Musabelliu: Mbështetje biznesit për përmbushjen e standardeve për të operuar në tregun unik të BE-së
TIRANĂ, 27 dhjetor/ATSH/ Integrimi i ShqipĂ«risĂ« nĂ« Bashkimin Europian nuk Ă«shtĂ« njĂ« proces qĂ« prek vetĂ«m institucionet, por mbi tĂ« gjitha kĂ«rkon pĂ«rgatitjen reale tĂ« biznesit shqiptar pĂ«r tĂ« operuar nĂ« tregun e vetĂ«m europian.
Zv.ministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Musabelliu në një intervistë për ATSH-në, u shpreh se anëtarësimi në BE duhet të shoqërohet domosdoshmërisht me një transformim strukturor të vetë biznesit, si kusht për konkurrencë dhe funksionim të qëndrueshëm në një treg me rregulla të unifikuara.
Sipas Musabelliut, elementi i parë thelbësor lidhet me kapacitetet e biznesit.
âIntegrimi nĂ« BE do tĂ« thotĂ« qĂ« biznesi duhet tĂ« ketĂ« burimet e nevojshme pĂ«r tĂ« konkurruar dhe pĂ«r tĂ« vepruar nĂ« tregun e vetĂ«m europianâ, thekson ai.
Kjo përfshin jo vetëm madhësinë apo kapitalin, por edhe mënyrën e organizimit, menaxhimit dhe qasjes ndaj tregut.
Po aq e rëndësishme, sipas zv.ministrit, është përmbushja e standardeve të prodhimit dhe operimit.
Bizneset shqiptare, veçanërisht ato që aktualisht nuk eksportojnë në BE, do të duhet të rrisin standardet e tyre në mënyrë që të jenë funksionale në tregun e përbashkët europian.
âNuk do tĂ« ketĂ« dy realitete tĂ« ndryshme, njĂ« pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« dhe njĂ« pĂ«r BE-nĂ«. Rregullat e BE-sĂ« do tĂ« zbatohen edhe kĂ«tuâ, shpjegon Musabelliu, duke nĂ«nvizuar se anĂ«tarĂ«simi nĂ«nkupton njĂ« treg tĂ« vetĂ«m, me tĂ« njĂ«jtat kĂ«rkesa.
Në këtë kuadër, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ka nisur punën për hartimin e një programi kombëtar për përgatitjen e biznesit shqiptar për tregun e vetëm europian. Aktualisht po zhvillohet një analizë e detajuar e gatishmërisë, për të vlerësuar se ku ndodhen sektorë të caktuar të ekonomisë shqiptare në raport me kërkesat e anëtarësimit dhe funksionimit në tregun e përbashkët.
Bazuar në këtë analizë, programi do të ndërtohet mbi tre shtylla kryesore.
Shtylla e parë është informimi.
Zv.ministri thekson se është thelbësore që biznesi të kuptojë qartë se çfarë do të thotë të operosh në një treg me rreth 450 milionë konsumatorë, me rregulla më të forta dhe praktika të ndryshme nga ato të tregut vendas.
Shtylla e dytë lidhet me ndërtimin e kapaciteteve.
Programi parashikon trajnimin e një numri të caktuar konsulentësh dhe biznesesh, të cilët do të punojnë drejtpërdrejt me sipërmarrjet për të rritur aftësitë e tyre operuese dhe konkurruese në tregun europian.
Shtylla e tretë është mbështetja financiare, e cila mund të realizohet përmes kredive sovrane, garancive sovrane, granteve të drejtpërdrejta apo skemave të tjera financimi.
Sipas Musabelliut, qëllimi është që të bashkohen të gjithë aktorët për të mbështetur biznesin në forma të ndryshme, në mënyrë që ai të jetë gati që ditën e anëtarësimit të mund të operojë normalisht në tregun e BE-së.
Zv.ministri thekson se Shqipëria nuk po e nis sot këtë proces.
Prej rreth tre dekadash, vendi ka punuar për përafrimin e legjislacionit me atë të BE-së. Në disa sektorë, ky përafrim arrin në 80% apo më shumë, ndërsa në të tjerë është më i ulët.
âNĂ« njĂ« vlerĂ«sim tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m, sot mund tĂ« jemi rreth 60â65% tĂ« pĂ«rafruar me legjislacionin e BE-sĂ«. Synimi Ă«shtĂ« qĂ« ditĂ«n e anĂ«tarĂ«simit tĂ« shkojmĂ« nĂ« rreth 90%, pasi disa elementĂ« plotĂ«sohen vetĂ«m pas anĂ«tarĂ«simitâ, shpjegon ai.
Në këtë proces, një rol të rëndësishëm luan edhe CEFTA, të cilën Musabelliu e konsideron si një ushtrim parapërgatitor drejt tregut të përbashkët europian.
Aktet që zbatohen në kuadër të CEFTA-s janë në përputhje me ato të BE-së dhe në sektorë të caktuar, si tregtia e fruta-perimeve, Shqipëria operon lirshëm brenda rajonit me të njëjtat rregulla që zbatohen edhe në BE.
âNjĂ« nga çështjet mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme qĂ« pritet tĂ« avancojĂ« nĂ« kuadĂ«r tĂ« integrimit Ă«shtĂ« njohja e konformitetit tĂ« produkteve. Kjo nĂ«nkupton qĂ« njĂ« produkt i certifikuar nĂ« ShqipĂ«ri tĂ« mos ketĂ« nevojĂ« pĂ«r ricertifikim nĂ« tregun europian, proces qĂ« lidhet drejtpĂ«rdrejt me akreditimin, certifikimin dhe standardiziminâ, deklaroi Musabelliu.
Sa i përket mbështetjes nga Bashkimi Europian, Musabelliu sqaron se BE ofron një sërë skemash financiare për biznesin, veçanërisht në sektorë që lidhen me digjitalizimin, inovacionin dhe eficiencën energjetike.
Megjithatë, këto fonde nuk jepen përmes shtetit, por aplikohen drejtpërdrejt nga vetë bizneset pranë institucioneve të BE-së. Për këtë arsye, Musabelliu vlerëson se rritja e kapaciteteve të biznesit shqiptar për të aplikuar dhe përthithur këto fonde mbetet një prioritet kyç i qeverisë në procesin e integrimit europian. /j.p/
The post Musabelliu: Mbështetje biznesit për përmbushjen e standardeve për të operuar në tregun unik të BE-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.



