❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kryepeshkopi Joan zhvillon takime në Bruksel me zyrtarë të lartë të BE

TIRANË, 13 janar /ATSh/ Kryepeshkopi i ShqipĂ«risĂ«, imzot Joani zhvilloi sot nĂ« Bruksel njĂ« seri takimesh me zyrtarĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« Bashkimit Europian, nĂ« kuadĂ«r tĂ« vizitĂ«s sĂ« tij zyrtare nĂ« institucionet europiane.

Gjatë kësaj vizite, kryepeshkopi Joan u takua me komisionerin europian për Transportet e Qëndrueshme dhe Turizmin, Apostolos Tzitzikostas. Biseda u përqendrua në rëndësinë historike të veprës së kryepeshkopit të lumur Anastas dhe në vizionin e Fortlumturisë së Tij për të ardhmen e Kishës Ortodokse të Shqipërisë. Kryepeshkopi theksoi angazhimin e tij që Kisha të mbetet një zë i fuqishëm, i pavarur dhe aktiv në shoqërinë shqiptare, e cila përballet me sfida të rëndësishme si emigracioni i të rinjve dhe ndryshimet demografike.

Gjithashtu, Fortlumturia e Tij u takua me kryetarin e Delegacionit të Parlamentit Europian për Shqipërinë, eurodeputetin Marco Tarquinio, takim që mbart rëndësi të veçantë për shkak të rolit kyç që ky delegacion luan në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

NĂ« vijim, kryepeshkopi Joan zhvilloi njĂ« takim me bashkĂ«kryetaren e grupit tĂ« punĂ«s pĂ«r Dialogun NdĂ«rfetar nĂ« Parlamentin Europian, eurodeputeten Ćœeljana Zovko, gjatĂ« tĂ« cilit u diskutuan çështje qĂ« lidhen me lirinĂ« fetare nĂ« EuropĂ«. GjatĂ« bisedĂ«s u theksua modeli i bashkĂ«jetesĂ«s harmonike ndĂ«rfetare nĂ« ShqipĂ«ri, si dhe sfidat me tĂ« cilat pĂ«rballen komunitetet fetare, veçanĂ«risht nĂ« lidhje me çështjet pronĂ«sore.

Në të gjitha takimet, Fortlumturia e Tij nënvizoi se integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është i dobishëm jo vetëm për komunitetet fetare dhe Kishën Orthodhokse të Shqipërisë, por edhe për popullin shqiptar dhe për vetë Europën.

KĂ«to takime u zhvilluan nĂ« kuadĂ«r tĂ« vizitĂ«s sĂ« kryepeshkopit Joan nĂ« Bruksel, nga 12 deri mĂ« 15 janar 2026, me rastin e konferencĂ«s qĂ« do tĂ« mbahet mĂ« 14 janar nĂ« Parlamentin Europian, me temĂ« “Jeta, Vepra dhe TrashĂ«gimia e Kryepiskopit tĂ« lumur Anastas”, e organizuar nga Parlamenti Europian nĂ« nderim tĂ« kryepeshkopit Anastas, nĂ« pĂ«rvjetorin e parĂ« tĂ« ndarjes sĂ« tij nga jeta.

Prania e kreut të Kishës Ortodokse të Shqipërisë në qendrën e institucioneve europiane vlerësohet si e rëndësishme në këtë moment të rëndësishëm për procesin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kisha Ortodokse e Shqipërisë, përmes veprimtarisë së saj të gjerë sociale, arsimore dhe shpirtërore, vazhdon të mbetet një urë lidhëse e rëndësishme mes Shqipërisë dhe Europës.

/e.xh/a.f/r.e/

The post Kryepeshkopi Joan zhvillon takime në Bruksel me zyrtarë të lartë të BE appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ethemaj: TIA rrit kapacitetet, fluturime me Kanadanë dhe negociata me ShBA, Katar e Norvegji

TIRANË, 13 janar /ATSh/ Kreu i Aviacionit Civil Shqiptar, Maksim Ethemaj, deklaroi se Aeroporti NdĂ«rkombĂ«tar i Rinasit operon me nivel tĂ« lartĂ« sigurie, falĂ« sistemeve tĂ« kamerave, kontrollit tĂ« aksesit dhe protokolleve tĂ« avancuara tĂ« sigurisĂ«.

Në një intervistë televizive ai njoftoi se vitin e ardhshëm Aeroporti do të ketë gjashtë porta të reja dhe 17 kabina check-in, të cilat do të lehtësojnë ndjeshëm lëvizjen e udhëtarëve.

Sa i përket linjave të reja të fluturimeve, Ethemaj bëri të ditur se Shqipëria do të ketë fluturime direkte me Kanadanë, me fluturimin e parë jashtë Europës që pritet në qershor. Po ashtu, nga Kopenhaga do të ketë fluturime të përditshme, ndërsa do të shtohen linjat drejt disa qyteteve të Suedisë.

Ethemaj njoftoi se po zhvillohen negociata me Marokun, Norvegjinë, Katarin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për zgjerimin e rrjetit të fluturimeve.

Kreu i Aviacionit Civil theksoi se në rastet e motit të keq, fluturimet nuk kryhen, pasi prioritet është siguria e udhëtarëve. Ai shtoi se anulimet për shkak të kushteve atmosferike nuk konsiderohen të shkaktuara nga linjat ajrore dhe udhëtarët nuk kompensohen, duke u bazuar në parimin e force majeure.

Gjatë vitit 2025, sipas të dhënave të Aviacionit Civil, 12 milionë turistë vizituan Shqipërinë, duke rritur numrin e udhëtarëve në Aeroportin e Rinasit dhe duke konfirmuar rëndësinë e zgjerimit të linjave ajrore.

