Bujar Osmani nga Bashkimi Demokratik për Integrim, në një fjalim të mbajtur në Capitol Hill, në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, ngriti alarmin për zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor.
Ai përmendi tentativën për prekjen e Marrëveshjes së Ohrit, duke shtuar se sot presioni nuk ushtrohet më vetëm me mjete ushtarake, por përmes narrativave politike dhe institucioneve, duke përmendur konkretisht rolin e Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut si pjesë e një klime që mund të çojë drejt destabilizimit.
Ai nënvizoi se Ballkani Perëndimor tashmë është pjesë e hapësirës së konkurrencës strategjike dhe se integrimi rajonal, infrastruktura dhe bashkëpunimi politik janë elemente kyçe të parandalimit modern. Në këtë kontekst, Osmani përmendi edhe Iniciativën e Korridorit 8, të cilën e cilësoi si projekt sigurie për krahun jugor të NATO-s.
Ai apeloi që rajoni të mos trajtohet vetëm si hapësirë për menaxhimin e krizave, por si investim strategjik në arkitekturën euroatlantike të sigurisë, duke paralajmëruar se injorimi i këtyrezhvillimeve sot mund të prodhojë pasoja serioze në të ardhmen.
Gjatë një sfide të zhvilluar në Big Brother VIP Kosova, banorja Elijona u përball me një lojë që kërkonte njohuri të gjerë për figurat dhe institucionet shqiptare.
Sfida e bazuar në foto i kërkonte pjesëmarrëses të identifikonte persona dhe institucione të njohura të vendit, por rezultati i saj nuk kaloi pa u vënë re nga publiku.
Elijona nuk arriti të tregonte se çfarë është FSK-ja, Forcat e Sigurisë së Kosovës, dhe nuk njohu disa nga figurat më të njohura publike, përfshirë Ilir Shaqirin, Ismail Qemailin dhe ish-presidenten Atifete Jahjagën, edhe pasi i kishin treguar fotot e tyre.
Ky moment ka tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë komentuar mbi njohuritë e kufizuara të banores për historinë, politikën dhe institucionet e vendit.
Episodi rikujtoi edhe një herë se Big Brother VIP Kosova nuk është vetëm një lojë strategjie dhe argëtimi, por edhe një pasqyrë e njohurive dhe perceptimeve që banorët kanë për vendin dhe figurat e tij publike. /Telegrafi/
Gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung ka shkruar në numrin e të mërkurës për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duke vënë në qendër të vëmendjes një analizë politike lidhur me ambicien e saj për të fituar një mandat të dytë si presidente.
Gazetari i FAZ, Michael Martens, ka raportuar se Osmani po shikon të demonstrojë afërsinë me familjen presidenciale të Shteteve të Bashkuara për të siguruar rizgjedhjen e saj në postin më të lartë të shtetit.
Sipas shkrimit, presidentja e Kosovës ka përdorur lidhjet me ish-presidentin amerikan Donald Trump dhe familjen e tij për të fuqizuar profilin e saj ndërkombëtar.
âPor, kalkulimi i saj mund tĂ« dĂ«shtojĂ« â edhe pse ajo arriti qĂ« KosovĂ«n ta bĂ«jĂ« njĂ« nga shtetet qĂ« sĂ« fundmi nĂ« Davos iu bashkuan âBordit tĂ« Paqesâ enigmatik tĂ« Donald Trumpitâ, shkruan FAZ. âOsmani u shfaq nĂ« ZvicĂ«r me krenari krah presidentit amerikan dhe qĂ« atĂ«herĂ« flet pĂ«r arritjen e madhe qĂ«, sipas saj, pĂ«rfaqĂ«son fakti se vendi i saj u bĂ« anĂ«tare themeluese e kĂ«tij formacioniâ.
Pas publikimit të artikullit, Presidenca e Kosovës ka reaguar zyrtarisht. Këshilltari i presidentes, Rinor Nuhiu, ka njoftuar se po shqyrtohen masa ligjore ndaj gazetarit Michael Martens për shkrimin e tij të publikuar të mërkurën.
Sipas Nuhiut, artikulli pretendon se Osmani po pĂ«rdor âkartĂ«n amerikaneâ pĂ«r tĂ« siguruar njĂ« mandat tĂ« dytĂ«, njĂ« pretendim qĂ« Presidenca e konsideron tĂ« papĂ«rshtatshĂ«m dhe tĂ« pasaktĂ«.
Ndërkaq, vetë gazetari Michael Martens ka reaguar përmes rrjetit social X, duke treguar se qëndron pas raportimit të tij dhe se shkrimi pasqyron një analizë politike dhe jo një sulm personal ndaj presidentes Osmani.
Ai thekson se si gazetar me përvojë ka trajtuar çështje të ndjeshme ndërkombëtare dhe ka raportuar për figura të fuqishme pa u paditur ndonjëherë.
âMĂ«soj e mĂ«soj. Jam nĂ« gazetari prej 30 vitesh, kam jetuar dhe punuar nĂ« vende tĂ« vĂ«shtira si Rusia, Afganistani apo Turqia, duke shkruar pĂ«r oligarkĂ«t rusĂ«, kriminelĂ«t e luftĂ«s serbĂ«, kontrabandistĂ«t malazezĂ« tĂ« cigareve, rebelĂ«t kurdĂ«, krerĂ«t e luftĂ«s nĂ« Afganistan, pa u paditur kurrĂ«. Por taniâŠ", u shpreh Martens./Telegrafi.
Live and learn. I am in journalism for 30 years, lived & worked in difficult countries as Russia, Afghanistan or Turkey, writing about Russian oligarchs, Serbian war criminals, Montenegrin cigarette smugglers, Kurdish rebels, Afghan warlords without ever getting sued. But now... pic.twitter.com/GBHeSeYGOz â Michael Martens (@Andric1961) February 4, 2026
Sipas Sky Sports, zyrtarĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« LigĂ«s Profesionale Saudite presin qĂ« Cristiano Ronaldo tâi japĂ« fund âgrevĂ«sâ dhe tĂ« rikthehet nĂ« aksion kĂ«tĂ« javĂ«.
Ronaldo mungoi në fitoren 1-0 të Al Nassr ndaj Al Riyadh, por tani pritet të luajë të premten kundër Al Ittihadit, pasi besohet se ka shprehur qëndrimin e tij lidhur me situatën e krijuar.
Portugezi, i cili të enjten mbush 41 vjeç, nuk ishte parë pranë qendrës stërvitore të Al Nassr, ndërsa disa raportime pretendonin se ai ishte kthyer në Portugali përpara ditëlindjes.
Megjithatë, këto raportime nuk rezultuan të sakta, pasi Ronaldo është rikthyer sot në stërvitje, gjë që e ka konfirmuar vetë përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale, ku ka vendosur dy zemra me ngjyrat e klubit.
Sipas mediave, Ronaldo ishte i pakënaqur me investitorët kryesorë të futbollit në Arabinë Saudite, pasi rivali kryesor, Al Hilal, arriti ta transferojë Karim Benzeman nga Al Ittihad, një lëvizje që, sipas tij, prish balancat e kampionatit.
