Ambasada e Kosovës në Bernë, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se për momentin nuk ka informata që ka të përfshirë shtetas kosovarë në mesin e viktimave apo të lënduarve, në ngjarjen tragjike në Crans-Montana.
Në njoftim, kjo ambasadë thekson se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet zvicerane.
âInformatat e vetme tĂ« konfirmuara nga policia federale zvicerane janĂ« qĂ« bĂ«het fjalĂ« pĂ«r rreth 40 viktima dhe 115 tĂ« lĂ«nduar, duke pĂ«rfshirĂ« edhe nacionalitete tjera jo-zvicerane, kurse identifikimi i viktimave merr pak kohĂ«â, thuhet nĂ« njoftim.
Një rast i pazakontë është regjistruar në Mitrovicë të Veriut, ku një i ri ka hapur një lokal që ishte mbyllur me vendim zyrtar nga inspektorët sanitarë.
Sipas informatave, mĂ« 31 dhjetor 2025 rreth orĂ«s 21:00, nĂ« rrugĂ«n âVardarskaâ, Policia ka hasur nĂ« funksionim lokalin âDiskoâ, i cili ishte mbyllur rreth dy muaj mĂ« parĂ« nga autoritetet kompetente.
I dyshuari, Stefan Djordjevic, rreth 18-vjeçar dyshohet se ka hequr ose dëmtuar vulat zyrtare, duke e rihapur lokalin pa leje.
Pas konstatimit tĂ« rastit, njĂ«sitĂ« policore kanĂ« njoftuar Prokurorin e Shtetit, me urdhĂ«r tĂ« tĂ« cilit rasti Ă«shtĂ« iniciuar si: âHeqje apo dĂ«mtim i vulave ose sendeve zyrtareâ.
Lokali është mbyllur sërish, ndërsa rasti është dërguar në procedurë të rregullt për trajtim të mëtejmë.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Një incident i rrezikshëm ka ndodhur gjatë ndërrimit të viteve në Prishtinë, ku një plumb qorr ka përfunduar në një shtëpi banimi, duke shkaktuar dëme materiale dhe rrezik serioz për jetën e banorëve.
Ngjarja ka ndodhur nĂ« rrugĂ«n âAhmet Delijaâ, ndĂ«rsa rasti Ă«shtĂ« raportuar mĂ« 01.01.2026 rreth orĂ«s 16:00. Sipas informatave qĂ« ka siguruar Sinjali, ankuesi E. Sh., rreth 18-vjeçar ka deklaruar se gjatĂ« ditĂ«s, rreth orĂ«s 13:00, kishte vĂ«rejtur se njĂ« predhĂ« kishte goditur dritaren e shtĂ«pisĂ« sĂ« tij, duke e thyer atĂ«.
Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku përveç patrullës, kanë intervenuar edhe njësia e hetimeve dhe krim-teknika, të cilët kanë bërë ekzaminimin e vendit dhe kanë sekuestruar predhën e gjetur.
Lidhur me rastin Ă«shtĂ« njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka udhĂ«zuar qĂ« rasti tĂ« iniciohet si âShkaktim i rrezikut tĂ« pĂ«rgjithshĂ«mâ, ndĂ«rsa hetimet pĂ«r identifikimin e personit apo personave pĂ«rgjegjĂ«s janĂ« nĂ« vazhdim.
Policia apelon edhe një herë qytetarët që të përmbahen nga përdorimi i armëve të zjarrit dhe mjeteve të rrezikshme, pasi raste të tilla mund të përfundojnë me pasoja fatale.
Nuk ka fitues nĂ« sfidĂ«n mes Sunderlandit tĂ« Granit XhakĂ«s dhe Manchester City. NĂ« âStadium of Lightâ, kjo sfidĂ« pĂ«rfundoi me barazimin 0-0 me skuadrĂ«n e Pep GuardiolĂ«s qĂ« e pati tĂ« pamundur tĂ« mposhte skuadrĂ«n vendase qĂ« arriti tĂ« frenojĂ« Citizens.
Pjesa e parĂ« e kĂ«saj ndeshjeje u mbyll me rezultatin 0-0 me tĂ« dyja skuadrat qĂ« i patĂ«n shanset e tyre pĂ«r shĂ«nim por pa mundur tâi shfrytĂ«zojnĂ« ato. Rasti mĂ« flagrant i 45 minutave tĂ« para u regjistrua qĂ« nĂ« minutĂ«n e 5 kur Bernardo Silva shĂ«noi pĂ«r Manchester City por goli u anulua pĂ«r pozicion jashtĂ« loje. KĂ«shtu qĂ« skuadrat shkuan nĂ« pushimin e ndeshjes me barazimin pa gola.Â
Pjesa e dytë nisi me një zëvendësim për Manchester City teksa në fushën e lojës u rikthye Rodri që mori vendin e Nico Gonzales. Ishte Sunderland që u shfaq më i rrezikshëmn në momentet e para të kësaj pjese, por Donnarumma në dy raste bëri ndërhyrje mjaft të mira duke mbajtur të paprekur portën e tij.
Në krahun tjetër Gvardiol iu afrua golit për Manchester City, por që u ndal nga portieri i Sunderland.
