❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Opozitarja bjelloruse merr Kosovën si shembull të lirisë dhe prosperitetit: Rrugëtim i jashtëzakonshëm

Sviatlana Tsikhanouskaya, opozitarja bjelloruse që vepron nga jashtë vendit, e ka marrë Kosovën si shembull të lirisë dhe prosperitetit.

Ajo ka bërë të ditur se ka takuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Davos të Zvicrës, ku po mbahet Forumi Ekonomik Botëror.

Në një postim në Twitter, Tsikhanouskaya ka vlerësuar rrugëtimin e Kosovës dhe mbështetjen e saj për popullin bjellorus.

“RrugĂ«timi i jashtĂ«zakonshĂ«m i KosovĂ«s tregon se si guximi, qĂ«ndrueshmĂ«ria dhe solidariteti ndĂ«rkombĂ«tar mund tĂ« çojnĂ« drejt lirisĂ« dhe prosperitetit. Ne e vlerĂ«sojmĂ« mbĂ«shtetjen e vazhdueshme tĂ« KosovĂ«s pĂ«r popullin e BjellorusisĂ«â€, ka shkruar ajo.

Tsikhanouskaya është figura kryesore e opozitës bjelloruse dhe udhëheqësja simbolike e rezistencës kundër regjimit të Aleksandër Lukashenkos. Ajo u bë e njohur gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, pasi bashkëshorti i saj, Siarhei Tsikhanouski, u arrestua dhe iu ndalua kandidimi.

Sipas vëzhguesve ndërkombëtarë, zgjedhjet e asaj kohe u manipuluan në favor të Lukashenkos, çka u pasua me protesta të mëdha në mbarë Bjellorusinë. Pas zhvillimeve, Tsikhanouskaya u detyrua të largohej nga vendi dhe që atëherë vepron si opozitare në arenën ndërkombëtare.

Ndryshe, Bjellorusia nuk e njeh shtetin e Kosovës.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Opozitarja bjelloruse merr Kosovën si shembull të lirisë dhe prosperitetit: Rrugëtim i jashtëzakonshëm appeared first on Sinjali.

Paris Hilton: Rita Ora dhe Bebe Rexha janë fantastike

Ylli i famshëm botëror, Paris Hilton, ka folur edhe për artistet me prejardhje shqiptare, Rita Orën dhe Bebe Rexhën.

Ajo tregon se ka një raport shumë të mirë me këngëtaret dhe se i thur lavde për punën, karrierën e mbi të gjitha për atë që janë.

“I dua RitĂ«n dhe Beben shumĂ«. JanĂ« vajza fantastike, shumĂ« tĂ« talentuara dhe shumĂ« argĂ«tuese”, thotĂ« Hilton nĂ« intervistĂ«.

Tutje shtoi: “Sa herĂ« qĂ« jemi bashkĂ«, kalojmĂ« pĂ«r mrekulli. JanĂ« tĂ« vĂ«rteta, shumĂ« tĂ« mira me zemĂ«r tĂ« madhe, tĂ« bukura brenda dhe jashtĂ«. I dua si motra dhe jemi shumĂ« tĂ« afĂ«rta dhe vĂ«rtet i dua dhe jam shumĂ« krenare pĂ«r tĂ« dyjat, mendoj se janĂ« tĂ« dyja artiste tĂ« jashtĂ«zakonshme, kanĂ« zemĂ«r shumĂ« tĂ« madhe, gjithmonĂ« shkĂ«lqejnĂ«â€.

“UnĂ« thjesht i dua aq shumĂ« dhe do t’i shohĂ« tĂ« dyja pas disa ditĂ«sh nĂ« festĂ«n e mikut tim, kĂ«shtu qĂ« mezi pres tĂ« rri me to”, ka theksuar mes tjerash Paris pĂ«r RitĂ«n dhe BebĂ«n nĂ« intervistĂ«n pĂ«r Telegrafin.
Krahas kĂ«saj, ikona globale e kulturĂ«s pop flet hapur pĂ«r dokumentarin e saj tĂ« ri “Infinite Icon: A Visual Memoir”.

Ajo jep një rrëfim mbi jetën, muzikën dhe rrugëtimin e saj personal.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Paris Hilton: Rita Ora dhe Bebe Rexha janë fantastike appeared first on Sinjali.

Ulutash takohet me kryetarët e Mitrovicës, diskuton për sigurinë në veri dhe jug

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka zhvilluar sot takime të ndara me kryetarët e komunave të Mitrovicës së Veriut dhe Mitrovicës së Jugut.

Në takimet me kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, dhe me kryetarin e Mitrovicës, Faton Peci, u diskutua situata e përgjithshme e sigurisë dhe çështjet që prekin komunat.

Ulutash theksoi angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për ruajtjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët në Kosovë, pa dallim, si në veri ashtu edhe në jug.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ulutash takohet me kryetarët e Mitrovicës, diskuton për sigurinë në veri dhe jug appeared first on Sinjali.

Shoqata MjekĂ«sore “Return Medical Association”: NĂ«se vazhdon kĂ«shtu situata nĂ« GazĂ«, atĂ«herĂ« na pret katastrofa

Drejtori i Programave Shëndetësore dhe Komunitare në Shoqatën Mjekësore të Kthimit (Return Medical Association), Ahmed Muhanna, paralajmëroi se vazhdimi i rrethimit mjekësor të imponuar ndaj Rripit të Gazës po sjell një katastrofë humanitare mes mungesës së rëndë dhe nevojës në rritje të ilaçeve esenciale dhe furnizimeve mjekësore në spitale dhe qendra shëndetësore.

Në një deklaratë për mediat Muhanna tha se Shoqata e Kthimit vazhdon punën me kapacitet të plotë dhe menaxhim efektiv për të ruajtur vazhdimësinë e ofrimit të shërbimeve shëndetësore për qytetarët, pavarësisht sfidave në rritje që po përballet sektori shëndetësor.

