❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

KOMENT – Pse Trump ia ka vĂ«nĂ« syrin GroenlandĂ«s?

UASHINGTON, 9 janar /ATSH-DPA/- Presidenti i SHBA-sĂ«, Donald Trump, e ka dyfishuar qĂ«llimin e tij pĂ«r tĂ« marrĂ« GroenlandĂ«n, duke shqyrtuar mundĂ«sinĂ« e pĂ«rdorimit te forcĂ«s nĂ«se Ă«shtĂ« e nevojshme. ÇfarĂ« fshihet pas kĂ«tij veprimi, i cili mund tĂ« pĂ«rfundojĂ« duke i larguar aleatĂ«t mĂ« tĂ« ngushtĂ« tĂ« Uashingtonit?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë përshkallëzuar retorikën e tyre mbi Groenlandën ditët e fundit, duke shkaktuar shqetësim të madh tek aleatët e tyre evropianë, me bisedime që tani do të zhvillohen midis sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, dhe zyrtarëve danezë javën e ardhshme.

Groenlanda, e cila i përket Mbretërisë së Danimarkës, por ka një status kryesisht autonom, ka qenë në shënjestrën e Trump që nga mandati i tij i parë në detyrë.

Megjithatë, marrëdhënia midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Groenlandës daton shumë më herët.

Vendndodhja e Groenlandës është shumë strategjike, duke u shtrirë në rrugën më të shkurtër për raketat midis Rusisë dhe SHBA-së. Prandaj, është një pjesë thelbësore e mburojës anti-raketore të SHBA-së.

Në vitin 1941, në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, SHBA-ja negocioi një marrëveshje për të ndërtuar dhe operuar baza ushtarake në Groenlandë, koloninë e atëhershme të Danimarkës në Arktik, për aq kohë sa do të zgjaste konflikti, në një përpjekje për të mbrojtur kontinentin amerikan.

Ambasadori i Danimarkës në Uashington, negocioi në mënyrë të pavarur marrëveshjen me SHBA-në për të mbrojtur Groenlandën, e cila është gjeografikisht pjesë e Amerikës së Veriut dhe shtrihet në Hemisferën Perëndimore.

NĂ« fund tĂ« luftĂ«s, SHBA-ja kishte 15 baza ushtarake nĂ« GroenlandĂ«. Sot mbetet vetĂ«m njĂ«, baza ajrore “Pituffik” nĂ« bregdetin veriperĂ«ndimor.

QĂ« nga viti 1951, njĂ« marrĂ«veshje daneze me SHBA-nĂ« – e rishikuar nĂ« vitin 2004 – i jep ushtrisĂ« amerikane praktikisht liri veprimi nĂ« territorin e GroenlandĂ«s, pĂ«r sa kohĂ« qĂ« informon DanimarkĂ«n dhe GroenlandĂ«n paraprakisht pĂ«r planet e saj.

Trump ka argumentuar se Danimarka ka dështuar në garantimin e sigurisë se Groenlandës, e cila mbulon një sipërfaqe prej 2,2 milionë kilometra katrorë ose rreth një të pestën e madhësisë së të gjithë kontinentit evropian.

Kjo është e krahasueshme me Alaskën, shtetin më të madh të SHBA-së, megjithëse popullsia e Groenlandës vlerësohet në vetëm 57,000 banorë.

Integrimi i Groenlandës do ta bënte SHBA-në vendin e tretë më të madh në botë për nga masa tokësore pas Rusisë dhe Kanadasë, duke tejkaluar Kinën.

NjĂ« raport i kohĂ«ve tĂ« fundit nga shĂ«rbimi i inteligjencĂ«s ushtarake tĂ« DanimarkĂ«s tha se Rusia, Kina dhe Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s po konkurronin tĂ« gjitha pĂ«r tĂ« luajtur “njĂ« rol mĂ« tĂ« madh” nĂ« Arktik.

Gjatë vitit të kaluar, Danimarka ka rritur investimet e saj në Groenlandë.

“NĂ« vitin 2025, Danimarka ofroi 1,2 miliardĂ« euro pĂ«r sigurinĂ« nĂ« rajon”, tha tĂ« hĂ«nĂ«n kryeministrja daneze, Mette Frederiksen.

Groenlanda ka depozita tĂ« pashfrytĂ«zuara tĂ« metaleve tĂ« rralla dhe mund tĂ« jetĂ« njĂ« vend i rĂ«ndĂ«sishĂ«m pasi shkrirja e akullit polar – njĂ« rezultat i ndryshimeve klimatike – hap rrugĂ« tĂ« reja transporti detar.

“MegjithatĂ«, njĂ« vit mĂ« parĂ«, 85% e banorĂ«ve tĂ« GroenlandĂ«s kanĂ« kundĂ«rshtuar bashkimin me SHBA-nĂ«â€, sipas njĂ« sondazhi. //a.i/

 

The post KOMENT – Pse Trump ia ka vĂ«nĂ« syrin GroenlandĂ«s? appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Cara: Ulet niveli i ujit në fshatrat Adriatik dhe Fushë-Kuqe

TIRANË, 9 janar/ATSH/ Kryetarja e bashkisĂ« Kurbin, Majlinda Shqalsi Cara bĂ«ri tĂ« ditur sot pĂ«r ATSH-nĂ« se pas ndĂ«rhyrjeve pĂ«r riparimin e argjinaturĂ«s sĂ« DrojĂ«s dhe aktivizimit tĂ« kapacitetit tĂ« plotĂ« tĂ« hidrovoreve, Ă«shtĂ« vĂ«nĂ« re njĂ« rĂ«nie e nivelit tĂ« ujit nĂ« toka bujqĂ«sore dhe kanale kulluese nĂ« fshatrat Adriatik dhe FushĂ«-Kuqe.

“Punimet vijojnĂ« pĂ«r heqjen e inerteve dhe mbetjeve tĂ« grumbulluara nĂ« grykĂ«derdhjet e pĂ«rrenjve dhe kanaleve, si dhe pĂ«r sistemimin e rrugĂ«ve rurale nĂ« FushĂ«-Gjorm dhe Skuraj”, u shpreh ajo.

Cara informoi se gjatë ditës së sotme, grupet e punës janë shpërndarë në terren për evidentimin e dëmeve dhe përgatitjen e dokumentacionit për dëmshpërblim, proces që do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.

Megjithatë, shprehet Cara, situata mbetet e vështirë, pasi sipas njoftimeve, gjatë natës dhe ditës së shtunë priten reshje shiu me intensitet të lartë, të cilat mund të shkaktojnë përmbytje të shpejta.

Cara u bëri thirrje qytetarëve, veçanërisht atyre në zonat me rrezik të lartë, që të shmangin çdo lëvizje të panevojshme dhe për çdo nevojë emergjente të kontaktojnë me shtabet e emergjencave civile.

/r.e/

The post Cara: Ulet niveli i ujit në fshatrat Adriatik dhe Fushë-Kuqe appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rihapet segmenti rrugor në njësinë administrative Dardhas

TIRANË, 9 janar /ATSH/ Segmenti rrugor nĂ« njĂ«sinĂ« administrative Dardhas, bashkia Pogradec, Ă«shtĂ« rihapur pas dĂ«mtimit pĂ«r shkak tĂ« reshjeve tĂ« dendura tĂ« shiut.

