❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Bylykbashi pĂ«r pĂ«rmbytjet nĂ« DurrĂ«s: HodhĂ«n mbi 30 mln euro nĂ« sistemet e kanalizimeve, hidrovori i ri s’e bĂ«n si duhet punĂ«n

✇Albeu
By: V K

Këtë të mërkurë, në një prononcim për mediat, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, teksa po ndjek nga afër situatën e rëndë nga përmbytjet në Durrës, theksoi se kjo katastrofë nuk është vetëm natyrore, por e shkaktuar edhe nga njeriu.

Gjithashtu, deputeti theksoi se autoritetet kanë shpenzuar 30 milionë euro për sistemin e kanalizimeve, ndërkohë që përmbytjet vijojnë të jenë një ndër problemet më të mëdha të qytetit.

Ai theksoi se në zonën ndodhej aktualisht, banorët janë përmbytur tre herë brenda pak kohësh, ndërkohë që ende nuk kanë marrë si duhet dëmshpëblimet e herëve të para.

Për deputetin, situata nuk është thjesht një katastrofë natyrore por edhe njerëzore, për faktin se paratë publike kanë shkuar dëm dhe nuk është zgjidhur asgjë.

“Situata Ă«shtĂ« mĂ« shumĂ« se dramatike, Ă«shtĂ« katastrofĂ« e shkaktuar nga njeriu. ËshtĂ« njĂ« histori e madhe korrupsioni. JanĂ« mbi 30 mln euro tĂ« hedhura nĂ« sistemet e kanalizimeve gjatĂ« kĂ«tyre viteve dhe ky Ă«shtĂ« rezultati. Brenda njĂ« viti kjo zonĂ« Ă«shtĂ« pĂ«rmbytur tre herĂ«. JanĂ« mbi 400 familje qĂ« presin dĂ«mshpĂ«rblim tĂ« dy pĂ«rmbytjeve tĂ« tjera dhe i zuri i treti. NjĂ« pjese ia kanĂ« dhĂ«nĂ« me kĂ«ste mĂ« pak se 25%, njĂ« pjese 100% por nĂ« mĂ«nyrĂ« selektive. Edhe kĂ«tu funksionon patronazhimi. Kjo Ă«shtĂ« histori jo vetĂ«m keqmenaxhimi por kriminale, para qĂ« hidhen nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« qĂ«llimshme vetĂ«m pĂ«r tĂ« kaluar kohĂ«n”, shprehet ai.

Sipas tij, edhe hidrovori i ri, që ka kushtuar 19 milionë euro nuk e bën si duhet punën.

“Kemi hidrovorin e vjetĂ«r, pĂ«r arsye krejt korruptive e kanĂ« transferuar nĂ« njĂ« zonĂ« tjetĂ«r qĂ« nuk pĂ«rmbush kushte teknike. Nuk garanton tĂ«rheqjen e ujĂ«rave nĂ« kohĂ« dhe ja ku Ă«shtĂ« pasoja. KanĂ« mbyllur kanalin e ujĂ«rave tĂ« larta tĂ« zonĂ«s sĂ« kodrĂ«s, e ka deklaruar kryetarja e bashkisĂ« se do tĂ« mbyllin 2.6 km kanal pĂ«r shĂ«titore. Praktikisht kĂ«tu ka punĂ« prokuroria e shtetit, tĂ« vijĂ« dhe tĂ« marrĂ« nĂ« pĂ«rgjegjĂ«si penale tĂ« gjithĂ« ata qĂ« nĂ« kĂ«to vite 25 vite qeverisje tĂ« socialistĂ«ve nĂ« DurrĂ«s kanĂ« sjellĂ« nĂ« kĂ«tĂ« situatĂ«. SpecialistĂ«t tanĂ« thonĂ« se hidrovori i ri i ndĂ«rtuar me 19 mln euro nuk Ă«shtĂ« nĂ« kushtet pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« atĂ« qĂ« Ă«shtĂ« detyra, ndĂ«rkohĂ« qĂ« i vjetri duhet tĂ« spostohet pĂ«r shkak se kanĂ« pĂ«rplasur me ndĂ«rtimin e portit qĂ« Ă«shtĂ« nĂ« koncesion”, shtoi ai.

Kërkoi gjithashtu, auditim nga KLSH dhe hetim nga Prokuroria për të bënë para përgjegjësisë abuzuesit.

Ai bëri me dije se kanë kërkuar në Këshillin Bashkiak të qytetit që të miratohet një fond i posaçëm për krijimin e një plani që do të zgjidhte përfundimisht situatën e përmbytjeve.

Do të kërkojnë komision hetimor, shtoi ai, në bashki edhe parlament dhe nëse do të konstatojnë shkelje, do të bëjnë edhe kallëzim penal.

“Zgjidhjet teknike duhet t’i bĂ«jnĂ« ata qĂ« shpenzojĂ« paratĂ«. NĂ«se nuk ka funksionim hidrovori, ka pĂ«rgjegjĂ«si penale. Duke filluar nga prokuroria, KLSH duhet tĂ« vijĂ«, tĂ« auditojĂ« dhe tĂ« çojĂ« para pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« ata. Ne si opozitĂ« kemi propozuar nĂ« kĂ«shill bashkiak nĂ« dhjetor, gjatĂ« miratimit tĂ« buxhetit, qĂ« tĂ« vendoset njĂ« fond pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« njĂ« masterplan tĂ« plotĂ« pĂ«r njĂ« zgjidhje pĂ«rfundimtare. DurrĂ«si kĂ«tĂ« e ka problemin mĂ« tĂ« madh. Do tĂ« kĂ«rkojmĂ« komision hetimor qoftĂ« nĂ« nivelin e bashkisĂ« por edhe parlament dhe aty ku tĂ« konstatojmĂ« nevojĂ«n do tĂ« bĂ«jmĂ« edhe kallĂ«zim penal”, pĂ«rfundoi Bylykbashi.

The post Bylykbashi pĂ«r pĂ«rmbytjet nĂ« DurrĂ«s: HodhĂ«n mbi 30 mln euro nĂ« sistemet e kanalizimeve, hidrovori i ri s’e bĂ«n si duhet punĂ«n appeared first on Albeu.com.

Sekuestrohet makina luksoze me vlerë 140 mijë euro, dyshohet se ishte vjedhur në Gjermani, u shit në Shqipëri


✇Albeu
By: V K

Një makinë luksoze me vlerë 140 mijë euro, është sekuestruar në Shqipëri dhe dyshohet se ishte vjedhur në Gjermani.

