Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 6 February 2026Main stream

Java e 23-të e Superiores/ Fitojnë Egnatia, Vllaznia, Elbasani dhe Partizani

By: rozalb
6 February 2026 at 21:15

Java e 23-të e Kategorisë Superiore solli emocione dhe rezultate të rëndësishme në garën për kreun dhe mbijetesën. Egnatia u rikthye te fitorja pas katër javësh pa triumf, duke marrë tre pikë të arta në transfertë përballë Flamurtarit. Kampionët në fuqi fituan minimalisht 1-0 në Vlorë, falë një goli të Bakayokos në fillimin e pjesës së dytë. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën…

Source

Milano-Cortina 2026, çelen Lojërat Olimpike Dimërore me një ceremoni spektakolare. Shqipëria me 4 përfaqësues

By: redi
6 February 2026 at 20:42

Në stadiumin legjendar San Siro në Milano po zhvillohet ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026”, duke shënuar nisjen zyrtare të këtij eventi madhështor sportiv. Spektakli i hapjes u shoqërua me performanca artistike dhe muzikore, ku spikatën emra të njohur si Mariah Carey, ndërsa u bë një homazh për trashëgiminë italiane në muzikë, modë dhe kulturë.

Source

FIFA mund t’i heqë organizimin e Kupës së Botës 2026 SHBA-së me një klauzolë

By: rozalb
6 February 2026 at 15:31

Muajt e fundit është hapur një debat i gjerë ndërkombëtar rreth Kupës së Botës 2026, e cila do të organizohet nga Shtetet e Bashkuara në bashkëpunim me Kanadanë dhe Meksikën. Disa figura të njohura të sportit dhe politikës kanë vënë në pikëpyetje rolin e SHBA-ve si vend pritës, duke përmendur klimën politike të brendshme gjatë presidencës së Donald Trump. Polemikat janë ushqyer nga një sërë…

Source

Slot: Sfida me Manchester City do të na tregojë se ku jemi!

By: rozalb
6 February 2026 at 15:14

Përballja ndaj Manchester City-t do të jetë një provë vendimtare për Liverpoolin. Kështu është shprehur trajneri Arne Slot në prag të supersfidës së Premier League, e cila do të luhet të dielën pasdite, duke theksuar rëndësinë e këtij takimi në fazën finale të sezonit. “City mbetet skuadër e fortë dhe do të jetë gjithmonë e tillë. Për ne, kjo ndeshje është një tjetër moment për të kuptuar se ku…

Source

4 ndeshje, 4 fitore në “Abissnet Superiore”/ Edi Martini shpallet trajneri i muajit janar

By: rozalb
6 February 2026 at 13:21

Drejtoria Teknike e FSHF-së ka përzgjedhur trajnerin e Vllaznisë, Edi Martini, si trajnerin më të mirë të muajit janar në kampionatin “Abissnet Superiore”. Tekniku kuqeblu ka regjistruar katër fitore të rëndësishme gjatë këtij muaji në kampionat, ndaj kundërshtarëve si Egnatia, Dinamo City, Partizani dhe Teuta, duke u ngjitur gjithashtu në krye të renditjes.

Source

“Zmadhojnë organin gjenital për të fituar në Olimpiadë”, akuza e pazakontë për skiatorët

By: rozalb
6 February 2026 at 12:56

Bota e sportit elitar është mësuar me kufij të shtyrë deri në ekstrem në emër të rezultateve, por akuzat e fundit që kanë dalë në dritë kanë habitur edhe më skeptikët. Agjencia Botërore Anti-Doping (WADA) ka konfirmuar nisjen e hetimeve lidhur me një praktikë të pazakontë dhe potencialisht të rrezikshme në sportin e ski-jumping. Sipas raportimeve të para të gazetës gjermane Bild…

Source

Flick: Ne jemi Barcelona, do të tentojmë të fitojmë gjithçka!

By: rozalb
6 February 2026 at 11:45

Mbrëmja e 78-të e Gran Galà të Mundo Deportivo u shndërrua në skenën ideale për Hansi Flick, i cili rikonfirmoi ambiciet dhe identitetin e Barcelonës së tij. Trajneri gjerman u vlerësua pas një sezoni të parë të mbyllur me fitimin e të tre trofeve kombëtarë dhe shfrytëzoi eventin për të hedhur vështrimin drejt së ardhmes, duke nisur nga Superkupa tashmë e fituar. “Të fitosh titullin e parë ishte…

Source

Eliminimi nga Kupa/ Juventus penalizohet nga VAR dhe nga organika jo cilësore në pankinë