Kroati pati njĂ« tjetĂ«r shans tĂ« shkĂ«lqyer, por pa sukses pasi topi rroku shtyllĂ«n edhe ose dukej se gardiani i Sunderland dukej sikur e kishte situatĂ«n nĂ« kontroll. nĂ« minutat nĂ« vijim u pa njĂ« dominim nĂ« fushĂ« i Manchester City, ndĂ«rsa Sunderland kĂ«rkonte mĂ« shumĂ« kundĂ«rsulmet. gjithsesi nĂ« fund kjo ndeshje nuk pati as gola e as fitues me skuadrat qĂ« morĂ«n nga 1 pikĂ« secila, me Manchester City qĂ« sheh qĂ« Arsenal tâi shkĂ«putet nĂ« 4 pikĂ«, ndĂ«rsa Sunderland shkon nĂ« 29 pikĂ«.
Presidenti i Shteteve tĂ« Bashkuara, Donald Trump, tha nĂ« njĂ« intervistĂ« me gazetĂ«n âThe Wall Street Journalâ se Ă«shtĂ« duke pĂ«rdorur dozĂ« mĂ« tĂ« lartĂ« ditore tĂ« aspirinĂ«s sesa qĂ« ia kanĂ« rekomanduar mjekĂ«t.
âAta thonĂ« se aspirina Ă«shtĂ« e mirĂ« pĂ«r hollimin e gjakut dhe unĂ« nuk dĂ«shiroj qĂ« gjaku i trashĂ« tĂ« qarkullojĂ« nĂ«pĂ«r zemrĂ«n timeâ â tha presidenti amerikan nĂ« intervistĂ«n e publikuar tĂ« enjten.
âUnĂ« ua qĂ« gjaku i hollĂ« tĂ« rrjedhĂ« nĂ«pĂ«r zemrĂ«n timeâukur, i hollĂ« tĂ« rrjedhĂ« nĂ«pĂ«r zemrĂ«n time. A ka kuptim kjoâ â shtoi ai, transmeton agjencia e lajmeve âReutersâ.
Trumpi, 79 vjeç, është personi i dytë më i moshuar që e mban postin e presidentit, pas paraardhësit Joe Biden, i cili hoqi dorë nga gara në zgjedhjet e vitit 2024, kur ishte 82 vjeç.
ShĂ«ndeti i Trumpit ka marrĂ« vĂ«mendje muajve tĂ« fundit pĂ«r shkak tĂ« mavijosjeve qĂ« i janĂ« vĂ«rejtur nĂ« duar dhe njĂ« kontrolli me rezonancĂ« magnetike tĂ« cilit raportohet tâi jetĂ« nĂ«nshtruar presidenti nĂ« tetor, si dhe rasteve kur kreu i ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ« i ka mbajtur sytĂ« mbyllur gjatĂ« ngjarjeve publike.
Mjeku i Trumpit, Sean Barbabella, i tha gazetës se presidenti merr 325 miligramë aspirinë në ditë për parandalimin e problemeve kardiake.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, mavijosjet në duar Trumpit i janë shkaktuar nga përshendja me shumë njerëz për dore.
Kur u pyetën për rezonancën magnetike, Trumpi dhe mjeku i tij i thanë gazetës se, në të vërtetë, presidenti i është nënshtruar një skanimi me CT.
Barbabella tha se mjekĂ«t e Trumpit fillimisht kishin thĂ«nĂ« se do tĂ« bĂ«nin ose njĂ« kontroll me rezonancĂ« magnetike, ose njĂ« skanim me CT, por vendosĂ«n pĂ«r tĂ« dytin âpĂ«r tĂ« pĂ«rjashtuar nĂ« mĂ«nyrĂ« pĂ«rfundimtare ndonjĂ« problem kardiovaskularâ.
Sipas mjekut, kontrolli me CT nuk zbuloi ndonjë abnormalitet.
Ministri i Mbrojtjes sĂ« SllovakisĂ« Robert KaliĆĂĄk ka pĂ«rsĂ«ritur qĂ«ndrimin e tij tĂ« ashpĂ«r kundĂ«r anĂ«tarĂ«simit tĂ« UkrainĂ«s nĂ« NATO.
Ai ka deklaruar se âUkraina nuk do tĂ« bĂ«het kurrĂ« anĂ«tare e NATO-sâ dhe se do tĂ« ketĂ« vĂ«shtirĂ«si edhe pĂ«r tâu bashkuar me Bashkimin Europian.
KaliĆĂĄk kritikoi rolin e Bashkimit Europian nĂ« mbrojtjen kolektive, duke thĂ«nĂ« se BE-ja nuk duhet tĂ« ndĂ«rhyjĂ« nĂ« kĂ«tĂ« fushĂ«, pasi komanda duhet tĂ« jetĂ« ekskluzivisht e NATO-s: âDy komanda nuk mund tĂ« sigurojnĂ« mbrojtjenâ
Ai shtoi se njĂ« ushtri e pĂ«rbashkĂ«t europiane do tĂ« ishte njĂ« element i rĂ«ndĂ«sishĂ«m i federalizimit: âOse jemi nĂ« NATO dhe nuk na duhet, ose jemi nĂ« EuropĂ«â.
