❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Pse Izraeli e njohu Somalilandin?

“A e di dikush vĂ«rtet se çfarĂ« Ă«shtĂ« Somalilandi?” – i tha presidenti amerikan Donald Trump gazetĂ«s New York Post gjatĂ« fundjavĂ«s, pasi Izraeli u bĂ« shteti i parĂ« nĂ« botĂ« qĂ« njohu republikĂ«n e vetĂ«shpallur nĂ« AfrikĂ«n Lindore.

Trump tha se Shtetet e Bashkuara nuk do ta ndjekin kĂ«tĂ« hap dhe se Uashingtoni duhet ta “studiojĂ«â€ çështjen, nĂ« njĂ« kohĂ« kur njĂ« numĂ«r gjithnjĂ« e mĂ« i madh shtetesh po e refuzojnĂ« vendimin e Izraelit. MĂ« shumĂ« se 20 shtete, kryesisht nga Lindja e Mesme dhe Afrika, e cilĂ«suan njohjen si njĂ« “masĂ« tĂ« paprecedentĂ«â€ qĂ« mund tĂ« minojĂ« paqen dhe sigurinĂ« nĂ« Bririn e AfrikĂ«s dhe nĂ« Detin e Kuq, me pasoja serioze pĂ«r paqen ndĂ«rkombĂ«tare.

Departamenti Amerikan i Shtetit tha se vazhdon ta njohĂ« integritetin territorial tĂ« SomalisĂ«, “i cili pĂ«rfshin edhe territorin e Somalilandit”. Mbeti e paqartĂ« pse Izraeli e bĂ«ri kĂ«tĂ« deklaratĂ« tĂ« premten ose nĂ«se priste diçka nĂ« kĂ«mbim, ndĂ«rsa raportimet mĂ« herĂ«t gjatĂ« kĂ«tij viti sugjeronin se Somaliland po shqyrtohej si njĂ« destinacion i mundshĂ«m pĂ«r palestinezĂ«t e zhvendosur nga Gaza.

Somaliland ndodhet pranë Xhibutit, i cili strehon baza ushtarake të Shteteve të Bashkuara, Kinës, Francës dhe disa vendeve të tjera. Ai është gjithashtu i pozicionuar në mënyrë strategjike në Gjirin e Adenit, përballë Jemenit dhe zonave të kontrolluara nga lëvizja Houthi e mbështetur nga Irani.

Pra, çfarë dimë për Somalilandin?

Somalilandi është një shtet i vogël dhe i largët, pa njohje ndërkombëtare, i cili gjatë vitit të fundit është shndërruar në arenë të një përplasjeje rajonale shpërthyese, të mbushur me interesa gjeopolitike.

Kjo republikë e vetëshpallur, një territor i sunduar nga klani mysliman Issaq, u shkëput nga shteti amë, Somalia, në vitin 1991 dhe shpalli pavarësinë pa garanci ndërkombëtare. Që prej asaj kohe, ka tentuar të sigurojë njohje nga shtete të ndryshme, ndërsa njëkohësisht është përforcuar kundër kërcënimeve rajonale, kryesisht nga Somalia, e cila synon të rimarrë kontrollin e territorit. E drejta ndërkombëtare e njeh Somalilandin vetëm si një distrikt autonom brenda Somalisë dhe deri në vitin 2024, asnjë shtet nuk e kishte njohur si vend të pavarur, përveç Tajvanit, vetë një shtet i panjohur ndërkombëtarisht.

Kjo ka pasoja të mëdha ekonomike. Somalilandi nuk mund të marrë pjesë në tregtinë ndërkombëtare dhe nuk mund të përfitojë ndihma financiare nga organizata si Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, duke u detyruar të funksionojë si një ekonomi autarkike. Për këtë arsye, një sektor që lulëzon në territor është pirateria detare.

Kërkesa për pavarësinë e Somalilandit e ka origjinën në epokën koloniale të Afrikës. Në fund të shekullit XIX, Britania dhe Italia morën kontrollin mbi hapësirën somaleze, duke krijuar Somalilandin Britanik, që përkon me Somalilandin e sotëm, si protektorat. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, forcat britanike pushtuan Somalilandin Italian, atëherë pjesë e Italisë fashiste të Musolinit, duke bashkuar dy territoret në një shtet të vetëm që funksiononte si njësi politike brenda Perandorisë Britanike.

Në vitin 1960, Somalilandi i Bashkuar fitoi pavarësinë dhe u krijua Republika e Somalisë. Rënia e qeverisë qendrore në vitin 1991 dhe lufta e përgjakshme civile çuan në shkëputjen e territorit të Somalilandit nga shteti amë. Ndryshe nga Somalia, e cila për dekada është përballur me luftëra civile shkatërruese dhe për një periudhë është sunduar nga milici islamiste, kryesisht Al-Shabaab, Somaliland, me rreth 6.2 milionë banorë, ka arritur të ruajë një stabilitet relativ politik.

“Kandidat ideal” pĂ«r bashkĂ«punim me Izraelin

NjĂ« raport i vitit 2024 nga instituti izraelit i studimeve strategjike Institute for National Security Studies tha se “Somaliland mund tĂ« shĂ«rbejĂ« si njĂ« bazĂ« e avancuar pĂ«r njĂ« sĂ«rĂ« misionesh: mbledhje inteligjence dhe monitorim tĂ« Houthis dhe ndĂ«rtimit tĂ« kapaciteteve tĂ« tyre ushtarake; mbĂ«shtetje logjistike pĂ«r qeverinĂ« e njohur ndĂ«rkombĂ«tarisht tĂ« Jemenit nĂ« luftĂ«n e saj kundĂ«r Houthis; dhe operacione tĂ« drejtpĂ«rdrejta, nga veprime sulmuese deri te ndalimi i sulmeve Houthi nĂ« det ose me UAV [dronĂ«]”.

Raporti shtonte se “Somaliland mund tĂ« bĂ«het njĂ« shtyllĂ« kyçe e pĂ«rpjekjeve tĂ« Izraelit pĂ«r t’u pĂ«rballur me kĂ«rcĂ«nimin Houthi”. QĂ« nga shpĂ«rthimi i luftĂ«s nĂ« Gaza pas sulmit tĂ« Hamasit mĂ« 7 tetor, Houthis kanĂ« lĂ«shuar qindra raketa dhe dronĂ« drejt Izraelit dhe kanĂ« shĂ«njestruar anije nĂ« Detin e Kuq, duke nxitur sulme ajrore izraelite nĂ« Jemen dhe vrasjen e figurave tĂ« larta Houthi. KĂ«to zhvillime kanĂ« rritur ndjeshĂ«m rĂ«ndĂ«sinĂ« strategjike tĂ« ujĂ«rave pranĂ« bregdetit tĂ« Somalilandit.

Raporti e cilĂ«son Somalilandin si “kandidat ideal pĂ«r bashkĂ«punim” nĂ« njĂ« fushatĂ« tĂ« ardhshme kundĂ«r Houthis, duke theksuar se ai mund t’i ofrojĂ« Izraelit “qasje tĂ« mundshme nĂ« njĂ« arenĂ« operacionale pranĂ« zonĂ«s sĂ« konfliktit”. Burimi shton gjithashtu se, pĂ«rtej bashkĂ«punimit tĂ« sigurisĂ«, lidhjet me Somalilandin kanĂ« edhe vlerĂ« ekonomike dhe reputacioni pĂ«r sigurinĂ« kombĂ«tare tĂ« Izraelit, duke pĂ«rmendur mineralet qĂ« ndodhen nĂ« territor dhe interesin e Izraelit pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar marrĂ«dhĂ«nie me popullsi myslimane nĂ« rajon.

