Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, bëhet zyrtarisht anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave

19 December 2025 at 15:57


Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi bëhet anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave, në bazë të kontributit të tij të jashtëzakonshën në shkencë dhe eknologji, si dhe duke u bërë i vetmi dhe i pari shkencëtar nga Kosova që i bashkohet këtij institucioni prestigjioz. Diploma e anëtarësimit iu dorëzua gjatë një ceremonie solemne nga Kryetari dhe Nënkryetari i Akademisë, në Qendrën Evropiane për Shkencë (CERN) në Gjenevë, Zvicër.

Ky anëtarësim përfaqëson një njohje ndërkombëtare për kontributin e Rektorit Hajrizi në avancimin e arsimit të lartë, kërkimit shkencor dhe inovacionit në Kosovë, si dhe forcon lidhjet e vendit me komunitetin akademik evropian dhe botëror.

“Ky është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm, jo vetëm për mua personalisht, por edhe për Kosovën dhe komunitetin tonë shkencor. Anëtarësimi im në Akademinë Evropiane të Shkencës hap dyert e kësaj akademie prestigjioze për vendin tonë dhe për gjeneratat e reja të shkencëtarëve kosovarë”, ka thënë Rektori Hajrizi.

Rektori Hajrizi theksoi rëndësinë dhe domethënien e këtij anëtarësimi, duke shprehur falënderimet e tij dhe duke ndarë vizionin për të ardhmen.

“Ky anëtarësim përfaqëson vlerësimin e punës sime mbi 30-vjeçare në fushën e shkencës dhe teknologjisë, dhe më jep një motiv shtesë për të vazhduar angazhimin në forcimin e arsimit cilësor, avancimin e kërkimit shkencor dhe lidhjen e institucioneve akademike të Kosovës me rrjetet evropiane të dijes dhe inovacionit. Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të thellë për të gjithë ata që kontribuan në nominimin dhe vlerësimin tim. Një falënderim i veçantë shkon për familjen time dhe për kolegët e mi, për mbështetjen e vazhdueshme dhe bashkëpunimin profesional gjatë gjithë këtyre viteve”, u shpreh Rektori Hajrizi.

Akademia Evropiane e Shkencave është e njohur për promovimin e ekselencës shkencore, kërkimit ndërdisiplinar dhe inovacionit, duke përfshirë në radhët e saj studiues me reputacion të lartë ndërkombëtar, përfshirë edhe laureatë të Çmimit Nobel.

Nën udhëheqjen e Prof. Dr. Edmond Hajrizi, UBT është pozicionuar si një institucion lider në arsimin e lartë, kërkimin shkencor, inovacionin dhe sipërmarrjen në rajonin e Evropës Juglindore, duke krijuar mundësi të reja për studentët, akademikët dhe institucionet partnere.

UBT shënon arritje historike: Renditet përsëri ndër institucionet më të mira në botë dhe i pari në rajon, sipas GreenMetric

12 December 2025 at 22:34


UBT është renditur ndër institucionet më të mira në botë nga UI GreenMetric World University Ranking, një ndër vlerësimet globale më prestigjioze për qëndrueshmërinë universitare dhe kampuset e gjelbra. UBT është institucioni i parë në rajon që pozicionohet me sukses në këtë renditje të rëndësishme ndërkombëtare.

Nga mbi 1,800 institucione pjesëmarrëse nga e gjithë bota, UBT është renditur në 50% e institucioneve më të mira, duke konfirmuar angazhimin e tij për krijimin e kampuseve të gjelbra, të qëndrueshme dhe inovative.

Në veçanti, në kategorinë e kampuseve inovative, në mesin e mbi 500 institucione të përfshira globalisht, UBT u rendit në vendin e 169, duke treguar përkushtimin e vazhdueshëm të institucionit ndaj standardeve ndërkombëtare dhe inovacionit në mjedis.

UI GreenMetric përdor një metodologji që vlerëson 39 indikatorë në gjashtë fusha kyçe: mjedisin dhe infrastrukturën, energjinë dhe ndryshimet klimatike, menaxhimin e mbetjeve, ujin, transportin, si dhe edukimin dhe kërkimin.

Rezultatet e këtij viti e pozicionojnë UBT-në si një nga institucionet më të përparuara në rajon për qëndrueshmërinë e kampusit dhe politikat inovative të menaxhimit. Kjo arritje e vendos UBT-në në një pozitë të veçantë në hartën akademike ndërkombëtare dhe përfaqëson një sukses të jashtëzakonshëm për institucionin dhe arsimin e lartë në Kosovë.

Ajo dëshmon se institucionet në Kosovë mund të konkurrojnë me sukses në skenën globale, duke tejkaluar standardet ndërkombëtare në qëndrueshmëri, inovacion dhe zhvillim të përgjegjshëm. UBT ka qenë pjesë e kësaj renditjeje prestigjioze edhe në vitet 2023 dhe 2024, duke treguar një angazhim të vazhdueshëm për qëndrueshmërinë mjedisore dhe ndryshimet klimatike.

Presidenti i Austrisë nderon Rektorin e UBT-së, Dr. Edmond Hajrizi, me Medaljen e Artë të Meritave

10 December 2025 at 18:36


Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen e ka dekoruar Presidentin dhe Rektorin e UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi me Medaljen e Artë të Meritave, një çmim që u jepet personaliteteve të larta botërore.

Dekorata e lartë iu dorëzua Rektorit Hajrizi, në një ceremoni solemne organizuar sot në Parkun Inovativ të UBT-së, nga Ambasadori i Austrisë në Kosovë, z. Georg Schnetzer.

Kjo dekoratë është ndarë me dekret shtetëror nga Presidenti Austrisë, Van der Bellen, më 23 prill 2025. Ajo nderon kontributin e jashtëzakonshëm të Rektorit Hajrizit në zhvillimin dhe avancimin e sistemit arsimor në Kosovë, si dhe në forcimin e marrëdhënieve akademike, shkencore dhe kulturore ndërmjet Austrisë dhe Kosovës.

Në fjalën e tij, ambasadori Schnetzer vlerësoi ndikimin afatgjatë që Rektorit Hajrizi ka pasur në fushën e arsimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

“Është një nder i veçantë për mua që sot, në emër të Republikës së Austrisë, t’ia dorëzoj këtë medalje të rëndësishme Profesor Edmond Hajrizit. Ky çmim, i ndarë nga Presidenti Federal Alexander Van der Bellen, përfaqëson mirënjohjen e Austrisë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në përmirësimin e cilësisë së arsimit në Kosovë dhe për forcimin e lidhjeve të qëndrueshme ndërmjet dy vendeve tona në fushën e shkencës, kërkimit dhe shkëmbimeve akademike”, deklaroi ambasadori Schnetzer.

Ai shtoi se UBT është shndërruar në një urë të fortë akademike mes Austrisë dhe Kosovës, duke nxitur partneritete të qëndrueshme dhe bashkëpunime të frytshme në shumë fusha.

Në fjalën e tij falënderuese, Prof. Dr. Edmond Hajrizi e cilësoi këtë medalje si një nder të jashtëzakonshëm dhe me domethënie të veçantë personale.

“Kjo medalje ka një kuptim jashtëzakonisht të veçantë për mua, sepse më jepet nga shteti i Austrisë, një vend që për më shumë se 30 vjet e kam quajtur shtëpinë time të dytë. Në një kohë kur Kosova po kalonte periudha të vështira, Austria ishte vendi që hapi dyert për ne, duke na dhënë mundësinë të ëndërrojmë, të zhvillohemi dhe të kontribuojmë për të ardhmen”, theksoi Rektori Hajrizi.

Ai shtoi se modeli austriak i arsimit ka qenë një nga frymëzimet kryesore në ndërtimin e filozofisë akademike të UBT-së:

“Austria është një lider global në inovacion, arsim dhe zhvillim. Ajo ka krijuar një ekosistem të jashtëzakonshëm që lidh ngushtë akademinë me industrinë, duke u ofruar studentëve mundësinë të aplikojnë dijen në praktikë. Kjo qasje është bërë pjesë thelbësore e punës sime dhe e modelit që kemi ndërtuar në UBT”, tha Rektori Hajrizi.

