Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

GREQI – Fermerët drejt heqjes së bllokimeve, përpara takimit me kryeministrin Mitsotakis

ATHINË, 9 janar /ATSH-ANA/ – Fermerët e Greqisë qendrore po lëvizin drejt një heqjeje graduale të bllokimeve, pas vendimeve të marra në asambletë e tyre të përgjithshme, ndërsa përgatiten për takimin me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis, që do të mbahet të martën e ardhshme në rezidencën ”Maximos”.

Në të njëjtën kohë, grupet që marrin pjesë në Komitetin Panhelen të Koordinimit po planifikojnë një takim të ri në Nikaia, me qëllim përcaktimin e përbërjes së delegacionit dhe kuadrit të diskutimeve me qeverinë.

Megjithatë, përfaqësuesit e fermerëve theksuan se ”nuk bëhet fjalë për përfundimin e protestave”.

Përkundrazi, ata nënvizuan se traktorët do të qëndrojnë në autostrada dhe se situata do të rivlerësohet pas takimit me kryeministrin, në mënyrë që vendimet përfundimtare të merren pas vlerësimit të rezultateve të këtij takimi./  /Ad.Ab./ a.jor.

The post GREQI – Fermerët drejt heqjes së bllokimeve, përpara takimit me kryeministrin Mitsotakis appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ATHINË – Përshkallëzohen protestat e fermerëve grekë

ATHINË, 8 janar /ATSH-ANA/ – Fermerët e Greqisë Qendrore kanë përshkallëzuar protestat për problematikat që hasin në sektorin e bujqësisë.

Pas njoftimeve të qeverisë, shoqatat e fermerëve theksuan se ende ka çështje kritike me rëndësi jetike për ekzistencën dhe qëndrueshmërinë e sektorit primar që nuk janë adresuar.

Traktorët mbetën të parkuar në autostradat në Lamia, Tebë, Trikala, Nikaia, Kardica dhe pjesë të tjera të vendit, ndërsa bllokada 48-orëshe në zyrat doganore të Promachonas, Exohi, Evzoni dhe Niki filloi ditën e sotme.

Në të njëjtën kohë, fermerët kërkuan një takim me kryeministrin, për të përmbushur ato që ata i quajnë kërkesa të tyre të justifikuara për mbijetesë.

Fermerët protestues kanë bllokuar edhe tunelin e Tempit, kryqëzimin e Bralos

Fermerët e Thesalisë nga bllokada e Nikaias të enjten i zhvendosën traktorët e tyre në tunelin e Tempit, ku planifikojnë të bllokojnë trafikun për 48 orë.

Të tjerë vazhduan të mbyllin plotësisht kryqëzimin vendimtar të Bralos në autostradën Athinë-Selanik, si dhe në rrugët anësore dhe rrjetin rrugor rural, duke e bërë udhëtimin nga Lamia në Athinë praktikisht të pamundur.

Protesta në Tempi filloi pak pas orës 11:00, kur fermerët u nisën me traktorë dhe mjete të tjera bujqësore nga bllokada e Nikaias drejt tunelit të Tempit, në përputhje me vendimet e marra në asamblenë e tyre të fundit të përgjithshme.  /os/

 

The post ATHINË – Përshkallëzohen protestat e fermerëve grekë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fermerët grekë nuk i ndalin protestat, bllokohet sërish aksi Kakavijë-Janinë

Aksi Kakavijë-Janinë do të bllokohet sërish ditën e sotme për shkak të protestës së fermerëve grekë. Raportohet se aksi do të jetë i bllokuar për 48 orë duke filluar nga ora 12:00 me orën greke, ndërsa do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore. “Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së […]

The post Fermerët grekë nuk i ndalin protestat, bllokohet sërish aksi Kakavijë-Janinë appeared first on BoldNews.al.

Çfarë planesh ushtarake ka Izraeli me Greqinë dhe Qipron?

Javën e kaluar, në Qipro u nënshkrua një plan bashkëpunimi ushtarak trepalësh midis Qipros, Greqisë dhe Izraelit, i ndjekur nga dy plane bashkëpunimi dypalësh – midis Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF) dhe Forcave të Armatosura Greke, dhe midis IDF dhe Gardës Kombëtare të Qipros.

