❌

Reading view

“Largoni fëmijët nga dhuna, turp ta nisin jetën me vepër penale”, Karamuço: I di emrat se kush i ka nxjerë!

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka komentuar protestat, duke ngritur shqetësimin për aktet e dhunës, përfshirjen e të miturve dhe atë që e cilëson si abuzim me emrin e studentëve.

Karamuço u shpreh se gjatë protestave janë regjistruar akte dhune, plaçkitje dhe plagosje të rënda, duke theksuar se, sipas tij, incidente ka pasur si nga protestuesit, ashtu edhe nga Policia.

Sipas Karamuços, veprimet e këtij grupi, ku përfshihen edhe të mitur, nuk mund të konsiderohen të thjeshta, pasi ato mund të shkaktojnë pasoja të rënda, të paralizojnë aktivitetin financiar dhe të pengojnë funksionimin e institucioneve.

Eksperti theksoi se e drejta për të organizuar tubime duhet respektuar, por njëkohësisht u bëri thirrje protestuesve të distancohen nga dhuna, sidomos për të miturit për të cilët tha se është turp të nisin jetën me një vepër penale të konsumuar.

“ Po abuzohet me emrin studentë. Dhuna, plaçkitja, plagosjet e rënda kanë pasur edhe nga protestuesit, edhe nga Policia. Kush është dora e fshehtë, zgjatimi i caktuar që merr përsipër që një grup të radikalizuar e fut në konflikt të ashpër, ndërkohë që studentët tërhiqen dhe janë paqësorë?

Për këtë grup, ku ka dhe të mitur, nuk janë veprime të thjeshta, janë veprime që paralizojnë financat, përmbysin punën e instancave. Kjo ndan të drejtën e secilit për të ushtruar tubime, por nga ana tjetër, ambasada amerikane po thotë: denonconi, ulni tensionet.

LARGONI FËMIJËT NGA DHUNA EKSTREME, e nisin jetën me një vepër penale, është turp. Unë i di emrat se kush i ka nxjerë!”

  •  

“Përmbysja me dhunë e rendit, akt terrorist”/ Karamuço: 15 të mitur të tjerë në kërkim për vepra të rënda penale

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, deklaroi se 15 të mitur të tjerë pritet të shpallen në kërkim policor në lidhje me ngjarjet e ndodhura gjatë protestës.

Karamuço tha se autoritetet po analizojnë pamjet filmike për të identifikuar personat e përfshirë në veprime të paligjshme, ndërsa theksoi se vjedhja e bankomateve përbën vepër penale dhe dënohet me ligj.

“Në informacionet që kam janë edhe 15 të mitur të tjerë që do shpallen në kërkim policor. Po merren pamje filmike. Vjedhja e bankomateve është vepër penale dhe dënohet. Nëse paralizon sistemin dhe kërkon përmbysje me dhunë janë akte terroriste.”, tha Karamuço.

Deklaratat e ekspertit vijnë në një kohë kur vijojnë diskutimet për përgjegjësinë ligjore të personave të përfshirë në aktet e dhunshme gjatë protestës dhe identifikimin e tyre nga autoritetet.

/abcnews.al/

  •  

Ish-prokurori Karanxha: Pakënaqësitë që sollën protestën lidhen edhe me dështimin e reformës në drejtësi

Ish-prokurori Ervin Karanxha, në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, komentoi protestën dhe tensionet.

Karanxha u shpreh kundër dhunës, por theksoi se për të kuptuar situatën duhet të analizohen fillimisht shkaqet që, sipas tij, kanë çuar në këtë pakënaqësi.

Ai ngriti shqetësime për funksionimin e sistemit të drejtësisë, rritjen e numrit të dosjeve të mbartura dhe pasojat e reformës në drejtësi.

Sipas ish-prokurorit, pakënaqësitë kanë edhe një dimension ekonomik dhe lidhen me problematika që, sipas tij, janë krijuar përgjatë 35 viteve të fundit.