Hajrizi, i nderuar për këtë çmim jetësor, falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët e shumtë, ndërkombëtarë e vendorë, që ndihmuan në rrugëtimin dhe të arriturat e tij jetësore.

Ai theksoi mbështetjen e familjen së tij, si një nga elementet më të rëndësishme të suksesit dhe të arritjeve së tij, veçanërisht bashkëshorten e tij, Fisnete Hajrizi, e cila ishte bashkrijuese, përkrahëse e vazhdueshme e vizionit dhe ideve të tij, nga fillimi deri në realizimin final.

Përveç rolit të tij akademik, Prof. Hajrizi është ndërmarrës vizionar që ka themeluar më shumë se 30 kompani dhe laboratorë inovacioni, si dhe Parkun e parë të Shkencës, Inovacionit dhe Teknologjisë në Kosovë. Ai është anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve, fitues i disa çmimeve ndërkombëtare dhe pjesëmarrës aktiv në iniciativa që promovojnë arsimin, kërkimin shkencor, inovacionin dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

UBT, i themeluar në vitin 2001 nga Prof. Hajrizi, ku mandej nisi me vetëm 29 studentë dhe sot numëron mbi 10000 studentë në disa kampuse. Institucioni është ndërtuar mbi modelet dhe standardet akademike austriake, me një qasje ndërdisiplinore dhe të orientuar drejt praktikës. Në vitet e para të funksionimit, UBT ka përfituar ndjeshëm nga ekspertiza e profesorëve dhe hulumtuesve të Universitetit Teknik të Vjenës (TU Wien) dhe institucioneve të tjera akademike austriake.

Sot, institucioni vazhdon bashkëpunime të shumta me universitete, institute kërkimore dhe qendra ekselence në Austri, ndërsa programi EUROTRIP i UBT-së u mundëson studentëve vizita studimore dhe eksperienca praktike në institucione austriake.

Përveç dimensionit akademik, UBT ka kontribuar ndjeshëm edhe në forcimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Austrisë dhe Kosovës, përmes bashkëpunimeve me Dhomën Ekonomike Federale të Austrisë (WKÖ), organizatën austriake për zhvillim ekonomik WIFI, si dhe institucione të tjera partnere. Universiteti organizon rregullisht aktivitetin tradicional “Ditët e Austrisë”, që ka shërbyer si platformë për shkëmbim idesh, përvoja dhe mundësi bashkëpunimi.

Gjithashtu, UBT ka qenë një nga promotorët kryesorë të futjes së modelit austriak të arsimit profesional dual në Kosovë, duke kontribuar në reformimin e sistemit arsimor në vend.

Ceremonia e dorëzimit të medaljes u mbyll me një pritje solemne, ku morën pjesë përfaqësues institucionesh, profesorë, studentë, bashkëpunëtorë ndërkombëtarë dhe miq të institucionit.












Universiteti Bujqësor finalizon programet master me BOKU-n

6 December 2025 at 12:02

TIRANË, 6 dhjetor /ATSH/ Delegacioni i Universitetit Bujqësor të Tiranës, (UBT), përfaqësuar nga profesorë dhe akademikë, përmbylli misionin e tij të 15-të në Vjenë, ku së bashku me 29 anëtarë të stafit akademik të Universitetit BOKU finalizuan titujt e programeve të reja Master në Shkenca, që do të lançohen në tetor të vitit 2026.

Gjatë takimit, delegacioni i UBT dhe ekipi i BOKU diskutuan standardet akademike, kurrikulat dhe strategjitë për implementimin e programeve, duke forcuar bashkëpunimin akademik dhe duke avancuar Strategjinë UBT 2030.

Programet e reja Master synojnë të ofrojnë mundësi të avancuara për studentët, si dhe të zhvillojnë kapacitete kërkimore dhe profesionale sipas standardeve ndërkombëtare.

Delegacioni i UBT shprehu falënderime të veçanta për Profesor Hubert Hasenauer dhe ekipin e BOKU për mbështetjen gjatë gjithë këtij procesi.

Finalizimi i këtij misioni shënon një hap të rëndësishëm drejt ofrimit të programeve Master në tetor 2026 dhe përforcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar akademik. /e.xh/ /a.g/

The post Universiteti Bujqësor finalizon programet master me BOKU-n appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rektori i UBT-së zhvilloi vizitë zyrtare në Texas me ftesë të Sam Houston State University

5 December 2025 at 18:55


Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, realizoi një vizitë zyrtare në Texas me ftesë të Sam Houston State University (SHSU), në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve dhe angazhimit të përbashkët për avancimin e bashkëpunimit akademik dhe kërkimor.

Gjatë vizitës, Rektori Hajrizi zhvilloi një sërë takimesh me drejtues akademikë, institucione kërkimore dhe personalitete të komunitetit shqiptar në SHBA, ku u diskutuan mundësitë për zgjerimin e shkëmbimeve studimore, projekteve të përbashkëta dhe iniciativave strategjike në fusha me interes të përbashkët.

Në delegacion morën pjesë edhe përfaqësues nga universitete partnere të rajonit: Rektori, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, dhe Kryetari i Senatit të UT, Prof. Dr. Kenan Ferati, si dhe përfaqësues të Universitetit të Tiranës. Pjesëmarrja e tyre shtoi edhe më shumë peshën e dimensionit ndër-universitar rajonal, duke e bërë vizitën një hap të rëndësishëm drejt konsolidimit të urave të reja të bashkëpunimit.

Vizitat në infrastrukturën e Universitetit ishin një tjetër pjesë e rëndësishme e programit, ku Rektori Hajrizi vizitoi Fakultetin e Biznesit, të Infermierisë, të Mjekësisë dhe një numër njësish të tjera akademike të SHSU-së. Këto vizita shërbyen për të parë nga afër standardet e larta akademike dhe laboratorike të institucionit, duke identifikuar mundësi konkrete për bashkëpunim dhe shkëmbime profesionale.

Gjatë qëndrimit, Rektori Hajrizi zhvilloi një takim të rëndësishëm me Major Gjeneral David P. Glaser, të cilin UBT e ka nderuar me çmimin më të lartë institucional. Në këtë takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimeve të mëtejshme në fushat e sigurisë, lidershipit dhe edukimit profesional, si dhe përfshirja e ekspertëve nga të dy institucionet në projekte të përbashkëta trajnimi dhe hulumtimi.

Po ashtu, u mbajt takimi me Dekanen e Fakultetit të Administrimit të Biznesit, Dr. Sharmistha (Shar) Self, e cila ishte organizatorja kryesore e vizitës, së bashku me Alban Fetahun – ish-student i SHSU-së dhe nismëtar i këtij partneriteti të rëndësishëm.

Rektori u prit gjithashtu nga dekanët e fakulteteve të Kriminologjisë, Shkencave, Teknologjisë Inxhinierike, Shkencave të Shëndetit dhe Shkencave Humane, me të cilët u shkëmbyen ide mbi programet akademike dhe mundësitë për projekte të përbashkëta kërkimore.

Një moment i veçantë i vizitës ishte takimi me Presidenten e SHSU-së, Dr. Alisa White, dhe Provost-in, Dr. Sumanth Yenduri, ku u diskutua thellimi i bashkëpunimit institucional, zhvillimi i programeve të përbashkëta studimore dhe krijimi i mundësive konkrete për studentët e UBT-së. Në të gjitha takimet, Rektori Hajrizi prezantoi programet akademike të UBT-së dhe potencialin për zgjerim të bashkëpunimit në fusha të ndryshme, duke u dakorduar që së shpejti të nisin projekte të përbashkëta konkrete.

Në të dy rastet, Rektori Hajrizi prezantoi iniciativën për krijimin e qendrës për studime amerikane në UBT dhe të studimeve shqiptare në Texas, e cila u prit shumë mirë nga të gjithë.

Programi përfshiu edhe vizita në institucione të rëndësishme edukative dhe shkolla të zonës së Houston-it, si dhe një vizitë në NASA Headquarters dhe muzeun e tyre, ku u diskutua për mundësinë e përfshirjes së studentëve të UBT-së në aktivitete dhe programe edukative ndërkombëtare.

