❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Genoa, interesim për Kristjan Asllanin  

TIRANË, 15 janar /ATSH/ Klubi italian i Serie A, Genoa, ka nisur lĂ«vizjet e para nĂ« prag tĂ« merkatos sĂ« janarit, me fokus tĂ« veçantĂ« pĂ«rforcimin e repartit tĂ« mesfushĂ«s.

Sipas medieve italiane, trajneri Daniele De Rossi ka kërkuar më shumë alternativa në këtë repart, çka ka shtyrë drejtuesit e klubit ligur të bëjnë hapa konkretë në treg. Në këtë kuadër, Genoa ka paraqitur oferta për Tommaso Baldanzi dhe Matteo Dagasso.

Megjithatë, lista e objektivave nuk përfundon këtu.

Sipas ekspertit italian të merkatos, Gianluca Di Marzio, klubi i Genoas ka shfaqur interes edhe për mesfushorin e Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani.

PĂ«r momentin, bĂ«het fjalĂ« vetĂ«m pĂ«r njĂ« sondazh mes klubeve, pa kontakte zyrtare me pĂ«rfaqĂ«suesit e lojtarit. Situata mbetet pĂ«r t’u ndjekur, ndĂ«rsa merkatoja e janarit pritet tĂ« sjellĂ« zhvillime tĂ« reja nĂ« kampin e Genoas.

/gj.m/j.p/

The post Genoa, interesim për Kristjan Asllanin   appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ambasada e SHBA: Pezullohen vizat emigruese, vijojnë procedurat për viza turistike

TIRANË, 15 janar /ATSH/ Duke filluar nga 21 janari 2026, Departamenti i Shtetit do tĂ« pezullojĂ« lĂ«shimin e tĂ« gjitha vizave emigruese pĂ«r aplikantĂ«t qĂ« janĂ« shtetas tĂ« disa vendeve tĂ« caktuara.

Mes këtyre vendeve është edhe Shqipëria.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dhënë disa përditësime mbi përpunimin e vizave emigruese për shtetësitë me rrezik të lartë të përdorimit të përfitimeve publike.

Ambasada e SHBA sqaron se, Presidenti Trump ka bërë të qartë se emigrantët duhet të jenë financiarisht të vetëmjaftueshëm dhe të mos përbëjnë barrë financiare për amerikanët.

Departamenti i Shtetit po kryen një rishikim të plotë të të gjitha politikave, rregulloreve dhe udhëzimeve për të siguruar që emigrantët nga këto vende me rrezik të lartë të mos përdorin ndihma sociale në Shtetet e Bashkuara dhe të mos konsiderohen barrë publike.

Duke filluar nga 21 janari 2026, Departamenti i Shtetit do të pezullojë lëshimin e të gjitha vizave emigruese për aplikantët që janë shtetas të vendeve të mëposhtme:

Afganistan, Shqipëri, Algjeri, Antigua dhe Barbuda, Armeni, Azerbajxhan, Bahamas, Bangladesh, Barbados, Bjellorusi, Belize, Butan, Bosnje dhe Hercegovinë, Brazil, Birmani, Kamboxhia, Kamerun, Kepi i Gjelbër, Kolumbi, Bregu i Fildishtë, Kubë, Republika Demokratike e Kongos, Dominikë, Egjipt, Eritre, Etiopi, Fixhi, Gambia, Gjeorgji, Ganë, Grenadë, Guatemalë, Guine, Haiti, Iran, Irak, Xhamajkë, Jordani, Kazakistan, Kosovë, Kuvajt, Republika e Kirgistanit, Laos, Liban, Liberi, Libi, Moldavi, Mongoli, Mali i Zi, Marok, Nepal, Nikaragua, Nigeri, Maqedoni e Veriut, Pakistan, Republika e Kongos, Rusi, Ruandë, Shën Kits dhe Nevis, Shën Luçia, Shën Vincent dhe Grenadinat, Senegal, Sierra Leone, Somali, Sudani i Jugut, Sudan, Siri, Tanzani, Tajlandë, Togo, Tunizi, Ugandë, Uruguai, Uzbekistan dhe Jemen.

Lidhur me takimet për intervista e vizave emigruese, ambasada sqaron se, aplikantët për vizë emigruese që janë shtetas të vendeve të prekura mund të dorëzojnë aplikimet për vizë dhe të marrin pjesë në intervista, dhe Departamenti do të vazhdojë të caktojë takime për aplikantët, por asnjë vizë emigruese nuk do të lëshohet për këta shtetas gjatë kësaj periudhe pezullimi.

Sa i përket përjashtimeve, ambasada bën të ditur se, shtetasit me dyshtetësi që aplikojnë me një pasaportë të vlefshme të një vendi që nuk është i listuar më sipër janë të përjashtuar nga ky pezullim.

Ambasada sqaron se asnjë vizë emigrimi nuk është hequr si pjesë e këtij udhëzimi.

Gjithashtu ambasada bën të ditur se ky pezullim nuk zbatohet për vizat turistike.

Ky pezullim zbatohet vetëm për aplikantët e vizave emigruese. Vizat turistike janë viza jo-emigruese, thekson ambasada.

/gj.m/j.p/

The post Ambasada e SHBA: Pezullohen vizat emigruese, vijojnë procedurat për viza turistike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Begaj përkujton masakrën e Reçakut: Thirrja për drejtësi nuk mund të shuhet

TIRANË, 15 janar /ATSH/ Presidenti Bajram Begaj pĂ«rkujtoi sot masakrĂ«n e Reçakut nĂ« KosovĂ«.

Begaj theksoi në një reagim se, denoncimi i masakrës 27 vite më parë nga ambasadori William Walker ndërgjegjësoi komunitetin ndërkombëtar për gjenocidin që po ndodhte në Kosovë.

