Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Parku i Llogorasë i veshur nga dëbora, rruga e kalueshme me zinxhirë

TIRANË, 10 janar/ATSH/ Prej ditës së djeshme Parku Kombëtar i Llogorasë, i ndodhur 40 km në juglindje të Vlorës, është mbuluar nga reshjet e borës.

Ndërkohë, pavarësisht problematikave të raportuara dje me bllokimin e një pjese të rrugës, ditën e sotme aksi është plotësisht i kalueshëm.

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se rruga për në Parkun e Llogarasë është plotësisht e hapur për të gjithë ata që do të udhëtojnë drejt këtij destinacioni, gjatë fundjavës.

Por, sipas tij, “përdorimi i zinxhirëve është i detyrueshëm”.

Qytetarë të shumtë kanë zgjedhur Parkun Kombëtar të Llogarasë, i cili është veshur nga bora e parë duke ofruar pamje mahnitëse.

Llogaraja vazhdon të mbetet një nga destinacionet më të preferuara jo vetëm gjatë stinës së verës, por edhe në dimër.

/m.m/a.f/

 

The post Parku i Llogorasë i veshur nga dëbora, rruga e kalueshme me zinxhirë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

KESH: Prodhimi ditor në tre HEC-et e Drinit arrin 24,000 MWh

TIRANË, 10 janar/ATSH/ Korporata Elektroenergjetike Shqiptare bëri të ditur sot se prodhimi ditor në tre HEC-et e kaskadës së Drinit është 24,000 MWh, ndërkohë që vijojnë shkarkimet nga HEC-et e Komanit dhe Vaut të Dejës.

Sipas KESH, prurjet natyrore në HEC-in e Fierzës janë 1200m3/s, në HEC-in e Komanit 350 m3/s dhe në HEC-in e Vaut të Dejës 100 m3/s.

Ndërsa nivelet në liqenet e kaskadës së Drinit janë: HEC Fierzë 290.8mmnd; HEC Koman 172 mmnd; HEC Vau Dejës 74.5 mmnd.

Aktualisht nga HEC-i i Fierzës nuk ka shkarkime, ndërsa nga HEC-i i Komanit janë 300m3/s dhe nga HEC-i i Vaut Dejës 700 m3/s.

/m.m/a.f/

The post KESH: Prodhimi ditor në tre HEC-et e Drinit arrin 24,000 MWh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ulet niveli i përmbytjeve në Kurbin, problematike mbetet rrëshqitja e dherave

TIRANË, 10 janar/ATSH/ Prefektura e qarkut Lezhë bëri të ditur sot se aktualisht ka reduktim të hartës së përmbytjes në bashkinë e Kurbinit, ndërsa problematike mbetet rrëshqitja e tokës në disa zona.

Sipas prefekturës së qarkut Lezhë, gjatë 24 orëve të fundit territori i këtij qarku është përfshirë nga reshje shiu me intensitet të dobët me 23.4 mm shi dhe dëborë në lartësi mbi 700 metra nga niveli i detit.

Nga bashkia Kurbin raportohet reduktim i hartës së përmbytjes që prej ditës së djeshme, duke lënë si pikë më me shumë probleme, vetëm zonën e Adriatikut. Po ashtu është punuar me mjete të FA-s dhe bashkisë në aksin Skuraj-Vinjollë, për rehabilitimin e shtratit të lumit Skuraj dhe përforcim të trasesë së rrugës.

Sipas Prefekturës së qarkut Lezhë, sot do vijojë puna për sjelljen e materialeve mbushëse për këmbët e urës në Gallatë në drejtim të fshatit Vinjollë, si dhe për të bërë të mundur kalimin e mjeteve të rënda për hapjen dhe zhbllokimin e dherave në aksin Gallatë –Vinjollë, në njësinë administrative Milot.

“Problematikë e theksuar mbeten rrëshqitjet e tokës dhe të dherave. Grupet e punës po evidentojnë të gjitha zonat ku ka rrëshqitje dherash. Po vijojmë po ashtu verifikimet dhe evidentimet e dëmeve”, thuhet në njoftim.