Destinacion për palestinezët e zhvendosur nga Gaza?

Në mars, Associated Press raportoi se zyrtarë izraelitë thanë se SHBA-të dhe Izraeli kishin kontaktuar zyrtarë në tre qeveri të Afrikës Lindore, përfshirë Somalilandin, për të diskutuar përdorimin e territoreve të tyre si destinacione të mundshme për palestinezët e zhvendosur nga Rripi i Gazës.

Zyrtarë amerikanë dhe izraelitë konfirmuan kontaktet me Somalinë dhe Somalilandin, ndërsa amerikanët konfirmuan edhe Sudanin. Ata thanë se ishte e paqartë sa përparim ishte bërë apo në çfarë niveli ishin zhvilluar diskutimet. Zyrtarë nga Somalia dhe Somaliland i thanë AP-së se nuk ishin në dijeni të kontakteve të tilla.

Interesi MAGA

Iniciativa politike amerikane e lidhur me MAGA-n, Project 2025, e publikuar nga Fondacioni konservator Heritage nĂ« vitin 2022 dhe e parĂ« gjerĂ«sisht si njĂ« plan pĂ«r mandatin e dytĂ« tĂ« Trumpit, i bĂ«ri thirrje SHBA-sĂ« tĂ« njohĂ« Somalilandin “si njĂ« mbrojtje ndaj pĂ«rkeqĂ«simit tĂ« pozitĂ«s amerikane nĂ« Xhibuti” dhe si njĂ« mjet pĂ«r tĂ« kundĂ«rshtuar “aktivitetin keqdashĂ«s kinez” nĂ« AfrikĂ«.

Në gusht të vitit të kaluar, senatori amerikan Ted Cruz i kërkoi Trumpit me një letër që të njohë Somalilandin, duke theksuar rolin e tij në përballjen me Kinën dhe interesat e sigurisë kombëtare të SHBA-ve.

Interesi i Emirateve të Bashkuara Arabe

NĂ« tetor 2024, faqja pro Katarit, Middle East Monitor raportoi se Izraeli i ishte afruar nĂ« mĂ«nyrĂ« sekrete Somalilandit, i vendosur pĂ«rballĂ« qytetit jemenas Aden, me njĂ« propozim qĂ« do t’u shĂ«rbente tĂ« dyja palĂ«ve: Izraeli do tĂ« ngrinte njĂ« bazĂ« ushtarake nĂ« Somaliland pĂ«r tĂ« sulmuar dhe frenuar objektiva Houthi, nĂ« kĂ«mbim tĂ« njohjes zyrtare tĂ« vendit dhe investimeve financiare.

Sipas raportit, i cili bazohet nĂ« burime diplomatike, Emiratet e Bashkuara Arabe po ndĂ«rmjetĂ«sojnĂ« mes dy palĂ«ve dhe jo vetĂ«m qĂ« kanĂ« bindur Somalilandin tĂ« lejojĂ« ndĂ«rtimin e bazĂ«s, por do ta financojnĂ« atĂ«. UAE, nĂ«nshkruese e MarrĂ«veshjeve tĂ« Abrahamit tĂ« vitit 2020 me Izraelin, ka interes tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« nĂ« kĂ«tĂ« marrĂ«veshje, pasi Houthis janĂ« shndĂ«rruar nĂ« njĂ« kĂ«rcĂ«nim sigurie edhe pĂ«r ta, dhe forcat izraelite nĂ« Somaliland do t’i ndihmonin nĂ« luftĂ«n kundĂ«r tyre.

Në vitet e fundit, Somaliland i ka lejuar Emiratet të përdorin portin e Berberës dhe aeroportin e tij si bazë për aktivitetet ushtarake në Jemen, në këmbim të një investimi prej 440 milionë dollarësh nga UAE në portin e Berberës, sipas mediave të huaja.

Ndërmjetësimi i Emirateve vjen pas bashkëpunimit të tyre ushtarak me Izraelin, pasi të dy vendet raportohet se kanë krijuar një bazë të përbashkët ushtarako-inteligjente në arkipelagun Socotra, një nga ishujt më të largët dhe ekologjikisht më të pasur në botë, i vendosur në Gjirin e Adenit pranë Jemenit.

Zgjedhjet në Kosovë/ Lëvizja Vetëvendosje fiton mbi 49 përqind të votave

Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ka dalë forcë e para në zgjedhjet e parakohshme të mbajtura të dielën.

Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave, rezulton se LVV ka marrë 49.80 përqind të votave.

Rezultatet preliminare u shpallën pas numërimit të 96.13 për qind të votave.

Kreu i KQZ, Radoniqi tha se pjesa tjetër e votave do të procesohen dhe publikohen në platformën online të KQZ-së.

Sipas rezultatit preliminar, PDK-ja është e dyta me 21.18 përqind të votave, LDK-ja me 13.77 përqind, AAK-ja me 5.74 përqind dhe Lista Serbe me 3.86 përqind.

Në garë ishin gjithsej 24 subjekte politike, përfshirë 18 parti politike, tri koalicione parazgjedhore, dy iniciativa qytetare dhe një kandidat të pavarur.

Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë pasur 1.999.024 qytetarë, ndërsa votimi u zhvillua nga ora 07:00 deri në 19:00 në 910 qendra votimi./abcnews.al

Trump: Plani i paqes do të sjellë përfitime ekonomike për Ukrainën

Donald Trump tha se mund tĂ« ketĂ« “pĂ«rfitime tĂ« mĂ«dha ekonomike” pĂ«r UkrainĂ«n si pjesĂ« e njĂ« marrĂ«veshjeje tĂ« mundshme paqeje me RusinĂ«.

Presidenti amerikan po fliste pasi priti Volodymyr Zelenskyy në shtëpinë e tij në Mar-a-Lago.

“Ka pĂ«rfitime tĂ« mĂ«dha ekonomike pĂ«r UkrainĂ«n edhe sepse, e dini, ka shumĂ« punĂ« pĂ«r tĂ« rindĂ«rtuar. Ka shumĂ« pasuri pĂ«r t’u pasur dhe ata kanĂ« pasuri tĂ« madhe, potencialisht pasuri tĂ« madhe. Ata duan tĂ« fillojnĂ«. Ka njĂ« pĂ«rfitim tĂ« madh ekonomik pĂ«r UkrainĂ«n.”, theksoi ai.

Presidenti i UkrainĂ«s, Volodymyr Zelensky, ka shpalosur variantin mĂ« tĂ« fundit pĂ«r njĂ« marrĂ«veshje paqeje, e ndĂ«rmjetĂ«suar nga Shtetet e Bashkuara, e cila synon t’i japĂ« fund luftĂ«s pothuajse katĂ«rvjeçare tĂ« RusisĂ« kundĂ«r UkrainĂ«s.