Ai shpjegoi se shoqata kohët e fundit po vuan nga një mungesë e rëndë e shumë ilaçeve, materialeve harxhuese dhe furnizimeve mjekësore, duke theksuar se nëse politikat që pengojnë hyrjen e sasive të mjaftueshme të këtyre furnizimeve vazhdojnë në ditët në vijim, kjo mund të çojë në ndalim të pjesshëm të disa ndërhyrjeve mjekësore dhe operacioneve kirurgjikale.

Sipas tij, shoqata ende nuk është detyruar të ndalojë shërbimet shëndetësore, përveç një rasti kur puna u reduktua për shkak të mbarimit të furnizimeve me naftë, gjë që u njoftua qartë në media në atë kohë.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shoqata MjekĂ«sore “Return Medical Association”: NĂ«se vazhdon kĂ«shtu situata nĂ« GazĂ«, atĂ«herĂ« na pret katastrofa appeared first on Sinjali.

Starmer për Putin në Këshillin e Paqes: Bombat mbi Ukrainë nuk ndalen

Kryeministri britanik, Keir Starmer, shprehu sot shqetĂ«simin e tij lidhur me mundĂ«sinĂ« qĂ« presidenti rus, Vladimir Putin, tĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« “KĂ«shillin e Paqes” tĂ« krijuar nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Starmer theksoi se kjo është shqetësuese, duke pasur parasysh agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës dhe bombardimet e vazhdueshme në vend.

Ai shtoi se ngjarjet e javës së kaluar nuk duhet të shpërqendrojnë përpjekjet për sigurinë dhe stabilitetin evropian.

“Ai po zhvillon luftĂ« kundĂ«r njĂ« vendi evropian. Bombat po bien pa pushim mbi UkrainĂ«n, nuk duhet tĂ« lejojmĂ« qĂ« ngjarjet e javĂ«s sĂ« kaluar tĂ« na shpĂ«rqendrojnĂ«.” 

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Starmer për Putin në Këshillin e Paqes: Bombat mbi Ukrainë nuk ndalen appeared first on Sinjali.

Trajneri Unai Emery kapet duke shtyrë lojtarin e tij pas zëvendësimit

Në një moment të çuditshëm gjatë fitores 1-0 të Aston Villa ndaj Fenerbahce në Europa League, trajneri Unai Emery u kap duke shtyrë Youri Tielemans pas zëvendësimit të tij në minutën e 89-të.

Belgu kishte përqafuar shkurtimisht pasuesin e tij George Hemmings dhe tentoi të vendoste dorën mbi belin e trajnerit, por Emery, i irrituar, reagoi duke bërtitur dhe duke e shtyrë lojtarin drejt stolit. Incidenti nuk eskaloi, dhe Tielemans nuk u kthye për të reaguar fizikisht ndaj trajnerit.

Shkaqet e zemërimit të Emery mbeten të paqarta, me disa teori që lidhen me kartonin e verdhë të lojtarit ose mënyrën se si ai u largua nga fusha.

Pavarësisht tensionit në stol, Villa arriti të ruajë fitoren falë golit të Jadon Sancho në minutën e 25-të dhe tani është në 16-të më të mirët e Europa League, me 18 pikë dhe vetëm një humbje këtë sezon në Europë.

Ky episod u shpërnda masivisht në rrjetet sociale, ku tifozët shprehën habinë e tyre për sjelljen e trajnerit.

Aston Villa duket të jetë një nga favoritët për të fituar finalen e Europa League në maj, pavarësisht tensioneve në stol.

Unai emery has gone absolutely mental at tielemans wtf 😂😂 #AVFC pic.twitter.com/66GV5NW6Wr

— Matty H (@MH_HCAFC) January 22, 2026

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trajneri Unai Emery kapet duke shtyrë lojtarin e tij pas zëvendësimit appeared first on Sinjali.

Rritet numri i viktimave nga përplasja e dy trenave në Spanjë

Numri i viktimave nga përplasja mes dy trenave të shpejtë në Spanjë ka arritur në 45, pasi trupat e dy burrave të tjerë u gjetën në një vagon të dëmtuar, tha Qeveria rajonale e Andaluzisë më 22 janar.

Besohet se trupat u përkasin dy personave që figuronin si të zhdukur pas aksidentit, që ndodhi të dielën në mbrëmje.

Identifikimi formal nga Instituti i Mjekësisë Ligjore i Kordobës ende nuk është kryer.

Trupat u gjetën në një vagon që kishte rënë rreth katër metra poshtë hekurudhës dhe që kishte pësuar dëme të mëdha.

Numri i të plagosurve nga aksidenti është 123, nga të cilët 31 vazhdojnë të jenë të shtruar në spital. Gjashtë persona ndodhen ende në kujdes intensiv, njoftuan shërbimet e emergjencës së Andaluzisë në X. Megjithatë, sipas tyre, asnjëri nga të plagosurit nuk është në rrezik për jetën.

Sipas Gardës Civile, në mesin e viktimave kishte tre shtetase të huaja, të gjitha gra: një nga Gjermania, një nga Rusia dhe një nga Maroku.

Kryetari i rajonit të Andaluzisë, Juanma Moreno, tha se nuk ka më persona të zhdukur dhe se kërkimet për viktima janë ndërprerë.

Identifikimi i viktimave ka qenë i vështirë, prandaj autoritetet u kanë bërë thirrje familjeve që dyshojnë se mund të kenë humbur të afërm të ofrojnë mostra të ADN-së, rel.

Dyzet e tre trupa të viktimave veçse janë identifikuar, por identiteti i tyre nuk është bërë publik.

Shkaku i aksidentit, që është një nga më të rëndët në historinë e Spanjës, ende nuk dihet. Autoritetet nuk e kanë përjashtuar mundësinë që shkaku të jetë dëmtimi i hekurudhës ose ndonjë defekt në njërin nga trenat.

Vetëm dy ditë pas aksidentit të së dielës, një shofer treni vdiq pasi u aksidentua me një tren lokal në Gelida, në perëndim të Barcelonës. Dhjetëra pasagjerë u lënduan, pesë prej tyre rëndë.