Prefekti i qarkut tĂ« Korçës, Nertil Jole nĂ« njĂ« videomesazh, sĂ« bashku me deputetin e Pogradecit Bledi Çomo, ishin nĂ« njĂ«sinĂ« administrative Dardhas pĂ«r ta inspektuar kĂ«tĂ« segment rrugor.

Bashkia e Pogradecit me mjetet e saj dhe me ndihmĂ«n e kompanive private – me kĂ«rkesĂ« tĂ« institucionit tĂ« Prefektit – arriti tĂ« zhvendosĂ« tĂ« gjithĂ« masivin e shembur e tĂ« mbushĂ« trupin e rrugĂ«s, duke mundĂ«suar kĂ«shtu kalimin e automjeteve drejt pesĂ« fshatrave qĂ« janĂ« pjesĂ« e kĂ«saj njĂ«sie administrative.

“Kemi marrĂ« masat sĂ« bashku me strukturat e bashkisĂ« sĂ« Pogradecit dhe jemi gjendur qĂ« nĂ« momentet e para nĂ« ndihmĂ« tĂ« komunitetit pĂ«r tĂ« administruar njĂ« situatĂ« komplekse duke qenĂ« se rrĂ«shqitja ka qenĂ« e konsiderueshme”, tha Jole.

“Bashkia ka organizuar struktura e veta vendore, ka siguruar lĂ«ndĂ«n e parĂ« pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« rregullimin e segmentit rrugor. Interesi ka qenĂ« maksimal qĂ« nĂ« momentet e para. BesojmĂ« qĂ« shumĂ« shpejt do krijohet shtrati i nevojshĂ«m qĂ« tĂ« sigurohet qarkullimi pĂ«r pesĂ« fshatrat e njĂ«sisĂ« administrative Dardhas”, vijoi ai.

Jole se tha se nĂ« kohĂ«n mĂ« tĂ« shpejtĂ« tĂ« mundshme, u realizua rihapja e kĂ«tij segmenti rural pa njĂ« rrugĂ« alternative, pĂ«r t’i mundĂ«suar banorĂ«ve qarkullimin, si njĂ« shĂ«rbim jetik pĂ«r komunitetin e zonĂ«s.

/e.i/r.e/

The post Rihapet segmenti rrugor në njësinë administrative Dardhas appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BRUKSEL – BE premton 620 milionĂ« euro ndihmĂ« shtesĂ« pĂ«r SirinĂ«

BRUKSEL, 9 janar /ATSH-DPA/- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, premtoi një ndihmë shtesë financiare të BE-së për Sirinë prej 620 milionë eurosh për këtë vit dhe vitin tjetër, gjatë një vizite sot në Damaskë .

Von der Leyen tha se financimi do të ndihmonte qeverinë siriane të rivendoste shërbimet bazë dhe të rindërtonte institucionet shtetërore, duke u mundësuar qindra mijëra refugjatëve të ktheheshin në shtëpi.

“MĂ« shumĂ« se njĂ« vit mĂ« parĂ«, pas disa dekadash frikĂ«, heshtje dhe dhunĂ« shtetĂ«rore mĂ« nĂ« fund ka shpresĂ« dhe mundĂ«si pĂ«r ripĂ«rtĂ«ritje”, tha ajo, duke shtuar se pajtimi dhe rimĂ«kĂ«mbja do tĂ« ishin njĂ« proces i gjatĂ« dhe sfidues.

“Ne jemi kĂ«tu sot pĂ«r tĂ« punuar pĂ«r SirinĂ« dhe pĂ«r tĂ« gjithĂ« sirianĂ«t – pĂ«r tĂ« arritur qĂ«llimin e njĂ« Sirie tĂ« re, paqĂ«sore, gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se dhe tĂ« sigurt”, tha Von der Leyen.

“RefugjatĂ«t sirianĂ«, tĂ« cilĂ«t kanĂ« formuar njĂ« pjesĂ« tĂ« madhe tĂ« refugjatĂ«ve qĂ« mbĂ«rrijnĂ« nĂ« BE gjatĂ« shumĂ« viteve, duhet tĂ« kenĂ« njĂ« perspektivĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ« pĂ«r njĂ« kthim nĂ« shtĂ«pi dhe njĂ« fillim tĂ« ri”, tha ajo.

BE-ja ka hequr plotësisht sanksionet ndaj Sirisë që nga rrëzimi i regjimit të Bashar al-Assad në fund të vitit 2024, dhe bashkëpunimi politik aktualisht po zgjerohet.

Presidenti i Këshillit Evropian António Costa, i cili udhëtoi me Von der Leyen, tha gjatë një takimi me presidentin e përkohshëm sirian Ahmed al-Sharaa se një epokë e re shprese ishte hapur për Sirinë.

“BE-ja do tĂ« mbĂ«shtesĂ« pĂ«rpjekjet drejt njĂ« Sirie paqĂ«sore dhe gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se”, tha Costa.

Sipas Komisionit Evropian, do të krijohet një partneritet i ri politik që mund të fillojë në gjysmën e parë të vitit me një takim të përfaqësuesve të lartë nga të dyja palët.

Po merret në konsideratë edhe rifillimi i një marrëveshjeje bashkëpunimi ekonomik. //a.i/

The post BRUKSEL – BE premton 620 milionĂ« euro ndihmĂ« shtesĂ« pĂ«r SirinĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

VATIKAN – Leone XIV: Lufta Ă«shtĂ« rikthyer nĂ« modĂ«, paqja po kĂ«rkohet pĂ«rmes armĂ«ve

VATIKAN, 9 janar /ATSH-AA/ – Kreu i Vatikanit, Papa Leone XIV paralajmĂ«roi sot se “lufta Ă«shtĂ« rikthyer nĂ« modĂ«â€, duke shprehur shqetĂ«sim pĂ«r erozionin e rendit ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« bazuar nĂ« rregulla, ndĂ«rsa iu drejtua zhvillimeve tĂ« fundit nĂ« Gaza, VenezuelĂ« dhe UkrainĂ«.

“NjĂ« zell pĂ«r luftĂ« po pĂ«rhapet”, tha Papa nĂ« njĂ« fjalim para anĂ«tarĂ«ve tĂ« trupit diplomatik tĂ« akredituar nĂ« SelinĂ« e ShenjtĂ«.

“Parimi i vendosur pas LuftĂ«s sĂ« DytĂ« BotĂ«rore, i cili i ndalonte vendet tĂ« pĂ«rdornin forcĂ«n pĂ«r tĂ« shkelur kufijtĂ« e tĂ« tjerĂ«ve, Ă«shtĂ« minuar plotĂ«sisht”, shtoi ai.

Papa theksoi se dialogu dhe diplomacia po zĂ«vendĂ«sohen gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« nga ajo qĂ« ai e pĂ«rshkroi si “diplomaci e bazuar nĂ« forcĂ«â€. “Paqja po kĂ«rkohet pĂ«rmes armĂ«ve si kusht pĂ«r tĂ« pohuar sundimin e dikujt”, tha ai duke paralajmĂ«ruar se njĂ« qasje e tillĂ« “kĂ«rcĂ«non rĂ«ndĂ« sundimin e ligjit, i cili Ă«shtĂ« themeli i çdo bashkĂ«jetese paqĂ«sore civile”.

