❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

736 mijĂ« lek rrogĂ« nĂ« muaj/ Kush Ă«shtĂ« juristja e Ermal Beqirit qĂ« doli pronare e Jahtit 1 mln €

Xhenila Tamizi, njĂ« juriste e kompanisĂ« “Soft & Solution”, rezulton tĂ« jetĂ« pronare e disa pasurive qĂ« SPAK dyshon se zotĂ«ruesi i vĂ«rtetĂ« i tyre Ă«shtĂ« biznesmeni i teknologjisĂ« elektronike, Ermal Beqiri.

Ndaj Beqirit dhe biznesmenit tjetër të shpallur në kërkim, Ergys Agasi, tashmë SPAK ka nisur një hetim pasurur me qëllim zbulimin e pasurive që dyshohet se janë ndërtuar nga burime të paligjshme.

Sipas verifikimeve tĂ« kryera nga prokuroria e Posaccme SPAK, Xhenila Tamizi, rezulton tĂ« jetĂ« juristja e kompanisĂ« “Soft & Solution”, tek e cila paguhet me 736 mijĂ« lekĂ« tĂ« vjtra nĂ« muaj.

Por pavarĂ«sisht kĂ«saj page tĂ« ulĂ«t, juristja e Ermal Beqirit, rezulton tĂ« ketĂ« nĂ« pronĂ«si disa pasuri, si apartamente dhe njĂ« Jaht tĂ« markĂ«s “Pretador 50 sky fall” qĂ« pĂ«rllogaritet nĂ« 950 mijĂ« dollarĂ«.

Ndërkohë nga verifikimet e kryera në sistemin e targave dhe automjeteve në emër të Xhenila Tamizit,deri në vitin 2021 nuk rezultonte i rregistruar asnjë mjet lundrues dhe asnjë mjet transporti tjetër.

Hetimet ndaj këtij rasti kanë përfshirë të gjithë punonjësit e kompanisë së Ermal Beqirit dhe Ergys Agasit, me shpresën e gjetjes së pasurive që dyshohet si të fshehura.

NdĂ«rkohĂ« SPAK dhe prokuroria e TiranĂ«s, janĂ« duke kryer veprime hetimore lidhur me zyrtarĂ«t pĂ«rgjegjĂ«s qĂ« nuk mundĂ«n tĂ« sigurojnĂ« koleksionin prej 900 shishe vere e vere tĂ« cilĂ«sisĂ« sĂ« lartĂ«, qĂ« u zhduk nga banesa e Ergys Agasit, e cila ndodhet nĂ« kompleksin “Panto Resort”.

Hetimet e SPAK-ut po pĂ«rqĂ«ndrohen edhe nĂ« prona tĂ« tjera tĂ« fituara nga kompania “Soft&Solution” dhe “EA Solution”, pasi sipas informacioneve janĂ« pĂ«rqĂ«ndruar nĂ« TiranĂ«, nĂ« sektorin e ndĂ«rtimit dhe nĂ« prona tĂ« paluajtshme nĂ« disa vende tĂ« ShqipĂ«risĂ«.

Po ashtu, SPAK po kërkon informacion edhe tek bankat e nivelit të dytë për të gjurmuar paratë, si dhe hipotekat./ Enton Qyno

Konfirmohet rasti i parë i fruthit në Shqipëri, fëmija i prekur është i pavaksinuar

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar rastin e parë të fruthit në Shqipëri. Një fëmijë i pavaksinuar është diagnostikuar me fruth më 22 dhjetor kur dhe është paraqitur në spital.

Rasti i tij është ndjekur nga Instituti i Shëndetit Publik ndërsa dhe është hetuar epidemiologjikisht. Rasti është i izoluar dhe deri më tani nuk rezulton të ketë fëmijë të tjerë të infektuar.

Aktualisht, fëmija po trajtohet në shërbimin e pediatrisë infektive ndërsa raportohet se nuk ka ardhur nga jashtë shtetit.

Imuniteti i Ballukut, Bylykbashi: Mazhoranca po bllokon procesin

Pesë anëtarët e Partisë Demokratike në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, thirrën sot në orën 11:00 mbledhjen e Këshillit, për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku.

Deputetët e opozitës janë paraqitur në ambientet e sallës, por sipas tyre, e kanë gjetur derën e mbyllur, duke i penguar që të ushtrojnë përgjegjësinë e tyre.

Sipas deputetit të Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi u ka mbyllur derën duke bllokuar procesin e heqjes së imunitetit për Ballukun.

“Kryetari i Kuvendit sĂ«rish refuzon qĂ« tĂ« thĂ«rrasĂ« pjesĂ«n tjetĂ«r, tĂ« bĂ«jĂ« veprimet e tij tĂ« domosdoshme tĂ« kĂ«rkuara nga ligji, duke bllokuar njĂ« proces shumĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m kushtetues tĂ« parlamentit tĂ« ShqipĂ«risĂ«, pĂ«r heqjen e imunitetit dhe mospengimin e drejtĂ«sisĂ« nĂ« hetimin e kĂ«saj afere skandaloze korruptive.

