Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 20 Janar 2026

DASHI Një periudhë rikuperimi gradual. Pas javësh të tëra që ndiheshe nën presion, qielli po të kërkon të rifitosh besimin në vendimet e tua. Puna: Konfirmimi po vjen, por jo menjëherë. Është e rëndësishme të mos nxitohesh ose të reagosh impulsivisht ndaj atyre që të provokojnë. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e martë, 20 […]

The post Horoskopi ditor për nesër, e Martë 20 Janar 2026 appeared first on BoldNews.al.

A do e marrë Groenlandën me forcë? Si përgjigjet Presidenti Trump

Presidenti amerikan Donald Trump nuk pranoi të komentonte këtë të hënë kur u pyet nëse do të përdorte forcën për të marrë Groenlandën. Në një intervistë të shkurtër telefonike për NBC News, ai u përgjigj shkurt: “Pa koment.” Trump gjithashtu u shpreh i bindur 100 për qind për të vijuar me planet e tij për […]

The post A do e marrë Groenlandën me forcë? Si përgjigjet Presidenti Trump appeared first on BoldNews.al.

Aksidenti hekurudhor në Spanjë, gjendet shina e thyer që shkaktoi tragjedinë! Shkon në 40 numri i të vdekurve

Ekspertët që po hetojnë shkaqet e daljes nga shinat të një treni me shpejtësi të lartë në Spanjë të dielën, më 18 janar, i cili mori jetën e të paktën 40 personave, kanë identifikuar një lidhje të prishur në shina, sipas një burimi të informuar mbi rezultatet e hetimeve fillestare. Vagonët e dalë nga shinat […]

The post Aksidenti hekurudhor në Spanjë, gjendet shina e thyer që shkaktoi tragjedinë! Shkon në 40 numri i të vdekurve appeared first on BoldNews.al.

Urgjenca e QSUT pa energji elektrike, Lapaj: Shokuese që në spitalin kryesor të vendit të ikin dritat

Mbrëmjen e sotme, Urgjenca e QSUT ka mbetur pa energji elektrike për rreth 30 minuta, duke krijuar tension dhe shqetësim te pacientët, stafi mjekësor dhe familjarët e tyre, veçanërisht në shërbimin e reanimacionit. Lidhur me këtë situatë ka reaguar kryetari i Lëvizja Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale e […]

The post Urgjenca e QSUT pa energji elektrike, Lapaj: Shokuese që në spitalin kryesor të vendit të ikin dritat appeared first on BoldNews.al.

Kosovë/ LDK thërret Kuvendin e partisë, kryetari Abdixhiku pritet të kërkojë votëbesim

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do ta mbajë Kuvendin e partisë më 31 janar, ku kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, do ta kërkojë votëbesimin e delegatëve, njoftoi të hënën zyrtari i parisë, Besian Mustafa. Mustafa tha për gazetarë se vendimi për mbajtjen e Kuvendit u mor gjatë një mbledhjeje të Kryesisë së partisë në Prishtinë. […]

The post Kosovë/ LDK thërret Kuvendin e partisë, kryetari Abdixhiku pritet të kërkojë votëbesim appeared first on BoldNews.al.

Bordi i Paqes për Gazën / Macron refuzon ftesën e Trump: Franca nuk do të marrë pjesë

Franca pritet të refuzojë ftesën për t’u bërë pjesë e të ashtuquajturit Bord i Paqes për Rripin e Gazës, të iniciuar nga presidenti amerikan Donald Trump. Lajmi u konfirmua nga një zëdhënës i presidencës franceze. Sipas tij, Parisi ka qenë mes vendeve të ftuara për t’iu bashkuar këtij këshilli, por pas shqyrtimit të kuadrit ligjor […]

The post Bordi i Paqes për Gazën / Macron refuzon ftesën e Trump: Franca nuk do të marrë pjesë appeared first on BoldNews.al.

Vllaznia mposht Dinamon, shkodranët festojnë në kryeqytet

Vllaznia triumfoi 2-0 në supersfidën e javës së 20-të në Superiore ndaj Dinamos. Shkodranët ia dolën të marrin 3 pikë të arta në “Air Albania”, në një ndeshje shumë të luftuar. Sfida nisi me raste në të dyja portat, ndërsa shkodranët kaluan në avantazh në minutën e 33-të. Bekim Balaj shënoi me penallti, duke mposhtur […]

The post Vllaznia mposht Dinamon, shkodranët festojnë në kryeqytet appeared first on BoldNews.al.