Zelensky paraqiti një plan me 20 pika, i përpiluar gjatë javëve të fundit nga negociatorë nga Shtetet e Bashkuara, Ukraina dhe vendet evropiane.

Drafti thekson njĂ« marrĂ«veshje tĂ« plotĂ« dhe tĂ« pakushtĂ«zuar “joagresore” midis RusisĂ« dhe UkrainĂ«s, megjithĂ«se çështje tĂ« pazgjidhura, si kontrolli territorial mbi UkrainĂ«n lindore dhe fati i centralit bĂ«rthamor tĂ« Zaporizhjas – objekti mĂ« i madh i energjisĂ« bĂ«rthamore nĂ« EvropĂ« – mbeten ende tĂ« ndĂ«rlikuara.

Vendet nordike përfshihen nga një stuhi e fuqishme

Dy persona kanë humbur jetën në Suedi pas një stuhie të fuqishme dimërore që ka përfshirë vendet nordike, duke shkaktuar ndërprerje të udhëtimeve dhe mungesë energjie elektrike.

Instituti Suedez i Meteorologjisë dhe Hidrologjisë lëshoi alarme për erëra të forta në pjesën veriore të vendit, teksa u godit nga stuhia Johannes.

Sipas BBC, njĂ« person rreth tĂ« 50-ave humbi jetĂ«n pasi u godit nga njĂ« pemĂ« nĂ« resortin e skive Kungsberget nĂ« jug tĂ« vendit, raportuan mediat lokale dhe policia; ndĂ«rsa kompania rajonale e energjisĂ« Hemab tha se njĂ« nga punonjĂ«sit e saj vdiq nĂ« njĂ« aksident “nĂ« terren”.

Dhjetëra mijëra banesa në Suedi, Norvegji dhe Finlandë kanë mbetur pa energji elektrike. Në Suedi, mbi 40,000 banesa u prekën nga ndërprerjet e energjisë dhe shumë shërbime hekurudhore u anuluan, raportoi agjencia suedeze e lajmeve TT.

Disa fluturime, shërbime hekurudhore dhe tragete në pjesë të ndryshme të vendeve nordike janë anuluar.

Rrugët dhe shërbimet hekurudhore janë gjithashtu të ndërprera për shkak të kushteve të stuhisë.

GjĂ«rat tona/ “Hija e Çoles”, vrasĂ«si qĂ« vrau sĂ«rish

Në një fshat të vogël të Vlorës, afro 65 kilometër larg, qetësia e mbrëmjes së 1 nëntorit u thye nga plumbat.

Një tjetër krim, një tjetër emër i njohur i botës së errët.

Një 33-vjeçar që i shmangej drejtësisë, nuk iu shmang dot hijes së vet.

Bertil Alliaj, nĂ« kĂ«rkim prej gati njĂ« dekade, kthehet nĂ« fshatin e tij tĂ« lindjes, nĂ« Gjorm dhe vret kushĂ«ririn e tij, Dalan Alliajn, 38 vjeç. NjĂ« njeri qĂ« jetonte thjeshtĂ«, punonte, e s’kishte pasur asnjĂ«herĂ« probleme me drejtĂ«sinĂ«.

Gjashtë të shtëna pistolete në oborrin e shtëpisë i dhanë fund gjithçkaje.

E ndërsa Policia vraponte për të ndaluar autorin, historia dukej se përsëritej.

Kësaj here, ajo që nuk ndodhi për 10 vjet, u realizua për 5 orë. Autori u arrestua.

Një dekadë më parë, emri i tij ishte në çdo ekran.

Një masakër e egër, një dënim prej 35 vitesh burg.

Por ndryshe nga 3 viktimat e asaj qĂ« mori emrin “Masakra e Çoles”, Bertil Alliaj mbeti i gjallë  dhe i lirĂ«.

“Hija e Çoles”, vrasĂ«si qĂ« vrau sĂ«rish.

Historia e një krimi të pranuar, por pa një motiv. Një vrasje që rikthen në kujtesë një histori më të madhe, dështimin për ta ndaluar një vrasës që i kishte duart me gjak që më parë.

VRASJA DHE ARRESTIMI

Në këtë fshat, gjaku i afërt është bekim dhe mallkim. Këtu, çdo konflikt mbetet i shkruar në kujtesë. Por askush nuk e mendonte që do të përfundonte sërish me armë.

Për 10 vite, banorët e fshatit Gjorm nuk e kishin parë Bertil Alliajn. Para disa vitesh ai kishte arritur të pajisej me pasaportë kosovare dhe mendohej se kishte lëvizur jashtë vendit. Në fshat rezulton të jetë kthyer dy ditë para ngjarjes. Në familje thonë se shkak për kthimin e tij ishte bërë një problem shëndetësor i të atit, por kjo nuk dihet me siguri. Të paktën për aq kohë sa ai, menjëherë pas kthimit, ka komunikuar në telefon me djalin e xhaxhait, Dalan Alliajn, i cili jetonte në Fier. E ka ftuar që të shkojë tek shtëpia e tij në Gjorm. Në momentin që ai ka shkuar aty, mbrëmjen e 1 nëntorit 2025, nuk kanë pasur asnjë lloj komunikimi por e ka qëlluar direkt.

Duket se gjithçka mund të ketë qenë e planifikuar dhe autori ka qenë duke e pritur. Rreth orës 20:00, familjarët e tij pasi kanë dëgjuar të shtënat në derën e shtëpisë kanë dalë për të parë dhe Bertil Alliaj u ka thënë se e ka vrarë ai.

Të pyetur në lidhje me ngjarjen, ata kanë deklaruar se nuk kanë pasur asnjë debat. I ati i autorit ka thënë se djali i tij pas kthimit ka qenë i heshtur dhe ka qëndruar i mbyllur pa folur me njeri. Ka rrëfyer për Policinë se nuk e di nëse ka pasur konflikt mes tij dhe 36-vjeçarit.

Policia e Vlorës

Pas marrjes së njoftimit nga familjarët se në fshatin Gjorm ishte gjetur pa shenja jete shtetasi Dalan Alliaj, 36 vjeç, banues në Fier, të cilit gjatë këqyrjes i janë konstatuar plagë të shkaktuara me armë zjarri, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë Vlorë, u ngrit një grup hetimor me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes, i përbërë nga specialistë të Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe ekspertë kriminalistikë. Falë veprimeve hetimore të shpejta dhe profesionale, u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar, shtetasit Bertil Alliaj, 33 vjeç, banues në fshatin Gjorm, Selenicë, i cili pas ngjarjes ishte larguar në zonën malore përreth. Menjëherë shërbimet e DVP Vlorë u organizuan dhe nisën kërkimet për kapjen e tij.

Teksa Dalan Alliaj transportohej me autoambulancë drejt spitalit të Vlorës, ndonëse mësohet se aty ka shkuar pa shenja jete, paralelisht Policia kishte nisur një aksion për kapjen e autorit.

TĂ« dhĂ«nat flisnin se ai ishte larguar menjĂ«herĂ« pas krimit, pĂ«r t’u fshehur nĂ« zonat malore pranĂ« fshatit Gjorm. Aty u pĂ«rqendruar edhe kĂ«rkimet e PolicisĂ«, tĂ« ndihmuar edhe nga njĂ« dron qĂ« gjurmoi nga ajri lĂ«vizjet e tij.