“Ne presim kĂ«tu qĂ« Kuvendi tĂ« na vĂ«rĂ« nĂ« dispozicion qĂ« kjo mbledhje e thirrur rregullisht tĂ« jetĂ« funksionale, por, ja ku jemi, Kryetari i Kuvendit na ka mbyllur derĂ«n”, theksoi Bylykbashi.

Gjithashtu, sipas PD-së, Peleshi nuk lejon mediet që të futen as në sallën e grupit parlamentar të PD.

Lufta në Ukrainë/ Të dielën takim Trump-Zelensky në Florida! Presidenti ukrainas: Mund të vendoset shumë përpara fundivitit

Dy Presidentët, ai ukrainas dhe amerikan pritet të takohen në rezidencën e Donald Trump në Mar-a-Lago. Këtë e njoftoi agjencia Axios, ndërsa më herët ishte vetë Zelensky që dha sinjalet se do të kishte një takim me Presidentin e SHBA.

Takimi i pritshëm në Florida mes Donald Trump dhe Volodymir Zelensky, vjen një javë pasi delegacioni amerikan i kryesuar nga Steve Witkoff dhe Jared Kushner, bisedoi me ato ruse dhe ukrainase. Sot Presidenti ukrainas teksa dha sinjale për një takim të afërt me Trump, tha se shumë mund të vendoset përpara fundvitit.

Zelensky, pasi u informua nga delegacioni i tij për rezultatet e bisedimeve la të hapur mundësinë e një zone të çmilitarizuar në rajonet lindore të vendit të tij. Ndërkohë, rusët ende nuk kanë dhënë sinjale të qarta pas bisedimeve në Miami fundjavën e kaluar. Putin kërkon tërheqjen e Ukrainës nga rajonet lindore ndërsa këtë të premte, sipas Kommersant, ai ka zhvilluar një takim më sipërmarrës të cilëve u ka folur për centralin bërthamor të Zaporizhias, një nga temat e diskutuara nga delegacionet. Kjo sipas Putin është ende një temë e hapur mes rusëve dhe amerikanëve. Sipas planit të propozuar për bisedimet e paqe, Centrali Bërthamor i Zaporizhias, që është më i Madhi në Evropë, mund të bashkëmenaxhohet nga SHBA, Ukraina dhe Rusia.

Aksidenti me vdekje në Levan-Tepelenë, arrestohet 30-vjeçari

Ndaj Syrja Begaj rĂ«ndon vepra penale “Shkelje e rregullave tĂ« qarkullimit rrugor”, me pasojĂ« vdekjen.

Pas aksidentit të një dite më parë në aksin rrugor Levan-Tepelenë, uniformat blu kanë arrestuar 30-vjeçarin Syrja Begaj.

Ndaj kĂ«tij tĂ« fundit rĂ«ndon vepra penale “Shkelje e rregullave tĂ« qarkullimit rrugor”, me pasojĂ« vdekjen.

Si pasojĂ« e pĂ«rplasjes ndĂ«rroi jetë i mituri Oktavio Merdanaj, 16-vjeç. Paraprakisht bĂ«het me dije se mjeti qĂ« drejtohej nga i mituri i ka prerĂ« rrugĂ«n automjetit tip “Benz” i cili po udhĂ«tonte nga Poçemi nĂ« drejtim tĂ« Levanit, teksa 16- vjeçari po dilte nĂ« autostradĂ« nga Cakrani.

NĂ« vijim tĂ« informacionit tĂ« dhĂ«nĂ« mbrĂ«mjen e djeshme pĂ«r njĂ« aksident rrugor tĂ« ndodhur nĂ« aksin rrugor “Levan-TepelenĂ«â€, ku humbi jetĂ«n shtetasi O. M., ju informojmĂ« se SpecialistĂ«t e Qarkullimit Rrugor tĂ« DVP Fier arrestuan shtetasin S. B., 30 vjeç, banues nĂ« fshatin Hekal, MallakastĂ«r, pĂ«r veprĂ«n penale “Shkelje e rregullave tĂ« qarkullimit rrugor”, me pasojĂ« vdekjen.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Berisha zbulon skenarët e opozitës në 2026: Rruga është qëndresa! Në janar nisim betejën tonë

Kryetari i PartisĂ« Demokratike, Sali Berisha ka vendosur qĂ« aksionin opozitar ta vazhdojĂ« nĂ« janar. Nga ‘foltorja’ nĂ« ManĂ«z, kreu i PD thotĂ« se Rama largohet vetĂ«m duke bĂ«rĂ« qĂ«ndresĂ«.

Ai fton të gjithë demokratët që në janar të caktojnë datën dhe të dalin në shesh çdo natë.

NĂ« 2026 – tha Berisha- futemi si misionarĂ« pĂ«r tĂ« pĂ«rmbushur diktaturĂ«n e dytĂ« nĂ« ShqipĂ«ri.