Papa shprehu shqetĂ«sim pĂ«r tensionet nĂ« rritje nĂ« AmerikĂ«, duke bĂ«rĂ« thirrje pĂ«r zgjidhje paqĂ«sore. “UnĂ« pĂ«rsĂ«ris apelin tim pĂ«r tĂ« respektuar vullnetin e popullit venezuelian dhe pĂ«r tĂ« mbrojtur tĂ« drejtat njerĂ«zore dhe civile tĂ« tĂ« gjithĂ«ve, duke siguruar tĂ« ardhme stabiliteti dhe harmonie”, deklaroi ai.

Duke iu referuar Lindjes sĂ« Mesme, Papa tha se njĂ« “krizĂ« serioze humanitare” vazhdon nĂ« Gaza pavarĂ«sisht armĂ«pushimit tĂ« tetorit dhe pĂ«rsĂ«riti nevojĂ«n pĂ«r t’u garantuar palestinezĂ«ve “tĂ« ardhme me paqe dhe drejtĂ«si tĂ« qĂ«ndrueshme”.

Ai denoncoi dhunĂ«n nĂ« rritje kundĂ«r civilĂ«ve palestinezĂ« nĂ« Bregun PerĂ«ndimor tĂ« pushtuar, duke thĂ«nĂ« se popullsia civile palestineze “ka tĂ« drejtĂ« tĂ« jetojĂ« nĂ« paqe nĂ« tokĂ«n e vet”. Duke theksuar tĂ« drejtĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare humanitare, Papa tha se parimet e saj pĂ«rfaqĂ«sojnĂ« angazhim tĂ« bĂ«rĂ« nga shtetet nĂ« mbarĂ« botĂ«n.

“Nuk mund ta injorojmĂ« faktin se shkatĂ«rrimi i spitaleve, infrastrukturĂ«s energjetike, shtĂ«pive dhe vendeve thelbĂ«sore pĂ«r jetĂ«n e pĂ«rditshme pĂ«rbĂ«n shkelje serioze tĂ« sĂ« drejtĂ«s ndĂ«rkombĂ«tare humanitare”, tha ai.

“Mbrojtja e parimit tĂ« paprekshmĂ«risĂ« sĂ« dinjitetit njerĂ«zor dhe shenjtĂ«risĂ« sĂ« jetĂ«s gjithmonĂ« ka mĂ« shumĂ« rĂ«ndĂ«si se çdo interes i thjeshtĂ« kombĂ«tar”, shtoi Papa Leone.   /os/

The post VATIKAN – Leone XIV: Lufta Ă«shtĂ« rikthyer nĂ« modĂ«, paqja po kĂ«rkohet pĂ«rmes armĂ«ve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

METEO – Greqia veriperĂ«ndimore goditet nga reshje tĂ« dendura tĂ« dĂ«borĂ«s

ATHINË, 9 janar /ATSH/- QĂ« prej orĂ«ve tĂ« para tĂ« mĂ«ngjesit, reshjet e borĂ«s kanĂ« pĂ«rfshirĂ« tĂ« gjithĂ« GreqinĂ« veriperĂ«ndimore, duke bĂ«rĂ« qĂ« autoritetet rajonale dhe bashkitĂ« lokale tĂ« vendosin dhjetĂ«ra borĂ«pastruese dhe tĂ« lĂ«shojnĂ« udhĂ«zime sigurie pĂ«r shoferĂ«t qĂ« udhĂ«tojnĂ« nĂ«pĂ«r rrugĂ«t malore dhe autostradat kryesore, sipas “GreekNewsToday”.

Bora ka rënë në shumë zona të prefekturës së Janinës në Greqinë veriperëndimore, si dhe në pjesët malore të Arta-s fqinje, duke vështirësuar kushtet në pjesën më të madhe të rajonit të Epirit.

Reshjet e dendura të borës përfshinë sot qytetin e Janinës , duke shënuar një intensifikim të ndjeshëm të motit.

Janina, kryeqyteti i Epirit dhe një qendër e madhe urbane, nuk ka përjetuar gjithmonë borë në zonat e saj, duke i bërë kushtet aktuale veçanërisht të vështira për banorët dhe vizitorët.

Për të mbajtur rrjetet e transportit të hapura, Autoriteti i Mbrojtjes Civile i Rajonit të Epirit ka vendosur 28 makina për heqjen e borës, duke punuar vazhdimisht për të siguruar që rrugët të mbeten të pastra dhe të sigurta.

Përpjekjet e tyre janë përqendruar si në rrugët urbane ashtu edhe në rrjetin më të gjerë rrugor që lidh Janinën me qytetet dhe fshatrat përreth.

Në të njëjtën kohë, autoritetet bashkiake në të gjithë rajonin po përdorin pajisjet e tyre për të garantuar që qasja në fshatrat e largëta të ruhet pavarësisht motit të përkeqësuar.

Masa shtesë janë vendosur përgjatë rrugëve kryesore të transportit, veçanërisht në Malakasi përtej qytetit malor të Metsovës. //a.i/

 

The post METEO – Greqia veriperĂ«ndimore goditet nga reshje tĂ« dendura tĂ« dĂ«borĂ«s appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Prindërit me të ardhura deri në 1,2 milionë lekë përfitojnë kompensim për fëmijët përmes DIVA 2025

TIRANË, 9 janar/ATSH/ PrindĂ«rit dhe kujdestarĂ«t ligjorĂ« me tĂ« ardhura tĂ« ulĂ«ta dhe tĂ« mesme do tĂ« mund tĂ« pĂ«rfitojnĂ« kĂ«tĂ« vit kompensim ushqimor dhe arsimor pĂ«r fĂ«mijĂ«t nĂ« ngarkim, pĂ«rmes deklaratĂ«s vjetore tĂ« tĂ« ardhurave personale DIVA 2025.

Skema synon të lehtësojë barrën financiare të familjeve, duke ofruar zbritje nga baza tatimore për numrin e fëmijëve dhe shpenzimet e kryera për arsimimin e tyre.

Përfitimi u takon atyre deklarojnë në DIVA 2025 fëmijët në ngarkim dhe shpenzimet arsimore përkatëse, ndërsa kushti kryesor mbetet që të ardhurat e tatueshme vjetore të mos tejkalojnë 1,2 milionë lekë.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, për çdo fëmijë nën moshën 18 vjeç aplikohet një zbritje tatimore që korrespondon me shumën prej 48 mijë lekësh, ndërsa për shpenzimet arsimore të fëmijëve në ngarkim parashikohet një zbritje totale deri në 100 mijë lekë.

Kërkesa për përfitimin e këtij kompensimi bëhet vetëm një herë dhe paraqitet nga anëtari i familjes që ka të ardhurat më të larta vjetore, ndërkohë që autoritetet sqarojnë se e drejta për përfitim mbetet edhe në rastet kur individi nuk ka detyrim ligjor për të dorëzuar deklaratën DIVA 2025.

Procesi i rimbursimit realizohet përmes sistemit e-Filing, pas dorëzimit të deklaratës, kur nga përllogaritjet rezulton mbipagesë.

