❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Reshjet e dendura të shiut/ Ja zonat që rrezikohen të përmbyten sot

✇Albeu
By: V K

Moti i keq me reshje masive shiu vijon të mbajë të mbërthyer vendin, duke shkaktuar përmbytje në shumë qytete.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave (IGJEO), si pasojë e reshjeve këtë të diel mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave në qarqet Shkodër Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër.

Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjëndjes së kanalizimeve.

Rrezik të shtuar për përmbytje lokale do të kenë lumenjtë Ishëm, Erzen, Mat, lumi Vjosa. Lumi Drin-Buna dhe liqeni i Shkodrës, do të ketë rritje të prurjeve dhe niveleve dhe rrezik të shtimit të sipërfaqeve të përmbytura në zonën e Nënshkodrës.

Gjithashtu priten reshje dëbore në zonat në veri, lindje dhe juglindje në territorit, të cilat do të pasohen nga ulja e ndjeshme e temperaturave dhe ngricat dhe mund të krijojnë vështirësi në transportin rrugor.

Sot priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër dhe Elbasan, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje mesatare. Reshjet priten të shoqërohen me shtrëngata.

Në lartësitë mbi 600 m mbi nivelin e detit në veri, lindje dhe juglindje reshjet do të jenë në formë dëbore.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë, në bregdet: 9/10 °C; në vendet e ulëta: 8/9 °C dhe në vendet malore: -2/0 °C.

Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet dhe në zonat malore.

 

The post Reshjet e dendura të shiut/ Ja zonat që rrezikohen të përmbyten sot appeared first on Albeu.com.

Shi i rrëmbyeshëm dhe breshër në Elbasan, lumi Devoll përmbyt tokat bujqësore

Qarku i Elbasanit është përfshirë gjatë orëve të fundit nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, të shoqëruara me reshje shiu me intensitet mesatar e të dendur dhe breshër. Në zonat malore, në lartësi mbi 700 metra mbi nivelin e detit, kanë nisur reshjet e dëborës, duke krijuar nevojë për monitorim të vazhdueshëm të situatës rrugore. Në [
]

The post Shi i rrëmbyeshëm dhe breshër në Elbasan, lumi Devoll përmbyt tokat bujqësore appeared first on BoldNews.al.

IGJEO: Rreziku nga përmbytjet nuk ka ikur! Priten sërish reshje

Rreziku nga përmbytjet nuk ka ikur, pavarësisht se ka një reduktim të intensitetit të reshjeve. Sipas parashikimeve të Institutit të Gjeoshkencave, në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dheut. Në zonat urbane në këto qarqe [
]

The post IGJEO: Rreziku nga përmbytjet nuk ka ikur! Priten sërish reshje appeared first on BoldNews.al.

Reshje shiu dhe bore në Kosovë, probleme e vështirësi në qarkullim në disa akse rrugore

✇Albeu
By: V K

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se reshjet e dendura të shiut dhe borës, kanë shkaktuar vërshime dhe vështirësi në qarkullim në disa segmente rrugore të vendit.

Sipas tij, nĂ« rrugĂ«n Prishtinë–Ferizaj, qarkullimi Ă«shtĂ« bllokuar pĂ«r shkak tĂ« grumbullimit tĂ« ujit nga kyçjet ilegale nĂ« kanalet atmosferike, ndĂ«rsa ekipet janĂ« nĂ« terren dhe rruga pritet tĂ« hapet brenda ditĂ«s.

Probleme janĂ« raportuar edhe nĂ« nĂ«nkalimin nĂ« Mazgit, nĂ« autostradĂ«n “Ibrahim Rugova” pĂ«r shkak tĂ« rrĂ«shqitjes sĂ« dheut, si dhe nĂ« SllatinĂ«, nĂ« rrugĂ«n FushĂ« Kosovë–GjurgjicĂ«, ku po punohet nĂ« sanim emergjent.

NdĂ«rkohĂ«, nĂ« rrugĂ«n Zhur–Dragash, Ă«shtĂ« shĂ«nuar lĂ«vizje e trupit tĂ« rrugĂ«s dhe qarkullimi po zhvillohet nĂ« njĂ« shirit.

Durmishi u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes dhe mirëkuptim deri në normalizimin e plotë të situatës.