By: rozalb
6 February 2026 at 11:14

Juventusi dështon objektivin e parë sezonal. Rrugëtimi në Kupën e Italisë ndalet në çerekfinale pas humbjes së thellë 3-0 ndaj Atalantës, një rezultat i rëndë që lë pas shumë polemika dhe reflektime. Një disfatë e ndërtuar mbi kontraste të forta: nga një skuadër që di të ndërtojë lojën por vuan në finalizim, te episodet arbitrare dhe një pjesë e dytë krejtësisht ndryshe nga e para…

Source

Gjermani/ Aeroporti i Berlinit mbetet i mbyllur për shkak të akullit të zi

6 February 2026 at 09:59

Aeroporti i Berlinit-Brandenburgut është mbyllur mëngjesin e sotëm për të ngricave që kanë përfshirë pistën.

“Për shkak të akullit dhe shiut që vazhdon, aktualisht nuk janë të mundura ngritje ose ulje në Aeroportin e Berlinit “, njoftuan autoritetet.

Ndërkohë ekipet tokësore të aeroportit po bëjnë përpjekje për të hequr akullin e zi (një sipërfaqe akulli e lëmuar, pothuajse e padukshme dhe shumë e rrëshqitshme) nga pista e aeroportit dhe zonat e tjera ku ata operojnë. Megjithatë situata mbetet ende problematike.

/abcnews.al/

Java e 23-të e Abissnet Superiore sjell duele interesante, spikat Tirana-Dinamo

By: rozalb
6 February 2026 at 09:21

Java e 23-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të premten dhe të shtunën, me pesë ndeshje që premtojnë spektakël dhe emocione të forta. Sot Bylisi do të presë Partizanin në “Adush Muçaj”, ndërsa Vllaznia do të përballet me Vorën, të dyja sfidat në orën 13:30. Në orën 16:30, AF Elbasani do të luajë ndaj Teutës në “Elbasan Arena”, ndërsa mbrëmjen e së premtes…

Source

Palladino kthehet në “makth” për Juventusin, e ka mundur në tri raste

By: rozalb
6 February 2026 at 09:00

Raffaele Palladino ka gjetur çelësin e duhur për ta vënë në vështirësi serioze Juventusin. Që nga fillimi i vitit 2025 e deri më sot, “Zonja e Vjetër” ka pësuar tre humbje me të paktën tre gola diferencë, një statistikë alarmante për bardhezinjtë. Nëse ishte Atalanta e Gian Piero Gasperinit ajo që hapi “plagën” sezonin e kaluar, dy disfatat e fundit kanë konfirmuar qartë trendin negativ.

Source

Pishtari Olimpik përfundon udhëtimin e tij në Duomo të Milanos, sot në mbërmje në “San Siro” për ceremoninë

6 February 2026 at 03:14
Rreth orës 21:00, pishtari olimpik hyri në Piazza Duomo të Milanos, ndalesa e parafundit në një udhëtim që përfshinte mbi 12,000 kilometra, i cili filloi në Greqi në nëntor dhe kaloi nëpër 60 qytete italiane. Në pasdite, karvani i pishtarëve kaloi kryeqytetin e Lombardisë, i rrethuar nga mijëra njerëz në rrugë, me duartrokitje dhe barriera …

Atalanta shkatërron Juventusin në çerekfinalen e Kupës së Italisë

By: rozalb
5 February 2026 at 23:01

Atalanta merr një fitore të madhe 3-0 ndaj Juventusit në çerekfinalet e Kupës së Italisë 2025/26 dhe duke siguruar kualifikimin në gjysmëfinale. Bardhezinjtë u shfaqën rrezikshëm në pjesën e parë me Conceiçaon, i cili u ndal fillimisht nga Carnesecchi dhe më pas nga traversa. Momenti kyç i ndeshjes erdhi në minutën e 25-të, kur Bremer preku topin me dorë në zonë: pas rishikimit me VAR…

Source

Yesterday — 5 February 2026Main stream

Porto Romano, tre vite zvarritje për ndërtimin e portit të ri

5 February 2026 at 16:36

“Më 31 janar do të kemi një fitues, një konsorcium që do të nisë punimet për portin e ri në Porto Romano”,  deklaroi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, vjeshtën e kaluar. 

Kur ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e dha këtë afat, u duk sikur më në fund saga e portit të ri në Porto Romano po i afrohej zgjidhjes. Pas zvarritjeve disavjeçare, 31 janari i këtij viti u prezantua si afat që do t’i hapte rrugën ndërtimit të portit të ri.