Ministri sllovak kritikoi ashpĂ«r edhe âKoalicionin e tĂ« GatshĂ«mveâ (Coalition of the Willing) â njĂ« grup prej rreth 30-35 shtetesh (kryesisht europiane, tĂ« udhĂ«hequra nga Britania e Madhe dhe Franca) qĂ« po punojnĂ« pĂ«r garanci sigurie pĂ«r UkrainĂ«n pas njĂ« armĂ«pushimi tĂ« mundshĂ«m, duke pĂ«rfshirĂ« mundĂ«sinĂ« e dĂ«rgimit tĂ« trupave paqeruajtĂ«se.
 KaliĆĂĄk tha se ky koalicion ânuk ka bĂ«rĂ« asgjĂ«â: âA ka dĂ«rguar ndonjĂ« ushtar? Jo, sigurisht qĂ« jo.â Ai pĂ«rmendi gjithashtu se Ukraina kishte mundĂ«sinĂ« pĂ«r tĂ« pĂ«rfunduar luftĂ«n nĂ« 2022 (duke aluduar nĂ« negociatat e hershme).
Ky qĂ«ndrim i KaliĆĂĄkut pĂ«rputhet me pozicionin pro-rus tĂ« qeverisĂ« sllovake tĂ« kryeministrit Robert Fico, e cila ka ndaluar ndihmĂ«n ushtarake direkte pĂ«r UkrainĂ«n qĂ« nga marrja e pushtetit.
Ndërkohë, sondazhet e fundit tregojnë ndryshime në opinionin publik ukrainas. Sipas një ankete të Fondacionit Ilko Kucheriv dhe Qendrës Razumkov (dhjetor 2025), përqindja e ukrainasve që e shohin anëtarësimin në NATO si opsionin më të mirë për sigurinë e vendit ka rënë nga 55% në 38% brenda një viti.
Kjo rënie lidhet me dyshimet për realizmin e anëtarësimit të shpejtë, në kontekstin e luftës së zgjatur dhe sinjaleve të paqarta nga partnerët ndërkombëtarë.
Një studim tjetër (KIIS, dhjetor 2025) tregon rënie të ndjeshme të besimit në NATO (nga 43% në 34%) dhe në SHBA (nga 41% në 21%), ndërkohë që besimi në BE ka mbetur relativisht stabil (rreth 49%).
Kjo rënie atribuohet nga ekspertët te pritshmëritë për garanci më të forta sigurie, veçanërisht pas ndryshimeve në politikën amerikane.
MegjithatĂ«, mbĂ«shtetja e pĂ«rgjithshme pĂ«r anĂ«tarĂ«simin nĂ« NATO mbetet e lartĂ« nĂ« sondazhe tĂ« tjera (rreth 70-80% do tĂ« votonin âpoâ nĂ« referendum), por fokusimi te NATO si âgarancia mĂ« e mirĂ«â po dobĂ«sohet nĂ« favor tĂ« opsioneve mĂ« pragmatike.
Presidentja Vjosa Osmani ka kĂ«rcĂ«nuar partitĂ« politike nĂ« KosovĂ« se nĂ«se nuk e votojnĂ« atĂ«, ajo do tĂ« formojĂ« parti politike dhe do tĂ« dalĂ« nĂ« zgjedhje pĂ«r tĂ« marrĂ« elektorat. âNĂ« qoftĂ« se vendosin qĂ« jo, atĂ«herĂ« unĂ« e vazhdoj punĂ«n nĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« tjetĂ«r, nĂ«pĂ«rmjet angazhimit politik dhe kurdo qĂ« tĂ« ketĂ« zgjedhje, atĂ«herĂ« i pĂ«rballim idetĂ«, nocionet, qĂ«ndrimet, energjinĂ« besa e shumëçka tjetĂ«râ.
Shkruan: Mero Baze
Natyrisht shigjetat janë mbi LDK, e cila ka dalë e tronditur nga zgjedhjet me një rezultat katastrofik. Herën e kaluar ajo u bë presidente falë votave të LDK-së. Pasi i kishte marrë thuajse gjysmën e elektoratit dhe ia kishte çuar tek Albin Kurti, gjysmën që mbeti e mori në Kuvend.
Tani kĂ«rkon qĂ« skena tĂ« pĂ«rsĂ«ritet. Pra deputetĂ«t e LDK-sĂ« duhet tâi japin votat pĂ«r presidente, ndryshe ajo do tĂ« krijojĂ« parti dhe do ta pĂ«rgjysmojĂ« edhe atĂ« LDK qĂ« ka mbetur.
Ajo që është shqetësuese në këtë sindromë të nënshtrimit të opozitës në Kosovë, ka të bëjë me faktin që dy njerëzit e pushtetshëm në Kosovë, Kurti dhe Osmani, nuk mendojnë kurrë të ofrojnë diçka nga pushteti për kompromis, por të vetmin opsion kanë ose të gjunjëzojnë opozitën, ose të fusin vendin prapë në zgjedhje.
Kriza njëvjeçare e formimit të institucioneve në Kosovë përfundoi me zgjedhje të reja në prag të vitit të ri, duke mos iu dorëzuar dialogut me opozitën por votuesve. Dhe Albin Kurti arriti të marrë mandatin e kryeministrit pas 10 muajsh krize, duke bllokuar gjatë formimit të parlamentit dhe në fund edhe krijimin e qeverisë.