The post Reshje shiu dhe bore në Kosovë, probleme e vështirësi në qarkullim në disa akse rrugore appeared first on Albeu.com.

Reshje shiu dhe stuhi dëbore/ Njihuni me parashikimin e motit, 10 Janar 2026

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshm. Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura.

Gjithashtu, reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave në pjesën më të madhe të vendit që në orët e para të 24-orëshit.

Në zonën e Veriperëndimit dhe Jugperëndimit, reshjet parashikohen me intensitet hera-herës deri të lartë.

Gjatë ditës reshjet e shiut priten të jenë prezente me intensitet mesatar, në pjesën më të madhe të territorit dhe në mënyrë të izoluar shtrëngata afatshkurtra, shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në zonën e Alpeve reshje bore në formën e stuhive të dëborës, në Veri-Verilindje në lartësitë mbi 100 metër dhe Jug-Juglindje, në lartësinë mbi 200-300 metër reshje dëbore me intensitet deri mesatar.

Në pjesën tjetër të vendit në orët e pasdites reshje bore me intensitet të ulët (flokë bore). Mjegull e dendur/mjegullinë dhe shikim i reduktuar, për shkak të reshjeve tëshiut dhe dëborës.

Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim-Jugperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era pritet të fitoi shpejtësi deri në 24 m/s.

The post Reshje shiu dhe stuhi dëbore/ Njihuni me parashikimin e motit, 10 Janar 2026 appeared first on Albeu.com.

SituatĂ« kritike nĂ« Fier/ Çahet argjinatura e Ferrasit, uji vĂ«rshon nĂ« fshat dhe rrezikon banesat

RĂ«ndohet edhe mĂ« shumĂ« situata e pĂ«rmbytjeve nĂ« qarkun e Fierit pĂ«r shkak tĂ« vĂ«rshimeve qĂ« vijnĂ« nga lumenjtĂ« VjosĂ« dhe Shkumbin. Gjendja mbrĂ«mjen e sotme nĂ« Ferras tĂ« Fierit ka qenĂ« kritike, teksa Ă«shtĂ« kĂ«rkuar edhe evakuimi i menjĂ«hershĂ«m i banorĂ«ve. Shkak Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« çarja e argjinaturĂ«s pas prurjeve tĂ« mĂ«dha dhe pĂ«rmbytjeve nga [
]

The post SituatĂ« kritike nĂ« Fier/ Çahet argjinatura e Ferrasit, uji vĂ«rshon nĂ« fshat dhe rrezikon banesat appeared first on BoldNews.al.

Reshje shiu dhe stuhi dëbore/ Njihuni me parashikimin e motit 8 Janar 2026

✇Albeu
By: V K

Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit deri në orët e mesditës.

Hera-herës do kemi reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra në zonën e qendrës dhe Jug.

Pas orëve të mesditës, reshjet e shiut mbeten prezente me intensitet të ulët deri në orët e pasdites në qendër dhe Jug.

Në zonën e Alpeve reshje bore me intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës stuhi bore, në Verilindje-Lindje në lartësitë mbi 100 metër dhe Juglindje mbi 300-400 metër reshje dëbore me intensitet të ulët deri mestar.

Ndërsa në pjesën tjetër të vendit në lartësinë mbi 400-500 metra, reshjet pritet të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët.

Pas orëve të pasdites reshjet e shiut dhe dëborës ndërpriten në pjesën më të madhe të territorit.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 18 m/s.

The post Reshje shiu dhe stuhi dëbore/ Njihuni me parashikimin e motit 8 Janar 2026 appeared first on Albeu.com.

Moti i keq vijon edhe nesër, ja zonat më të rrezikuara

Instituti i Gjeoshkencave lajmĂ«ron se nesĂ«r (e enjte, dt. 08) priten reshje intensive nĂ« tĂ« gjithĂ« vendin. NĂ« qarqet ShkodĂ«r, DibĂ«r, LezhĂ«, DurrĂ«s, TiranĂ«, Elbasan, Fier, Korçë, VlorĂ« dhe GjirokastĂ«r mund tĂ« ketĂ« vĂ«rshime tĂ« shpejta tĂ« lumenjve tĂ« vegjĂ«l malorĂ« dhe rrĂ«shkitje tĂ« dherave. NĂ« zonat urbane, nĂ« kĂ«to qarqe mund tĂ« shfaqen probleme [
]

The post Moti i keq vijon edhe nesër, ja zonat më të rrezikuara appeared first on BoldNews.al.