Policia e kryeqytetit, sqaron se mjeti i sekuestruar Ă«shtĂ« njĂ« BMW M-8”, me vlerĂ« rreth 140 000 euro.

Ndërkohë, është proceduar penalisht blerësi i automjetit të trafikuar, njëkohësisht drejtues i tij, në momentin e ndalimit në Vorë.

Po ashtu, policia thotë se ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim një shtetas kosovar që dyshohet se ka trafikuar këtë automjet, në Shqipëri.

“NĂ« lidhje me kĂ«tĂ« rast u identifikua dhe u shpall nĂ« kĂ«rkim shtetasi qĂ« dyshohet se ka sjellĂ« automjetin nĂ« ShqipĂ«ri, me qĂ«llim shitjen, F. H., 42-vjeç (shtetas kosovar), si dhe u procedua penalisht blerĂ«si i automjetit (njĂ«kohĂ«sisht drejtues i automjetit, nĂ« momentin e ndalimit), shtetasi E. D., 39-vjeç”, thotĂ« policia.

Njoftimi:

Vijon operacioni policor i koduar “Stolen line”, kundĂ«r trafikimit nĂ« ShqipĂ«ri, tĂ« automjeteve luksoze tĂ« vjedhura jashtĂ« shtetit.

Shkon 5 numri i automjeteve të sekuestruara që nga nisja e operacionit.

Sekuestrohet 1 automjet tip “BMW M-8”, me vlerĂ« rreth 140 000 euro, i dyshuar i vjedhur nĂ« Gjermani.

Procedohet penalisht blerësi i automjetit të trafikuar, njëkohësisht drejtues i tij, në momentin e ndalimit në Vorë.

Identifikohet dhe shpallet shtetasi kosovar që dyshohet se ka trafikuar këtë automjet, në Shqipëri.

Si rezultat i punĂ«s hetimore, tĂ« kryer nĂ« kuadĂ«r tĂ« operacionit “Stolen line”, me objektiv goditjen e rasteve tĂ« trafikimit nĂ« ShqipĂ«ri, tĂ« automjeteve luksoze, tĂ« vjedhura jashtĂ« shtetit, specialistĂ«t e Seksionit pĂ«r Hetimin e Trafiqeve tĂ« Paligjshme konstatuan njĂ« tjetĂ«r rast nĂ« kĂ«tĂ« fushĂ«.

NĂ« vijim tĂ« veprimeve procedurale u sekuestrua 1 automjet tip “BMW M-8”, me vlerĂ« rreth 140 000 euro, i cili nga verifikimet rezultoi i vjedhur nĂ« Gjermani.

Në lidhje me këtë rast u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi që dyshohet se ka sjellë automjetin në Shqipëri, me qëllim shitjen, F. H., 42-vjeç (shtetas kosovar), si dhe u procedua penalisht blerësi i automjetit (njëkohësisht drejtues i automjetit, në momentin e ndalimit), shtetasi E. D., 39-vjeç.

Punohet për kapjen e 42-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan ProkurorisĂ« sĂ« TiranĂ«, pĂ«r veprime tĂ« mĂ«tejshme, pĂ«r veprĂ«n penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

The post Sekuestrohet makina luksoze me vlerë 140 mijë euro, dyshohet se ishte vjedhur në Gjermani, u shit në Shqipëri
 appeared first on Albeu.com.

E rëndë/ U përpoq të bënte selfie me partneren, futbollisti 22-vjeçar bie nga ujëvara dhe humb jetën

✇Albeu
By: V K

Futbollisti francez, Aleksis Vergos, ka ndërruar jetë pasi rrëshqiti nga shkëmbinj të lagur teksa bënte selfie me të dashurën e tij në një vend të bukur në Tajlandë.

Sipas policisë së Koh Samui, autopsia e 22-vjeçarit konfirmoi shkakun e vdekjes si traumë në kokë. Vendi i aksidentit, një nga atraksionet turistike më të njohura të Tajlandës jugore, ka qenë skenë e tragjedive të ngjashme në të kaluarën.

Quimper ErguĂ© Armel FC, klubi ku luante ai, shprehu ngushĂ«llimet e tij nĂ« rrjetet sociale: “Me hidhĂ«rim tĂ« madh njoftojmĂ« vdekjen e Aleksis Vergos, djalit tĂ« Tierrit, trajneri tĂ« ekipit C dhe vullnetarit tĂ« klubit.

Aleksis filloi tĂ« luante futboll me ne nĂ« moshĂ«n 6 vjeç dhe luajti nĂ« ekipin e tĂ« rriturve deri dy sezone mĂ« parĂ«. Klubi bashkohet me familjen dhe miqtĂ« e tij nĂ« zi”.

The post E rëndë/ U përpoq të bënte selfie me partneren, futbollisti 22-vjeçar bie nga ujëvara dhe humb jetën appeared first on Albeu.com.

Përmbytjet në vend, Berisha: Të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore, Rama bën sehir


✇Albeu
By: V K

Në një deklaratë nga selia blu, lideri demokrat Sali Berisha, kërkon shpalljen e menjëhershme të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, në zonat e përmbytura ditët e fundit nga reshjet e shiut.

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për mungesë reagimi, duke deklaruar se mosshpallja e kësaj gjendjeje vjen vetëm për të shmangur detyrimin ligjor për dëmshpërblimin e plotë të qytetarëve të prekur.

“MijĂ«ra e mijĂ«ra familje shqiptare kanĂ« pĂ«suar pasoja tĂ« rĂ«nda nga pĂ«rmbytjet. VetĂ«m nĂ« DurrĂ«s pĂ«rllogariten rreth 4 mijĂ« banesa, biznese dhe objekte tĂ« tjera. DĂ«met janĂ« tĂ« mĂ«dha, por nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m DurrĂ«si. Nga Gjirokastra deri nĂ« ShkodĂ«r janĂ« mijĂ«ra banesa, biznese, fabrika qĂ« kanĂ« pĂ«suar dĂ«me tĂ« parikuperueshme.