“Para një viti në gjykatën e Apelit u vra një gjyqtar për shkak të mosfunksionimit. Sot është rritur stoku i dosjeve ka shkuar në 50 mijë. Unë personalisht jam kundër dhunës së pasojave, por fillimisht duhet të shohim shkaqet… Shkaku është te dështimi i Reformës ë drejtësi. Protesta ka edhe shkaqe ekonomike, që lidhet me një situatë 35-vjeçare. Këto janë pasoja të një politike të gabuar prej 35-vjetësh. Ndaj këtu ka vend për nisjen e hetimit ku kanë shkuar 500 mln euro të investuar për Reformën në drejtësi. Për mua nuk duhet të kalohet në masa ekstreme…Por kemi njerëz të pakënaqur që kanë ngritur pretendimet dhe për mendimin tim edhe pretendimet qëndrojnë”, tha ai.

  •  

“Autobotët nga Turqia, në bazë të kontratës”, Karamuço: Italia propozoi izolimin 24 orësh për dhunuesit …

Prej 7 ditësh, kryeqyteti është përfshirë nga protesta të dhunshme. Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço theksoi se duhet të hetohet ekzistenca e një rrjeti ndërkombëtar financimi, duke identifikuar personat që marrin fondet, financuesit dhe donatorët që qëndrojnë pas tyre.

Eksperti foli edhe për masat që, sipas tij, po diskutohen në Europë ndaj personave që ushtrojnë dhunë. Ai përmendi Italinë, e cila ka propozuar ndalim 24-orësh si masë parandaluese për personat e përfshirë në akte dhune.

Karamuço u ndal te pajisjet e ardhura nga Turqia, duke deklaruar se një avion ushtarak turk kishte sjellë tre autobotë të rinj në kuadër të një kontrate me shtetin turk, si dhe pajisje të tjera.

Sa u përket pajisjeve të njohura si “topat sonic”, ai tha se bëhet fjalë për pajisje ushtarake që nuk duhet të përdoren gjatë protestave.

“ Ka një rrjet ndërkombëtar financimi, duhet hetuar kush i merr dhe i financon. Përmes OJF-ve shpërndahen në grupe të caktuara. Do të mbërrish te donatorë që të çojnë deri në Moskë dhe kjo është gjëja më e rrezikshme.

Italia ka propozuar 24 orë ndalim për ushtruesit e dhunës, masa parandaluese izolimi 24 orë. Veprat për dëmtim shkojnë deri në 5 vjet, deri në heqje të shtetësisë. Masat do të diskutohen deri më 20 tetor. Thirrja ka qenë e njëjtë, merrni masa të ashpra, sepse Europa do të jetë në përplasje deri në shkatërrim të plotë.

Sot ka ardhur një avion ushtarak turk, ka sjellë 3 autobotë të rinj në bazë të kontratës me shtetin turk. Kanë ardhur dhe shumë pajisje të tjera nga shteti turk. Për topat sonic, është një aparat ushtarak, nuk përdoret për protesta, ne e kemi ndaluar me ligjet tona, kush e përdor shkon në burg.”

  •  

Lëvizjet Antifa/ “Europa është bashkë!”, Faik Basha: Liderët europianë, deklarata të kordinuara. Pasojat e luftës hibride …

Eksperti Faik Basha ka komentuar situatën e trazirave në Europë, duke u ndalur te masat që po shqyrtohen nga Italia dhe Franca, koordinimi mes liderëve europianë dhe rreziku i asaj që ai e cilëson si luftë hibride.

Basha u shpreh se Italia po shqyrton mënyrat për t’u përballur me trazirat, të cilat, sipas tij, përbëjnë një situatë të paprecedentë në Europë.

Eksperti theksoi se, ndërsa mbështetja për dialogun mbetet e rëndësishme, duhet të merren masa ndaj personave që ushtrojnë dhunë ose synojnë të përfitojnë nga protestat. Ai shtoi se liderët europianë, sipas tij, kanë mbajtur qëndrime të koordinuara.

Basha ngriti shqetësimin për atë që e cilësoi si luftë hibride, duke argumentuar se ajo nuk zhvillohet domosdoshmërisht përmes ushtrive tradicionale, por mund të veprojë edhe brenda një vendi, duke përfshirë aktorë të brendshëm.

“ Sot Italia është duke menduar si t’i bëjë ballë këtyre trazirave që nuk janë parë në Europë. Franca dhe Macron kanë mbajtur një fjalim të gjatë për masat që do të merren dhe autorët e dhunës. Masa duke përfshirë të gjithë ata që kanë ushtruar dhunë, kanë grabitur, kanë djegur. Macron kishte urdhëruar të ngrihej shtabi i emergjencës për t’i dhënë një goditje të përbashkët, që nga mbështetja e bizneseve e deri te qytetet. Europa është bashkë, nuk kemi të bëjmë me një zemërim qytetar që kërkon largimin e një qeverie.