Fryhet lumi Lana, rrezikon tĂ« dalĂ« nga shtrati te “Pallati me Shigjeta”

Reshjet e shiut kanë vënë në alarm disa qytete të vendit, përfshirë Durrësin, Fierin dhe Shkodrën, ku janë regjistruar përmbytje të lokalizuara. Tashmë, rreziku po zhvendoset në Tiranë, ku lumi Lana është shumë pranë daljes nga shtrati. Situata më problematike paraqitet në zonën e Pallatit me Shigjeta, ku Lana është ngritur deri në nivelin e [
]

The post Fryhet lumi Lana, rrezikon tĂ« dalĂ« nga shtrati te “Pallati me Shigjeta” appeared first on BoldNews.al.

Rrëshqitje të tokës në Vlorë, Allushi: Strukturat në gatishmëri të plotë

TIRANË, 7 janar /ATSH/ Reshjet e dendura tĂ« shiut kanĂ« shkaktuar dĂ«me tĂ« konsiderueshme materiale edhe nĂ« Qarkun e VlorĂ«s, ku situata mĂ« problematike paraqitet nĂ« bashkinĂ« e SelenicĂ«s. Si pasojĂ« e shkarjes sĂ« dherave nĂ« aksin rrugor Kotë–Sevaster, pranĂ« fshatit VajzĂ«, janĂ« shembur tri banesa.

Prefektja e Qarkut Vlorë, Evis Allushi, së bashku me kryetarin e bashkisë Selenicë, inspektuan nga afër situatën në terren, për të vlerësuar dëmet dhe për të ndjekur ndërhyrjet e nevojshme nga strukturat përkatëse.

“BanorĂ«t po pĂ«rballen me njĂ« situatĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ«. Iu bashkova shqetĂ«simit tĂ« tyre dhe kĂ«rkova nga bashkia dhe tĂ« gjitha strukturat pĂ«rgjegjĂ«se qĂ« tĂ« jenĂ« nĂ« shĂ«rbim tĂ« pandĂ«rprerĂ« tĂ« komunitetit, duke i siguruar pĂ«r mbĂ«shtetjen e plotĂ« tĂ« prefekturĂ«s”, u shpreh prefektja Allushi.

Më herët, prefektja e Qarkut të Vlorës, në koordinim me kryetarin e njësisë administrative Novoselë, zhvilloi një takim me kryetarët e fshatrave të kësaj njësie, ku u diskutua mbi masat parandaluese dhe informimi i banorëve për rrezikun e daljes së lumit nga shtrati.

“Prefektura Ă«shtĂ« nĂ« terren dhe nĂ« ndjekje tĂ« vazhdueshme tĂ« situatĂ«s, me qĂ«llim koordinimin nĂ« kohĂ« reale tĂ« strukturave pĂ«rkatĂ«se dhe zgjidhjen sa mĂ« tĂ« shpejtĂ« tĂ« çdo problematike qĂ« mund tĂ« lindĂ«â€, theksoi prefektja Allushi.

Aktualisht në qarkun e Vlorës situata e krijuar nga reshjet paraqitet e qëndrueshme dhe nën kontroll.

1 nga 5

/e.xh/r.e/a.f/

The post Rrëshqitje të tokës në Vlorë, Allushi: Strukturat në gatishmëri të plotë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përmbytjet nxjerrin në pah krizën me emergjencat dhe zhvillimin urban

Reshjet e javës së parë të vitit 2026 sollën përmbytje masive në disa qytete të vendit duke zbuluar krizën e thellë të emergjencave dhe planifikimit urban në Shqipëri. Durrësi, Lezha dhe Gjirokastra shfaqën situatat më problematike.

Përmbytjet dhe vërshimet e përrenjve ekspozuan mosfunksionimin e sistemeve të kanalizimeve, kaosin e ndërtimeve dhe mungesën e planifikimit afatgjatë përballë prirjeve më të çrregullta të një dukuri natyrore si shiu.

“DĂ«shtimi” i kanalizimeve

Zona si Spitalla, Nishtulla dhe ish-këneta ishin më problematiket në bashkinë e Durrësit, ndërsa rrugët kryesore u bënë të pakalueshme me qindra shtëpi nën ujë.