Pas 5 orĂ«sh ai u arrit tĂ« neutralizohet dhe tĂ« arrestohet. NĂ« momentin e prangosjes, iu gjet edhe pistoleta “Beretta”, me tĂ« cilĂ«n dyshohet se kishte realizuar vrasjen e djalit tĂ« xhaxhait.

Policia e Vlorës

Pas rreth 5 orĂ«sh kĂ«rkimesh intensive, me pĂ«rdorimin edhe tĂ« dronit, Policia e VlorĂ«s bĂ«ri tĂ« mundur arrestimin e autorit tĂ« dyshuar tĂ« vrasjes. FalĂ« kontrolleve intensive tĂ« shtrira gjatĂ« gjithĂ« natĂ«s dhe pĂ«rdorimit tĂ« dronit pĂ«r krehjen e zonĂ«s, rreth orĂ«s 01:05 tĂ« mĂ«ngjesit, u bĂ« arrestimi nĂ« flagrancĂ« i shtetasit Bertil Alliaj, pasi mbrĂ«mjen e djeshme (1 nĂ«ntor), rreth orĂ«s 20:00, nĂ« rrugĂ«n pĂ«rpara banesĂ«s sĂ« tij, gjatĂ« njĂ« konflikti pĂ«r motive tĂ« dobĂ«ta, dyshohet se ka vrarĂ« me armĂ« zjarri kushĂ«ririn e tij, shtetasin Dalan Alliaj. GjatĂ« kontrollit fizik tĂ« autorit, iu sekuestrua nĂ« cilĂ«sinĂ« e provĂ«s materiale njĂ« armĂ« zjarri pistoletĂ« “Beretta FS92”, e dyshuar si arma e pĂ«rdorur nĂ« kĂ«tĂ« ngjarje, sĂ« bashku me njĂ« krehĂ«r dhe 10 fishekĂ«. GjatĂ« kĂ«qyrjes sĂ« vendit tĂ« ngjarjes u gjetĂ«n dhe u sekuestruan si prova materiale 6 gĂ«zhoja dhe 1 predhĂ« arme zjarri. Shtetasi Bertil Alliaj rezulton gjithashtu person nĂ« kĂ«rkim, menjĂ«herĂ« pas kapjes sĂ« tij, u ekzekutua edhe vendimi i datĂ«s 20.01.2016, i GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« VlorĂ«, e cila e ka dĂ«nuar me 35 vite burg pĂ«r veprat penale “Vrasje nĂ« rrethana cilĂ«suese, kryer nĂ« bashkĂ«punim” dhe “ArmĂ«mbajtje pa leje”.

Pra, ajo që nuk u arrit të realizohej për 10 vjet, u realizua brenda 5 orësh. Por me një çmim shumë të lartë. Jetën e një tjetër njeriu.

Autori i ngjarjes pranoi gjithçka, por pa dhënë asnjë motiv: Kam një arsye shumë të fortë, por nuk mund ta them. Jam penduar për atë që bëra, por arsyeja që kisha unë më shtyu drejt vrasjes.

TĂ« njĂ«jtĂ«n frazĂ« pĂ«rsĂ«riti edhe paraditen e 5 nĂ«ntorit 2025 nĂ« GjykatĂ«n e VlorĂ«s, ku u paraqit pĂ«r masĂ«n e sigurisĂ«. I akuzuar pĂ«r veprĂ«n penale “vrasje pĂ«r shkak tĂ« marrĂ«dhĂ«nieve familjare”, Bertil Alliaj u la nĂ« burg nga gjyqtari Etien Isak.

Por ndĂ«rkohĂ«, pĂ«rveç kĂ«saj mase, ai u izolua nĂ« burg edhe nĂ« zbatim tĂ« vendimit tĂ« mĂ«parshĂ«m tĂ« dhĂ«nĂ« nĂ« mungesĂ« ndaj tij, atij me 35 vjet heqje lirie, pĂ«r ngjarjen me 3 tĂ« vrarĂ« nĂ« vitin 2015, e njohur si “Masakra e Çoles”.

MASAKRA E ÇOLES

DhjetĂ« vite para krimit tĂ« 1 nĂ«ntorit nĂ« fshatin Gjorm, Vlora u trondit nga njĂ« ngjarje e rĂ«ndĂ« qĂ« mori emrin “Masakra e Çoles”. NjĂ« sherr banal, i nisur nĂ« njĂ« lokal lojĂ«rash fati, u kthye nĂ« njĂ« natĂ« gjakderdhjeje. Pas dhunimit tĂ« njĂ« 21-vjeçari, grupi i miqve tĂ« tij, mes tyre edhe Bertil Alliaj, u rikthyen pĂ«r t’u hakmarrĂ«. Brenda pak minutash, plumbat morĂ«n jetĂ«n e tre tĂ« rinjve: Akil Hasanaj (Haki Rakipi), Ardi Velaj dhe Albi Limaj. Ishte njĂ« vrasje e ftohtĂ«, e pakuptueshme, qĂ« la pas njĂ« qytet tĂ« shokuar dhe njĂ« zinxhir drejtĂ«sie qĂ« s’do tĂ« mbyllej kurrĂ« plotĂ«sisht. Edhe pse u dĂ«nua me 35 vite burg, Alliaj arriti tĂ« zhdukej, duke jetuar pĂ«r njĂ« dekadĂ« si hije, derisa historia u pĂ«rsĂ«rit sĂ«rish, kĂ«tĂ« herĂ« mĂ« afĂ«r se kurrĂ«, nĂ« gjirin e familjes sĂ« vet.

Gjithçka nisi mbrĂ«mjen e 6 prillit tĂ« vitit 2015, pĂ«r njĂ« kazino nĂ« qendĂ«r tĂ« qytetit bregdetar tĂ« VlorĂ«s. Fillmisht nĂ« sherr u pĂ«rfshinĂ« Akil Hasanaj dhe Ardi Velaj, tĂ« cilĂ«t kanĂ« ofenduar dhe dhunuar Xhuliano Lutajn. Ky i fundit ka kĂ«rkuar ndihmĂ« dhe ka vĂ«nĂ« nĂ« dijeni shokun e tij, Albi Limaj. Limaj lajmĂ«roi AleksandĂ«r Llanaj dhe tĂ« rinjtĂ« e lanĂ« qĂ« tĂ« nesĂ«rmen tĂ« shkonin pĂ«r t’u sqaruar, nĂ« njĂ« lokal nĂ« lagje “Çole” tĂ« VlorĂ«s.

Sipas dosjes së Prokurorisë së Vlorës, nga tërësia e provave dhe thënieve të dëshmitarëve ka rezultuar se Albi Limaj dhe Ardi Velaj, më datë 7 prill 2015, kanë komunikuar me telefon me njëri-tjetrin në lidhje me një ngjarje të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së njëjtës ditë.