“TĂ« betohemi, ditĂ«n e caktuar tĂ« zĂ«mĂ« sheshin dhe ti rikthemi sheshit cdo nate derisa ta pĂ«rzĂ«mĂ« atĂ«. TĂ« mos mendojĂ« se rruga Ă«shtĂ« dhuna, jo. Rruga Ă«shtĂ« qĂ«ndresa jonĂ« sheshi Ă«shtĂ« i yni dhe Rama ikĂ«n si mi, nuk mund tĂ« qĂ«ndrojĂ« aty. Pra hyjmĂ« nĂ« vitin 2026 si misionarĂ«. Si fatmĂ«dhenj qĂ« kemi mundĂ«sinĂ«tĂ« pĂ«rmbysim njĂ« diktaturĂ« tĂ« dytĂ« nĂ« ShqipĂ«ri”, tha Berisha.

 

 

Gjermania lëshoi mbi 100 mijë viza për emigrantët gjatë këtij viti, shqiptarët tek aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare

Bashkimi familjar në Gjermani është bërë gjithnjë më e i vështirë, por sipas shifrave nga Ministria e Jashtme gjermane, qytetarët nga Kosova e Shqipëria janë ndër aplikuesit kryesorë këtë vit.

Pavarësisht shtrëngimit të ndjeshëm të politikave të imigracionit nga qeveria e koalicionit të CDU/CDU dhe Socialdemokratëve në Berlin,  këtë vit janë lëshuar më shumë se 100.000 viza për bashkim familjar. Kjo sipas shifrave nga Ministria e Jashtme, të raportuara së fundmi.

Sipas të dhënave nga Ministria e Jashtme, 101.756 viza u dhanë deri në fund të nëntorit për pesë kombësitë me më shumë aplikime. Më së shumti vizat u dhanë për turqit (14.907) dhe sirianët (13.148), të ndjekur nga qytetarë nga India (9.286), Kosova (7.143) dhe Shqipëria (4.426).

E drejta për bashkimin familjar në Gjermani përgjithësisht vlen vetëm për familjen bazë, që do të thotë bashkëshortët/et dhe fëmijët e mitur. Ekzistojnë përjashtime për raste të vështira dhe, që nga një reformë në mars 2024, edhe për prindërit dhe vjehrrit e profesionistëve dhe punëtorëve të kualifikuar me kualifikim të lartë që mund të sigurojnë në mënyrë të pavarur jetesën e të gjithë familjes.

NĂ« korrik, qeveria gjermane e CDU/CSU dhe SPD e pezulloi ribashkimin familjar pĂ«r dy vjet pĂ«r personat me status mbrojtjeje tĂ« kufizuar – ndryshe nga refugjatĂ«t e njohur. VetĂ«m nĂ« “raste tĂ« vĂ«shtira” atyre u lejohet ende tĂ« sjellin bashkĂ«shortĂ«t/et e tyre, fĂ«mijĂ«t e mitur si edhe, nĂ« rastin e tĂ« miturve tĂ« pashoqĂ«ruar, prindĂ«rit e tyre nĂ« Gjermani.

Vengu: Ligji i ri për statusin e ushtarakut garanton më shumë siguri për FA

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu vizitoi Batalionin III të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut në Burrel, ku në vitin 2026 do të nisë puna për ngritjen e qendrës së re operacionale.

NĂ« takim me ushtarakĂ«t e kĂ«tij batalioni, Vengu shprehu mirĂ«njohjen pĂ«r kontributin e tyre, duke i cilĂ«suar “njĂ« vlerĂ« e shtuar pĂ«r zonĂ«n dhe njĂ« element kyç i sigurisĂ« pĂ«r komunitetin”.

Duke u ndalur te ngritja e qendrës së re operacionale, Vengu theksoi se ajo do të shërbejë
për përgatitjen dhe trajnimin e efektivëve, si dhe për forcimin e mbështetjes në emergjencat civile të zonës.

Reparti i ri në Mollzë, sipas ministrit, do të ofrojë kushte shumë më dinjitoze edhe një operacionalitet të plotë.

Vengu siguroi ushtarakët se qeveria do të vijojë mbështetjen për FA, si nga pikëpamja e buxheteve, pagave, por edhe përfitimeve për familjet e tyre.

“Ligji i ri i statutit tĂ« ushtarakut pĂ«rforcon statusin dhe ju jep edhe shumĂ« siguri nĂ« kĂ«tĂ« profesion. Nga ana tjetĂ«r do tĂ« bĂ«jmĂ« tĂ« mundur qĂ« tĂ« pĂ«rfshiheni edhe nĂ« misione, sepse e di qĂ« kjo Ă«shtĂ« njĂ« kĂ«rkesĂ« e hershme e juaja”, tha ministri Vengu.

Vengu theksoi se një pjesë e trupave të këtij batalioni janë stërvitur në Gjermani.

“NdĂ«rkohĂ«, rotacioni i radhĂ«s nĂ« 2026-n do t’ju gjejĂ« tĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« tĂ« gjitha misionet qĂ« kemi nĂ« zonat e interesit tĂ« NATO-s dhe Bashkimit Europian. Jam shumĂ« mirĂ«njohĂ«s pĂ«r atĂ« qĂ« bĂ«ni, angazhimin dhe mbĂ«shtetjen qĂ« i jepni komunitetit tĂ« Burrelit”, tha Vengu.