MĂ« pas, aplikuesi duhet tĂ« paraqesĂ« njĂ« kĂ«rkesĂ« pĂ«r rimbursim nĂ« modulin â€œĂ‡Ă«shtjet e mia- Pyetje e PĂ«rgjithshme”, duke bashkĂ«lidhur dokumentet e nevojshme, pĂ«rfshirĂ« tĂ« dhĂ«nat e llogarisĂ« bankare personale, certifikatĂ«n familjare dhe dokumentacionin justifikues pĂ«r shpenzimet arsimore, si kontratat me institucionet pĂ«rkatĂ«se dhe faturat e pagesave, pĂ«rfshirĂ« edhe ato pĂ«r kurset e gjuhĂ«ve tĂ« huaja.

1 nga 3

/r.e/

The post Prindërit me të ardhura deri në 1,2 milionë lekë përfitojnë kompensim për fëmijët përmes DIVA 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Von der Leyen: Evropa do tĂ« mbĂ«shtesĂ« plotĂ«sisht rimĂ«kĂ«mbjen dhe rindĂ«rtimin e SirisĂ«

BRUKSEL, 9 janar /ATSH-AA/ – Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, premtoi mbĂ«shtetjen e plotĂ« tĂ« EvropĂ«s pĂ«r rimĂ«kĂ«mbjen dhe rindĂ«rtimin e SirisĂ«, ndĂ«rsa u takua me udhĂ«heqjen siriane gjatĂ« vizitĂ«s sĂ« saj nĂ« Damask, transmeton Anadolu.

“Pas dekadash frike dhe heshtjeje, sirianĂ«t filluan njĂ« udhĂ«tim tĂ« gjatĂ« drejt shpresĂ«s dhe ripĂ«rtĂ«ritjes. Evropa do tĂ« bĂ«jĂ« gjithçka qĂ« mundet pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur rimĂ«kĂ«mbjen dhe rindĂ«rtimin e SirisĂ«â€, shkroi von der Leyen nĂ« platformĂ«n sociale tĂ« kompanisĂ« amerikane X.

Presidenti i KĂ«shillit tĂ« BE-sĂ«, Antonio Costa, i cili shoqĂ«roi von der Leyen, u takua me zyrtarĂ« sirianĂ«, pĂ«rfshirĂ« presidentin Ahmed al-Sharaa, duke thĂ«nĂ« se vizita e BE-sĂ« tregon “mbĂ«shtetje tĂ« vazhdueshme pĂ«r popullin sirian”.

“Pas shumĂ« vitesh lufte dhe vuajtjesh, rĂ«nia e regjimit tĂ« Asadit mĂ« nĂ« fund i ofroi pak shpresĂ« popullit sirian
 Ka ende njĂ« rrugĂ« tĂ« gjatĂ« pĂ«rpara, por ju tashmĂ« keni ndĂ«rmarrĂ« hapat e parĂ«â€, tha ai nĂ« rrjetet sociale.

Vizita vjen pas angazhimit në rritje të BE-së me udhëheqjen e re të Sirisë. Në qershor 2025, Komisionerja Evropiane për Mesdheun, Dubravka Suica, vizitoi Sirinë dhe tha se blloku dëshironte ta shihte vendin të bëhej i qëndrueshëm dhe i begatë.

Në maj, shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, njoftoi gjithashtu heqjen e sanksioneve ekonomike të vendosura nga regjimi i mëparshëm.

Bashar Asad, udhëheqësi i Sirisë për gati 25 vjet, u largua në Rusi, duke i dhënë fund regjimit të Partisë Baath, e cila kishte qenë në pushtet që nga viti 1963.  /os/

The post FOKUS – Von der Leyen: Evropa do tĂ« mbĂ«shtesĂ« plotĂ«sisht rimĂ«kĂ«mbjen dhe rindĂ«rtimin e SirisĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BRUKSEL – Zyrtari i NATO-s kĂ«rcĂ«non SHBA-nĂ«: NĂ«se merrni GroenlandĂ«n, do tĂ« marrim bazat amerikane nĂ« EvropĂ«

BRUKSEL, 9 janar /ATSH/- Kryetari i Komitetit tĂ« Zgjerimit tĂ« NATO-s nĂ« Austri, Gunther Fehlinger, lĂ«shoi ​​njĂ« paralajmĂ«rim tĂ« ashpĂ«r pĂ«r SHBA-nĂ« mes pretendimeve se Donald Trump mund tĂ« vendosĂ« tĂ« marrĂ« GroenlandĂ«n, duke mos pĂ«rjashtuar ndĂ«rhyrjen ushtarake atje, sipas CBS.

Në një video të postuar në media sociale, Fehlinger tha se nëse SHBA-ja do të aneksonte Groenlandën, të gjitha bazat amerikane në Evropë do të konfiskoheshin dhe SHBA-ja do të duhej të largohej.

“NĂ«se merrni GroenlandĂ«n, ne do tĂ« marrim çdo bazĂ« amerikane nga Aviano nĂ« Ramstein, nga Rumania dhe tĂ« gjitha bazat e tjera ushtarake, ato do tĂ« konfiskohen dhe ju do tĂ« humbisni pozicionet qĂ« fuqia amerikane ka pasur qĂ« nga Lufta e DytĂ« BotĂ«rore. NĂ«se merrni GroenlandĂ«n, do tĂ« duhet tĂ« largoheni”, tha Gunther Fehlinger, kryetari i Komitetit tĂ« Zgjerimit tĂ« NATO-s nĂ« Austri.

Videoja e politikanit austriak u nda nĂ« platformat X dhe “Reddit”.

Ai po i pĂ«rgjigjej pjesĂ«risht njĂ« postimi qĂ« e pa si provokues nga podkasterja e MAGA, Katie Miller, e cila ndau njĂ« imazh nĂ« internet tĂ« GroenlandĂ«s tĂ« mbuluar me njĂ« grafik tĂ« flamurit tĂ« SHBA-sĂ«, tĂ« shoqĂ«ruar me mbishkrimin “ShumĂ« shpejt”.

“Ne mund ta mbrojmĂ« veten shumĂ« mirĂ« dhe mund ta bĂ«jmĂ« kĂ«tĂ« pa strehĂ«n bĂ«rthamore amerikane, pa trupat amerikane nĂ« EvropĂ« dhe pa bazat amerikane”. UdhĂ«heqĂ«s tĂ« tjerĂ« evropianĂ« kanĂ« reaguar ndaj pretendimeve tĂ« SHBA-se pĂ«r tĂ« marrĂ« kontrollin e ishullit tĂ« madh Arktik, me disa qĂ« thonĂ« se njĂ« veprim i tillĂ« nga administrata Trump mund tĂ« çojĂ« nĂ« shpĂ«rbĂ«rjen e aleancĂ«s ushtarake tĂ« NATO-s”, tha ai duke iu drejtuar drejtpĂ«rdrejt Miller. //a.i/

 

The post BRUKSEL – Zyrtari i NATO-s kĂ«rcĂ«non SHBA-nĂ«: NĂ«se merrni GroenlandĂ«n, do tĂ« marrim bazat amerikane nĂ« EvropĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

MIE: Qarkullim normal në akset kryesore dhe stabilizim i furnizimit me energji

TIRANË, 9 janar/ATSH/ Strukturat nĂ« varĂ«si tĂ« MinistrisĂ« sĂ« InfrastrukturĂ«s dhe EnergjisĂ« kanĂ« vijuar ndĂ«rhyrjet edhe gjatĂ« mbrĂ«mjes sĂ« djeshme dhe ditĂ«s sĂ« sotme nĂ« tĂ« gjitha zonat ku janĂ« evidentuar problematika si pasojĂ« e kushteve tĂ« motit.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë bën të ditur se në të gjithë territorin e vendit grupet e punës kanë qenë dhe vijojnë të jenë në terren për të siguruar mbajtjen hapur të akseve rrugore, si dhe për të garantuar furnizimin me energji elektrike dhe ujë të pijshëm për abonentët.

