Të përfundosh në burg padrejtësisht
Autorë: Elira Kadriu, Alex Young | OBCT
Sistemi i drejtësisë, në Evropën Juglindore, përdor masat e paraburgimit me shumë lehtësi, ku nuk mungojnë abuzimet, diskriminimet dhe histori të ndalimit të padrejtë. Kompensimet për këto raste janë shumë të vogla.
B. Shytaj, në 2020, përgjatë protestave masive për vrasjen e Klodian Rashës, nga një konflikt verbal me Policinë e Shtetit, u arrestua dhe qëndroi 30 ditë në paraburgim. Edhe pse u shpall i pafajshëm në fund të procesit gjyqësor, ai humbi punën në Aeroportin e Tiranës.
âNuk i interesonte qĂ« unĂ« pĂ«rpiqesha tĂ« provoja pafajĂ«sinĂ« time, mĂ« thanĂ« thjesht qĂ« isha nĂ«n hetim dhe mĂ« pushuan nga puna,â tregon Shytaj pĂ«r OBCT (Observatori Transeuropian pĂ«r Ballkanin dhe Kaukazin).
Rasti i Shqipërisë
Ligji shqiptar garanton dëmshpërblim për këdo që është mbajtur padrejtësisht në burg. Kompensimet vendosen sipas shifrave fikse, pavarësisht nga rasti specifik.
Aktualisht, dëmshpërblimi është 2,000 lekë (rreth 20 euro) për çdo ditë të kaluar në burg, 3,000 lekë për çdo ditë në paraburgim, dhe 1,000 lekë për çdo ditë në arrest shtëpie.
Gjykata e Apelit të Shqipërisë po vlerëson një rishikim të këtyre shumave.
âĂfarĂ« do tĂ« thotĂ« 2 mijĂ« lekĂ« dita? 2 mijĂ« lekĂ«shi, nĂ« 2005 kur Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« ai ligj, nuk ka mĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n vlerĂ« dhe dĂ«met nĂ« raste tĂ« caktuara janĂ« aq tĂ« mĂ«dha qĂ« sâmund tĂ« kompensohen me aq,â analizon avokati Dorian Matlija, drejtor ekzekutiv i organizatĂ«s âRes Publicaâ, qendĂ«r shqiptare pĂ«r tĂ« drejtat e njeriut qĂ« punon nĂ« mbrojtjen juridike.
Sipas Matlijës, pavarësisht nga vlefshmëria e akuzës, që nga momenti kur një person vihet në paraburgim, prokuroria dhe gjykata janë më të prirura ta konsiderojnë fajtor.
Shumë gjyqtarë preferojnë të shmangin pranimin e gabimit të tyre dhe për rrjedhojë të mos kenë nevojë të njohin një dëmshpërblim për njerëzit që rezultojnë të pafajshëm.
âPak njerĂ«z dalin tĂ« pafajshĂ«m, 1% ose mĂ« pak,â pĂ«rmbyll Matlija.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, gjatë dhjetë viteve të fundit në Shqipëri, 736 persona kanë marrë dëmshpërblim për kohën që kanë kaluar padrejtësisht në paraburgim.
Sipas Nosiana Burnazit, juriste në Klinikën Juridike Falas dhe asistente projekti në Komitetin Helsinki të Shqipërisë, organizatat joqeveritare (OJQ) i inkurajojnë dhe i asistojnë qytetarët e privuar nga liria që të kërkojnë dëmshpërblim kur janë mbajtur padrejtësisht ose përtej afateve ligjore.
Megjithatë, shumë persona janë demotivuar dhe nuk paraqesin kërkesë. Sipas Burnazit, vonesat e gjata në proceset gjyqësore dhe gjendja e vështirë e sistemit gjyqësor ndikojnë në mosbesimin e publikut shqiptar te drejtësia.
Rasti i Bullgarisë
Në Bullgari, paraburgimi konsiderohet masë e jashtëzakonshme, që duhet përdorur vetëm kur është e nevojshme për të parandaluar ndonjë arratisje të mundshme ose pengim të hetimeve.