Një tjetër aksident hekurudhor ndodhi të enjten, kur një tren i vogël lokal u përplas me një kran në Murci, në lindje të Spanjës dhe sipas autoriteteve gjashtë persona pësuan lëndime të lehta.

Sindikata e shoferëve të trenave në Spanjë ka shpallur një grevë kombëtare treditore duke nisur nga 9 shkurti, për të mbështetur kërkesat për më shumë siguri dhe besueshmëri në rrjetin hekurudhor.

Spanja ka rrjetin më të madh në Evropë për trenat e shpejtë me mbi 3 mijë kilometra hekurudhë që lidhin qytetet e mëdha përfshirë Madridin, Barcelonën, Seviljan, Valencian dhe Malagën.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Rritet numri i viktimave nga përplasja e dy trenave në Spanjë appeared first on Sinjali.

Franca sekuestron njĂ« cisternĂ« nafte tĂ« dyshuar si pjesĂ« e “flotĂ«s hije” ruse nĂ« Mesdhe

Franca thotĂ« se ka sekuestruar njĂ« cisternĂ« nafte nĂ« Mesdhe qĂ« dyshohet se Ă«shtĂ« pjesĂ« e “flotĂ«s hije” tĂ« RusisĂ«, e cila pĂ«rdoret pĂ«r t’i anashkaluar sanksionet, raporton “BBC”.

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se cisterna, e quajtur Grinch, ishte “subjekt i sanksioneve ndĂ«rkombĂ«tare dhe dyshohej se po lundronte me flamur tĂ« rremĂ«â€.

Marina franceze, me ndihmĂ«n e aleatĂ«ve pĂ«rfshirĂ« MbretĂ«rinĂ« e Bashkuar, hipi nĂ« bord tĂ« anijes tĂ« enjten nĂ« mĂ«ngjes midis SpanjĂ«s dhe Marokut. Autoritetet detare franceze thanĂ« se njĂ« kontroll i anijes kishte “konfirmuar dyshimet pĂ«r parregullsi tĂ« flamurit”. 

Ambasada ruse në Paris tha se nuk ishte informuar për sekuestrimin.

E ashtuquajtura “flotĂ« hije” e MoskĂ«s Ă«shtĂ« njĂ« rrjet i fshehtĂ« cisternash qĂ« pĂ«rdoren pĂ«r t’i shmangur sanksionet perĂ«ndimore ndaj eksporteve ruse tĂ« naftĂ«s, duke transportuar naftĂ«n me anije tĂ« vjetra me pronĂ«si ose sigurim tĂ« paqartĂ«.

Grinch po udhĂ«tonte nga porti arktik i Murmanskut nĂ« veriun e RusisĂ« kur u ndalua, thanĂ« autoritetet franceze. Anija po mbante flamurin e Komoreve, sipas faqeve tĂ« ndjekjes sĂ« anijeve marinetraffic dhe vesselfinder. Duke njoftuar sekuestrimin nĂ« X, Macron tha: “Ne jemi tĂ« vendosur tĂ« respektojmĂ« ligjin ndĂ«rkombĂ«tar dhe tĂ« sigurojmĂ« zbatimin efektiv tĂ« sanksioneve.

“VeprimtaritĂ« e ‘flotĂ«s hije’ kontribuojnĂ« nĂ« financimin e luftĂ«s sĂ« agresionit kundĂ«r UkrainĂ«s,” tha ai, duke shtuar se anija ishte “devijuar”.

Sekretari britanik i Mbrojtjes, John Healy, tha se Marina e MbretĂ«risĂ« sĂ« Bashkuar kishte ofruar mbĂ«shtetje pĂ«r “gjurmim dhe monitorim”, me HMS Dagger qĂ« monitoronte cisternĂ«n pĂ«rmes NgushticĂ«s sĂ« Gjibraltarit.

“SĂ« bashku me aleatĂ«t tanĂ«, po forcojmĂ« reagimin tonĂ« ndaj anijeve hije pĂ«r tĂ« bllokuar fondet qĂ« ushqejnĂ« pushtimin e paligjshĂ«m tĂ« Putinit ndaj UkrainĂ«s.”

Mbretëria e Bashkuar ka vendosur sanksione ndaj 544 anijeve të flotës hije ruse.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e pĂ«rshĂ«ndeti veprimin, duke thĂ«nĂ« se ishte “pikĂ«risht lloji i vendosmĂ«risĂ« qĂ« nevojitet pĂ«r tĂ« siguruar qĂ« nafta ruse tĂ« mos financojĂ« mĂ« luftĂ«n e RusisĂ«â€.

“Anijet duhet tĂ« ndalohen. Dhe a nuk do tĂ« ishte e drejtĂ« tĂ« konfiskohej dhe tĂ« shitej nafta qĂ« transportojnĂ« kĂ«to cisterna?” – shkroi ai nĂ« X.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Franca sekuestron njĂ« cisternĂ« nafte tĂ« dyshuar si pjesĂ« e “flotĂ«s hije” ruse nĂ« Mesdhe appeared first on Sinjali.

Ivanka Trump pritet sĂ«rish nga Edi Rama – kĂ«saj radhe nĂ« kryeministri

Ivanka Trump ka shkuar në Kryeministri mbrëmjen e së enjtes.

E bija e Presidentit amerikan, Donald Trump, u prit nga Kryeministri Edi Rama.

Të mërkurën në mbrëmje, Ivanka Trump zhvilloi një takim me Kryeministrin Edi Rama dhe një grup arkitektësh ndërkombëtarë. Në fokus të bisedimeve ishin projekte dhe ide të reja zhvillimi, të lidhura me investime strategjike dhe vizion urbanistik në zonën e Vlorës, shkruan A2.

Pas darkës, Rama dhe Ivanka Trump qëndruan disa momente jashtë ambienteve ku u zhvillua takimi, duke shkëmbyer bisedë të shkurtër, ndërsa gjithçka është shoqëruar nga masa të rrepta sigurie.

Më pas, Ivanka Trump është larguar me automjet, së bashku me Kryeministrin Rama, në drejtim të Orikumit.