Një projekt i prezantuar nga qeveria si ambicioz, me vlerë rreth 400 milionë euro, i cili do të transformojë jo vetëm Shqipërinë, por edhe rajonin, duke u shërbyer Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Por kur kalendari shënoi 31 janar, afati u shkel sërish. Ndryshe nga sa deklaroi Balluku, nuk u shpall asnjë konsorcium fitues për Portin e ri në Porto Romano. 

Në regjistrin e prokurimeve publike afati i ri për shpalljen e fituesit është muaji mars. Dhe si çdo herë tjetër, shtyrja e afatit u pasua me heshtje institucionale duke vijuar historinë e zvarritjeve për projektin.

Afate të shkelura

Kjo nuk është hera e parë që Porto Romano shndërrohet në një sagë të pafundme afatesh të shkelura. 

Dhjetor 2022 – Janar 2023 

Ministrja Belinda Balluku deklaroi se gara ndërkombëtare për ndërtimin e portit do të hapej në fund të janarit 2023. Kur erdhi koha, gara nuk u çel. Ministria nuk dha shpjegime, ndërsa Autoriteti Portual justifikoi vonesën me “grupe pune” që ende vlerësonin dokumentet juridike e financiare. I vetmi zhvillim konkret ishte një takim konsultativ më 2 shkurt 2023 me kompani të interesuara. Fituesi që duhej shpallur në korrik mbeti vetëm një skenar i parealizuar. Ky ishte afati i parë i shkelur.

Korrik 2024 

Pas një viti e gjysmë vonesash, gara u hap. Këtë herë, Balluku e prezantoi si “kurorëzimin e katër viteve punë”, duke folur për mbi 420 mijë orë analiza e studime. Sipas qeverisë interesi ishte i madh, me 15 kompani ndërkombëtare të regjistruara. Por në vjeshtën e 2024 tenderi me vlerë 393 milionë euro u anullua për mungesë ofertash të përshtatshme. Një tjetër afat i thyer.

Dhjetor 2024 – Prill 2025 

Pas anulimit të tenderit në vjeshtën e vitit 2024, gara për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano u rihap në dhjetor të po atij viti. Në këtë fazë morën pjesë pesë kompani të mëdha ndërkombëtare:

  • Archirodon Construction (Overseas) Company Limited – me bazë në Qipro, pjesë e grupit Archirodon NV me seli në Holandë dhe Greqi, e specializuar në projekte marine dhe infrastrukturore.
  • Van Oord Dredging and Marine Contractors B.V. – kompani holandeze e njohur për punime të mëdha në dredging dhe inxhinieri detare.
  • China Communications Construction Company (ÇÇ) – gjigant kinez i ndërtimit, i përfshirë në projekte infrastrukturore globale.
  • Webuild S.p.A. – kompani italiane e ndërtimit, e fokusuar në projekte komplekse inxhinierike.
  • Konsorciumi Jan De Nul NV – Soletanche Bachy International – Vinci Construction Geoinfrastructure – një bashkim kompanish nga Belgjika dhe Franca, me eksperiencë në inxhinieri detare dhe ndërtim të madh.

Në prill 2025, pas fazës së parakualifikimit, vetëm Archirodon dhe Van Oord mbetën në garë. Kompanitë e tjera u skualifikuan nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave. Konsorciumi Jan De Nul – Vinci – Soletanche Bachy paraqiti një ankesë kundër vendimit të skualifikimit, por Komisioni i Prokurimit Publik e rrëzoi, duke lejuar vazhdimin e procedurës me dy ofertuesit e mbetur.

Shtator – Tetor 2025 

Sipas të dhënave të Agjencisë së Prokurimit Publik, në fazën finale mbeti e kualifikuar vetëm një ofertë ekonomike, Archirodon Construction (Overseas) Company Limited me bazë në Qipro. 

Vjeshtën e kaluar, gjatë ceremonisë zyrtare të prezantimit të drejtorit të ri të Portit të Durrësit, Liburn Aliu, Balluku u shpreh se, “Më 31 janar do të kemi një fitues, një konsorcium që do të nisë punimet për portin e ri në Porto Romano” Por në vend të shpalljes së konsorciumit fitues, procedura u shty për në 9 mars 2026, duke shtuar edhe një kapitull tjetër në historinë e zvarritjeve.

Përfundim

Porto Romano është një projekt me barrë të rëndë financiare për qytetarët shqiptarë. Kosto totale llogaritet në 1 miliardë e 20 milionë euro. Fillimisht qeveria prezantoi një faturë prej 393 milionë eurosh për fazën e parë të ndërtimit, por më pas projekti u pasurua me faturat e tjera. 261 milionë euro për fazën e dytë dhe 366 milionë euro për bazën detare. 