Tipari kryesor i asaj krize ishte që opozita ose duhet të nënshtrohej, ose nuk do kishte qeveri. Në traditën e mëhershme të Kosovës, partia fituese ka toleruar duke i ofruar pushtet opozitës. Lidhja Demokratike e Kosovës fitoi 47 deputetë në zgjedhjet e vitit 2004, po aq sa Albin Kurti në zgjedhjet e shkurtit, por i ofroi kryeministrin Ramush Haradinaj për të zgjidhur krizën dhe vetë mori Presidentin. Pra, LDK ofroi pushtet për të ruajtur shtetin, ndërsa Albin Kurti ofroi dërrmimin e institucioneve të shtetit për të mos dorëzuar pushtetin.
Tani kjo krizĂ« u zgjidh pas njĂ« viti dhe ka filluar kriza e re. Por nĂ«se Albin Kurti kĂ«rcĂ«nonte duke pasur njĂ« numĂ«r tĂ« madh mandatesh dhe natyrisht narcizmin e udhĂ«heqĂ«sit qĂ« nuk mund tâi shtrijĂ« dorĂ«n armikut, Vjosa Osmani nuk ka aktualisht njĂ« parti. Votat qĂ« ia ka marrĂ« LDK-sĂ« ia ka dhĂ«nĂ« tanimĂ« Albin Kurtit. Ata qĂ« janĂ« mbĂ«shtetĂ«s tĂ« Vjosa Osmanit brenda elektoratit tĂ« LDK-sĂ« shikohen nga rezultati qĂ« ia kanĂ« dhĂ«nĂ« votat Albinit.
E vetmja gjĂ« qĂ« mund tĂ« pĂ«rsĂ«ritet  nĂ« zgjedhjet pas tre muajsh Ă«shtĂ« rezultati i mirĂ« i Albinit dhe rezultati katastrofik i Abdixhikut. Por edhe kĂ«shtu Abdixhiku Ă«shtĂ« njĂ« lider i vdekur. Vjosa Osmani as e ngjall dot duke e marrĂ« nĂ« ombrellĂ«n e pushtetit tĂ« saj, as sâka çfarĂ« tâi bĂ«jĂ« mĂ« keq.
LDK praktikisht Ă«shtĂ« nĂ«n shantazh qĂ« ose tĂ« pranojĂ« Vjosa Osmanin presidente, ose tĂ« dorĂ«zohet duke u shkatĂ«rruar. Natyrisht, nĂ«se nuk zgjedh njĂ« lider tĂ« ri qĂ« ta ringrejĂ« nĂ« kĂ«mbĂ«, do tĂ« shkatĂ«rrohet, mjerisht nga ata qĂ« flasin nĂ« emĂ«r tĂ« ârugovizmitâ
Kjo është një krizë që e zgjidh shumica e Albin Kurtit duke ofruar qeveri koalicioni të gjerë qysh tani për të shmangur zgjedhjet pas tre muajsh dhe për të mos vazhduar lojën vrastare për Kosovën, duke lënë vendin edhe një vit tjetër pa qeveri tanimë për karrigen e Vjosa Osmanit.
Kosova nuk mund tĂ« vazhdojĂ« tĂ« kalojĂ« nga kriza nĂ« krizĂ«, njĂ« herĂ« pĂ«r Albinin e njĂ« vit pĂ«r VjosĂ«n. Kjo Ă«shtĂ« kacafytje pĂ«r karrige nĂ« kurriz tĂ« KosovĂ«s dhe jo mesazh pozitiv nga njĂ« vend qĂ« kĂ«rkon tĂ« ndĂ«rtojĂ« njĂ« shtet tĂ« ri: demokratik, tolerant, bazuar mbi institucione tĂ« forta dhe jo mbi politikanĂ« âtĂ« fortĂ«â.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon numërimin e votave për kandidatët për deputetë që nga e hëna, ndërsa deri më tani janë numëruar rreth 90 për qind e votave.
Sipas rezultateve aktuale, më poshtë janë kandidatët nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) që aktualisht sigurojnë mandatin e deputetit.
Megjithatë, duhet theksuar se rreth 10 për qind e votave nga vendvotimet ende nuk janë numëruar, si dhe ekziston një numër i konsiderueshëm i votave me postë, të cilat mund të ndikojnë në renditjen përfundimtare dhe numrin e mandateve për këtë subjekt politik.
Kandidatët e AAK-së që aktualisht fitojnë mandat deputeti:
Ramush Haradinaj â 37,133 vota Daut Haradinaj â 22,050 vota Besnik Tahiri â 21,964 vota BekĂ« Berisha â 16,098 vota Time Kadrijaj â 14,082 vota Albana Bytyqi â 8,797 vota
Agim Ăeku me 14,880 vota aktualisht mbetet jashtĂ« Kuvendit pĂ«r shkak tĂ« kuotĂ«s gjinore.
