Miratohen kriteret pĂ«r dhĂ«nien e statusit âQendĂ«r Ekselenceâ
TIRANĂ, 11 shkurt /ATSh/ KĂ«shilli i Ministrave miratoi sot kriteret dhe procedurat pĂ«r dhĂ«nien e statusit âQendĂ«r Ekselenceâ pĂ«r institutet dhe njĂ«sitĂ« e veçanta tĂ« kĂ«rkimit shkencor.
Vendimi Ă«shtĂ« marrĂ« nĂ« mbĂ«shtetje tĂ« nenit 100 tĂ« KushtetutĂ«s dhe tĂ« ligjit nr. 109/2024 âPĂ«r shkencĂ«n dhe kĂ«rkimin shkencor nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â, me propozim tĂ« ministrit tĂ« Arsimit.
Sipas vendimit, statusi âQendĂ«r Ekselenceâ do tâu jepet institucioneve qĂ« kanĂ« rezultate tĂ« spikatura nĂ« nivel kombĂ«tar ose ndĂ«rkombĂ«tar, si dhe atyre qĂ« zhvillojnĂ« kĂ«rkim shkencor nĂ« fusha prioritare.
Statusi jepet me afat të përkohshëm ose të përhershëm. Për rezultate të spikatura në nivel kombëtar, ai akordohet për një periudhë 5-vjeçare, me të drejtë rinovimi. Ndërsa për rezultate të spikatura në nivel ndërkombëtar, në kuadër të projekteve me kohëzgjatje jo më pak se tre vjet, statusi jepet me afat të përhershëm.
Institucionet që aplikojnë duhet të jenë të regjistruara në Regjistrin Kombëtar përkatës dhe të plotësojnë një sërë kriteresh shkencore, bibliometrike, infrastrukturore, administrative dhe të ndikimit në shoqëri. Mes tyre përfshihen publikimi i të paktën tre artikujve shkencorë në vit në revista të indeksuara, angazhimi në projekte kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare, marrëveshje bashkëpunimi me partnerë vendas ose të huaj, si dhe posedimi i të paktën një patente ose marrëveshjeje me industrinë për produkte apo procese inovative.
Vendimi parashikon gjithashtu kritere në burime njerëzore dhe infrastrukturë kërkimore, përfshirë ekzistencën e një drejtuesi kërkimor-shkencor, mekanizma për barazi gjinore dhe mbështetje të kërkuesve të rinj, si dhe infrastrukturë moderne dhe akses të hapur në laboratorë dhe biblioteka.
Aplikimi pĂ«r statusin âQendĂ«r Ekselenceâ do tĂ« bĂ«het pĂ«rmes portalit âe-Albaniaâ, i shoqĂ«ruar me dokumentacionin pĂ«rkatĂ«s, raportin e auditit financiar dhe planin strategjik tĂ« zhvillimit. PĂ«r vlerĂ«simin e kĂ«rkesave do tĂ« ngrihet njĂ« komision i posaçëm me pesĂ« anĂ«tarĂ«, pĂ«rfshirĂ« pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« ministrisĂ« pĂ«rgjegjĂ«se dhe ekspertĂ« tĂ« pavarur.
Subjektet që marrin refuzim kanë të drejtë ankimi brenda 30 ditëve, në përputhje me Kodin e Procedurave Administrative.
Vendimi hyn nĂ« fuqi pas botimit nĂ« âFletoren Zyrtareâ.
/a.f/r.e/
The post Miratohen kriteret pĂ«r dhĂ«nien e statusit âQendĂ«r Ekselenceâ appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.