Të gjithë janë pro dialogut dhe liderët europianë kanë qenë në një gjuhë, pro njëri-tjetrit. Ka një koordinim mes tyre. Kemi të bëjmë me luftën hibride që nuk bëhet me ushtarë, por brenda vendit, me ushtarë të vendeve tona.”

  •  

Lëvizjet Antifa në Europë/ “DASH e paralajmëroi në verë”, Karamuço: SHBA e ka klasifikuar si terroriste

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur për protestat e ditëve të fundit në Shqipëri dhe në Europë, si dhe për masat ndaj lëvizjes ANTIFA.

Karamuço u shpreh se letra nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) lajmëronte marrjen e masave ndaj ANTIFA-s. Ai përmendi gjithashtu praninë e flamujve sovjetikë në Francë, Spanjë dhe në disa shtete amerikane.

Sipas ekspertit, klasifikimi i kësaj lëvizjeje nga SHBA-ja lidhet me çështjen e terrorizmit, ndërsa në Europë, sipas tij, pritet të merren masa më të rrepta.

Duke folur për Shqipërinë, Karamuço theksoi se çdo masë duhet të jetë në përputhje me kuadrin ligjor dhe vendimet e gjykatës.

“ Letra nga DASH lajmëronte të merreshin masa ndaj ANTIFA qe ne vere. Flamujt sovjetikë në Francë, Spanjë, kanë qenë realitet edhe në disa shtete amerikane. Kur vetë Amerika e ka shpallur si një lëvizje që shkon nga e majta në të djathtë, do të thotë që kemi terrorizëm, kështu e ka klasifikuar SHBA-ja.

Në Europë do të merren masa më të rrepta. Në Shqipëri, çdo masë duhet të merret në përputhje me Republikën dhe vendimin e gjykatës, listën e lëvizjes. Sistemi TIMS ka vetëm një flamur të kuq. Nëse futen në sistemin e hapësirës Shengen, atëherë red flag do të jetë ndalim për të gjitha vendet ku mund të udhëtojnë. Duhet parë në draft.”

  •  

Christiane Amanpour largohet nga CNN/ Gazetarja dhe prezantuesja e njohur ikën pas 43 vitesh

Gazetarja e njohur e zhvillimeve ndërkombëtare  ne mbare Boten, Christiane Amanpour do të largohet nga CNN në qershor të vitit 2027, pas nje karriere 43 vjecare në këtë rrjet mediatik.Ishte vete Gazetarja e cila beri te ditur per publikun largimin e saj nga posti I Korrespondentes  dhe Prezantueses Kryesore  per ceshtjet Nderkombetare ne  CNN.

“Pas shumë muajsh reflektimi dhe disa netësh pa gjumë, kam vendosur të ndahem nga CNN, partneri im për 43 vite fantastike”, deklaroi Amanpour.

Gazetarja 68-vjeçare tha se pret me interes projekte të reja në të ardhmen, ndërsa theksoi se do të vazhdojë të mbështesë CNN-in dhe traditën e tij të gazetarisë së pavarur. Ajo e përmbylli deklaratën me një mesazh që e ka shoqëruar gjatë karrierës së saj: “Jini gjithmonë të vërtetë, jo neutralë”.

Amanpour drejton emisionin e saj të intervistave në CNN International që prej vitit 2009. Në janar të vitit 2025, ajo e reduktoi angazhimin në disa ditë të javës, ndërsa nga janari i vitit 2027 emisioni do të transmetohet vetëm një herë në javë, deri në përfundimin e tij në maj. Megjithatë, ajo do të vazhdojë të raportojë dhe të udhëtojë në vende të ndryshme të botës për CNN-in deri në qershor të vitit 2027.

Drejtuesi  i CNN-it, Mark Thompson, konfirmoi vendimin e gazetares në një mesazh drejtuar punonjësve të rrjetit. Ai tha se e kishte diskutuar këtë çështje me Amanpour prej disa muajsh dhe, megjithëse i vjen keq për largimin e saj, beson se ky është momenti i duhur për të, si në aspektin personal, ashtu edhe në atë profesional.