Sot, Ivanka Trump zhvilloi një tjetër vizitë në Manastirin e Zvërnecit dhe në zonën e Porto Novës.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ivanka Trump pritet sĂ«rish nga Edi Rama – kĂ«saj radhe nĂ« kryeministri appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | “Bregdeti” – Arrestohen 3 tĂ« dyshuar nĂ« Merdare, kapen 76.8 kg marihuanĂ« dhe armĂ« zjarri, bastisen shtĂ«pi e sekuestrohen vetura e para

Tre persona janĂ« arrestuar nĂ« kuadĂ«r tĂ« operacionit policor tĂ« koduar “Bregdeti”, pas njĂ« hetimi tre mujor pĂ«r trafikim tĂ« narkotikĂ«ve, ku nĂ« PikĂ«kalimin Kufitar Merdare Ă«shtĂ« kapur njĂ« sasi e madhe e substancĂ«s sĂ« dyshuar narkotike.

Burime të sigurta bëjnë me dije se aksioni është zhvilluar nga Njësia Rajonale e DHTN-së në Prishtinë, e përkrahur nga njësitë mbështetëse të Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Sipas informacioneve, më 21.01.2026 rreth orës 23:00, është ndaluar i dyshuari:

Halil Stublla, rreth 47-vjeçar.

I njëjti ishte duke drejtuar një kamion me targa vendore, ku gjatë kontrollit janë gjetur të fshehura: 68 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë,

me peshë totale 76 kilogram e 800 gram.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda në Prishtinë dhe, në koordinim me të, është realizuar edhe kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku janë sekuestruar:

Një armë zjarri me 5 fishekë të kalibrit 9.9 mm

2 vetura

1 kamion

1 telefon celular

2,950 euro para të gatshme

Aksioni ka vazhduar edhe mĂ« 22.01.2026 rreth orĂ«s 06:15, ku me asistencĂ« tĂ« NJSO-sĂ«, janĂ« bastisur edhe dy lokacione nĂ« fshatin Godishnjak – PodujevĂ«, nĂ« shtĂ«pitĂ« e tĂ« dyshuarve:

Rafet Xhema, rreth 65-vjeçar

Albion Xhema, rreth 24-vjeçar

Gjatë kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar:

  4 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë 4 kilogram e 454 gram

2 vetura

2 telefona celularë

thasë najloni të zbrazët, ngjitës dhe materiale që dyshohet se janë përdorur për paketim

Po ashtu, është gjetur edhe një armë me gas e modelit Signasauser, për të cilën është iniciuar rast i veçantë nga Stacioni Policor në Podujevë.

NĂ« vendngjarje ka dalĂ« edhe NjĂ«sia e ForenzikĂ«s Rajonale – PrishtinĂ«, e cila ka kryer fotografimin dhe konfiskimin e provave materiale.

Të dyshuarit janë shoqëruar në zyrat e DHTN-së për procedura të mëtutjeshme dhe, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Sipas vlerësimeve, vlera e substancës së sekuestruar arrin rreth 160 mijë euro, ndërsa rasti po hetohet edhe më tej.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | “Bregdeti” – Arrestohen 3 tĂ« dyshuar nĂ« Merdare, kapen 76.8 kg marihuanĂ« dhe armĂ« zjarri, bastisen shtĂ«pi e sekuestrohen vetura e para appeared first on Sinjali.

Belgjika pĂ«rgĂ«njeshtron zĂ«dhĂ«nĂ«sen e Trumpit - nuk do t’i bashkohet Bordit pĂ«r Paqe



ZĂ«dhĂ«nĂ«sja e presidentit amerikan, Donald Trump, Karoline Leavitt, njoftoi se, mes tĂ« tjerash, Belgjika e kishte pranuar ftesĂ«n e ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ« pĂ«r t’iu bashkuar Komitetit pĂ«r Paqe, por pak mĂ« vonĂ« nga Brukseli erdhi njĂ« pĂ«rgĂ«njeshtrim.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Belgjikës, Maxime Prevot, shkroi në X se ky informacion nuk është i vërtetë.

“Belgjika nuk ka pranuar tĂ« nĂ«nshkruajĂ« dokumentin themelues tĂ« Komitetit pĂ«r Paqe; ky informacion Ă«shtĂ« i pasaktĂ«â€, shkroi Prevot.

Ai shtoi se përgjigjja e Belgjikës do të jetë në përputhje me përgjigjen e përbashkët të vendeve evropiane.

— (@)

“Ne dĂ«shirojmĂ« njĂ« reagim tĂ« pĂ«rbashkĂ«t dhe tĂ« koordinuar tĂ« EvropĂ«s. Ashtu si shumĂ« vende tĂ« tjera evropiane, kemi disa rezerva ndaj kĂ«tij projekti”, tha mĂ« tej Prevot.

NdĂ«rkohĂ«, asnjĂ« vend i Bashkimit Evropian, pĂ«rveç HungarisĂ«, nuk e ka pranuar ende ftesĂ«n pĂ«r t’iu bashkuar Komitetit pĂ«r Paqe tĂ« Trumpit.

Nga ana tjetër, dy vende të BE-së, Franca dhe Sllovenia, e kanë refuzuar shprehimisht të jenë pjesë e këtij Komiteti për Paqe, të cilin Trump e ka konceptuar si një lloj zëvendësimi për Kombet e Bashkuara.

Përveç Hungarisë, aktualisht në Komitetin për Paqe bëjnë pjesë Bjellorusia, Izraeli, Turqia, Arabia Saudite, Katari, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe, Azerbajxhani, Armenia, Kosova, Maroku, Pakistani, Indonezia, Uzbekistani, Paraguai, Kazakistani, Bahreini, Jordania dhe Vietnami. /Telegrafi/

Vazhdojnë puthjet pasionante mes Limit e Dolces



Dolce dhe Lim Hoti po vazhdojnë të jenë në vëmendje të publikut gjatë qëndrimit të tyre në Big Brother VIP Kosova 4.

Dyshja, të cilët po tregohen edhe më të afërt, nuk po ndalojnë momentet e bukura së bashku.

Ata së fundmi shihen duke shkëmbyer puthje pasionante me njëri-tjetrin, gjë që tregon se ky raport po bëhet edhe më i fortë.