Mirëpo ndonëse i shpallur si investim strategjik, ndërtimi i portit të ri në Porto Romano po zvarritet me shtyrje të njëpasnjëshme afatesh prej tre vitesh. Nga deklarata për hapjen e garës në janar 2023, tek anulimi i tenderit në 2024, rihapja e tij në 2025 dhe shtyrja e shpalljes së fituesit nga janari në mars 2026, projekti është kthyer në një sagë të pafundme vonesash.

Nisur nga verifikimet e bëra, deklaratën e ministres Balluku se më 31 janar 2026 do të shpallej fituesi e kategorizojmë të pavërtetë, sikurse edhe disa të tjera më herët, të verifikuara nga Faktoje. 

The post Porto Romano, tre vite zvarritje për ndërtimin e portit të ri appeared first on Faktoje.al.

Pse Frattesi mbeti te Interi? Analiza e faktorëve ekonomikë, gjeografikë dhe teknikë

By: nik
5 February 2026 at 17:36

Davide Frattesi mbetet te Interi pavarësisht zërave të vazhdueshëm për largimin e tij dhe dëshirës për më shumë minuta loje. Kjo situatë, e cila ka zgjatur për një kohë të gjatë, e gjen mesfushorin ish-Sassuolo ende pjesë të skuadrës zikaltër, pavarësisht ofertave dhe interesit nga dhjetëra klube të tjera. Ai pritej të largohej verën e kaluar, veçanërisht nëse Simone Inzaghi do të kishte mbetur në…

Source

Olimpiada Dimërore: Milano në alarm maksimal sigurie, 6 mijë agjentë për ceremoni dhe protesta

By: nik
5 February 2026 at 17:34

Alarmi i sigurisë është aktivizuar prej kohësh në Milano, në përgatitje të ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore. Ngjarjet e fundit në Torino kanë rritur më tej nivelin e gatishmërisë, veçanërisht për të premten, më 6 janar, ditën e ceremonisë solemne të hapjes, dhe për të shtunën, më 7 janar, kur në orën 15:00 do të nisë një marshim proteste nga Piazza Medaglie d’Oro…

Source

Kombëtarja U-17 zhvillon dy miqësore ndaj Letonisë në mars

By: rozalb
5 February 2026 at 15:29

Kombëtarja shqiptare U-17 do të luajë dy ndeshje miqësore ndaj Letonisë U-17 në muajin mars në Shqipëri. Federata e Futbollit ka arritur marrëveshjen me Federatën Letoneze të Futbollit dhe takimet do të zhvillohen më 26 dhe 28 mars. Stadiumi dhe orari i ndeshjeve do të bëhen të ditura në ditët në vijim. Dy miqësoret do t’i shërbejnë stafit teknik për të vlerësuar gjendjen e lojtarëve dhe për të…

Source

Del Piero: Juventus duhet të besoj te titulli, me 4-5 fitore radhazi asgjë s’është e sigurt!

By: rozalb
5 February 2026 at 14:44

A ka përfunduar gara për titull në Seria A? Sipas Alessandro Del Pieros, absolutisht jo. Legjenda e Juventusit, në një intervistë për Corriere della Sera, ka hedhur poshtë deklaratat e Adrien Rabiot pas fitores ndaj Bolognës, duke theksuar se lufta për titullin mbetet ende e hapur. “Nuk e besoj se gara ka mbaruar”, shprehet Del Piero. “Është e vërtetë që Milani, së bashku me Interin…

Source

Agim Ademi rizgjidhet në krye të FFK-së me 100% të votave

By: rozalb
5 February 2026 at 14:20

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka mbajtur sot Kuvendin Zgjedhor, ku është konfirmuar rizgjedhja e Agim Ademit në krye të federatës. Ademi do të vazhdojë mandatin e tij për katër vite të tjera (2026-2030), duke marrë besimin e plotë të delegatëve. Nga 52 delegatë, ai mori 52 vota pro, pa asnjë kundër apo abstenim. Ai nuk kishte rivalë përballë, duke marrë mandatin e tretë radhazi.

Source

A do të qëndrojë Zhegrova te Juventusi dhe sezonin e ardhshëm?

By: rozalb
5 February 2026 at 13:56

E ardhmja e Edon Zhegrovës te Juventusi vazhdon të jetë në pikëpyetje, por klubi torinez nuk e ka humbur besimin te anësori ofensiv i Kombëtares së Kosovës. Sipas asaj që raporton “Calciomercato.com”, në shtëpinë bardhezi nuk vihet në dyshim cilësia teknike e lojtarit të lindur në vitin 1999, por shqetësimi kryesor lidhet me mungesën e vazhdimësisë fizike. Pavarësisht këtyre dyshimeve…

Source

❌
❌