SPAK zbulon jahtin 1 mln eurosh tĂ« Ermal Beqirit, mjeti luksoz nĂ« emĂ«r tĂ« punonjĂ«ses sĂ« “Soft&Solutions”

Hetimet e SPAK kanë zbuluar asete të cilat i përkasin përsonave të dyshuar në dosjen qindra miliona eurosh të abuzimeve me tenderat e AKSHI-t. Këto asete besohet se janë përfituar nga paratë e dyshuara kriminale.

Hetuesit kanĂ« zbuluar njĂ« jaht luksoz nĂ« pronĂ«si tĂ« Ermal Beqirit, zbulim ky i ardhur nga kontrollet e BKH-sĂ«. Nga verifikimi rezulton se njĂ« shtetase e quajtur Xhenila Tamizi kishte emrin nĂ« dokumentet e zotĂ«rimit tĂ« mjetit lundrues “Pretador 50 sky fall”, qĂ« sipas SPAK-ut Ă«shtĂ« blerĂ« nga Ermal Beqiri.

Mjeti lundrues rezulton se ka vlerë të konsiderueshme, në rreth 950 mijë dollarë.

Foto ilustruese e mjetit lundrues që posedon edhe Ermal Beqiri
Foto ilustruese e mjetit lundrues që posedon edhe Ermal Beqiri

Hetimet e SPAK-ut po pĂ«rqĂ«ndrohen edhe nĂ« prona tĂ« tjera tĂ« fituara nga kompania “Soft&Solution” dhe “EA Solution”, pasi sipas informacioneve janĂ« pĂ«rqĂ«ndruar nĂ« TiranĂ«, nĂ« sektorin e ndĂ«rtimit dhe nĂ« prona tĂ« paluajtshme nĂ« disa vende tĂ« ShqipĂ«risĂ«. Po ashtu, SPAK po kĂ«rkon informacion edhe tek bankat e nivelit tĂ« dytĂ« pĂ«r tĂ« gjurmuar paratĂ«, si dhe hipotekat.

Vera e zhdukur nga kantina e Agasit/ GjurmĂ«t e BKH çojnĂ« nĂ« “Equos Resort”, ku u gjetĂ«n 900 shishe luksi

Pas shpalljes në kërkim të Ergys Agasit për akuzat e krijimit të një grupi të strukturuar kriminal me qëllim manipulimin e tenderave të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit bllokuan një koleksion të shtrenjtë me 900 shishe verë të markave ekskluzive në një vilë 2-katëshe brenda resortit, e identifikuar si pronë e Agasit.

Por koleksioni i verërave u zhduk në mënyrë të paprecedentë, pasi ishte bllokuar nga oficerët e BKH-së dhe Drejtoria e Hetimit Doganor.

Një burim në dijeni të kontrollit i tha BIRN se një pjesë e koleksionit të verërave në pronësi të Agasit daton gati një shekull më parë, me tapa të dyllosura në vitet 1922, 1923 dhe 1940, të gjitha të pajisura me certifikatë origjine. Koleksioni kishte si origjinë Francën dhe Italinë dhe ishte futur kontrabandë në Shqipëri.

Sipas SPAK, koleksioni u zbulua gjatĂ« kontrolleve pĂ«r ekzekutimin e masĂ«s sĂ« sigurisĂ« “arrest me burg” ndaj Ergys Agasit, e lĂ«shuar nga Gjykata e Posaçme mĂ« 15 dhjetor. Hetuesit e BKH-sĂ« vlerĂ«suan gjithsesi se koleksioni i verĂ«s nuk bĂ«nte pjesĂ« nĂ« kompetencĂ«n lĂ«ndore tĂ« StrukturĂ«s sĂ« Posaçme dhe njoftuan DrejtorinĂ« e Hetimit Doganor pranĂ« DrejtorisĂ« sĂ« PĂ«rgjithshme tĂ« Doganave qĂ« tĂ« kryente procedurat pĂ«rkatĂ«se pĂ«r mallrat e futura kontrabandĂ«.

“Kemi ndjekur praktikĂ«n e rasteve tĂ« ngjashme, pasi kur konstatohet njĂ« vepĂ«r penale e dyshuar qĂ« nuk Ă«shtĂ« kompetencĂ« e StrukturĂ«s sĂ« Posaçme, njoftohen institucionet kompetente pĂ«r kryerjen e veprimeve tĂ« mĂ«tejshme,” tha njĂ« burim i SPAK nĂ« kushtet e anonimatit.

Drejtoria e Hetimit Doganor ka kryer inventarin dhe ka arritur në përfundimin se koleksioni i verërave të Agasit kishte një vlerë prej rreth 1 milion eurosh, ndërkohë që shmangia e detyrimeve doganore kapte vlerën e rreth 300 mijë eurove. Nga vlerësimi sipas çmimeve të referencës dhe atyre të tregut, është konkluduar se ka pasur shishe vere që e kalonin vlerën e 30 mijë eurove, ndërsa më e lira është vlerësuar rreth 350 euro.

