Shoqata e Gjyqtarëve: Projektligji për kryetarët e gjykatave cenon pavarësinë
TIRANĂ, 13 janar /ATSH/ Shoqata KombĂ«tare e GjyqtarĂ«ve reagoi sot mbi projektligjin âPĂ«r disa shtesa dhe ndryshime nĂ« ligjin nr. 96/2016 âPĂ«r statusin e gjyqtarĂ«ve dhe prokurorĂ«ve nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«ââ, pjesĂ« e paketĂ«s sĂ« ndryshimeve ligjore tĂ« reformĂ«s nĂ« drejtĂ«si.
Shoqata shpreh gatishmërinë për bashkëpunim me Kuvendin dhe institucionet e tjera në përmirësimin e kuadrit ligjor, por paralajmëron se çdo ndryshim duhet të respektojë parimet e shtetit të së drejtës, ndarjen dhe balancimin e pushteteve dhe pavarësinë e gjyqësorit.
Sipas Shoqatës, neni 12 i projektligjit që parashikon konfirmimin e kryetarëve të gjykatave të shkallës së parë dhe të apelit deri në vitin 2028, cenon pavarësinë e gjyqësorit dhe uzurpon kompetencën e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) për emërimin e kryetarëve.
âNĂ«pĂ«rmjet kĂ«saj norme, kryetarĂ«t nĂ« detyrĂ« tĂ« gjykatave tĂ« shkallĂ«s sĂ« parĂ« dhe tĂ« apelit tĂ« juridiksionit tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m dhe atij administrativ konfirmohen si kryetarĂ« tĂ« emĂ«ruar deri nĂ« datĂ«n 31 dhjetor 2028, duke shmangur sakaq garĂ«n pĂ«r kĂ«to poste drejtuese nĂ« pushtetin gjyqĂ«sorâ, theksohet nĂ« reagim.
Sipas Shoqatës, dispozita cenon kompetencën e Këshillit të Lartë Gjyqësor për emërimin e kryetarëve të gjykatave, zbatimi i saj është selektiv dhe injoron aktin normativ të miratuar nga KLGJ-ja për procedurën e zgjedhjes së kryetarëve, i cili hyri në fuqi më 1 janar 2026.
Shoqata rikujton se përpjekje të ngjashme janë shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese, duke përmendur vendimin nr. 34, datë 10.04.2017.
Shoqata fton Kuvendin të respektojë standardet e shtetit të së drejtës dhe të mos cenoje arritjet e reformës në drejtësi, duke garantuar pavarësinë e pushtetit gjyqësor, dhe shpreh gatishmërinë për të kontribuar në përmirësimin e procesit të ligjbërjes.
/gj.m/j.p/
The post Shoqata e Gjyqtarëve: Projektligji për kryetarët e gjykatave cenon pavarësinë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