Letra e Trump/ Shkullaku ironizon Ramën: Çfarë roli ka Shqipëria? Për demokracinë krenarë ndihen edhe bjellorusët

Gazetari Armand Shkullaku ka komentuar me tone ironike dhe kritike mënyrën se si kryeministri Edi Rama dhe mazhoranca po e paraqesin letrën e presidentit amerikan Donald Trump, drejtuar dhjetëra liderëve botërorë për të ashtuquajturin “Bordi i Paqes”, ku përfshihet edhe Shqipëria. I ftuar në emisionin Çim Peka LIVE në SYRI TV, Shkullaku tha se debati […]

The post Letra e Trump/ Shkullaku ironizon Ramën: Çfarë roli ka Shqipëria? Për demokracinë krenarë ndihen edhe bjellorusët appeared first on BoldNews.al.

Skandal në QSUT, mungesa e dritave nxjerr pacientët nga kujdesi intensiv (Video)

Një situatë e rëndë dhe e paprecedentë është raportuar mbrëmjen e sotme në Reanimacionin Qendror të QSUT-së, ku mungesa e energjisë elektrike ka vënë në rrezik funksionimin e repartit më kritik të spitalit më të madh në vend. Sipas denoncimeve të mbërritura te JOQ nga qytetarë dhe familjarë të pacientëve, ikja e dritave ka krijuar […]

The post Skandal në QSUT, mungesa e dritave nxjerr pacientët nga kujdesi intensiv (Video) appeared first on BoldNews.al.

‘Shplarje truri’, Bushati: Ftesa e Trump për Ramën është propagandë, jo sukses diplomatik

Ftesa e Trump për Ramën, e paraqitur si sukses diplomatik, është në fakt një letër standarde, e dërguar me të njëjtin tekst te dhjetëra udhëheqës botërorë, pa asnjë ekskluzivitet për Shqipërinë. I ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’, analisti Andi Bushati theksoi se ftesa e dërguar nga ish-presidenti amerikan Donald Trump për kryeministrin Edi Rama […]

The post ‘Shplarje truri’, Bushati: Ftesa e Trump për Ramën është propagandë, jo sukses diplomatik appeared first on BoldNews.al.

Tensionet për Groenlandën, Trump: Do zbatoj 100% kërcënimet për vendosjen e tarifave

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të zbatojë “100%” kërcënimet për vendosjen e tarifave të reja, nëse nuk arrihet një marrëveshje lidhur me Groenlandën, duke rritur ndjeshëm tensionet mes Uashingtonit dhe aleatëve evropianë. Në një intervistë për NBC News, Trump shmangu të komentojë nëse SHBA do të përdorte forcë ushtarake për të […]

The post Tensionet për Groenlandën, Trump: Do zbatoj 100% kërcënimet për vendosjen e tarifave appeared first on BoldNews.al.

Prona bëhet shkak për dhunë në familje, nëna merr urdhër mbrojtjeje nga vajza

Bukurije Hoxha ka denoncuar në emisionin “Stop” në Tv Klan një konflikt të ashpër me vajzën e saj, Etleva Gribizi, lidhur me pronën familjare pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit. Sipas Hoxhës, Etleva, e cila ka jetuar prej vitesh në Greqi, është rikthyer dhe ka kërkuar pjesë në banesë, ndonëse është e përjashtuar nga testamenti. […]

The post Prona bëhet shkak për dhunë në familje, nëna merr urdhër mbrojtjeje nga vajza appeared first on BoldNews.al.

Vrasja e Jani Aliajt në burg me urdhër të grupeve shqiptare apo greke? Lala jep detaje nga ngjarja

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka dhënë detaje nga ekzekutimi i Jani Aliajt në burgun Kordhialos në Greqi. Lala e përshkroi Jani Aliajn si një eksponent të krimit të organizuar, të përfshirë në vrajse, ndërkohë që personi që e ka ekzekutuar në burg, është një vrasës që ka eleminuar […]

The post Vrasja e Jani Aliajt në burg me urdhër të grupeve shqiptare apo greke? Lala jep detaje nga ngjarja appeared first on BoldNews.al.