“NdĂ«rgjegjĂ«simi solli KonferencĂ«n e RambujesĂ«, ndĂ«rhyrjen e NATO-s, lirinĂ«, shtetin e KosovĂ«s dhe paqen qĂ« sot e gĂ«zojmĂ« bashkĂ«risht”, nĂ«nvizoi Kreu i Shtetit.

Begaj shtoi se, kjo masakër nuk mund të harrohet dhe thirrja për drejtësi nuk mund të shuhet, teksa shprehur nderim për martirët dhe mirënjohje aleatit tonë strategjik, SHBA-së.

Kosova përkujton sot 27-vjetorin e masakrës së Reçakut, ku u vranë mbi 45 civilë të pafajshëm shqiptarë. Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, e pati cilësuar Masakrën e Reçakut si krim kundër njerëzimit.

Më 15 janar 1999, në fshatin Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur.

/gj.m/j.p/

The post Begaj përkujton masakrën e Reçakut: Thirrja për drejtësi nuk mund të shuhet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vengu thirrje tĂ« rinjve pĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e Forcave tĂ« Armatosura

TIRANË, 15 janar /ATSH/ Forcat e Armatosura po shndĂ«rrohen nĂ« njĂ« strukturĂ« tĂ«rheqĂ«se pĂ«r karrierĂ« jo vetĂ«m pĂ«r tĂ« rinjtĂ« nga jeta civile, por gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« edhe pĂ«r ata qĂ« tashmĂ« shĂ«rbejnĂ« nĂ« uniformĂ«.

Qendra e Rekrutimit bĂ«n tĂ« ditur se teksa kanĂ« mbetur pak mĂ« shumĂ« se 24 orĂ« pĂ«r tĂ« aplikuar nĂ« thirrjen e radhĂ«s pĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e Forcave tĂ« Armatosura, tĂ« rinjtĂ« dhe tĂ« rejat kanĂ« mundĂ«si tĂ« bĂ«hen pjesĂ« e njĂ« karriere premtuese dhe eksperience transformuese.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ftoi të gjithë të rinjtë dhe të rejat të zgjedhin këtë rrugë përkushtimi dhe nderi duke vënë në dukje se kjo mundësi premton karrierë premtuese, ekperiencë transformuese, mundësi për të ecur me një mision.

StĂ«rvitja BazĂ« pĂ«r kĂ«to regjistrime do tĂ« zhvillohet nĂ« datat 09 shkurt – 17 prill 2026

Mesatarja e regjistrimeve për vitin 2025 ka qenë më e lartë se ajo e vitit 2024.

Nëse në çdo fazë të rekrutimeve në vitin 2024 mesatarja e regjistrimeve ishte 237 ushtarakë, vetëm në fazën e parë të vitit 2025 janë regjistruar 353 të rinj e të reja, një rritje prej 67,1%.

GjatĂ« fushatĂ«s sĂ« fundit janĂ« ulur gjithashtu me 64,3% vakancat dhe largimet krahasuar me mesataren e vitit 2024.

Vendosja e kapitalit njerĂ«zor si prioritet pĂ«rmes pĂ«rmirĂ«simit tĂ« trajtimit financiar tĂ« grave dhe burrave nĂ« uniformĂ« po reflektohet nĂ« rritjen e interesit tĂ« tĂ« rinjve pĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e Forcave tĂ« Armatosura.

Djemtë dhe vajzat në FA gjithashtu po shprehin një interes të shtuar për të vijuar shërbimin duke ndjekur kurset e karrierës.

/gj.m/j.p/

The post Vengu thirrje tĂ« rinjve pĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e Forcave tĂ« Armatosura appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tirana fiton në Ballsh ndaj Bylisit, Nuhiu merr suksesin e parë

TIRANË, 14 janar /ATSH/ Tirana e ka nisur vitin 2026 me fitore nĂ« kampionatin e KategorisĂ« Superiore.

BardheblutĂ« triumfuan 0-1 nĂ« transfertĂ« ndaj Bylisit, nĂ« ndeshjen e vlefshme pĂ«r javĂ«n e 19-tĂ«, tĂ« zhvilluar nĂ« stadiumin “Adush Muça”.

Takimi u karakterizua nga lojë e luftuar, me raste për të dyja skuadrat, por pjesa e parë u mbyll pa gola. Në fraksionin e dytë, Tirana gjeti avantazhin pas një penalltie të fituar nga Redon Xhixha. Nga pika e bardhë, Rafael u tregua i saktë, duke shënuar golin e vetëm të takimit.

Skuadra kryeqytetase administroi avantazhin deri në fund, duke siguruar tre pikë të rëndësishme. Kjo ishte fitorja e parë për trajnerin Ardian Nuhiu në drejtimin e Tiranës.

Pas këtij suksesi, Tirana mbetet në vendin e fundit të renditjes me 13 pikë, duke vijuar luftën për mbijetesë. Bylisi, me pesë pikë më shumë, renditet në vendin e tetë të klasifikimit.

/gj.m/j.p/

The post Tirana fiton në Ballsh ndaj Bylisit, Nuhiu merr suksesin e parë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Atletico Madrid dhe Sunderland interesohen për Mario Mitajn

TIRANË, 14 janar /ATSH/ Mario Mitaj po kthehet nĂ« njĂ« nga emrat mĂ« tĂ« kĂ«rkuar tĂ« merkatos pĂ«r repartin e majtĂ« tĂ« mbrojtjes.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, aktualisht pjesë e Al Ittihad në Arabinë Saudite, është në fokusin e disa klubeve të njohura europiane, mes tyre Atletico Madrid dhe Sunderland.

Sipas raportimeve tĂ« “Fichajes.net”, Atletico Madrid Ă«shtĂ« nĂ« kĂ«rkim tĂ« njĂ« mbrojtĂ«si tĂ« majtĂ« pĂ«r skemat e Diego Simeones.

Objektivi kryesor i klubit madrilen ka qenë Carlos Romero i Villarreal, por kostoja prej rreth 45 milionë eurosh e ka bërë klubin të tërhiqet nga negociatat.