/e.xh/a.f/r.e/

The post Ethemaj: TIA rrit kapacitetet, fluturime me Kanadanë dhe negociata me ShBA, Katar e Norvegji appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“24 orĂ« nga jeta e njĂ« votuesi”, premierĂ« nĂ« Teatrin KombĂ«tar ArTurbina

TIRANË, 13 janar /ATSh/ Teatri KombĂ«tar ArTurbina solli sot pĂ«r artdashĂ«sit premierĂ«n e  komedisĂ« satirike “24 orĂ« nga jeta e njĂ« votuesi”, njĂ« vepĂ«r qĂ« pĂ«rmes humorit tĂ« mprehtĂ« dhe satirĂ«s godet realitetin e pĂ«rditshĂ«m tĂ« qytetarĂ«ve.

Spektatorët që kishin mbushur sallën, patën mundësinë të përjetojnë një kombinim unik të humorit dhe kritikës shoqërore, në një mbrëmje të mbushur me emocione dhe të qeshura.

Në skenë luajtën aktorët Arben Derhemi, Zamira Kita, Xhuliano Brisku dhe Ermir Haxhaj, të shoqëruar nga tre muzikantë.

Vepra u realizua nga dhe nĂ«n regjinĂ« e Driada Dervishi, bazuar nĂ« motive tĂ« Naun Shundit, me tekstin “E tĂ« tjera, e tĂ« tjera” nga Teodor Keko, dhe muzikĂ« tĂ« kompozuar nga Aulon Naçi.

Për gjashtë mbrëmje, nga 13 deri më 18 janar, shikuesit do të kenë mundësinë të ndjekin këtë komedi çdo ditë, në orën 20:00.

Ky produksion ofron një eksperiencë teatrale të mbushur me humor, satirë dhe reflektim mbi jetën e përditshme të votuesit shqiptar.

1 nga 10
"24 orë nga jeta e një votuesi" në ArTurbina, foto: Andrin Hoxha

/e.xh/r.e/a.f/

The post “24 orĂ« nga jeta e njĂ« votuesi”, premierĂ« nĂ« Teatrin KombĂ«tar ArTurbina appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FA vazhdon evakuimet e banorëve në Fier

TIRANË, 13 janar /ATSh/ Forcat TokĂ«sore (FT) vijojnĂ« me angazhimin nĂ« terren pĂ«r evakuimin e banorĂ«ve dhe tĂ« gjĂ«sĂ« sĂ« gjallĂ« nga zonat e pĂ«rmbytura nĂ« bashkinĂ« Fier, ku reshjet intensive kanĂ« krijuar situata emergjente.

Efektivët e Batalionit të Këmbësorisë së Jugut janë angazhuar që në orët e para të mëngjesit në evakuimin e popullsisë dhe sigurimin e zonave të rrezikuara, duke punuar në kushte të vështira dhe duke garantuar mbështetje të menjëhershme për komunitetet e prekura.

Në kuadër të operacionit, Forcat Tokësore kanë organizuar: Transportin e banorëve drejt zonave të sigurta; evakuimin e gjësë së gjallë; dhënien e ndihmave emergjente, përfshirë ushqime, ujë dhe strehim të përkohshëm.

Operacionet zhvillohen në koordinim të ngushtë me autoritetet vendore dhe strukturat e emergjencave civile, për të siguruar që ndërhyrjet të jenë të shpejta dhe efektive.

Forcat Tokësore vijojnë patrullimet dhe monitorimin e zonave të rrezikuara, duke u siguruar që çdo qytetar i prekur nga përmbytjet të marrë ndihmën e nevojshme dhe duke minimizuar pasojat e situatës.

/e.xh/r.e/a.f/

The post FA vazhdon evakuimet e banorëve në Fier appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Sejko: Shqipëria në të njëjtin nivel me tregun evropian të pagesave

TIRANË, 13 janar /ATSh/ Guvernatori i BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«, Gent Sejko, mori pjesĂ« nĂ« punimet e Forumit tĂ« vendeve tĂ« EvropĂ«s Qendrore dhe Lindore (EQL), i cili po zhvillohet nĂ« VjenĂ«, Austri.

Në kuadër të këtij forumi, Guvernatori prezantoi zhvillimet më të fundit ekonomike dhe financiare në vend. Ai theksoi rëndësinë e investimeve të huaja direkte si një faktor kyç në mbështetje të rritjes ekonomike dhe forcimit të qëndrueshmërisë makroekonomike.

Gjatë fjalës së tij, Sejko u ndal edhe në zhvillimet në sektorin bankar shqiptar, duke nënvizuar se treguesit financiarë konfirmojnë një sistem bankar të shëndetshëm, të qëndrueshëm dhe rezistent ndaj goditjeve të jashtme, i cili është i aftë të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të vendit.

Guvernatori nënvizoi angazhimin e vazhdueshëm të Bankës së Shqipërisë në drejtim të modernizimit të infrastrukturës financiare, përfshirë përmirësimin e sistemeve të pagesave dhe forcimin e mbikëqyrjes bankare, si dhe avancimin e agjendës së integrimit evropian.

Në këtë kontekst, Sejko vuri në dukje se aderimi i Shqipërisë në Zonën Unike të Pagesave në Euro (SEPA) përbën një hap të rëndësishëm strategjik, duke e pozicionuar vendin në të njëjtin nivel funksional me tregun evropian të pagesave dhe duke lehtësuar transaksionet financiare për qytetarët dhe bizneset.

Forumi i vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore mbledh përfaqësues të lartë institucionalë, ekspertë ekonomikë dhe drejtues të institucioneve financiare, duke shërbyer si një platformë diskutimi mbi sfidat dhe perspektivat e zhvillimit ekonomik në rajon dhe më gjerë.