Po ashtu ka rritje të nivelit të lumit Mat, pasi nga HEC-i Shkopet po shkarkohen rreth 700 m³/s.

Në bashkinë Lezhë është ndërhyrë në një pallat në lagjen “Besëlidhja” për largimin e ujit në katin e nëndheshëm të një pallati.

Nga OSHEE raportohet se aktualisht ka probleme në furnizimin me energji elektrike në zonën e Dajçit, si dhe njësinë administrative Fan në Mirditë, ku grupet e punës janë në terren për riparimin e defekteve.

Po ashtu në hidrovorin e Gocajve ka pasur mungesë energjie nga ora 00:30- 06:00, duke sjellë problematika në përmbytje të tokave në zonën Gocaj-Kakarriq, njësia Balldren.

“Gjatë mbrëmjes në Rrugën e Kombit është djegur një trailer autobot me karburant, ku si rezultat i ndërhyrjes në kohë mjeteve zjarrfikëse Mirdite është arritur të vihet nën kontroll situata”, thuhet në njoftim.

Prefektura njofton se të gjithë hidrovorët kanë punuar me kapacitet të plotë, me përjashtim të atij të Gocajve, që ka pasur mungesë energjie 00:30-06:00.

/m.m/a.f/

The post Ulet niveli i përmbytjeve në Kurbin, problematike mbetet rrëshqitja e dherave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Magazinë për stampime veshjesh me logo false, pranga turkut në Kamëz

Një magazinë ku stampoheshin veshje të kontrabanduara, me logo false është është zbuluar nga Policia e Tiranës këtë të shtunë në Kamëz.

Në kuadër të operacionit të koduar “Brands 2”, ka rënë në pranga një shtetas turk O. S., 46 vjeç dhe u shpall në kërkim një tjetër shetas turk me iniciale M. K., 50 vjeç.

“Gjatë ndërhyrjes, shërbimet e Policisë konstatuan se në magazinë kishte mallra që dyshohet se kishin shmangur detyrimin doganor, si dhe makineri për falsifikimin dhe stampimin e logove që vendoseshin në veshje dhe këpucë të ndryshme”, bën me dije policia.

Njoftimi i plotë i policisë:

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DPPSh, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, operacioni policor i koduar “Brands 2”.

Zbulohet në Kamëz, 1 magazinë ku stampoheshin veshje të kontrabanduara, me logo false.

Arrestohet 1 shtetas turk, shpallet në kërkim 1 tjetër shtetas turk si dhe procedohen në gjendje të lirë 3 punonjëse.

Sekuestrohen sasi të mëdha veshjesh/këpucësh, makineri lazeri, printimi ose stampimi, stampa/logo të markave të njohura ndërkombëtare, 1 celular, si dhe sende/dokumente të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.

Si rezultat i administrimit të informacionit të siguruar se në Kamëz, magazinoheshin veshje të kontrabanduara, të cilave iu viheshin logo false të markave të njohura ndërkombëtare, Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, me mbështetjen e Komisariatit të Policisë Nr. 5 dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”,  organizoi dhe finalizoi operacionin “Brands 2”.

Gjatë operacionit u arrestua shtetasi turk  O. S., 46 vjeç, u shpall në kërkim shtetasi turk M. K., 50 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetaset L. M, Sh. M dhe Sh. B,  punonjëse në këtë magazinë.

Gjatë ndërhyrjes, shërbimet e Policisë konstatuan se në magazinë kishte mallra që dyshohet se kishin shmangur detyrimin doganor, si dhe makineri për falsifikimin dhe stampimin e logove që vendoseshin në veshje dhe këpucë të ndryshme.

Punohet për lokalizimin dhe kapjen e 50-vjeçarit të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “Punësimi i paligjshëm”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

 

Përfshihet nga flakët autoboti në Rrugën e Kombit

Një autobot që transportonte karburant është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes teksa udhëtonte në autostradën Rruga e Kombit.

Ngjarja ka ndodhur në 34 të rrugës, por fatmirësisht zjarri I përmasave të mëdha, falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe në kohë të forcave të shumta të zjarrfikëses së Mirditës është vënë nën kontroll.