Ish-ministri: Rama po përdor ftesën e Trump për të larguar vëmendjen nga përmbytjet

Ish-ministri i Financave Arben Malaj ka komentuar ftesën e ish-presidentit amerikan Donald Trump për kryeministrin Edi Rama për pjesëmarrje në “Bordin e Paqes” për administrimin e Gazës, duke theksuar se kjo nuk është një nismë personale, por një ftesë shtetërore që u është dërguar mbi 100 vendeve. I ftuar në emisionin “Off the Record” në […]

The post Ish-ministri: Rama po përdor ftesën e Trump për të larguar vëmendjen nga përmbytjet appeared first on BoldNews.al.

Tirana në ‘black out’, shumë zona pa energji elektrike

Një situatë problematike me furnizimin me energji elektrike është raportuar mbrëmjen e sotme në thuajse gjysmën e Tiranës. Zona të tëra të kryeqytetit kanë mbetur pa drita, duke shkaktuar shqetësim te banorët. Raportime të shumta për mugnesë të energjisë vijnë nga zonat që i përkasin Njësive Administrative 1 dhe 2, përfshirë Ali Demi, Shkozë, Tregun […]

The post Tirana në ‘black out’, shumë zona pa energji elektrike appeared first on BoldNews.al.

Kërcënohet dhe shantazhohet 22–vjeçarja në Tik Tok e Instagram: Më hapin faqe sikur punoj me lekë…

Fiks Fare denoncoi një nga fenomenet që po shqetëson të rinjtë e sotëm, kërcënimet dhe shantazhimet në rrjete sociale, ku persona të njohur apo panjohur hapin profile me emra dhe fotografi të personave të tjerë, duke iu bashkëngjitur të dhëna diskriminuese, madje edhe numra telefoni. Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua një 22 vjeçare […]

The post Kërcënohet dhe shantazhohet 22–vjeçarja në Tik Tok e Instagram: Më hapin faqe sikur punoj me lekë… appeared first on BoldNews.al.

Hungaria: E ardhmja e Groenlandës nuk është çështje e BE-së

“E ardhmja e Groenlandës nuk është një çështje për Bashkimin Evropian”. Kështu është shprehur ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto duke sinjalizuar se nuk do të mbështesë një deklaratë të përbashkët të BE-së kundër Donald Trump. “Ne e konsiderojmë këtë si një çështje dypalëshe që mund të zgjidhet nëpërmjet bisedimeve midis dy palëve… Nuk mendoj se është […]

The post Hungaria: E ardhmja e Groenlandës nuk është çështje e BE-së appeared first on BoldNews.al.

Debatet për Groenlandën! Pas vendeve evropiane, edhe Kanadaja shqyrton dërgimin e trupave

Pas disa vendeve evropiane, edhe Kanada po shqyrton mundësinë e dërgimit të një force të vogël ushtarake në Groenlandë, për të marrë pjesë në stërvitjet ushtarake të NATO. Lajmi është raportuar fillimisht nga CBC News dhe gazeta Globe and Mail, sipas të cilave zyrtarët ushtarakë kanadezë i kanë paraqitur planet qeverisë dhe janë në pritje […]

The post Debatet për Groenlandën! Pas vendeve evropiane, edhe Kanadaja shqyrton dërgimin e trupave appeared first on BoldNews.al.

Pagat e prapambetura, Ronaldo fiton gjyqin ndaj Juventusit

Gjykata e punës në Torino ka vendosur në favor të Cristiano Ronaldos në procesin ligjor kundër Juventusit për çështjen e pagave të prapambetura. Gjyqtari Gian Luca Robaldo rrëzoi apelin e klubit bardhezi, duke lënë në fuqi detyrimin për pagesën e 9.8 milionë eurove ndaj sulmuesit portugez. Kjo shumë përfaqëson gjysmën e vlerës prej 19.6 milionë […]

The post Pagat e prapambetura, Ronaldo fiton gjyqin ndaj Juventusit appeared first on BoldNews.al.

Fermerët në krizë, përmbytjet u shkatërruan të mbjellat: Nuk lajmë dot kreditë

Kjo duhet të ishte sera më të cilën çifti i fermerëve nga Samatica e Beratit do të krenohej. Por në vend të prodhimit ata kësaj here do të marrin baltën që solli Lumi Semanit. “Kjo domate nuk bëhet më, ka mbaruar si domate”, u shpreh një fermer. Por kjo nuk është përmbytja e parë, brenda dy […]

The post Fermerët në krizë, përmbytjet u shkatërruan të mbjellat: Nuk lajmë dot kreditë appeared first on BoldNews.al.

❌