Normal view
Newsroom me Erneta Shevroja, (14/12/2025)
-
- Më shumë apo më pak bashki?/ Haxhimali: Qeveria kërkon një numër më të vogël bashkish. Reforma e re duhet t’i shërbejë 2.4 milionë banorëve…
Më shumë apo më pak bashki?/ Haxhimali: Qeveria kërkon një numër më të vogël bashkish. Reforma e re duhet t’i shërbejë 2.4 milionë banorëve…
Eksperti i pushtetit vendor Agron Haxhimali komentoi për ‘News Room’ bisedimet për një reformë të re territorial mes qeverisë dhe opozitës.
Haxhimali tha se qëndrimi i qeverisë është për një numër më të vogël bashkish, ndërsa opozita kërkon një numër më të madh. Sipas ekspertit, me reformën e mëparshme u kërkua që bashkitë e vendit të ishin prodhuese, por shumica prej tyre mbetën në statusin e ‘konsumatorit të fondeve të qeverisë’.
“Mazniku tha se duhet të krijojmë njësi të operojnë në të njëjtën linjë me dinamikën e qeverisë për integrimin dhe çështje të tjera. Bashkitë që kemi sot, nuk iu përgjigjën dinamikës së qeverisë qendrore. Ngelën më shumë të mbyllura. Ka një sërë arsye, por lidershipi dhe stili lë shumë për të dëshiruar. Këto 61 bashki edhe pse u zmadhuan, mentaliteti për të adminsitruar territor më të madh për një pjesë të tyre ishte nën nivelin e komunave të dikurshme. Nuk ka një qasje më moderne. Kemi dy tipologji konsumatore dhe prodhuese. Bashkitë tona u zmadhuan të ishin prodhuese, por konsumonin paratë e qeverisë.
Qasja e Boçit është natyrale, mes qeverisjes ndër vitesh dhe ku e shohin qytetarët. Janë elementë të rëndësishëm që e bëjnë qytetarin të gjejnë paqe.”
Më tej, Haxhimali tha se reforma e re duhet t’i shërbejë nevojave të 2.4 milionë banorëve të vendit.
“Qeveria e ka thënë që duam një numër më të ulët të bashkive. Opozita ka pranuar rishikimin e reformës që duan të regullojnë të gjitha dimensionet, por duan një numër më të madh. Reformat bëhen në kombinim arsyesh dhe logjikash sesi i shërbehet më mirë 2.4 milion qytetarëve.” / abcnews.al /
-
- ‘Bashkitë e vogla, lobojnë më tepër për fonde’, Curri: Fushë-Arrëzi, potencial në energjinë e gjelbër…
‘Bashkitë e vogla, lobojnë më tepër për fonde’, Curri: Fushë-Arrëzi, potencial në energjinë e gjelbër…
Bashkiaku i Fushë Arrëzit Hil Curri tha se për ‘News Room’ se bashkitë e vogla lobojnë më shumë në performancën kombëtare pasi fondet i kanë të kufizuar. Më tej, Curri tha se Fushë Arrëzi ka potencial në fushën energjitike, sekuestrimin e karbonit dhe në energjinë e gjelbër.
Sipas tij, për shkak të ndarjes së fondeve për numër banorësh, Bashkia e Fushë Arrëzit është ‘ e penalizuar’ pasi ka territor të madh, por pak banorë.
“Bashkia e Fushë Arrëzit ka territor të madh dhe shërbimi ndaj qytetarëve është u vështirësuar nga shpërndarja e buxhetit për numër banorësh. Fondet, në performancën kombëtare ne jemi në vend të dytë ose të tretë në të gjithë bashkitë e Shqipërisë.
Bashkitë e vogla lobojnë shumë, sepse bashkitë e mëdha i kanë fondet e garantuara dhe i bën të mos jenë strategjikë në zhvillim. Nëse ka përgjysmim në bashkinë e Fushë Arrëzit duhet të ketë dhe në atë të Tiranës.