Në këtë kontekst, Mitaj shihet si një alternativë shumë më ekonomike dhe me potencial të madh zhvillimi.

22-vjeçari shqiptar ka bërë paraqitje mjaft bindëse me Al Ittihad, duke rritur ndjeshëm vlerësimin e tij në treg.

Aktualisht, kartoni i tij vlerësohet rreth 5.5 milionë euro, ndërsa Atletico Madrid do të ishte e gatshme të ofronte deri në dyfishin e kësaj shume për të siguruar shërbimet e tij.

Interes për Mitajn ka shfaqur edhe Sunderland, që militon në Premier League, duke shtuar konkurrencën për firmën e mbrojtësit kuqezi.

Për këtë arsye, Al Ittihad nuk pranon të negociojë për një shifër më të ulët se 10 milionë euro, duke pasur parasysh se e afroi futbollistin vetëm një vit më parë nga Lokomotiva e Moskës për 4 milionë euro.

Një tjetër detaj që ushqen zërat për një largim të mundshëm është fakti se Mitaj nuk ka qenë i gatshëm në tre ndeshjet e fundit, çka ka ngritur pikëpyetje mbi të ardhmen e tij në klubin saudit.

Mitaj ka kontratë me Al Ittihad deri në verën e 2028-ës, por forma e tij dhe interesimi nga klube të rëndësishme europiane mund ta rikthejnë shumë shpejt në një kampionat të madh të kontinentit.

/gj.m/

The post Atletico Madrid dhe Sunderland interesohen për Mario Mitajn appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Arbër Hoxha në radarët e gjigantëve turq, Galatasaray dhe Fenerbahçe në garë për shqiptarin

TIRANË, 14 janar /ATSH/ ArbĂ«r Hoxha po kalon njĂ« nga sezonet mĂ« tĂ« mira tĂ« karrierĂ«s sĂ« tij, duke u shndĂ«rruar nĂ« njĂ« element kyç tĂ« Dinamo Zagrebit dhe duke tĂ«rhequr vĂ«mendjen e klubeve tĂ« mĂ«dha evropiane.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka qenë vendimtar për kroatët, me 6 gola dhe 4 asistime në 23 paraqitje në të gjitha aktivitetet, statistika që kanë rritur ndjeshëm vlerën e tij në treg.

Sipas raportimeve nga mediat kroate, interesimi më konkret për 27-vjeçarin vjen nga Turqia.

Galatasaray, kryesues i Superligës turke, e ka Hoxhën në listën e objektivave për përforcimin e repartit sulmues, duke e parë si një profil që mund të sjellë shpejtësi, fleksibilitet dhe eksperiencë ndërkombëtare.

Në garë për shërbimet e tij është futur edhe Fenerbahçe, duke shtuar rivalitetin mes dy gjigantëve të Stambollit, të cilët pritet të monitorojnë nga afër situatën e lojtarit në javët në vijim.

Megjithatë, Dinamo Zagreb nuk duket e gatshme të lejojë largimin e Hoxhës në këtë fazë të sezonit.

Drejtuesit e klubit e konsiderojnë atë pjesë thelbësore të projektit sportiv dhe një faktor të rëndësishëm në garën për titull, ndaj një transferim në afatin e janarit shihet si i pamundur.

Për momentin, e ardhmja e Arbër Hoxhës mbetet e lidhur me Zagrebin, ndërsa interesimi në rritje nga tregu evropian konfirmon formën e tij të shkëlqyer dhe rëndësinë që ai ka fituar si në nivel klubi, ashtu edhe në përfaqësuese. /gj.m/j.p/

The post Arbër Hoxha në radarët e gjigantëve turq, Galatasaray dhe Fenerbahçe në garë për shqiptarin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Spiropali dënon sulmet masive në Ukrainë: Në Kiev për të rikonfirmuar mbështetjen tonë të palëkundur

TIRANË, 13 janar /ATSh/ Ministrja pĂ«r EvropĂ«n dhe PunĂ«t e Jashtme, Elisa Spiropali, reagoi nĂ« rrjetin social X pas sulmit tĂ« fundit masiv qĂ« Rusia ndĂ«rmori kundĂ«r UkrainĂ«s, i cili pĂ«rfshiu pĂ«rdorimin e dronĂ«ve dhe raketave balistike.

“MbrĂ«mĂ«, bota u bĂ« dĂ«shmitare e njĂ« tjetĂ«r akti barbarie nga regjimi i Kremlinit kundĂ«r UkrainĂ«s. Rreth 300 dronĂ« sulmues, 18 raketa balistike dhe 7 raketa lundruese, u lĂ«shuan duke targetuar qĂ«llimisht civilĂ«t dhe infrastrukturĂ«n kritike energjetike, nĂ« kĂ«tĂ« mot ekstremisht tĂ« ftohtĂ« dimri”, theksoi Spiropali.

Spiropali u shpreh se, Shqipëria i dënon hapur dhe me forcë këto sulme brutale.

“Shprehim solidaritetin pĂ«r viktimat, familjet e tyre dhe tĂ« gjithĂ« personat qĂ« kanĂ« mbetur pa ngrohje, energji elektrike apo siguri”, shkroi mĂ« tej Spiropali.

Duke shprehur solidaritetin me homologun ukrainas Andrii Sybiha, ministrja Spiropali njoftoi se këtë javë do të vizitojë Kievin, për të rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë ndaj popullit ukrainas.

“KĂ«tĂ« javĂ« do tĂ« jem nĂ« Kiev pĂ«rkrah jush pĂ«r tĂ« rikonfirmuar mbĂ«shtetjen e palĂ«kundur tĂ« ShqipĂ«risĂ« dhe angazhimin tonĂ« pĂ«r sovranitetin, pavarĂ«sinĂ« dhe tĂ« drejtĂ«n e UkrainĂ«s pĂ«r tĂ« jetuar nĂ« paqe”, theksoi Spiropali.