Rezultatet përfundimtare pritet të konfirmohen pas përfundimit të numërimit të të gjitha votave, përfshirë edhe ato me postë, të cilat mund të sjellin ndryshime në shpërndarjen përfundimtare të mandateve në Kuvendin e Kosovës./Telegrafi/
Ushtarë dhe përfaqësues të lartë të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të angazhuar në Kampin Bondsteel, e kanë nisur vitin 2026 me një vizitë simbolike në një xhami në Prishtinë.
Delegacioni amerikan u prit nga imami i xhamisë, Labinot Maliqi, i cili mirëpriti mysafirët në frymën e respektit, partneritetit dhe miqësisë së ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në këtë vizitë morën pjesë Sekretari i Shtetit të Luizianës dhe Kolonel i Forcave Ajrore të SHBA-ve, Charlton J. Meginley, Kapelani i Komandës së Shtetit të Luizianës, Kolonel Page Brooks, si dhe Kapelani i Kampit Amerikan Bondsteel, Kolonel Walls, së bashku me përfaqësues të tjerë të Ushtrisë Amerikane.
Për nder të mysafirëve u shtrua tapeti i kuq dhe u ngrit flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në shtizën e xhamisë, si shenjë e respektit të thellë dhe mirënjohjes për kontributin amerikan ndaj Kosovës.
Gjatë takimit, imami Labinot Maliqi falënderoi Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara për rolin e saj vendimtar në çlirimin e Kosovës, në arritjen e pavarësisë, si dhe në garantimin e lirisë, paqes, sigurisë, rindërtimit dhe zhvillimit të vendit.
Vizita u cilësua si një fillim viti i denjë dhe domethënës, ndërsa një moment i veçantë ishte edhe mesazhi i lënë nga mysafirët në librin e përshtypjeve, ku u shpreh vlerësimi për përkujdesjen shpirtërore dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke dëshmuar respektin e ndërsjellë dhe lidhjet e forta mes dy vendeve.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon numërimin e votave për kandidatët për deputetë që nga e hëna, ndërsa deri më tani janë numëruar rreth 90 për qind e votave.
Sipas rezultateve aktuale, më poshtë janë kandidatët nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) që aktualisht sigurojnë mandatin e deputetit.
Megjithatë, rreth 10 për qind e votave nga vendvotimet ende nuk janë numëruar, si dhe ekziston një numër i konsiderueshëm i votave me postë, të cilat mund të ndikojnë në renditjen përfundimtare dhe numrin e mandateve.
Kandidatët e LDK-së që aktualisht fitojnë mandat deputeti:
Lumir Abdixhiku â 70,737 vota Hykmete Bajrami â 44,191 vota UkĂ« Rugova â 38,919 vota Avdullah Hoti â 35,154 vota Doarsa Kica Xhelili â 34,264 vota Kujtim Shala â 31,514 vota Anton Quni â 25,334 vota Armend Zemaj â 22,515 vota Lutfi Haziri â 20,659 vota Jehona Lushaku Sadriu â 16,234 vota Janina Ymeri â 15,768 vota Besian Mustafa â 15,174 vota Adelina Thaqi Meta â 14,029 vota
Ndërkohë, për dy mandatet e fundit, atë të 14-të dhe të 15-të, është duke u zhvilluar një garë shumë e ngushtë mes katër kandidatëve, me këtë renditje aktuale:
Fadil Hadergjonaj â 13,789 vota Ermal Sadiku â 13,741 vota GĂ«zim Hazrolli â 13,446 vota Arben Gashi â 13,175 vota
Rezultatet përfundimtare pritet të qartësohen pas përfundimit të numërimit të të gjitha votave, përfshirë ato me postë, të cilat mund të sjellin ndryshime në renditjen përfundimtare të kandidatëve dhe shpërndarjen e mandateve./Telegrafi/
Në futbollin profesionist ekzistojnë disa raste lojtarësh që kanë qenë pjesë e ekipeve elitare në ligat më të mira dhe që kanë familjarë të cilët gjithashtu kanë arritur të njëjtin nivel, edhe pse jo gjithmonë ndajnë të njëjtin mbiemër.
Në futboll, talenti shpesh trashëgohet. Ka qindra futbollistë që kanë spikatur në nivelet më të larta dhe janë bij, vëllezër apo kushërinj të ish-lojtarëve profesionistë.
Këto raste janë veçanërisht të shpeshta në vende me traditë futbolli si Argjentina, Brazili, Holanda apo Anglia, por edhe në Afrikë.
Kur lojtarët ndajnë të njëjtin mbiemër, lidhja familjare është e qartë, por ka edhe shembuj ku kjo marrëdhënie mbetet pak e njohur për publikun e gjerë.
Më poshtë po rikujtojmë disa raste:
Jay Jay Okocha dhe Alex Iwobi
Ylli i madh nigerian qĂ« shkĂ«lqeu me PSG-nĂ« dhe u tĂ«rhoq nĂ« vitin 2008 Ă«shtĂ« xhaxhai i anĂ«sorit 29-vjeçar, i cili u formua te Arsenali, luajti pĂ«r njĂ« kohĂ« tĂ« gjatĂ« me âTopçinjtĂ«â dhe, qĂ« nga mesi i vitit 2023, mban veshur fanellĂ«n e Fulhamit nĂ« Angli.
Jay Jay është vëllai më i vogël i nënës së Alexit, i cili është gjithashtu nip i Austin Okochës, ish-lojtar i përfaqësueses nigeriane.