/e.xh/r.e/a.f/

The post Sejko: Shqipëria në të njëjtin nivel me tregun evropian të pagesave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Çelet qendra pĂ«r trajtimin dhe akomodimin e qenve endacakĂ« nĂ« Korçë

TIRANË, 13 janar /ATSh/ NĂ« BashkinĂ« e Korçës Ă«shtĂ« vĂ«nĂ« nĂ« funksion qendra e re pĂ«r trajtimin dhe akomodimin e qenve endacak, njĂ« investim i rĂ«ndĂ«sishĂ«m qĂ« synon pĂ«rmirĂ«simin e mirĂ«qenies sĂ« katĂ«rputroshve dhe rritjen e sigurisĂ« pĂ«r komunitetin.

Kryetari i bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, ndau në rrjete sociale pamje nga ambientet ku janë akomoduar katërputroshët teksa u shpreh se qendra ka një kapacitet të konsiderueshëm dhe ofron kushte të përshtatshme për trajtimin e qenve endacakë, të cilët kapen dhe menaxhohen sipas standardeve të përcaktuara.

“QentĂ« vaksinohen, ushqehen rregullisht dhe mbahen nĂ« kushte tĂ« pĂ«rshtatshme nga njĂ« staf i specializuar, veçanĂ«risht nĂ« kĂ«to ditĂ« tĂ« ftohta, kur kujdesi Ă«shtĂ« edhe mĂ« i domosdoshĂ«m”, tha Filo.

Ai theksoi se funksionimi i kësaj qendre kontribuon jo vetëm në përmirësimin e kushteve të jetesës për kafshët, por edhe në garantimin e një mjedisi më të sigurt për qytetarët.

NĂ« kĂ«tĂ« kuadĂ«r, Bashkia Korçë u bĂ«n thirrje banorĂ«ve, organizatave tĂ« mbrojtjes sĂ« kafshĂ«ve dhe tĂ« gjithĂ« dashamirĂ«sve tĂ« kafshĂ«ve qĂ«, nĂ«se dĂ«shirojnĂ«, mund tĂ« kontribuojnĂ« nĂ« kujdesin pĂ«r qentĂ« endacakĂ« ose t’i adoptojnĂ« ata, duke u ofruar njĂ« familje dhe njĂ« ambient tĂ« ngrohtĂ«.

“Kujdesi pĂ«r kafshĂ«t Ă«shtĂ« njĂ« tregues qytetarie dhe humanizmi. SĂ« bashku mund tĂ« bĂ«jmĂ« mĂ« shumĂ« pĂ«r tĂ« pĂ«rmirĂ«suar standardet e jetesĂ«s dhe bashkĂ«jetesĂ«n nĂ« komunitetin tonĂ«â€, u shpreh kryebashkiaku Filo.

/e.xh/a.f/r.e/

The post Çelet qendra pĂ«r trajtimin dhe akomodimin e qenve endacakĂ« nĂ« Korçë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nënstacioni i ri 110/20 kV në Kamzë siguron energji të qëndrueshme për gjashtë zona

TIRANË, 13 janar /ATSh/ Punimet pĂ«r ndĂ«rtimin e nĂ«nstacionit tĂ« ri 110/20 kV nĂ« KamzĂ« po vijojnĂ« me ritme tĂ« shpejta. Ky investim strategjik, synon tĂ« pĂ«rmirĂ«sojĂ« furnizimin me energji elektrike, tĂ« rrisĂ« sigurinĂ« e rrjetit dhe tĂ« garantojĂ« shĂ«rbim mĂ« cilĂ«sor pĂ«r qytetarĂ«t e zonĂ«s.

Kryetari i bashkisĂ« sĂ« KamzĂ«s, Rakip Suli ndau nĂ« rrjete sociale pamje nga ky investim, teksa u shpreh se, “projekti i ri do tĂ« sigurojĂ« energji tĂ« qĂ«ndrueshme dhe do tĂ« rrisĂ« cilĂ«sinĂ« e shĂ«rbimit pĂ«r qytetarĂ«t dhe bizneset”.

Investimi përfshin: 2 transformatorë, 41 kabina dhe 30 kilometra rrjet 20 kilovolt.

Ky projekt realizohet me mbështetjen e qeverisë dhe financimin e Qeverisë Gjermane përmes KfW, duke u konsideruar një investim strategjik për forcimin e rrjetit energjetik dhe rritjen e sigurisë së furnizimit.

Nënstacioni i ri do të shërbejë për zonat: Fushë-Kamzë; Valiasin e Ri; Valiasin e Vjetër; Laknasin; Lagjen Lura dhe Lagjen 6, Bathore.

“Ky investim Ă«shtĂ« njĂ« hap i rĂ«ndĂ«sishĂ«m drejt modernizimit tĂ« rrjetit energjetik dhe pĂ«rmirĂ«simit tĂ« shĂ«rbimit pĂ«r qytetarĂ«t. Ai do tĂ« sigurojĂ« furnizim tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m dhe do tĂ« minimizojĂ« ndĂ«rprerjet e energjisĂ« elektrike nĂ« zonĂ«â€, tha kryetari Suli.

Projekti pritet të përfundojë në periudhën e ardhshme dhe do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e komunitetit në bashkinë e Kamzës.

/e.xh/r.e/a.f/

The post Nënstacioni i ri 110/20 kV në Kamzë siguron energji të qëndrueshme për gjashtë zona appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

UBT prezanton 13 programe Bachelor të unifikuara me Universitetin BOKU

TIRANË, 13 janar /ATSh/ Universiteti BujqĂ«sor i TiranĂ«s (UBT) prezantoi sot 13 programe Bachelor tĂ« zhvilluara dhe tĂ« unifikuara nĂ« bashkĂ«punim me Universitetin BOKU tĂ« VjenĂ«s, njĂ« nga institucionet mĂ« prestigjioze nĂ« Austri dhe EvropĂ«.

Këto programe bazohen në standarde akademike të larta dhe synojnë të ofrojnë një arsim universitar konkurrues dhe modern në fushën e bujqësisë dhe shkencave të jetës.