 

 

Berisha: Populli iranian drejt fitores mbi diktaturën teokratike

TIRANË, 10 janar/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha shprehu sot mbështetjen për protestat masive në Iran kundër regjimit teokratik të ajetullahëve.

Ai thekson se kryengritja po përballet me dhunë të rëndë shtetërore dhe dhjetëra viktima, duke dënuar ashpër represionin e autoriteteve iraniane.

Berisha shprehu gjithashtu solidaritetin me popullin iranian në përpjekjen për liri dhe demokraci.

“Prej dy javësh në Teheran dhe qytete të tjera të Iranit, populli iranian është ngritur në protesta të fuqishme kundër regjimit obskurantist të ajetullahëve. Organizata e Muxhahedinëve të Popullit, opozita më e fuqishme e popullit iranian që lufton prej dekadash për një Iran të lirë dhe demokratik, po udhëheq këtë kryengritje të fuqishme”, u shpreh Berisha.

Duke u ndalur te situata në Iran, Berisha theksoi se “në disa qytete të vendit pushteti është në duart e kryengritësve”.

“Ajetullahët kanë marrë mercenarë nga vende të tjera. Garda Islamike dhe mercenarët kanë hapur zjarr kundër protestuesve dhe deri sot janë mbi 44 martirë të rënë për lirinë dhe dinjitetin e kombit të tyre. Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka paralajmëruar ajetullahët: ‘“Mos qëlloni, se do t’ju qëllojmë””, u shpreh Berisha.

/m.m/a.f/

 

The post Berisha: Populli iranian drejt fitores mbi diktaturën teokratike appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Xhindi për ATSH: Ulen prurjet në Vjosë, tërheqje e ujërave nga tokat bujqësore në Fier

TIRANË, 10 janar/ATSH-Maela Marini/ Situata nga përmbytjet në qarkun e Fierit paraqitet në përmirësim ndërsa ka tërheqje të nivelit të ujërave nga tokat bujqësore që u përmbytën si rezultat i daljes nga shtrati i lumit Vjosë.

Në një prononcim për ATSH-në, prefekti i qarkut Fier, Anduel Xhindi bëri të ditur se deri në këto momente akset nacionale dhe rurale janë të kalueshme normalisht.

Sipas tij, gjatë natës dhe në vazhdim në qarkun Fier ka pasur reshje shiu me intensitet të ulët.

“Po ashtu edhe furnizimi me energji elektrike dhe ujë të pijshëm është në normalitet. Hidrovoret janë në gjendje pune dhe në gatishmëri të plotë”, bëri të ditur Xhindi për ATSH-në.

Sipas prefektit të Fierit, prurjet në lumin Vjosë janë në tendencë ulje.

“Vazhdon tërheqja e ujërave edhe nga tokat bujqësore të prekura nga përmbytja e lumit Vjosë. Prurjet në lumenjtë Seman dhe Shkumbin janë në tendencë rritje dhe në zona të caktuara përgjatë rrjedhës kanë dalje nga shtrati, por brenda argjinaturave”, bëri të ditur Xhindi.

Gjatë ditës së sotme, sipas prefektit Xhindi, po vijon puna në terren nga strukturat e bashkisë Fier, pas tërheqjes së ujërave në fshatin Ferras.

Prefekti theksoi se po monitorohet në vazhdimësi situata në lumin Seman, referuar edhe faktit të rritjeve të shkarkimeve nga hidrocentrali i Banjës.

/a.f/

The post Xhindi për ATSH: Ulen prurjet në Vjosë, tërheqje e ujërave nga tokat bujqësore në Fier appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shqipëria renditet në vendin e 81 në botë për përdorimin e IA

TIRANË, 10 janar/ATSH/ Shqipëria renditet në vendin e 81 në nivel global në “Government AI Readiness Index” të publikuar nga “Oxford Insights”, duke u vlerësuar pozitivisht në disa nga shtyllat kryesore të gatishmërisë ndaj inteligjencës artificiale.