PD kĂ«rkon menjĂ«herĂ« shpalljen e gjendjes sĂ« fatkeqĂ«sisĂ« natyrore. Rama apo Ramaduro qĂ« bĂ«n sehir nuk shpall gjendjen e fatkeqĂ«sisĂ« natyrore, vetĂ«m se ligji e detyron ata tu pĂ«rgjigjet njĂ« pĂ«r njĂ« dĂ«meve tĂ« krijuar nga fatkeqĂ«sia. Ky qĂ«ndrim indiferent, cinik Ă«shtĂ« njĂ« krim nĂ« vetvete. Rama reagon me cinizĂ«m ekstrem, pasi Ă«shtĂ« nĂ« kaos ekstrem”, tha Sali Berisha.

The post Përmbytjet në vend, Berisha: Të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore, Rama bën sehir
 appeared first on Albeu.com.

Skandali me tenderat te AKSHI/ GJKKO rrëzon kërkesën e zyrtares së lartë të policisë, i refuzohet kthimi i 8 celularëve të sekuestruar

✇Albeu
By: V K

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO), ka rrëzuar kërkesën e zyrtares së lartë të Policisë së Shtetit, Ervina Gjana, për kthimin e pajisjeve elektronike të sekuestruara gjatë kontrollit të banesës së saj dhe të bashkëjetuesit Renato Hristic.

Gjatë kontrollit në banesën e Drejtoreshës së Krimit Kibernetik, autoritetet kanë sekuestruar tetë telefona celularë dhe dy laptopë, në kuadër të hetimeve mbi grupin kriminal të lidhur me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Sekuestrimi i telefonave dhe laptopëve u krye në kuadër hetimit për përfshirje në grup të strukturuar kriminal me aktivitet mashtrime online, call-center, ndërhyrje në sistemet informatike dhe TIMS, si dhe bashkëpunim në krimin kibernetik, ku rezulton i përfshirë edhe bashkëshorti i saj, Renato Hristiç.

Ndërkohë, emri i saj është përmendur edhe në bisedat e publikuara të Ergys Agasit.

Ergys Agasi: (flet ne telefon) O mo vlla, hĂ« ça bĂ«n mirĂ« je ti
 mirĂ«, mirĂ«. Shiko tashi, do tĂ« vi ERVINA se do tĂ« bĂ«het njĂ« aksion pĂ«r disa falsifikime
”.

Nga hetuesit ka dyshime se Ergys Agasi, përmes Gjanës vinte në lëvizje strukturat e hetimit kibernetik për të goditur biznese të ligjshme apo grupe kriminale rivale, me qëllim largimin e tyre nga veprimtaria ku ai, apo miq të tij, kishin interesa.

The post Skandali me tenderat te AKSHI/ GJKKO rrëzon kërkesën e zyrtares së lartë të policisë, i refuzohet kthimi i 8 celularëve të sekuestruar appeared first on Albeu.com.

Aksident me vdekje në Lushnje (EMRI)

✇Albeu
By: V K

Këtë të mërkurë, një aksident me pasojë vdekjen e një 70-vjeçari është regjistruar në Lushnje.

I moshuari është identifikuar si Bujar Dingozi. Sipas informacionet paraprake, ai ishte duke udhëtuar me motor kur ka humbur kontrollin, e më pas është përplasur në tokë.

Si pasojë i moshuari ka ndërruar jetë.

Sipas të afërmeve të viktimës, 70-vjeçari vuante nga zemra, ç`ka dyshohet për një atak të mundshëm

The post Aksident me vdekje në Lushnje (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Elisaveta Treska emĂ«rohet Drejtoresha e Spitalit “Shefqet Ndroqi”, lidhjet e biznesit me mbesĂ«n e kreut tĂ« PD-sĂ«

✇Albeu
By: V K

Elisaveta Treska, Ă«shtĂ« emĂ«ruar drejtoreshĂ« e Spitalit ‘Shefqet Ndroqi’ nĂ« TiranĂ«, duke zĂ«vendĂ«suar nĂ« kĂ«tĂ« detyrĂ« doktoreshĂ«n Silva Bala.

Emërimi i Treskës, është bërë 2 ditë më parë, konkretisht më 5 janar.

Sipas dokumenteve zyrtare tĂ« QendrĂ«s KombĂ«tare tĂ« Biznesit (QKB), Elisaveta Treska, rezulton tĂ« jetĂ« pronare e “ROYAL HILL” njĂ« resorti eventesh nĂ« VorĂ«.

Ndërkohë, administratore e këtij subjekti ka qenë Shpresa Breçani, që është edhe mbesa e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

 

 

PĂ«rveç kompleksit “Royal Hill” nĂ« periferi tĂ« TiranĂ«s, Elisaveta Treska, njihet nĂ« qarqet e biznesit edhe si pronare e njĂ« Bar-Restorant-Hoteli nĂ« zemĂ«r tĂ« TiranĂ«s.

Më konkretisht, bëhet fjalë për një biznes të pozicionuar në një nga rrugicat më të lakmuara në kryeqytet.

The post Elisaveta Treska emĂ«rohet Drejtoresha e Spitalit “Shefqet Ndroqi”, lidhjet e biznesit me mbesĂ«n e kreut tĂ« PD-sĂ« appeared first on Albeu.com.

Kushtoi 260 mln euro/ Shembet sërish aksi Qukës-Qafë Plloçë, rruga e Ballukut shkakton aksidente (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Një tjetër skandal ka ndodhur në rrugën Qukës-Qafë Plloçë, e cila ka kushtuar 260 mln euro dhe që u inaugurua disa muaj më parë nga ministrja Belinda Balluku, tashmë nën hetim nga SPAK për disa vepra penale.

Pas rreth një muaji nga shembja e një masivi dherash në këtë aks, situata është përsëritur, duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

Sot një rrëshqitje dherash ka goditur një automjet që po kalonte në atë zonë.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka pasur të lënduar, ndërsa automjeti ka pësuar dëme materiale vetëm në pjesën e përparme.

Autoritetet ndërkohë po punojnë për pastrimin e zonës dhe rikthimin e qarkullimit normal.

 

 

Kujtojmë se një rrëshqitje masive e dheut dhe shkëmbinjsh u shënua në nëntor të 2024 në këtë aks, pranë tuneleve, si pasojë e shirave të shumtë.

Rrëshqitja shkaktoi bllokimin total të rrugës, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve, ndërsa kompania kontraktore përgjegjëse për mirëmbajtjen e aksit, vendosi një baypass provizor për të lehtësuar kalimin e automjeteve.