Megjithatë, në praktikë, kjo masë shpesh zgjatet përtej kufijve të arsyeshëm, sidomos në rastet e politizuara.
Rasti mĂ« i fundit Ă«shtĂ« ai i Blagomir Kotsevit, kryetarit tĂ« VarnĂ«s (qytet nĂ« lindje, njohur ndryshe si kryeqyteti bregdetar i BullgarisĂ«) dhe pĂ«rfaqĂ«sues i opozitĂ«s liberale âWe Continue the Change â Democratic Bulgariaâ (âNe VazhdojmĂ« Ndryshimin â Bullgaria Demokratikeâ; PP-DB).
Kotsev u arrestua më 8 korrik 2025 me akuza të keqpërdorimit të fondeve publike. Arrestimi i tij shkaktoi protesta të gjera dhe nxori në pah mungesën e një mbrojtjeje efektive gjyqësore në Bullgari, ku paraburgimi përdoret shpesh për të ushtruar presion politik ose ekonomik.
Kotsev u mbajt në paraburgim pavarësisht mungesës së provave të drejtpërdrejta të korrupsionit. Një dëshmitar kyç pranoi se dëshmia e tij ishte nxjerrë me detyrim nga zyrtarë të komisionit anti-korrupsion, por ajo deklaratë vazhdon të përdoret kundër Kotsevit, i cili u lirua nga burgu vetëm më 28 nëntor 2025, kundrejt një garancie pasurore.
Në Bullgari, çdo qytetar që akuzohet dhe mbahet padrejtësisht në burg mund të padisë institucionet shtetërore për dëmshpërblim. Prokuroria e Përgjithshme shpenzon çdo vit rreth 3-4 milionë euro për kompensime, të cilat në disa raste arrijnë deri në 200 mijë euro.
Rasti i Serbisë
Rasti i Blagomir Kotsevit është ndjekur me vëmendje në Serbi. Nëse diçka e tillë ndodh në një vend të Bashkimit Evropian, lind pyetja se çfarë mund ta pengojë që të ndodhë edhe në një vend si Serbia, e kritikuar për lëkundje në raport me përparimin drejt standardeve të një shteti të së drejtës.
ĂĂ«shtja e paraburgimit Ă«shtĂ« kthyer nĂ« qendĂ«r tĂ« vĂ«mendjes nĂ« Serbi pas protestave masive qĂ« pasuan incidentin nĂ« stacionin e Novi Sadit nĂ« nĂ«ntor 2024.
Me afrimin e zgjedhjeve (mundĂ«sisht brenda vitit 2026), ka shqetĂ«sime serioze se paraburgimi mund tĂ« pĂ«rdoret pĂ«r tĂ« goditur protestuesit dhe politikanĂ«t e opozitĂ«s. OJQ si âSerbian Monitoring Initiativeâ (âNisma Serbe e Monitorimitâ) kanĂ« denoncuar zbatimin selektiv tĂ« procedurave pĂ«r kĂ«tĂ« masĂ«.
Në Serbi, zbatimi i masave të paraburgimit shoqërohet, sipas kritikëve, me probleme serioze diskriminimi.
NjĂ« studim i QendrĂ«s Evropiane pĂ«r tĂ« Drejtat e RomĂ«ve (ERRC) dhe âFair Trialsâ (âGjyqeve tĂ« drejtaâ) ka dokumentuar diskriminim sistematik ndaj komunitetit rom, pĂ«rfshirĂ« pĂ«rdorimin e shpeshtĂ« tĂ« paraburgimit, qĂ« nĂ« disa raste zgjat deri nĂ« katĂ«r vjet.
Në teori, paraburgimi vendoset vetëm kur ekziston rreziku i arratisjes ose ndikimit mbi dëshmitarët dhe provat.
Por, sipas avokatit serb MiloĆĄ JankoviÄ, vendimet e gjykatave shpesh nuk arsyetohen. Si pasojĂ«, shumĂ« persona kalojnĂ« muaj apo edhe vite nĂ« burg pa njĂ« motivim tĂ« qartĂ«, ndĂ«rsa gjyqtarĂ«t nuk mbajnĂ« pĂ«rgjegjĂ«si pĂ«r vendime qĂ« mĂ« pas rezultojnĂ« tĂ« pabazuara.