Kemi potenciale në fushën energjitike, sekuestrimin e karbonit, në energjinë e gjelbër. Kemi mundësi të jemi lider.” / abcnews.al /
Newsroom me Erneta Shevroja, (02/11/2025)
-
- Si e ndryshoi burgu Fatos Nanon/ Martin Leka: E bëri më të vendosur në aspiratat për paqe dhe prosperitet demokratik
Si e ndryshoi burgu Fatos Nanon/ Martin Leka: E bëri më të vendosur në aspiratat për paqe dhe prosperitet demokratik
Analisti Martin Leka, i ftuar në emisionin “Newsroom” në ABC News, ka folur mbi ndikimin që burgu pati në formimin politik dhe njerëzor të ish-kryeministrit Fatos Nano.
Sipas Lekës, periudha e burgimit e forcoi Nanon në aspiratat e tij për paqe dhe prosperitet demokratik, duke e bërë më të vendosur dhe më tolerant.
Ai tregoi se Nano ruajti humorin dhe kurajën edhe në kushte të vështira, duke shkruar letra për partinë në copa paketash cigaresh apo çokollatash, ndërsa pas daljes nga burgu zgjodhi rrugën e tolerancës në vend të hakmarrjes, madje edhe ndaj atyre që e çuan pas hekurave.
“Burgu e bëri më të vendosur në aspiratat për paqe dhe prosperitet demokratik, të cilat arrihen vetëm me politikë dhe demokraci. Ishte i qartë në garat e tij, kur betejat nuk kishin kohë dhe mbarim. Ishte një njeri shumë i vendosur, saqë nuk e imagjinoje dot që të kishte një kurajo të admiruar.
Kam marrë kurajo të admirueshme nga Fatos Nano. Ishte një njeri që kishte jashtëzakonisht humor dhe kurajo. Shkruante letra në burg në paketa cigaresh, letra alumini apo çokollate, vetëm për të mbajtur aktiv komunikimi me partinë.
Në burg, ishte e trishtë që të shikoje një njeri intelektual, të mbahej në ato kushte. Ishte e gjithë pjesa intelektuale e Shqipërisë në burg. Kur doli nga burgu, nuk doli kundër dhe nuk u hakmor ndaj njeriut që e çoi në burg, Sali Berishën. Hapi mendjen e njerëzve se hakmarrja mund të zëvendësohej me tolerancën”, tha Martin Leka./abcnews.al
-
- Nano kryesocialisti i kohërave të trazuara/ Agostini: Vendosi standard në komunikim me gazetarët. Leka: Modernizoi PS-në
Nano kryesocialisti i kohërave të trazuara/ Agostini: Vendosi standard në komunikim me gazetarët. Leka: Modernizoi PS-në
Sot, më 2 nëntor 2025, Shqipëria i dha lamtumirën e fundit ish-kryeministrit dhe ish-liderit të Partisë Socialiste, Fatos Nano, në një ceremoni shtetërore që u zhvillua në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Në nder të një prej politikanëve më të rëndësishëm të tranzicionit shqiptar, kryeministri i vendit Edi Rama mbajti një fjalim që për të “nuk ishte lamtumirë”. Plot dhimbje, foli edhe bashkëshortja e politikanit të ndjerë, Xhoana Nano
Në emisionin “Newsroom” në ABC Neës, gazetarja Sonila Agostini dhe analisti Martin Leka ndanë kujtimet dhe vlerësimet e tyre për figurën e ish-kryeministrit Fatos Nano, pas ndarjes së tij nga jeta. Agostini theksoi standardin e lartë të komunikimit që Nano kishte me median, duke e përshkruar si një lider që kërkonte vetë ballafaqimin me gazetarët dhe që demokratizoi jetën e brendshme në Partinë Socialiste.