Cristiano Ronaldo mbetet ndër golashënuesit më të mirë të Ligës Profesionale Saudite, me 17 gola në 18 paraqitje, ndërsa synimi i tij i madh vazhdon të jetë arritja e shifrës historike prej 1000 golash në karrierë. /Telegrafi/
Programet arsimore të Pekinit po riformësojnë perceptimet te të rinjtë e Ballkanit, përderisa fuqia e butë shtrihet përtej infrastrukturës.
Përderisa investimet e mëdha të Kinës po vihen nën vëzhgim në mbarë Evropën, Pekini po i drejtohet një forme më të butë ndikimi në Ballkan: bursa, shkëmbime universitare dhe studentë të rinj që ndajnë jetën në Kinë me audiencat në vendet e tyre.
Kjo përfshin mundësi studimi të financuara nga Kina, e cila ofron bursa për shkollim, pagesa mujore dhe qasje në universitete me rritje të shpejtë. Shumë prej këtyre studentëve kanë ndarë, gjithashtu, përvojat e tyre në rrjetet sociale, ku kanë një numër të konsideruar ndjekësish, ndërsa të tjerë janë paraqitur në media ose në institucione zyrtare kineze.
âAplikova pĂ«r qejf [nĂ« kursin e gjuhĂ«s kineze], ngaqĂ« ishte njĂ« gjuhĂ« e re qĂ« nuk e kam mĂ«suar asnjĂ«herĂ«", i tha Radios Evropa e LirĂ« (REL), Era KĂ«rnaja, njĂ« 24-vjeçare nga veriu i ShqipĂ«risĂ« qĂ« tani studion shkenca kompjuterike nĂ« Universitetin e ShkencĂ«s dhe TeknologjisĂ« Kunming, nĂ« provincĂ«n Yunnan tĂ« KinĂ«s.
âNĂ«se dikush do ta ma bĂ«nte njĂ« pyetje para tre vjetĂ«sh, unĂ« do tĂ« thosha qĂ« Kina Ă«shtĂ« komunizĂ«m, vend i mbyllur, kaq. Por, tani mĂ« ka ndryshuar [mendimi] 360 shkallĂ«â, tha ajo.
Derisa Pekini njihet më së shumti në rajon për projekte infrastrukturore në vlera miliarda dollarëshe, kredi dhe partneritete teknologjike, arsimi është shfaqur si një kanal më i butë përmes të cilit Kina po i formëson perceptimet.
Kjo është veçanërisht e theksuar te brezat më të rinj, për të cilët sondazhet tregojnë se janë më të hapur ndaj portretizimit që Pekini i bën vetes si një fuqi e mirë dhe e përgjegjshme.
âDoja tâua ndryshoja mendimin qĂ« kanĂ« shqiptarĂ«t pĂ«r KinĂ«n dhe tâju tregoja qĂ« mos besoni nĂ« çdo gjĂ« qĂ« shikoni", tha KĂ«rnaja, e cila qĂ« nga viti 2023 - kur nisi tĂ« jetonte nĂ« KinĂ« - ka filluar tĂ« postojĂ« pĂ«r pĂ«rvojĂ«n e saj nĂ« llogarinĂ« e saj nĂ« TikTok dhe tani ka mĂ« shumĂ« se 8 mijĂ« ndjekĂ«s.
Për Pekinin, thonë analistët, këto programe i shërbejnë një qëllimi afatgjatë: kultivimin e rrjeteve personale, narrativave të favorshme dhe profesionistëve të ardhshëm që kanë përvojë të drejtpërdrejtë nga Kina dhe janë të gatshëm ta ndajnë atë në vendet e tyre.
Kjo shtytje e fuqisë së butë përbën një plotësim të rëndësishëm të ndikimit politik dhe ekonomik në rritje të Kinës në Ballkan dhe mund të sjellë audienca më të hapura ndaj përpjekjeve të Kinës për të zgjeruar shtrirjen e saj ekonomike dhe për t'i shtyrë interesat e saj.
âPekini ka interes tĂ« dĂ«rgojĂ« sa mĂ« shumĂ« studentĂ« dhe shkencĂ«tarĂ« ndĂ«rkombĂ«tarĂ« nĂ« KinĂ«", i tha REL-it Stefan Vlladisavljev, ekspert pĂ«r rolin e Pekinit nĂ« Ballkan pranĂ« Fondacionit BFPE, njĂ« institut kĂ«rkimor me seli nĂ« Beograd.
âAjo [Kina] po pĂ«rpiqet tĂ« pozicionohet si njĂ« ofruese e zhvillimit [dhe] tĂ« qenit e pranishme nĂ« EvropĂ« Ă«shtĂ« njĂ« aspekt shumĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m i shtrirjes globale".
Përvoja e Kërnajës pasqyron një prirje më të gjerë që po zhvillohet në Ballkan, ku mundësitë arsimore kineze kanë ngjallur interes edhe në vende si Shqipëria dhe Kosova, të cilat mbeten fuqishëm pro perëndimore në orientimin e tyre politik, për shkak të mbështetjes historike amerikane për shtetësinë dhe demokracinë e tyre.
ShqipĂ«ria dhe Kosova â tĂ« lidhura nga lidhje tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta politike, gjuhĂ«sore dhe kulturore â janĂ« vende mĂ« tĂ« vĂ«shtira pĂ«r depĂ«rtimin kinez nĂ« Ballkan.
Ndikimi rajonal i Pekinit është zgjeruar përgjithësisht nga Serbia, ku Beogradi ka joshur miliarda dollarë investime dhe ka ndërtuar lidhje të thella politike.
Serbia dallohet si partneri më i avancuar arsimor i Kinës në rajon, ku janë vendosur tri institute Konfuci që mbështesin mësimin e gjuhës kineze në dhjetëra shkolla. Në historinë 20-vjeçare të Institutit në Serbi, numri i pjesëmarrësve është rritur nga disa dhjetëra në disa qindra çdo vit dhe bashkëpunimi arsimor është forcuar nga disa marrëveshje të reja mes dy shteteve të nënshkruara në vitin 2018.
âNĂ«se Kina ka njĂ« bastion nĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor, ajo ka edhe njĂ« bastion nĂ« EvropĂ«", tha Vlladisavljev.
Por, fuqia e butë kineze, kryesisht përmes programeve arsimore dhe përhapjes në rrjetet sociale, po shënon gjithashtu disa suksese të hershme edhe gjetkë në rajon.
Instituti Konfuci në Shqipëri, ku Kërnaja mësoi gjuhën kineze dhe mori udhëzime për të aplikuar për bursën e saj, është një nga kanalet më të dukshme të shkëmbimit arsimor brenda Universitetit të Tiranës.