Reshje dëbore raportohen në zonat e Tropojës, Kukësit, Dibrës, Korçës, Shkodrës dhe Pukës, ndërsa kontraktorët janë në gatishmëri me mjete, staf dhe kripë, duke bërë të mundur që qarkullimi rrugor të jetë përgjithësisht normal.

Problematika janĂ« evidentuar nĂ« disa segmente rrugore, si nĂ« aksin QafĂ« Dushk-Sevaster, ku po kryhet pastrim dherash dhe qarkullimi vijon me njĂ« korsi nĂ« kilometrat 10-11, si dhe nĂ« aksin Berat-ÇorovodĂ«, nĂ« zonĂ«n e BogovĂ«s, ku ka pasur rĂ«nie gurĂ«sh dhe shembje tĂ« murit pritĂ«s dhe po punohet pĂ«r pastrimin e rrugĂ«s.

Aksi PĂ«rmet-ÇarshovĂ«, nĂ« zonĂ«n e Petranit, Ă«shtĂ« i hapur me njĂ« korsi pas ndĂ«rhyrjes provizore, ndĂ«rsa nĂ« segmentin Valare-Erind-Çajup vijon puna pĂ«r stabilizimin e njĂ« shkarjeje aktive nĂ« kilometrin 7+600.

Në aksin Korçë-Dardhë, në kilometrin 9, është konstatuar shkarje anësore e trupit të rrugës dhe situata po monitorohet nga autoritetet përkatëse.

Sa i përket furnizimit me energji elektrike, situata paraqitet më e stabilizuar, megjithëse disa fidera vijojnë të jenë jashtë pune, kryesisht në zonat e thella malore, ku dëbora vështirëson transportin e bazës materiale.

Të gjitha linjat 35 kV dhe nënstacionet janë në punë, ndërsa rrjeti i transmetimit funksionon normalisht, me të gjitha linjat 400 kV, 220 kV dhe 110 kV në operim. Brigadat e linjave dhe të nënstacioneve janë në gatishmëri të plotë për çdo ndërhyrje të nevojshme.

Në kaskadën e Drinit, prurjet natyrore regjistrohen në nivele të kontrolluara, të cilat llogariten rreth 1400 metra kub në sekondë në HEC-in e Fierzës, 500 metra kub në sekondë në HEC-in e Komanit dhe 60 metra kub në sekondë në HEC-in e Vaut të Dejës.

Në sektorin e furnizimit me ujë të pijshëm, në qarkun e Vlorës situata është përmirësuar, ndërsa në fshatin Trevllazër, pompa është stakuar për arsye sigurie dhe furnizimi për banorët po realizohet me orare, duke menaxhuar ujin nga depot.

Në qarkun e Fierit është vënë në funksion stacioni i pompimit në Kafaraj dhe pritet të nisë furnizimi me ujë në të gjithë qytetin e Fierit.

Qarqet e tjera të vendit nuk raportojnë problematika në këtë drejtim.

Ndërkohë, portet e vendit vijojnë aktivitetin normalisht. Në Portin e Durrësit operimet po zhvillohen pa probleme në të gjithë terminalet, ndërsa edhe në portet e Vlorës dhe Sarandës nuk raportohen vështirësi.

Po ashtu, operimet nĂ« Aeroportin NdĂ«rkombĂ«tar “NĂ«nĂ« Tereza” vijojnĂ« normalisht.

1 nga 5

/r.e/

The post MIE: Qarkullim normal në akset kryesore dhe stabilizim i furnizimit me energji appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Urgjenca e spitalit Memorial në gatishmëri për çdo qytetar

TIRANË, 9 janar /ATSH/ PĂ«rkeqĂ«simi i motit pĂ«r shkak tĂ« reshjeve tĂ« dendura tĂ« shiut dhe borĂ«s ka vĂ«nĂ« nĂ« gatishmĂ«ri tĂ« gjitha strukturat shĂ«ndetĂ«sore nĂ« vend.

Stafet e mjekëve dhe infermierëve të urgjencave dhe qendrave shëndetësore po ofrojnë ndihmë të specializuar mjekësore për banorët në zonat e përmbytura, si edhe për qytetarët që kanë shfaqur problematika shëndetësore.

Kryeministri Edi Rama, u shpreh sot se “Urgjenca e Spitalit Rajonal Memorial nĂ« Fier dhe tĂ« gjitha ekipet e urgjencĂ«s spitalore nĂ« qytetet e prekura nga moti i keq, vijojnĂ« tĂ« jenĂ« nĂ« gatishmĂ«ri 24/7 pĂ«r çdo qytetar qĂ« ka nevojĂ« pĂ«r ndihmĂ« mjekĂ«sore”.

Për të garantuar shërbim shëndetësor të pandërprerë dhe të sigurt, në këto ditë me mot të përkeqësuar në të gjithë vendin, e sidomos në zonën e jugut të vendit, ekipet e emergjencave dhe mjekët e Urgjencës së Spitalit Rajonal Memorial Fier janë në gatishmëri 24 orë në 7 ditët e javës.

“Po i pĂ«rgjigjemi udhĂ«zimeve dhe politikave tĂ« MSHMS duke pasur nĂ« urgjencĂ«n e spitalit çdo nevojĂ« nĂ« medikamente dhe materiale. MjekĂ«t dhe ekipet janĂ« kĂ«tu nĂ« dispozicion tĂ« tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«ve qĂ« do kenĂ« nevojĂ« qoftĂ« edhe pĂ«r rastet kur ndjejnĂ« njĂ« lloj ankthi apo stresi pĂ«r gjithĂ« situatĂ«n emergjente tĂ« krijuar”, tha Rudina Degjoni, drejtoreshĂ« e Spitalit Rajonal Memorial Fier.

Në të gjithë vendin, vijon koordinimi i vazhdueshëm me spitalet rajonale, 36 njësitë vendore të kujdesit shëndetësor dhe katër drejtoritë rajonale, përmes raportimeve të përditësuara dhe komunikimit të drejtpërdrejtë.

Në zonat e prekura nga moti i keq dhe përmbytjet janë realizuar 174 misione për transportimin e pacientëve drejt strukturave spitalore dhe 243 misione për trajtim në vendngjarje.

/e.i/r.e/

The post Urgjenca e spitalit Memorial në gatishmëri për çdo qytetar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BRUKSEL – BE hap rrugĂ«n pĂ«r marrĂ«veshjen tregtare tĂ« “Mercosur” pas 25 vitesh

BRUKSEL, 9 janar /ATSH-DPA/-  Shumica e vendeve tĂ« Bashkimit Evropian dhanĂ« miratimin pĂ«r nĂ«nshkrimin e marrĂ«veshjes sĂ« tregtisĂ« sĂ« lirĂ« tĂ« “Mercosur” me Brazilin, ArgjentinĂ«n, Uruguain dhe Paraguain pas disa dekadash negociatash.