Foto: Instagram

Ndonëse nuk e cilësojnë si lidhje, të njëjtit po shijojnë çdo moment së bashku.

Kjo vjen në kohën kur në shtëpinë e famshme ndodhet edhe Alba Pollozhani, e cila ka qenë në lidhje me Limin.

Ka akoma paqartësi se kur janë ndarë meqë kanë dhënë versione të ndryshme.

Sidoqoftë, koha e tregon marrëdhënien e tyre se si do të jetë në vijim. /Telegrafi/

Piku i rasteve me grip në Maqedoni mund të arrihet deri në mes të shkurtit



Numri i pacientëve me grip dhe viruse të ndryshme është në rritje. Sipas të dhënave nga IShP-ja, që nga fillimi i sezonit të gripit, numri i përgjithshëm i personave të infektuar është 2.8 herë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur u regjistruan 1.335 raste.

Pritjet janë që kulmi i gripit mund të ndodhë nga fundi i janarit deri në mesin e shkurtit.

Mjeku Fadil Cana për TVM2 thekson se numri i kontrolleve të pacientëve në Klinikën Infektive arrin deri në 100 dhe shumica prej tyre vuajnë nga gripi sezonal influenca A.

“NĂ« KlinikĂ«n Infektive numri i kontrolleve shĂ«ndetĂ«sore arrin deri nĂ« 100 persona nĂ« ditĂ« qĂ« kĂ«rkojnĂ« ndihmĂ« mjekĂ«sore. Kryesisht janĂ« pacientĂ« qĂ« trajtohen nĂ« mĂ«nyrĂ« ambulatore, por rastet qĂ« kanĂ« pĂ«rkeqĂ«sime, ato normal qĂ« edhe hospitalizohen. KĂ«tĂ« vit nĂ« pjesĂ«n dĂ«rmuese tĂ« pacientĂ«ve tek tĂ« cilĂ«t nĂ« mĂ«nyrĂ« laboratorike Ă«shtĂ« vĂ«rtetuar prezenca e influencĂ«s A, gjegjĂ«sisht gripit, si dhe tek pacientĂ«t qĂ« kanĂ« ndĂ«rruar jetĂ« ka qenĂ« e pĂ«rdĂ«ftuar gripi sezonal influenca A.”, - deklaroi drejtori nĂ« KlinikĂ«n Infektive, Fadil Cana.

Mjeku Fadil Cana njëherësh thekson që vaksinimi është mbrojtja më e mirë kundër gripit sezonal, sidomos për pacientët me sëmundje kronike.

“Klinika Infektive ka kapacitet dhe mundĂ«si qĂ« tash pĂ«r tash me kĂ«to pĂ«rmasa, me kĂ«to numra, ta pĂ«rballojĂ« kĂ«tĂ« fluks, qĂ« normal Ă«shtĂ« i shtuar dhe i pritshĂ«m pĂ«r kĂ«tĂ« sezon. Vaksinimi Ă«shtĂ« mbrojtja e parĂ« kundĂ«r gripit dhe normal nĂ« fillim tĂ« sezonit ai rekomandohet dhe aplikohet, por asnjĂ«herĂ« nuk Ă«shtĂ« vonĂ«, posaçërisht pĂ«r grupmoshat e vjetra dhe personat me sĂ«mundje kronike, qofshin ato pulmonare apo kardiake.”, - theksoi drejtori nĂ« KlinikĂ«n Infektive, Fadil Cana.

Ekspertët shëndetësorë u bëjnë thirrje qytetarëve që të ndjekin rekomandimet e higjienës dhe të shmangin mjediset e rrezikshme për të zvogëluar transmetimin e virusit. Parandalimi është thelbësor, pasi aktiviteti i gripit arrin kulmin këtë sezon. /tvm2

Tesla nuk shet më më së shumti vetura elektrike në Evropë - ka një kampion të ri!



Marka gjermane Volkswagen ka tejkaluar Teslan në shitjet e veturave elektrike në Evropë gjatë vitit 2025, duke marrë vendin e parë si prodhuesi më i shitur i automjeteve elektrike, sipas të dhënave të Dataforce të publikuara nga Automotive News Europe.

Volkswagen shiti 274,417 automjete elektrike në Evropë në vitin 2025, një rritje prej 56 për qind krahasuar me vitin 2024. Ndërkaq, Tesla regjistroi një rënie të shitjeve me 27 për qind, duke shitur 238,765 automjete elektrike.

Edhe pse Tesla Model Y mbeti makina elektrike më e shitur në kontinent me 151,331 njësi të shitura, kjo shifër ishte 28 për qind më pak se në vitin e kaluar.

Pas Volkswagenit dhe Teslës, në vendet e tjera të tabelës renditen edhe marka si BMW, Shkoda dhe Audi, me rritje të konsiderueshme të shitjeve në vitin 2025.

Ky ndryshim tregon një tendencë të re në tregun evropian të automjeteve elektrike, ku prodhuesit tradicionalë po rritin ofertën e tyre të EV-ve dhe po sfidojnë dominimin e markave të teknologjisë amerikane. /Telegrafi/

Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans - trajneri spanjoll e shtyu lojtarin e tij dhe befason me fjalët për të pas ndeshjes



Trajneri i Aston Villas, Unai Emery, e ka shyrë në fundin e ndeshjes, lojtarin e tij Youri Tielemans, moment që u bë viral pas fitores së ekipit të tij ndaj Fenerbahçes në Turqi në kuadër të Ligës së Evropës.

Aston Villa triumfoi minimalisht 1-0, falë golit të shënuar nga Jadon Sancho, i cili realizoi me kokë, duke mposhtur portierin Ederson. Falë një paraqitjeje solide në mbrojtje, Aston Villa arriti të ruajë epërsinë dhe të marrë tri pikë të mëdha në Stamboll.