Leroy Fer dhe Patrick Van Aanholt
Futbollistët holandezë janë kushërinj. Leroy, i cili ka edhe shtetësi të Curaçaos, u formua te Feyenoordi në Holandë dhe luajti në Premier League, veçanërisht me Swansea City.
Në moshën 35-vjeçare, ai luan për Gulf United FC në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ndërkohë, kushëriri i tij, që luan si mbrojtës i majtë, ka kaluar nga akademia e Chelseat dhe më pas ka veshur fanellat e PSV-së, Galatasarayt dhe Crystal Palace. Aktualisht ai është rikthyer në vendin e tij te Sparta Rotterdam.
McDonald Mariga dhe Victor Wanyama
Futbollistët kenianë janë vëllezër dhe ndajnë të njëjtin mbiemër, edhe pse i pari nuk njihet shpesh me të. Të lindur në Nairobi, kryeqytetin e Kenias, ata kanë vetëm katër vite diferencë moshe.
McDonald, 38 vjeç, është tërhequr nga futbolli pasi ka luajtur për Interin, Parmën dhe Real Sociedadin, ndërsa Victor ka qenë pjesë e Celticut në Skoci, Southamptonit dhe Tottenhamit.
Ai është i lirë që nga mesi i vitit pas largimit nga Dunfermline Athletic në Skoci.
Lomana LuaLua dhe Yannick Bolasie
LuaLua, 44 vjeç dhe aktualisht pa skuadër, ka lindur në Kinshasa, në Republikën Demokratike të Kongos, dhe është kushëriri më i madh i Bolasies, futbollistit 36-vjeçar që aktualisht luan për Cruzeiron, pas një karriere të gjatë në Ligën Premier.
Sulmuesi ka luajtur gjithashtu për Evertonin, Crystal Palace dhe Sporting Lisbonën, ndërsa kushëriri i tij, po ashtu sulmues, ka kaluar nga Newcastle dhe Olympiacos.
Thiago, Rafinha dhe Rodrigo Moreno
Dihet se ish-futbollistët Thiago Alcantara dhe Rafinha, brazilianë të natyralizuar spanjollë që shkëlqyen në klube elitare si Barcelona dhe Bayern Munich, janë vëllezër.
Por ajo që shpesh anashkalohet është se, edhe pse nuk kanë lidhje gjaku, ata kanë një marrëdhënie shumë të ngushtë me Rodrigo Morenon, sulmues gjithashtu i lindur në Rio de Janeiro dhe i natyralizuar spanjoll.
Kjo për shkak se prindërit e tyre, Mazinho dhe Adalberto Machado, ishin miq shumë të afërt. Vëllezërit janë tërhequr nga futbolli, ndërsa Rodrigo luan aktualisht për Al-Rayyan në Katar./Telegrafi/
Viti 2025 shënoi një sërë ngjarjesh historike dhe zhvillimesh që ndikuan fuqishëm në politikën, ekonominë dhe shoqërinë globale.
Nga kthimi i Donald Trump në pushtet në Shtetet e Bashkuara, i cili solli ndryshime të mëdha në politikat e brendshme dhe të jashtme, te arritja e një armëpushimi delikat në Rripin e Gazës pas dy vjetësh konflikti të ashpër, ky vit ka pasur momente që nuk mund të injorohen.
Një tjetër zhvillim vendimtar ishte rritja e jashtëzakonshme e investimeve në inteligjencën artificiale, e cila jo vetëm ndryshoi tregjet dhe sektorin teknologjik, por edhe ngriti çështje të reja etike dhe ligjore në lidhje me përdorimin e saj, raporton ntv.
Përtej këtyre, 2025 u karakterizua nga kriza klimatike me ngjarje ekstreme të motit që përfshinë përmbytje, uragane dhe zjarre rekord, kriza ndërkombëtare si lufta në Ukrainë dhe tensionet në Lindjen e Mesme, dhe transformime të rëndësishme sociale, duke përfshirë protestat masive të gjeneratës Z për drejtësi sociale dhe qeverisje më transparente, transmeton Telegrafi.
Nga vjedhja spektakolare në Louvre e deri te zgjedhja e një Pape të ri, këto ngjarje treguan se bota po përballet me sfida të shumta dhe ndryshime të shpejta që do të ndikojnë për dekada në vijim.
Presioni i madh i SHBA-së çoi në arritjen e një armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit, dy vjet pas fillimit të luftës. Falë marrëveshjes, të mbijetuarit e fundit të pengjeve dhe shumica e të vdekurve u kthyen në Izrael.
Në të njëjtën kohë, të burgosurit palestinez u liruan. Edhe pse thuhet se ndihmat humanitare për Gazën janë rritur, OKB dhe organizatat ndihmëse vlerësojnë se rajoni ende është larg përmbushjes së nevojave të tij.
Procesi i çarmatimit të Hamasit, pika më e ndërlikuar e planit të paqes së Trumpit, po ecën me shumë kujdes. Sulmet ajrore të fundit të Izraelit në Gaza dhe operacionet kundër Hezbollahut në Liban mbajnë rajonin në tension të lartë, ndërsa sulmet izraelite ndaj objekteve bërthamore të Iranit, me mbështetjen e SHBA-së, ishin një nga pikat kyçe të vitit.