Marrëveshjet u nënshkruan në Nikozi gjatë takimit të përbashkët vjetor të shtabeve ushtarake të tre vendeve. Nënshkrimi i tyre u njoftua zyrtarisht nga ushtria izraelite. Lajmi u prit kryesisht pozitivisht në median dhe publikun qipriot.

Edhe pse detajet e marrëveshjeve nuk u bënë publike, DW ka mësuar se ato përfshijnë dispozita për ushtrime dhe trajnime të përbashkëta ushtarake, krijimin e grupeve të punës në fusha të specializuara dhe zhvillimin e një dialogu strategjik ushtarak.

Sipas të njëjtave burime, marrëveshjet parashikojnë gjithashtu shkëmbimin e ekspertizës mbi kërcënimet moderne të sigurisë, duke përfshirë sistemet pa pilot dhe luftën elektronike.

Njoftimi i bashkëpunimit ushtarak është zbatim praktik i vendimeve politike të marra nga udhëheqësit e tre vendeve – Benjamin Netanyahu, Kyriakos Mitsotakis dhe Nikos Christodoulides – gjatë samitit të 10-të tripalësh të Izraelit, Greqisë dhe Qipros, të mbajtur më 22 dhjetor.

Duke përmbledhur një deklaratë të përbashkët për shtyp të lëshuar pas takimit në Jeruzalem, Presidenti i Qipros Nikos Christodoulides tha se të tre vendet kishin vendosur të thellonin bashkëpunimin “me fokus në energji, mbrojtje dhe siguri”, duke bërë thirrje për “marrëveshje që do të kalojnë menjëherë në fazën e zbatimit”.

Duke folur për DW, Zenonas Tziarras, nga Departamenti i Studimeve Turke dhe të Lindjes së Mesme në Universitetin e Qipros, theksoi se bashkëpunimi trepalësh midis këtyre vendeve nuk është i ri dhe se samiti i parë i tillë u mbajt në vitin 2016.

Duke theksuar se Greqia, Qiproja dhe Izraeli kanë bashkëpunuar në këto fusha për vite me radhë, Tziarras paralajmëroi se, pavarësisht tendencës së udhëheqësve politikë për të ekzagjeruar rezultatet e këtyre takimeve, duhet të jetë e qartë se “bashkëpunimi ushtarak, i mbrojtjes dhe i sigurisë nuk përbën në vetvete një aleancë”.

“Një aleancë e vërtetë nënkupton një angazhim për mbrojtje kolektive, sipas të cilit një sulm ndaj një shteti konsiderohet sulm ndaj të gjithëve. Bashkëpunimi aktual trepalësh është pra një ‘aleancë’ vetëm në emër”, tha ai.

Mungesa e rezultateve konkrete, të cilat mund të ndryshojnë ekuilibrin e fuqisë në Mesdheun Lindor, mund të shpjegojë edhe reagimin relativisht të përmbajtur të Turqisë pas njoftimit të marrëveshjes.

Presidenti turk Erdogan, ndryshe nga mediat turke pro-qeveritare që e përshkruan bashkëpunimin si një “bosht të së keqes anti-turke”, mori një ton dukshëm të moderuar, duke deklaruar se iniciativat e tre vendeve “nuk kanë peshë të vërtetë”, duke i krahasuar ato me “zhurmë boshe, si zhurma e një kanaçeje”.

Ajo që duket se e shqetëson Turqinë më shumë sesa vetë marrëveshjet trepalëshe është fakti se Greqia dhe Qiproja po i drejtohen gjithnjë e më shumë Izraelit për prokurimin e sistemeve moderne të armëve.

Në rastin e Qipros në veçanti, Ankaraja ka lëshuar paralajmërime të forta se blerja e armëve nga Izraeli mund të çojë në destabilizim në ishull./DW/

METEO – Greqia goditet nga shira të rrëmbyeshëm dhe stuhi në rajonet perëndimore dhe verilindore

ATHINË, 7 janar /ATSH/- Meteorologët grekë paralajmëruan sot për stuhi intensive deri nesër në mëngjes në rajonet perëndimore dhe verilindore të vendit, sipas “Kathimerini”.

