Nafta nis tĂ« shtrenjtohet nĂ« TiranĂ«, rritje me 4 lekĂ« pĂ«r litĂ«rÂ
VetĂ«m pak ditĂ« pasi ekspertĂ«t paralajmĂ«ruan rritje tĂ« çmimit tĂ« karburanteve, shenjat e para tĂ« shtrenjtimit kanĂ« nisur tĂ« shfaqen nĂ« tregun vendas. NĂ« disa pika tĂ« shitjes me pakicĂ« nĂ« TiranĂ« Ă«shtĂ« vĂ«rejtur rritje e çmimit tĂ« naftĂ«s me rreth 4 lekĂ« pĂ«r litĂ«r.Â
Faktoje vëzhgoi të njëjtat pika karburanti, dy ditë pas publikimit të analizës së mëparshme, dhe konstatoi se rritja e çmimit ka nisur të reflektohet në disa nga pikat e tregtimit me pakicë në kryeqytet.



Megjithatë, shtrenjtimi nuk është reflektuar në të gjitha rrjetet e karburanteve. Në shumicën e pikave me pakicë, nafta vijon të tregtohet nga 175 lekë për litër.

Një situatë e ngjashme u shënua edhe në Kosovë, ku çmimet e karburanteve u rritën menjëherë pas luhatjeve në bursat ndërkombëtare. Megjithatë, autoritetet përgjegjëse atje reaguan shpejt duke ndërmarrë masa për të parandaluar rritje të pajustifikuara.
Bursat ndërkombëtare
Shtrenjtimi në tregun vendas vjen në një moment kur çmimet e naftës në bursat ndërkombëtare janë rritur ndjeshëm pas tensioneve dhe sulmeve në vendet e Lindjes së Mesme. Nafta është ngjitur në rreth 83 dollarë për fuçi, nga 65 dollarë për fuçi që ishte pak javë më parë, duke treguar një rritje të ndjeshme brenda një periudhe të shkurtër. Operatorët e tregut paralajmërojnë se rritja në bursë zakonisht reflektohet në tregun vendas brenda pak ditësh.
NĂ« kĂ«tĂ« kontekst, Konfindustria ka kĂ«rkuar masa tĂ« menjĂ«hershme.Â
Kontroll mĂ« tĂ« rreptĂ« tĂ« zbatimit tĂ« ligjit pĂ«r sigurimin e rezervĂ«s strategjike 3 mujore, masa ligjore ndaj praktikave jo konkurruese qĂ« mund tĂ« shkaktojnĂ« spekulime, si gjatĂ« krizĂ«s sĂ« luftĂ«s nĂ« UkrainĂ« (2021â22), dhe pĂ«rgatitjen e njĂ« pakete ligjore pĂ«r uljen e barrĂ«s fiskale nĂ« rast tĂ« rritjes sĂ« fortĂ« tĂ« çmimeve ndĂ«rkombĂ«tare.Â
Konfindustria thekson se shenjat e rritjes në bursë kanë bërë të pashmangshme pasqyrimin e tyre në tregun vendor, ndërsa koha e zgjatjes së konfliktit mbetet e paqartë.
PĂ«r momentin, rritja e vĂ«rejtur nĂ« disa pika karburanti mbetet mĂ« e moderuar se paralajmĂ«rimet fillestare, por operatorĂ«t paralajmĂ«rojnĂ« se shtrenjtimi mund tĂ« arrijĂ« deri nĂ« 20 lekĂ« pĂ«r litĂ«r nĂ«se tensionet nĂ« tregjet ndĂ«rkombĂ«tare vazhdojnĂ«.Â
Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin
Autoriteti i KonkurrencĂ«s ka njoftuar nisjen e monitorimit tĂ« tregut tĂ« karburanteve, si nĂ« nivel shumice ashtu edhe pakice. Sipas institucionit, tĂ« gjitha ndĂ«rmarrjet qĂ« operojnĂ« nĂ« tregtimin e karburanteve janĂ« aktualisht nĂ«n monitorim.Â
Në njoftimin e tij, ky autoritet thekson se në tregjet ndërkombëtare çmimet e karburanteve ndryshojnë vazhdimisht në varësi të ofertës, kërkesës dhe zhvillimeve ekonomike apo gjeopolitike. Për këtë arsye, sipas standardeve të konkurrencës së ndershme, luhatjet e çmimeve në tregun vendas duhet të ndjekin të njëjtin drejtim dhe të jenë proporcionale me ndryshimet në bursë.
Autoriteti paralajmëron se çdo devijim i pajustifikuar nga këto zhvillime mund të konsiderohet tregues i mundshëm i praktikave jo konkurruese në treg.
Reagimi politik
Deputeti Erion Braçe kritikoi mënyrën se si po monitorohet tregu, duke theksuar se hetimi duhet të nisë nga zinxhiri i importit dhe jo vetëm nga pikat e shitjes me pakicë.
Sipas tij, monitorimi i kufizuar vetëm tek tregu me pakicë nuk është i mjaftueshëm për të kuptuar pse çmimet rriten menjëherë, edhe kur bursat ndërkombëtare nuk kanë shënuar ndryshime të ngjashme.
Ndërkohë, Braçe ngriti pikëpyetje edhe për faktin se në periudhat kur çmimet ndërkombëtare kanë rënë, çmimet në tregun vendas shpesh kanë mbetur të pandryshuara.
Në të njëjtën linjë, edhe deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e ka cilësuar paralajmërimin e kompanive për rritje çmimesh si spekulim të pastër tregtar. Ajo theksoi se tregjet ndërkombëtare ende nuk kanë reflektuar një rritje të tillë që të justifikojë shtrenjtimin e menjëhershëm në Shqipëri.
Sipas saj, çmimet e karburanteve nĂ« ShqipĂ«ri janĂ« 20â30% mĂ« tĂ« larta se nĂ« vendet fqinje, si Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, dhe rritja e menjĂ«hershme e çmimeve pa reflektim nĂ« bursat ndĂ«rkombĂ«tare tregon se tregu i karburanteve nuk funksionon sipas parimeve tĂ« konkurrencĂ«s sĂ« lirĂ«.
Për momentin, rritja e çmimeve në tregun shqiptar mbetet e kufizuar. Megjithatë, në një ekonomi që mbështetet kryesisht tek importet për furnizimin me karburante, zhvillimet në bursat ndërkombëtare pritet të përcaktojnë nëse ky shtrenjtim do të jetë i përkohshëm apo do të vijojë më shumë javët në vijim.
The post Nafta nis të shtrenjtohet në Tiranë, rritje me 4 lekë për litër appeared first on Faktoje.al.










