Ai e pĂ«rshkruan veten si njĂ« âinstitut arsimor joqeveritar, jofitimprurĂ«s", i bashkorganizuar me Universitetin e Studimeve tĂ« Huaja tĂ« Pekinit, qĂ« ofron mĂ«sime tĂ« gjuhĂ«s kineze dhe programe kulturore. Gjithashtu ofron bursa dhe ndihmon studentĂ«t tĂ« aplikojnĂ« nĂ« nivele tĂ« ndryshme, pĂ«rfshirĂ« nĂ« universitete individuale ose nĂ« nivel federal dhe kombĂ«tar brenda KinĂ«s.
Këto institute ekzistojnë kudo në Ballkanin Perëndimor, përveç Kosovës, pavarësia e së cilës nuk njihet nga Kina dhe si rrjedhojë nuk ka përfaqësim zyrtar nga Pekini.
Institutet Konfuci janë nën vëzhgim gjithnjë e më të madh në të gjithë Evropën, derisa disa qeveri i kanë mbyllur ato për shkak të shqetësimeve lidhur me lirinë akademike dhe ndikimin politik.
Por, në pjesën më të madhe të Ballkanit, ato po shihen gjithnjë e më shumë nga të rinjtë si platforma të vlefshme fillestare për të ndjekur mundësi ekonomike dhe arsimore.
Ekspertët që ndjekin angazhimin kinez në rajon thonë se historitë dhe përvojat personale të ndara nga studentë vendas që studiojnë në Kinë kanë ndikim dhe duket se po ndjekin një model të kopjuar nga vende të tjera perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara.
âKina po merr njĂ« faqe nga libri i vendit qĂ« e ka bĂ«rĂ« mĂ« sĂ« miri fuqinĂ« e butĂ« â Shtetet e Bashkuara", tha Vlladisavljev.
Bursa, shkëmbime dhe të dhëna të kufizuara
Angazhimi arsimor i Kinës në Ballkan ndërtohet mbi një mozaik programesh: bursa të Qeverisë kineze, grante të lidhura me institutet Konfuci, marrëveshje në nivel universitetesh dhe kurse trajnimi afatshkurtra.
MeqĂ« programet ndryshojnĂ« shumĂ« sipas vendit dhe vitit â dhe meqĂ« institucionet kineze dhe ato ballkanike nuk publikojnĂ« tĂ« dhĂ«na gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se â nuk ka njĂ« regjistĂ«r tĂ« qartĂ« publik qĂ« tĂ« tregojĂ« se sa studentĂ« ballkanikĂ« kanĂ« studiuar nĂ« KinĂ« ndĂ«r vite.
Radio Evropa e Lirë gjeti se disa studentë shqiptarë që studiojnë në Kinë janë shfaqur gjithashtu në mediat shtetërore kineze, përfshirë Radio Kina Ndërkombëtare (CRI), që është botimi shqip i transmetuesit kryesor shtetëror kinez (CGTN), ku kanë ndarë rrëfime shumë pozitive për përvojat e tyre.
Sondazhet e opinionit publik në Shqipëri, përfshirë Barometrin e Sigurisë së Shqipërisë, tregojnë se pikëpamjet ndaj Kinës mbeten kryesisht neutrale, megjithëse perceptimet pozitive janë rritur lehtë vitet e fundit.
NdĂ«rkohĂ«, pavarĂ«sisht mungesĂ«s sĂ« bashkĂ«punimit institucional nĂ« KosovĂ«, studentĂ« individualĂ« â shpesh nga diaspora e shpĂ«rndarĂ« nĂ« EvropĂ« dhe AmerikĂ«n e Veriut â kanĂ« gjetur rrugĂ«n drejt KinĂ«s dhe ndajnĂ« pĂ«rvojat e tyre me popullsinĂ« e re nĂ« vend.
Vlera Kelmendi, e lindur në Kosovë dhe e migruar në Norvegji, i tha televizionit lokal kosovar ATV, në një intervistë në vitin 2025, se zgjodhi Kinën nga kureshtja, duke përshkruar një përvojë shumë pozitive atje.
Kelmendi, e cila refuzoi të fliste për REL-in, dokumenton jetën e saj në Kinë në llogarinë e saj publike në TikTok me më shumë se 16 mijë ndjekës, duke arritur audienca në Kosovë, ku opinioni publik ndaj Kinës mbetet kryesisht negativ.
Në anën tjetër, ndonëse nuk ka kurse zyrtare kineze në Kosovë, zyrtarët në Institutin Konfuci në Tiranë thanë se kanë vërejtur interes në rritje nga studentët e Kosovës.
âDo tĂ« donim shumĂ« tĂ« shihnim studentĂ« nga Kosova qĂ« tĂ« mĂ«sojnĂ« gjuhĂ«n kineze", i tha Radios Evropa e LirĂ«, Zheng Baoguo, drejtori i Institutit Konfuci nĂ« TiranĂ«.
âDo tĂ« pĂ«rpiqemi maksimalisht tĂ« krijojmĂ« mundĂ«si pĂ«r ta, nĂ«se ata janĂ« tĂ« gatshĂ«m.â
Kur studimi jashtë vendit bëhet komunikim digjital
Më pak se dy orë larg Kosovës, Kadir Ismajli, një student 26-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, pati një rrugë shumë më të drejtpërdrejtë drejt Kinës.
Ndërsa fillimisht po kërkonte të studionte diku tjetër, studenti me nacionalitet shqiptar tha se mori një bursë shtetërore kineze për një diplomë master në provincën Yunnan, ku mori ndihmë edhe nga ambasada në procesin e aplikimit.
Ashtu si të tjerët, Ismajli ka ndërtuar një numër ndjekësish në TikTok me më shumë se 31 mijë persona, ku veç tjerash, poston edhe për jetën e tij në Kinë.
âE fillova TikTok-un pĂ«r biznes, por kur shoh diçka interesante kĂ«tu, e postoj", tha ai.
âNĂ« shtĂ«pi njerĂ«zit mĂ« thonĂ« se nuk e kemi ditur si ishte nĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ« Kina".
NjĂ« studim mbi ndikimin kinez nĂ« MaqedoninĂ« e Veriut, i kryer nga organizata Estima me seli nĂ« Shkup, zbuloi se âperceptimi i reputacionit tĂ« KinĂ«s nĂ« MaqedoninĂ« e Veriut Ă«shtĂ« njĂ« tablo e pĂ«rzier qĂ« ka tendencĂ« tĂ« jetĂ« mĂ« pozitive te njerĂ«zit qĂ« kanĂ« pasur pĂ«rvojĂ« dhe ndĂ«rveprim tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« me KinĂ«n dhe aktorĂ«t kinezĂ«".
Sipas të dhënave të Estima-s nga viti 2005, numri i bursave kineze për studentët e Maqedonisë së Veriut ka qenë në rritje.
Programet e edukimit të gjuhës kineze po depërtojnë gjithashtu edhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Mali i Zi ka pasur një institut Konfuci që nga viti 2015 dhe ka dërguar më shumë se 100 studentë në Kinë gjatë kësaj periudhe, sipas një raporti nga Qendra për Analiza të Politikave Evropiane (CEPA).