Në pritje të misionit të Universitetit BOKU në fund të muajit janar, UBT organizoi sot në ambientet e universitetit, një takim informues me maturantët e Tiranës, ku nxënësit patën mundësinë të njihen nga afër me ofertën studimore, mundësitë akademike dhe perspektivat profesionale që ofrojnë këto programe.

Përfaqësuesit e UBT theksuan rëndësinë e zgjedhjes së një programi studimi që përputhet me zhvillimet bashkëkohore në sektorin e bujqësisë dhe kontribuon në formimin e specialistëve me kompetenca europiane.

/e.xh/r.e/a.f/

The post UBT prezanton 13 programe Bachelor të unifikuara me Universitetin BOKU appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Balluku: Semani është kthyer në shtratin e tij, do të kryhet vlerësimi i plotë i dëmeve

TIRANË, 13 janar /ATSh/ ZĂ«vendĂ«skryeministrja, njĂ«herĂ«sh ministre e EnergjisĂ« dhe InfrastrukturĂ«s, Belinda Balluku inspektoi sot situatĂ«n nĂ« zonat e pĂ«rmbytura tĂ« qarkut tĂ« Fierit, ku deklaroi se gjendja po shkon drejt pĂ«rmirĂ«simit, pasi lumi Seman Ă«shtĂ« kthyer nĂ« shtratin e tij dhe Ă«shtĂ« kryer evakuimi i plotĂ« i banorĂ«ve tĂ« prekur.

“Jemi nĂ« njĂ« stad pĂ«rmirĂ«simi tĂ« situatĂ«s, pasi lumi Seman Ă«shtĂ« kthyer nĂ« shtratin e tij. Sigurisht, kjo zonĂ« Ă«shtĂ« shumĂ« pranĂ« hidrovorit dhe vijon tĂ« ketĂ« prezencĂ« uji, por e rĂ«ndĂ«sishme Ă«shtĂ« qĂ«, ndonĂ«se rreth 20 banesa janĂ« prekur, asnjĂ« nga qytetarĂ«t nuk Ă«shtĂ« dĂ«mtuar. Evakuimi i plotĂ« i tĂ« gjithĂ« banorĂ«ve Ă«shtĂ« realizuar”, u shpreh Balluku.

Ajo informoi se mĂ« herĂ«t kishte pasur vĂ«shtirĂ«si nĂ« kontaktimin e dy barinjve nĂ« zonĂ«, por situata Ă«shtĂ« zgjidhur. “Kishim para pak orĂ«sh njĂ« situatĂ« me dy barinj, tĂ« cilĂ«t nuk arrinim t’i kontaktonim, megjithatĂ« ata janĂ« gjetur dhe janĂ« tĂ« sigurt. Gjithçka Ă«shtĂ« zhvilluar nĂ«n mbikĂ«qyrjen e forcave tĂ« Emergjencave Civile, por edhe tĂ« gjithĂ« grupeve tĂ« tjera tĂ« angazhuara”, tha Balluku.

ZĂ«vendĂ«skryeministrja vlerĂ«soi rolin e Forcave tĂ« Armatosura nĂ« pĂ«rballimin e situatĂ«s emergjente. “Forcat e Armatosura kanĂ« pasur njĂ« rol tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m nĂ« kĂ«to ditĂ« tĂ« vĂ«shtira dhe sfiduese, pothuajse nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin”, nĂ«nvizoi ajo.

Balluku bĂ«ri tĂ« ditur se nĂ« dy deri nĂ« tri ditĂ«t nĂ« vijim nuk parashikohen reshje, çka do tĂ« krijojĂ« kushtet pĂ«r ndĂ«rhyrje rikuperuese. “Kjo do tĂ« jetĂ« koha pĂ«r tĂ« rikuperuar dĂ«mtimet qĂ« kanĂ« ndodhur nĂ« argjinatura. Jemi duke diskutuar me inxhinierĂ«t e bordit tĂ« kullimit pĂ«r hapat qĂ« do tĂ« ndĂ«rmerren. Gjithsecili Ă«shtĂ« nĂ« krye tĂ« detyrĂ«s dhe po i pĂ«rgjigjet kĂ«rkesave tĂ« qytetarĂ«ve”, deklaroi ajo.

Duke iu drejtuar banorĂ«ve tĂ« zonave tĂ« pĂ«rmbytura, Balluku apeloi pĂ«r bashkĂ«punim me pushtetin vendor. “TĂ« gjithĂ« banorĂ«t qĂ« kanĂ« nevojĂ« pĂ«r mbĂ«shtetje, veçanĂ«risht pĂ«r ushqimin e bagĂ«tive, duhet tĂ« kontaktojnĂ« menjĂ«herĂ« pushtetin vendor. JanĂ« nĂ« dispozicion rezervat e shtetit, si pĂ«r nevojat personale, ashtu edhe pĂ«r ushqimin e bagĂ«tive. Ne jemi nĂ« terren gjatĂ« gjithĂ« kohĂ«s dhe do tĂ« vazhdojmĂ« deri nĂ« pĂ«rmirĂ«simin total tĂ« kushteve”, tha Balluku.

Sa i përket menaxhimit të prurjeve ujore, Balluku theksoi se shkarkimet nga kaskada e Devollit janë ulur në minimum.

“Duke qenĂ« se ndikimi i kĂ«saj kaskade vjen nĂ« lumin Seman, shkarkimet janĂ« ulur nĂ« kuotĂ«n minimale dhe janĂ« mĂ« tĂ« ulĂ«ta se prurjet aktuale. Kompania ‘Statkraft’ i Ă«shtĂ« pĂ«rgjigjur thirrjes sonĂ« pĂ«r tĂ« ulur sa mĂ« shumĂ« shkarkimet, ashtu siç Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« edhe me kaskadĂ«n e Drinit, e cila Ă«shtĂ« menaxhuar nĂ« mĂ«nyrĂ«n mĂ« tĂ« mirĂ« duke minimizuar pĂ«rmbytjet nĂ« FushĂ«n e ShkodrĂ«s”, u shpreh Balluku.