Ministrja nënvizoi se, këto krime kërkojnë një reagim të vendosur dhe të bashkuar ndërkombëtar.

“Nuk duhet tĂ« ketĂ« pushim, lodhje apo vetĂ«mjaftueshmĂ«ri derisa ky agresion tĂ« marrĂ« fund”, pĂ«rfundoi reagimin e saj ministrja pĂ«r EvropĂ«n dhe PunĂ«t e Jashtme, Elisa Spiropali.

/gj.m/j.p/r.e/

The post Spiropali dënon sulmet masive në Ukrainë: Në Kiev për të rikonfirmuar mbështetjen tonë të palëkundur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Hidhet shorti i Kupës së Shqipërisë, spikat derbi Tirana-Dinamo

TIRANË, 13 janar /ATSH/ NĂ« “ShtĂ«pinĂ« e Futbollit” nĂ« FSHF, u hodh shorti i KupĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, ku u pĂ«rcaktuan çiftet çerekfinaliste.

Nga hedhja e shortit, spikat derbi Tirana-Dinamo, por edhe Elbasani-Partizani. Dy ndeshjet e tjera janë Teuta-Egnatia dhe Bylis-Vllaznia.

Takimet e para çerekfinale janë planifikuar të zhvillohen më 11 shkurt, ndërsa ndeshjet e kthimit më 4 mars, duke premtuar përballje të forta dhe emocione për tifozët e futbollit shqiptar.

Ky raund parashikon ndeshje me sistem vajtje-ardhje, njëjtë si gjysmëfinalja.

Shorti i Kupës së Shqipërisë:

Teuta-Egnatia

Tirana-Dinamo

Elbasani-Partizani

Bylis-Vllaznia

/gj.m/j.p/

The post Hidhet shorti i Kupës së Shqipërisë, spikat derbi Tirana-Dinamo appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nis faza e tretë e Kategorisë Superiore, bilanci i dueleve direkte të javës së 19-të

TIRANË, 13 janar /ATSH/ Kampionati i KategorisĂ« Superiore rikthehet kĂ«tĂ« tĂ« mĂ«rkurĂ«, duke shĂ«nuar nisjen e fazĂ«s sĂ« tretĂ« tĂ« sezonit 2025/2026.

Sipas kalendarit të javës së 19-të, ekipet do të përballen për herë të tretë me njëra-tjetrën, duke vijuar garën e fortë në kampionat.

Në dy fazat e para të sezonit, përballjet mes këtyre ekipeve kanë qenë të balancuara,

Bylis – Tirana: nga dy pĂ«rballjet e para, Bylis ka regjistruar njĂ« fitore 2-0 dhe njĂ« barazim 0-0.

Vllaznia – Egnatia: Vllaznia ka fituar njĂ« ndeshje 2-0 dhe ka barazuar 2-2 nĂ« pĂ«rballjen tjetĂ«r.

AF Elbasani – Flamurtari: AF Elbasani i ka fituar tĂ« dyja ndeshjet me rezultat 1-0.

Partizani – FK Vora: Partizani ka fituar njĂ« ndeshje 1-0 dhe ka barazuar 0-0.

Teuta – Dinamo City: Teuta ka fituar njĂ« ndeshje 1-0 dhe ka barazuar 0-0.

Nisja e fazës së tretë, që përkon me javën e 19-të të kampionatit, pritet me interes të madh nga tifozët, pasi skuadrat vijnë pas disa përforcimeve të rëndësishme gjatë merkatos dimërore dhe çdo ekip do të luftojë për tre pikët dhe për realizimin e objektivave të sezonit.

/gj.m/j.p/

The post Nis faza e tretë e Kategorisë Superiore, bilanci i dueleve direkte të javës së 19-të appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Çako: Dron termik pĂ«r tĂ« lokalizuar 2 barinjtĂ« e mbetur nĂ« tokat e pĂ«rmbytura nĂ« Hasturkas nĂ« Fier

TIRANË, 13 janar /ATSH/ Kreu i AgjencisĂ« KombĂ«tare tĂ« Mbrojtjes Civile, Haki Çako deklaroi sot nĂ« njĂ« prononcim pĂ«r mediet nĂ« fshatin Hasturkas tĂ« Fierit se sĂ« shpejti do tĂ« nisĂ« aksioni i kĂ«rkim- shpĂ«timit pĂ«r dy barinj tĂ« cilĂ«t kanĂ« mbetur nĂ« zonĂ« tĂ« hapur ku ka prezencĂ« uji.

“Jemi nĂ« veprim pĂ«r tĂ« identifikuar se ku janĂ« dy barinjtĂ« qĂ« shĂ«rbejnĂ« pĂ«r ruajtjen e bagĂ«tive nĂ« derdhje tĂ« lumit. KanĂ« pasur kontakte me familjarĂ«t e tyre, por pĂ«r shkak tĂ« baterisĂ« sĂ« telefonit kontaktet janĂ« ndĂ«rprerĂ«â€, tha Çako.

Çako u shpreh se do tĂ« ngrihet njĂ« dron termik, pĂ«r tĂ« lokalizuar dy barinjtĂ«.

“Po presim tĂ« instalojmĂ« njĂ« dron termik qĂ« tĂ« lokalizojmĂ« vendndodhjen e tyre. Prej disa orĂ«sh nuk ka asnjĂ« informacion pĂ«r barinjtĂ«â€, tha Çako.

Ai nënvizoi se, nëse nuk do të ketë asnjë gjurmë prej tyre do të përdoren alternativa të tjera, si helikopter dhe forcat e ushtrisë.

/gj.m/j.p/

The post Çako: Dron termik pĂ«r tĂ« lokalizuar 2 barinjtĂ« e mbetur nĂ« tokat e pĂ«rmbytura nĂ« Hasturkas nĂ« Fier appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Teuta forcon sulmin në merkaton e dimrit, zyrtarizohen Rooney Eva dhe Manssour Fofana

TIRANË, 13 janar /ATSH/ KF Teuta vijon tĂ« jetĂ« aktive nĂ« merkaton e dimrit, duke prezantuar dy afrime tĂ« reja nĂ« repartin ofensiv.

