PRISHTINĂ, 13 janar/ATSH/ NĂ« GjykatĂ«n Themelore nĂ« PrishtinĂ« sot po mbahet seanca fillestare pĂ«r rastin e rezervave shtetĂ«rore, ku nĂ« cilĂ«sinĂ« e tĂ« akuzuarĂ«s Ă«shtĂ« edhe ministrja nĂ« detyrĂ« e IndustrisĂ«, NdĂ«rmarrĂ«sisĂ« dhe TregtisĂ« (MINT), Rozeta Hajdari.
Gjyqtari i rastit, Avni Syla, vendosi që seanca të jetë e mbyllur për publikun për shkak të ruajtjes së informacioneve të klasifikuara.
Të pyetur se a duan që rasti të vazhdojë me seanca të hapura apo të mbyllura avokatët e të akuzuarve kërkuan që të mos vazhdohet seanca pasi që thanë se në dosjen e Prokurorisë ka dokumente të klasifikuara.
Avokatët kërkuan që, para se të vazhdojë seanca, të nisë procesi i deklasifikimit të dokumenteve. Përndryshe, ata thanë se do të vihen para përgjegjësisë penale pasi që nuk kanë një certifikatë të sigurisë, që duhet për të pasur qasje në dokumente të klasifikuara.
Aktakuza ndaj Hajdarit ishte ngritur më 11 nëntor të vitit të kaluar nga Prokuroria Speciale e Kosovës, që e akuzon atë për keqpërdorim të rezervave shtetërore.
Sipas aktakuzĂ«s, Hajdari dhe dy zyrtarĂ« tĂ« MINT-it i kishin shkaktuar dĂ«m prej rreth 3 milionĂ« eurove buxhetit tĂ« KosovĂ«s gjatĂ« muajve shkurt dhe mars tĂ« vitit 2022, kur dyshohet se kishin blerĂ« njĂ« sasi vaji dhe gruri jashtĂ« vendit, por qĂ« sâkishin mbĂ«rritur kurrĂ« nĂ« KosovĂ«.
Dështimi i mëparshëm i seancës fillestare
Seancë fillestare ishte caktuar edhe më 10 dhjetor të vitit të kaluar, por kishte dështuar për shkak se Hajdari dhe avokati i të akuzuarit tjetër, Irfan Lipovica nuk ishin të pranishëm.
Kryetari i trupit gjykues, Avni Syla, kishte thënë se Hajdarit i ishte dërguar ftesa për pjesëmarrje përmes postës, por nuk kishte marrë përgjigje nëse ajo e ka pranuar ftesën në mënyrë të rregullt.
MĂ« pas, Hajdari kishte shkruar nĂ« Facebook se ânuk kam pranuar ndonjĂ« thirrje pĂ«r seancĂ« nga ana e GjykatĂ«sâ.
âNĂ« momentin qĂ« e pranoj thirrjen nga Gjykata, pĂ«r seancĂ«n e ardhshme, do tĂ« paraqitem nĂ« seancĂ« gjyqĂ«soreâ, shtoi ajo.
Hajdari, sipas aktakuzës së ngritur më 11 nëntor të vitit të kaluar, akuzohet për keqpërdorim të rezervave shtetërore.
Hajdari dhe dy zyrtarët Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara, sipas Prokurorisë, dyshohen se bashkëkryerje i kanë keqpërdorur detyrat zyrtare me qëllim që të përfitonin pasuri për persona të tjerë dhe i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës gjatë muajve shkurt dhe mars 2022.
Aktakuza pretendon se buxheti i shtetit ka pësuar një dëm prej rreth 3 milionë eurove si pasojë e veprimeve të të akuzuarve.
Ata dyshohet se asokohe kishin blerë një sasi vaji dhe një sasi gruri jashtë vendit, që nuk kishin arritur kurrë në Kosovë.
Që të tre akuzohen për kryerjen e veprave penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, dhe zbulimi i fshehtësisë zyrtare.
Ndërsa i akuzuari i katërt, Ridvan Muharremi, dyshohet për ndihmë në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Hajdari, Lipovica dhe Gara akuzohen po ashtu se, pa autorizim, kanë zbuluar fshehtësinë zyrtare.
Ministrja nĂ« detyrĂ«, Rozeta Hajdari, e ka cilĂ«suar si âtendencĂ« politikeâ ndaj QeverisĂ« sĂ« kryeministrit nĂ« detyrĂ«, Albin Kurti, aktakuzĂ«n e ngritur kundĂ«r saj dhe tre tĂ« tjerĂ«ve pĂ«r rastin e rezervave shtetĂ«rore.
Rezervat shtetërore
Më 2023, tre persona u arrestuan për rastin e rezervave shtetërore, përfshirë Garën, drejtor i departamentit të rezervave shtetërore, dhe Lipovicën, drejtor i departamentit për integrime evropiane.
Në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë më 2023 u kryen bastisje pas publikimit të audio-incizimeve nga portali Nacionale, ku ishte pretenduar se një sasi vaji, e blerë në Poloni, dhe një sasi gruri, e blerë në Turqi, nuk kishin arritur kurrë.
Atëbotë, Hajdari deklaroi se blerjet për rezerva shtetërore ishin bërë në përputhje me ligjin, por nuk dha më shumë hollësi, meqë informacionet për to janë sekrete shtetërore.
Më vonë, ajo e akuzoi policinë se gjatë bastisjeve, ka marrë në cilësinë e provave dokumente të klasifikuara si sekrete shtetërore.
Si dëshmitar për këtë rast është thirrur edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, por deri më tani nuk ka pranuar të shkojë në Prokurorinë Speciale, duke ngulur këmbë të japë dëshminë në Kryeministri.
PĂ«r rastin e rezervave shtetĂ«rore, Kurti i ka dalĂ« nĂ« mbrojtje Hajdarit, duke thĂ«nĂ« se ânuk ka kurrfarĂ« korrupsioni e keqpĂ«rdorimiâ. /rel/
The post Nis gjykimi për rezervat shtetërore, seanca mbyllet për publikun appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.