“NĂ« njĂ« takim tĂ« pĂ«rfaqĂ«suesve nga 27 vendet e BE-sĂ« nĂ« Bruksel, njĂ« numĂ«r i mjaftueshĂ«m pjesĂ«marrĂ«sish ranĂ« dakord pĂ«r nĂ«nshkrimin e planifikuar tĂ« marrĂ«veshjes”, thanĂ« burimet diplomatike.

“Zona e re e tregtisĂ« sĂ« lirĂ«, me mĂ« shumĂ« se 700 milionĂ« banorĂ«, do tĂ« jetĂ« mĂ« e madhja e kĂ«tij lloji nĂ« botĂ«â€, sipas Komisionit Evropian.

Marrëveshja kontroverse ka qenë në përgatitje për më shumë se 25 vjet.

MarrĂ«veshja pĂ«rfundimtare u bĂ« e mundur nga lĂ«shimet e minutĂ«s sĂ« fundit ndaj lobit bujqĂ«sor tĂ« EvropĂ«s, i cili e sheh konkurrencĂ«n nga katĂ«r vendet – tĂ« gjitha anĂ«tare tĂ« bllokut mĂ« tĂ« gjerĂ« tregtar tĂ« AmerikĂ«s sĂ« Jugut Mercosur – si njĂ« kĂ«rcĂ«nim pĂ«r fermerĂ«t evropianĂ«.

Në Amerikën e Jugut, produktet bujqësore si mishi i viçit mund të prodhohen më lirë se në Evropë.

Marrëveshja fillimisht duhej të nënshkruhej në Brazil në dhjetor. Megjithatë, shumica e nevojshme e shteteve anëtare të BE-së nuk u arrit në atë kohë sepse Italia e lidhi miratimin e saj me angazhime të mëtejshme mbështetëse për fermerët evropianë.

Që marrëveshja të miratohej, kërkohej një shumicë e ashtuquajtur e kualifikuar, që do të thotë se të paktën 15 nga 27 shtetet e BE-së që përfaqësojnë 65% të popullsisë së bllokut duhet ta mbështesin atë.

Miratimi i Italisë ishte i nevojshëm sepse dy vende të tjera të populluara të BE-së, Franca dhe Polonia, e kundërshtojnë marrëveshjen në formën e saj aktuale. //a.i/

The post BRUKSEL – BE hap rrugĂ«n pĂ«r marrĂ«veshjen tregtare tĂ« “Mercosur” pas 25 vitesh appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbi 155 efektivë të FA në terren për përballimin e situatës nga reshjet intensive

TIRANË, 9 janar/ATSH/ Forcat e Armatosura vijojnĂ« angazhimin nĂ« terren pĂ«r menaxhimin e situatĂ«s sĂ« krijuar nga reshjet intensive tĂ« shiut qĂ« kanĂ« pĂ«rfshirĂ« vendin.

Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se efektivë të Komandës Mbështetëse dhe të Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut të Forcës Tokësore janë dislokuar në zonat e prekura nga përmbytjet, me fokus mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe minimizimin e pasojave nga situatat emergjente.

Aktualisht, mbi 155 efektivë, 37 mjete dhe 7 motopompa janë angazhuar në qarqet Vlorë, Fier, Durrës dhe Gjirokastër, si dhe në zona të tjera ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja.

Në qarkun e Vlorës janë angazhuar 37 efektivë, 4 mjete, 3 gomone dhe një ambulancë me dy efektivë mjekësorë.

Në Durrës po operojnë 61 efektivë me 17 mjete, 5 gomone dhe 7 agregate motopompa, nga të cilat 4 me fuqi të lartë thithëse, 1 me fuqi të mesme dhe 2 me fuqi të vogël.

Në Gjirokastër janë angazhuar 27 efektivë me 4 mjete, ndërsa në zonën e urës së Mifolit, në fshatin Ferras të qarkut Fier, po punojnë 23 efektivë me 34 mjete dhe një motovarkë.

Ndërkohë, në Kurbin është zhvilluar një operacion xhenier për pastrimin e rrugëve, ku janë angazhuar 3 efektivë dhe 2 mjete.

Ministria siguron se Forcat e Armatosura, në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, vijojnë punën në terren për garantimin e sigurisë së banorëve dhe mbajtjen e situatës nën kontroll.

/r.e/

The post Mbi 155 efektivë të FA në terren për përballimin e situatës nga reshjet intensive appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

BERLIN – Moti i ftohtĂ« vazhdon tĂ« paralizojĂ« jetĂ«n e pĂ«rditshme nĂ« Gjermani

Reshjet e dendura të borës, temperaturat nën zero dhe erërat e forta që kanë përfshirë Gjermaninë që nga fillimi i javës po vazhdojnë të shkaktojnë probleme në jetën e përditshme, duke ndikuar veçanërisht në transport dhe duke shkaktuar aksidente, transmeton Anadolu.

ShĂ«rbimi Meteorologjik Gjerman paralajmĂ«roi se kushtet e rĂ«nda atmosferike, tĂ« njohura si “Stuhia Elli”, pritet tĂ« pĂ«rkeqĂ«sohen gjatĂ« fundjavĂ«s, me temperatura qĂ« nĂ« disa rajone parashikohet tĂ« zbresin deri nĂ« minus 17 gradĂ« Celsius.

Në një deklaratë, Hekurudhat Gjermane njoftuan se të gjitha shërbimet hekurudhore në rajonin e Hanoverit janë pezulluar deri të paktën në mesditën e së premtes për shkak të motit të keq.

Kompania theksoi se, meqenĂ«se ndĂ«rprerja prek njĂ« korridor tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m hekurudhor, shĂ«rbimet e udhĂ«timeve nĂ« distanca tĂ« gjata nĂ« GjermaninĂ« veriore aktualisht nuk janĂ« tĂ« mundshme, pĂ«rfshirĂ« linjat Berlin–Nordrhein-Westfalen dhe Berlin–Hamburg.

Ndërprerje janë raportuar edhe në transportin publik lokal, me transportin urban të pezulluar pjesërisht ose plotësisht në disa zona.

PĂ«r shkak tĂ« “StuhisĂ« Elli”, udhĂ«tarĂ«t e trenave nĂ« rajonin federativ Baden-WĂŒrttemberg janĂ« paralajmĂ«ruar tĂ« presin vonesa dhe anulime deri tĂ« shtunĂ«n.

Në Bavari, një shofer 52-vjeçar humbi jetën pasi humbi kontrollin e automjetit në një kthesë të rrëshqitshme.

Pranë qytezës Ziesar, në autostradën A2, një makinë ka rrëshqitur në rrugën e ngrirë, është përplasur me barrierat dhe më pas me një kamion, duke lënë tre persona në makinë të lënduar rëndë.

Autostrada në drejtim të Berlinit u mbyll për disa orë pasi rreth 500 litra karburant dizel u derdhën në rrugë nga automjeti.

Ndërprerje të mëdha të trafikut u raportuan gjithashtu në rrjetin e autostradave në rajonin e Braunschweigut, pasi kamionët bllokuan rrugët.