Bashkia pezulloi mësimin në shumicën e shkollave, ndërsa pati bllokim të qarkullimit nga Mauzoleu i Dëshmorëve deri në zonën e Durrësit të Ri.

“Deri mĂ« tani janĂ« evakuuar 10 familje, me nga 3-4 anĂ«tarĂ« secila, tĂ« cilat janĂ« sistemuar pranĂ« KovalishencĂ«s”, tha bashkia DurrĂ«s nĂ« njĂ« komunikim zyrtar nĂ« rrjetet sociale.

Uji përfshiu edhe rrugën e burgut, zonën e Shkozetit dhe superstradën Durrës-Tiranë ku pati dhe shkëputje të energjisë elektrike. Ndërsa Ministria e Mbrojtjes u shpreh se kishte dislokuar në terren 23 forca dhe 8 mjete të Bazës së Mbështetjes për Emergjencat Civile.

Por, përveç Durrësit, situata emergjente u vu edhe në Gjirokastër. Qyteti i gurtë u kaplua nga vërshimi i ujërave të përroit të Fiços.

Rrugët u pushtuan nga uji dhe inertet. Pamjet e shpërndara nga qytetarët në rrjetet sociale treguan për një situatë të papërjetuar më parë, mungesë energjie elektrike, makina që merreshin tutje nga uji me rrugët e pakalueshme dhe shumë dyqane e shtëpi të përmbytura.

Në Lezhë situata ishte e njëjtë: rrugë të përmbytura dhe rreth 1,000 ha tokë nën pushtetin e ujit. Autoritetet raportuan rritje të nivelit të lumit Drin dhe Mat.

Në Kukës u raportua për probleme me sistemin rrugor ku pati situata përmbytjesh dhe rrëshqitjesh me inerte në disa segmente si Kukës-Shishtavec, Kukës-Bushtricë, Kukës-Qafë Mali dhe aksi Tropojë-Ferzë-Qafë Mali.

Rritja e prurjeve të lumit Drin ka sjellë shkarkime të kontrolluara nga hidrocentralet e Komanit dhe Vaut të Dejës.

Reshje të dendura ka pasur edhe në Vlorë, ndërsa në fshatin Vajzë rrëshqitjet e dherave kanë dëmtuar rrugën kryesore dhe dy banesa.

Situata ka qenë problematike edhe në Shqipërinë Juglindore. Në Pogradec pati rritje të ndjeshme të nivelit të ujit në lumin e Starovës dhe lumin e Vërdovës. Ndërsa në zonat rurale të Pogradecit përrenjtë kanë dalë nga shtrati.

Në rrugën Qukës-Qafë Plloçë, në hyrje të tunelit, një masiv dheu rrëshqiti duke goditur një makinë që po kalonte në atë moment. Nuk pati të lënduar.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave (IGJEO) reshjet intensive priten edhe përgjatë së mërkurës kryesisht në veri dhe në jug të vendit.

“NĂ« qarqet ShkodĂ«r, KukĂ«s, DibĂ«r, LezhĂ«, DurrĂ«s, Elbasan, VlorĂ« dhe GjirokastĂ«r mund tĂ« ketĂ« vĂ«rshime tĂ« shpejta tĂ« lumenjve tĂ« vegjĂ«l malorĂ« dhe rrĂ«shqitje tĂ« dherave,” tha Instituti.

“NĂ« zonat urbane, nĂ« kĂ«to qarqe mund tĂ« shfaqen probleme me pĂ«rmbytje tĂ« lokalizuara, nĂ« varĂ«si tĂ« gjendjes sĂ« kanalizimeve”, vijoi mĂ« tej njoftimi i IGJEO, i cili theksonte se nĂ« zonat mbi 1,000 m lartĂ«si, do tĂ« kishte reshje bore.

Faji i reshjeve, pĂ«rgjegjĂ«sia “jetime”

Situata e paralizuar në të gjithë vendin solli edhe njëherë në vëmendje krizën e planifikimit dhe zhvillimit urban të qyteteve kryesore.