Në Bosnje-Hercegovinë ekziston një marrëveshje formale për shkëmbime arsimore me Kinën dhe programet e financuara nga Kina vazhdojnë të rriten, veçanërisht përmes Universitetit të Sarajevës Lindore, ku më shumë se 170 studentë kanë marrë pjesë në programe shkëmbimi në Kinë.
Mes këtij grupi është edhe Ana Jasarevic, një 23-vjeçare që studionte në departamentin e gjuhës kineze të Universitetit të Sarajevës Lindore.
Ajo kaloi vitin e kaluar në Universitetin e Vuhanit me disa kolegë të tjerë nga fakulteti.
âKur mbĂ«rritĂ«m, ishte pak tronditje kulturore sepse Ă«shtĂ« krejtĂ«sisht ndryshe", tha ajo.
Pas diplomimit, ajo tani thotë se planifikon të regjistrohet në një program të nivelit master në Kinë.
âMĂ« pĂ«lqeu atje, megjithĂ«se e kuptoj qĂ« shumĂ« njerĂ«z nuk e pĂ«lqejnĂ« mĂ«nyrĂ«n se si funksionojnĂ«", tha ajo. âKam qenĂ« nĂ« shumĂ« qytete, kam udhĂ«tuar nĂ«pĂ«r vend dhe jam ndier e sigurt kudo".
Meriton Korenica po vazhdon në pranverë nga aty ku e ka lënë, duke shënuar gola dhe duke i dhënë fitore skuadrës së tij, Cluj.
Në përballjen e sotme ndaj UTA Arad si mysafir, Cluj fitoi me rezultat 1-0, falë golit të Meriton Korenicës, i cili erdhi në pjesën e dytë, përkatësisht në minutën e 68-të.
Mesfushorit kosovar i erdhi një pasim i bukur në zonë dhe me një goditje të saktë i dha epërsinë Clujit, rezultat që doli të jetë edhe përfundimtar.
Korenica, sipas SofaScore, u vlerësua me notën 7.7, duke qenë lojtari më i mirë i ndeshjes.
Gjatë takimit, përveç golit, ai krijoi edhe dy raste të mëdha, kishte 95 për qind të pasimeve të sakta, ndërsa dërgoi edhe katër goditje drejt portës.
Cluj, me këtë fitore, ngjitet në vendin e shtatë me 38 pikë, ndërsa Korenica ka gjetur rrjetën në tri ndeshjet e fundit me fanellën e klubit rumun. /Telegrafi/
Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Alba Pollozhani, ka regjistruar një nga momentet më të komentuar të qëndrimit të saj në shtëpi, duke bërë disa gabime të mëdha gjatë një sfide të njohjes së figurave dhe ngjarjeve historike shqiptare.
Gjatë lojës, Alba u pyet për datën e Pavarësisë së Kosovës, por nuk arriti ta jepte saktë.
Ajo pĂ«rgjigjej duke thĂ«nĂ« â18 shkurtâ, ndĂ«rkohĂ« qĂ« data e saktĂ« Ă«shtĂ« 17 shkurt, njĂ« gabim qĂ« nuk i shpĂ«toi as syve tĂ« publikut dhe komentuesve.
Por momenti nuk mbaroi me kaq. Më pas, asaj i shfaqet fotografia e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, dhe përsëri banorja nuk e njeh.
PĂ«rgjigjja e saj e papritur ishte âHashim Thaçiâ, duke krijuar njĂ« situatĂ« qĂ« u komentua gjerĂ«sisht si njĂ« prej huqjeve mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« saj gjatĂ« gjithĂ« qĂ«ndrimit nĂ« shtĂ«pi.
Ky episod risolli në pah momentet spontane dhe të paparashikueshme që e karakterizojnë Big Brother VIP Kosova 4, duke bërë që publiku të reagojë me humor, por edhe me habi, ndaj njohurive të banorëve mbi historinë dhe figurat kombëtare. /Telegrafi/
Shkodran Nikçi, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, ka bërë të ditur se deri më tani janë intervistuar rreth 30 persona, kryesisht nga komuna e Deçanit dhe Junikut, të cilët kanë qenë komisionerë dhe kanë statusin e personave të dyshuar.
Ai në emisionin FVE, shtoi se intervistimet do të vazhdojnë për mbi 200 komisionerë, si dhe për kryesuesit e qendrave të numërimit.
Ai theksoi se po grumbullohen edhe prova materiale, dhe pas intervistimit të komisionerëve dhe kryesuesve do të merren masat ligjore të parapara me Kodin e Procedurës Penale.
âJanĂ« intervistuar deri me tani rreth 30 persona kryesisht nga komuna e Deçanit dhe Junikut qĂ« kanĂ« qenĂ« komisonerĂ«, nĂ« cilĂ«sinĂ« e personave tĂ« dyshuar ndĂ«rkaq do tĂ« procedohen tutje edhe komisonerĂ« tĂ« tjerĂ« nga kĂ«to dy komuna pĂ«r ditĂ«n e nesĂ«rme pĂ«r tĂ« pasuar me pas pĂ«r intervistimin e kryesuesve. Ne kemi kompetencĂ« territoriale nĂ« pesĂ« komuna dhe nĂ« tĂ« gjitha kĂ«to kemi grumbulluar prova tĂ« cilat dyshohet pĂ«r manipulim tĂ« votave edhe jemi duke ndĂ«rmarrĂ« veprime hetimore. Fillimisht intervistohen komisonerĂ«t si tĂ« dyshuar, janĂ« diku mbi 200 komisionerĂ« qĂ« do tĂ« intervistohen me autorizimin e prokurorit tĂ« shtetit nga hetuesit e hetimeve rajonale te drejtorisĂ« sĂ« policisĂ« nĂ« PejĂ«â, ka deklaruar ai.
Në pyetjen nëse do të përfshihet edhe komuna e Pejës, zëdhënësi u shpreh se Prokuroria në Pejë po ndërmerr veprime hetimore, duke shtuar se puna më voluminoze do të jetë pikërisht në këtë komunë.
Ndërsa në pyetjen për lirim të të intervistuarve, Nikçi tha se nuk është e qartë nëse intervistimi ka përfunduar plotësisht.
75 kongresmenë amerikanë i kanë dërguar një letër Sekretarit të Shtetit, Marco Rubio, ku shprehin shqetësimin e tyre lidhur me vendimin e administratës për të pezulluar vizat e emigracionit për 75 shtete, mes të cilave edhe Kosova e Shqipëria.
NĂ« letrĂ«n drejtuar Rubio, kongresmenĂ«t e cilĂ«suan vendimin si âskandaloz dhe diskriminuesâ, duke theksuar se ai prek rreth 40% tĂ« vendeve tĂ« botĂ«s dhe mund tĂ« ndikojĂ« te pothuajse gjysma e emigrantĂ«ve tĂ« ligjshĂ«m nĂ« Shtetet e Bashkuara.
Sipas tyre, pezullimi do të godasë drejtpërdrejt ribashkimin familjar, vizat e sponsorizuara nga punëdhënësit, programin e diversitetit, organizatat fetare dhe bizneset e vogla.