Pasi ka kryer inventarin, drejtoria e Hetimit Doganor nuk e ka transportuar koleksionin në magazinat doganore me pretendimin se nuk kishin hapësirë për produkte ushqimore. Në pritje të gjetjes së hapësirës, ata kanë mbajtur një procesverbal për bllokimin e mallit, i cili është nënshkruar nga djalit të xhaxhait të Agasit, Eno Agasi, dhe janë larguar.

Kur janë rikthyer të nesërmen për të rimarrë verën, punonjësit e Hetimit Doganor e kanë gjetur qilarin bosh. Doganat e referuan çështjen në Prokurorinë e Tiranës, kur 900 shishet e verës ishin zhdukur pa asnjë gjurmë.

I pyetur nga BIRN, drejtori i Hetimit Doganor, Dorian Doka i shmangu komentet për përgjegjësitë, duke thënë se çështja është në hetim.

Prokuroria e TiranĂ«s ka regjistruar procedimin penal pĂ«r katĂ«r vepra penale ndaj Eno Agasit, ndĂ«rkohĂ« qĂ« gjykata ka caktuar ndaj tij masĂ«n e “arrestit me burg” nĂ« mungesĂ«. Ai po hetohet pĂ«r “Veprime qĂ« pengojnĂ« zbulimin e sĂ« vĂ«rtetĂ«s”; “Kontrabanda me mallra pĂ«r tĂ« cilat paguhet akcizĂ« ose me pezullim tĂ« plotĂ« apo tĂ« pjesshĂ«m nga detyrimet doganore ose tĂ« akcizĂ«s”; “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandĂ«â€; “Pastrimi i produkteve tĂ« veprĂ«s penale ose veprimtarisĂ« kriminale”.

Sipas ProkurorisĂ« sĂ« TiranĂ«s, zhdukja e verĂ«s ka qenĂ« e mirĂ«organizuar, pasi nga hetimet ka rezultuar qĂ« autorĂ«t tĂ« jenĂ« kujdesur tĂ« zhdukin edhe gjurmĂ«t. AutorĂ«t kanĂ« zhdukur gjithashtu tĂ« gjitha kamerat e sigurisĂ« qĂ« gjendeshin nĂ« “Equos Resort” si dhe ato qĂ« e lidhnin resortin me autostradĂ«n TiranĂ«-Elbasan.

Koleksioni prej 1 milion eurosh i verërave të Ergys Agasit konsiderohet prej hetuesve një investim.

“Nuk Ă«shtĂ« zotĂ«ruar pĂ«r konsum, por ka qenĂ« njĂ« koleksion i krijuar pĂ«r investim, pasi i rritet vlera. Po ashtu, mund tĂ« jetĂ« pĂ«rdorur nĂ« vend tĂ« shkĂ«mbimeve valutore,” tha njĂ« burim nĂ« afĂ«rsi tĂ« hetimit.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, në vijim të hetimeve dhe provave të reja që do të gjenden, do të vlerësohet nëse çështja do të përmbyllet aty, apo do të kalohet për kompetencë pranë Prokurorisë së Posaçme/BIRN

Aksident i rëndë në unazën e qytetit të Lushnjës

Aksident i rëndë është regjistruar në unazën e qytetit të Lushnjës. Një motoçikletë është përplasur me një automjet që po dilte nga ambientet e një biznesi.

Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i motoçikletës, Marjus Doksani, rreth 30 vjeç, është transportuar me urgjencë drejt spitalit në gjendje kritike për jetën.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e qarkullimit rrugor dhe patrullat e policisë, të cilat po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Unaza e qytetit të Lushnjës vijon të mbetet një zonë problematike për aksidente rrugore, për shkak të numrit të madh të bizneseve të ndërtuara përgjatë saj.

NBA/ Jokic i shkëlqyer me 56 pikë, Denver mposht Minnesotën! Durant dominon përballjen me LeBron James

Jokic pati performancën e tij të tretë më të mirë në histori të Krishtlindjeve me 16 kërcime në tabelë dhe 15 asiste. Houston mposhti Lakers.

SHBA – Nuk ka Krishtlindje pa NBA dhe Krishtlindjet e kĂ«tij viti nuk zhgĂ«njyen. NjĂ« performancĂ« historike nga Jokic, i cili shĂ«noi 56 pikĂ«, 16 kĂ«rcime nĂ« tabelĂ« dhe 15 asiste, pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« Denverit njĂ« fitore nĂ« kohĂ«n shtesĂ« ndaj Timberwolves tĂ« Edwards.

Performanca e serbit është e treta më e mirë individuale në Ditën e Krishtlindjeve (para tij, 60 pikët e King dhe 59 e Chamberlain).

Kevin Durant dominoi pĂ«rballjen me LeBron James dhe Houston ‘shkatĂ«rroi’ Lakers pas shtesĂ«s me rezultatin 142-138. 25 pikĂ«t e Luka Doncic dhe 18 tĂ« LeBron nuk mundĂ«n t’i jepnin fitoren vendasve

Dyshja Amen Thompson dhe Kevin Durant shënuan 51 pikë së bashku, duke e dërguar Denverin drejt një suksesi të madh në një ditë të shënuar.