Situata përkeqësohet edhe më shumë nga zvarritja e hetimeve dhe proceseve gjyqësore, të cilat mund të zgjasin 10 vjet ose më shumë, në shkelje të së drejtës për një gjykim brenda një afati të arsyeshëm.
Personat e mbajtur padrejtësisht në paraburgim kanë të drejtë të kërkojnë dëmshpërblim, i cili përcaktohet rast pas rasti.
Kompensimi llogaritet rreth 120 euro në ditë dhe merr parasysh humbjen e të ardhurave, vuajtjet, shpenzimet ligjore dhe faktorë të tjerë.
Parashikohen gjithashtu masa rehabilitimi, si falje zyrtare dhe njoftime publike. Por edhe këto procese për dëmshpërblime janë të ndikuara nga vonesat e gjata të sistemit gjyqësor dhe shumat e kompensimit ndryshojnë shumë nga rasti në rast.
Rasti i Greqisë
Edhe në Greqi, paraburgimi është një masë e jashtëzakonshme, e aplikuar vetëm kur ka rrezik arratie ose përsëritje të krimit.
Kohëzgjatja maksimale është 12 muaj për krimet më të lehta dhe 18 muaj për ato më të rënda, me mundësi zgjatjeje deri në 24 muaj në rastet më serioze.
Ekzistojnë edhe masa alternative ndaj paraburgimit, si garancia pasurore, ndalimi i daljes jashtë vendit, prezantimi i rregullt në polici, ose arresti në shtëpi me monitorim elektronik.
Rasti më i fundit përfshin dy të rinj 21 dhe 25 vjeç nga Patra (Patras, qyteti i tretë më i madh në Greqi), të arrestuar për një zjarr pranë një qendre për të moshuar ndodhur më 13 gusht 2025.
Avokatët e tyre argumentuan se paraburgimi ishte i padrejtë: njëri nga të rinjtë ishte paraqitur vullnetarisht si dëshmitar dhe nuk kishte rekorde të mëparshme penale, ndërsa tjetri kishte ndihmuar si vullnetar për shuarjen e zjarrit.
Pas paraqitjes sĂ« provave tĂ« reja, prokuroria propozoi lirimin e tyre, por gjykata vendosi ndalim tĂ« daljes jashtĂ« vendit, detyrim pĂ«r tâu paraqitur rregullisht nĂ« polici dhe garanci pasurore.
Gjykatat priren të përdorin paraburgimin edhe ndaj të rinjve ose personave pa rekorde penale.
Sa i përket dëmshpërblimeve, ligji grek parashikon që ato nuk janë automatike dhe mund të kërkohen vetëm pas një aktgjykimi përfundimtar të pafajësisë.
Shumat zakonisht variojnë nga 10 deri në 60 euro për çdo ditë paraburgimi, me një kufi (që rrallë arrihet) midis 2,000 dhe 5,000 eurove. Vetëm rastet jashtëzakonisht të rënda mund të çojnë në kompensime më të larta.
*Krasen Nikolov (Mediapool, Bullgari) dhe Giota Tessi (EfSyn, Greqi) kanë kontribuar në realizimin e këtij artikulli.
**Ky artikull u prodhua si pjesë e PULSE, një iniciativë evropiane e koordinuar nga OBCT që promovon bashkëpunimet gazetareske transnacionale.
Lexoni gjithashtu:
- Kushner, Rama, Vuçiç: Trekëndësh interesash në kurriz të publikes
- Shtetet e Ballkanit përballë sfidave mjedisore të përbashkëta
- Kushtet dhe të drejtat e punëtorëve mbeten të cenuara në Ballkan
The post Të përfundosh në burg padrejtësisht appeared first on Citizens.al.



