Fillimisht komunikimi midis tyre ka filluar në orën 12:33 me telefonatën e shtetasit Albi Limaj në drejtim të numrit telefonik të shtetasit Ardi Velaj. Më pas komunikimet e tjera vijojnë në orën 13:50 e në vazhdim. Rreth orës 14:00 të asaj dite, në drejtim të lokalit ku ndodhi ngjarja, janë filmuar duke ecur së bashku Ardi Velaj dhe Haki Rakipi, njëri prej të cilëve është duke pirë cigare. Më pas ata janë futur në njërën nga hyrje të lokalit duke u futur fillimisht në verandën e tij. Ata kanë qëndruar në verandë përballë njëri-tjetrit duke biseduar dhe pirë cigare.

Pas 2 minutash, në hyrjen tjetër që të fuste në verandën e lokalit janë parë duke hyrë së bashku Albi Limaj dhe Aleksandër Llanaj. Në momentin që këta të fundit janë futur në verandën e lokalit, Alekandër Llanaj, duke ecur në drejtim të Haki Rakipit dhe Ardi Velajt, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre duke goditur fillimisht Ardi Velaj. Për pasojë Ardi Velajt i është shkaktuar një plagë në kokë, në anën e majtë dhe ai vetë, ndonëse kishte pistoletë me vete, nuk ka arritur ta përdorë.  Po kështu, Aleksandër Llanaj ka qëlluar tri herë edhe ndaj personit tjetër, Haki Rakipi.

Nga njĂ« automjet tip “BMW”, ka dalĂ« Bertil Alliaj, i cili Ă«shtĂ« futur nĂ« anĂ«n e lokalit ku ndodhej ende i gjallĂ« Albi Limaj duke konstatuar plagosjen e tij. Limaj ka dalĂ« nga lokali nga e njĂ«jta hyrje qĂ« edhe ishte futur nĂ« verandĂ«n e tij, ndĂ«rsa AleksandĂ«r Llanaj, ka dalĂ« nga pjesa tjetĂ«r e lokalit ku ka parĂ« tĂ« shtrirĂ« tĂ« tokĂ« trupat e pajetĂ« tĂ« Haki Rakipit dhe Ardi Velajt.

Rezulton se i pandehuri AleksandĂ«r Llanaj Ă«shtĂ« futur nĂ« automjetin “BMW X5”, qĂ« drejtohej nga i pandehuri Ani Begaj dhe ka komunikuar me kĂ«tĂ« tĂ« fundit. MĂ« pas, Ani Begaj Ă«shtĂ« afruar tek i pandehuri Bertil Alliaj, me tĂ« cilin kanĂ« komunikuar dhe ku i ka dhĂ«nĂ« armĂ«n, me tĂ« cilĂ«n kishte qĂ«lluar Llanaj.

Më pas, Bertil Alliaj dhe Ani Begaj, pasi nuk kanë mundur të bëjnë dërgimin në automjet të Albi Limajt, për shkak se ky i fundit kishte rënë i shtrirë në asfalt, Bertil Alliaj është larguar me vrap. Gjatë largimit të Alliaj është parë me dy armë dhe rezulton nga akti i ekspertimit kimik se ai ka pasur faktorë plotësues të qitjes në dorë.

Ndërkohë që Bertil Alliaj është larguar midis pallateve, Ani Begaj ka dërguar në spital Aleksandër Llanaj për shkak se ky i fundit rezultonte i plagosur. Fillimisht nga vendi i ngjarjes është larguar trupi i pajetë i Albi Limajt. Sipas aktit të ekspertimit balistik, rezulton se predha që i është gjetur Albi Limaj është qitur nga arma e të pandehurit Aleksandër Llanaj, ndërkohë që ky ishte spostuar në drejtim të hyrjes tjetër për në verandën e lokalit ku ndodheshin shtetasit Haki Rakipi dhe Ardi Velaj.

Si pasojë e goditjeve me armë të të pandehurit Aleksandër Llanaj ka gjetur vdekjen shtetasi Albi Limaj. Sipas dosjes së Prokurorisë së Vlorës, nga sa më sipër, rezulton se i pandehuri Aleksandër Llanaj ka kryer vrasjen me dashje me armë luftarake të shtetasve Haki Rakipi dhe Ardi Velaj, veprime këto të cilat i ka kryer në bashkëpunim me shtetasit Ani Begajn, Bertil Alliajn dhe të ndjerin Albi Limaj, i cili kishte organizuar edhe takimin.

Në lidhje me vrasjen e Albi Limajt, Aleksandër Llanaj duke e ekspozuar këtë të fundit me dashje ndaj goditjeve me armë të realizuara prej tij i ka shkaktuar atij vdekjen.

PĂ«rfundimisht, Prokuroria e VlorĂ«s ka çmuar se i pandehuri AleksandĂ«r Llanaj ka kryer veprĂ«n penale tĂ« “Vrasjes nĂ« rrethana cilĂ«suese” tĂ« shtetasve Albi Limaj, Haki Rakipi dhe Ardi Velaj, tĂ« kryer nĂ« bashkĂ«punim. NdĂ«rsa tĂ« pandehurit Bertil Alliaj dhe Ani Begaj kanĂ« konsumuar secili mĂ« vete veprĂ«n penale tĂ« “Vrasjes nĂ« rrethana cilĂ«suese kryer nĂ« bashkĂ«punim”, nĂ« tĂ« dĂ«m tĂ« shtetasve Haki Rakipi dhe Ardi Velaj. Akuza ndaj tyre bazohet nĂ« procesverbalin e kĂ«qyrjes sĂ« vendit tĂ« ngjarjes, aktet e ekspertimit kimik, aktet e ekspertimit balistik, aktet e ekspertimit mjeko-ligjor, tabulatet telefonike, pĂ«rgjimet e kryera, procesverbali pĂ«r kĂ«qyrjen e pamjeve filmike, thĂ«niet e personave tĂ« pyetur si deklarues, etj.

Pas një kalvari të gjatë gjyqësor në të tri shkallët dhe me një vendim të Gjykatës Kushtetuese në dhjetor të vitit 2017, që riktheu dosjen në Gjykatën e Lartë, kjo e fundit dha vendimin final më 19 mars të vitit 2022.

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Apelit të Vlorës për Aleksandër Llanajn, Ani Begajn dhe Bertil Alliajn. Për Llanajn, që ishte i vetmi i arrestuar, pasi kishte mbetur edhe vetë i plagosur në ngjarje, ka mbetur në fuqi dënimi me burgim të përjetshëm, ndërsa për dy të tjerët, që u gjykuan në mungesë, mbeti në fuqi dënimi me nga 35 vite burg. Vendimi u mor nga tre anëtarët e gjykatës së Lartë, Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici.

DHJETË VJET ARRATI

Ku ishte Bertil Alliaj për dhjetë vite? Si mund të jetojë dikush në arrati në një vend të vogël si Shqipëria? A u ndihmua? Apo askush nuk kërkoi mjaftueshëm?

PĂ«r njĂ« dekadĂ«, ai s’u kap. E duket se shteti, nĂ« heshtje, e kishte harruar. Derisa ai i kujtoi tĂ« gjithĂ«ve ekzistencĂ«n e tij me plumba.