Rruga Qukës-Qafë Plloçë që shmang Prrenjasin, Qafë-Thanën dhe Pogradecin, u inaugurua në muajin shtator nga ministrja e pezulluar nga detyra Belinda Balluku dhe ka kushtuar 260 milionë euro.

Aksi përfundoi pas 14 vitesh, por mjaftuan vetëm dy muaj përdorim që rruga të dalë jashtë funksioni.

Shembjet masive zbuluan se cilësia e punimeve ishte mjaft e dobët dhe në terren kanë munguar studimet e mirëfillta gjeologjike.

 

The post Kushtoi 260 mln euro/ Shembet sërish aksi Qukës-Qafë Plloçë, rruga e Ballukut shkakton aksidente (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

AMP pezullon 3 efektivë dhe një inspektor policie në Berat

✇Albeu
By: V K

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ka pezulluar nga detyra 3 efektivë dhe një inspektor policie, pasi akuzohen për shpërdorim detyre.

Caktimi i masave të sigurisë u bë i mundur pas veprimeve hetimore proaktive të kryera nga AMP në bashkëpunim me Prokurorinë e Juridiskionit të Përgjithshëm Berat, nga ku ka rezultuar se këta punonjës policie gjatë ushtrimit të detyrave funksionale, me veprime dhe mosveprime në shkelje të ligjit kanë penalizuar / favorizuar drejtues të mjeteve të konstatuar në shkelje ose jo të Kodit Rrugor.

Efektivët e pezulluar janë: 

Artan Selami

Myftar Dauti

Adem Qevani

Karafil Guçe

NJOFTIMI I AMP

Agjencia e MbikĂ«qyrjes Policore (Rajoni Fier-Berat) ka ekzekutuar Vendimin e GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m Berat, e cila ka caktuar masat e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit tĂ« njĂ« detyre a shĂ«rbimi publik” parashikuar nĂ« nenin 242 tĂ« Kodit tĂ« Pr. Penale ndaj katĂ«r punonjĂ«sve tĂ« policisĂ« tĂ« dyshuar pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “ShpĂ«rdorim i detyrĂ«s” parashikuar nĂ« nenin 248 tĂ« Kodit Penal.

Inspektor Artan Selami, me detyrë Trupë shërbimi në Seksionin për Trafikun Urban dhe Interurban, pranë DVP Berat

Inspektor Myftar Dauti, me detyrë Trupë shërbimi në Seksionin për Trafikun Urban dhe Interurban, pranë DVP Berat

Inspektor Adem Qevani, me detyrë Trupë shërbimi në Seksionin për Trafikun Urban dhe Interurban, pranë DVP Berat

Inspektor Karafil Guçe, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Berat.

Caktimi i masave të sigurisë u bë i mundur pas veprimeve hetimore proaktive të kryera nga AMP në bashkëpunim me Prokurorinë e Juridiskionit të Përgjithshëm Berat, nga ku ka rezultuar se këta punonjës policie gjatë ushtrimit të detyrave funksionale, me veprime dhe mosveprime në shkelje të ligjit kanë penalizuar / favorizuar drejtues të mjeteve të konstatuar në shkelje ose jo të Kodit Rrugor.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën ankesa@amp.gov.al.

PĂ«r ankesa me Whatsapp 0694151511‹Ose shkarkoni nĂ« Play Store dhe App Store aplikacionin “Agjencia Digjitale”.

The post AMP pezullon 3 efektivë dhe një inspektor policie në Berat appeared first on Albeu.com.

Rruga dhe oborri i burgut tĂ« DurrĂ«sit edhe sot “pushtohen” nga uji (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Një ditë pas reshjeve të dendura të shiut, që përmbytën Durrësin dhe periferinë e tij, situata në burgun e  Durrësit vijon të jetë kritike.

Si pasojë e përmbytjeve, lëvizet me gomone siç duket edhe nga këto pamje.

Pamjet që shihni tregojnë shkallën e përmbytjeve në burgun e Durrësit.

Sic shihet edhe nga pamjet nga jashtë këtij institucioni të vuajtjes së dënimit, situata paraqitet e rënduar edhe ditën e sotme.

KujtojmĂ« se nĂ« kĂ«tĂ« burg vuajnĂ« dĂ«nimin ish-ministri Ilir Beqaj apo dhe kryebashkiaku i TiranĂ«s, Erion Veliaj apo dhe ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja.

 

The post Rruga dhe oborri i burgut tĂ« DurrĂ«sit edhe sot “pushtohen” nga uji (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Aksident në Tiranë, dy makina përplasen me njëra-tjetrën

✇Albeu
By: V K

MmĂ«ngjesin e kĂ«saj tĂ« mĂ«rkure, njĂ« aksident rrugor Ă«shtĂ« regjistruar te mbikalimi i “Pallatit me Shigjeta”, nĂ« TiranĂ«.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në rrethana ende të paqarta, ku si pasojë njëra prej tyre ka përfunduar e përmbysur.

Siç mund të shihet dhe nga pamjet e mësipërme përplasja ka qënë e fortë, ndërsa si pasojë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar, policia ndodhet në vendngjarje.

 

The post Aksident në Tiranë, dy makina përplasen me njëra-tjetrën appeared first on Albeu.com.

Pezullohet mësimi në shkollat e Gjirokastrës, bllokohet rruga drejt Kakavijës

✇Albeu
By: V K

Këtë të mërkurë, për shkak të motit të keq, autoritetet lokale kanë vendosur pezullimin e mësimit në të gjitha shkollat e Gjirokastrës.

 

 

Në pjesën më të madhe të qytetit ka prezencë të inerteve, të cilat kërkojnë mjete të rënda për largimin e tyre. Për momentin, reshjet e shiut kanë ulur intensitetin.

Niveli i lumit Vjosa në Memaliaj, ka shkuar në 6.5 metra. Nga bashkitë e tjera të qarkut, deri tani, nuk raportohen situata emergjente.

NdĂ«rkohĂ«, raportohet se aksi nacional GjirokastĂ«r–KakavijĂ«, Ă«shtĂ« i bllokuar nĂ« zonĂ«n e KordhocĂ«s, pĂ«rballĂ« fshatit Lazarat.

NĂ« vendngjarje janĂ« punonjĂ«sit e firmĂ«s mirĂ«mbajtĂ«se, tĂ« cilĂ«t po punojnĂ« pĂ«r hapjen e rrugĂ«s. Gjithashtu, ka bllokim tĂ« rrugĂ«s GjirokastĂ«r–Valare, nĂ« vendin e quajtur Ura e Aznakut.