Klubi durrsak ka zyrtarizuar firmat me sulmuesin kamerunas Rooney Eva dhe anësorin ofensiv nga Bregu i Fildishtë, Manssour Fofana.

Rooney Eva, kamerunas, i bashkohet Teutës pas eksperiencës së fundit me Mes Rafsanjan. Gjatë karrierës së tij, ai ka luajtur edhe për MZ Hakka dhe CSKA 1948, ndërsa ka qenë pjesë edhe e përfaqësueses U21 të Kamerunit. Sulmuesi pritet të sjellë forcë dhe alternativa të reja në vijën e parë të ekipit, në funksion të objektivave për pjesën e dytë të sezonit.

Ndërkohë, fanellën blu do ta veshë edhe Manssour Fofana. Sulmuesi i majtë 23-vjeçar nga Bregu i Fildishtë vjen te Teuta pas disa sezonesh në kampionatin grek, ku ka luajtur për Veria NPS, PAS Giannina dhe së fundmi AO Egaleo.

Me shpejtësinë, intensitetin dhe aftësinë për të krijuar rrezik në fazën sulmuese, Fofana pritet të jetë një përforcim i rëndësishëm për krahun e majtë të sulmit.

Me këto dy afrime, Teuta synon të rrisë cilësinë dhe konkurrencën në repartin ofensiv, në përpjekje për rezultate sa më pozitive në vazhdim të kampionatit.

1 nga 2

/gj.m/j.p/

The post Teuta forcon sulmin në merkaton e dimrit, zyrtarizohen Rooney Eva dhe Manssour Fofana appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Promovohen 15 oficerë të Forcave të Armatosura, Vengu: Vlerësim i merituar për punën e palodhur

TIRANË, 13 janar /ATSH/ Forcat e Armatosura pĂ«rmbyllĂ«n me sukses procesin e konkurrimit dhe gradimit, nĂ« kuadĂ«r tĂ« tĂ« cilit u promovuan 15 oficerĂ« tĂ« Forcave tĂ« Armatosura.

Në mjediset e Ministrisë së Mbrojtjes, u zhvillua ceremonia e gradimit për personelin ushtarak me gradat kolonel, nënkolonel, etj, që shërbejnë në Shtabin e Përgjithshëm dhe Ministrinë e Mbrojtjes.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjenerallejtënant Arben Kingji, drejtorë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm, ushtarakë, familjarë etj.

Ministri i Mbrojtjes Vengu e cilësoi ceremoninë e gradimit një ditë të veçantë, ndërsa vlerësoi përkushtimin e tyre, profesionalizmin dhe punën e palodhur të ushtarakëve, të cilët me integritet, diligjencë, disiplinë dhe përgjegjësi i shërbejnë atdheut dhe sigurisë kombëtare, përballë çdo sfide të përditshme.

Gradat e reja,  tha ministri Vengu,  nuk përfaqësojnë vetëm një nivel më të lartë përgjegjësie, por edhe një vlerësim të merituar për kontributin e çmuar të ushtarakëve shqiptarë në çdo mision, brenda dhe jashtë kufijve të vendit.

Ushtarakët e graduar:

Kolonel Nesti Resulaj
Kolonel Mevlan Gaxhaj
Kolonel Dhimitër Selmanaj
Kolonel Artur Grrica
Kolonel Orgest Shuraja
Kolonel Myslim Rrasa
Kolonel Euklid Jemini
Kolonel Gazmend Kulejmani
Kolonel Besim Lama

Nënkolonel Dorina Muraj
Nënkolonel Jetnor Zogu
Nënkolonel Erjon Hodaj

Major Ismet Pepa
Major Stela Brahaj

Toger Marvina Sula

/gj.m/j.p/

The post Promovohen 15 oficerë të Forcave të Armatosura, Vengu: Vlerësim i merituar për punën e palodhur appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shoqata e Gjyqtarëve: Projektligji për kryetarët e gjykatave cenon pavarësinë

TIRANË, 13 janar /ATSH/ Shoqata KombĂ«tare e GjyqtarĂ«ve reagoi sot mbi projektligjin “PĂ«r disa shtesa dhe ndryshime nĂ« ligjin nr. 96/2016 ‘PĂ«r statusin e gjyqtarĂ«ve dhe prokurorĂ«ve nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€™â€, pjesĂ« e paketĂ«s sĂ« ndryshimeve ligjore tĂ« reformĂ«s nĂ« drejtĂ«si.

Shoqata shpreh gatishmërinë për bashkëpunim me Kuvendin dhe institucionet e tjera në përmirësimin e kuadrit ligjor, por paralajmëron se çdo ndryshim duhet të respektojë parimet e shtetit të së drejtës, ndarjen dhe balancimin e pushteteve dhe pavarësinë e gjyqësorit.

Sipas Shoqatës, neni 12 i projektligjit që parashikon konfirmimin e kryetarëve të gjykatave të shkallës së parë dhe të apelit deri në vitin 2028, cenon pavarësinë e gjyqësorit dhe uzurpon kompetencën e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) për emërimin e kryetarëve.

“NĂ«pĂ«rmjet kĂ«saj norme, kryetarĂ«t nĂ« detyrĂ« tĂ« gjykatave tĂ« shkallĂ«s sĂ« parĂ« dhe tĂ« apelit tĂ« juridiksionit tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m dhe atij administrativ konfirmohen si kryetarĂ« tĂ« emĂ«ruar deri nĂ« datĂ«n 31 dhjetor 2028, duke shmangur sakaq garĂ«n pĂ«r kĂ«to poste drejtuese nĂ« pushtetin gjyqĂ«sor”, theksohet nĂ« reagim.