Thompson e cilësoi Amanpour si një nga gazetaret më të besuara dhe më të vlerësuara në botë, duke theksuar se CNN-i do të gjejë kohën e duhur për të nderuar kontributin e saj përpara largimit vitin e ardhshëm.

Gjatë karrierës së saj, Amanpour ka raportuar nga disa prej konflikteve më të rëndësishme të dekadave të fundit, përfshirë Luftën e Parë të Gjirit, luftën në Bosnjë, Luften ne Kosove, gjenocidin në Ruandë, luftën në Afganistan, si dhe konfliktet në Ukrainë dhe Iran. Ajo theksoi se suksesi i këtyre raportimeve ishte rezultat edhe i punës së ekipeve të saj në terren, me të cilat kërkoi të dokumentonte faktet, provat dhe dimensionin njerëzor të konflikteve.

  •  

Australi, goditet me makinë deputetja/ Në gjendje të rëndë pas sulmit jashtë zyrës elektorale

Deputetja e pavarur në Australi, Helen Haines, 65 vjeçe, ndodhet në gjendje kritike në spital, pasi u godit nga një automjet jashtë zyrës së saj elektorale.
Kryeministri australian, Anthony Albanese, deklaroi se ngjarja dyshohet të mos ketë qenë aksident, por një veprim i qëllimshëm.
Haines po nxirrte sende nga bagazhi i një automjeti, kur u godit nga një Toyota Land Cruiser e bardhë. Deputetja u transportua me helikopter drejt spitalit për trajtim urgjent, ndërsa gjendja e saj eshte rapprtuar kritike
Policia ka arrestuar një 43-vjeçar në vendngjarje, pasi ai u ndalua nga një kalimtar. Sipas autoriteteve, brenda automjetit u gjet edhe një thikë, e cila u sekuestrua si pjesë e hetimeve.
Helen Haines është deputete e pavarur në Parlamentin e Australisë, ku përfaqëson zonën elektorale të Indi-t që prej vitit 2019.”

  •  

Pamjet me dron/ Situata në Tiranë, nis hedhja e molotovëve nga protestuesit, ndërhyn autoboti

Protesta e ‘studentëve’ arrin në ditën e saj të shtatë, ku pas mbledhjes në mesditë tek Ministria e Arsimit, kanë vijuar më tej në zonën e Ministrisë së Financave për tu vendosur tek Kryeministria.
Nga pamjet e siguruara me dron të ABC News, protestuesit shihen teksa hedhin molotovë në drejtim në Policisë në qendrën e kryeqytetit.

Policia u është kundërpërgjigjur me ujë me presion.

  •  

Dhuna mbërrin në gjykatë/ Çupi: Ky është fashizëm! Gjykatat sulmohen për të djegur dosjet e krimit

TIRANË- Një grup personash të maskuar sulmuan dhe dhunuan ambientet e Gjykatës së Apelit mesditën e kësaj të hëne. Analisti Frrok Çupi, i ftuar në emisionin “Tirana Live”, e cilësoi sulmin si pjesë të një skenari me qëllime destabilizuese.

Sipas Çupit, sulmet ndaj institucioneve të drejtësisë synojnë, sipas tij, zhdukjen e provave dhe të dosjeve që lidhen me persona të përfshirë në veprimtari kriminale.

Analisti paralajmëroi se situata mund të ketë pasoja për stabilitetin e vendit, ndërsa e cilësoi atë si një formë fashizmi.

Ai theksoi se Partitë opozitare me në krye Partinë Demokratike janë kundër interesit të vendit.

“Këta megjithëse liron nga gjykata, ata përsëri sulmojnë gjykata, Ata i sulmojnë gjykatat sepse i kanë një mision, që kanë si synim për të zhdukur provat e kriminelëve. Ky mision i tyre është për të zhdukur dosjet. Këta mund të hapnin edhe burgjet. Nëse do vazhdojë situata siç është sot, ne po i largohemi rrezikut. Ky është fashizëm. Ne kemi këtu një qendër të ashtuquajtur politike, që ka bërë terror, ka fshehur vrasësit e 21 janarit.

PD është një nga strofullat më të mëdha të krimit. Është Partia komuniste, e njohur si Lëvizja Bashkë, është prijëse e kësaj lëvizje ekstreme e majtë dhe është me elementë antiligjorë të paimagjinueshëm. Përgatitjet destabilizuese të financuara mirë. Shqipërinë duan ta kthejnë pas“, tha ai.