LĂ«vizja BashkĂ«, ndau njĂ« analizĂ« tĂ« inxhinierit hidroteknik Llambion Dhimitri, i cili tregonte arsyet sipas sĂ« pĂ«rmbytjet nĂ« DurrĂ«s nuk janĂ« fenomen natyror. Kjo forcĂ« politike ia faturoi ngjarjet “neglizhencĂ«s sĂ« qeverisĂ«â€ dhe “investimet nĂ« fasada e sheshe dekorative pĂ«r propagandĂ«â€.

“[
] ndĂ«rsa ka braktisur infrastrukturĂ«n bazĂ« urbane qĂ« mban qytetet funksionale”, theksoi Dhimitri nĂ« qĂ«ndrimin e tij.

Sipas inxhinierit DurrĂ«si Ă«shtĂ« njĂ« qytet “i projektuar pĂ«r shiun e viteve ’70”, ndĂ«rsa urbanizimi ka rritur ndjeshĂ«m koeficientin e rrjedhĂ«s sipĂ«rfaqĂ«sore, duke mos ndryshuar kolektorĂ«t.

“Kanalet dytĂ«sore janĂ« mbushur, ose zhdukur nga ndĂ«rtimet. Pusetat funksionojnĂ« si dekor, jo si element hidraulik. Nuk ekziston asnjĂ« sistem rezervimi apo devijimi tĂ« prurjeve tĂ« pikut”, tha mĂ« tej Dhimitri.

Për situatën e krijuar reagoi edhe kryeministri Rama në platformën X, duke relativizuar situatën me reshjet e hasura edhe në rajon.

“Nuk e kuptoj pse nuk po mĂ« fajĂ«sojnĂ« [
] pĂ«r reshjet mbytĂ«se tĂ« kĂ«tyre ditĂ«ve nĂ« Itali, Greqi, Mal tĂ« Zi, Kroaci e me radhĂ«,” shkroi Rama duke ironizuar qasjen e opozitĂ«s si “aleancĂ« me shiun”.

Çështja e pĂ«rmbytjeve Ă«shtĂ« trajtuar nĂ« Citizens.al me njĂ« material tĂ« gjatĂ« dhe analitik. Situata Ă«shtĂ« e atillĂ« ku autoritetet pĂ«rballen me motin ekstrem “nĂ« errĂ«sirĂ«â€, pa mjetet dhe logjistikĂ«n e duhur paralajmĂ«ruese dhe menaxhuese.

Sipas Bankës Botërore, Shqipëria është ndër vendet më të rrezikuara në Evropë nga fatkeqësitë natyrore. 95% e bashkive janë të prekshme dhe kanë pasur situata përmbytje, zjarre, tërmete apo rrëshqitje dheu në dy dekadat e fundit.

Sistemi kombëtar i vëzhgimit meteorologjik dhe hidrologjik vuan për investime. IGJEO ka treguar për Citizens.al se numri i vendmatjeve meteorologjike ka rënë nga 116 në vitin 2014 në 95 në vitin 2025.

Pa njĂ« sistem paralajmĂ«rimi dhe monitorimi real nĂ« kohĂ«, pĂ«rmbytjet nuk do tĂ« jenĂ« thjesht “episode moti”, por simptoma tĂ« njĂ« qasjeje qĂ« vetĂ«m e ndjek krizĂ«n dhe nuk e parandalon dot atĂ«.

Vendimi për të injoruar boshllëqet në rrjetet e matjeve, koordinimit institucional dhe kapacitetet e paralajmërimit e lë shoqërinë në mëshirë të fatit përballë fenomeneve ekstreme. Ngjashëm edhe sa i përket investimit dhe zgjerimit të sistemit të emergjencave.

Lexoni gjithashtu:

The post Përmbytjet nxjerrin në pah krizën me emergjencat dhe zhvillimin urban appeared first on Citizens.al.

Bllokohet aksi Gjirokastër-Kakavijë/ Izolohen disa fshatra, pezullohet procesi mësimor

Moti i keq me reshje tĂ« dendura shiu ka bllokuar aksin kombĂ«tar GjirokastĂ«r–KakavijĂ« nĂ« zonĂ«n e KordhocĂ«s, pĂ«rballĂ« fshatit Lazarat. Gjithashtu sipas raportimeve ka bllokim tĂ« rrugĂ«s GjirokastĂ«r–ValarĂ« nĂ« vendin e quajtur Ura e Aznakut. NĂ« pjesĂ«n mĂ« tĂ« madhe tĂ« qytetit tĂ« GjirokastrĂ«s ka prezencĂ« tĂ« inerteve, tĂ« cilat kĂ«rkojnĂ« pĂ«rdorimin e mjeteve tĂ« [
]

The post Bllokohet aksi Gjirokastër-Kakavijë/ Izolohen disa fshatra, pezullohet procesi mësimor appeared first on BoldNews.al.