Miku i tij, bashkĂ«punĂ«tor dhe i dĂ«nuar pĂ«r tĂ« njĂ«jtĂ«n ngjarje, Ani Begaj, ishte arrestuar 7 vite pas “MasakrĂ«s sĂ« Çoles”, mĂ« 7 korrik tĂ« vitit 2022. Ai u arrestua sĂ« bashku me djalin e xhaxhait tĂ« tij, Elton Begajn. TĂ« dy tĂ« arrestuarit ishin duke lĂ«vizur me njĂ« automjet tip “Nissan”. Ata janĂ« ndjekur nĂ« Lungomare nga Policia dhe nuk kanĂ« ndaluar, derisa nĂ« njĂ« rrugicĂ« nĂ« lagjen “PavarĂ«sia” tĂ« VlorĂ«s, nuk kanĂ« gjetur rrugĂ«dalje. Policia i ka shtrirĂ« barkas tĂ« dy, duke u vĂ«nĂ« prangat, ndĂ«rsa me vetĂ« u janĂ« gjetur edhe pistoleta.

Njësoj si Bertil Alliaj, edhe Ani Begaj ishte dënuar me 35 vjet burg. Por ndërsa ai tashmë po vuante dënimin në qeli, Alliaj vijoi arratinë edhe për 3 vite, derisa realizoi krimin e radhës dhe u arrestua.

NĂ« fshatin e tij, nĂ« Gjorm tĂ« VlorĂ«s, banorĂ«t thonĂ« se nuk e kishin parĂ« qĂ« pasi ndodhi “Masakra e Çoles”. I pajisur me njĂ« pasaportĂ« kosovare, Bertil Alliaj, mendohet se mund tĂ« ketĂ« lĂ«vizur edhe jashtĂ« ShqipĂ«risĂ«, megjithatĂ« ka tĂ« dhĂ«na se ka qĂ«ndruar edhe nĂ« VlorĂ«. Madje mund tĂ« jetĂ« ndihmuar edhe nga kushĂ«riri i tij, Dalan Alliaj, tĂ« cilin e qĂ«lloi pĂ«r vdekje mbrĂ«mjen e 1 nĂ«ntorit 2025.

NĂ« mes tĂ« kĂ«saj tragjedie Ă«shtĂ« njĂ« lidhje gjaku. Dy kushĂ«rinj. NjĂ«ri i qetĂ«, familjar, baba i dy fĂ«mijĂ«ve, qĂ« merrej me biznes dhe nuk kishte pasur kurrĂ« probleme me PolicinĂ«; tjetri, njĂ« fantazmĂ« e drejtĂ«sisĂ« sĂ« munguar. ÇfarĂ« i ndau? Dhe pse tani? KĂ«tĂ« mund ta sqarojĂ« vetĂ«m autori i krimit, Bertil Alliaj, i cili deri nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ« tĂ« hetimit nuk ka zgjedhur tĂ« tregojĂ« asgjĂ«.

DËSHTIMI I SISTEMIT

Rasti i Bertil Alliaj nuk Ă«shtĂ« i vetĂ«m. DhjetĂ«ra persona tĂ« dĂ«nuar me burgim, vijojnĂ« t’i shmangen drejtĂ«sisĂ« e nĂ« ndonjĂ« rast edhe tĂ« kryejnĂ« krime tĂ« tjera. Sistemi i drejtĂ«sisĂ« shqiptare mbetet me vrima tĂ« mĂ«dha. NĂ« kĂ«rkim, nĂ« ndjekje, nĂ« pĂ«rgjegjĂ«si.

Në momentin që për një të dënuar nuk ekzekutohet vendimi, përgjegjësia është zinxhir. Por dikush me siguri nuk ka bërë detyrën.

Në dosjet e pluhurosura të drejtësisë shqiptare, Bertil Alliaj ishte thjesht një emër i harruar. Derisa u kthye në lajm. Vrasja e Dalan Alliajt në Gjorm të Vlorës, më 1 nëntor 2025, është një tjetër dëshmi se shteti nuk ka mekanizma real ndëshkimi. Nëse dikush fshihet, thjesht pritet që të dalë vetë. Dhe Bertil Alliaj doli, por me një vrasje tjetër.

Kur drejtësia dështon, ndëshkimi bëhet i rastësishëm. Ai vjen si hakmarrje, si aksident, si tragjedi e përsëritur.

Një dënim i harruar, një krim i përsëritur, një jetë e humbur.

NĂ« njĂ« vend ku drejtĂ«sia ecĂ«n ngadalĂ«, fajtorĂ«t kthehen para nesh. Jo pĂ«r t’u penduar, por pĂ«r tĂ« vrarĂ« sĂ«rish.

Dhe pyetja që bëjnë të gjithë: Kush e vrau Dalan Alliajn? Kushëriri apo sistemi?/abcnews.al

Trump pret Zelenskyn: I kemi të gjitha kushtet për një marrëveshje, Putin është serioz për paqen

Duke folur pĂ«rkrah Volodymyr Zelenskyy jashtĂ« shtĂ«pisĂ« sĂ« tij nĂ« Mar-a Lago, Donald Trump tha se beson qĂ« Vladimir Putin Ă«shtĂ« “serioz pĂ«r paqen”.

“ShumĂ« njerĂ«z kanĂ« vdekur dhe mendoj se tĂ« dy presidentĂ«t duan tĂ« bĂ«jnĂ« njĂ« marrĂ«veshje”, tha ai.

“UnĂ« besoj se kemi tĂ« gjitha kushtet pĂ«r njĂ« marrĂ«veshje qĂ« Ă«shtĂ« e mirĂ« pĂ«r UkrainĂ«n, e mirĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ«. Nuk ka asgjĂ« mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme.”, shtoi presidenti.

NdĂ«r tĂ« tjera, Trump deklaroi se do tĂ« ketĂ« njĂ« marrĂ«veshje “tĂ« fortĂ«â€ sigurie pĂ«r UkrainĂ«n dhe “kombet evropiane janĂ« shumĂ« tĂ« pĂ«rfshira”.

” Mendoj se kombet evropiane kanĂ« qenĂ« vĂ«rtet tĂ« shkĂ«lqyera dhe janĂ« shumĂ« dakord me kĂ«tĂ« takim dhe me arritjen e njĂ« marrĂ«veshjeje. Ata janĂ« tĂ« gjithĂ« njerĂ«z tĂ« mrekullueshĂ«m.”, tha Trump./abcnews.al

Exit pollet e para, VV nuk formon e vetme qeverinë/ Nura: Kosova ka nevojë për stabilitet, ndërkombëtarët të shqetësuar

Analisti Artur Nura thotë se Kosova ka necojë për stabilitet politik dhe ekzkutiv, teksa exit pollet e para pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme, tregojnë se LVV e Albin Kurtit sërish nuk e formon dot e vetme qeverinë.

NĂ« emisionin “Newsroom” nĂ« ABC News, Nura u shpreh se ndĂ«rkombĂ«tarĂ«t janĂ« tĂ« shqetĂ«suar dhe se do fillojnĂ« tĂ« lĂ«vizin.