Në vijim, ajo bëri të ditur se do të kryhet vlerësimi i plotë i dëmeve.

“Do tĂ« na duhet tĂ« bĂ«jmĂ« tĂ« gjitha riparimet e nevojshme dhe vlerĂ«simin e dĂ«meve. MĂ« pas, nĂ« bashkĂ«punim me bashkitĂ« dhe grupet e ngritura nga Emergjencat Civile, do tĂ« realizohet njĂ« shpĂ«rndarje e drejtĂ« e kompensimit, sipas njĂ« skeme qĂ« po ndĂ«rtohet nga Ministria e Financave dhe Ministria e BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, si pĂ«r banesat e prekura, ashtu edhe pĂ«r dĂ«met nĂ« serra dhe toka bujqĂ«sore”, deklaroi ajo.

E pyetur për dëmtimet në argjinaturën e lumit Seman, Balluku sqaroi se bëhet fjalë për dëmtime dhe jo çarje të plota.

“Kemi dĂ«mtime tĂ« argjinaturĂ«s sĂ« Semanit. Do tĂ« ketĂ« riparime tĂ« menjĂ«hershme, sapo tĂ« bjerĂ« niveli i ujit, dhe mĂ« pas ndĂ«rhyrje mĂ« tĂ« thella pĂ«r tĂ« pĂ«rforcuar tĂ« gjitha segmentet e prekura. Pikat problematike janĂ« identifikuar dhe do tĂ« riparohen menjĂ«herĂ«â€, pĂ«rfundoi Balluku.

/e.xh/a.f/r.e/

The post Balluku: Semani është kthyer në shtratin e tij, do të kryhet vlerësimi i plotë i dëmeve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Censi i shpendëve ujorë 2026, 102 specialistë të angazhuar në 34 vendnumërime

TIRANË, 13 janar /ATSh/ NĂ« kuadĂ«r tĂ« Censit NdĂ«rkombĂ«tar tĂ« ShpendĂ«ve UjorĂ« DimĂ«rorĂ« 2026, nĂ« ShqipĂ«ri janĂ« angazhuar 102 specialistĂ« tĂ« AgjencisĂ« KombĂ«tare tĂ« Zonave tĂ« Mbrojtura (AKZM), si dhe 17 ekspertĂ« tĂ« fushĂ«s, tĂ« cilĂ«t do tĂ« marrin pjesĂ« nĂ« monitorimin e shpendĂ«ve ujorĂ« nĂ« 34 vendnumĂ«rime nĂ« tĂ« gjithĂ« territorin e vendit.

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj theksoi se Censi Ndërkombëtar i Shpendëve të Ujit përbën një nga proceset më të rëndësishme shkencore për monitorimin dhe ruajtjen e biodiversitetit.

“Prej vitit 1967, ky census mbledh çdo vit tĂ« dhĂ«na tĂ« çmuara pĂ«r biodiversitetin, falĂ« mijĂ«ra vĂ«zhguesve nĂ« mbarĂ« botĂ«n”, u shpreh ministri Jaupaj.

Ai nënvizoi se përmes Ministrisë së Mjedisit dhe Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Shqipëria i bashkohet edhe këtë vit këtij monitorimi ndërkombëtar, i cili do të zhvillohet më 17-18 janar, me qëllim mbledhjen dhe raportimin e të dhënave të sakta mbi popullatat e shpendëve ujorë dhe gjendjen e ekosistemeve ujore.

Sipas Ministrisë së Mjedisit, të dhënat e mbledhura gjatë censusit shërbejnë si bazë shkencore për hartimin e politikave të mbrojtjes së natyrës dhe menaxhimin e qëndrueshëm të zonave ujore dhe ligatinore në vend.

Censi Dimëror i Shpendëve Ujorë realizohet çdo vit në bashkëpunim me institucione shtetërore, ekspertë të biodiversitetit dhe vëzhgues të specializuar, duke kontribuar në ruajtjen afatgjatë të shpendëve të ujit dhe habitateve të tyre natyrore.

/r.e/a.f/

The post Censi i shpendëve ujorë 2026, 102 specialistë të angazhuar në 34 vendnumërime appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vijon shpërndarja e ndihmave për familjet e prekura nga përmbytjet në Shkodër

TIRANË, 12 janar /ATSh/ TĂ« gjitha strukturat pĂ«rkatĂ«se qendrore dhe vendore janĂ« angazhuar pĂ«r t’u ardhur nĂ« ndihmĂ« banorĂ«ve tĂ« prekur nga pĂ«rmbytjet nĂ« qarkun e ShkodrĂ«s, si pasojĂ« e reshjeve intensive tĂ« shiut tĂ« ditĂ«ve tĂ« fundit.

Bashkia Shkodër, në bashkëpunim me institucionet qendrore, Forcat e Armatosura dhe strukturat e Emergjencave Civile, po vijon ndërhyrjet në terren për menaxhimin e situatës dhe mbështetjen e familjeve të prekura. Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci ndau pamje nga operacionet e ndihmës, ku shfaqen ndërhyrje të ndryshme në zonat e përmbytura.

Sipas Becit, strukturat bashkiake në bashkëpunim me Forcat e Armatosura janë të angazhuara në shpërndarjen e ndihmave ushqimore për familjet, banesat e të cilave janë përmbytur nga uji, si dhe në sigurimin e bazës ushqimore për bagëtinë, me qëllim lehtësimin e situatës për banorët dhe fermerët e zonave të prekura.

Ai bëri të ditur se edhe gjatë ditës së sotme ka vijuar shpërndarja e ndihmave nga Bashkia Shkodër, në bashkëpunim me Rezervat e Shtetit, konkretisht për zonën e Obotit, një nga zonat më të prekura nga përmbytjet.