Rezultatet në NBA:

LA Lakers 96 – 119 Houston Rockets

Denver Nuggets 142 – 138 Minnesota Timberwolves

Po luante kalçeto, 42-vjeçari goditet me top në kraharor dhe ndërron jetë

Një 42-vjeçar ka humbur jetën pasi teksa po luante kalçeto u godit me top në kraharor.

Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur në fshatin Novoselë të Vlorës, ndërsa nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka pësuar atak kardiak.

“Po kĂ«ta specialistĂ« referuan materiale pĂ«r vlerĂ«sim, pasi mĂ« datĂ« 25.12.2025, nĂ« kalçeton e fshatit NovoselĂ«, shtetasi B. R., 42 vjeç, banues nĂ« VlorĂ«, rezident nĂ« shtetin e GjermanisĂ«, gjatĂ« njĂ« loje futbolli, pasi topi e ka goditur nĂ« pjesĂ«n e kraharorit, Ă«shtĂ« rrĂ«zuar dhe gjatĂ« transportit pĂ«r nĂ« spitalin e VlorĂ«s ka ndĂ«rruar jetĂ«. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka pĂ«suar atak kardiak.”, sqaron policia.

Mot i tërbuar në Kaliforni: Stuhitë dhe përmbytjet shkaktojnë tre viktima

Pjesa më e madhe e Kalifornisë është përfshirë nga stuhitë e fuqishme të shiut, të cilat kanë shkaktuar përmbytje masive dhe rrëshqitje dheu. Deri mbrëmjen e Krishtlindjes, zyrtarët lokalë konfirmuan se tre persona kanë humbur jetën si pasojë e motit të keq.

Stuhitë, kanë sjellë rreth 27 centimetra shi në disa zona të konteut të Los Angeles-it. Kjo situatë ka detyruar autoritetet të mbyllin rrugët kryesore dhe të nisin evakuimet e banorëve. Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom-i, shpalli gjendjen e emergjencës të mërkurën për disa zona jugore të shtetit.
Ngjarjet tragjike u shënuan në zona të ndryshme. Në San Diego, një 64-vjeçar humbi jetën pasi u godit nga një pemë e rrezuar.

Në Redding, një 74-vjeçar vdiq brenda mjetit të tij që u përmbyt nga uji, pavarësisht përpjekjeve të policisë për ta shpëtuar. Në kontenë Mendocino, një grua rreth të 70-ave u mor nga një valë e fuqishme teksa ndodhej në bregdet dhe humbi jetën në oqean.

Rreth 100 mijë njerëz mbetën pa energji elektrike deri mbrëmjen e së enjtes. Shpejtësia e erës në disa zona i kaloi 160 km/h, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Kryebashkiakja e Los Angeles-it, Karen Bass-i, u bëri thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes maksimal.
“Ju lutem, mos e merrni lehtĂ« kĂ«tĂ« stuhi. NĂ«se duhet tĂ« udhĂ«toni patjetĂ«r, tregoni kujdes ekstrem nĂ« rrugĂ«â€œ, tha ajo.

Sipas raportimeve tĂ« CBS News-it, ky mot ekstrem u shkaktua nga disa “lumenj atmosferikĂ«â€ (masa tĂ« mĂ«dha lagĂ«shtie qĂ« vijnĂ« nga tropiku). Situata u rĂ«ndua edhe mĂ« shumĂ« nĂ« zonat qĂ« ishin djegur nga zjarret e janarit, pasi toka pa bimĂ«si nuk arriti ta thithte ujin, duke shkaktuar rrĂ«shqitje dheu.

Rikthehen reshjet e dëborës në juglindje të vendit, zbardhet aksi Boboshticë-Dardhë

Mëngjesin e kësaj të premteje kanë nisur reshjet e dëborës në qarkun e Korçës. Konkretisht, në aksin rrugor Boboshticë-Dardhë, autoritetet rrugore kanë nisur pastrimin e rrugës me borëpastruese dhe hedhjen e kripës.

Aktualisht nuk raportohen akse rrugore të bllokuara apo të cilat kalohen me vështirësi për qarkullimin. Sipas Prefekturës së Korçës, qarkullimi është normal në të gjitha akset kryesore të qarkut.

Ndërkohë, stafi i Drejtorisë Qendër-Lindje të Autoritetit Rrugor Shqiptar po i monitoron akset rrugore për të garantuar ndërhyrje të menjëhershme aty ku është e nevojshme.

 

SHBA-të kryejnë sulme vdekjeprurëse kundër ISIS në Nigeri,Trump: Ata kanë vrarë krishterë të pafajshëm

Presidenti Donald Trump njoftoi se SHBA-tĂ« nisĂ«n njĂ« “sulm tĂ« fuqishĂ«m dhe vdekjeprurĂ«s” kundĂ«r grupit tĂ« Shtetit Islamik (ISIS) nĂ« NigerinĂ« veriperĂ«ndimore.