Ndërsa Leka vuri në pah rolin e tij në modernizimin e së majtës shqiptare, duke e cilësuar Fatos Nanon si një politikan të ndritur që solli ide të reja dhe vendosi gurë themeli në rrugën e demokratizimit të vendit.
Sonila Agostini: Ishte kënaqësi që të ishim përballë një kryetari dhe një kryeministri që e konsideronte sfidë përballje me gazetarët. Kanë qenë maratona të gjata, por që asnjëherë nuk dilnim duar bosh pa marrë lajmin. Për ne ishte më e lehtë për të marrë vesh rrymat që qarkullonin brenda PS për shkak të demokratizimit që bëri Fatos Nano. Ai e kërkonte vetë ballafaqimin me gazetarët. Sot nuk e gjen atë standard.
Martin Leka: Fatos Nano do të mbetet në mendje për kulmin e ideve të tij. Në moshën 50 vjeçare Fatos Nano tregoi me qëndrimin e tij se duhej të ikte për të mos u kthyer më, sepse bëri një luftë me sakrifica të mëdha. Ishte i vetmi i majtë që arriti të shkonte në balotazh, pas humbjen së Ramiz Alisë. E modernizoi PS-në, duke e bërë sot partinë që mori mandatin e katërt. Unë mendoj se Fatos Nano do të mbahet mend si një njeri i ndritur që modernizoi mandatin. Ai u ul me njeriun që e burgosi, me Berishën, për të bërë marrëveshje për demokratizimin e Shqipërisë./abcnews.al
Newsroom me Erneta Shevroja, (26/10/2025)
-
- Nga zyrat e Berishës drejt bashkive të Ramës/ Gazetari: Baza e PD, e zhgënjyer. Pranimi i posteve, frymë e re që dëmton demokratët
Nga zyrat e Berishës drejt bashkive të Ramës/ Gazetari: Baza e PD, e zhgënjyer. Pranimi i posteve, frymë e re që dëmton demokratët
Gazetari Anesti Barjamemaj komentoi për ‘Newsroom’ zhvillimet e fundit në selinë blu dhe rrokadën institucionale të demokratëve nga zyrat e Berishës në bashkitë e Ramës.
Barjamemaj tha se baza e demokratëve ka qenë e lodhur prej shumë kohësh dhe se drejtuesit e saj po zhgënjehen. Më tej, gazetari shtoi se pranimi i ofertave nga demokratët drejt posteve të ofruara nga partia në pushtet do të krijojë një frymë të re në PD duke e dëmtuar atë.
” Baza ka qenë e lodhur prej kohësh, problemi është që po ajka e PD dhe drejtuesit e saj po zhgënjehen. Kjo tregon që demokratët kanë qenë të etur për pak pushtet dhe cdo gjë që u ofrohet e pranojnë, kjo ka ndodhur dhe në Vlorë dhe Elbasan.
Zheni Gjergji ka pasur komisionin e shëndetësisë, ka denoncuar shumë skandale, ka bërë dhe interpelancë dhe tashmë atë sistem që e sulmonte është koka e sistemit. Kjo gjë e dëmton PD sepse krijon dhe frymën në PD që cdo ofertë që vjen shkoni. Mund të ketë një rrjedhje masive nëse vijon kjo gjë.” / abcnews.al /
Newsroom me Erneta Shevroja, (19/10/2025)
Bejtjas i mbaron mandati/ Koçi: Kemi në fuqi ripërtëritjen e gjykatës me 1/3
Gjykata Kushtetuese vendosi se Sonila Bejtjës i ka mbaruar mandati si anëtare në këtë gjykatë.
Vendimi erdhi pas kërkeses së bërë nga Presidenca si institucion i emertesës së saj, drejtuar Gjykatës kushtetuese për sqarim për afatin e përfundimit të mandatit.
Gazetari Ervin Koçi tha në “Newsroom” në ABC News, se kemi në fuqi ripërtëritjen e gjykatës me 1/3, sipas asaj që përcakton edhe kushtetuesja.