Në kuadër të këtij operacioni janë shpërndarë koncentrat për bagëtitë dhe ujë i pijshëm, për të minimizuar vështirësitë e shkaktuara nga prania e ujit dhe për të garantuar furnizimin bazë për familjet e prekura.

Autoritetet vendore bëjnë me dije se ndihma po shpërndahet për çdo familje të prekur nga përmbytjet dhe se angazhimi do të vijojë deri në normalizimin e plotë të situatës, ndërkohë që strukturat përgjegjëse mbeten në gatishmëri për të përballuar çdo zhvillim të mëtejshëm të situatës.

/e.xh/a.f/r.e/

The post Vijon shpërndarja e ndihmave për familjet e prekura nga përmbytjet në Shkodër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KESH: Prodhimi ditor në tre HEC-et e Drinit arrin 26.000 MWh

TIRANË, 12 janar/ATSH/ Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESh) bĂ«ri tĂ« ditur sot se prodhimi ditor nĂ« tre HEC-et e kaskadĂ«s sĂ« lumit Drinit Ă«shtĂ« 26.000 MWh, ndĂ«rkohĂ« qĂ« vijojnĂ« shkarkimet nga HEC-et e Komanit, FierzĂ«s dhe Vaut tĂ« DejĂ«s.

Sipas KESH, nivelet në liqenet e kaskadës së Drinit janë: HEC-i i Fierzës 292,6 mmnd; HEC-i i Komanit 171,6 mmnd; HEC i Vaut të Dejës 74,8 mmnd.

Prurjet natyrore në hidrocetralin e Fierzës janë 650 m3/s; në Koman 300 m3/s dhe në atë të Vaut të Dejës 120 m3/s.

Ndërsa shkarkimet nga HEC-i i Fierzës shënojnë 300 m3/s; nga HEC-i i Komanit 600 m3/s dhe nga HEC-i i Vaut të Dejës 700 m3/s.

/e.xh/r.e/a.f/

The post KESH: Prodhimi ditor në tre HEC-et e Drinit arrin 26.000 MWh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nis Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe për nxënësit e klasave të nënta

TIRANË, 12 janar/ATSH/ Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro mori pjesĂ« sot nĂ« shkollĂ«n “Avni Rustemi” nĂ« nisjen e Konkursit KombĂ«tar tĂ« GjuhĂ«s Shqipe, i cili zhvillohet njĂ«kohĂ«sisht nĂ« tĂ« gjithĂ« ShqipĂ«rinĂ« pĂ«r nxĂ«nĂ«sit e klasave IX.

Gjatë takimit me konkurrentët e parë, ministrja Kumbaro u uroi suksese të gjithë nxënësve, duke e cilësuar këtë garë si një konkurs të veçantë që ushqehet nga dashuria për gjuhën shqipe dhe që po kthehet në një traditë të rëndësishme për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë sonë kombëtare.

“Konkursi KombĂ«tar i GjuhĂ«s Shqipe Ă«shtĂ« njĂ« nismĂ« e pĂ«rvitshme, e cila kĂ«tĂ« vit ka nisur mĂ« 12 janar dhe do tĂ« pĂ«rfshijĂ« tĂ« gjitha klasat IX nĂ« shkallĂ« vendi. Ky konkurs nuk ka vlerĂ« vetĂ«m pĂ«r nxĂ«nĂ«sit, por edhe pĂ«r mĂ«suesit, pasi garanton qĂ« gjuha shqipe tĂ« jetĂ« nĂ« “duar tĂ« sigurta” dhe tĂ« mĂ«sohet me cilĂ«si ndĂ«r breza”, u shpreh Kumbaro.

Ministrja e cilësoi konkursin si një proces njëkohësisht zbavitës dhe sfidues, që nxjerr në pah talentet e reja dhe që do të vijojë me fazat e kualifikimit në nivel shkolle, bashkie dhe qarku, për të përfunduar në finalen kombëtare, e cila do të transmetohet në Televizionin Publik Shqiptar.

“Kjo nuk Ă«shtĂ« thjesht njĂ« garĂ« shkollash, por njĂ« konkurs kombĂ«tar i gjuhĂ«s shqipe, qĂ« synon tĂ« lartĂ«sojĂ« pĂ«rdorimin korrekt dhe tĂ« bukur tĂ« shqipes”, u shpreh ministrja.

Në përfundim, Kumbaro u bëri thirrje nxënësve të jenë kreativë dhe origjinalë edhe në botën digjitale, duke theksuar se të qenit inovativ do të thotë, mbi të gjitha, të flasësh bukur shqip.

/e.xh/a.f/r.e/

The post Nis Konkursi Kombëtar i Gjuhës Shqipe për nxënësit e klasave të nënta appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rritje e transaksioneve bankare, 356 mijë pagesa me vlerë 5,6 miliardë euro në 11 muaj

TIRANË, 12 janar /ATSH/ Transaksionet pĂ«rmes sistemit bankar shĂ«nuan rritje gjatĂ« vitit 2025.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në 11 muajt e parë të vitit janë procesuar 356.609 pagesa në euro, me një vlerë totale prej 5,6 miliardë eurosh, duke shënuar një rritje prej 11% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas BSH-së, vetëm gjatë muajit nëntor janë realizuar 32.714 transaksione në euro, me një vlerë prej 513,8 milionë eurosh, duke reflektuar intensifikimin e përdorimit të kanaleve bankare për pagesat ndërkufitare dhe transaksionet tregtare.

Rritja e transaksioneve elektronike po nxitet nga digjitalizimi i shërbimeve, kostot më të ulëta dhe lehtësia në përdorim, faktorë që janë përmirësuar falë sistemeve të pagesave si AIPS dhe SEPA.

Banka e Shqipërisë parashikon që në periudhën në vijim ky trend të përforcohet edhe më tej me implementimin e sistemit Instant Payment, i cili do të mundësojë pagesa në kohë reale.