UdhĂ«heqĂ«si amerikan e pĂ«rshkroi ISIS-in si “llum terroristĂ«sh”, duke e akuzuar grupin pĂ«r “shĂ«njestĂ«rimin dhe vrasjen mizore, kryesisht, tĂ« tĂ« krishterĂ«ve tĂ« pafajshĂ«m”.

Trump tha se ushtria amerikane “ekzekutoi sulme tĂ« shumta perfekte”, ndĂ«rsa Komanda Amerikane e AfrikĂ«s (Africom) raportoi mĂ« vonĂ« se sulmi i sĂ« enjtes u krye nĂ« koordinim me NigerinĂ« në Sokoto.

NĂ« postimin e tij nĂ« Truth Social, Trump theksoi se “nĂ«n udhĂ«heqjen time, vendi ynĂ« nuk do tĂ« lejojĂ« qĂ« terrorizmi radikal islamik tĂ« lulĂ«zojĂ«â€.

NĂ« nĂ«ntor, Trump urdhĂ«roi ushtrinĂ« amerikane tĂ« pĂ«rgatitej pĂ«r veprime nĂ« Nigeri pĂ«r tĂ« luftuar grupet militante islamike. Ai nuk tha nĂ« atĂ« kohĂ« se pĂ«r cilat vrasje po i referohej – por pretendimet pĂ«r njĂ« gjenocid kundĂ«r tĂ« krishterĂ«ve tĂ« NigerisĂ« kanĂ« qarkulluar muajt e fundit nĂ« disa qarqe tĂ« krahut tĂ« djathtĂ« nĂ« SHBA.

NdĂ«rkohĂ«, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-sĂ«, Pete Hegseth, tha tĂ« enjten se ishte “mirĂ«njohĂ«s pĂ«r mbĂ«shtetjen dhe bashkĂ«punimin e qeverisĂ« nigeriane”.

Ministria e jashtme nigeriane tha nĂ« njĂ« deklaratĂ« se autoritetet e vendit “mbeten tĂ« angazhuara nĂ« bashkĂ«punim tĂ« strukturuar tĂ« sigurisĂ« me partnerĂ«t ndĂ«rkombĂ«tarĂ«, pĂ«rfshirĂ« Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s, nĂ« adresimin e kĂ«rcĂ«nimit tĂ« vazhdueshĂ«m tĂ« ekstremizmit terrorist dhe tĂ« dhunshĂ«m”.

Sipas organizatave kundër dhunës thuhet se nuk ka prova që sugjerojnë se të krishterët po vriten më shumë sesa myslimanët në Nigeri, e cila është e ndarë përafërsisht në mënyrë të barabartë midis predikuesve të dy feve.

JavĂ«n e kaluar, SHBA-të kryen njĂ« “sulm masiv” kundĂ«r ISIS-it nĂ« Siri. Komanda Qendrore e SHBA-sĂ« (Centcom) tha se avionĂ«t luftarakĂ«, helikopterĂ«t sulmues dhe artileria “goditĂ«n mĂ« shumĂ« se 70 objektiva nĂ« vende tĂ« shumta nĂ« tĂ« gjithĂ« SirinĂ« qendrore”. NĂ« sulm u pĂ«rfshinĂ« edhe avionĂ« nga Jordania.

AtmosferĂ« festive nga nxĂ«nĂ«sit e shkollĂ«s “Gustav Mayer” nĂ« kryeqytet

Festat e fundvitit kanĂ« sjellĂ« njĂ« atmosferĂ« festive edhe nĂ« shkollat e vendit, duke i “veshur” me ngjyra dhe gjallĂ«ri pĂ«rmes programeve artistike me kĂ«ngĂ« dhe kĂ«rcime.

Kryeministri Edi Rama ndau sot nĂ« rrjetet sociale performancĂ«n e realizuar nga nxĂ«nĂ«sit e shkollĂ«s “Gustav Mayer” nĂ« TiranĂ« me rastin e festave.

“AtmosferĂ« festive nga oborri i shkollĂ«s “Gustav Mayer”, me meloditĂ« e fundvitit pĂ«rmes programit Art dhe Zeje, si njĂ« kartolinĂ« urimi”, shkruan Rama.

Nxënësit të veshur me veshje festive dhe kapuçët e babagjyshit sollën nën ritmet e muzikës një performancë shumë të bukur, që u interpretua në oborrin e shkollës.

Aktivitetet e organizuara në shkollat e vendit kanë sjellë buzëqeshje dhe emocione, duke e kthyer shkollën në një hapësirë feste në prag të ndërrimit të viteve.

Greqia e ‘paralizuar’ nga protestat

Për shkak të protestës që zhvillojnë fermerët në Greqi, aksi rrugor Kakavijë-Janinë nuk do të jetë funksional për qarkullimin e automjeteve nga ora 18:00 deri në orën 21:00 (me orën shqiptare).