Një nga aktivitetet më të rëndësishme të vizitës ishte pjesëmarrja në eventin akademik dhe kulturor të SHSU-së, “Bridge-Building Event: Strengthening Partnerships with the Albanian Community”, ku u diskutua për perspektivat e reja të bashkëpunimit afatgjatë dhe për angazhimin e mëtejshëm me komunitetin shqiptar në SHBA.

Në këtë event morën pjesë përfaqësues të komunitetit shqiptaro-amerikan nga Houston dhe Dallas, si dhe Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, z. Ilir Dugolli, të cilët e mirëpritën me shumë entuziazëm iniciativën e bashkëpunimit dhe shprehën gatishmërinë për të mbështetur studentët shqiptarë me bursa dhe mundësi të tjera akademike.

Falë kësaj qasjeje bashkëpunuese, studentët e UBT-së potencialisht do të kenë mundësinë të përfitojnë bursa në studime në Sam Houston State University, si dhe të marrin pjesë në programe të përbashkëta studimore dhe kërkimore.

Më 2 dhjetor në mbrëmje, Rektori Hajrizi ishte i ftuar të marrë pjesë në ceremoninë e ndezjes së dritave të qytetit Crown në Texas, të organizuar nga Kryetari dhe Zv. Kryetari i qytetit. Për këtë ngjarje, u zgjodh z. Joe Haliti, anëtar i komunitetit shqiptaro-amerikan dhe kontribues i jashtëzakonshëm në jetën e komunitetit, i cili këtë vit u shpall “Personaliteti i Vitit” në rajon. Në këtë ceremoni, Rektori Hajrizi mbajti një fjalim gjatë darkës, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve të rrethit, komunitetit shqiptar, përfaqësues të universiteteve shqiptare dhe të Sam Houston State University, duke forcuar edhe më shumë lidhjet midis komunitetit dhe institucioneve akademike.

Kjo vizitë nënvizon përkushtimin e UBT-së për të forcuar rrjetin e partneriteteve ndërkombëtare dhe për të krijuar mundësi të reja për zhvillimin akademik, shkencor dhe profesional të studentëve dhe stafit të universitetit.

UBT International Smart Schools shënon 28 Nëntorin me një aktivitet të pasur kulturor-artistik

By: UBT
28 November 2025 at 15:40


Në kuadër të festimeve të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë, njërës prej datave më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar, UBT International Smart Schools organizuan një aktivitet festiv të mbushur me emocion, solemnitet dhe krenari kombëtare.

Ngjarja mblodhi së bashku nxënës, prindër, pedagogë dhe të ftuar të shumtë, të cilët krijuan një atmosferë të veçantë dhe shumë domethënëse.

Gjatë aktivitetit, nxënësit e UBT International Smart Schools sollën para publikut një program të larmishëm kulturor-artistik, me poezi, këngë, valle, aktrim dhe performanca të tjera që ngjallën emocione të forta dhe u shoqëruan me duartrokitje të vazhdueshme.

Çdo pjesë artistike shfaqi talentin, kreativitetin dhe përkushtimin e të rinjve, duke reflektuar njëherazi dashurinë dhe respektin e tyre për kulturën dhe historinë shqiptare.

Në fjalën e saj përshëndetëse, drejtoresha Hajrie Devetaku – Gojani vlerësoi angazhimin e nxënësve dhe rëndësinë që mbart kjo ditë në formësimin e identitetit kombëtar.

“28 Nëntori është dita që na kujton rrugën e gjatë të sakrificave dhe arritjeve tona si komb. Jam krenare për nxënësit tanë që sot, me talentin dhe energjinë e tyre, e sollën këtë histori para nesh me kaq pasion e dinjitet. Rinia jonë është garancia më e madhe se vlerat tona kombëtare do të mbeten të gjalla dhe do të përcillen me krenari brez pas brezi”, u shpreh Devetaku – Gojani.

Në mesin e të pranishmëve, aktivitetin e përshëndeti edhe Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, i cili vlerësoi këtë manifestim si një dëshmi të fuqishme të harmonisë, edukimit dhe vizionit të UBT-së për formimin e brezave të rinj.


“Është frymëzuese të shohim se si nxënësit tanë e përqafojnë me kaq dashuri e krenari historinë dhe identitetin shqiptar. 28 Nëntori nuk është vetëm një datë, por një mesazh i fortë për unitetin, zhvillimin dhe aspiratat tona. UBT do të mbetet gjithmonë një hapësirë ku edukimi bashkohet me kulturën, dhe ku të rinjtë rriten duke e dashur vendin dhe duke kontribuar për të”, tha Rektori Hajrizi.

Ky aktivitet jo vetëm që i dha më shumë ngjyrë festimeve të 28 Nëntorit, por edhe dëshmoi përkushtimin e UBT International Smart Schools në kultivimin e vlerave kombëtare, zhvillimin e talentit dhe nxitjen e kreativitetit tek gjeneratat e reja. Falë energjisë së nxënësve dhe mbështetjes së vazhdueshme të mësimdhënësve dhe prindërve, ngjarja u shndërrua në një festë të vërtetë të kulturës dhe identitetit shqiptar.


Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, nderohet me titullin e lartë “Doctor Honoris Causa” në Tiranë

15 November 2025 at 22:36


Në një ceremoni solemne të mbajtur në Tiranë, Rektorit të UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, iu akordua titulli i lartë “Doctor Honoris Causa”, një vlerësim i rëndësishëm që nderon kontributin e tij shkencor, profesional dhe shoqëror brenda dhe jashtë vendit.

Titulli u miratua dhe u akordua nga Universiteti Kombëtar Kapodistrian, një nga institucionet më të vjetra të arsimit të lartë në Evropën Juglindore, në bashkëpunim me Misionin Diplomatik për Siguri, Paqe dhe Filantropi (U.D.M.P) me seli në Bruksel.

Gjatë fjalës së tij, Rektori Hajrizi shprehu mirënjohje të veçantë për këtë vlerësim, duke e cilësuar atë si një motiv shtesë për të vazhduar misionin akademik dhe human.

“Është një nder i veçantë për mua që ky titull i lartë më jepet, dhe e marr këtë vlerësim si një përgjegjësi të madhe për të vazhduar me përkushtim punën për arsimin, inovacionin dhe shërbimin ndaj shoqërisë. Ky çmim merr edhe më shumë kuptim duke ardhur në muajin e festave të nëntorit, muaj që lidhet me krenarinë dhe identitetin tonë kombëtar. Me këtë motivim, do të vazhdoj të promovoj prosperitet, zhvillim të qëndrueshëm dhe vlera ndërkombëtare që na lidhin me botën demokratike”, u shpreh Rektori Hajrizi.

Në motivacionin zyrtar të çmimit theksohet se titulli i jepet: “Për kontributin juridik, ekonomik dhe në të drejtat e njeriut në shërbim të njerëzve në nevojë dhe të gjithë njerëzimit në mbarë botën”.

Ky vlerësim prestigjioz vjen si njohje për angazhimin e vazhdueshëm të Prof. Dr. Hajrizi në fushat e arsimit, inovacionit, sigurisë, zhvillimit ekonomik dhe fuqizimit të komuniteteve.

Në UBT nisi punimet Kongresi i VII-të Ndërkombëtar TURKIC COSE 2025

By: UBT
13 November 2025 at 15:36


Në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së në Lipjan, u hap zyrtarisht Kongresi i VII-të Ndërkombëtar TURKIC COSE 2025 (Turkic World Congress on Science and Engineering), një nga ngjarjet më të rëndësishme shkencore në rajon që ka bashkuar dhjetëra rektorë universitetesh, profesorë, studiues dhe përfaqësues institucionalë nga shumë vende të botës.

Ky kongres prestigjioz po zhvillohet nga 13–15 nëntor 2025, nën organizimin e përbashkët të UBT-së, Niğde Ömer Halisdemir University (NOHU) nga Turqia, Azerbaijan Technical University (AzTU) nga Azerbajxhani, Kyrgyz-Turkish Manas University nga Kirgistani dhe Ahmet Yesevi University (AYU) nga Kazakistani.