âKy Ă«shtĂ« njĂ« vendim skandaloz dhe diskriminues i administratĂ«s suaj, qĂ« prek qindra mijĂ«ra njerĂ«z çdo vit.
Ai u njoftua jo vetĂ«m pĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« Twitter, por pa ofruar asnjĂ« informacion tĂ« detajuar mbi pezullimin,â thuhet nĂ« letrĂ«n e kongresmenĂ«ve.
Ata paralajmëruan se politika e pezullimit të vizave do të ndajë familje, do të pengojë integrimin e emigrantëve të ligjshëm dhe do të ketë pasoja negative sociale dhe ekonomike për zgjedhësit amerikanë.
Lista e vendeve të prekura përfshin një gamë të gjerë shtetesh nga Evropa, Azia, Afrika dhe Amerika Latine, përfshirë Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Armeninë, Azerbajxhanin, Irakun, Iranin, Brazilin, Kubën dhe shumë të tjera.
Kongresmenët kërkojnë që administrata amerikane të rishikojë vendimin dhe të marrë masa për të mos ndarë familje dhe për të ruajtur mundësitë e ligjshme të emigrantëve për të jetuar dhe punuar në SHBA.
Vendimi i Sekretarit Rubio ka shkaktuar tashmë reagime të shumta në komunitetet ndërkombëtare dhe në diasporën shqiptare, të cilët paralajmërojnë se pezullimi i vizave do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë mbi ribashkimin familjar dhe aktivitetin ekonomik të emigrantëve./Telegrafi.
Qindra qytetarĂ« tĂ« prekur nga masa e sekuestrimit tĂ« automjeteve pĂ«r drejtim pa dhĂ«nĂ« provimin e vozitjes protestuan nĂ« Shtip, Koçan, StrumicĂ«, Prilep, Manastir dhe ResnjĂ«, pĂ«r shkak tĂ« marrjes sĂ« automjeteve tĂ« tyre, nĂ« pĂ«rputhje me nenin 297 tĂ« Kodit Penal pĂ«r âdrejtim tĂ« pakujdesshĂ«m tĂ« mjetit motorikâ.
Në Shtip, një grup qytetarësh dogjën goma në rrugë, pas çka ndërhyri Shërbimi i Zjarrfikësve për të shuar zjarrin dhe për të normalizuar gjendjen.
Në Koçan, qytetarët u mblodhën në lagjen Trajanovo Trllo. Në Manastir u bllokua rruga magjistrale drejt Resnjës, pranë lagjes Bair, ndërsa protesta vazhdoi edhe sot nëpër rrugët e qytetit. Motivi i përbashkët i të gjitha protestave është pakënaqësia ndaj konfiskimit të automjeteve, të cilat, sipas qytetarëve, kanë qenë mjeti i tyre kryesor i punës dhe burim jetese për familjet e tyre.
Nga MPB njoftuan se nuk ka pasur prishje të rendit dhe qetësisë publike në protestat e mbrëmshme, por në koordinim me Prokurorinë Publike, po ndërmerr masa dhe aktivitete për veprim të mëtejshëm.
Një ditë reflektimi për rëndësinë e parandalimit, skriningut dhe mbështetjes njerëzore
Sot, më 4 shkurt, bota shënon Ditën Ndërkombëtare të Kancerit, një ditë reflektimi, ndërgjegjësimi dhe angazhimi përballë një sëmundjeje që prek miliona njerëz çdo vit, por që gjithnjë e më shumë po shihet edhe si sfidë e parandalueshme dhe e menaxhueshme, nëse zbulohet me kohë.
Kanceri nuk është një diagnozë e vetme, por mbi 200 sëmundje të ndryshme, secila me karakteristikat, rrezikun dhe rrugën e vet të trajtimit. Ajo që i bashkon është fakti se zbulimi i hershëm rrit ndjeshëm shanset për shërim, ndërsa vonesa në diagnostikim shpesh e bën betejën më të vështirë.
ĂfarĂ« dimĂ« sot pĂ«r kancerin?
Shkenca mjekësore ka bërë hapa të mëdhenj: sot njihen më mirë faktorët e rrezikut, mekanizmat biologjikë dhe trajtimet e personalizuara. Megjithatë, statistikat tregojnë se një pjesë e madhe e rasteve lidhen me:
duhanin dhe alkoolin
ushqimin jo të shëndetshëm
mungesën e aktivitetit fizik
ekspozimin ndaj faktorëve mjedisorë
kontrollet e vonuara mjekësore
Kjo do të thotë se një pjesë e konsiderueshme e rasteve mund të parandalohen, transmeton Telegrafi.
Parandalimi fillon me vetëdijen
Kontrollet e rregullta, analizat bazë, skriningu sipas moshës dhe gjinisë, si dhe vëmendja ndaj sinjaleve që trupi jep, janë hapa të thjeshtë por jetikë. Dhimbjet e pazakonta, humbja e pashpjegueshme në peshë, lodhja e vazhdueshme, gjakderdhjet jonormale apo ndryshimet në lëkurë nuk duhen injoruar.
Po aq e rëndësishme është edhe shëndeti mendor i personave që përballen me këtë diagnozë. Kanceri nuk prek vetëm trupin, por edhe mendjen, familjen dhe rrethin shoqëror. Mbështetja emocionale dhe sociale është pjesë e trajtimit.
Një mesazh për sot
Dita NdĂ«rkombĂ«tare e Kancerit nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m pĂ«r statistika apo fushata simbolike. ĂshtĂ« njĂ« thirrje pĂ«r:
më shumë informim
më pak frikë nga kontrollet
më shumë empati për të prekurit
dhe më shumë përgjegjësi ndaj shëndetit tonë
Sepse kanceri nuk Ă«shtĂ« gjithmonĂ« fundi i rrugĂ«s. Shpesh Ă«shtĂ« fillimi i njĂ« beteje qĂ« mund tĂ« fitohet â me dije, kujdes dhe solidaritet. /Telegrafi/
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka shkëlqyer në paraqitjen e saj të fundit në pas-ndejën glamuroze të Grammy Awards 2026, duke qenë një nga emrat më të komentuar të mbrëmjes.
Artistja e hitit âIâm A Messâ ka tĂ«rhequr vĂ«mendjen e mediave dhe tĂ« pranishmĂ«ve me njĂ« stil elegant, por njĂ«kohĂ«sisht shumĂ« tĂ« guximshĂ«m.
E veshur me një fustan të zi elegant, me një të çarë të theksuar në pjesën e këmbës që vinte në pah linjat e saj seksi, Bebe është shfaqur jashtëzakonisht tërheqëse dhe plot vetëbesim.
Foto: Bebe Rexha/Instagram
Paraqitja e saj u konsiderua nga shumë ndjekës si një kombinim perfekt mes finesës klasike dhe sensualitetit modern, duke konfirmuar edhe një herë statusin e saj si ikonë stili në skenën ndërkombëtare.