“Konfirmohet i njĂ«jti konfiguracion parlamentar. TĂ« shohim sa do tĂ« marrĂ« LDK. Nuk kam tĂ« dhĂ«nat pĂ«rfundimtare, por mĂ« rezulton se PDK ka 27 deputetĂ« dhe LVV ka 49 deputetĂ«. PĂ«r LDK nuk dihet akoma. Skenari mĂ« afatgjatĂ« pĂ«r stabilitetin do ishte koalicioni me PDK. Ne nuk kemi politikanĂ« racionalĂ« nĂ« KosovĂ«. Duhet tĂ« kishte stabilitet, duhet tĂ« kishin fillua negociatat me SerbinĂ«. KĂ«to janĂ« kostot tĂ« humbura, kosto qĂ« duhen paguar. Kosova ka nevojĂ« pĂ«r stabilitet politik dhe ekzekutiv. KĂ«tĂ« gjĂ« mund ta bĂ«jnĂ« politikanĂ«t racionalĂ« siç Ă«shtĂ« zonja Osmani. Opozita, pĂ«r fat tĂ« keq, nuk Ă«shtĂ« nĂ« situatĂ« optimale. NĂ« momente historike qĂ« Ă«shtĂ« Kosova sot, duhen pranuar edhe kosto. Nuk i shoh tĂ« mundshme, por faktori ndĂ«rkombĂ«tar Ă«shtĂ« shqetĂ«suar.

Zgjedhjet në Kosovë/ Ukshini: Kurti duhet të jetë më pragmatist dhe të kërkojë aleatë

Ish ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Syle Ukshini thotë se sipas exit polleve të para në Kosovë, Albin Kurti nuk e formon i vetëm qeverinë.

NĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r “Newsroom” nĂ« ABC News, Ukshini u shpreh se Kurti duhet tĂ« jetĂ« mĂ« pragmatist dhe tĂ« kĂ«rkojĂ« aleatĂ«.

“NĂ«se kĂ«to rezutate mbeten, narrativa e Kurtit fiton, por tregon edhe dobĂ«si tĂ« opozitĂ«s. LDK po bie vazhdimisht qĂ« prej koalicionin qĂ« ka pasur me LVV. Zgjedhjet nuk janĂ« pĂ«r vetvete dhe pĂ«r parti politike, pĂ«r ta drejtuar KosovĂ«n. NĂ«se nuk e krijon, Kurti duhet tĂ« tregohet mĂ« pragmatist dhe duhet tĂ« kĂ«rkojĂ« aleat pĂ«rtej LDK. Zgjedhja e presidentit kĂ«rkon shumĂ« vota. Nuk e di nĂ«se LVV e projekton PDK si armikun kryesor tĂ« saj. Zgjidhja mund tĂ« bĂ«het me njĂ« koalicion LVV-LDK dhe Aleanca. Gara nuk po bĂ«het pĂ«r program, por pĂ«r individĂ«. ËshtĂ« meritĂ« e Albin Kurtit, sepse Kurti e ka djegur Fatmir Limajn. NĂ«se Kurti e bĂ«n kĂ«tĂ« lĂ«vizje taktike, djek taktikisht LDK dhe AAK, pĂ«rçan opozitĂ«n.”, theksoi ai./abcnews.al 

Zgjedhjet në Kosovë, dalin exit pollet e para/ Kurti 44.1 përqind, Hamza 23.9 përqind, Abdixhiku 16.1 përqind

Pas përfundimit të procesit zgjedhor në Kosovë, janë publikuar rezultatet e exit poll-eve, duke e nxjerr të parën Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit.

LVV pritet të fitojë 44.1 për qind, PDK-ja 23.9, LDK-ja 16.1 për qind dhe AAK-ja 5.8 për qind.

Të drejtë vote kishin rreth 2 milionë qytetarë.

Protesta në Siri/ Tre të vrarë dhe 60 të plagosur, alavitët rebelohen kundër qeverisë

Të paktën tre persona u vranë dhe 60 të tjerë u plagosën të dielën gjatë protestave në Latakia të Sirisë.

Përplasjet në zonën ku jetojnë alavitët ishin të dhunshme dhe u përshkallëzuan në të shtëna me armë zjarri.

Siria është tronditur nga disa episode të gjakderdhjes sektare që kur udhëheqësi i hershëm Bashar al-Assad, i cili vjen nga pakica myslimane alavite, u rrëzua nga një ofensivë rebele vitin e kaluar dhe u zëvendësua nga një qeveri e udhëhequr nga sunitët.

Mijëra protestues alavitë u mblodhën të dielën në sheshin Azhari në qytetin Latakia për të kërkuar një sistem politik të decentralizuar në Siri dhe lirimin e mijëra të burgosurve alavitë.

Rreth dy orë pas fillimit të protestës, të shtëna me armë zjarri u dëgjuan nga një vendndodhje e paidentifikuar. Forcat e sigurisë më pas qëlluan në ajër dhe protesta u shndërrua në kaos, me demonstruesit që transportonin të plagosurit në këmbë.

Agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA raportoi se një anëtar i forcave të sigurisë u vra nga të shtënat me armë zjarri nga ato që i cilësoi si mbetjet e armatosura të ish-regjimit.

Pak ditë më parë tetë persona u vranë kur një bombë shpërtheu në një xhami alevite në qytetin e afërt të Homsit./abcnews.al

Amnistia penale/ Lamallari: Lirohen 380 të burgosur, për 900 të tjerë ulje dënimi

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, komunikoi nismën e Qeverisë Shqiptare për amnistinë e ndërmarrë si një akt i frymëzuar nga humanizmi, drejtësia sociale dhe standardet europiane.

Pjesë e një politike penale moderne, që synon rehabilitimin, uljen e mbipopullimit në burgje dhe forcimin e sigurisë afatgjatë, amnistia hap rrugën që 380 persona të përfitojnë lirim të menjëhershëm dhe rreth 900 të tjerë ulje dënimi, duke ulur në këtë mënyrë edhe popullimin në burgje me gati 7%.

“NĂ« mbyllje tĂ« kĂ«tij viti, qeveria shqiptare ka ndĂ«rmarrĂ« njĂ« nismĂ« pĂ«r miratimin e njĂ« amnistie penale. Ky lajm i mirĂ« Ă«shtĂ« urimi mĂ« i mirĂ« i kĂ«tij fundviti. Aministia Ă«shtĂ« politikĂ« penale moderne. NjĂ« shtet i fortĂ« nuk ka nevojĂ« tĂ« mbajĂ« nĂ« burg njerĂ«z pa rrezikshmĂ«ri reale. Nga zbatimi i kĂ«saj amnistie nĂ« vlerĂ«simet paraprake tĂ« DrejtorisĂ« sĂ« PĂ«rgjithshme tĂ« Burgjeve, rreth 380 persona do tĂ« pĂ«rfitojnĂ« lirim tĂ« menjĂ«hershĂ«m; dhe rreth 900 tĂ« tjerĂ« pĂ«rfitojnĂ« ulje dĂ«nimi, ndĂ«rsa numri real i pĂ«rfituesve Ă«shtĂ« edhe mĂ« i lartĂ«, duke pĂ«rfshirĂ« ata qĂ« pĂ«rfitojnĂ« nga pushimi i ndjekjes penale si dhe masat alternative”, theksoi Lamallari ndĂ«r tĂ« tjera./abcnews.al

Aksidentoi për vdekje 64-vjeçaren/ Elbasan, vihet në pranga drejtuesi i automjetit

Një 31-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Elbasanit.

Ky shtetas aksidentoi pĂ«r vdekje njĂ« kĂ«mbĂ«sore 64-vjeçare, nĂ« aksin rrugor QafĂ« Thanë–Librazhd.