Policia ka paralajmëruar drejtuesit e mjeteve të shmangin udhëtime.   /os/

The post BERLIN – Moti i ftohtĂ« vazhdon tĂ« paralizojĂ« jetĂ«n e pĂ«rditshme nĂ« Gjermani appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Franca mbyll centralin bĂ«rthamor tĂ« La Manshit pĂ«r shkak tĂ« stuhisĂ«

PARIS, 9 janar /ATSH-DPA/- Kompania shtetĂ«rore e energjisĂ« elektrike nĂ« FrancĂ«, “ÉlectricitĂ© de France” (EDF), njoftoi sot se kishte mbyllur centralin e tij “Flamanville” nĂ« kanalin e La Manshit pĂ«r shkak tĂ« stuhisĂ« sĂ« fuqishme.

“Flamanville” ishte mbyllur gjatĂ« natĂ«s dhe stafit jo-thelbĂ«sor i ishin dhĂ«nĂ« udhĂ«zime tĂ« punonin nga shtĂ«pia”, tha EDF.

“Stafi kryesor do tĂ« mbetej nĂ« centralin nĂ« FrancĂ«n veriperĂ«ndimore”, tha kompania.

ErĂ«rat nga stuhia “Goretti” arritĂ«n deri nĂ« 213 kilometra nĂ« orĂ« gjatĂ« natĂ«s pĂ«rgjatĂ« kanalit tĂ« La Manshit.

Pemët u rrëzuan, çatitë u shkulën dhe transporti u ndërpre. Nuk pati raportime fillestare për viktima. //a.i/

The post FOKUS – Franca mbyll centralin bĂ«rthamor tĂ« La Manshit pĂ«r shkak tĂ« stuhisĂ« appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SPAK dërgon për gjykim Benet Becin dhe gjashtë të tjerë

TIRANË, 9 janar /ATSH/ Prokuroria e Posaçme kundĂ«r Korrupsionit dhe Krimit tĂ« Organizuar, ka paraqitur kĂ«rkesĂ«n pĂ«r gjykim nĂ« ngarkim tĂ« pandehurve: Benet Beci, Adela Ruko, Edlira Mitrushi, Jonid Kazani, Yllka Nishku, Premtim Dauti, Rudin Gjoni, tĂ« akuzuar pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Shkelja e barazisĂ« sĂ« pjesĂ«marrĂ«sve nĂ« tendera apo ankande publike”, nĂ« bashkĂ«punim.

SPAK njoftoi se “objekt i kĂ«tij hetimi Ă«shtĂ« njĂ« procedurĂ« prokurimi e zhvilluar nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare sh.a., me objekt “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjitik (Projekt KĂ«rkimor)”, me nr. REF-46463-12-18-2019, me fond limit 69,500,000 (gjashtĂ«dhjetĂ« e nĂ«ntĂ« milionĂ« e pesĂ«qind mijĂ«) lekĂ«â€.

Sipas SPAK hetimi është nisur kryesisht mbi bazën e referimit të akteve nga hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

“Nga aktet e administruara ka rezultuar se, gjatĂ« zhvillimit tĂ« kĂ«saj procedure prokurimi, janĂ« evidentuar rrethana fakti pĂ«r veprĂ«n penale tĂ« shkeljes sĂ« barazisĂ« sĂ« pjesĂ«marrĂ«sve nĂ« tendera apo ankande publike, nĂ« lidhje me veprimet e kundĂ«rligjshme tĂ« titullarit tĂ« autoritetit kontraktor, anĂ«tarĂ«ve tĂ« njĂ«sisĂ« sĂ« prokurimit dhe anĂ«tarĂ«ve tĂ« komisionit tĂ« vlerĂ«simit tĂ« ofertave. KĂ«to veprime kanĂ« konsistuar nĂ« pĂ«rllogaritjen e fondit limit, hartimin e termave tĂ« referencĂ«s, pĂ«rcaktimin e kritereve nĂ« dokumentacionin standard tĂ« tenderit, si dhe nĂ« fazĂ«n e vlerĂ«simit tĂ« ofertave”, njoftoi SPAK.

Konkretisht, sipas SPAK “nga analizimi i provave tĂ« siguruara pĂ«rmes pĂ«rdorimit tĂ« teknikave tĂ« posaçme tĂ« hetimit, provave materiale tĂ« sekuestruara gjatĂ« kontrollit nĂ« banesĂ«n e personit tĂ« marrĂ« si i pandehur nĂ« njĂ« procedim tjetĂ«r, shtetasit Evis Berberi (bashkĂ«shorti i tĂ« pandehurĂ«s Adela Ruko), si dhe nga kryerja e veprimeve tĂ« tjera hetimore nĂ« kuadĂ«r tĂ« kĂ«tij hetimi, ka rezultuar se:

“I pandehuri Benet Beci, nĂ« detyrĂ«n e Administratorit tĂ« KorporatĂ«s Elektroenergjitike Shqiptare sh.a., nĂ« cilĂ«sinĂ« e titullarit tĂ« autoritetit kontraktor, nĂ« bashkĂ«punim me anĂ«tarĂ«t e njĂ«sisĂ« sĂ« prokurimit, tĂ« pandehurit Jonid Kazani, Edlira Mitrushi, Yllka Nishku, si dhe me anĂ«tarĂ«t e komisionit tĂ« vlerĂ«simit tĂ« ofertave, tĂ« pandehurit Adela Ruko, Rudin Gjoni, Premtim Dauti, kanĂ« paracaktuar dhe krijuar avantazhe dhe privilegje tĂ« padrejta pĂ«r shoqĂ«rinĂ« fituese tĂ« kĂ«saj procedure prokurimi, “Consulting & Management Albania” sh.p.k”.

Sipas SPAK nĂ« kĂ«tĂ« procedurĂ« prokurimi janĂ« evidentuar veprime nĂ« kundĂ«rshtim me disa nene tĂ« ligjit “PĂ«r prokurimin publik”.

/m.q/a.f/

The post SPAK dërgon për gjykim Benet Becin dhe gjashtë të tjerë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Salla: Hidrovoret funksionojnë me kapacitet të plotë, vijon rehabilitimi i argjinaturave

TIRANË, 9 janar /ATSH/ Ministri i BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, bĂ«ri tĂ« ditur se situata e krijuar nga reshjet intensive tĂ« ditĂ«ve tĂ« fundit po shĂ«non pĂ«rmirĂ«sim tĂ« ndjeshĂ«m, si pasojĂ« e uljes sĂ« reshjeve gjatĂ« 24 orĂ«ve tĂ« fundit, por edhe punĂ«s sĂ« kryer nga strukturat e emergjencave nĂ« terren.

Sipas ministrit, në disa prej lumenjve kryesorë janë regjistruar ulje të niveleve të ujit, ndërsa strukturat e kullimit dhe hidrovoret po funksionojnë me kapacitet të plotë për të përballuar situatën dhe për të tërhequr ujërat nga zonat e prekura bujqësore.

“NdĂ«rhyrjet nĂ« terren vijojnĂ« pa ndĂ«rprerje. Mjetet e rĂ«nda janĂ« angazhuar nĂ« rehabilitimin e argjinaturave, duke ndihmuar nĂ« mbrojtjen e tokave bujqĂ«sore dhe nĂ« rikthimin gradual tĂ« normalitetit”, u shpreh ministri Salla.