Koçi shtoi se Bejtja i plotësi vitet e saj sipas mandatit.
“Do ripërtërihet 1/3 e gjykatës. Aktualisht, deri në 2028 i kemi. Edhe Sandër Beci do humbi 1 vit nga mandati i tij. Sonila Bejtja i plotësoi vitet sipas mandatit. Si do ripërtëritet nëse i mbaron në 2028? Ka diçka, përpos të gjithave, normat kushtetuese janë ato që prevalojnë. Kushtetuesja thotë që ripërtërihet 1/3. Nuk ka pse të ketë debat. Kjo trupë gjyqësore mund të hedhë poshtë vendime të qeverisë, çdo kush do donte të kishte influencë brenda saj. Duket sikur secila palë do t’i zgjasë mandatet. Duhet lënë ripërtëritja e tyre. Edhe kryetarja e gjykatës donte t’i drejtohej Komisionit të Venecias, por e kuptoi që nuk mund t’i drejtohej.”, theksoi ai./abcnews.al
“Protesta pro UÇK, pjesëmarrje masive”/ Gajraku: Mijëra shqiptarë të ardhur nga Kosova
17 tetor 2025, do të mbahet mend si një ditë historike për kombin shqiptar. Në sheshin Skënderbej, zemrën e kryeqytetit të shqiptarëve, u dëgjuan më tepër zëri i qytetarëve se sa fjalimet e politikanëve në mbështetje të UÇK dhe ish-liderëve të burgosur në Hagë.
Mijëra qytetarë nga gjithë trevat shqiptare, u bashkuan në protestën pro UÇK, ndërsa vetë protesta e cila tejkaloi kapacitetet e një mitingu electoral, mbajti larg edhe protagonizmin politik.
Gazetari Shkodran Gajraku tha për “Newsroom” në ABC News, se mijëra shqiptarë erdhën nga Kosova, por edhe Maqedonia e Veriut, apo Lugina e Preshevës.
Gajraku shtoi se pritshmëria për këtë protestë ishte shumë e madhe.
“Pritja nga kjo protestë ka qenë shumë e madhe. Të gjithë kanë qenë fokusuar te kjo ngjarja e madhe. Shqiptarët janë unik kur bëhet fjalë për të mbrojtur ish krerët e UÇK, të cilët po përballen me akuza shumë të rënda. Interesi i njerëzve në Kosovë ishte shumë i madh. Në rastin konkret, pritshmëria ishte të kishte dyfish, krahasuar me protestën në Prishtinë, 200 mijë persona. U krijua një lloj perceptimi. Pritshmëria ishte e tillë. Ishte një numër i kënaqshëm, pjesëmarrje masive. Por dilema ishte, nëse shumica ishin nga Kosova, Maqedonia e Veriut, apo Shqipëria. Thuhet se ky reagim nga ardhur se Kurti po sheh tendencë nga zoti Rama për të qenë lider gjithë kombëtar. Kurti nuk dëshiron të bjerë në grackën e zotit Rama, kështu thuhet.”, theksoi ai./abcnews.al
-
- UÇK bashkon kombin në Tiranë/ Hoxha: Mesazhi kryesor, liri për çlirimtarët. Bullari: U kujdes të mos kishte ngjyrim politik
UÇK bashkon kombin në Tiranë/ Hoxha: Mesazhi kryesor, liri për çlirimtarët. Bullari: U kujdes të mos kishte ngjyrim politik
17 tetor 2025, do të mbahet mend si një ditë historike për kombin shqiptar. Në sheshin Skënderbej, zemrën e kryeqytetit të shqiptarëve, u dëgjuan më tepër zëri i qytetarëve se sa fjalimet e politikanëve në mbështetje të UÇK dhe ish-liderëve të burgosur në Hagë.