Në ceremoninë solemne të hapjes morën pjesë personalitete të larta akademike dhe institucionale, përfshirë Rektori e UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, Prof. Dr. Hasan Uslu, Rektor i Universitetit Niğde Ömer Halisdemir (Turqi), Prof. Dr. Alpaslan Ceylan, Rektor i Universitetit Kirgiz-Turk Manas, Prof. Dr. Vilayət Məmməd oğlu Vəliyev, Rektor i Universitetit Teknik të Azerbajxhanit, Prof. Dr. Naci Genc, Zv/rektor i Universitetit Ahmed Yesevi (Kazakistan); si dhe përfaqësues nga Universiteti Teknik i Kievit dhe institucione të tjera ndërkombëtare nga Evropa, Azia dhe Afrika.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, u shpreh se kongresi përfaqëson një platformë të rëndësishme për bashkëpunim akademik dhe shkëmbim shkencor ndërmjet vendeve të botës turke dhe rajonit të Ballkanit.

“Është kënaqësi dhe nder i veçantë që mirëpresim sot në UBT një ngjarje të tillë ndërkombëtare si TÜRK-COSE 2025. Ky kongres bashkon mendjet më të ndritura në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe inovacion, dhe synon të ndërtojë ura të reja bashkëpunimi ndërkombëtar. UBT është i përkushtuar të mbetet qendër ekselence ku teoria dhe praktika, arsimi dhe industria, si dhe vizioni akademik e zhvillimi shoqëror, takohen për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë”, theksoi ai.

Pas rektorit Hajrizi, fjalën e mori Prof. Dr. Hasan Uslu, Rektor i Universitetit Niğde Ömer Halisdemir (NOHU), i cili theksoi rolin e këtij kongresi në forcimin e bashkëpunimit shkencor ndërmjet vendeve të botës turke:

“Sot, shumë shkencëtarë të shquar nga bota turke, si dhe nga Azia, Afrika dhe Evropa, janë mbledhur këtu në Prishtinë për të ndarë dijen dhe për të promovuar bashkëveprim akademik. TURK-COSE 2025 fokusohet në tema strategjike si inteligjenca artificiale, Interneti i Gjërave, nanoteknologjia, qytetet e mençura dhe energjia e rinovueshme. Kjo ngjarje është dëshmi e unitetit akademik dhe shkencor mes kombeve tona”, u shpreh ai.

Ndërsa Prof. Dr. Alpaslan Ceylan, Rektor i Universitetit Kirgiz-Turk Manas, në fjalimin e tij vuri theksin te roli transformues i shkencës dhe teknologjisë në epokën e inteligjencës artificiale:

“Jetojmë në një kohë kur shkenca nuk mjaftohet më me vëzhgimin e natyrës, por krijon sisteme që mësojnë dhe mendojnë. Inteligjenca artificiale është bërë gjuha e përbashkët e gjithë shkencave. Kongrese si ky janë laboratorë idesh, ku lindin zbulimet e së ardhmes dhe ku ndërtohen ura bashkëpunimi midis brezave të shkencëtarëve”, theksoi ai.

Në vijim, Prof. Dr. Naci Genc, zv/rektor i Universitetit Ahmed Yesevi, vlerësoi rëndësinë e konferencës për nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar:

“Ngjarje si TÜRK-COSE jo vetëm që nxisin ndarjen e dijes akademike, por edhe forcojnë miqësinë dhe partneritetin mes kombeve tona. Jam i bindur se idetë, prezantimet dhe bashkëpunimet që do të lindin këtu do të ndikojnë pozitivisht në zhvillimin shkencor dhe teknologjik të rajonit”, deklaroi ai.

Organizatori kryesor i kongresit, Prof. Dr. Murat Barut nga Universiteti Niğde Ömer Halisdemir, theksoi se edicioni i sivjetëm përfshin një program të pasur me mbi 14 sesione tematike që mbulojnë fusha të gjera si: inxhinieria dhe teknologjia, arkitektura dhe mjedisi i qëndrueshëm, mjekësia dhe bioteknologjia, inteligjenca artificiale dhe transformimi digjital, shkencat natyrore dhe energjia e rinovueshme.

Në kuadër të kongresit do të prezantohen mbi 150 punime shkencore, me pjesëmarrje fizike dhe virtuale të studiuesve nga Turqia, Kosova, Azerbajxhani, Kirgizia, Kazakistani, Ukraina dhe vende të tjera të rajonit euroaziatik.

Me organizimin e këtij kongresi, UBT dëshmon edhe njëherë rolin e tij si një qendër ndërkombëtare e ekselencës akademike dhe inovacionit, duke forcuar pozicionin e Kosovës si një nyje e rëndësishme në rrjetin global të bashkëpunimit shkencor dhe teknologjik.

“UBT pararojë e transformimit”/ Rama për  lidershipin: S’ma kishte marrë mendja që do lavdëroja kaq shumë një demokrat

By: Rovena
3 November 2025 at 11:33

Në konferencën ndërkombëtare mbi Shkencat e Jetës dhe Bujqësinë, Kryeministri Edi Rama vlerësoi Universitetin Bujqësor të Tiranës si një “pararojë e transformimit dhe ambicies për Shqipërinë e nesërme”.

Rama nënvizoi rolin kyç të universitetit në zhvillimin e specialistëve të ardhshëm në bujqësi dhe menaxhimin e çështjeve të rëndësishme si sovraniteti ushqimor dhe mbrojtja nga katastrofat natyrore, duke theksuar gjithashtu një proces të frytshëm të njohjes ndërkombëtare të diplomave të UBT-së.

Kreu i qeverisë nuk la pas as batutat me lidershipin e universitetit, ku tha se nuk e kishte menduar asnjëherë se do të lavdëronte kaq shumë një demokrat.

“Çështja e sovranitetit ushqimore dhe ushqimit në këto kushte, që po marrim përpara gjithnjë dhe më katastrofike, apo edhe çështja e zjarreve janë të gjitha pjesë e një tematike të gjerë që i bën specialistët e kësaj fushe askete shumë të vyera. Më vjen mirë që nga një universitet i cili jetonte në një proces rrënimi të vazhdueshëm, sot është kthyer në një pararojë e transformimit dhe ambicies për Shqipërisë së nesërmes.

Këtu ka një meritë të veçantë  jo vetëm lidershipi i universitetit…Nuk ma kishte ngrënë mendja që do të të lavdëroja kaq shumë sa herë të më mbinte rasti të lavdëroja kaq shumë një demokrat. Por, kam kuptuar që kur demokratët nuk kanë flokë, e kam më të lehtë të gjej aleancë me ta. Pararojë e një përgjegjshmëria të lartë të studentëve që do të bëhen specialistë të së nesërmes. Njehsimi i Universitetit Bujqësor të Tiranës me vizionin e Vjenës do të sjellë diploma të njehsuara. Kam bindjen që ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, jemi duke diskutuar një propozim të tij për ujërat e zeza”, tha kryeministri Rama./abcnews.al

UBT feston 74-vjetorin, Sallaku: Shkenca dhe inovacioni, baza e bujqësisë të së ardhmes

3 November 2025 at 10:50

TIRANË, 3 nëntor /ATSH/ Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT) ka festuar sot 74-vjetorin e themelimit të tij, duke shënuar më shumë se shtatë dekada në shërbim të dijes, kërkimit shkencor dhe zhvillimit të bujqësisë shqiptare.

Ceremonia e këtij përvjetori u shoqëruan me organizimin e Konferencës Ndërkombëtare mbi Shkencat e Jetës dhe Bujqësinë, ku morën pjesë Kryeministri Edi Rama, pedagogë,  ekspertë nga Europa dhe vende të tjera të botës.

Në qendër të diskutimeve ishin sfidat dhe mundësitë e një bujqësie të qëndrueshme, që respekton natyrën dhe kontribuon në fuqizimin e ekonomisë rurale.

Në fjalën e tij përshëndetëse, rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Prof. Dr. Fatbardh Sallaku, u shpreh se ky përvjetor përkon me një periudhë transformimi të thellë për universitetin.

“Sot UBT feston 74 vite histori, duke mbetur kështjella e dijes në bujqësi. UBT ka kaluar kohë të vështira, por ka ditur të ngrihet më i fortë. Së fundi kemi nisur reforma të rëndësishme që po e kthejnë universitetin në një kampus modern, që performon dije dhe krijon standarde të reja akademike”, tha ai.