Megjithatë, pas përfundimit të ndeshjes, vëmendjen e opinionit e mori një moment i tensionuar mes Emeryt dhe Tielemans. Një video që qarkulloi në rrjetet sociale tregon se si, pasi mesfushori belg u zëvendësua nga George Hemmings në minutat shtesë të pjesës së dytë, ai i zgjati dorën trajnerit për ta përshëndetur.

Në vend të shtrëngimit të duarve, Emery reagoi ashpër, duke i bërtitur Tielemansit dhe duke e shtyrë, veprim që shkaktoi reagime të shumta dhe u bë viral në rrjete sociale.

Pas ndeshjes, Emery u pyet për këtë incident, por ai zgjodhi të mos e zgjaste shumë, duke u përgjigjur me vetëm disa fjalë, pa hyrë në detaje rreth situatës.

“Ai Ă«shtĂ« si djali im,” u shpreh thjesht Emery, duke mos dashur ta zgjaste mĂ« tej çështjen.

Unai Emery was NOT happy with Youri Tielemans as he was subbed off for Villaâ€ŠđŸ«Ł pic.twitter.com/PmIsrVDxmM
— george (@StokeyyG2) January 22, 2026


Duke folur më gjerësisht për vetë ndeshjen dhe paraqitjen e skuadrës, tekniku spanjoll u shfaq tejet i kënaqur me rezultatin dhe mentalitetin e lojtarëve të tij. /Telegrafi/

Gjykata Speciale jep sqarime mbi ligjëratën me nxënës në Prishtinë



NjĂ« ligjĂ«ratĂ« mbi GjykatĂ«n Speciale nĂ« ambientet e ShkollĂ«s sĂ« Mesme “Xhevdet Doda” nĂ« PrishtinĂ« ka shkaktuar reagime tĂ« ndryshme nga institucione dhe organizata.

Dhomat e Specializuara të Kosovës (KSC) kanë konfirmuar për Telegrafin se zhvillojnë aktivitete informuese në Kosovë që nga viti 2018, si pjesë e Programit të Shtrirjes së Informacionit, duke përfshirë nxënës, komunitetin lokal, gazetarë dhe avokatë.

Zëdhënësja Angela Griep tha se këto takime diskutojnë mbi mandatin dhe procedurat e gjykatës, duke ofruar informacion publik të ngjashëm me atë që gjendet në faqen zyrtare të KSC-së.

"Ekipi i informimit i Dhomave tĂ« Specializuara kĂ«tĂ« javĂ« po zhvillon aktivitete pĂ«r tĂ« informuar grupet studentore nĂ« PrishtinĂ« rreth mandatit dhe procedurave tĂ« gjykatĂ«s, si dhe pĂ«r tĂ« dĂ«gjuar pikĂ«pamjet e tyre dhe pĂ«r t'iu pĂ«rgjigjur pyetjeve tĂ« tyre”, thuhet nĂ« pĂ«rgjigje. Siç e dini, qĂ« nga viti 2018 ne kemi zhvilluar rregullisht aktivitete me qytetarĂ« nĂ« tĂ« gjithĂ« KosovĂ«n si pjesĂ« e programit tĂ« informimit, duke dĂ«gjuar komentet e njerĂ«zve dhe duke u pĂ«rgjigjur pyetjeve tĂ« tyre”, thuhet nĂ« pĂ«rgjigje me shkrim pĂ«r Telegrafin.

Megjithatë, Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës ka reaguar, duke paralajmëruar masa ndaj organizatorëve të ligjëratës.

Sipas Drejtorisë, aktiviteti është organizuar nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR) dhe është miratuar nga Këshilli Drejtues i Shkollës, pa autorizimin e Drejtorisë.

Drejtoria e Arsimit ka theksuar se do të trajtojë përgjegjësitë institucionale dhe rolin e organizatës në aktivitet, duke e konsideruar transparencën dhe llogaridhënien parime të panegociueshme.

Nga ana e shkollës, është sqaruar se asnjë zyrtar apo gjykatës i Dhomave të Specializuara nuk ka mbajtur ligjëratë.

Sipas “Xhevdet Doda”, ligjĂ«rata ka qenĂ« njĂ« aktivitet edukativ i YIHR-sĂ« mbi sistemin e drejtĂ«sisĂ« dhe funksionimin e gjykatave, duke pĂ«rfshirĂ« edhe GjykatĂ«n Speciale nĂ« HagĂ«.

Shkolla thekson se YIHR ka realizuar mbi 100 ligjërata të ngjashme në shkolla dhe fakultete në të gjithë Kosovën.

Reagim ka pasur edhe nga Organizata e VeteranĂ«ve tĂ« LuftĂ«s sĂ« UÇK-sĂ« (OVL-UÇK), e cila ka kritikuar aktivitetin si pĂ«rpjekje pĂ«r kontroll tĂ« imazhit tĂ« GjykatĂ«s Speciale dhe ka krahasuar qasjen me praktikĂ«n e propagandĂ«s nĂ« ish-Jugosllavi gjatĂ« viteve 1980.

OVL-UÇK ka theksuar se gjykata duhet tĂ« respektojĂ« KushtetutĂ«n, ligjet e KosovĂ«s dhe standardet ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« drejtĂ«sisĂ«./Telegrafi.

Paris Hilton flet për Rita Orën dhe Bebe Rexhën: I dua shumë, janë artiste të jashtëzakonshme



Ylli i famshëm botëror, Paris Hilton, në një intervistë për Telegrafin ka folur edhe për artistet me prejardhje shqiptare, Rita Orën dhe Bebe Rexhën.

Ajo tregon se ka një raport shumë të mirë me këngëtaret dhe se i thur lavde për punën, karrierën e mbi të gjitha për atë që janë.

"I dua Ritën dhe Beben shumë. Janë vajza fantastike, shumë të talentuara dhe shumë argëtuese", thotë Hilton në intervistë.

Foto: Telegrafi/Instagram

Tutje shtoi: "Sa herë që jemi bashkë, kalojmë për mrekulli. Janë të vërteta, shumë të mira me zemër të madhe, të bukura brenda dhe jashtë. I dua si motra dhe jemi shumë të afërta dhe vërtet i dua dhe jam shumë krenare për të dyjat, mendoj se janë të dyja artiste të jashtëzakonshme, kanë zemër shumë të madhe, gjithmonë shkëlqejnë".