/e.xh/a.f/r.e/

The post Rritje e transaksioneve bankare, 356 mijë pagesa me vlerë 5,6 miliardë euro në 11 muaj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mot i paqëndrueshëm të dielën, reshje shiu dhe dëbore

TIRANË, 11 janar/ATSH/ ShĂ«rbimi Meteorologjik Ushtarak bĂ«ri tĂ« ditur se vendi ynĂ« ditĂ«n e diel do tĂ« ndikohet nga kushte atmosferike relativisht tĂ« paqĂ«ndrueshme.

Sipas SHMU-së, moti parashikohet me kthjellime të herëpashershme dhe alternime vranësirash të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në juglindje të vendit.

Në zonën e Alpeve, në verilindje në lartësinë mbi 100 metra dhe juglindje mbi 200-300 metra priten reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar, në pjesën tjetër të vendit reshje lokale bore me intensitet të ulët. Pas orëve të pasdites reshjet e shiut dhe dëborës pritet të ndërpriten në të gjithë territorin.

Mjegull e dendur/mjegullinë dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut dhe dëborës.

Era do tĂ« fryjĂ« me drejtim veriperĂ«ndim–verilindje 10 m/s, ndĂ«rsa nĂ« lugina dhe bregdet deri 22 m/s, shoqĂ«ruar me dallgĂ«zim 4-5 ballĂ«.

/e.xh/r.e/

The post Mot i paqëndrueshëm të dielën, reshje shiu dhe dëbore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Policia bllokon segmentin Bogë-Qafë Thore-Theth gjatë natës, rrezik nga orteqet

TIRANË, 10 janar /ATSH / Policia e Shtetit njofton se, pĂ«r shkak tĂ« kushteve tĂ« pĂ«rkeqĂ«suara atmosferike dhe rrezikut nga orteqet e dĂ«borĂ«s, segmenti rrugor Bogë–QafĂ« Thore–Theth do tĂ« mbetet i bllokuar gjatĂ« natĂ«s.

“Sipas analizĂ«s sĂ« riskut dhe komunikimeve me inxhinierĂ«t e firmĂ«s kontraktore pĂ«r mirĂ«mbajtjen e rrugĂ«s, qarkullimi i automjeteve nuk do tĂ« lejohet gjatĂ« orĂ«ve tĂ« natĂ«s, pĂ«r shkak tĂ« rrezikshmĂ«risĂ« sĂ« lartĂ« dhe kufizimit tĂ« fushĂ«pamjes.

Kalimi i automjeteve do tĂ« lejohet vetĂ«m nĂ« raste emergjence dhe vetĂ«m nĂ« shoqĂ«rim tĂ« mjeteve borĂ«pastruese dhe shĂ«rbimeve policore”, thuhet nĂ« njoftimin e policisĂ«.

Policia e Shtetit apelon drejtuesit e mjeteve që të respektojnë vendimin dhe të tregojnë kujdes maksimal në zonat me rrezik nga orteqet.

/r.e/

The post Policia bllokon segmentin Bogë-Qafë Thore-Theth gjatë natës, rrezik nga orteqet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Berisha: Protesta e 24 janarit synon bashkimin e frontit opozitar për largimin e qeverisë

TIRANË, 10 janar /ATSH/ Kryetari i PartisĂ« Demokratike, Sali Berisha, njoftoi sot se protesta e ardhshme e opozitĂ«s Ă«shtĂ« caktuar nĂ« datĂ«n 24 janar. Ai theksoi se kjo protestĂ« nuk ka pĂ«r qĂ«llim marrjen e pushtetit me dhunĂ«, por Ă«shtĂ« njĂ« shprehje e revoltĂ«s qytetare dhe njĂ« mesazh i qartĂ« pĂ«r largimin e qeverisĂ« aktuale, tĂ« cilĂ«n e cilĂ«soi si “narkoshtet”.

Gjatë një konference për shtyp pas mbledhjes së kryesisë së PD-së, Berisha deklaroi se zemërimi popullor ndaj qeverisë është i jashtëzakonshëm dhe i pakufishëm, ndërsa opozita është e vendosur të vazhdojë deri në fund për largimin e qeverisë dhe denoncimin e korrupsionit dhe amnistimit të fondeve publike.

Ai garantoi gjithashtu se protesta e 24 janarit nuk do të ngjajë me ngjarjet e 21 Janarit dhe nuk do të përdoret dhuna.

“Opozita ka vetĂ«m protesta tĂ« llojeve nga mĂ« tĂ« ndryshmet. Pra, mesazhi ynĂ« pĂ«r narkoshtetin Ă«shtĂ«: ik njĂ« minutĂ« e mĂ« parĂ«! ZemĂ«rimi popullor Ă«shtĂ« i jashtĂ«zakonshĂ«m, i papĂ«rmbajtur. 21 Janari Ă«shtĂ« vepĂ«r e Edi RamĂ«s, e burracakut dhe frikacakut Edi Rama. Sali Berisha nuk merr pushtet me dhunĂ«. E ka deklaruar kĂ«tĂ« mĂ« datĂ«n 12 dhjetor tĂ« vitit 1990”, tha Berisha.

Berisha theksoi se pjesëmarrja në protesta nuk lidhet me poste partiake dhe ftoi individët, organizatat dhe forcat politike që nuk ishin të pranishme në takimet e fundit të bashkohen me frontin opozitar, të cilin e përshkroi si një forum të përbashkët për largimin e qeverisë. Ai shtoi se përgjegjësinë për ndryshimin e situatës politike duhet ta marrin qytetarët shqiptarë dhe se zhvillimet e fundit në krahun e opozitës janë pozitive.