Sipas Shoqatës, dispozita cenon kompetencën e Këshillit të Lartë Gjyqësor për emërimin e kryetarëve të gjykatave, zbatimi i saj është selektiv dhe injoron aktin normativ të miratuar nga KLGJ-ja për procedurën e zgjedhjes së kryetarëve, i cili hyri në fuqi më 1 janar 2026.

Shoqata rikujton se përpjekje të ngjashme janë shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese, duke përmendur vendimin nr. 34, datë 10.04.2017.

Shoqata fton Kuvendin të respektojë standardet e shtetit të së drejtës dhe të mos cenoje arritjet e reformës në drejtësi, duke garantuar pavarësinë e pushtetit gjyqësor, dhe shpreh gatishmërinë për të kontribuar në përmirësimin e procesit të ligjbërjes.

/gj.m/j.p/

The post Shoqata e Gjyqtarëve: Projektligji për kryetarët e gjykatave cenon pavarësinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Klejdi Daci rikthehet te Teuta

TIRANË, 13 janar /ATSH/ KF Teuta ka zyrtarizuar afrimin e Klejdi Dacit, duke e bĂ«rĂ« sulmuesin 26-vjeçar pĂ«rforcimin mĂ« tĂ« ri tĂ« skuadrĂ«s durrsake. Daci rikthehet te bregdetarĂ«t pas njĂ« eksperience jashtĂ« vendit, ku ishte pjesĂ« e klubit uzbek OKMK Olmaliq.

Futbollisti kishte veshur më parë fanellën e Teutës deri në verën e vitit 2024, ndërsa tani kthehet për të dhënë kontributin e tij në fazën e dytë të sezonit.

Klubi njoftoi se lojtari i është bashkuar menjëherë ekipit dhe ka nisur përgatitjet në Durrës për sfidën e radhës ndaj Dinamos.

“Klejdi Daci Ă«shtĂ« zyrtarisht pjesĂ« e KF Teuta! Sulmuesi bashkohet me skuadrĂ«n pas eksperiencĂ«s me OKMK Olmaliq dhe ka nisur menjĂ«herĂ« pĂ«rgatitjet nĂ« DurrĂ«s pĂ«r ndeshjen ndaj Dinamos. MirĂ« se erdhe, Klejdi”, thuhet nĂ« njoftimin e klubit.

Daci e njeh mirë futbollin shqiptar, pasi gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Kukësin, Kastriotin si dhe me ekipet e të rinjve të Partizanit. Rikthimi i tij pritet të shtojë alternativat në repartin ofensiv të Teutës, në synimin për rezultate pozitive në vijim të kampionatit.

/gj.m/j.p/

The post Klejdi Daci rikthehet te Teuta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rikthehet Kategoria Superiore, spikat Vllaznia – Egnatia

TIRANË, 13 janar /ATSH/ Kampionati i KategorisĂ«  Superiore rikthehet tĂ« mĂ«rkurĂ«n me ndeshjet e javĂ«s sĂ« 19-tĂ«.

Tre takime do tĂ« luhen mĂ« 14 janar. NĂ« stadiumin “Adush Muça” tĂ« Ballshit, Bylis do tĂ« presĂ« TiranĂ«n nĂ« orĂ«n 13:30.

NĂ« orĂ«n 17:00 do tĂ« zhvillohen dy ndeshjet e tjera. NĂ« stadiumin “Loro Boriçi” do tĂ« luhet supersfida Vllaznia – Egnatia, ndĂ«rsa nĂ« “Elbasan Arena”, AF Elbasani do tĂ« pĂ«rballet me Flamurtarin.

TĂ« enjten janĂ« programuar dy ndeshjet e fundit tĂ« javĂ«s sĂ« 19-tĂ« tĂ« “Abissnet Superiore”. NĂ« orĂ«n 13:30, nĂ« stadiumin e VorĂ«s, do tĂ« luhet ndeshja Partizani – FK Vora.

Java e 19-tĂ« do tĂ« mbyllet me takimin Teuta – Dinamo City, qĂ« do tĂ« zhvillohet nĂ« stadiumin “Niko Dovana”, nĂ« orĂ«n 17:00.

Kategoria Superiore, java 19

Bylis – Tirana 14.01.2026 13:30

Vllaznia – Egnatia 14.01.2026 17:00

AF Elbasani – Flamurtari 14.01.2026 17:00

Partizani – FK Vora 15.01.2026 13:30

Teuta – Dinamo City 15.01.2026 17:00

/gj.m/j.p/

 

The post Rikthehet Kategoria Superiore, spikat Vllaznia – Egnatia appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

1 miliard lekë shtesë për Mbrojtjen Civile, investime dhe kompensime nga zjarret e përmbytjet

TIRANË, 13 janar /ATSH/ Qeveria shqiptare, pĂ«rmes MinistrisĂ« sĂ« Mbrojtjes, ka rritur ndjeshĂ«m mbĂ«shtetjen financiare pĂ«r Sistemin e Mbrojtjes Civile dhe menaxhimin e emergjencave, duke parashikuar fonde tĂ« posaçme pĂ«r parandalimin dhe pĂ«rballimin e fatkeqĂ«sive natyrore nĂ« buxhetin e vitit 2026.

NĂ« zbatim tĂ« ligjit nr. 87/2025 “PĂ«r buxhetin e vitit 2026”, Ă«shtĂ« parashikuar njĂ« fond prej 1 miliard lekĂ«sh nĂ« formĂ«n e transfertĂ«s sĂ« kushtĂ«zuar, i cili ndahet nĂ« 500 milionĂ« lekĂ« pĂ«r investime dhe 500 milionĂ« lekĂ« pĂ«r kompensimin e qytetarĂ«ve tĂ« prekur nga zjarret apo pĂ«rmbytjet.

Paralelisht, 1.5 miliard lekë do të përdoren për financimin e projekteve që lidhen me parandalimin e fatkeqësive natyrore, ndërsa 300 milionë lekë janë dedikuar për projekte në digat dhe rezervuarët.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, fondet e parashikuara synojnë rritjen e sigurisë së qytetarëve dhe mbrojtjen e pronës, garantimin e kompensimit për familjet e prekura, si dhe forcimin e masave parandaluese për reduktimin e rreziqeve në të ardhmen.