Veprimet tregtare qĂ« ndikojnĂ« vendet e tjera, deportime masive tĂ« emigrantĂ«ve pa dokumente dhe shpĂ«rbĂ«rja faktike e disa agjencive federaleâŠ
Në muajin janar, kandidati republikan, Donald Trump rikthehet si president në Shtëpinë e Bardhë dhe ndërmerr ndryshime të shumta.
Ai dërgoi Gardën Kombëtare në shtetet demokratike, ushtroi presion mbi median dhe sulmoi programet për diversitet dhe përfshirje.
Politika e jashtme pati kontakte të gjera, por rezultatet ishin të përziera. Pakënaqësia ekonomike dhe rritja e çmimeve u pasqyruan qartë në sondazhe. Humbjet e mëdha në zgjedhjet lokale dobësuan pozitat e republikanëve para zgjedhjeve të mesit të mandatit në vjeshtën e 2025.
Kthimi i Donald Trumpit në Uashington përshpejtoi përpjekjet për të përfunduar luftën në Ukrainë.
Por, qĂ«ndrimi i tij i papĂ«rcaktuar mes Kievit dhe MoskĂ«s krijoi pasiguri. Akuzat e liderit amerikan ndaj presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyt nĂ« ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ«, duke e fajĂ«suar pĂ«r âshkaktimin e LuftĂ«s sĂ« TretĂ« BotĂ«roreâ, nxiti reagime tĂ« forta.
Samiti TrumpâPutin nĂ« Alaska nĂ« muajin gusht u ndĂ«rpre shpejt ndĂ«rsa SHBA-ja shpalli njĂ« paketĂ« tĂ« re sanksionesh pasi Rusia nuk pranoi tĂ« negocionte.
Plani amerikan i prezantuar në fund të muajit nëntor u kritikua nga Zelensky dhe aleatët evropianë si i favorshëm për Moskën. Ndërkohë, forcat ruse vazhduan përparimin me humbje të mëdha, dhe qytetet ukrainase u bombarduan nga raketat dhe dronët në nivele rekord.
Më 8 maj, pas vdekjes së Papës Françesku, 69-vjeçari Robert Francis Prevost u zgjodh lideri i 267-të i Kishës Katolike.
Kleriku nga Chicago kishte marrë shtetësinë peruane dhe mori emrin Papa Leo XIV.-të
Ai vazhdoi fokusin te të varfrit, emigrantët dhe mjedisi, duke siguruar konservatorët se nuk do të ndërmerrte veprime të menjëhershme mbi çështje si priftërimi i grave si diakonë apo njohja e martesave homoseksuale.
Në Azi, Afrikë dhe Amerikën Latine, protestat masive u udhëhoqën nga të rinjtë nën 30 vjeç kundër standardeve të ulëta të jetesës, censurës në rrjetet sociale dhe korrupsionit.
Në Marakesh, qeveria premtoi reforma, por mbi 2000 protestues po ndiqen penalisht. Kryeministri i Nepalit, KP Sharma Oli dhe lideri i Madagaskarit, Andry Rajoelina u detyruan të japin dorëheqje, ndërsa pas zgjedhjeve në Tanzani, protestat u shtypën me forcë.
Flamuri i kapelĂ«s sĂ« piratĂ«ve nga manga âOne Pieceâ u bĂ« simbol i lĂ«vizjes anti-shtypĂ«se ndĂ«rkontinentale.
Korporatat teknologjike dhe investitorët derdhën miliarda në rritjen e inteligjencës artificiale (AI).
Sipas Gartner, shpenzimet pĂ«r AI do tĂ« arrijnĂ« 1.5 trilion dollarĂ« nĂ« 2025 dhe 2 trilionĂ« nĂ« 2026. Vlera e prodhuesit tĂ« çipeve Nvidia arriti pĂ«rkohĂ«sisht pesĂ« trilionĂ« dollarĂ«, duke ngjallur shqetĂ«sime pĂ«r njĂ« âflluskĂ«â tĂ« re nĂ« treg.
AI akuzohet pĂ«r pĂ«rhapjen e dezinformatave, ka rritje tĂ« padive pĂ«r tĂ« drejtat e autorit dhe shumĂ« kompani justifikojnĂ« shkarkime masive me âtransformimin AIâ.
OpenAI është nën hetim pas një padie nga familja e një adoleshenti që kreu vetëvrasje. Kompania ka forcuar kontrollet për prindërit, dhe Kalifornia ka vendosur rregullime për chatbot-et.
Më 19 tetor, hajdutët me jelek pune hynë në Muzeun Louvre në Paris përmes një shkalle mobile.
Ata morën bizhuteri mbretërore me vlerë të 88 milionë eurove dhe u larguan me skuter elektrik, por humbën një kurorë të mbuluar me diamante.
Vjedhja, që bëri bujë në të gjithë botën, rihapi debatin mbi sigurinë në muzeun më të vizituar në botë. Tre persona u arrestuan si të dyshuar, por objektet e vjedhura janë ende të humbura.
Që nga muaji gusht, SHBA ka vendosur një prezencë të gjerë ushtarake në brigjet e Amerikës Latine, duke u justifikuar me luftën kundër drogës.