"Unë thjesht i dua aq shumë dhe do t'i shohë të dyja pas disa ditësh në festën e mikut tim, kështu që mezi pres të rri me to", ka theksuar mes tjerash Paris për Ritën dhe Bebën në intervistën për Telegrafin.

Foto: Telegrafi/Instagram

Krahas kësaj, ikona globale e kulturës pop flet hapur për dokumentarin e saj të ri "Infinite Icon: A Visual Memoir".

Ajo jep një rrëfim mbi jetën, muzikën dhe rrugëtimin e saj personal. /Telegrafi/

HatĂ«rmbetja me RugovĂ«n, Berisha: S’isha dakord me rrugĂ«n paqĂ«sore, duheshin demonstrata



Ish-presidenti i Shqipërisë Sali Berisha ka folur për raportet që ka pasur me ish-presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova.

Sali BerishĂ«s iu shtrua pyetja se pse udhĂ«heqĂ«sit e ShqipĂ«risĂ« kanĂ« pasur gjithnjĂ« prirjen pĂ«r t’i treguar KosovĂ«s si duhet tĂ« veprojĂ«.

Analisti Albatros Rexhaj tha se Berisha dhe Rugova kanë qenë gjithnjë idhujt e tij në politikë, por i shprehu liderit të PD se presidenti i Kosovës kishte hatërmbetje me të.

Berisha nuk e fshehu dhe e konfirmoi se ftohja mes tyre, përtej vlerësimit për të ishte rruga paqësore që zgjodhi Rugova, kur sipas tij duheshin demonstrata për zgjedhjet e Jugosllavisë.

Albatros Rexhaj: UnĂ« e mbaj mend presidentin qĂ« ka pasur njĂ« hatĂ«rmbetje jo tĂ« vogĂ«l me ju pĂ«r atĂ« kĂ«shillĂ« qĂ« ne tĂ« dalim dhe tĂ« marrim pjesĂ« nĂ« zgjedhjet e JugosllavisĂ« nĂ« ’96.

Sali Berisha: A kishte njĂ« ftohje nĂ« ’96? Absolutisht po! Ke tĂ« drejtĂ«, nuk e mohoj. Pse ishte ftohja? UnĂ« nuk isha dakord pĂ«r statusquo-nĂ«. Pse nuk isha dakord? Imagjino, ne mbetĂ«m jashtĂ« Dayton-it. Dayton u bĂ«, ne nuk u pĂ«rfshimĂ«. PĂ«r fat tĂ« keq, Milosheviçi doli mĂ« i fuqishmi qĂ« bĂ«ri marrĂ«veshjen. UnĂ« kam shprehur vlerĂ«simet pĂ«r Ibrahim RugovĂ«n, e kam thĂ«nĂ« dhe e them, ishte gjeni nĂ« politikĂ«n shqiptare, por rruga paqĂ«sore qĂ«llimet nuk mund t’i realizonte. UnĂ« kam qenĂ« pĂ«r demonstrata, nĂ« mĂ«nyrĂ« absolute, asnjĂ«herĂ« pĂ«r zgjedhje.

“Lufta nĂ« UkrainĂ«, njĂ« dĂ«shtim i plotĂ« strategjik pĂ«r Putinin”, thotĂ« presidenti finlandez - shpjegon pse Rusia nuk po e fiton atĂ«



Presidenti finlandez Alexander Stubb e ka quajtur luftën e Rusisë në Ukrainë një "dështim të plotë strategjik për Vladimir Putinin", në një sulm të ashpër ndaj udhëheqësit rus.

Duke folur në një panel në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Stubb tha se lufta e Putinit në Ukrainë ka shërbyer vetëm për të forcuar integrimin evropian, unitetin dhe investimet në mbrojtje.

"Kjo luftë është bërë një dështim i plotë strategjik për Vladimir Putinin", ka thënë Stubb. "Ai e zgjeroi NATO-n, e bëri Ukrainën evropiane dhe i detyroi shtetet evropiane të rrisin buxhetet e tyre të mbrojtjes. Dhe tani po pyesim veten nëse jemi të aftë të mbrohemi. Përgjigja ime është po".

Moska gjithashtu është përpjekur të parandalojë zgjerimin e NATO-s, por lufta ka nxitur kombe më parë neutrale, përfshirë Suedinë dhe Finlandën, të bashkohen me aleancën - duke dyfishuar në mënyrë efektive madhësinë e kufirit të Rusisë me aleancën ushtarake perëndimore.

"Mendoj se ne jemi në të vërtetë në procesin e krijimit të një NATO-je më të fortë se sa kemi parë që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë. Kjo është në të vërtetë NATO 3.0", shtoi ai.

Presidenti finlandez shtoi se Moska ka “zvogĂ«luar sferĂ«n e saj tĂ« ndikimit”, duke deklaruar se “vendet nĂ« AzinĂ« Qendrore dhe Kaukazin Jugor” tani po “distancĂ«zohen nga e ashtuquajtura perandori ruse”.

Pas pothuajse katër vitesh lufte të ashpër, forcat e Moskës kanë arritur vetëm fitime të vogla në tokën ukrainase me një kosto prej qindra mijëra trupash të vdekura ruse.

Stubb pretendoi se Rusia ka pësuar rreth një milion viktima, duke vënë në dukje se përparimet e saj territoriale në Ukrainën lindore, që nga ofensiva e parë, arrijnë vetëm në rreth 2 përqind të tokës ukrainase.

Ai gjithashtu vuri në dukje vështirësitë në ekonominë ruse, duke vlerësuar se inflacioni mund të arrijë rreth 30 përqind këtë vit.

Normat e interesit mbeten në 15 përqind, rritja ekonomike është ndalur dhe rezervat financiare janë varfëruar nga lufta e gjatë në Ukrainë, shtoi ai.