Sipas Agjencisë për Medie dhe Informim, vendi shënon rezultate të mira në adoptimin e inteligjencës artificiale (IA) në shërbimet publike (68.95 pikë), qeverisjen (51.67 pikë) dhe zhvillimin e infrastrukturës (48.44 pikë).

Në të njëjtën kohë, Shqipëria vlerësohet ndër vendet më aktive për sa i takon digjitalizimit, për emërimin e Diellës si ministrja e parë e Inteligjencën Artificiale.

Po ashtu vlerësohet edhe për miratimin e Strategjisë së parë Kombëtare për inteligjencën artificiale në muajin gusht, hapa që forcojnë më tej kornizën institucionale dhe strategjike të vendit në këtë fushë.

/m.m/a.f/

The post Shqipëria renditet në vendin e 81 në botë për përdorimin e IA appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Fevziu nuk paraqiti asnjë fakt për akuzën ndaj ministrave

TIRANË, 10 janar/ATSH/ Kryeministri Edi Rama reagoi sërish sot ndaj deklaratave të gazetarit Blendi Fevziu, i cili u shpreh në emisionin “Opinion” se “të paktën 7 ministra janë në udhëtime private jashtë shtetit të shtunave e të dielave, dhe lënë kasetat me inspektime nëpër televizione sikur janë në punë”.

Rama tha se “Blendi Fevziu ka gënjyer fort, kur duke e parë në sy publikun nga ekrani i “Opinion”, ndërsa u shpreh se pikërisht publikut të “Opinion” duhet t’i kërkonte ndjesë për gënjeshtrën me 7 bishta.

Ditën e djeshme, kryeministri deklaroi se ministrat e kabinetit qeveritar edhe kur dalin për arsye personale jashtë vendit e bëjnë këtë me një kërkesë për leje dhe vetëm me miratim.

Më poshtë reagimi i plotë i kryeministrit:

Pra, Blendi Fevziu ka gënjyer fort, kur duke e parë në sy publikun nga ekrani i Opinionit ai tha, ‘kam fakte që të paktën 7 ministra janë në udhëtime private jashtë shtetit të shtunave e të dielave, dhe lënë kasetat me inspektime nëpër tv sikur janë në punë… Ju’a garantoj’!

Duke reaguar ndaj postimit tim pa sjellë asnjë fakt mbi këtë akuzë të rreme ose shqip, shpifje, Fevziu braktisi jo thjesht deklarimin e dhënë me garancinë se zotëronte fakte, për plot 7 ministra që bënin marifetin e lartpërmendur.

Në të vërtetë ai braktisi publikun e tij dhe u mor në tym me videot e inspektimeve, përballjet e Trumpit me gazetarët, lirinë e tij për të udhëtuar në Amerikën Latine, gjëra që s’kishin asnjë lidhje me arsyen e me përmbajtjen e reagimit tim.

Pa asnjë pendesë për fajin e tij live ndaj publikut, Fevziu u shfaq i çuditur që unë reagova ndaj shpifjes së tij, për të cilën ai në fakt mirë mua, që s’më detyrohet asnjë shpjegim, po publikut të Opinionit duhet t’ia kërkonte një ndjesë për gënjeshtrën me 7 bishta.

Dhe për të shpjeguar çudinë e vet, ai tha se gjëra më të mëdha duhet të merrnin vëmendjen time, duke filluar nga ‘1/3 e Shqipërisë nën ujë’ – vendi ynë ka 2,874,800 hektarë nga të cilat uji kishte mbuluar 13,160 hektarë, pra jo 1/3 po 1/217 – apo duke vazhduar me ‘krizën parlamentare të shkaktuar nga kërkesa e SPAKUT’, kur në fakt kriza parlamentare e Blendit është thjesht krizë e partisë së liderit të Fevziut dhe çunit të Bahri Falliut, sepse parlamenti është me pushimet e dimrit.

Por unë nuk çuditem që Fevziu nuk i kërkon ndjesë publikut të tij për gjithë atë derr gënjeshtre absurde dhe denigruese, ndaj njerëzish që Fevziu nuk ka detyrë t’i respektojë si kundërshtarë, po ka detyrimin të mos i baltosë kolektivisht duke nxitur urrejtje.