Vëmendje të veçantë mori edhe stili i ri i këngëtares, me flokë të shkurtra bionde, i cili u komentua gjerësisht në rrjetet sociale.
Foto: Bebe Rexha/Instagram
Ndryshimi i look-ut u pa si një hap i guximshëm dhe i freskët, që i shtoi edhe më shumë shkëlqim paraqitjes së saj në këtë mbrëmje prestigjioze.
Në pas-ndejën e Grammy Awards 2026, Bebe Rexha nuk ishte e vetme. Ajo u shoqërua nga artistja ikonike e Hollywood-it, Paris Hilton, e cila njihet si një nga mikeshat e saj më të afërta.
Foto: Bebe Rexha/Instagram
Dyshja u panë së bashku gjatë gjithë mbrëmjes, duke rrezatuar elegancë dhe energji pozitive.
Për miqësinë e tyre, Paris Hilton ka folur sinqerisht edhe së fundmi në një intervistë për Telegrafin, ku ka theksuar raportin e veçantë që ka si me Rita Orën, ashtu edhe me Bebe Rexhën, duke i cilësuar ato si mike të vërteta dhe bashkëudhëtare në rrugëtimin artistik.
Foto: Bebe Rexha/Instagram
Si Bebe Rexha, ashtu edhe Paris Hilton, kanë shkëlqyer me paraqitjet e tyre në pas-ndejën e Grammy Awards 2026, duke dëshmuar edhe një herë se janë emra që dinë si të tërheqin vëmendjen dhe të lënë gjurmë në ngjarjet më të rëndësishme të industrisë së muzikës dhe argëtimit. /Telegrafii/
Gjykata e Apelit ka ndryshuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke ua zëvendësuar masën e paraburgimit me arrest shtëpiak shtatë të dyshuarve: ish-ministrit Fadil Ismajli, avokates Mirlinda Bllata-Dibrani, gjyqtarit Jovica Mitroviq, Bedri Dibranit, Shaban Tërbunjës, Naim Krasniqit dhe Goran Llaziq. Ata dyshohen për veprat penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, marrjes dhe dhënies së ryshfetit, ushtrimit të ndikimit dhe deklarimeve të rreme.
Sipas vendimit, masa e paraburgimit të dyshuarve iu llogaritet nga 2 shkurti 2026 deri më 18 mars 2026, shkruan BetimipërDrejtësi.
Në vendimin e marrë më 2 shkurt 2026, thuhet se të pandehurit detyrohen të qëndrojnë në shtëpitë e tyre apo vendbanimin e tyre dhe nuk kanë të drejtë të largohen, përveç në rastet kur kjo është e nevojshme për përmbushjen e nevojave jetësore apo për shkaqe shëndetësore, dhe vetëm me leje paraprake të gjykatës- gjyqtarit të procedurës paraprake.
Po ashtu, të pandehurit njoftohen se në rast të mosrespektimit të masës së caktuar me këtë vendim, ndaj tyre do të caktohet paraburgimi.
Obligohet Policia e Kosovës- stacionet përkatëse policore që të mbikëqyrin zbatimin e kësaj mase dhe në rast të mosrespektimit ta njoftojnë gjykatën.
Sipas Apelit, lidhur me dyshimin e arsyeshëm, janë dhënë mjaftueshëm sqarime nga shkalla e parë.
Në automjet janë gjetur dhe sekuestruar katalizatorë të bluar me peshë totale prej 102.10 kg, me vlerë të përafërt rreth 8,000 euro.
Rasti është trajtuar si kundërvajtje doganore për mosdeklarim të mallit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
âDogana e KosovĂ«s vazhdon me pĂ«rkushtim zbatimin e masave tĂ« kontrollit, me qĂ«llim tĂ« parandalimit tĂ« veprimtarive tĂ« kundĂ«rligjshme nĂ« pikat kufitareâ, thuhet nĂ« njoftimin e DoganĂ«s sĂ« KosovĂ«s.
Barcelona po planifikon për sezonin e ardhshëm dhe ka nisur përgatitjet për të përforcuar skuadrën, ndërsa ende është aktive në të tre garat kryesore. Klubi katalanas synon të tejkalojë sukseset e sezonit të kaluar dhe po përpilon një listë objektivash për merkato.
NjĂ« vendim kyç qĂ« do tĂ« duhet tĂ« marrĂ« Barcelona Ă«shtĂ« mbajtja e Marcus Rashford. Klauzola e lirimit e sulmuesit britanik Ă«shtĂ« 30 milionĂ« euro, njĂ« shumĂ« qĂ« mund tâu lejojĂ« katalanasve ta mbajnĂ« lojtarin pĂ«rfundimisht. MegjithatĂ«, klubi nuk e ka ndaluar kĂ«rkimin e alternativave tĂ« tjera nĂ« sulm.
Një nga objektivat e rinj është Mika Godts, sulmuesi 20-vjeçar belg i Ajax Amsterdam, i cili po tregon paraqitje të shkëlqyera këtë sezon.
Godts ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 8 asiste, duke luajtur kryesisht në krahun e majtë, dhe Barcelona e ka vëzhguar nga afër në disa ndeshje të fundit.
Për momentin, interesimi i Blaugranës mbetet në fazën e vëzhgimit, por Godts tashmë është shtuar në listën e dëshirave të klubit si një opsion premtues për të forcuar sulmin sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin e plotë lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, duke theksuar se nënkryetari propozohet nga shumica e deputetëve të këtij komuniteti.
Aktgjykimi i plotë publikohet disa ditë pasi Kushtetuesja publikoi një njoftim lidhur me këtë vendim sa i përket zgjedhjes së Nenad Rashiqit në postin e nënkryetarit gjatë legjislaturës së kaluar, duke gjetur se ai ishte zgjedhur në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit.
âKandidati/ja pĂ«r nĂ«nkryetar/e tĂ« Kuvendit nga radhĂ«t e deputetĂ«ve tĂ« komunitetit serb propozohet nga shumica e deputetĂ«ve tĂ« komunitetit serb; pĂ«rderisa kandidati pĂ«r nĂ«nkryetar tĂ« Kuvendit nga radhĂ«t e deputetĂ«ve tĂ« komuniteteve tĂ« tjera qĂ« nuk janĂ« shumicĂ« propozohet, nga shumica e deputetĂ«ve tĂ« komuniteteve tĂ« tjera qĂ« nuk janĂ« shumicĂ«, nĂ« pĂ«rputhje me kĂ«rkesat formale dhe nĂ« mirĂ«besimâ, thuhet nĂ« aktgjykim.
Rashiq, udhëheqës i partisë Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, u zgjodh nënkryetar nga radhët e komunitetit serb në tetor të vitit 2025, përmes shortit të iniciuar nga kryetari i Kuvendit, Dimal Basha.
Shorti u organizua pasi Lista Serbe - që kishte nëntë deputetë dhe po aq do të ketë edhe në legjislaturën e re - nuk morën votat e nevojshme, dhe u organizua shorti.
Zgjedhja e tij u kontestua nga Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit.