Mijëra qytetarë nga gjithë trevat shqiptare, u bashkuan në protestën pro UÇK, ndërsa vetë protesta e cila tejkaloi kapacitetet e një mitingu electoral, mbajti larg edhe protagonizmin politik.
Gazetarja Habi Hoxha deklaroi në “Newsroom” në ABC News, se ndër mesazhet kryesore në protestë, ishte liri për çlirimtarët. Hoxha u shpreh se pati një tension nga Prishtina zyrtare, pasi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, donte ta politizonte protestën.
Ndërsa gazetarja Greta Bullari theksoi se kryeministri Edi Rama u kujdes që protesta të mos kishte ngjyrim politik.
Habi Hoxha: Ishte e rëndësishme Tirana. U konsiderua Tirana si zemra e shqiptarisë. Mesazhi kryesor ishte drejtësi për çlirimtarët, liria ka emër. Pati një tension nga Prishtina zyrtare, me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke dashur ta politizojë, por kjo nuk u prana nga Tirana zyrtare. Ishte emocionuese, qytetarët e Kosovës janë të gatshëm të vijnë me familjet e tyre, UÇK ka qenë ushtria që i solli lirinë këtij shteti. Qëndrimi i kryeministrit të Shqipërisë ishte lëvizje më e mirë që u bë në atë moment. Rama dha mbështetje maksimale sa i takon organizimit.
Greta Bullari: Pati pjesëmarrje të konsiderushme. Tirana mbetet kryeqendra e shqiptarisë. Fjalimet, më shumë mbizotëruan ish veteranët e luftës. Pjesëmarrja, jo vetëm në shesh, por edhe mbizotërimi i fjalimeve, kishin të bënin me mbrojtjen e UÇK, të mos i jepet ngjyrim politik, as nga Tirana, mandej edhe nga Prishtina. Rama ishte i qartë se nuk do ishte në protestë, megjithëse si qytetar i thjeshtë, do të donte të ishte në protestë./abcnews.al
Newsroom me Erneta Shevroja, (12/10/2025)
-
- “Padrejtësia” që zvarritet në drejtësi/ Delia: Dosjet stok, qytetarët nëpër dyert e gjykatave! Leka: Konfliktet për pronat, shpesh kanë shkaktuar viktima!
“Padrejtësia” që zvarritet në drejtësi/ Delia: Dosjet stok, qytetarët nëpër dyert e gjykatave! Leka: Konfliktet për pronat, shpesh kanë shkaktuar viktima!
Etleva Delia, gazetare dhe autore e “Gjërat Tona” në një intervistë “Newsroom”, në ABC News foli për ngjarjen e rëndë që tronditi vendin, vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja.
Gjatë kësaj interviste, Delia u ndal edhe tek zvarritja e çështjeve gjyqësore për pronat, duke thënë se kjo ka shtuar tensionin dhe mosbesimin e qytetarëve te drejtësia. Po ashtu Delia shtoi se janë me mijëra çështje që janë stok dhe se nuk dihet se kur do të shqyrtohen.
“Pothuasje në të gjitha takimet e zhvilluara pas vrasjes së gjyqtarit theksi vihet tek siguria. Sa të sigurta janë gjykatat sa të përgjegjshëm janë personat e vendosur aty. Por problemi duhet parë më në thellësi se përse zvarriten gjyqet. Kemi statistika që deri në 2023, të jenë në proces civil për çështje pronash 12 mijë qytetarë. Pra nuk dihet se kur do t’u vijë data për t’u shqyrtuar”, tha ajo.
Nga ana e tij gazetari Ervin Leka tha se çështjet e pronave kanë qenë shumë problematike. Konfliktet për pronat u shpreh ai kanë shkaktuar edhe viktima.
“Shumica e konflikteve të pronësisë kanë sjellë viktima. Madje shpesh çështjet nuk janë zgjidhur as në gjykata duke kaluar edhe në ngjarje tragjike. Proceset gjyqësore vijojnë zvarriten dhe nga kjo kemi parë edhe rezultate vërtet tragjike”, tha ai.