The post Pezullohet mësimi në shkollat e Gjirokastrës, bllokohet rruga drejt Kakavijës appeared first on Albeu.com.

Rrëshqitje e dherave dëmton rrugën dhe dy banesa në Vlorë

✇Albeu
By: V K

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje dheu në fshatin Vajzë, duke dëmtuar rrugën e fshatit dhe dy banesa.

Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e shirave intensive, fillimisht është dëmtuar rruga që lidh fshatin, ndërsa më pas masa e dheut e shkëputur nga kodra është spostuar drejt zonës së banuar, duke shkaktuar dëmtime në dy banesa.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat e Policisë, të cilat kanë bërë evakuimin e banorëve për arsye sigurie.

Ndërkohë, qarkullimi i automjeteve në këtë segment rrugor po zhvillohet në mënyrë të kontrolluar, për shkak të rrezikut nga rrëshqitje të tjera të mundshme.

The post Rrëshqitje e dherave dëmton rrugën dhe dy banesa në Vlorë appeared first on Albeu.com.

SPAK kërkoi lejimin e arrestimit të Ballukut/ BIRN: Zvarritja pa afat e mbledhjes për zëvendës kryeministren, precedent i rrezikshëm

✇Albeu
By: V K

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, refuzoi për të disatën herë kërkesën e opozitës për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për çështjen Balluku, sjellje që sipas ekspertëve të ligjit, bie ndesh me frymën e Rregullores dhe cenon parimin kushtetues të barazisë para ligjit.

Deputetët e Partisë Demokratike, anëtarë të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ngjitën më kot të martën shkallët e Kryesisë së Kuvendit në pritje për të zhvilluar mbledhjen e kërkuar prej tyre për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku.

Kërkesa e tyre u refuzua për herë të tretë nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi.

Peleshi nuk iu përgjigj të martën pyetjeve të BIRN mbi arsyet e shtyrjes pa afat të thirrjes së Këshillit që prej mbledhjes së vetme të zhvilluar më 19 dhjetor, ndërkohë që një këshilltar i tij referoi një përgjigje zyrtare të dhënë prej tij më datë 24 dhjetor për anëtarët e opozitës.

NĂ« kĂ«tĂ« letĂ«r, Peleshi e justifikonte refuzimin pĂ«r thirrjen e mbledhjes me kĂ«rkesĂ«n e mbrojtjes sĂ« Ballukut pĂ«r 3 javĂ« kohĂ« pĂ«r t’u njohur me dokumentacionin pĂ«rkatĂ«s nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« zhvillohej njĂ« proces i rregullt ligjor.

“PĂ«r sa kohĂ« ky proces nuk Ă«shtĂ« pĂ«rmbyllur dhe palĂ«t nuk janĂ« pajisur realisht me kohĂ«n e nevojshme pĂ«r ushtrimin e kĂ«saj tĂ« drejte, nuk plotĂ«sohen kushtet procedurale pĂ«r caktimin e njĂ« date tĂ« re mbledhjeje”, shkruan kreu i Kuvendit nĂ« pĂ«rgjigje.

Opozita e hedh poshtë argumentin e Peleshit dhe e akuzon këtë të fundit se me refuzimin për të mbledhur Këshillin po kryen vepër penale.

“Sot pĂ«rfundoi edhe afati 3 javĂ« qĂ« iu dha Ballukut. Duke nisur nga nesĂ«r, çdo sekondĂ« vonesĂ« nĂ«nkupton shpĂ«rdorim detyre nga Peleshi”, deklaroi tĂ« martĂ«n kreu i grupit parlamentar tĂ« PD-sĂ«, Gazmend Bardhi.

Dhënia e autorizimit për caktimin e një mase sigurie ndaj deputetit parashikohet në nenin 118 të Rregullores së Parlamentit, pa afate të qarta për shyrtimin paraprak.

Sipas kĂ«tij neni, kryetari i Kuvendit Ă«shtĂ« i detyruar qĂ« t’u kalojĂ« anĂ«tarĂ«ve tĂ« KĂ«shillit dhe deputetit nĂ« fjalĂ« kĂ«rkesĂ«n e ProkurorisĂ« dhe dokumentet shoqĂ«ruese, ndĂ«rkohĂ« qĂ« i bĂ«n tĂ« ditur kĂ«tij tĂ« fundit koha nĂ« tĂ« cilĂ«n KĂ«shilli pĂ«r Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do tĂ« fillojĂ« shqyrtimin e kĂ«rkesĂ«s.

Në përfundim të shqyrtimit, Këshilli brenda 2 javëve harton një raport për në seancë plenare, në të cilin rekomandon rrëzimin ose miratimin e dhënies së autorizimit dhe shqyrtimi i kësaj kërkese vendoset si pikë e parë e rendit të ditës në seancën pasardhëse.

Sipas ekspertëve të ligjit, Kuvendi në rastin e Ballukut, po shtyn pa afat shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, ç`ka sipas tyre bie në kundërshtim me frymën e dispozitave ligjore dhe vendos një precedent të rrezikshëm të qëndrimit të Kuvendit.

Erida SkĂ«ndaj, drejtuese e Komitetit Shqiptar tĂ« Helsinkit, i tha BIRN se, shtyrja pa afat e mbledhjes sĂ« kĂ«tij kĂ«shilli, “nuk Ă«shtĂ« nĂ« frymĂ«n e nenit 118 tĂ« Rregullores sĂ« Kuvendit dhe dispozitave tĂ« Kodit tĂ« ProcedurĂ«s Penale, dhe cenon parimin kushtetues tĂ« barazisĂ« para ligjit”.

Skëndaj arsyeton se mospërcaktimi i afateve të qarta në Rregullore ka krijuar një artificë për të vonuar procesin, duke shfrytëzuar një boshllëk ligjor në dëm të administrimit të procesit hetimor në afat të arsyeshëm, sikurse po ndodh aktualisht.

Nga ana tjetĂ«r, SkĂ«ndaj thekson se konsiderohet “shkelje” mosrespektimi i parashikimit tĂ« Rregullores sĂ« Kuvendit pĂ«r mbledhjen e KĂ«shillit kur kĂ«tĂ« e kĂ«rkon œ e anĂ«tarĂ«ve tĂ« saj.