Mundësi për vërshime tjera - mot i vranët dhe me shi parashikohet edhe sot



Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me shi.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të sillen prej 1deri në 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale mes 4 dhe 6 gradë Celsius.

Instituti ka paralajmëruar se reshjet e pandërprera të shiut gjatë ditëve të fundit do të vazhdojnë, dhe se mund të ketë vërshime të tjera lokale.

Ndryshe, si pasojë e reshjeve të pandërprera të shiut gjatë ditëve të fundit, në disa zona të vendit, konkretisht në pjesën perëndimore (Gjakovë, Junik, Deçan, Malishevë, Rahovec, Klinë, etj.), si dhe në pjesën qendrore, janë shkaktuar vërshime lokale.

Si rezultat, disa lumenj dhe përrenj kanë dalë nga shtretërit e tyre. /Telegrafi/

Reshje shiu dhe dëbore, njihuni me parashikimin e motit 7 Janar 2026

✇Albeu
By: V K

Këtë të mërkurë vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshm. Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura.

Reshje shiu të herëpashershme dhe me intensitet të ulët deri mesatar, në pjesën më të madhe të vendit që në orët e para të 24-orëshit.

Në Shkodër, Lezhë, Krujë, Kurbin, Durrës, Tiranë, Himarë, Delvinë, Sarandë, Dropull, Gjirokastër, Përmet reshje shiu me intensitet mesatar deritë lartë deri në orët mëngjesit.

Gjatë ditës reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit, hera-herës shtrëngata shiu shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në orët e pasdites deri në orët e vona të mbrëmjes, reshjet e shiut pritet të fitojnë intensitet deri të lartë kryesisht në Malësi e Madhe, Shkodër, Vau i Dejës, Tropojë, Fushë Arrëz, Durrës, Tiranë, Kavajë, Fier, Berat, Vlorë,Himarë, Delvinë, Sarandë, Dropull, Gjirokastër, Tepelenë, Përmet, hera-herës reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe stuhive.

Në orët e mbrëmjes në zonën e Alpeve reshje dëbore me intensitet mesatar, ndërsa në Verilindje në lartësitë mbi 600-800 metër dhe Juglindje në lartësitë mbi 700-900 metër, kryesisht në orët e pasdites dhe të mbrëmjes reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar.

Mjegull e dendur/mjegullinë dhe shikim ireduktuar, për shkak të reshjeve të shiut dhe dëborës.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 18 m/s.

Deti-Valëzimi forcës 4-5 ballë.

The post Reshje shiu dhe dëbore, njihuni me parashikimin e motit 7 Janar 2026 appeared first on Albeu.com.

Moti i keq/ Situata në qarkun e Shkodrës nën kontroll. Lezhë rritet niveli i ujit të lumenjve dhe përrenjve

Reshjet e dendura të shiut gjatë 24 orëve të fundit kanë vënë në gatishmëri strukturat e emergjencave në Qarkun Shkodër, ndërsa institucionet përgjegjëse raportojnë për rritje të prurjeve në lumenj dhe përrenj.

Sipas njoftimit zyrtar të Prefektit të Qarkut Shkodër, situata hidrike mbetet e qëndrueshme dhe nën kontroll, pa rrezik të menjëhershëm për përmbytje, ndërkohë që monitorimi në terren vijon në të gjitha bashkitë e prekura nga reshjet.

Njoftimi:

Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër informon mbi situatën aktuale në territorin e Qarkut Shkodër, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut gjatë 24 orëve të fundit.

Nga informacioni i administruar nga DRUK Lezhë, rezulton se ka pasur rritje të prurjeve nga përrenjtë dhe lumenjtë. Megjithatë, deri në këto momente nuk janë konstatuar problematika në kanalet kulluese, argjinaturat dhe digën e Rezervuarit Shtodër. Aktualisht, nivelet e ujit në lumin Buna, lumin Drin, lumin Kir dhe lumin Gjadër janë nën kuotat e rrezikut për përmbytje. Hidrovoret e Velipojës, Vilunit dhe Cas janë në funksion me nga 5 pompa secili dhe janë në gatishmëri për funksionim me kapacitet të plotë, në rast nevoje. Strukturat përgjegjëse vijojnë monitorimin e situatës në terren dhe janë në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo moment.