“Dje ishte njĂ« forum, tĂ« themi njĂ« takim i gjerĂ«, shumĂ« i gjerĂ«, i tĂ« gjitha forcave politike, personaliteteve tĂ« botĂ«s akademike, shoqĂ«risĂ« civile dhe medieve, personalitete me reputacion, tĂ« cilĂ«t janĂ« tĂ« gatshĂ«m ose janĂ« tĂ« vendosur nĂ« betejĂ«n kundĂ«r tĂ« keqes qĂ« quhet Rilindja apo Edi Rama. Pra, ajo qĂ« patĂ« ju dje, aty u mblodhĂ«n tĂ« gjithĂ« ata tĂ« cilĂ«t janĂ« tĂ« vendosur tĂ« luftojnĂ« tĂ« keqen qĂ« quhet Edi Rama”, u shpreh Berisha.

Kryedemokrati nënvizoi gjithashtu se protestat e vazhdueshme janë e vetmja rrugë për largimin e qeverisë, ndërsa variantet e tjera, sipas tij, janë iluzive. Fronti opozitar, shtoi ai, synon bashkimin e të gjitha forcave që kundërshtojnë qeverinë dhe promovimin e një përpjekjeje mbarëkombëtare për ndryshimin e situatës politike në vend.

/r.e/

The post Berisha: Protesta e 24 janarit synon bashkimin e frontit opozitar për largimin e qeverisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

UKT: Riparohet defekti në linjën 400 mm

TIRANË, 10 janar /ATSH / UjĂ«sjellĂ«s Kanalizime TiranĂ« (UKT) njofton banorĂ«t e zonave tĂ« Institutit dhe KodĂ«r KamzĂ«s se defekti nĂ« linjĂ«n 400 mm pranĂ« Praktiker – Ura e Institutit Ă«shtĂ« riparuar dhe furnizimi me ujĂ« tĂ« pijshĂ«m Ă«shtĂ« rikthyer nĂ« normalitet.

Defekti kishte shkaktuar ndërprerje të përkohshme në furnizimin me ujë, ndërsa ekipet teknike të UKT kishin ndërhyrë menjëherë në terren për riparimin e tij.

UKT falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë kohës së ndërprerjes dhe u siguron se po vijon monitorimi i vazhdueshëm i rrjetit të ujësjellësit për të garantuar furnizimin e qëndrueshëm me ujë të pijshëm.

/e.xh/r.e/

The post UKT: Riparohet defekti në linjën 400 mm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: 130 mjete borëpastruese dhe 800 punonjës të ARRSH në terren për të mbajtur hapur akset rrugore

TIRANË, 10 janar /ATSH / Kryeministri Edi Rama bĂ«ri tĂ« ditur pasditen e tĂ« shtunĂ«s se, nĂ« kushtet e motit tĂ« keq me reshje intensive shiu dhe dĂ«borĂ« tĂ« denduar, ekipet e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) janĂ« nĂ« terren pa ndĂ«rprerje, duke punuar ditĂ« e natĂ« pĂ«r tĂ« mbajtur akset rrugore tĂ« hapura dhe pĂ«r tĂ« garantuar sigurinĂ« e qytetarĂ«ve nĂ« lĂ«vizje.

Kryeministri Rama apeloi që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, të ulin shpejtësinë dhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë, veçanërisht në zonat malore ku reshjet kanë krijuar vështirësi të lëvizshmërisë.

Sipas tĂ« dhĂ«nave nga ARRSH, Rama tha se, “aktualisht janĂ« nĂ« terren: 130 mjete borĂ«pastruese; 577 mjete tĂ« tjera pĂ«r menaxhimin e rrugĂ«ve;  800 punonjĂ«s tĂ« angazhuar pĂ«r sigurimin e qarkullimit; 5300 tonĂ« kripĂ«; 1800 tonĂ« granil”.

Kryeministri Rama theksoi se këto mjete dhe punonjës po veprojnë në zonat ku paraqitet nevoja për normalizimin e situatës, duke garantuar qarkullimin dhe sigurinë e qytetarëve në të gjithë vendin.

Rama bëri të ditur gjithashtu se punimet do të vijojnë pa ndërprerje deri në normalizimin e plotë të situatës.

/e.xh/r.e/

The post Rama: 130 mjete borëpastruese dhe 800 punonjës të ARRSH në terren për të mbajtur hapur akset rrugore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kozeli: Shkarje dherash në aksin Tepelenë-Gjirokastër, qarkullimi në një krah

TIRANË, 10 janar /ATSH/ Qarku i GjirokastrĂ«s Ă«shtĂ« ndĂ«r zonat mĂ« tĂ« goditura nga reshjet intensive tĂ« ditĂ«ve tĂ« fundit.

NĂ« aksin rrugor Tepelenë–GjirokastĂ«r, nĂ« vendin e quajtur “Shkalla e ZezĂ«â€, tri ditĂ« mĂ« parĂ« ndodhi njĂ« shkarje masive e dherave qĂ« bllokoi qarkullimin e mjeteve.

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Ami Kozeli inspektoi sot situatën në terren dhe bëri të ditur se, pas ndërhyrjes së menjëhershme së ARRSH dhe kompanisë kontraktore të mirëmbajtjes, qarkullimi i mjeteve është rikthyer me një kah, për shkak se rreshqitja vazhdon të jetë aktive dhe paraqet rrezik.

Shkaku i kësaj situate janë reshjet intensive dhe erozioni i tokës.

Kozeli bëri të ditur se, ARRSH dhe kontraktori do të mbajnë nën monitorim të plotë dhe janë në gadishmëri për të ndërhyrë në çdo kohë që paraqitet nevoja, deri në normalizimin e plotë të situatës, për të eliminuar çdo rrezik për qytetarët.

Kozeli bëri të ditur se, menjëherë pas përmirësimit të situatës ARRSH do të ndërhyjë në të gjithë aksin me një projekt të plotë, duke siguruar një zgjidhje të qëndrueshme dhe të sigurt për qarkullimin.

/e.xh/r.e/

The post Kozeli: Shkarje dherash në aksin Tepelenë-Gjirokastër, qarkullimi në një krah appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