“Kjo sjellje dĂ«mton veprimtarinĂ« e organeve tĂ« drejtĂ«sisĂ« tĂ« ngarkuara me luftĂ«n kundĂ«r pandĂ«shkueshmĂ«risĂ« sĂ« zyrtarĂ«ve tĂ« nivelit tĂ« lartĂ«â€, tha SkĂ«ndaj.

PĂ«r avokatin Gentjan Serjani, “ky rast krijon njĂ« precedent tĂ« rrezikshĂ«m institucional, ku qĂ«ndrimi politik vendoset mbi detyrimin ligjor”.

“NjĂ« qasje e tillĂ« cenon parimin e shtetit tĂ« sĂ« drejtĂ«s dhe nĂ«nkupton se, ndonĂ«se Rregullorja Ă«shtĂ« miratuar me konsensus pĂ«r t’u zbatuar nĂ« mĂ«nyrĂ« strikte, interesat politike kanĂ« diktuar shmangien nga zbatimi i saj “gĂ«rmĂ« pĂ«r gĂ«rmĂ«â€. NjĂ« praktikĂ« e tillĂ« minon besueshmĂ«rinĂ« e institucioneve parlamentare dhe autoritetin e vetĂ« Rregullores sĂ« Kuvendit”, tha ai.

Sipas Serjanit, sjellja e anëtarëve të Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit dëshmon qartazi mosfunksionimin e Rregullores së Kuvendit në rastin konkret dhe kjo strukturë që duhej të garantonte respektimin e normave procedurale, është pikërisht ajo që ka kryer një shkelje flagrante të pikës 6 të nenit 13 të Rregullores së Kuvendit

“Kjo dispozitĂ« pĂ«rcakton shprehimisht se KĂ«shilli mblidhet me kĂ«rkesĂ« tĂ« Kryetarit tĂ« Kuvendit ose tĂ« gjysmĂ«s sĂ« anĂ«tarĂ«ve tĂ« tij, se rendi i ditĂ«s caktohet nga Kryetari dhe se mbledhja Ă«shtĂ« e vlefshme vetĂ«m kur janĂ« tĂ« pranishĂ«m jo mĂ« pak se pesĂ« anĂ«tarĂ«. Mosrespektimi i kĂ«tyre kritereve procedurale pĂ«rbĂ«n njĂ« shkelje tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« dhe tĂ« pajustifikueshme tĂ« Rregullores”, arsyeton Serjani.

Kuvendi nuk mund luajë rolin e gjykatës

Edhe pse justifikimi kryesor pĂ«r shtyrjen pa afat tĂ« mbledhjes pĂ«r imunitetin e Ballukut lidhet me fitimin e kohĂ«s sĂ« mjaftueshme pĂ«r t’u njohur me provat e sjella nga SPAK, asnjĂ« prej deputetĂ«ve socialistĂ«, anĂ«tarĂ« tĂ« kĂ«tij KĂ«shilli, nuk e ka tĂ«rhequr USB-nĂ« me 16 mijĂ« faqe tĂ« dorĂ«zuar nĂ« Kuvend.

Vetë kryeministri Rama në konferencën vjetore për mediat pranoi këtë fakt, ndërsa ironizoi përmbajtjen e dosjes si e mbushur me dokumente arkivore të ministrisë.

“USB-nĂ« e sjellĂ« nga Prokuroria nuk e ka tĂ«rhequr asnjĂ« deputet i PS dhe nuk e ka tĂ«rhequr as ministrja, avokati. QĂ« tĂ« jemi shumĂ« tĂ« qartĂ«. PĂ«r tĂ« mos krijuar asnjĂ« shteg qĂ« pastaj tĂ« tjerĂ«t tĂ« thonĂ« ‘i kanĂ« nxjerrĂ« kĂ«ta ato”, tha Rama duke lĂ«nĂ« tĂ« hapur mundĂ«sinĂ« e rrĂ«zimit tĂ« kĂ«rkesĂ«s sĂ« SPAK.

“KĂ«shilli i Mandateve nuk Ă«shtĂ« njĂ« zyrĂ« noterie, Ă«shtĂ« njĂ« kuazi gjykatĂ«, dhe Parlamenti nuk noterizon kĂ«rkesat qĂ« vijnĂ«â€, shtoi ai.

Juristët megjithatë argumentojnë se Këshilli i Mandatave, nuk mund të sillet si një gjykatë dhe se detyra e tij është vetëm të shohë nëse kërkesa e prokurorisë, është ligjërisht në rregull dhe jo të marrë përsipër të shyrtojë provat hetimore.

“Sipas standarteve tĂ« Komisionit tĂ« Venecias, nĂ«se kĂ«rkesa pĂ«r kufizimin e imunitetit shqyrtohet nĂ« detaje, pĂ«rveç se bie ndesh me parimin e prezumimit tĂ« pafajĂ«sisĂ«, krijon perceptimin publik se jemi nĂ« kushtet e njĂ« procesi politik”, tha SkĂ«ndaj nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

PĂ«r rrjedhojĂ«, shton ajo, “argumentat e shtyrjes pa afat tĂ« mbledhjes sĂ« KĂ«shillit, pĂ«r tĂ« marrĂ« kohĂ« mbi leximin e tĂ« gjitha dokumenteve nĂ« dosje dĂ«mtojnĂ« efikasitetin e hetimit, pasi KĂ«shilli nuk Ă«shtĂ« organ gjyqĂ«sor, duke krijuar kushtet e favorizimit tĂ« funksionarit publik, veçanĂ«risht kur ky vazhdon tĂ« mbajĂ« poste tĂ« larta publike”.

Edhe për anëtarin e PD-së në këtë Këshill, Oerd Bylykbashi, Kuvendi nuk mund të kthehet në gjykatë dhe të shqyrtojë provat hetimore të prokurorisë, por shikon vetëm nëse kërkesa e prokurorisë nuk ka karakter politik.

“UnĂ« e kam marrĂ«, por nuk e kam hapur USB-nĂ« e prokurorisĂ«, sepse si deputet mĂ« bind relacioni i SPAK, ku referohen tĂ« dhĂ«na tĂ« mjaftueshme pse kĂ«rkohet masa e sigurisĂ« pĂ«r ministren”, tha Bylykbashi./ BIRN

The post SPAK kërkoi lejimin e arrestimit të Ballukut/ BIRN: Zvarritja pa afat e mbledhjes për zëvendës kryeministren, precedent i rrezikshëm appeared first on Albeu.com.