Ministria thekson se mbetet e angazhuar në forcimin e mëtejshëm të Sistemit të Mbrojtjes Civile dhe në koordinimin ndërinstitucional, me qëllim garantimin e një reagimi më të shpejtë dhe më efikas ndaj emergjencave dhe fatkeqësive natyrore.

/gj.m/j.p/

The post 1 miliard lekë shtesë për Mbrojtjen Civile, investime dhe kompensime nga zjarret e përmbytjet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Prani e gjerë e kompanive me reputacion të padiskutueshëm në investimet në energjetikë

TIRANË, 12 janar /ATSH/ Kryeministri Edi Rama mori pjesĂ« sot nĂ« eventin prezantues tĂ« parkut eolik tĂ« TropojĂ«s tĂ« mbajtur nĂ« TiranĂ«, njĂ« projekt strategjik me kapacitet tĂ« pritshĂ«m prej 600 MW, qĂ« po zhvillohet nga kompania amerikane CWP.

Ky investim, sipas Kryeministrit, përbën një dëshmi të qartë se Shqipëria po ecën drejt një të ardhmeje energjetike të fortë, të qëndrueshme dhe të orientuar nga burimet e rinovueshme.

Në fjalën e tij, Rama theksoi se paralelisht me zhvillimin e projekteve të mëdha energjetike, vendi ka ndërtuar një proces të lartë besueshmërie në këtë sektor.

Sipas tij, sektori energjetik është një fushë e garave të hapura ndërkombëtare, ku sot ka një prani të gjerë të kompanive me reputacion të padiskutueshëm në pjesëmarrjen në tenderë dhe investime.

“MĂ« vjen jashtĂ«zakonisht mirĂ« ta nĂ«nvizoj, meqĂ« jemi nĂ« njĂ« fazĂ« tĂ« historisĂ« sonĂ«, kur fjala “korrupsion” Ă«shtĂ« si ato kĂ«pucĂ«t e modĂ«s qĂ« po nuk e nxori njeriu nga goja duket sikur nuk Ă«shtĂ« nĂ« modĂ«, qĂ« pikĂ«risht nĂ« kĂ«tĂ« sektor, kjo fjalĂ« ka marrĂ« njĂ« pĂ«rgjigje tĂ« vazhdueshme sistematike dhe nuk ka njĂ« kompani tĂ« vetme, serioze qĂ« ka marrĂ« pjesĂ« nĂ« kĂ«to gara qĂ« tĂ« ketĂ« shprehur njĂ« rezervĂ« sado tĂ« vogĂ«l lidhur me integritetin e garave dhe me proceset e stabilizuara dhe tĂ« konsoliduara nĂ« kĂ«tĂ« sektor”, tha Rama.

Rama theksoi se këtë dëshmi mund ta japin edhe përfaqësuesit e kompanive amerikane dhe të tjera ndërkombëtare të pranishme në Shqipëri, të cilat, sipas tij, jo vetëm që nuk kanë hasur pengesa të kësaj natyre, por përkundrazi kanë pasur mbështetjen e qeverisë në çdo hap, përfshirë edhe kapërcimin e pengesave burokratike në nivel vendor.

“Besoj qĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n dĂ«shmi mund ta japin fare mirĂ« amerikanĂ«t qĂ« kemi kĂ«tu nga ana e sektorit privat, bashkĂ« me tĂ« tjerĂ«t sepse, jo vetĂ«m qĂ« nuk kanĂ« ndeshur nĂ« TiranĂ« asnjĂ« pengesĂ« tĂ« kĂ«saj natyre, por pĂ«rkundrazi e kanĂ« pasur qeverinĂ« nĂ« krah nĂ« çdo hap edhe pĂ«r tĂ« kapĂ«rcyer edhe pengesa burokratike absurde nĂ« nivelin vendor”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se në raste të caktuara, këto vështirësi burokratike kanë qenë të kuptueshme, sidomos për bashki të vogla, të cilat nuk kanë pasur më parë përvojë me projekte të përmasave kaq të mëdha sa ai i CWP.

Megjithatë, sipas Kryeministrit, këto pengesa tashmë janë kapërcyer dhe kompania ka pasur garancinë e plotë nga qeveria se procesi do të çohet deri në fund, pa humbur kohë, duke përgatitur paralelisht të gjitha projektet e zbatimit.

Kryeministri vlerësoi veçanërisht ndjeshmërinë e kompanisë ndaj mjedisit dhe përgjegjësinë sociale që ajo ka treguar në zonë.

“Kompania na ka bĂ«rĂ« njĂ« pĂ«rshtypje tĂ« veçantĂ« pĂ«r kujdesin ndaj ekuilibrave mjedisorĂ« dhe pĂ«r sensin e lartĂ« tĂ« pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« sociale. Ajo ka treguar vĂ«mendje pĂ«r mbĂ«shtetjen e komunitetit lokal dhe zhvillimin e zonĂ«s, pĂ«rfshirĂ« investime nĂ« infrastrukturĂ«n rrugore rurale dhe projekte tĂ« tjera nĂ« funksion tĂ« komunitetit”, tha Rama.

Në përfundim, Kryeministri theksoi se kompania CWP ka fituar një vend të merituar në respektin e institucioneve shqiptare, duke shprehur falënderimet e tij për bashkëpunimin dhe angazhimin në zhvillimin e një projekti që konsiderohet kyç për të ardhmen energjetike të vendit.

/gj.m/j.p/

The post Rama: Prani e gjerë e kompanive me reputacion të padiskutueshëm në investimet në energjetikë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kupa e Botës në ski alpine zhvendoset në Flachau, Lara Colturi garon në slalom

TIRANË, 12 janar /ATSH/ Etapa e radhĂ«s e KupĂ«s sĂ« BotĂ«s nĂ« Ski Alpine pĂ«r femra, gara e 20-tĂ« e sezonit 2025–2026, do tĂ« zhvillohet nĂ« Flachau tĂ« AustrisĂ«.