Nuk çuditem as që i zoti i Opinionit propagandon kundër qeverisë, me të njëjtat marzhe të llahtarshme gabimi në komunikimin e fakteve, si ai i Shqipërisë së mbuluar nga uji në 1/3 – e këtu Fevzo s’është as vetëm, as më i gabuari, po të kesh parasysh ca të tjerë që gënjejnë si derra të knaqun migjenianë ditë e natë.

Nuk çuditem nga asnjë çudi e mexhelisit politik e mediatik unë, sepse më shumë se sa të vërtetës që Blendi e synon kur shkruan libra si gazetar, Fevziu i Opinionit i shërben tenxheres së tij të potershme që duhet të bubullojë përnatë, e të gërrgërrojë sa më fort mes 700 tenxhereve simotra, që ziejnë në një garë të marrë se kush shkumëzon më shumë.

Poterja gjithçka, e vërteta asgjë. Asnjë çudi.

Foto e publikuar nga kryeministri Edi Rama në rrjetin sociale Facebook

/m.m/a.f/

The post Rama: Fevziu nuk paraqiti asnjë fakt për akuzën ndaj ministrave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Vijon puna për përballimin e situatës së krijuar nga moti i keq

TIRANË, 10 janar/ATSH/ Moti i keq me reshje intensive shiu dhe bore që ka përfshirë vendin prej disa ditësh ka shkaktuar probleme në disa qarqe të vendit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot momente nga ndërhyrjet që po kryhen përgjatë 24 orëve nga strukturat shtetërore për t’i ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga kjo situatë.

Ndërkohë, sipas kryeministrit, “puna po vijon për përballimin e situatës së krijuar nga moti shumë i keq i ditëve të fundit”.

Për përballimin e situatës së përmbytjeve, efektivë të Forcave të Armatosura janë dislokuar në zonat e prekura me fokus mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe minimizimin e pasojave nga situatat emergjente.

Aktualisht, mbi 155 efektivë, 37 mjete dhe 7 motopompa janë angazhuar në qarqet Vlorë, Fier, Durrës dhe Gjirokastër, si dhe në zona të tjera ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja.

Ndërkohë autoritetet po punojnë edhe për pastrimin e akseve rrugore në zonat malore ku reshjet e borës dhe ngricat kanë shkaktuar problematika.

Në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, autoritetet qendrore dhe vendore po vijojnë punën në terren për garantimin e sigurisë së banorëve dhe mbajtjen e situatës nën kontroll.

Deri tani në rang vendi regjistrohen 1587 banesa në praninë e uji, ndërsa janë evakuuar 339 persona dhe 51 familje.

/m.m/a.f/

The post Rama: Vijon puna për përballimin e situatës së krijuar nga moti i keq appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Tabaku: Natyra s’është alibi për përmbytjet, vetëm 1% e buxhetit për kanalizime

TIRANË, 10 janar/ATSH/ Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku reagoi sot për situatën e përmbytjeve në vend, ndërsa u shpreh se “natyra nuk mund të jetë më alibi, kur qeveria ka buxhetuar më pak se 1% të buxhetit për kanalizime dhe ujitje.
Sipas Tabakut, “fondi për Emergjencat Civile është më i vogël se sa tri kontrata inceneratorësh.
“Shqiptarët, çdo vit, në verë dhe në dimër, dëgjojnë të njëjtën kasetë: ‘natyra e pabesë’. Shqipëria ose shkrumbohet, ose përmbytet. Një shtet i përgjegjshëm nuk është ai që shfaqet pasi bie zjarri apo vërshon uji për të bërë ‘adetin'”, u shpreh Tabaku.
Duke iu referuar të dhënave të Emergjencave Civile, Tabaku theksoi se “dëmet ekonomike nga fatkeqësitë kapin vlerën e 2 miliardë dollarëve”.
“Ndërkohë, qeveria në katër vite ka dhënë vetëm 140 milionë euro për emergjenca. Paratë nuk shkojnë për kanale e kolektorë, por për fantazma luksi që nuk i interesojnë askujt përveç cirkut qeveritar. Skenat me qeveritarë që zbresin në terren me çizme llastiku pasi gjithçka është shkatërruar, nuk janë arritje. Janë dëshmi dështimi. Nuk është sukses të shkosh aty ku nuk mban më uji”, u shpreh ajo.
Tabaku theksoi se sot janë mijëra hektarë tokë, prona dhe jetë të shkatërruara. “Nesër do të jenë sërish. Sepse ky sistem punon për pakicën, dhe faturën e paguan shumica: me xhepin, pronën dhe të ardhmen e saj”, shtoi ajo.
/m.m/a.f/