  •  

“Të drejtat e qytetit u dhunuan”/ Softa: Shqipëria, e ekspozuar ndaj faktorëve destabilizues

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa, ka komentuar protestën në Tiranë në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News, duke deklaruar se gjatë saj u dhunuan të drejtat e qytetit.

Ai u ndal edhe te rreziku i ndikimeve të huaja dhe i faktorëve që, sipas tij, mund të synojnë destabilizimin e Shqipërisë.

Softa theksoi se nuk mund të përjashtohet mundësia që edhe Shqipëria të jetë e ekspozuar ndaj ndikimeve të jashtme dhe pranisë së grupeve të ekstremizmit të dhunshëm.

“Influencat e huaja, ka qenë duke tentuar gjithmonë që grupe të ndryshme të ekstremistit të dhunshëm të jenë prezent. Nuk mund të përjashtohet Shqipëria, dhe fakti që është një vend që kërkon stabilitet, por kemi parë qëllime destabilizuese. Jemi një komb që e duam lirinë  paqen. Kujtojmë kur nëpërmjet rrjeteve sociale shqiptarë nga Shqipëria apo Kosova, arritën të rekrutoheshin për të shkuar në Siri.

Në vijim, Softa solli në vëmendje edhe rastet e rekrutimit të shtetasve shqiptarë për të shkuar në Siri, përmes rrjeteve sociale, duke e cilësuar këtë si një shembull të ndikimit që mund të kenë këto platforma në përhapjen e ekstremizmit.

/abcnews.al/

  •  

“Dhunuesit, në listë të zezë të zonës Schengen”? Çupi: Vendim i domosdoshëm për stabilitetin, e tërë Europa po digjet nga “Antifa”

TIRANË– Personat, të cilët janë kapur apo që do të kapen duke kryer akte dhune gjatë protestave mund të përfshihen në një listë të zezë, me pasoja edhe për udhëtimin e tyre në zonën Schengen.

Analisti Frrok Çupi, i ftuar në “Tirana Live” se kjo është një strategji e domosdoshme dhe do t’i shërbejnë stabilitetit të vendit. Ai theksoi se kjo strategji tregon se shteti është shumë i fortë.

“I domosdoshëm, i gjetur mrekullisht mirë. Jemi në koalicion me vendet e Evropës në luftën kundër Antifa. E tërë Europa po digjet nga këta.

Vendim do të thotë se: Ne nuk duam të eksportojmë terroristë në Evropë. Kjo është masë shumë e rëndësishme për të dëshmuar se shteti i fortë.  Kjo do të shërbejnë  për stabilitetin në vend”, tha ai./abcnews.al

  •  

VIDEO/ Spanja nën alarm, përfshihet nga stuhi dhe përmbytje

SPANJË – Stuhi të fuqishme dhe përmbytje kanë përfshirë disa rajone të Spanjës, ndërsa autoritetet paralajmërojnë për kushte meteorologjike jashtëzakonisht të rrezikshme në orët në vijim.

Agjencia Kombëtare Meteorologjike e Spanjës, AEMET, ka lëshuar alarm të kuq për Mallorkën dhe rajonin e Valencias, për shkak të reshjeve intensive dhe rrezikut nga përmbytjet.

Situata ka shkaktuar edhe viktima.

Për shkak të përkeqësimit të motit, qeveria rajonale e Ishujve Balearik ka vendosur mbylljen e shkollave në Mallorkë, Ibiza dhe Formentera. Ndërkohë, në Valencia, shërbimet e trenave janë pezulluar deri në një njoftim të dytë.

Autoritetet në Valencia, Katalonjë, Andaluzi dhe Ishujt Balearik kanë raportuar qindra incidente, përfshirë banesa të përmbytura, rrugë të pakalueshme, pemë të rrëzuara dhe dëme materiale.

Gjithashtu, banorët e Valencias, Ibizës dhe Formenterës kanë marrë mesazhe paralajmëruese në telefonat celularë, ku u kërkohet të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes të shtuar.

Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën, ndërsa paralajmërimet për motin e keq mbeten në fuqi në zonat e prekura.