Në territorin e Bashkisë Vau i Dejës janë regjistruar reshje shiu me intensitet të lartë. Në fshatin Hoten është raportuar një banesë me prezencë uji, ku banorëve u është dhënë ndihma e menjëhershme nga grupi i Emergjencave Civile. Situata po monitorohet në vijimësi nga strukturat përkatëse.

Në territorin e Bashkisë Malësi e Madhe kanë vijuar reshjet e shiut me intensitet mesatar gjatë gjithë natës dhe në orët në vijim. Fshati Flakë vijon të jetë i bllokuar si pasojë e prurjeve të përroit. Në zonat Rrazë dhe Veshtë është konstatuar prezencë uji por pa rrezik për banesat. Po punohet për furnizimin me energji elektrike në zonën e Kelmend. Gjithashtu po punohet për hapjen e kalueshmërisë së rrugës pranë lumit në zonën e Dragovojës.

Në territorin e Bashkisë Fushë-Arrëz janë evidentuar shkarje dherash dhe rënie gurësh në disa rrugë autorurale. Deri në këto momente nuk raportohen dëme në njerëz apo banesa.

Në territorin e bashkisë Shkodër, janë regjistruar reshje shiu me intensitet të lartë. Grupi i Emergjencave Civile po kryejnë inspektime në terren dhe janë në monitorim të afërt të çdo situate emergjente.

Situata hidrike paraqitet si me poshte:
Në Kaskadën e Drinit, prurjet aktuale natyrore arrijnë vlerën 3500 m³/s, duke reflektuar një situatë hidrike të qëndrueshme. Nivelet e liqeneve paraqiten si më poshtë:
Fierza: 281.2 m
Koman: 174.2 m
Vau i Dejës: 75 m
Shkarkimet aktuale nga hidrocentralet janë të kontrolluara dhe të qëndrueshme: HEC Vau i Dejës 700 m³/s dhe HEC Koman 700 m³/s. Deri më tani nuk raportohen problematika.

Prefekti i Qarkut Shkodër, vijon ndjekjen nga afër të situatës në koordinimin me të gjitha strukturat vendore e qendrore për menaxhimin e emergjencave.

Moti i keq, bashkia Tiranë: Grupet e punës në terren, në shërbim të përforcuar

TIRANË, 6 janar /ATSH/ Reshjet e dendura tĂ« shiut dhe moti i keq kanĂ« pĂ«rfshirĂ« vendin prej disa orĂ«sh.

Burime zyrtare pranë bashkisë Tiranë, bëjnë me dije për ATSH-në se situata nuk paraqet rrezikshmëri në kryeqytet.

Të njëjtat burime shprehen se deri në orën 10:00 të paradites së sotme, në shërbimin zjarrfikës nuk ka mbërritur asnjë telefonatë emergjence.

Bashkia njofton se grupet e punës kanë kaluar në shërbim të përforcuar në terren, për të ndjekur nga afër situatën në çdo lagje dhe rrugë të kryeqytetit.

/e.i/r.e/a.f/

The post Moti i keq, bashkia Tiranë: Grupet e punës në terren, në shërbim të përforcuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mos harroni çadrat, reshje shiu të herëpashershme në të gjithë vendin



Ditën e Martë, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, të shoqëruara me reshje shiu gjatë gjithë ditës në pjesën më të madhe të territorit.

Reshjet do të jenë kryesisht të vazhdueshme me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa në zonën e veriperëndimit, veçanërisht në qarkun Shkodër, priten reshje me intensitet mesatar deri lokalisht të lartë, të shoqëruara me shtrëngata dhe shkarkesa elektrike.

Në zonën e Alpeve dhe në relievet malore të verilindjes, në lartësitë mbi 1500 metra, priten reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar./tch/

Reshjet e dendura të shiut, problematika në disa lagje në Lezhë

✇Albeu
By: V K

Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë natës, kanë sjellë problematika në disa zona të qytetit të Lezhës.