Moti i keq në Tiranë, fryhet lumi Lana, rrezikon të dalë nga shtrati (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, reshjet e dendura të shiut kanë rritur nivelin e lumit Lana. Pamjet tregojnë se për pasojë, lumi është fryrë, me rritje të dukshme të prurjeve të ujit përgjatë gjithë shtratit të tij.

Aktualisht, uji vijon të rrjedhë brenda shtratit të lumit, ndërsa situata po monitorohet.

 

The post Moti i keq në Tiranë, fryhet lumi Lana, rrezikon të dalë nga shtrati (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Nga Greqia në Irlandë, e vendet arabe, shqiptarët që punojnë jashtë fituan 663 mln euro në 2024

✇Albeu
By: V K

Gjetja e një pune jashtë vendit, qoftë edhe përkohësisht është bërë një tendencë e qëndrueshme gjatë viteve të fundit dhe kjo reflektohet dhe në të ardhurat që ata po gjenerojnë nga punësimi sezonal.

Afërsia me vendet si Italia e Greqia, por dhe mundësia për të punuar online kanë zgjeruar gjeografinë e shteteve nga të cilët shqiptarët gjenerojnë të ardhura.

Eurostat, në sistemin e vet të të dhënave, krahas prurjeve nga emigrantët, publikon dhe të ardhurat nga transferta nga puna sezonale për shtetasit shqiptarë për vitin 2024.

Nga rreth 2.1 miliardë euro, janë dërguar në Shqipëri gjatë vitit 2024 nga transfertat personale dhe kompensimi i punonjësve, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, transfertat personale përbënin 31.6% të totalit, ose 663 milionë euro.

Kjo është shuma e fituar nga ata që punojnë jashtë shtetit dhe e transferuar në Shqipëri, të paktën zyrtarisht. (Kompensimi i punonjësve përfshin paga dhe të ardhura që rezidentë të një vendi fitojnë duke punuar përkohësisht jashtë shtetit, p.sh. punë sezonale, përpara se të zbriten taksat dhe kontributet).

Emigrantët dhe ata që punojnë përkohësisht jashtë dërguan 2.1 miliardë euro në Shqipëri në 2024-n

Të ardhurat nga puna jashtë vendit janë rritur vazhdimisht vitet e fundit, duke reflektuar rritje e emigrimit, qoftë edhe të përkohshëm.

Në vitin 2022, po sipas Eurostat, transfertat personale ishin 455 milionë euro, në 2023-n arritën në 629 milionë euro, me një rritje prej 38%. Në 2024-n rritja u ngadalësua në 5.1%, duke arritur në 663 milionë euro.

Vendin e parë e mban Greqia. Shteti fqinjë bëhet pritës sidomos në verë e vjeshtë i qindra shqiptarëve që shkojnë të punojnë në bujqësi.

Transfertat personale nga puna sezonale nga Greqia ishin 156 milionë euro në 2024-n.

Në vend të dytë është Italia, gjithashtu një vend i preferuar për emigrantët për shkak të afërsisë gjeografike dhe mundësive që ka për punësim.

Tranfertat nga Italia ishin 126 milionë euro në 2024-n, sipas Eurostat.

Në vend të tretë është Gjermania, që vitet e fundit është bërë një vend i preferuar nga shumë profesionistë. Transfertat nga Gjermania ishin 69 milionë euro në 2024-n.

Mbretëria e Bashkuar është destinacioni tjetër i preferuar i të punësuarve sezonalë, që kanë gjeneruar rreth 65 mln euro në 2024-n.

Pas tij renditen Zvicra me 27 milionë euro, Turqia me 20 milionë euro.

Edhe Irlanda është një vend i preferuar, me 19.7 milionë euro transferta.

Franca, ndonëse është shteti kryesor për kërkesat e azilantëve është i teti për transfertat e të punësuarve sezonalë.
Destinacione të tjera nga ku sigurohen të ardhura nga puna e përkohshme janë Austria (16.9 milionë euro), Shtetet e Bashkuara (14.2 milionë euro), Polonia (13.5 mln euro), Holanda (11.5 mln euro).

Gjeografia e shqiptarëve që punojnë përkohësisht jashtë ka arritur deri në vendet arabe të Gjirit Persik, ku transfertat arritën në 2.3 milionë euro në 2024.

Në punët sezonale dhe të përkohshme jashtë vendit, shtetasit shqiptarë angazhohen tradicionalisht në sektorë që kërkojnë fuqi punëtore intensive dhe fleksibile.

Pjesa më e madhe punon në bujqësi, veçanërisht në mbledhjen e frutave, perimeve dhe ullinjve, në serra dhe në përpunimin fillestar të produkteve bujqësore.

Ky profil mbetet dominues, sidomos në vendet fqinje dhe në disa tregje të Europës Perëndimore.

Një tjetër sektor i rëndësishëm është turizmi dhe shërbimet, ku shqiptarët punësohen sezonalisht në hotele, restorante dhe struktura akomoduese gjatë muajve të verës.

Punët tipike përfshijnë shërbimin në restorante, kuzhinë ndihmëse, pastrim, mirëmbajtje dhe shërbime mbështetëse.

Ndërtimi vijon të jetë një fushë e rëndësishme e punësimit sezonal dhe të përkohshëm, me angazhime në punime fizike, përfundime ndërtimi, rikonstruksione dhe projekte infrastrukturore.

Në disa vende, shqiptarët angazhohen edhe në industri përpunuese dhe logjistikë, kryesisht në linja paketimi, magazina dhe përpunim ushqimor.

Së fundmi, po vihet re edhe një rritje graduale e përfshirjes së shqiptarëve në shërbime të lidhura me teknologjinë e informacionit, kryesisht në forma fleksibile ose kontrata afatshkurtra.

Këto përfshijnë zhvillim softuerësh, testim aplikacionesh, mbështetje teknike, shërbime digjitale dhe punë të tjera IT të ofruara nga distanca për kompani të huaja.

Edhe pse ky segment është ende më i vogël krahasuar me punët tradicionale sezonale, ai po zgjerohet me shpejtësi, i nxitur nga aftësitë e të rinjve shqiptarë, puna në distancë dhe kërkesa në rritje për shërbime digjitale./Monitor

The post Nga Greqia në Irlandë, e vendet arabe, shqiptarët që punojnë jashtë fituan 663 mln euro në 2024 appeared first on Albeu.com.