Ai theksoi se ekipet e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural janë të angazhuara në të gjithë territorin e vendit, në bashkëpunim me strukturat vendore dhe institucionet përkatëse, për menaxhimin e situatës dhe për të garantuar reagim të shpejtë ndaj çdo problematike.

Ministri Salla nënvizoi se puna në terren do të vijojë deri në normalizimin e plotë të situatës, ndërsa paralelisht po kryhet vlerësimi i dëmeve në bujqësi, me qëllim pasqyrimin e saktë të ndikimit të reshjeve dhe marrjen e masave të nevojshme mbështetëse për fermerët e prekur.

/e.xh/a.f/

The post Salla: Hidrovoret funksionojnë me kapacitet të plotë, vijon rehabilitimi i argjinaturave appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mersini: Pritet stuhi ere në Vlorë, të shmangen lëvizjet e panevojshme


TIRANË, 9 janar/ATSH-Maela Marini/ Kryetarja e bashkisĂ« VlorĂ«, Brunilda Mersini bĂ«ri tĂ« ditur sot se pas orĂ«ve tĂ« gjata dhe tĂ« vĂ«shtira, fatmirĂ«sisht niveli i ujit nĂ« lumin VjosĂ« ka nisur tĂ« ulet ndjeshĂ«m.

Në një prononcim për mediet, Mersini u shpreh se aktualisht niveli i Vjosës është nën 8 metra.

“Kjo ka bĂ«rĂ« qĂ« ne tĂ« kalojmĂ« nĂ« njĂ« fazĂ« tĂ« dytĂ«, duke filluar tĂ« hapim rrugĂ«t. PavarĂ«sisht se tĂ« gjitha rrugĂ«t e fshatrave janĂ« tĂ« aksesueshme ngel njĂ« segment rrugor nĂ« Bishan”, tha ajo.

Sipas Mersinit, ka qenĂ« njĂ« punĂ« e  jashtĂ«zakonshme e tĂ« gjitha strukturave. “JanĂ« angazhuar 255 forca me 40 mjete qĂ« kanĂ« ndihmuar edhe pĂ«r evakuimin e banorĂ«ve dhe  bagĂ«tive. Fokusi ka qene te jetĂ«t njerĂ«zore”, tha ajo.

Ndërkohë kryebashkiakja e Vlorës njoftoi qytetarët se pritet një tjetër stuhi e fortë ere gjatë ditës së sotme.

Ajo u bëri thirrje banorëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.

“PĂ«r çdo shqetĂ«sim apo situatĂ« emergjente, tĂ« kontaktojnĂ« shĂ«rbimet pĂ«rkatĂ«se, tĂ« cilat do tĂ« vijojnĂ« tĂ« jenĂ« nĂ« gatishmĂ«ri tĂ« plotĂ«. Prioriteti ynĂ« mbetet shĂ«ndeti dhe siguria e çdo qytetari”, u shpreh ajo.

/a.f/

The post Mersini: Pritet stuhi ere në Vlorë, të shmangen lëvizjet e panevojshme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Blushi pĂ«r zjarrin tek “5 Maji”: TĂ« dĂ«mshpĂ«rblehen tregtarĂ«t

TIRANË, 9 janar /ATSH/ Sekretari i PĂ«rgjithshĂ«m i PartisĂ« sĂ« LirisĂ«, Tedi Blushi, reagoi pĂ«r zjarrin qĂ« pĂ«rfshiu disa magazina me mallra nĂ« zonĂ«n e “5 Majit” nĂ« TiranĂ«, duke e cilĂ«suar ngjarjen jo si njĂ« aksident, por si pasojĂ« direkte e politikave tĂ« qeverisĂ« dhe bashkisĂ« sĂ« TiranĂ«s.

Sipas Blushit, zjarri është rezultat i braktisjes së tregtarëve dhe i shkatërrimit sistematik të jetesës së qytetarëve në emër të betonit dhe interesave klienteliste.

“Zjarri nĂ« tregun “5 Maji” nuk Ă«shtĂ« thjesht njĂ« ngjarje aksidentale. ËshtĂ« pasojĂ« e drejtpĂ«rdrejtĂ« e politikave tĂ« papĂ«rgjegjshme, tĂ« braktisjes totale tĂ« tregtarĂ«ve dhe tĂ« shkatĂ«rrimit sistematik tĂ« jetesĂ«s sĂ« qytetarĂ«ve nĂ« emĂ«r tĂ« betonit dhe interesave klienteliste.

“Neglizhenca dhe mosndĂ«rhyrja nĂ« kohĂ«, me tĂ« gjitha mjetet, Ă«shtĂ« tregues i indiferencĂ«s qĂ« e karakterizon kĂ«tĂ« qeveri nĂ« raport me problemet madhore tĂ« qytetarĂ«ve”, theksoi Blushi.

Deputeti i PL-së, kërkoi të merren masa konkrete për të dëmshpërblyer tregtarët.

“Sot, pĂ«rveçse u dogjĂ«n stendat dhe malli, u dogj edhe mundi i familjeve qĂ« jetojnĂ« nga puna e ndershme. Qeveria dhe Bashkia e TiranĂ«s kanĂ« pĂ«rgjegjĂ«si tĂ« plotĂ« politike dhe morale. Heshtja dhe justifikimet nuk mjaftojnĂ«. Duhet transparencĂ« e plotĂ« pĂ«r shkaqet e zjarrit, dĂ«mshpĂ«rblim i menjĂ«hershĂ«m pĂ«r tregtarĂ«t dhe fundi i politikĂ«s sĂ« zhdukjes sĂ« tregjeve dhe biznesit tĂ« vogĂ«l pĂ«r t’i hapur rrugĂ« oligarkĂ«ve”, tha Blushi.

/m.q/a.f/

The post Blushi pĂ«r zjarrin tek “5 Maji”: TĂ« dĂ«mshpĂ«rblehen tregtarĂ«t appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Erëra të forta në Durrës, bashkia apel banorëve të shmangin lëvizjet

TIRANË, 9 janar/ATSH/ Qyteti i DurrĂ«sit sipas parashikimeve meteorologjike pritet tĂ« pĂ«rballet me erĂ«ra tĂ« forta.

Bashkia e qytetit bregdetar në një njoftim për shtyp u bën thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes maksimal.

“Duke filluar nga ora 16:00 e ditĂ«s sĂ« sotme, era nga drejtimi jugor do tĂ« intensifikohet, duke arritur shpejtĂ«si deri nĂ« 25 m/sek, situatĂ« qĂ« do tĂ« zgjasĂ« deri nĂ« orĂ«t e para tĂ« mĂ«ngjesit tĂ« sĂ« shtunĂ«s. Ju lutemi ndiqni njoftimet zyrtare pĂ«r sigurinĂ« tuaj dhe tĂ« familjarĂ«ve”, thuhet nĂ« njoftimin e bashkisĂ«.

Strukturat e bashkisë janë në gatishmëri të plotë për çdo problematikë që mund të paraqitet.

/k.s/a.f/

The post Erëra të forta në Durrës, bashkia apel banorëve të shmangin lëvizjet appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