MĂ« problematike paraqitet situata nĂ« lagjen “BesĂ«lidhja”, si edhe nĂ« disa hyrje shkollash, ku niveli i ujit ka arritur disa centimetra, duke vĂ«shtirĂ«suar qarkullimin e kĂ«mbĂ«sorĂ«ve dhe mjeteve.

Grumbullimi i ujit është pasojë e reshjeve intensive, ndërkohë që nuk raportohen dëme. Megjithatë, situata ka krijuar shqetësime për banorët dhe prindërit e nxënësve.

Autoritetet lokale bëjnë me dije se kjo problematikë, pritet të marrë zgjidhje përfundimtare me përmbylljen e projektit të rehabilitimit të rrjetit të ujërave të bardha dhe të zeza, i cili po zbatohet prej disa muajsh në qytetin e Lezhës dhe synon përmirësimin e menaxhimit të përmbytjeve në raste reshjesh intensive.

The post Reshjet e dendura të shiut, problematika në disa lagje në Lezhë appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit/ Reshje të dendura shiu në pjesën më të madhe të vendit, ja zonat dhe qarqet ku priten përmbytje

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, Shqipëria pritet të përfshihet nga mot i paqëndrueshëm, me reshje të shumta shiu në pjesën më të madhe të territorit.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër, mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.

Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Sipas llogaritjeve hidrologjike të IGJEO-s, si rezultat i reshjeve me intensitet të lartë të rëna gjatë ditëve të kaluara, të cilat do të vazhdojnë deri ditën e Enjte dt.08 Janar, do të ketë rritje të rrezikshme të prurjeve dhe niveleve në lumenjtë Drin-Buna, Liqeni Shkodrës, lumi Mat, Shkumbin dhe Vjosë.

Lumi Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës, do të kenë rrezik të shtuar për përmbytje me prurje dhe nivele të larta në vazhdim të ditës së sotme dhe të nesërme.

Në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër, priten reshje intensive deri lokalisht shume intensive.

Në qarqet Lezhë, Berat dhe Korçë priten reshje mesatare deri lokalisht intensive. Në qarqet e tjera priten reshje të dobëta deri mesatare.

Reshjet priten të shoqërohen me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 13/ 17 °C

në vendet e ulëta: 12 / 17 °C

në vendet malore: 5 / 11 °C

ERA

Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet dhe në veri.

The post Parashikimi i motit/ Reshje të dendura shiu në pjesën më të madhe të vendit, ja zonat dhe qarqet ku priten përmbytje appeared first on Albeu.com.

Sot dhe nesër reshje intensive në Shqipëri, rrezik përmbytjesh



Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO) ka paralajmëruar reshje me intensitet të lartë gjatë ditës së sotme (e hënë) dhe nesër (e martë), kryesisht në veri dhe jug të Shqipërisë, duke rritur rrezikun për përmbytje dhe vërshime të shpejta të lumenjve.

Sipas njoftimit zyrtar, qarqet më të rrezikuara janë Shkodër, Kukës, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër, ku priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive. Në këto zona mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë, si dhe rrëshqitje dherash. Në zonat urbane pritet të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së sistemeve të kanalizimeve.

IGJEO njofton se, si pasojë e reshjeve të rëna gjatë ditëve të kaluara dhe atyre që pritet të vazhdojnë deri të enjten, më 8 janar, do të ketë rritje të rrezikshme të prurjeve dhe niveleve të ujit në lumenjtë Drin-Buna, Mat, Shkumbin dhe Vjosë, si dhe në Liqenin e Shkodrës. Veçanërisht Drini, Buna dhe Liqeni i Shkodrës paraqesin rrezik të shtuar për përmbytje gjatë ditës së sotme dhe nesër.

Parashikimi i motit

Reshjet:

Reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër

Reshje mesatare deri lokalisht intensive në Lezhë, Berat dhe Korçë

Reshje të dobëta deri mesatare në qarqet e tjera

Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata

Temperaturat (e martë, 6 janar):

Bregdeti: 13 – 17°C

Vendet e ulĂ«ta: 12 – 17°C

Vendet malore: 5 – 11°C

Era:

Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë, veçanërisht në bregdet dhe në veri.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, sidomos në zonat pranë lumenjve dhe në zonat me rrezik për rrëshqitje dherash./Telegrafi/

❌