Reshjet e shiut dëmtojnë rrugën dhe dy banesa në Selenicë, lumi Vjosa del nga shtrati

✇Albeu
By: V K

Në fshatin Vajzë të bashkisë Selenicë, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, ka rrëshqitur rruga si dhe janë dëmtuar dy banesa.

Rruga është bërë e pakalueshme për automjetet, ndërsa fatmirësisht banorët e dy shtëpive të dëmtuara nuk kanë pësuar lëndime.

Policia ndodhet në terren dhe po monitoron qarkullimin e automjeteve, pasi kjo rrugë lidh disa fshatra të njësisë administrative Sevaster.

Ndërkohë, lumi Vjosa ka dalë nga shtrati, duke përmbytur pazarin e gjësë së gjallë. Niveli i ujit ka arritur në rreth 7 metra.

Banorët e zonave të rrezikuara janë njoftuar dhe si masë parandaluese janë evakuuar 12 banesa.

Sipas autoriteteve, prurjet në lumin Vjosë, vijojnë të mbeten të larta dhe situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme.

The post Reshjet e shiut dëmtojnë rrugën dhe dy banesa në Selenicë, lumi Vjosa del nga shtrati appeared first on Albeu.com.

ISHMT ngre alarmin: Ashensorët pa mirëmbajtje dhe inspektim përbëjnë rrezik serioz për qytetarët

✇Albeu
By: V K

Ashensorët, që çdo ditë përdoren nga mijëra qytetarë në pallate banimi dhe ambiente pune, vijojnë të përbëjnë një rrezik serioz kur nuk janë të regjistruar, nuk mirëmbahen dhe nuk inspektohen sipas ligjit.

Për këtë arsye, Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT), ka dalë me një apel publik, duke kujtuar se siguria e ashensorëve nuk është zgjedhje, por detyrim ligjor.

Sipas ISHMT-së, kuadri ligjor në fuqi për sigurinë e ashensorëve dhe administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa parashikon qartë përgjegjësitë e personave që administrojnë këto pajisje.

Administratorët apo shoqëritë administruese, janë përgjegjës për regjistrimin e çdo ashensori pranë ISHMT-së, për sigurimin e një kontrate të vlefshme mirëmbajtjeje me subjekte të kualifikuara, si dhe për kryerjen e inspektimeve periodike teknike sipas afateve të përcaktuara në aktet nënligjore.

Legjislacioni shqiptar, i harmonizuar me standardet europiane, kërkon që ashensorët të jenë të sigurt gjatë gjithë ciklit të përdorimit të tyre.

Për ashensorët në ndërtesa banimi dhe në bashkëpronësi, inspektimet periodike duhet të kryhen të paktën një herë në vit, ndërsa për ashensorët që përdoren në ambiente pune, kontrollet teknike janë më të shpeshta.

Pa këto inspektime dhe pa dokumentacionin përkatës, përdorimi i ashensorit konsiderohet i paligjshëm dhe potencialisht i rrezikshëm.

ISHMT thekson se mungesa e regjistrimit, e mirëmbajtjes së rregullt apo e inspektimeve periodike rrit ndjeshëm rrezikun e defekteve teknike dhe aksidenteve, duke vënë në rrezik përdoruesit e përditshëm.

Për këtë arsye, inspektorati ushtron kontrolle në terren dhe, në rast shkeljesh, mund të vendosë masa administrative, deri në ndalimin e përdorimit të ashensorit, nëse konstatohet rrezik serioz për sigurinë.

Apeli i ISHMT-së vjen në një kohë kur një pjesë e konsiderueshme e ashensorëve në vend, janë të vjetër ose nuk menaxhohen sipas kërkesave ligjore.

Institucioni u bën thirrje administratorëve dhe bashkëpronarëve që të tregojnë përgjegjësi, duke respektuar detyrimet ligjore, pasi siguria e ashensorëve nuk është vetëm çështje teknike, por një element thelbësor i mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të qytetarëve./ Monitor

The post ISHMT ngre alarmin: Ashensorët pa mirëmbajtje dhe inspektim përbëjnë rrezik serioz për qytetarët appeared first on Albeu.com.

KĂ«mbimi valutor/ ÇfarĂ« po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.7 lekë, në shitje me 83 lekë.

Euro, do të blihet me 95.8 lekë, do të shitet me 97 lekë.

Franga zvicerane, blihet me 102.8 lekë dhe shitet me 104 lekë.

Ndërsa paundi britanik, blihet me 110.2 lekë dhe shitet me 111.3 lekë.

Dollari kanadez, këmbehet me 59.1 lekë në blerje dhe me 60.5 lekë në shitje.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post KĂ«mbimi valutor/ ÇfarĂ« po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Reshje shiu dhe dëbore, njihuni me parashikimin e motit 7 Janar 2026

✇Albeu
By: V K

Këtë të mërkurë vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshm. Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura.

Reshje shiu të herëpashershme dhe me intensitet të ulët deri mesatar, në pjesën më të madhe të vendit që në orët e para të 24-orëshit.

Në Shkodër, Lezhë, Krujë, Kurbin, Durrës, Tiranë, Himarë, Delvinë, Sarandë, Dropull, Gjirokastër, Përmet reshje shiu me intensitet mesatar deritë lartë deri në orët mëngjesit.

Gjatë ditës reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit, hera-herës shtrëngata shiu shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në orët e pasdites deri në orët e vona të mbrëmjes, reshjet e shiut pritet të fitojnë intensitet deri të lartë kryesisht në Malësi e Madhe, Shkodër, Vau i Dejës, Tropojë, Fushë Arrëz, Durrës, Tiranë, Kavajë, Fier, Berat, Vlorë,Himarë, Delvinë, Sarandë, Dropull, Gjirokastër, Tepelenë, Përmet, hera-herës reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe stuhive.

Në orët e mbrëmjes në zonën e Alpeve reshje dëbore me intensitet mesatar, ndërsa në Verilindje në lartësitë mbi 600-800 metër dhe Juglindje në lartësitë mbi 700-900 metër, kryesisht në orët e pasdites dhe të mbrëmjes reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar.

Mjegull e dendur/mjegullinë dhe shikim ireduktuar, për shkak të reshjeve të shiut dhe dëborës.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 18 m/s.

Deti-Valëzimi forcës 4-5 ballë.

The post Reshje shiu dhe dëbore, njihuni me parashikimin e motit 7 Janar 2026 appeared first on Albeu.com.

❌