“Nuk ka rritje, nuk ka rezerva dhe nuk ka mundĂ«si pĂ«r tĂ« paguar ushtarĂ«t pasi tĂ« mbarojĂ« lufta”, tha Stubb, duke theksuar se qytetarĂ«t rusĂ« po frustrohen gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« nga çështjet ekonomike nĂ« vend, shumĂ« prej tĂ« cilave janĂ« tĂ« nxitura nga ekonomia e kohĂ«s sĂ« luftĂ«s.

Komentet e zotit Stubb erdhën përpara një takimi midis Putinit dhe të dërguarve të paqes të Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, të enjten.

Bisedimet për paqen në Ukrainë do të jenë takimi i 7-të i tillë midis zotit Witkoff dhe Putinit që kur Trump u rikthye në detyrë janarin e kaluar - por asnjëra nuk duket se ka bërë përparim të rëndësishëm drejt paqes.

Presidenti finlandez dyshon se Moska do ta miratojë planin 20-pikësh që po përpunohet nga Uashingtoni dhe Ukraina si pjesë e marrëveshjeve për t'i dhënë fund luftës, duke theksuar se është jetike të vazhdohet forcimi i mbështetjes për Ukrainën. /Telegrafi/

Shfaqja e njĂ« njeriu tĂ« vetĂ«m – Gurban Gurbanov dhe befasia absolute me Qarabagun nĂ« LigĂ«n e KampionĂ«ve



Për Gurban Gurbanovin, stadiumi në kryqëzimin e rrugëve Tahir Baghirov dhe Jabir Aliyev nuk është thjesht një fushë futbolli.

PĂ«r tĂ«, Karabagu Ă«shtĂ« shtĂ«pia e tij – njĂ« vend ku çdo tullĂ«, çdo vendim dhe çdo fitore Ă«shtĂ« ndĂ«rtuar nga puna dhe vizioni i tij i palodhur.

Për trajnerin 53-vjeçar, ky klub nuk është thjesht punë; është kuptimi i jetës.

Nga fusha në stolin e trajnerit: Udhëtimi i një legjende

Karriera e Gurbanovit filloi si futbollist, ku ai ishte një nga më të mirët azerbajxhanas të të gjitha kohërave, duke luajtur kryesisht në Rusi dhe duke u bërë golashënuesi më i mirë i kombëtares post-sovjetike.

Në vitin 2006, ai, si 34-vjeçar, u bë trajner i Neftch, por përballë presionit të madh u shkarkua pas vetëm një sezoni.

Telefonata nga Qarabag ndryshoi gjithçka. Klubi, i zhvendosur nga Agdami në Baku për shkak të luftës në 1993 dhe me vështirësi financiare deri në fillim të viteve 2000, i dha Gurbanovit mundësinë të ndërtonte identitetin e klubit nga themelet.

Filozofia e punës dhe ndërtimi i identitetit

Gurbanov kërkonte disiplinë absolute dhe përkushtim maksimal nga lojtarët, duke u bërë shembulli kryesor: gjithmonë i pari që vinte dhe i fundit që largohej.

Ai vendosi filozofi të qartë dhe stil të përshtatshëm për ekipin, duke integruar lojtarë të huaj dhe duke zhvilluar një sistem që do të sillte rezultate afatgjata.

"Që të jesh në gjendje të mendosh për suksesin në një nivel më të lartë, duhet të besosh sa më shumë që të jetë e mundur te vetja, por edhe te ideja që kemi. Ne po ndërtojmë një sistem që do të na sjellë rezultate në planin afatgjatë dhe ne besojmë fuqimisht në të", kishte deklaruar ai dhjetë vite më parë.

Suksesi në nivele kombëtare dhe ndërkombëtare

Titulli i parë kampion erdhi në vitin 2013, dhe pas investimeve të Azersun Holding, Qarabag fitoi gjithsej 11 tituj, duke arritur edhe në fazën e grupeve të Ligës së Evropës në 2014. Përmes humbjeve dhe sfidave, Gurbanov mësoi të ndërtojë një ekip të fortë, të disiplinuar dhe me identitet të qartë futbolli.

Në vitin 2017, Qarabag për herë të parë arriti në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, një dëshmi e qartë se filozofia e Gurbanovit funksiononte. Suksesi i tyre nuk ishte rastësi, ishte rezultat i një planifikimi dhe vizioni të palodhur. Ai u përpoq gjithashtu të drejtonte ekipin kombëtar të Azerbajxhanit, por po atë vit, hoqi dorë pas vetëm 12 ndeshjesh.

Gurbanov, shihet si Ferguson i Qarabagut

Gurbanov nuk është vetëm trajner, ai është truri i klubit. Ai vendos për gjithçka: nga taktikët në fushë, përforcimet, deri te mënyra e ushqimit dhe udhëtimet e lojtarëve.

Mediat vendase shpesh e krahasojnë me Sir Alex Ferguson, dhe me kohën vetë Gurbanov e ka pranuar se kjo është mënyra e vetme që klubi të funksionojë.

Ai ka refuzuar vazhdimisht oferta nga jashtë dhe ka hequr dorë edhe nga drejtimi i ekipit kombëtar, duke mbetur gjithmonë i fokusuar tek Qarabag.

Një klub më i fortë çdo ditë

Çdo fitore, qoftĂ« ndaj Eintrachtit (3-2) apo ndeshje tĂ« tjera nĂ« EvropĂ«, nuk e ndalon punĂ«n e pĂ«rditshme tĂ« Gurbanovit.

Sot, ata kanĂ« 10 pikĂ« dhe janĂ« nĂ« pozitĂ« tĂ« mire pĂ«r tĂ« luajtur nĂ« play-off, kur ju ka mbetur edhe njĂ« ndeshje, ajo me Liverpoolin nĂ« “Anfield”.

PĂ«r tĂ«, çdo mĂ«ngjes Ă«shtĂ« mundĂ«si pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar njĂ« Qarabag mĂ« tĂ« mirĂ«, mĂ« tĂ« fortĂ« dhe mĂ« tĂ« njohur. Çdo vendim, çdo stĂ«rvitje dhe çdo lojtar Ă«shtĂ« pjesĂ« e vizionit tĂ« tij – Qarabagu i Gurbanit. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

❌