Në qendër të vëmendjes do të jetë skiatorja shqiptare Lara Colturi, e cila do të garojë në disiplinën e slalomit më 13 janar. Lëshimi i parë është planifikuar të nisë në orën 17:45, ndërsa i dyti në 20:45, bën të ditur Federata Shqiptare e Skive.

Colturi vjen në këtë garë pas paraqitjeve të saj në Kranjska Gora të Sllovenisë, ku në dy garat e Kupës së Botës për femra u rendit në vendin e 6-të në slalomin gjigant, ndërsa në slalom nuk arriti ta përfundojë provën.

Pas përfundimit të 17 etapave nga 37 gjithsej të sezonit, skiatorja 19-vjeçare mban vendin e 8-të në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës me 402 pikë të grumbulluara. Performanca e saj më e fortë mbetet slalomi, ku ka siguruar 280 pikë dhe renditet në vendin e tretë, ndërsa në slalomin gjigant ka 122 pikë.

NjĂ« tjetĂ«r tregues i progresit tĂ« saj tĂ« vazhdueshĂ«m Ă«shtĂ« kryesimi i renditjes sĂ« kategorisĂ« “Yjet e sĂ« ardhmes”, ku Colturi Ă«shtĂ« shkĂ«putur ndjeshĂ«m nga rivalet, duke konfirmuar statusin e saj si njĂ« nga talentet mĂ« premtuese tĂ« skive alpine nĂ« arenĂ«n botĂ«rore.

Gara e Flachaut pritet të jetë një tjetër test i rëndësishëm për shqiptaren, e cila synon të konsolidojë pozicionet e saj në renditjet e përgjithshme dhe të disiplinës, si dhe të vijojë trendin pozitiv të këtij sezoni.

1 nga 2

/gj.m/j.p/

The post Kupa e Botës në ski alpine zhvendoset në Flachau, Lara Colturi garon në slalom appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Ramën nuk do ta heqë drejtësia, por qytetarët shqiptarë

TIRANË, 12 janar /ATSH/ Kryetari i PartisĂ« Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi sot njĂ« konferencĂ« pĂ«r gazetarĂ«t, ku foli mbi strategjinĂ« e opozitĂ«s dhe situatĂ«n politike nĂ« vend.

Berisha theksoi se objektivi kryesor i opozitës është largimi i kryeministrit Edi Rama nga pushteti dhe shprehu besim se ky qëllim do të realizohet falë mbështetjes së qytetarëve dhe bashkëpunimit me faktorë të tjerë të shoqërisë shqiptare.

“Strategjia e opozitĂ«s Ă«shtĂ« largimi i tij njĂ« minutĂ« e mĂ« parĂ« nga pushteti. Opozita Ă«shtĂ« e sigurtĂ« qĂ« do tĂ« realizojĂ« objektivin e saj. Kjo Ă«shtĂ« dhe ka besim tĂ« madh tek guximi, ka besim tĂ« madh tek trimĂ«ria, ndershmĂ«ria e qytetarĂ«ve shqiptarĂ«. Ka besim tĂ« madh se pĂ«rkrah opozitĂ«s shqiptare, sĂ« bashku me opozitĂ«n shqiptare, do bashkĂ«veprojnĂ« dhe bashkĂ«punojnĂ« shumĂ« e shumĂ« faktorĂ« tĂ« tjerĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« shoqĂ«rinĂ« shqiptare, qĂ« duan ta pĂ«rzĂ«nĂ« 1 minutĂ« e mĂ« parĂ«, kĂ«tĂ« tĂ« keqe tĂ« madhe, kĂ«tĂ« organizatĂ« kriminale qĂ« udhĂ«hiqet nga Edi Rama”, u shpreh Berisha.

Ai gjithashtu foli mbi mbështetjen ndërkombëtare në luftën kundër korrupsionit, duke përmendur se shtatë rezoluta ndërkombëtare kanë ndikim të rëndësishëm mbi qeverisjen aktuale dhe ofrojnë mbështetje për opozitën.

“BetejĂ«n kundĂ«r korrupsionit e mbĂ«shtet e gjithĂ« bota demokratike”, tha ai, duke shtuar se, rezolutat ndĂ«rkombĂ«tare ndikojnĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« konsiderueshme nĂ« situatĂ«n politike dhe ofrojnĂ« mbĂ«shtetje pĂ«r opozitĂ«n shqiptare

Berisha nënvizoi gjithashtu se largimi i kryeministrit nuk do të ndodhë përmes institucioneve të drejtësisë, por përmes pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në protesta paqësore.

“Nuk ka asnjĂ« diskutim qĂ« Edi Rama bĂ«n gjithçka, dhe jo bĂ«n, por do tĂ« bllokojĂ« drejtĂ«sinĂ«. Do tĂ« pĂ«rdorĂ« 83 mandatet e tij tĂ« krimit, kundĂ«r drejtĂ«sisĂ«. Dhe kĂ«tu ndaj themi ne, fjalĂ«n e vetme e kanĂ« qytetarĂ«t shqiptarĂ«â€, u shpreh Berisha.

“Ne kemi theksuar dhe theksojmĂ«, Edi RamĂ«n nuk do ta heqĂ« drejtĂ«sia. Edi RamĂ« nuk do ta heqin ‘Deltat’, atĂ« do ta heqin qytetarĂ«t shqiptarĂ« me protestat e tyre. Nuk kemi asnjĂ« lloj dyshimi nĂ« kĂ«tĂ« qĂ«ndrim, nĂ« kĂ«tĂ« mendim”, pĂ«rfundoi Berisha.

/gj.m/j.p/

The post Berisha: Ramën nuk do ta heqë drejtësia, por qytetarët shqiptarë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