Moti i ashpër, me reshje të zgjatura të shiut dhe stuhi të forta, nisi sot dhe do të vazhdojë deri në orët e para të ditës së nesërme.

Paralajmërimet e nivelit portokalli mbeten për ishujt Jon, Epirin, Greqinë Qendrore perëndimore dhe Maqedoninë Lindore dhe Trakën, me Peloponezin që do t’i bashkohet të mërkurën në mbrëmje.

Stuhitë mund të sjellin breshër dhe erëra që arrijnë 62 to 74 km/h. Erërat jugore me intensitet të ngjashëm goditën sot Detin Egje.

Kushtet do të dobësohen gradualisht nesër në mëngjes, megjithëse stuhi të shkurtra do të prekin zona të tjera.

Meteorologët theksuan intensitetin dhe kohëzgjatjen e reshjeve si shqetësime kryesore, me erëra shumë të forta që priten nesër në perëndim të vendit.

Ndërkohë që, Mbrojtja Civile ne Greqinë Perëndimore, Epirin dhe Ishujt Jonian shpalli gjendjen e mobilizimit (Kodi i Kuq) për dje dhe sot.

Nga dita e sotme deri nesër, i njëjti nivel mobilizimi do të zbatohet për Maqedoninë Lindore dhe Trakën, si dhe Peloponezin.

Vendimi u mor pasi Komiteti i Vlerësimit të Rrezikut u mblodh të hënën, pas lëshimit të një emergjence nga Shërbimi Kombëtar Meteorologjik që paralajmëronte për stuhi me bubullima në Greqinë perëndimore dhe verilindore në orët e para të ditës së djeshme deri nesër në mëngjes.

Sipas meteorologëve, Ishujt Jonian, veçanërisht në Korfuz, si dhe në Epir, Etoli-Akarnani, Maqedoninë Lindore dhe Traki, u përfshinë dje dhe sot nga reshje të dendura shiu dhe stuhi. //a.i/

 

The post METEO – Greqia goditet nga shira të rrëmbyeshëm dhe stuhi në rajonet perëndimore dhe verilindore appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fermerët grekë paralajmërojnë bllokim të përgjithshëm të Greqisë

Fermerët grekë deklarojnë se janë gati të bllokojnë të gjithë Greqinë, teksa protestat e tyre hyjnë në një fazë të re përshkallëzimi. Pavarësisht gjashtë nismave për mbështetjen e sektorit primar që shpalli sot qeveria greke duke thënë se thuajse ka plotësuar madje më tepër se sa duhej kërkesat e fermerëve, këta të fundit theksojnë se […]

The post Fermerët grekë paralajmërojnë bllokim të përgjithshëm të Greqisë appeared first on BoldNews.al.

Aksidentoi për vdekje 21-vjeçaren greke në Selanik, shtyhet gjyqi ndaj shoferit shqiptar

Gjykimi ndaj një 23-vjeçari shqiptar, i përfshirë në një aksident trafiku tragjik në Selanik që përfundoi me vdekjen e studentës greke Emma Karyotaki, është shtyrë deri në shtator të këtij viti. Ngjarja e rëndë ndodhi në nëntor 2022, në zonën e famshme të Kamaras, në qendër të Selanikut, kur një makinë me shpejtësi rreth 140 […]

The post Aksidentoi për vdekje 21-vjeçaren greke në Selanik, shtyhet gjyqi ndaj shoferit shqiptar appeared first on BoldNews.al.

I kërkuar për plagosje të rëndë në Durrës, ekstradohet nga Greqia 32-vjeçari (Emri)

Një 32-vjeçar është ekstraduar nga Greqia pasi kërkohej nga autoritetet shqiptare për plagosje. Bëhet fjalë për shtetasin Ardit Miha, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi gjykata e Durrësit i kishte caktuar masën e sigurisë arrest në burg për veprën penale të plagosjes së rëndë me dashje. Ai akuzohet për një ngjarje të ndodhur më 6 […]

The post I kërkuar për plagosje të rëndë në Durrës, ekstradohet nga Greqia 32-vjeçari (Emri) appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ Goditi më thikë një shtetas, ekstradohet nga Greqia pas 4 vitesh, 32-vjeçari

32-vjeçari Ardit Miha është ekstraduar nga Greqia. I riu, kërkohej ndërkombëtarisht, sepse në vitin 2024, Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ky shtetas akuzohet se mbrëmjen e datës 06.10.2022, për motive të dobëta, ka plagosur disa herë me thikë, një person në lagjen nr. 13, Durrës.

“Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve të tyre në Athinë, u finalizua në vijim të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, procedura për ekstradimin nga Greqia në Shqipëri, të shtetasit 32 vjeç, të lindur në Bulqizë”, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al/

Emigrantët kthehen pas festave në Greqi, radhë të gjatë në Kakavijë, pala greke me dy sportele

Pika e kalimit kufitar në Kakavijë ka regjistruar fluks të shtuar të emigranteve të cilët rikthehen në Greqi pas festave.

Sipas informacioneve bëhet me dije se pala shqiptare po punon me 4 sportele, ndërsa ajo greke me 2.

Vetë emigrantet janë shprehur se kjo është një situate e përsëritur, ndërsa shtojnë se shkak është edhe mbërritja e tyre në njëjtën kohë pranë doganës së Kakavijës.

“Qytetarët janë shprehur të shqetësuar, dhe kërkojnë një zgjidhje, pasi kjo problematikë është shumë shqetësuese dhe se nuk merr zgjidhje edhe pse është e përsëritur.

Kaos në Greqi, pezullohen të gjitha fluturimet

Kaos në Greqi, ku një defekt teknik bllokoi trafikun ajror në të gjithë vendin. Bëhet fjalë për një problem serioz me sistemet qendrore të frekuencave radio të qendrave të kontrollit ajror. Mosfunksionimi, preku si aeroportet ndërkombëtare Eleftherios Venizelos të Athinës ashtu edhe atë të Selanikut, si dhe aeroportet rajonale, duke i bërë të pamundura mbërritjet dhe nisjet.

Source

Kaos në aeroporte, mbyllet hapësira ajrore e Greqisë

Një problem serioz me radio-frekuencat e komunikimit ka shkaktuar kaos në hapësirën ajrore të Greqisë, duke detyruar Shërbimi i Aviacionit Civil i Greqisë të lëshojë një udhëzim zyrtar për pezullimin e fluturimeve. Sipas njoftimeve zyrtare, pezullimi për shkak të defekteve teknike në frekuencat e komunikimit do të vijojë “deri në njoftim të mëtejshëm”. Si pasojë, […]

The post Kaos në aeroporte, mbyllet hapësira ajrore e Greqisë appeared first on BoldNews.al.

Kaos në aeroportet e Greqisë, mbyllet hapësira ajrore! Ja arsyeja

Një problem serioz me radio-frekuencat po ndikon në të gjithë hapësirën ajrore të Greqisë, ndërsa Shërbimi i Aviacionit Civil ka lëshuar një udhëzim zyrtar për fluturimet.

Sipas njoftimeve të publikuar nga Shërbimi i Aviacionit Civil, pezullimi i fluturimeve për shkak të problemeve teknike në frekuencat e komunikimit do të vazhdojë “deri në njoftim të mëtejshëm”.

Si rezultat, kapaciteti i fluturimeve është reduktuar ndjeshëm. Ndërsa fillimisht vazhdonin fluturimet që tashmë ishin në ajër, tani janë bërë pothuajse të pamundura nisjet, kryesisht nga aeroporti më i madh i vendit, El. Venizelos, i cili ndikohet më shumë për shkak të volumit të lartë të fluturimeve, veçanërisht në këto ditë të ngarkuara.

Po ashtu, problemet po ndikojnë edhe në aeroportet rajonale, ndërsa disa fluturime që ishin në ajër po devijohen drejt aeroporteve të tjera.

 

GREQI – Policia u rekomandon pushuesve shmangien e trafikut të rënduar nga protesta e fermerëve

ATHINË, 3 janar /ATSH-ANA/ – Shoferët që kthehen në shtëpitë e tyre pas sezonit të festave duhet të planifikojnë udhëtimet e tyre në një mënyrë të tillë që të shmangin trafikun e rënduar, duke marrë parasysh edhe bllokimet e rrugëve nga fermerët, tha Shtabi i Policisë Greke.