Sipas Sallakut, këto reforma po reflektohen edhe në interesin e studentëve. “Këtë vit kemi shënuar një rritje të ndjeshme të regjistrimeve, me rreth 20% më shumë studentë krahasuar me një vit më parë. Kjo tregon se të rinjtë po e shohin UBT-në si një mundësi reale për formim profesional dhe punësim”.

Rektori kujtoi se ka patur një periudhë kur Universiteti kishte humbur identitetin e tij, por falë vizionit të ri dhe mbështetjes së qeverisë, institucioni po kthehet në një simbol të dijes dhe kërkimit shkencor. “UBT është dëshmi se me këmbëngulje dhe bashkëpunim çdo institucion mund të ringrihet. Falë reformave të ndërmarra dhe mbështetjes së Kryeministrit Edi Rama, sot jemi në rrugën e duhur për t’u bërë një partner i besueshëm akademik dhe shkencor, si brenda vendit ashtu edhe në arenën ndërkombëtare”, theksoi ai.

Ai u ndal në bashkëpunimin ndërkombëtar dhe vizionin për një bujqësi të gjelbër.
Sallaku falënderoi partnerët ndërkombëtarë që kanë kontribuar në suksesin dhe modernizimin e universitetit, si Gjermania, Austria dhe Kazakistani, teksa vuri në dukje se, “një vend të veçantë në këtë bashkëpunim zë Universiteti BOKU i Vjenës, i cili është tashmë pjesë e rrjetit akademik të UBT-së, duke i dhënë një dimension të ri zhvillimit shkencor dhe akademik të këtij institucioni”.

“Falë bashkëpunimit me rrjetet shkencore ndërkombëtare, me universitetet europiane, me ekspertët e diasporës shqiptare dhe me partnerët tanë nga SHBA, UBT është bërë një institucion i njohur në arenën ndërkombëtare. Ne po ndërtojmë një histori suksesi që forcon pozicionin e Shqipërisë në fushën e kërkimit bujqësor”, u shpreh Sallaku.

Në përfundim të fjalës së tij, ai nënvizoi se misioni i UBT-së është që të përkthejë zhvillimet ndërkombëtare në dije të zbatueshme për fermerët shqiptarë. “Në një kohë kur bota po flet për zhvillimin green, UBT ka misionin të bëjë që ky zhvillim të kthehet në dije konkrete dhe në teknologji të matshme për fermerin tonë. Shqipëria ka nevojë për një universitet të fortë që kontribuon me dije dhe inovacion në bujqësinë e së ardhmes”, përfundoi Rektori.

Punimet e Konferencës synojnë të forcojë lidhjen midis shkencës, inovacionit dhe praktikave bujqësore, si pjesë e vizionit për një Shqipëri Europiane 2030, ku teknologjia dhe dijet moderne janë aleatët më të fortë të fermerëve dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Universiteti Bujqësor i Tiranës mbetet një nga institucionet më të rëndësishme të arsimit të lartë në vend, me kontribut të pazëvendësueshëm në zhvillimin e bujqësisë, shkencave të jetës dhe mjedisit. Me një histori që fillon në vitin 1951, UBT ka përgatitur mijëra specialistë që kanë udhëhequr sektorin bujqësor shqiptar ndër vite. Sot, në përvjetorin e 74-t, ky institucion po hyn në një fazë të re të modernizimit, ku kërkimi shkencor, teknologjia dhe bashkëpunimi ndërkombëtar janë shtyllat mbi të cilat po ndërtohet e ardhmja e tij. e.xh/j.p/

The post UBT feston 74-vjetorin, Sallaku: Shkenca dhe inovacioni, baza e bujqësisë të së ardhmes appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Elita nga Kosova fiton çmimin për mentoren më të mirë në garën botërore të robotikës në Panama

2 November 2025 at 19:13


Mentorja e ekipit FIRST Kosova, Elita Hajrizi, është vlerësuar me çmimin prestigjioz “Outstanding Mentor Award” në garën botërore të robotikës FIRST Global Challenge, duke u shpallur njëra ndër mentoret më të mira në botë.

Ky çmim i dedikohet mentorëve që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për ekipin e tyre, duke kaluar përtej çdo pritshmërie në përkushtim, udhëheqje dhe frymëzim.

Ky vlerësim përbën një mirënjohje ndërkombëtare për punën e palodhshme dhe pasionin e Elita Hajrizit në zhvillimin e brezit të ri të inovatorëve kosovarë.

Flamuri i Kosovës valon në mesin e mbi 190 shteteve në ceremoninë e hapjes së First Global Challenge 2025 në Panama

30 October 2025 at 13:12


Në një atmosferë madhështore, mes flamujve të mbi 190 shteteve dhe duartrokitjeve të mijëra pjesëmarrësve nga e gjithë bota, flamuri i Kosovës u valëvit me krenari në ceremoninë e hapjes së First Global Challenge 2025 në Panama.

Ky është momenti kur rinia e Kosovës, përmes ekipit First Kosovo, hyn në arenën botërore të inovacionit, teknologjisë dhe kreativitetit.

Në këtë ngjarje madhështore, ekipi përfaqësues i Kosovës – First Kosovo, i përbërë nga të rinj të talentuar që janë përgatitur me muaj në laboratorët e UBT-së, do të garojë për të treguar kreativitetin, dijen dhe shpirtin inovativ të rinisë kosovare. Ata do të përfaqësojnë Kosovën në një nga garat më të rëndësishme botërore në fushën e robotikës dhe teknologjisë.

Tema e sivjetshme e garës, “Biodiversiteti dhe ndryshimet klimatike”, synon të nxisë të rinjtë të krijojnë zgjidhje teknologjike që ndihmojnë në mbrojtjen e mjedisit dhe ruajtjen e jetës në planetin tonë.

UBT, si partneri institucional që ka mbështetur këtë iniciativë që nga fillimi, është vlerësuar më herët me medalje të artë ndërkombëtare për kontributin e jashtëzakonshëm në promovimin e edukimit STEM dhe pjesëmarrjen e suksesshme të ekipeve kosovare në garat globale të robotikës.

Në këtë garë të dijes dhe inovacionit, të rinjtë e Kosovës po e bëjnë vendin tonë të njihet si një forcë e re kreative në hartën teknologjike botërore.

UBT përmbyll suksesshëm edicionin e 14-të të Konferencës Ndërkombëtare – mbi 3 mijë pjesëmarrës nga dhjetëra vende të botës

26 October 2025 at 21:25


UBT ka përmbyllur me sukses edicionin e 14-të të Konferencës Ndërkombëtare për Biznes, Teknologji dhe Inovacion, një nga ngjarjet akademike më të mëdha në rajon, e cila këtë vit mblodhi rreth 3 mijë pjesëmarrës – akademikë, studiues, ekspertë dhe studentë nga dhjetëra vende të botës.

Konferenca, e cila u zhvillua në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, në Lipjan, përfshiu mbi 24 konferenca të specializuara ndërdisiplinare, duke trajtuar tema të rëndësishme nga inovacioni teknologjik, inteligjenca artificiale, mjekësia, arkitektura, ekonomia, psikologjia, edukimi, shkencat juridike e inxhinierike, deri tek komunikimi, media dhe shëndeti publik.

Në mbyllje të konferencës, Rektori Hajrizi falënderoi të gjithë kontribuesit dhe partnerët ndërkombëtarë, duke konfirmuar se UBT do të vazhdojë ta forcojë këtë traditë shkencore.

“Ky edicion ka treguar se UBT është një motor i zhvillimit të dijes dhe inovacionit në rajon. Ne do të vazhdojmë ta bëjmë Kosovën një qendër të rëndësishme akademike në Ballkan dhe më gjerë”, u shpreh Rektori Hajrizi.

Gjatë ditëve të punimeve, studiues dhe profesionistë nga Evropa, ShBA, Azia dhe rajoni i Ballkanit prezantuan punime dhe analiza kërkimore që trajtonin sfidat dhe zgjidhjet bashkëkohore në fusha të ndryshme.Konferenca shërbeu si një platformë për shkëmbimin e ideve, përvojave dhe praktikave më të mira, si dhe për krijimin e rrjeteve të reja bashkëpunimi akademik dhe profesional.