31-vjeçari akuzohet pĂ«r veprĂ«n penale “Shkelja e rregullave tĂ« qarkullimit rrugor”, me pasojĂ« vdekjen./abcnews.al

Festat e fundvitit, shteti në këmbë/ Fluks në Kakavijë, shtohet personeli dhe sportelet

Në Pikën Kufitare të Kakavijes drejtues të strukturave të Policisë Kufitare dhe Policisë së Rendit kanë inspektuar zbatimin e masave të përcaktuara në planin e posaçëm për fundvitin.

Dy drejtuesit e strukturave të Policisë së Shtetit inspektuan  masat  e marra nga forcat blu në Kakavije për evitimin e radhëve të pritjes dhe garantimin e rendit dhe sigurisë publike në doganën e Kakavijës.

Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Saimir Muçaj foli per bashkepunimin me palën greke për përpunimin e fluksit të shtuar përgjatë periudhës të festave të fundvitit.

Janë shtuar sportelet dhe numri i punonjësve të Policisë, veçanërisht në Pikat e Kalimit Kufitar me Greqinë dhe në pikat e tjera me fluks të lartë, ku prej dy javësh punohet me kapacitet të plotë logjistik dhe njerëzor.

Dhimitraq Ziu, Drejtor i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike theksoi se Shërbimet e policisë së Rendit do të jene në gadishmëri edhe natën e ndërrimit të viteve.

EfektivĂ«t e Shqiponjave, Reneas dhe ForcĂ«s KombĂ«tare do tĂ« jenĂ« nĂ« gadishmĂ«ri pĂ«r t’ju pĂ«rgjigjur situatave

Gjatë kësaj periudhe është shënuar një rritje e qarkullimit ndërkufitar rreth 10.5% krahasuar me vitin e kaluar, jo vetëm të shtetasve shqiptarë, por edhe të vizitorëve të huaj./abcnews.al

Ukraina godet me dronë rafinerinë ruse të naftës

Ushtria ukrainase deklaroi se ka sulmuar rafinerinë e naftës Syzran të Rusisë në një sulm me dron gjatë natës.

Shtabi i përgjithshëm i Kievit thotë se sulmi në rajonin e Samarës shkaktoi një zjarr dhe dëmet ende po vlerësohen.

Deklarata tregoi gjithashtu se një sulm i kohëve të fundit ukrainas në rafinerinë e naftës në Volgograd kishte dëmtuar një tubacion dhe pajisje për prodhimin e lubrifikantëve.

Gazeta Moscow Times tha se banorët raportuan se dëgjuan deri në gjashtë shpërthime.

Gjithashtu u theksua se një sulm thuhet se goditi një instalim kyç të përdorur për përgatitjen e naftës bruto./abcnews.al

Liverpool fiton pĂ«r Diogo Jota/ “The Reds” zbresin nĂ« “Anfield” me tre fĂ«mijĂ«t e ish sulmuesit

Liverpool Ă«shtĂ« mĂ« shumĂ« se njĂ« klub futbolli. ËshtĂ« njĂ« familje e vĂ«rtetĂ«, ndĂ«rsa himni legjendar “You Ă«ill never Ă«alk alone” e ka mishĂ«ruar edhe njĂ« herĂ« kĂ«tĂ« gjĂ«.

FutbollistĂ«t nĂ« fushĂ« dhe tifozĂ«t nĂ« tribunat e “Anfield Road” dhuruan njĂ« tjetĂ«r skenĂ« qĂ« kalon kufijtĂ« e sportit.

Me kĂ«ndĂ«n “ju kurrĂ« nuk do tĂ« ecni vetĂ«m”, ata mirĂ«pritĂ«n tre fĂ«mijĂ«t e Diogo Jota, ish sulmuesit portugez, qĂ« humbi jetĂ«n mĂ« 3 korrik nĂ« moshĂ«n 28 vjeçare, bashkĂ« me vĂ«llain e tij nĂ« njĂ« aksident automobilistik.

Liverpool nderoi më pas edhe sportivisht kujtimin e Diogo Jota, duke fituar 2-1 ndeshjen kundër Wolves, skuadra e parë që e transferoi portugezin në Premier League.

Në një sfidë të mbushur me emocione të mëdha, të zotët e shtëpisë mbyllën garën që në pjesën e parë.

Në vetëm dy minuta, në fillim Gravenberch dhe më pas Florian Virtz vendosën epërsinë e dyfishtë, përpara se skuadrat të ktheheshin në pushimin e ndeshjes.

Në fraksionin e dytë, miqtë vetëm sa ngushtuan diferencën me Bueno, por nuk prishën festën e Liverpool, që duket se ka hedhur pas krahëve nisjen zhgënjyese që i bëri këtij sezoni.

Kjo ishte fitorja e tretë radhazi për skuadrën e Arne Slot, që ngjitet në vendin e katërt të klasifikimit në Premier League dhe ka në dorë, të paktën për momentin biletën e fundit për në edicionin e ardhshëm të Champions. /abcnews.al

Juventus është për titull/ Fitore 2-0 në Pisa, afrim me kreun ndonëse me ndeshje tepër

ËshtĂ« ende shpejt pĂ«r konkluzione.

Gjithsesi, mediat në Itali po shkruajnë se ky Juventus po shkakton frikë, si dhe që një lojtar si Edon Zhegrova ka nisur të ndikojë fort.

Kjo ishte historia e ndeshjes së Serisë A në fushën e Pizës, që rezultoi shumë e vështirë, ndonëse në fund u fitua 2-0.

Golat nga Kalulu dhe Kenan Jildiz bĂ«nĂ« qĂ« tĂ« liheshin pas momentet e vĂ«shtira kur Piza goditi dy herĂ« shtyllĂ«n dhe ishte mĂ« pranĂ« fitores se “Zonja e VjetĂ«r”.

NĂ« njĂ« sfidĂ«, ku Juvja bĂ«ri mĂ« shumĂ«, por mund tĂ« ishte ndĂ«shkuar, u desh hyrja nĂ« fushĂ« nĂ« 62’ e yllit tĂ« KosovĂ«s qĂ« tĂ« merreshin tri pikĂ«t.

Zhegrova nisi me autoritet dhe klas aksionin e golit të parë të Kalulut, dhe e kërcënoi shpesh portën e vendasve.

Në fund, në minutat shtesë Jildiz përfundoi nga dy hapa aksionin e gjatë të piemontezëve.

“Zonja Po, – titullon “La Gazeta delo Sport”, – Juvja vuan dhe fiton. Spaleti ndryshon, Zhegrova i jep shkundjen ekipit, Kalulu e Jildiz shĂ«nuan!”

“Ja ku jemi, – shkruan nĂ« mĂ«nyrĂ« triumfale e pĂ«rditshmja e Torinos, “Tutosport”, – hyrja e ZhegrovĂ«s I dha shkundjen ekipit pas disa drithĂ«rimave!”

Juventus ka 32 pikë, duke qenë pranë kreut të Serisë A, ndonëse ka luajtur më shumë ndeshje sesa Milani, Interi e Napoli.

Gjithsesi, trajneri Luçiano Spaleti e ka kthyer në garë për titull./abcnews.al

❌