Policia e kufitare e Kakavijës bën me dije se do të lejohet vetëm qarkullimi i mjeteve për emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare KakavijĂ«, nĂ«pĂ«rmjet qendrĂ«s sĂ« pĂ«rbashkĂ«t tĂ« shkĂ«mbimit tĂ« informacionit KakavijĂ«, Ă«shtĂ« njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditĂ«n e sotme, nga ora 19:00 deri nĂ« orĂ«n 22:00 (me orĂ«n greke), aksi rrugor KakavijĂ«-JaninĂ«, nĂ« kryqĂ«zimin e fshatit Kallpaq, do tĂ« jetĂ« i bllokuar pĂ«r shkak tĂ« protestĂ«s qĂ« do tĂ« zhvillojnĂ« fermerĂ«t. Do tĂ« lejohen tĂ« qarkullojnĂ« vetĂ«m automjetet qĂ« do tĂ« kenĂ« emergjenca shĂ«ndetĂ«sore”, njoftoi sot policia.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

Greqia Ă«shtĂ« “paralizuar” prej katĂ«r javĂ«sh nga protestat e fermerĂ«ve, tĂ« cilĂ«t kanĂ« bllokuar akset kombĂ«tare pĂ«r vonesat me dhĂ«nien e subvencioneve tĂ« BE-sĂ« pas njĂ« skandali korrupsioni.

Ata janë të vendosur të vazhdojnë dhe të intensifikojnë protestat e tyre nëse kërkesat nuk u plotësohen nga qeveria.

VIDEO/ Aksident fatal te “KryqĂ«zimi i Cakranit”! PĂ«rplasen dy makina, humb jetĂ«n 16-vjeçari

NjĂ« aksident me pasojĂ« vdekje ka ndodhur mbrĂ«mjen e sotme nĂ« autostradĂ«n Levan- TepelenĂ«, nĂ« vendin e quajtur “KryqĂ«zimi i Cakranit”.

Dy automjete njĂ«ra tip “Benz” dhe tjetra “Peugeot” janĂ« pĂ«rplasur me njĂ«ra – tjetrĂ«n dhe pĂ«r pasojĂ« ka humbur jetĂ«n nĂ« vendngjarje drejtuesi i njĂ«rit prej mjeteve 16- vjeçari me iniciale O.M.

Makina e viktimës është përplasur me mjetin me drejtues S. B., 30 vjeç.

Burimet nga vendngjarja bĂ«jnĂ« me dije se mjeti qĂ« drejtohej nga i mituri i ka prerĂ« rrugĂ«n automjetit tip “Benz” i cili po udhĂ«tonte nga Poçemi nĂ« drejtim tĂ« Levanit, teksa 16- vjeçari po dilte nĂ« autostradĂ« nga Cakrani.

Njoftim i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orĂ«s 19:00, nĂ« aksin rrugor “Levan-TepelenĂ«â€, nĂ« fshatin Cakran, automjeti me drejtues shtetasin S. B., 30 vjeç, Ă«shtĂ« pĂ«rplasur me automjetin me drejtues shtetasin e mitur O. M, rreth 16 vjeç.

Si pasojë e përplasjes shtetasi O. M, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Sa festa zyrtare do të ketë në 2026-ën? Publikohet kalendari

Festat zyrtare përfaqësojnë disa nga ditët më të rëndësishme për çdo popull, pasi pasqyrojnë traditat, besimet dhe historinë e tij.

Çdo vend ka kalendarin e vet tĂ« festimeve, ku pĂ«rfshihen si festa me karakter botĂ«ror, ashtu edhe festa unike kombĂ«tare.

Por sa ditë festash zyrtare gëzon Shqipëria?

Sipas kalendarit zyrtar të publikuar nga Banka e Shqipërisë për vitin 2025, vendi ynë ka pasur gjithsej 15 ditë feste zyrtare, si edhe 2 ditë të veçanta pushimi.

Ndërkohë, Këshilli i Ministrave ka vendosur që edhe dita e premte, 26 dhjetor, të shpallet ditë pushimi për administratën publike.

Po sa ditë pushimi priten në vitin 2026?

Referuar kalendarit të festave të publikuar nga Banka e Shqipërisë, edhe për vitin e ardhshëm parashikohen po ashtu 15 ditë feste zyrtare.

NjĂ« analizĂ« e “Scan Intel”, referuar kalendarit tĂ« festave zyrtare pĂ«r vitin 2026, tregon se nga totali i festave, 6 prej tyre i pĂ«rkasin festave fetare, ndĂ«rsa 9 janĂ« festa jo fetare.

Në krahasim me vendet e botës, Shqipëria klasifikohet si një vend me relativisht pak ditë festash apo pushimesh, me 15 të tilla në total.

Shqipëria renditet ndër vendet me më shumë festa publike.

Në rajon, Kosova ka gjithsej 12 ditë pushimi, sipas kalendarit zyrtar të publikuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Ndërsa Shqipëria renditet pas vetëm dy vendeve të rajonit, Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës, të cilat kanë respektivisht 16 dhe 23 ditë pushimi zyrtare.

Festat janë momente të veçanta që bashkojnë njerëzit dhe pasqyrojnë identitetin kulturor, historik dhe fetar të një shoqërie. Ato shërbejnë jo vetëm si ditë pushimi, por edhe si mundësi për reflektim, bashkim dhe ruajtje të traditave brez pas brezi.

❌