Që atëherë, Kuvendi është shpërndarë dhe vendi ka mbajtur zgjedhje dhe Kushtetuesja ka thënë se aktgjykimi i saj nuk ka efekt prapaveprues".
Pra, kjo do të thotë se ky vendim nuk vlen edhe për rastet para hyrjes në fuqi, por për ato që do të merren në të ardhmen.
ĂfarĂ« thuhet nĂ« aktgjykim?
Gjykata tha se e drejta për të propozuar nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb i takon shumicës së deputetëve të këtij minoritet.
NĂ« aktgjykim u tha se aktivizimi i mekanizmit zhbllokues tĂ« shortit, âduhet tĂ« vijnĂ« nĂ« shprehje rrethana pĂ«rjashtimore, me çârast shumica e deputetĂ«ve nga radhĂ«t e komuniteteve qĂ« nuk janĂ« shumicĂ« nuk do tĂ« propozonte kandidatĂ«tâ.
Institucioni më i lartë juridik në shtet tha se në rastin konkret nëntë kandidatë nga komuniteti serb u votuan nga tri herë, pas propozimit nga ana e përfaqësuesit të tyre.
âRrjedhimisht, Gjykata vlerĂ«son se shumica e deputetĂ«ve nga radhĂ«t e komunitetit serb ka shfrytĂ«zuar tĂ« drejtĂ«n e propozimit pĂ«r nĂ«nkryetar tĂ« Kuvendit, respektivisht, anĂ«tar tĂ« KryesisĂ« sĂ« Kuvendit, si dhe pas kĂ«rkesĂ«s nga kryetari i zgjedhur i Kuvendit qĂ« tĂ« propozohet deputeti i mbetur i pa votuar nga radhĂ«t e komunitetit serb, pĂ«rfaqĂ«suesi i shumicĂ«s sĂ« deputetĂ«ve nĂ« radhĂ«t e komunitetit Serb kĂ«rkoi ripropozimin e kandidatĂ«ve nga kjo shumicĂ« bazuar nĂ« tĂ« drejtĂ«n e pĂ«rcaktuar nĂ« paragrafin 4 tĂ« nenit 67 tĂ« KushtetutĂ«s nĂ« lidhje me nĂ«nparagrafin 1 tĂ« paragrafit 6 tĂ« nenit 12 tĂ« Rregullores sĂ« Kuvenditâ, u tha nĂ« aktgjykim.
NĂ« vendim thuhet se pĂ«rderisa i takon Kuvendit qĂ« tĂ« vlerĂ«sojĂ« rrethanat qĂ« e bĂ«jnĂ« tĂ« domosdoshĂ«m aktivizimin e mekanizmave debllokues, âGjykata thekson fuqishĂ«m qĂ« kĂ«to mekanizma nuk mund tĂ« pĂ«rdoren si procedurĂ« e rregullt e zgjedhjes sĂ« kryetarit/nĂ«nkryetarĂ«ve, por vetĂ«m nĂ« rrethana tĂ« caktuara, kur njĂ« gjĂ« e tillĂ« Ă«shtĂ« e domosdoshme pĂ«r tĂ« debllokuar procesin e konstituimit tĂ« Kuvendit dhe vetĂ«m nĂ« masĂ«n qĂ« njĂ« gjĂ« e tillĂ« i shĂ«rben qĂ«llimit kushtetues pĂ«r çka kĂ«to mekanizma janĂ« pĂ«rcaktuarâ.
âNĂ« parim, ashtu siç Ă«shtĂ« theksuar mĂ« herĂ«t, propozimet nga grupet parlamentare apo deputetĂ«t qĂ« gĂ«zojnĂ« tĂ« drejtĂ«n e propozimit, nĂ« frymĂ«n e mirĂ«besimit dhe bashkĂ«punimit, duhet tĂ« synojnĂ« arritjen e konsensusit, tĂ« sigurojnĂ« votat e nevojshme dhe tĂ« rezultojnĂ« nĂ« zgjedhjen e kandidatĂ«ve ashtu siç janĂ« propozuar dhe siç parashihet me KushtetutĂ«. PĂ«r mĂ« tepĂ«r, duke u mbĂ«shtetur nĂ« pĂ«rcaktimet kushtetuese tĂ« lartcekura, ky parim ka rĂ«ndĂ«si tĂ« veçantĂ« pĂ«r garantimin e sĂ« drejtĂ«s sĂ« pĂ«rfaqĂ«simit tĂ« komuniteteve qĂ« nuk janĂ« shumicĂ«, tĂ« cilat nuk disponojnĂ« numrin e nevojshĂ«m pĂ«r tĂ« siguruar vetĂ« zgjedhjen e pĂ«rfaqĂ«suesve tĂ« tyre nĂ« kryesinĂ« e Kuvendiâ, thuhet nĂ« aktgjykim.
Kushtetuesja thotĂ« se shorti nuk mund tĂ« pĂ«rdoret si mekanizĂ«m nĂ« rrethanat kur shumica e deputetĂ«ve tĂ« Kuvendit do tĂ« pĂ«rcaktonte pĂ«rfaqĂ«suesin e njĂ« komuniteti joshumicĂ«, pa propozimin e kĂ«tij komuniteti, pasi argumenton se kjo, ânĂ« thelb, do tĂ« pĂ«rbĂ«nte anashkalim tĂ« garancive kushtetuese dhe atyre tĂ« pĂ«rcaktuara nĂ« Rregulloren e Kuvenditâ.
Pas njoftimit pĂ«r aktgjykimin, tĂ« publikuar nga Kushtetuesja mĂ« 28 dhjetor, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, e kishte kritikuar atĂ«, duke vlerĂ«suar se pĂ«rmbante âgabime thelbĂ«sore nĂ« interpretim dhe zbatim tĂ« normave pĂ«rkatĂ«seâ.
Ai vlerĂ«soi se pretendimet e GjykatĂ«s Kushtetuese âjanĂ« tĂ« pabazaâ sa i pĂ«rket zgjedhjes sĂ« nĂ«nkryetarit nga radhĂ«t e komunitetit serb.
Basha deklaroi se Rashiq nuk u propozua nga shumica e deputetëve serbë, pasi siç argumentoi ai, nga shumica e këtyre deputetëve nuk ka pasur propozim.
âMe fjalĂ« tĂ« tjera, vetĂ« Gjykata Kushtetuese po e pranon se shumica e deputetĂ«ve nga komuniteti serb nuk e kanĂ« propozuar zotin Rashiq, pra kemi pasur tĂ« bĂ«jmĂ« me refuzim, apo ndryshe thĂ«nĂ« mospropozim nga ana e tyreâ, shkroi Basha nĂ« rrjetet sociale.
Më 16 tetor 2025, Lista Serbe iu drejtua Kushtetueses me ankesë lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, duke pretenduar se janë shkelur Kushtetuta, Rregullorja e punës së Kuvendit, si dhe një aktgjykim i mëparshëm i Gjykatës Kushtetuese, shkruan REL.