Ky edicion përfshiu një gamë të gjerë temash përmes konferencave të veçanta si:

Konferenca Ndërkombëtare për Inxhinieri Ndërtimore

Konferenca për Shkenca Mjekësore, Infermieri dhe Psikologji

Konferenca për Ekonomi dhe Menaxhment

Konferenca për Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor

Konferenca për Edukim, Komunikim dhe Media

Konferenca për Mjedis, Energjitikë dhe Zhvillim të Qëndrueshëm, ndër të tjera.

Pjesëmarrësit theksuan se UBT po shndërrohet në një qendër të rëndësishme kërkimore që lidh shkencën me industrinë dhe tregun e punës, duke nxitur inovacionin përmes bashkëpunimit ndërdisiplinar.

Konferenca u mbyll me ceremoninë e ndarjes së certifikatave, ndërsa u paralajmërua se edicionet e ardhshme do të sjellin bashkëpunime të reja ndërkombëtare dhe programe kërkimore me ndikim global.

Hapet edicioni i 14-të i Konferencës Ndërkombëtare të UBT-së për Biznes, Teknologji dhe Inovacion

25 October 2025 at 11:44


Në ambientet e Parkut Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së në Lipjan, sot u hap zyrtarisht edicioni i 14-të i Konferencës Ndërkombëtare për Biznes, Teknologji dhe Inovacion, një prej ngjarjeve më të rëndësishme akademike dhe shkencore në rajon, e cila mbledh mijëra studiues, akademikë dhe studentë nga dhjetëra shtete të botës.

Kjo konferencë vjetore, e organizuar nga UBT, shërben si një platformë ndërkombëtare për shkëmbim idesh, kërkime shkencore dhe përvoja profesionale, duke ndërlidhur botën akademike me industrinë dhe inovacionin praktik.

Në fjalën e hapjes, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, theksoi rëndësinë e këtij eventi në avancimin e dijes dhe bashkëpunimit global.

“Me shumë kënaqësi dhe nder ju mirëpresim në edicionin e 14-të të Konferencës Ndërkombëtare të UBT-së për Shkencë, Teknologji, Biznes dhe Inovacion, e cila po mbahet këtu në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së. Kjo konferencë vjetore është bërë një gur themeli i misionit akademik dhe shkencor të UBT-së — një platformë ku njohuria, kreativiteti dhe bashkëpunimi ndërthuren për të frymëzuar zbulime të reja dhe për të formësuar të ardhmen e shoqërive tona”.

Për katërmbëdhjetë vjet me radhë, konferenca ka bashkuar mendjet më të ndritura nga Kosova dhe nga e gjithë bota, duke ofruar një hapësirë unike për ndarjen e ideve, gjetjeve dhe vizioneve për zhvillim e përparim.

Edhe këtë vit, pritet të marrin pjesë mbi 3,000 pjesëmarrës, përfshirë shkencëtarë, akademikë dhe studentë që do të prezantojnë punimet e tyre dhe do të angazhohen në diskutime që avancojnë kufijtë e shkencës, teknologjisë, biznesit dhe inovacionit.

Një falënderim i veçantë iu drejtua mysafirëve ndërkombëtarë, profesorëve dhe studiuesve që po marrin pjesë në këtë ngjarje madhore, duke kontribuar në forcimin e peizazhit akademik dhe shkencor të Kosovës.

Në këtë edicion do të zhvillohen dhjetëra sesione paralele, prezantime inovative, panele diskutimi dhe punime shkencore nga mbi 24 fusha studimore, duke reflektuar trendet më të fundit globale në biznes, teknologji, edukim, mjekësi, energji, arkitekturë dhe fusha të tjera ndërdisiplinare.

Përmes kësaj konference, UBT rikonfirmon rolin e tij si lider rajonal në cilësi, inovacion dhe teknologji, me një rrjet prej mbi 500 partneritetesh ndërkombëtare me universitete, institute kërkimore dhe organizata nga mbarë bota — bashkëpunime që kanë mundësuar kërkime të përbashkëta, shkëmbime akademike dhe projekte me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e shoqërisë moderne.




Benfica hap shkollën e parë të futbollit në Kosovë, në bashkëpunim me UBT-në

23 October 2025 at 14:53


Me sloganin “Making Kosovo Heroes”, një nga akademitë më të njohura të futbollit në botë, S.L. Benfica, hap shkollën e saj të futbollit në Prishtinë.

Me shumë emocion ju njoftojmë për një arritje dhe një lajm të mrekullueshëm për botën e sportit në Kosovë!

Në mars të vitit 2026 do të inaugurohet Shkolla e Futbollit S.L. Benfica, një nga akademitë më prestigjioze të futbollit në botë, duke shënuar kështu një moment të rëndësishëm për futbollin në vendin tonë. Kjo do të jetë shkolla e parë nga disa që do të hapen në rajon, përfshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut si pjesë të këtij projekti.

Shkolla e Futbollit Benfica do të zhvillohet në partneritet me UBT-në, respektivisht në Prishtinë, një nga kryeqytetet më dinamike dhe më të gjalla në rajon.

Kjo akademi jo vetëm që do të sjellë njohuri dhe ekselencë në fushën e futbollit, por do të krijojë gjithashtu mundësi të reja për të rinjtë e Kosovës, duke u ofruar atyre një platformë për të zhvilluar talentin dhe për të ndjekur ëndrrat e tyre sportive.

Marrëveshja u formalizua në frymën e entuziazmit dhe miqësisë ndërmjet dy institucioneve, përmes një ceremonie të organizuar në Klubin Benfica në Lisbonë. Ajo u nënshkrua nga Drejtori i Zgjerimit Ndërkombëtar të Benfica-s, z. Bernardo Faria de Carvalho, dhe Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi.

Kjo akademi do t’u ofrojë të rinjve mundësinë për të mësuar nga trajnerë të njohur dhe të përkushtuar, me qëllim arritjen e standardeve që kërkon niveli i futbollit evropian për grupmoshat 4-16 vjeçare.

Për të siguruar mbikëqyrjen e projektit, klubi do të dërgojë një ekip koordinatorësh dhe trajnerësh që do të qëndrojnë në Prishtinë, për të monitoruar nga afër dhe për të zbatuar programin në përputhje me standardet më të larta.

Ky është një lajm i madh për të gjithë ne — për të gjithë ata që e duan sportin, dhe veçanërisht për fëmijët e talentuar. Ky projekt do të kontribuojë në zhvillimin e futbollit vendor dhe do të forcojë imazhin dhe pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Shkolla e Futbollit Benfica në Kosovë synon të bëhet një qendër ekselence për zhvillimin e atletëve të rinj, duke ofruar kushte sportive të cilësisë së lartë që do t’u mundësojnë atyre të përparojnë sipas strategjisë dhe metodologjisë së zhvillimit të Benfica-s.

Me një fokus të veçantë në zhvillimin e futbollit në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në prag të Kupës së Botës 2030, S.L. Benfica po forcon strategjinë e saj për të rritur praninë në Kosovë dhe për të mbajtur lidhje me një brez të ri talentesh.

Ky zgjerim gjithashtu synon forcimin e marrëdhënieve të klubit me tifozët rajonalë dhe thellimin e ndikimit të futbollit në vend në prag të këtij eventi madhor.

Benfica Campus në Kosovë, përveç angazhimit të saj të drejtpërdrejtë në Prishtinë për zbulimin e talenteve të rinj, do të ofrojë një gamë programesh të dizajnuara për të integruar dhe zhvilluar të gjitha aftësitë dhe njohuritë që kërkon futbolli modern, duke i kombinuar ato me:

  • Kampet e trajnimit të ekipeve – Prishtinë,
  • Kampet në Benfica – Lisbonë,
  • Kampet e trajnimit elitar – Prishtinë & Lisbonë,
  • Turne ndërkombëtare të futbollit për të rinjtë – Evropë dhe SHBA,
  • Edukim dhe certifikim të trajnerëve.

Ftojmë të gjithë dashamirët e futbollit që të bashkohen me ne në këtë rrugëtim të bukur, sepse futbolli në Kosovë po hyn në një dimension të ri!