Në një deklaratë, Shtabi i Policisë Greke tha se masat e synuara dhe të përkohshme vazhdojnë të zbatohen, për të mbrojtur sigurinë rrugore dhe për të mbrojtur jetën.

Këto masa lidhen drejtpërdrejt me praninë e makinerive të rënda bujqësore dhe këmbësorëve në asfalt.

“Këto masa konsiderohen të nevojshme për menaxhimin e kushteve objektivisht të rrezikshme të drejtimit dhe në asnjë mënyrë nuk përbëjnë mbyllje arbitrare të rrugëve”, tha ajo.

Qytetarët duhet të konsultojnë linkun në faqen e internetit të policisë greke (https://www.astynomia.gr/kykloforiakes-rythmiseis-logo-agrotikon-kinitopoiiseon/) për përditësime në kohë.

Përveç kësaj, policia rrugore rekomandoi që shoferët të marrin në konsideratë motin kur planifikojnë udhëtimin e kthimit, veçanërisht në rrugët me korsi të kufizuara.

Policia tha se do të vazhdojë të marrë të gjitha masat e jashtëzakonshme të nevojshme për aq kohë sa të jetë e nevojshme./ a.jor.

The post GREQI – Policia u rekomandon pushuesve shmangien e trafikut të rënduar nga protesta e fermerëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GREQI – Fermerët protestues në takim mbarëkombëtar

ATHINË, 31 dhjetor /ATSH-ANA/ – Një takim mbarëkombëtar i fermerëve të sektorit parësor do të mbahet të dielën, më 4 janar, në orën 12:00, në Malgara, për të vendosur hapat e radhës të mobilizimeve të tyre.

Lajmin e bëri të ditur Kostas Rouzios, përfaqësues i një shoqate fermerësh në Selanik.

Takimi do të zhvillohet në ambientet e Qendrës Kulturore të Malgaras.

Ndërkohë, fermerët vazhdojnë të qëndrojnë në bllokadat në Thesalinë perëndimore, ndërsa në rrjetin rrugor kombëtar janë vendosur devijime të qarkullimit për të lehtësuar lëvizjen e udhëtarëve gjatë festave.

Policia greke publikoi një njoftim lidhur me bllokadat e fermerëve, duke informuar për devijimet e trafikut dhe duke sugjeruar rrugë alternative për qytetarët që udhëtojnë në aksin Athinë–Selanik. Gjithashtu, Policia ka publikuar edhe një video nga autostrada Athinë–Lamia, ku shfaqet bllokada e fermerëve në zonën e Kastro-Beotisë. /Ad.Ab./ a.jor.

The post GREQI – Fermerët protestues në takim mbarëkombëtar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vala e të ftohti godet Greqinë/ Temperaturat arrijnë deri në -8°C

Vala e të ftohtit me ngrica dhe reshje dëbore ka goditur Greqinë. Rënia e temperaturave deri në -8 gradë është tashmë e dukshme në pothuajse të gjithë vendin, ndërsa sipas meteorologëve, këto kushte do të zgjasin të paktën gjatë 24 orëve të para të Vitit të Ri. Reshjet e para të dëborës janë regjistruar tashmë […]

The post Vala e të ftohti godet Greqinë/ Temperaturat arrijnë deri në -8°C appeared first on BoldNews.al.

Begaj pranon letrat kredenciale të ambasadores së re të Greqisë

TIRANË, 30 dhjetor /ATSH/ Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadores së re të Greqisë në Shqipëri, Lambrini Komini.

Gjatë takimit, u diskutua për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve fqinje dhe avancimin e bashkëpunimit afatgjatë si vende partnere në NATO.

“Sot prita Letrat Kredenciale të Ambasadore së re të Republikës Helene, Lambrini Komini. Diskutuam për forcimin e marrëdhënieve si vende fqinje dhe avancimin e bashkëpunimit tonë afatgjatë si partnerë të NATO-s”, shkroi Begaj në platformën X.

Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Lambrini Kombini zëvendëson në këtë pozicion ambasadoren Konstantina Kamitsi, e cila përfundoi shërbimin e saj në Shqipëri.

/gj.m/j.p/

The post Begaj pranon letrat kredenciale të ambasadores së re të Greqisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Protesta e fermerëve grekë, bllokohet për 4 orë rruga Kapshticë-Selanik

Protesta e fermerëve grekë në vendin fqinj po vijon prej ditësh, ndërsa ka prekur edhe arteriet infrastrukturore që lidhin Shqipërinë me Greqinë. Disa herë është bllokuar rruga Kakavijë-Janinë ditët e kaluara, kurse sot, Policia Kufitare e Korçës njoftoi se për 4 orë ditën e sotme do të jetë e mbyllur rruga Kapshticë-Selanik, aksi veriperëndimor i […]

The post Protesta e fermerëve grekë, bllokohet për 4 orë rruga Kapshticë-Selanik appeared first on BoldNews.al.

GREQI – Fermerët bllokojnë sërish rrugët, pas përshkallëzimit të protestave

ATHINË, 29 dhjetor /ATSH-ANA/ –  Protestat e fermerëve në bllokadën e Bralos u  përshkallëzuan sot, pas një vendimi unanim të mbledhjes së përgjithshme që u zhvillua mbrëmë.

Fermerët vendosën të vazhdojnë me një bllokim dyorësh të rrugëve dytësore dhe hyrjeve në rrjetin kombëtar dhe provincial.

Vendimi u mor në një atmosferë të tensionuar, pasi ishin bërë njoftime në orët e mëparshme sipas të cilave përfaqësuesit e tyre kishin marrë pjesë në takimin e Epanomit dhe kishin nënshkruar tekstin përkatës.

Mbledhja e përgjithshme e mohoi kategorikisht këtë, duke sqaruar se “prania e tyre në Epanomi ishte vetëm si vëzhgues dhe pa asnjë autorizim apo vendim për bllokadën”.

Njëkohësisht, ata deklaruan se mbështesin plotësisht Komitetin Panhelenik të Bllokadave, në të cilin marrin pjesë, dhe identifikohen plotësisht me vendimet dhe kuadrin që është rënë dakord, duke refuzuar çdo interpretim tjetër.

Në vendimin e tyre, ata përsëritën se, pavarësisht përshkallëzimit të protestave, do të vazhdojnë të tregojnë përgjegjësi shoqërore, duke lehtësuar trafikun në pamje të largimit dhe kthimit të udhëtarëve gjatë festave./   /Ad.Ab./ a.jor.

The post GREQI – Fermerët bllokojnë sërish rrugët, pas përshkallëzimit të protestave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fermerët bllokojnë sërish rrugët në Greqi, pas përshkallëzimit të protestave

Protestat e fermerëve në bllokadën e Bralos u  përshkallëzuan sot, pas një vendimi unanim të mbledhjes së përgjithshme që u zhvillua mbrëmë.

Fermerët vendosën të vazhdojnë me një bllokim dyorësh të rrugëve dytësore dhe hyrjeve në rrjetin kombëtar dhe provincial.

Vendimi u mor në një atmosferë të tensionuar, pasi ishin bërë njoftime në orët e mëparshme sipas të cilave përfaqësuesit e tyre kishin marrë pjesë në takimin e Epanomit dhe kishin nënshkruar tekstin përkatës.

Mbledhja e përgjithshme e mohoi kategorikisht këtë, duke sqaruar se “prania e tyre në Epanomi ishte vetëm si vëzhgues dhe pa asnjë autorizim apo vendim për bllokadën”.

Njëkohësisht, ata deklaruan se mbështesin plotësisht Komitetin Panhelenik të Bllokadave, në të cilin marrin pjesë, dhe identifikohen plotësisht me vendimet dhe kuadrin që është rënë dakord, duke refuzuar çdo interpretim tjetër.

Në vendimin e tyre, ata përsëritën se, pavarësisht përshkallëzimit të protestave, do të vazhdojnë të tregojnë përgjegjësi shoqërore, duke lehtësuar trafikun në pamje të largimit dhe kthimit të udhëtarëve gjatë festave.

❌