Gjykata më e lartë në vend veçse kishte trajtuar një ankesë të Listës Serbe lidhur me çështjen e nënkryetarëve, pasi kryeparlamentari Dimal Basha, e kishte shpallur të konstituuar Kuvendin pa zgjedhjen e nënkryetarit të pestë nga radhët e komunitetit serb.
Më pas, Gjykata konstatoi se Kuvendi nuk ishte i konstituuar, duke kërkuar që deputetët të zgjidhnin nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb, me qëllim që të hapej rruga për formimin e Qeverisë.
Në atë vendim, Kushtetuesja tha se propozimi për nënkryetarin nga radhët e komuniteteve joshumicë, në këtë rast të pakicës serbe, duhet të bëhet nga shumica apo numri më i madh i deputetëve nga radhët e deputetëve të komunitetit serb.
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ashpër ndaj vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese në rastin KO325/25, ku u kontestua zgjedhja e Nënkryetarit të Kuvendit, Nenad Rashiq. Sipas VV-së, vendimi tregon një mungesë të thellë koherence dhe përbën një abuzim të drejtës (abus de droit).
Në një reagim zyrtar, VV-ja thekson se vendimi bie ndesh me jurisprudencën e mëparshme të Gjykatës Kushtetuese.
Në aktgjykimin KO265/25, paragrafi 129, Gjykata kishte konstatuar qartë se moslejimi i propozimit të të njëjtit kandidat më shumë se tre herë vlejë edhe për nënkryetarët. Tani, për të njëjtën çështje, Gjykata ka ndryshuar qëndrimin pa asnjë ndryshim normativ apo faktik, duke cenuar parimin e sigurisë juridike, një element kyç i shtetit demokratik.
VV-ja nënvizon se një gjykatë kushtetuese nuk mund të krijojë norma të reja apo të vendosë kushte që Kushtetuta nuk i njeh. Sipas Lëvizjes, vendimi aktual shndërrohet në një pushtet paralel, duke kaluar përtej mandatit kushtetues dhe duke krijuar precedent për kapjen e institucioneve për interesa të një subjekti politik, në këtë rast Listës Serbe.
Reagimi gjithashtu përmend bllokimin e ligjeve me interes strategjik për vendin, duke filluar nga Ligji për çmimet tavan për produktet bazë deri te Ligji për Fondin Sovran të Kosovës, që sipas VV-së po shkaktojnë dëme të mëdha për qytetarët.
Lëvizja Vetëvendosje thekson se Kushtetuta e Kosovës përcakton qartë mënyrën e zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb: ai zgjidhet nga radhët e deputetëve të komunitetit serb me shumicën e votave të Kuvendit, pa asnjë kriter shtesë që mund të favorizojë një subjekt politik të caktuar.
âĂdo interpretim qĂ« sakrifikon funksionalitetin e institucioneve pĂ«r hir tĂ« njĂ« subjekti politik qĂ« nuk e njeh shtetin e pavarur tĂ« KosovĂ«s, nuk e mbron rendin kushtetues dhe dĂ«mton RepublikĂ«n demokratike e parlamentare tĂ« vendit,â thuhet nĂ« reagimin e VV-sĂ«.
Dy raporte të deklasifikuara të FBI-së mbi vdekjen e Jeffrey Epstein në burg janë bërë publike së fundmi, duke hedhur dritë mbi rrethanat e fundit të jetës së tij.
Dokumentet, mbi 500 faqe, përfshijnë raportet e hetimit, regjistrat e mbikëqyrjes për vetëvrasje, vlerësimet psikologjike, regjistrat dentarë dhe fotot nga vendi i ngjarjes.
Sipas raportit kryesor, Epstein u shpall i vdekur në orën 7:36 të mëngjesit më 10 gusht 2019, në spitalin New York Presbyterian Lower Manhattan, i njohur si Beekman.
Ai ishte gjetur i pajetë në qelinë e tij të burgut, shkruan skynews.
Raporti tjetër i FBI-së përfshin foto që tregojnë stafin mjekësor dhe punonjësit e burgut duke i dhënë ndihmë trupit të Epstein menjëherë pas vdekjes, duke përfshirë përpjekje për CPR.
Sipas dokumenteve, këto foto janë bërë më shumë se 40 minuta para shpalljes zyrtare të vdekjes së tij.
Disa nga imazhet shfaqen gjithashtu në raportet e tjera zyrtare, përfshirë ato nga Zyra e Mjekut Kryesor Ekzekutiv në New York dhe Byroja Federale e Burgjeve.
Publikimi i këtyre dosjeve vjen ndërkohë që teori të ndryshme mbi rrethanat e vdekjes së Epstein vazhdojnë të jenë subjekt diskutimi dhe spekulimi në opinionin publik. /Telegrafi/
AMD ka lënë të kuptohet se konsola e ardhshme Xbox nga Microsoft mund të lansohet në vitin 2027.
Gjatë një thirrjeje me investitorët, CEO e AMD, Lisa Su, deklaroi se zhvillimi i Xbox-it të gjeneratës së re, i pajisur me një SoC gjysmë-të personalizuar nga AMD, po ecën sipas planit për të mbështetur një lansim në atë vit.
Edhe pse kjo nuk përbën një konfirmim zyrtar nga Microsoft, deklarata tregon se AMD është teknikisht gati nëse Microsoft vendos të ecë përpara me lansimin.
Dy kompanitë kanë hyrë më herët në një partneritet strategjik shumëvjeçar, që përfshin bashkë-inxhinierimin e çipeve për pajisje të ndryshme Xbox.
Ky bashkëpunim nuk kufizohet vetëm te konsolat shtëpiake, por edhe te pajisjet portative dhe serverët e Xbox Cloud Gaming.
Andaj, gjithçka tregon se Microsoft po përgatit një hap të madh për të ardhmen e ekosistemit Xbox. /Telegrafi/
Audi e ka nisur vitin 2026 duke i dhënë fund prodhimit të modeleve A1 dhe Q2, dy prej makinave më të vogla në gamën e saj.
Hatchback-u kompakt A1 dhe crossover-i Q2 po largohen nga tregu pa pasardhës të drejtpërdrejtë.
Këto dy modele i shtohen një liste gjithnjë e më të gjatë modelesh të ndërprera nga Audi, ku përfshihen edhe TT, A8, A7 Sportback dhe Q8 e-tron elektrik.
Audi A1 u prezantua në vitin 2010 dhe qëndroi në treg për mbi 15 vite, por nuk arriti kurrë të konkurrojë seriozisht me MINI në segmentin premium të makinave të vogla.
Ndërkohë, Q2 pati një histori më të suksesshme, me kulmin e shitjeve në vitin 2017, por pas vitit 2022 shitjet nisën të bien ndjeshëm.
Pas daljes së tyre nga tregu, Audi A3 mbetet modeli më i përballueshëm i markës.
Kjo situatë pritet të ndryshojë me ardhjen e Q2 e-tron elektrik, i cili do të synojë konkurrencën direkte me MINI Aceman. /Telegrafi/