqanit, Institutit dhe Kamzës. Rrugëtimi për në punë, shkollë apo detyrime të tjera është një mision i pamundur! Për një copë rrugë që mund të bëhet në kushte normale për 2-3 minuta, qytetarët […]

The post Kaos i përditshëm me trafikun në Kamëz, a po e bllokon Neritan Buzi qëllimisht rrugën? VIDEO appeared first on BoldNews.al.

💾

Korrupsioni te Policia Rrugore/ SPAK dërgon për gjykim dosjen për Roven Zekën dhe dy të tjerët

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për ish-shefin e Policisë Rrugore, Roven Zeka, duke e dërguar dosjen në gjykatë. Bashkë me Zekën në akuzë janë edhe dy punonjës të tjerë të policisë, Sokol Novaku dhe Edison Tabaku. SPAK ka marrë të pandehur gjithashtu Ergest Vrionin dhe Bledi Belbën. Dosja, e cila përmban akuzat për korrupsion pasiv […]

The post Korrupsioni te Policia Rrugore/ SPAK dërgon për gjykim dosjen për Roven Zekën dhe dy të tjerët appeared first on BoldNews.al.

Aksioni i Policisë Rrugore për monopatinat, çfarë pritet të ndodhë

✇Albeu
By: V K

Policia Rrugore, pritet të nisë pas pak ditësh një aksion të gjerë në të gjithë vendin kundër monopatinave, apo atyre që njihen si skuterët elektrikë.

Analizat e sigurisë rrugore, ku këto mjete kanë rezultuar problematike dhe shkak për burim aksidentesh e ngjarjesh rrugore me pasoja, kanë bërë që të nisë puna për hartimin e një plani masash.

Sipas burimeve të Euronews Albania, nga analiza ka rezultuar se një pjesë dërrmuese e këtyre mjeteve, që nuk njihen si të tilla në Kodin Rrugor, përdoren gjerësisht nga të miturit.

Shifrat alarmante nga Spitali i Traumës, ku çdo ditë paraqiten shtetas të dëmtuar nga përdorimi i këtyre mjeteve, kanë shtyrë Policinë e Shtetit të hartojë planin e masave për disiplinimin e tyre ose heqjen nga qarkullimi.

Shumë vende si Franca e Britania e Madhe kanë vendosur rregulla strikte dhe gjoba të larta për këtë fenomen.

The post Aksioni i Policisë Rrugore për monopatinat, çfarë pritet të ndodhë appeared first on Albeu.com.

Ndryshime në Polici/ Altin Qato largohet nga drejtimi i “Rrugores”, ja kush e zëvendëson (EMRI)

Altin Qato pritet të largohet nga drejtimi i Policisë Rrugore, detyrë të cilën e mban prej 4 vitesh. Lajmi konfirmohet nga burime për mediat, teksa mësohet se ndryshimet në radhët e uniformave blu pritet të zyrtarizohen ditët në vijim. Sipas të njëjtave burime, Qato do të zëvendësohet në krye të “Rrugores” nga Perlat Vatoci, i […]

The post Ndryshime në Polici/ Altin Qato largohet nga drejtimi i “Rrugores”, ja kush e zëvendëson (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

Monitorime me dron në Shkodër, penalizohen 13 drejtues mjetesh

TIRANË, 28 shtator/ATSH/ Shërbimet e Policisë Rrugore Shkodër kanë intensifikuar kontrollet dhe monitorimin e lëvizjes së automjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut.

Si rezultat i monitorimeve të pandërprera në akset rrugore, duke përdorur edhe dronë, janë konstatuar shkelje të rregullave të qarkullimit, të cilat përbëjnë burim të lartë rreziku për përfshirje në ngjarje rrugore.

Gjatë monitorimit me dron, në akset rrugore Shkodër – Hani i Hotit dhe Koman – Shkodër, u konstatuan 13 drejtues automjetesh duke kryer shkelje me rrezik të lartë për përfshirje në ngjarje rrugore. Këta drejtues automjetesh u ndëshkuan me masa administrative që variojnë nga 5 000 deri në 15 000 lekë.

Policia Rrugore e Shkodrës i bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos drejtojnë mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

/m.m/a.f/

The post Monitorime me dron në Shkodër, penalizohen 13 drejtues mjetesh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Denoncon qytetarja: Unë po luaja me djalin në Tiranë, gjobën e vuri Rrugorja në Tragjas!

Një qytetare nga Tirana ka denoncuar një rast teksa sipas saj, i është vendosur gjobë padrejtësisht nga policia rrugore. Ajo tregon se më 14 shtator 2025, në orën 14:38, është gjobitur me 300 mijë lekë të vjetra për një shkelje rrugore në Tragjas. Por sipas saj, në atë moment nuk ndodhej aspak në atë zonë […]

The post Denoncon qytetarja: Unë po luaja me djalin në Tiranë, gjobën e vuri Rrugorja në Tragjas! appeared first on BoldNews.al.

Policia Rrugore vendos gati 4 mijë gjoba për 3 ditë

Policia Rrugore e Tiranës ka vendosur 3954 gjoba gjatë 72 orëve të fundit si rezultat i kontrolleve. 3900 gjoba janë vendosur për parkim të gabuar, kurse 54 të tjera për tejkalim shpejtësie. 11 shoferë janë arrestuar ose proceduar penalisht pasi u kapën duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur ose pa leje. Policia Rrugore u ka bërë thirrje shoferëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit…

Source

❌