Ky është vetëm fillimi, dhe jemi të bindur se shumë talente do të lindin nga Shkolla e Futbollit Benfica në Prishtinë, e cila padyshim do të jetë një histori suksesi që do ta bëjë Kosovën krenare.

UBT organizon Konferencën e Parë Ndërkombëtare për Mjekësinë Sportive, me pjesëmarrjen e Presidentit të FIMS, Prof. Dr. Fabio Pigozzi

By: UBT
22 October 2025 at 15:56


UBT do të organizojë për herë të parë Konferencën Ndërkombëtare për Mjekësinë Sportive (IC-SM 2025), e cila do të mbahet më 24 tetor 2025 në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, në Lipjan.

Kjo konferencë e nivelit të lartë do të sjellë në Kosovë një nga figurat më të njohura botërore në fushën e mjekësisë sportive dhe shëndetit olimpik – Presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Mjekësisë Sportive (FIMS), Prof. Dr. Fabio Pigozzi nga Italia.

Pjesëmarrja e tij përbën një moment historik për Kosovën, duke shënuar njohjen ndërkombëtare të rolit të UBT-së dhe të vendit në zhvillimin e kësaj disipline kaq të rëndësishme për shëndetin dhe sportin.

Në konferencë janë të ftuar të marrin pjesë: mjekë sportivë, sportistë profesionistë, fizioterapistë, trajnerë, profesorë universitarë, studentë dhe profesionistë të shëndetit publik, të interesuar në zhvillimin e kësaj fushe në rritje.

Përmes Qendrës për Mjekësi Sportive, UBT ka mundësuar anëtarësimin e Kosovës në Federatën Ndërkombëtare të Mjekësisë Sportive (FIMS) – një arritje e madhe që e bën Kosovën pjesë të rrjetit global të institucioneve që promovojnë shëndetin, performancën dhe inovacionin në sport.

Folës të ftuar në IC-SM 2025 përfshijnë edhe:

  • Prof. Dr. Norbert Bachl (Austria)
    Tema: Sports Medicine as a Specialty in Europe – Shaping Precise Prevention;
  • Annika Hangleiter, M.Sc. TUM (Germany)
    Tema: Wearable Technologies in Personalized Prevention: The Future is Already Present;
  • Prof. Dr. Gobert von Skrbensky (Austria)
    Tema: Concepts in Sports Surgery Following Knee Trauma: The Role of Activity Level and Biological Age.

Konferenca IC-SM 2025 do të shërbejë si një platformë ndërkombëtare për bashkëpunim dhe ndarje të përvojave profesionale, prezantim të trendeve dhe inovacioneve më të fundit në mjekësinë sportive, nxitje të kërkimit shkencor dhe praktikave të rehabilitimit, si dhe ndërtim të rrjeteve ndërkombëtare në fushën e sportit dhe shëndetit.

Konferenca organizohet nga UBT, me mbështetjen e:

  • Kosovo Association of Sports and Exercise Medicine (KASEM)
  • International Federation of Sports Medicine (FIMS)
  • Komiteti Olimpik i Kosovës
  • Sport, Health, and the People – A Western Balkan University Network (SHAPE Project).

Nga “Era” – Gjurmët e deri te AC/DC, Lenny Kravitz, Kylie Minogue e shumë të tjerë, Dua Lipa solli plot 57 ‘covers’ deri tani në turneun “Radical Optimism”

20 October 2025 at 11:44


Dua Lipa mahniti fansat e saj me turneun “Radical Optimism” të këtij viti, gjatë së cilit, ajo dhe grupi i saj, interpretuan një këngë ndryshe çdo natë, duke bërë homazh për artistët e qytetit ku performojnë.

Prej Australisë, ku luajtën “Highway to Hell” të AC/DC, deri në Zelanda e Re, Evropë dhe Amerikën e Veriut, Dua dhe ekipi i saj kanë prezantuar 57 këngë të ndryshme çdo natë, shpesh me mysafirë të ftuar të veçantë.

Në katër shfaqjet në New York, repertoari përfshinte këngë nga Alicia Keys, Blondie, Chic dhe Lenny Kravitz. Performimi i këtyre këngëve ikonike kërkon përgatitje intensive, veçanërisht kur ato janë në gjuhë të ndryshme ose të lidhura me kulturën e vendit pritës, shkruan Variety.

Screenshot/Variety

Dua dhe basisti i saj, Matty Carroll, treguan se procesi përfshin listime paraprake, prova intensive dhe improvizim për t’i dhënë publikut një performancë të pashembullt çdo natë.

Për pjesën më të madhe të këngëve që nuk janë anglisht, Dua i mësoi vetë fonetikisht, duke ushtruar gjithë ditën për të përsosur intonacionin dhe theksin.

Screenshot/Variety

Grupi ka pasur mbështetje nga artistë të ndryshëm, si Kevin Parker nga Tame Impala, Troye Sivan, Neil Finn nga Crowded House, Billie Joe Armstrong i Green Day, Chaka Khan dhe babai i Duas, Dukagjin Lipa, që iu bashkua në Kosovë.

Çdo performancë është një sfidë, por edhe një mundësi për të treguar shkathtësinë dhe spontanitetin e ekipit.

Screenshot/Variety

Dua e përshkruan konceptin si ide e saj: “Pas një eksperiencë argëtuese me Chris Stapleton, mendova se do të ishte fantastike të bënim një këngë të ndryshme çdo natë. Ekipi e pranoi menjëherë”.

Përzgjedhja e këngëve është punë ekipore, me pjesëmarrjen aktive të secilit anëtar të grupit dhe mysafirëve të ftuar, duke siguruar që secila këngë të interpretohet bindshëm.

Screenshot/Variety

Performancat më të vështira përfshijnë këngë si “Derniere Danse” e Indilës në frëngjisht dhe “Conga” e Gloria Estefan në stilin e saj origjinal, ndërsa këngët më argëtuese për Duan kanë qenë ato të Lenny Kravitz dhe hitet klasike të Australisë si “Highway to Hell”.

Përsa i përket një albumi me këto cover-e, Dua preferon të mos zbulojë detaje për momentin.

- YouTube www.youtube.com

Lista e këngëve ‘cover’ në turneun “Radical Optimism”:

  • 17 Mars, Melbourne, Australi – “Highway to Hell” AC/DC
  • 19 Mars, Melbourne – “Torn” Natalie Imbruglia
  • 20 Mars, Melbourne – “Can't Get You Out of My Head” Kylie Minogue
  • 22 Mars, Melbourne – I FTUAR: Troye Sivan “Rush”
  • 23 Mars, Melbourne – I FTUAR: Vance Joy “Riptide”
  • 26 Mars, Sydney – “Never Tear Us Apart” INXS
  • 28 Mars, Sydney – I FTUAR: Kevin Parker i Tame Impala “Sa më pak të di, aq më mirë”
  • 29 Mars, Sydney – I FTUAR: Angus Stone “Big Jet Plane”
  • 2 Prill, Auckland, Zelanda e Re – “Royals” Lorde
  • 4 Prill, Auckland – I FTUAR: Neil Finn i Crowded House “Don't Dream It's Over”
  • 11 Maj, Madrid, Spanjë – “Hero” Enrique Iglesias
  • 12 Maj, Madrid – “Me Gustas Tu” Manu Chao
  • 15 Maj, Lyon, Francë – “Derniere Danse” Indila
  • 16 Maj, Lyon – “Get Lucky” Daft Punk
  • 19 Maj, Hamburg, Gjermani – “99 Luftballons” Nena
  • 20 Maj, Hamburg – “Wind of Change” Scorpions
  • 23 Maj, Nanterre, Francë – “Moi Lolita” Alizee
  • 24 Maj, Nanterre – “Be My Baby” Vanessa Paradis
  • 27 Maj, Pragë, Çeki – “Na Ostri Noze” Ewa Farna
  • 28 Maj, Pragë – I FTUAR: Ewa Farna “Na Ostri Noze”
  • 31 Maj, Mynih, Gjermani – “Forever Young” Alphaville
  • 1 Qershor, Mynih – “Stolen Dance” Milky Chance
  • 3 Qershor, Amsterdam, Holandë – “Bloed, zweet en tranen” Andre Hazes
  • 4 Qershor, Amsterdam – “Scared to Be Lonely” Martin Garrix & Dua Lipa
  • 7 Qershor, Milan, Itali – “A far l'amore comincia tu” Raffaella Carra
  • 11 Qershor, Antwerp, Belgjikë – “Sensualite” Axelle Red
  • 12 Qershor, Antwerp – I FTUAR: Pierre de Maere “Un jour je marierai un ange”
  • 13 Qershor, Antwerp – I FTUAR: Jay Kay i Jamiroquai “Virtual Insanity”
  • 21 Qershor – I FTUAR: Charli XCX “360”
  • 24 Qershor, Liverpool – I FTUAR: Dave McCabe i Zutons “Valerie”
  • 25 Qershor, Liverpool – “Hey Jude” Beatles
  • 1 Gusht, Prishtinë, Kosovë – I FTUAR: Dukagjin Lipa “Era”, Gjurmët
  • 1 Shtator, Toronto, Kanada – “I’m Like a Bird” Nelly Furtado
  • 2 Shtator, Toronto – I FTUAR: Mustafa the Poet “Name of God”
  • 5 Shtator, Çikago – I FTUAR: Chaka Khan “Ain't Nobody”
  • 6 Shtator, Çikago – “September” Earth, Wind & Fire
  • 9 Shtator, Boston – “I Don't Wanna Miss a Thing” Aerosmith
  • 10 Shtator, Boston – “Bad Girls” Donna Summer
  • 13 Shtator, Atlanta – “Hey Ya” OutKast
  • 14 Shtator, Atlanta – “No Scrubs” TLC
  • 17 Shtator, New York – “No One” Alicia Keys
  • 18 Shtator, New York – “One Way or Another” Blondie
  • 20 Shtator, New York – I FTUAR: Chic's Nile Rodgers “Le Freak”
  • 21 Shtator, New York – I FTUAR: Lenny Kravitz “It Ain't Over 'Til It's Over”
  • 26 Shtator, Miami – “Conga” Gloria Estefan & Miami Sound Machine
  • 27 Shtator, Miami – “One Last Time” Ariana Grande
  • 30 Shtator, Dallas – “Since U Been Gone” Kelly Clarkson
  • 1 Tetor, Dallas – I FTUAR: Leon Bridges “Beyond”
  • 4 Tetor, Los Angeles – “The Chain” Fleetwood Mac
  • 5 Tetor, Los Angeles – “California Dreamin'” Mamas & the Papas
  • 7 Tetor, Los Angeles – I FTUAR: Lionel Richie “All Night Long (All Night)”
  • 8 Tetor, Los Angeles – I FTUAR: Gwen Stefani “Don't Speak” No Doubt
  • 11 Tetor, San Francisco – “Piece of My Heart” Janis Joplin
  • 12 Tetor, San Francisco – I FTUAR: Billie Joe Armstrong i Green Day “Wake Me Up When September Ends”
  • 15 Tetor, Seattle – I FTUAR: Brandi Carlile “The Story”
  • 16 Tetor, Seattle – I FTUAR: Benjamin Gibbard i Death Cab for Cutie “I Will Follow You Into the Dark” /Telegrafi/

Rektori Hajrizi flet për suksesin e UBT-së në Polytechnic Institute of Beja në Portugali

17 October 2025 at 19:58


Rektori Hajrizi flet për suksesin e UBT-së në Polytechnic Institute of Beja gjatë Edicionit të 8-të të Javës Erasmus ku po marrin pjesë 72 pjesëmarrës nga 37 institucione të arsimit të lartë, të ftuar nga 20 vende të ndryshme.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ndau përvojën dhe sukseset e UBT-së si një universitet modern me rang ndërkombëtar në konferencën e Polytechnic Institute of Beja. Ai theksoi se UBT përfaqëson anën më të ndritur të rritjes në shkencë dhe teknologji në shtetin e ri të Kosovës, duke sjellë në qendër inovacion dhe duke dëshmuar përkushtim për arsimim të cilësisë së lartë. Me një qasje proaktive dhe një ekosistem inovativ, UBT po ndihmon në formimin e liderëve të së ardhmes.

Kjo ngjarje ka si qëllim forcimin e lidhjeve të bashkëpunimit akademik, shpërndarjen e praktikave të mira dhe thellimin e shkëmbimit kulturor mes universiteteve nga vende te ndryshme.

Ekipi përfaqësues i Kosovës gati për sfidën ndërkombëtare në Panama

By: UBT
17 October 2025 at 10:25


Ekipi përfaqësues i Kosovës ka filluar përgatitjet për garën ndërkombëtare më të madhe të robotikës, First Global Challenge, që do të mbahet këtë muaj në Panama. Për disa muaj, ata kanë punuar intensivisht në laboratorët e mekatronikës në UBT për të përfaqësuar Kosovën në këtë kompeticion prestigjioz.

Përmes mbështetjes së UBT-së, Kosova do të jetë pjesë e një gare me mbi 180 shtete nga e gjithë bota. Ky ekip i pasionuar, i përbërë nga të rinj të talentuar në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë, do të testojë aftësitë e tij në fushën e robotikës.

Mentorja e ekipit, Elita Hajrizi, tregon se përgatitjet janë në fazën përfundimtare dhe se ekipi ka ndërtuar robotin inovativ që do të prezantohet në First Global Challenge 2025.

“Pjesëmarrja e Kosovës në këtë garë ndërkombëtare është një ndjenjë e jashtëzakonshme. Të shohësh vendin tënd të përfaqësuar në një event kaq të madh është një moment krenarie, dhe tani që jemi në fazën përfundimtare të përgatitjeve, po e shijojmë çdo hap të këtij udhëtimi emocionues”, tha Elita Hajrizi, mentore e ekipit.

Tema e këtij viti do të fokusohet në zhvillimin e zgjidhjeve për ruajtjen e ekuilibrit të biodiversitetit dhe për luftimin e ndryshimeve klimatike, duke kontribuar kështu në përpjekjet globale për mbrojtjen e mjedisit.

Për më tepër, UBT është vlerësuar me medalje të artë për kontributin e tij në First Global Challenge, si dhe për mbështetje të vazhdueshme për zhvillimin e STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë) në të gjithë botën.

No Doubt ribashkohet për një rezidencë ekskluzive në Las Vegas në vitin 2026

10 October 2025 at 20:45


Grupi legjendar i Gwen Stefani-t, No Doubt, do të ngjitet përsëri në skenë me një rezidencë gjashtënetëshe në Sphere, Las Vegas, duke filluar më 6 maj 2026.

Kjo vjen pas rikthimit të tyre të bujshëm në Coachella 2024 dhe koncertit bamirës FireAid në Los Angeles.

Gwen Stefani dhe shokët e grupit, Tony Kanal, Tom Dumont dhe Adrian Young, do të performojnë më 6, 8, 9, 13, 15 dhe 16 maj, duke ofruar një shfaqje të veçantë vizualisht dhe muzikalisht për fansat, shkruan DailyMail.

Rezidenca e Sphere do të shënojë angazhimin e tyre të parë të zgjatur live në vite, duke u bërë gjithashtu interpretuesit e parë femër në këtë vend unik.

Biletat për artistët do të jenë në parashitje më 15 tetor, ndërsa shitja e përgjithshme fillon më 17 tetor.

Fansat do të kenë mundësinë të përjetojnë hitet ikonike të grupit, përfshirë Just a Girl, Don't Speak dhe Spiderwebs, ndërsa No Doubt feston 30-vjetorin e albumit të tyre legjendar, Tragic Kingdom.

Tony Kanal dhe Tom Dumont theksuan emocionin e ribashkimit dhe energjinë që ndjehet kur luajnë së bashku, ndërsa bateristi Adrian Young e quajti shfaqjen një “mundësi të veçantë për shkëmbimin e energjisë elektrike midis grupit dhe tifozëve”.

Kjo rezidencë premton të jetë një udhëtim nostalgjik dhe modern, duke ribashkuar ikonat e rock-ut për fansat e rinj dhe të vjetër në zemër të Sin City. /Telegrafi/

❌
❌