The post Tabaku: Natyra s’është alibi për përmbytjet, vetëm 1% e buxhetit për kanalizime appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mersini: Pritet stuhi ere në Vlorë, të shmangen lëvizjet e panevojshme


TIRANË, 9 janar/ATSH-Maela Marini/ Kryetarja e bashkisë Vlorë, Brunilda Mersini bëri të ditur sot se pas orëve të gjata dhe të vështira, fatmirësisht niveli i ujit në lumin Vjosë ka nisur të ulet ndjeshëm.

Në një prononcim për mediet, Mersini u shpreh se aktualisht niveli i Vjosës është nën 8 metra.

“Kjo ka bërë që ne të kalojmë në një fazë të dytë, duke filluar të hapim rrugët. Pavarësisht se të gjitha rrugët e fshatrave janë të aksesueshme ngel një segment rrugor në Bishan”, tha ajo.

Sipas Mersinit, ka qenë një punë e  jashtëzakonshme e të gjitha strukturave. “Janë angazhuar 255 forca me 40 mjete që kanë ndihmuar edhe për evakuimin e banorëve dhe  bagëtive. Fokusi ka qene te jetët njerëzore”, tha ajo.

Ndërkohë kryebashkiakja e Vlorës njoftoi qytetarët se pritet një tjetër stuhi e fortë ere gjatë ditës së sotme.

Ajo u bëri thirrje banorëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.

“Për çdo shqetësim apo situatë emergjente, të kontaktojnë shërbimet përkatëse, të cilat do të vijojnë të jenë në gatishmëri të plotë. Prioriteti ynë mbetet shëndeti dhe siguria e çdo qytetari”, u shpreh ajo.

/a.f/

The post Mersini: Pritet stuhi ere në Vlorë, të shmangen lëvizjet e panevojshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rama: Rruga Bogë -Theth e kalueshme, gatishmëri për të garantuar lëvizje të sigurt


TIRANË, 9 janar/ATSH/ Rruga Bogë–Theth vijon të jetë e kalueshme, pavarësisht reshjeve të dëborës në këtë zonë malore.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ky aks rrugor, ku po punohet në vijimësi për të garantuar qarkullim pa probleme.

“Gatishmëri maksimale në aksin Bogë–Theth. Situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme dhe ndërhyrjet do të vijojnë sipas nevojës, për të garantuar lëvizje të sigurt për banorët dhe vizitorët”, u shpreh Rama.

Moti i keq me reshje intensive shiu dhe bore ka përfshirë vendin prej disa ditësh. Situata ka shkaktuar rritje të prurjeve në lumenj duke përmbytur mbi 13 mijë ha tokë bujqësore.

Ndërkohë në zonat malore po punohet në vijimësi për pastrimin e akseve rrugore nga bora dhe sigurimin e qarkullimit normal.

/m.m/a.f/

The post Rama: Rruga Bogë -Theth e kalueshme, gatishmëri për të garantuar lëvizje të sigurt appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shembet sërish aksi Qukës-Qafë Plloçë, rrëshqitja e dherave bllokon qarkullimin

Reshjet e këtyre ditëve kanë shkaktuar sërish problematika në aksin Qukës-Qafë Plloçë. Edhe pse ka kushtuar 260 mln euro, ky aks përballet me problematika edhe në reshjet e para të shiut, duke pasur edhe ndërprerje të qarkullimit të mjeteve apo bllokim të plotë të tyre. Rrëshqitja e dherave ka bllokuar plotësisht rrugën duke pezulluar qarkullimin […]

The post Shembet sërish aksi Qukës-Qafë Plloçë, rrëshqitja e dherave bllokon qarkullimin appeared first on BoldNews.al.