#DANA | La Guardia Civil continua garantizando la #seguridad en zonas afectadas por la DANA #ADAM,

Reconocimiento de vehículos por parte del #GEAS Y #ServicioAéreo en la localidad de Pego (#Alicante) para verificar que no hay personas en su interior con motivo del desbordamiento de barrancos debido a la #DANAADAM

#SeguridadCiudadana 📞062

— Guardia Civil (@guardiacivil) October 19, 2026

  •  

“Askush s’ka të drejtë të dhunojë shtetin”, Ish-diplomati: Si shpjegohet që protesta shpërtheu kur vendi pa ‘dritën e faktorizimit’?

Ish-diplomat Blerim Canaj ka reaguar lidhur me protestat dhe dhunën ndaj institucioneve dhe bizneseve, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit dhe të një Shqipërie të fortë.

Canaj shprehet se kush e do Shqipërinë, nuk do të dëshironte ta shkatërronte atë. Ai kujton se Ahmeti ka qenë aktiv politikisht edhe në periudha kur Shqipëria ishte e dobët dhe kur Kosova nuk ekzistonte si shtet.

Canaj thekson se nuk do të dëshironte që Shqipëria të kalonte sërish ngjarjet e vitit ’97, ndërsa e cilëson të patolerueshme dhunën ndaj institucioneve dhe bizneseve.

“ Dikush që e do Shqipërinë, nuk do donte ta shkatërronte.

Ahmeti ka qenë aktiv politikisht edhe kur kemi pasur Shqipëri të dobët, edhe kur s’kemi pasur Kosovë fare. E di rëndësinë e një Shqipërie të fortë. Nuk do doja që Shqipëria të kalonte në atë të ’97-s. E patolerueshme dhuna ndaj institucioneve dhe bizneseve. Ku janë sot Flamingot? Nuk ekzistojnë. Flasim për studentët, të cilët nuk po i shoh.

Si shpjegohet që kjo protestë shpërthen në momentet më të rëndësishme të vendit, kur pa dritën e faktorizimit dhe mbylli kapituj të rëndësishëm? E drejta e protestës qëndron, por nuk ka askush të drejtë të dhunojë shtetin.”

  •  

Protestat e dhunshme, aksionet në Francë pësojnë rënie

Aksionet franceze kryesuan humbjet në tregjet evropiane të hënën, pas protestave të dhunshme gjatë fundjavës, ndërsa investitorët presin një javë të ngarkuar me publikimin e rezultateve financiare të kompanive.

Indeksi CAC 40, treguesi kryesor i bursës franceze, ra me 1,1 për qind deri në orën 08:00, pasi trazirat lidhur me rritjen e kostos së jetesës dhe përkeqësimin e shërbimeve publike shtuan shqetësimet për rritjen e dobët ekonomike dhe borxhin në rritje.

Indeksi pan-evropian STOXX 600 ra me 0,63 për qind, në 640,68 pikë, pasi javën e kaluar ishte rritur me më shumë se 2 për qind. Të shtunën e kaluar, në të gjithë Francën u mbajtën demonstrata masive kundër rritjes së kostos së jetesës dhe çmimeve të larta të karburanteve.

Rreth 2.400 persona u ndaluan në të gjithë vendin ndërsa u plagosën rreth 1.000 policë, xhandarë dhe zjarrfikës. Një protestues humbi jetën pasi u ndje keq në Paris ndërsa një 17-vjeçar humbi dorën e djathtë nga një granatë për shpërndarjen e turmave në Saint-Etienne.

Në tregjet evropiane, aksionet bankare pësuan ndër humbjet më të mëdha ndërsa indeksi bankar i Eurozonës ra me 1,4 për qind. Indeksi IBEX 35 i Spanjës, ku sektori bankar ka peshë të madhe, ra me 1,21 për qind.

Investitorët po prisnin rezultatet financiare të kompanive të mëdha evropiane dhe amerikane, pasi aksionet e lidhura me inteligjencën artificiale u shitën javën e kaluar mes shqetësimeve për rritjen e borxhit të nevojshëm për financimin e investimeve në infrastrukturë.

Ndër aksionet individuale, prodhuesi norvegjez i salmonit Mowi u rrit me 4,1 për qind, pasi vëllimi i salmonit të prodhuar në tremujorin e tretë arriti nivel rekord./abcnews.al

  •  
❌