Stepat e thata të Sirisë verilindore shtrihen pothuajse pa ndërprerje deri në kufirin me Irakun, ku boshllëkun e thyen vetëm ndonjë pompë nafte, derisa rruga të çon drejt një kampi gjigant. Një gardh metalik i mbuluar me tela me gjemba rrethon kompleksin e madh dhe kamionë furnizimi shtrihen për më shumë se gjysmë kilometri jashtë portave.
Ky është kampi i ndalimit Al Hol, ku shumica e të ndaluarve janë familjarë, gra, motra dhe fëmijë, të luftëtarëve të grupit terrorist Shteti Islamik (ISIS). Në burgjet përreth ndodhen mbi 8 mijë luftëtarë të ISIS-it.
Për vite me radhë, ISIS-i sundoi pjesë të mëdha të Sirisë dhe Irakut fqinj, duke zbatuar në mënyrë brutale interpretimin e tij ekstrem të ligjit islamik. Ndërsa forcat siriane të udhëhequra nga kurdët, me mbështetjen e SHBA-ve, rimorën territoret, mijëra luftëtarë të ISIS-it dhe dhjetëra mijëra familjarë të tyre u ndaluan.
Forcat amerikane ua besuan aleatëve të tyre kurdë ruajtjen e të ndaluarve dhe familjeve të ISIS-it. Por tani, Pentagoni po redukton praninë ushtarake në Siri dhe ka sinjale se zyrtarët amerikanë duan që qeveria e re siriane të marrë përgjegjësinë për burgjet dhe kampet e ndalimit.
Kjo është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të integruar milicinë e fuqishme kurde, të njohur si Forcat Demokratike Siriane (SDF), në ushtrinë e rindërtuar të vendit, ndërsa autoritetet përpiqen të ribashkojnë Sirinë pas një lufte civile 13-vjeçare.
Një pengesë serioze është mosbesimi i shumë kurdëve ndaj qeverisë dhe angazhimit të saj për të luftuar ISIS-in. Qeveria drejtohet nga ish-rebelë islamistë, dikur të lidhur me Al Kaedën, dhe shumë kurdë frikësohen se ata mund të lirojnë militantë të ISIS-it.
Megjithatë, deri tani qeveria ka mbajtur një qëndrim të fortë publik kundër ISIS-it. Në nëntor, Siria pranoi të bashkohej me një koalicion të udhëhequr nga SHBA-të kundër grupit, i cili vazhdon të jetë aktiv në vend.
Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara dhe zyrtarëve amerikanë, gjatë vitit të fundit ISIS-i ka zgjeruar shtrirjen, shpeshtësinë dhe ashpërsinë e sulmeve. Grupi ka sulmuar një kishë ortodokse greke në Damask dhe ka kryer atentate me bomba kundër forcave të qeverisë siriane.
Administratorët e kampeve thonë se operativë të ISIS-it ndodhen ende brenda tyre dhe fokusohen në radikalizimin e fëmijëve.
âKur vizitova kampin Al Hol kĂ«tĂ« vit, fĂ«mijĂ«t silleshin nĂ« grupe brenda hapĂ«sirĂ«s sĂ« rrethuar. MĂ« tĂ« vegjlit mbanin fort rrobat e gjata tĂ« zeza tĂ« nĂ«nave. Disa gra i largonin fĂ«mijĂ«t me shpejtĂ«si nga vizitorĂ«t e huaj, duke murmuritur fjalĂ«n âkafirâ, qĂ« nĂ« arabisht do tĂ« thotĂ« âjobesimtarââ, raportoi gazetarja Alissa Rubin pĂ«r New York Times.
Disa gra shmangnin kontaktin me të huajt, ndërsa të tjera mblidheshin rreth meje, duke kërkuar dëshpërimisht të dëgjoheshin. Për shumë prej banorëve, nuk ka rëndësi se kush është në pushtet.
âDuam tĂ« kthehemi nĂ« shtĂ«pi. Jemi shumĂ« tĂ« lodhurâ, mĂ« tha nĂ« pranverĂ« Um al-Bara, njĂ« grua nga qyteti irakian Hit. Ajo ishte e veshur, si shumĂ« tĂ« tjera, me rroba tĂ« zeza qĂ« mbulonin trupin, fytyrĂ«n dhe duart, nĂ« respekt tĂ« rregullave fetare tĂ« ISIS-it.
Administratorja e kampit, Jihan Hanan, tha në nëntor se nuk ishte e sigurt nëse Um al-Bara ishte ende në kamp apo ishte kthyer në Irak bashkë me mijëra gra të tjera irakiane.
Një tjetër grua, duke mbajtur pranë një vajzë të vogël me hundë që rridhte, më tha se quhej Hawla dhe kishte dy vajza dhe dy djem. Ajo tha se fëmijët po vuanin sepse nuk kishte shkollim të rregullt dhe se ata po ndëshkoheshin për veprimet e babait të tyre, ndonëse nuk kishin bërë asgjë të keqe.
Sipas Hanan, Hawla dhe fëmijët e saj u lejuan të ktheheshin në Irak në vjeshtë, pasi kishin kaluar gjashtë vjet në Al Hol.
âKam nevojĂ« pĂ«r trajtim mjekĂ«sorâ, lutej Lutf al-Nassan, 65 vjeçe, duke mĂ« kapur pĂ«r mĂ«nge. Ajo tha se kishte probleme me zemrĂ«n dhe se ilaçet i kishin mbaruar. ZyrtarĂ«t e kampit thanĂ« se nuk dinin nĂ«se ajo ishte kthyer nĂ« Irak.