Sipërmarrësi: Tregtarët e drogës janë shtrirë edhe në sektorin ushqimor! Po u japin qytetarëve vdekjen e ngadaltë

Sipërmarrësi Nikollaq Neranxi, i ftuar në tryezën e PD me partitë e opozitës, shoqërinë civile dhe intelektualët, ka ngritur alarmin mbi ndërhyrjen e mafies në sektorin ushqimor në vend. Ai theksoi se kur tregtarët e drogës investojnë në këtë sektor, ulen të gjitha standardet  e sigurisë ushqimore dhe askush nuk guxon kush t’i kërkoj llogari […]

The post Sipërmarrësi: Tregtarët e drogës janë shtrirë edhe në sektorin ushqimor! Po u japin qytetarëve vdekjen e ngadaltë appeared first on BoldNews.al.

Binaj – opozitës: S’kemi bërë mjaftueshëm! O duhet të merremi vesh tani, ose s’kemi pse të qahemi

Në tryezën e organizuar nga Partia Demokratike me partitë e opozitës, përfaqësues të shoqërisë civile dhe intelektualë, aktori dhe aktivisti Florian Binaj mbajti një fjalë të shkurtër ku kërkoi bashkimin e partive opozitare. Sipas Binajt, gjatë gjithë këtyre viteve është humbur kohë duke u fokusuar te dallimet dhe jo te ngjashmëritë mes aktorëve politikë dhe […]

The post Binaj – opozitës: S’kemi bërë mjaftueshëm! O duhet të merremi vesh tani, ose s’kemi pse të qahemi appeared first on BoldNews.al.

Kastro Zizo shokon me rrëfimin: Kam qenë dhunues dhe përndjekës, e përçmoj veten e asaj kohe

Kastro Zizo ka bërë një rrëfim të fortë dhe autokritik për një periudhë të errët të jetës së tij personale, duke pranuar se ka qenë vetë pjesë e një sjelljeje toksike në një marrëdhënie. Teksa ishte i ftuar ne emisionin e Arbana Osmanit, ‘Mirembrema Yje’, ai tregoi nje ane tjeter te tij, ate me personale […]

The post Kastro Zizo shokon me rrëfimin: Kam qenë dhunues dhe përndjekës, e përçmoj veten e asaj kohe appeared first on BoldNews.al.

VIDEO shokuese/ Po jepte deklaratë për mediat, deputetes i shpërthen eksplozivi në kokë

Një moment i tmerrshëm është regjistruar në kryeqytetin e Hondurasit, Tegucigalpa, kur Gladys Aurora López, deputete e Partisë Kombëtare, u plagos rëndë nga një pajisje shpërthyese që shpërtheu vetëm disa centimetra larg kokës së saj. Ngjarja ndodhi të enjten gjatë një interviste për mediat, kur López po fliste qetësisht para kamerave dhe papritmas një objekt […]

The post VIDEO shokuese/ Po jepte deklaratë për mediat, deputetes i shpërthen eksplozivi në kokë appeared first on BoldNews.al.

Ermal Murati i UKV-së la vlonjatët 5 ditë pa ujë, me paratë e tyre mori fuoristradë te Gon Papuli

Ermal Murati i Ujësjellës Kanalizime Vlorë duket se nuk ka patur mundësi t’ua sjellë ujin në kohë vlonjatëve pasi vozit me makinat e oligarkut Gon Papuli e Tan Qesko. Saraçineska legjendare që do të mbesë në histori sipas Rilindjes u bë problemi që vlonjatët mbetën ditë pa parë ujë me sy. E ndërkohë drejtori voziste […]

The post Ermal Murati i UKV-së la vlonjatët 5 ditë pa ujë, me paratë e tyre mori fuoristradë te Gon Papuli appeared first on BoldNews.al.

❌