/abcnews.al/
Newsroom me Erneta Shevroja, (05/10/2025)
Zgjedhjet, PD një këmbë brenda/ Petraj: Askush nga demokratët nuk e merr riskun të kandidojë
Avokati Edmond Petraj komentoi për ‘NewsRoom’ përgatitjen e opozitës për zgjedhjet në 6 bashki, të caktuara në datën 9 nëntor. Petraj tha se askush nga rradhët e demokratëve nuk e merr riskun të kandidojë në zgjedhje.
“Ajo që shoh në këtë marrëdhënie, pse nuk del vetë Alimehmeti. Erion Veliaj nuk u shkarkua nga PD, janë tjetërkund marrëdhëniet ku u shkarkua. Alimehmeti nëse donte dhe meqë ka marrë vota, nuk është deputet dhe nuk humbte asgjë. Asnjë nga PD nuk e merr riskun të kandidojë.”
Më tej, gazetarja Enkelejda Mema tha se Partia Socialiste vjen në garë si triumfuese pas zgjedhjeve të 11 majit, me kandidatin e vërtetë Edi Ramën.
Mema tha se kryesocialisti synon një fitore edhe më të thellë se në zgjedhjet e kaluara, pas shkarkimit të kryebashkiakut Veliaj.
“Partia Socialiste vjen në garë si triumfuese, kandidati i vërtetë është Edi Rama. Ai kërkon që në 9 nëntor të marrë shumë më tepër vota, dhe duket që nga angazhimi i Belindës dhe me figura të tjera qendrore.
Tregon se Rama kërkon një fitore të fortë. Për t’i dhënë një lloj shuplake Berishës që merret ende me zgjedhjet e majit, për të treguar se kush është PS dhe së treti për t’i dhënë një ëprgjigje të gjithve.” / abcnews.al /
Gaboi presidenti apo Veliaj?/ Daci: Dekreti i Kreut të Shtetit, akt normativ i pastër
Juristi Jordan Daci, i ftuar në ‘News Room’ komentoi zhvillimet e fundit politike sa i takon shkarkimit të kryebashkiakut Veliaj dhe datës së re të zgjedhjeve. Daci tha se neni 62 duhet të lexohej si duhej dhe të përshtatej sipas Kushtetutës, ndërkohë dekretin e kreut të shtetit e komentoi si një akt normative të pastër.
Më tej, juristi tha se Gjykata Kushtetuese do të vendos pezullimin, sepse ky është një precedent i rrezikshëm.
“Në drejtësi ka aksioma që merren të mirëqena pa diskutim.
Së pari, nuk ka një konflikt mes Veliajt dhe Këshillit të Ministrave, është konflikt midis pushtetit vendor dhe qëndror të cilat janë të pavarura. Neni 62, duhet të lexohet historiku, është marrë copy paste dhe nuk ka pasur përpjekje të ndryshohej dhe përshtatej. Ai nen duhet të kuptohet që bie ndesh me Kushtetutën dhe së dyti ta interpretosh në pajtim me Kushtetutën. Shkaqet për shkarkim mund të jenë nga më të ndryshme, ai nen nuk mund të japë autonomi. Duke e çuar në Gjykatë Administrative nuk do mbaronte asnjëherë.
Edhe dekreti për datën e zgjedhjeve është akt normative i pastër. Dekreti është akt normativ kushtetues. Çdo akt që nxjerr presidenti është akt kushtetues, nëse merret individual apo jo është çështje tjetër. Neni 115 është mbrojtja e posaçme për garanci kushtetuese.
Gjykata Kushtetuese do vendos se sbën pezullimin, duhet ta pranojë sepse ky është një precedent i rrezikshëm dhe nuk do të kishte cënim më të rëndë sesa një qasje e tillë.”