Kampi Al Hol dhe kampi tjetër aty pranë, Roj, strehojnë aktualisht mbi 27 mijë familjarë të luftëtarëve të ISIS-it. Asnjëri prej tyre nuk është akuzuar për ndonjë krim.
Kampet ndodhen në një zonë verilindore të kontrolluar nga kurdët dhe të siguruara nga SDF. Administratorët paralajmërojnë se po rritet një brez i ri i indoktrinuar nga nënat me ideologjinë ekstremiste të ISIS-it.
âTĂ« gjitha gratĂ« kĂ«tu janĂ« tĂ« radikalizuara. Ato qĂ«ndruan me ISIS-in deri nĂ« fundâ, tha Hokmiya Ibrahim, administratore e kampit Roj. âPor problemi mĂ« i madh Ă«shtĂ« se nĂ«nat po i edukojnĂ« fĂ«mijĂ«t sipas ideologjisĂ« sĂ« Shtetit Islamikâ, shtoi ajo.
Sipas administratorëve, rreth 60% e popullsisë së dy kampeve janë nën 18 vjeç. Shumica e këtyre fëmijëve kanë kaluar vite të tëra në një ambient ku mbizotëron ideologjia kufizuese e ISIS-it.
Të ndaluarit më ekstremë në Al Hol janë kryesisht nga vende jashtë Lindjes së Mesme, përfshirë Taxhikistanin, Azerbajxhanin, Francën dhe Rusinë. Rreth 6 mijë gra dhe fëmijë jetojnë në një zonë të veçantë të kampit, e mbyllur për vizitorët për shkak të rrezikshmërisë.
Kushtet në të dy kampet janë të rënda. Pakënaqësia, dhuna dhe problemet shëndetësore janë të përhapura. Armët kontrabandohen rregullisht dhe gratë ose djemtë më të rritur përpiqen shpesh të arratisen.
Qindra automjete hyjnë çdo ditë për furnizime dhe mund të përdoren për të nxjerrë njerëz fshehurazi, tha Hanan.
âĂdo ditĂ« njerĂ«zit po ikin dhe duket si njĂ« operacion i organizuarâ, shtoi ajo.
AdministratorĂ«t thonĂ« se mezi po arrijnĂ« tâi mbajnĂ« kampet funksionale, sidomos pasi administrata Trump uli kĂ«tĂ« vit fondet e USAID-it pĂ«r shĂ«rbime bazĂ« si uji, buka dhe kujdesi mjekĂ«sor. Edhe pse furnizimi me ujĂ« dhe bukĂ« u rifillua mĂ« vonĂ«, shĂ«rbimet mjekĂ«sore, arsimore dhe pĂ«r mbrojtjen e fĂ«mijĂ«ve mbeten tĂ« pezulluara.
Pas këtyre shkurtimeve, u rritën dhuna dhe arratisjet, ndërsa pati protesta kundër vendimit për ndalimin e pagesave ndaj disa organizatave ndihmëse. Disa të ndaluar sulmuan zyrat e ndihmës, duke thyer dyer e dritare dhe duke plagosur roje.
Vitin e kaluar, njĂ« çift nĂ« Al Hol vendosi jelekĂ« shpĂ«rthyes artizanalĂ« dhe kĂ«rcĂ«noi se do tâi shpĂ«rthente gjatĂ« njĂ« operacioni sigurie. Ata u vranĂ« pasi refuzuan tĂ« dorĂ«zoheshin.
ShumĂ« prej tĂ« ndaluarve duan tĂ« kthehen nĂ« Siri, Irak ose vende tĂ« tjera, por disa shtete refuzojnĂ« tâi pranojnĂ« pĂ«r arsye sigurie, duke i lĂ«nĂ« gra dhe fĂ«mijĂ« nĂ« njĂ« gjendje pasigurie tĂ« pĂ«rhershme.
Iraku dhe Siria janë zotuar të riatdhesojnë shtetasit e tyre. Në vitin 2024, rreth 40% e të ndaluarve ishin sirianë, sipas OKB-së. Iraku ka kthyer gati 19 mijë shtetas, ndërsa Siria deri tani vetëm disa qindra.
Disa gra mbeten besnike ndaj ISIS-it, por tĂ« tjera duan vetĂ«m tĂ« kthehen nĂ« familjet e tyre, si Evelyne De Herdt, njĂ« belge 35-vjeçare. Ajo tha se ishte zhgĂ«njyer nga lĂ«vizja dhe kĂ«rkonte ânjĂ« jetĂ« normaleâ.
E rritur katolike, ajo u konvertua në Islam me kërkesë të bashkëshortit dhe erdhi në Siri në vitin 2015. Vajza e saj, Asia, lindi po atë vit. Bashkëshorti u vra duke luftuar për ISIS-in, ndërsa Asia u vra në vitin 2019 gjatë luftimeve. Belgjika ka pranuar të rikthejë vetëm disa gra me fëmijë, por ka refuzuar të tjerat pa fëmijë.
âSepse vajza ime ka vdekur, unĂ« nuk konsiderohem nĂ«nĂ«â, tha ajo me zĂ« tĂ« ulĂ«t.
Kështu, si mijëra të tjera, ajo vazhdon të presë, e braktisur në shkretëtirë.