Javët e fundit janë kryer mbi 20 sulme ndaj anijeve që dyshohet se transportonin drogë, duke shkaktuar viktima të shumta.
Departamenti i DrejtĂ«sisĂ« thotĂ« se operacionet janĂ« âligjoreâ, ndĂ«rsa njĂ« zyrtar i OKB-sĂ« kritikoi âekzekutimet pa gjyqâ.
Sulmet rritën tensionet me qeverinë e Venezuelës, Nicolas Maduro, të cilin SHBA e akuzon si lider të një karteli dhe ofron 50 milion dollarë shpërblim për kapjen e tij.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar numërimin e votave për kandidatët për deputetë që nga e hëna, ndërsa deri më tani janë numëruar rreth 90 për qind e votave.
Sipas rezultateve aktuale, më poshtë janë 23 kandidatët për deputetë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), të cilët aktualisht fitojnë mandatin e deputetit.
Në këtë përbërje është aplikuar edhe kuota gjinore prej 30 për qind.
Megjithatë, duhet theksuar se rreth 10 për qind e votave nga vendvotimet ende nuk janë numëruar, si dhe ekziston një numër i konsiderueshëm i votave me postë dhe me kusht, të cilat mund të ndryshojnë renditjen e kandidatëve ose edhe numrin e mandateve për partitë politike.
Kandidatët e PDK-së që aktualisht fitojnë mandat deputeti:
Bedri Hamza â 140,557 vota Arian Tahiri â 62,738 vota PĂ«rparim Gruda â 57,625 vota Uran Ismaili â 46,767 vota Sala Jashari â 42,344 vota Vlora Ăitaku â 38,141 vota Enver Hoxhaj â 33,971 vota Arben Mustafa â 33,028 vota Nait Hasani â 27,124 vota Rrahman Rama â 25,279 vota Kujtim Gashi â 23,951 vota Ganimete Musliu â 23,584 vota Eman Rrahmani â 23,407 vota Artan Behrami â 21,796 vota Elmi Reçica â 21,276 vota Mergim Lushtaku â 20,487 vota Xhavit Haliti â 20,120 vota Besa Kabashi Ramaj â 19,723 vota Ferat Shala â 19,305 vota Bekim Haxhiu â 18,550 vota Blerta Deliu Kodra â 17,550 vota Ariana Musliu Shoshi â 17,242 vota Arbnore Salihu â 14,742 vota
Numërimi i votave pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ndërsa rezultatet përfundimtare do të konfirmohen pas përfshirjes së të gjitha votave, përfshirë ato me postë./Telegrafi/
Një nga përshtypjet më të forta që la futbolli në vitin 2025 ishte numri i jashtëzakonshëm i konflikteve.
Dhe jo konflikte mes rivalësh, ato janë pjesë e zakonshme e çdo sezoni, por përplasje të hapura brenda vetë skuadrave, mes futbollistëve dhe shokëve të ekipit, trajnerëve apo drejtuesve të klubeve.
Shpresa është që këto histori të mbeten në 2025 dhe që viti 2026 të sjellë tema më të këndshme për debat.
Por, pĂ«rpara se tâi lĂ«mĂ« pas, ja njĂ« pĂ«rmbledhje e konflikteve mĂ« tĂ« bujshme tĂ« vitit.
Mohamed Salah vs Liverpool
Pa dyshim, skandali i brendshëm më i zhurmshëm i vitit. Pas një barazimi me Leeds, Mohamed Salah shpërtheu publikisht, duke shprehur pakënaqësinë e tij ndaj klubit dhe trajnerit Arne Slot. Egjiptiani u ankua për mungesë besimi, premtime të pambajtura dhe përjashtim nga formacioni.
Reagimi i Slotit ishte i ftohtë, por i prerë, Salah u la jashtë për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Interit. Megjithatë, rikthimi i tij në fushë u shoqërua me një asistim kundër Brightonit.
Duartrokitjet e Salahut pĂ«r tifozĂ«t nĂ« âAnfieldâ pas ndeshjes lanĂ« shumĂ« pikĂ«pyetje. LamtumirĂ« apo thjesht njĂ« pauzĂ« para KupĂ«s sĂ« AfrikĂ«s? Vijimi i historisĂ« pritet nĂ« janar.
Alexander Isak vs Newcastle
NjĂ« tjetĂ«r sagĂ« ku Liverpooli ishte protagonist indirekt. Alexander Isak e bĂ«ri tĂ« qartĂ« dĂ«shirĂ«n pĂ«r tâu transferuar nĂ« âAnfieldâ, duke refuzuar tĂ« luante pĂ«r Newcastle dhe duke akuzuar klubin pĂ«r thyerje marrĂ«veshjesh.
Pas një vere të gjatë dhe tensionuese, marrëveshja u mbyll: Liverpooli pagoi 145 milionë euro, ndërsa Newcastle investoi paratë për dy sulmues të rinj. Të gjitha palët fituan, të paktën në letër.
Marc-Andre ter Stegen vs Barcelona
Kush do ta mendonte që kapiteni i Barcelonës do të përplasej me drejtuesit? Pas një operacioni në shpinë, ter Stegen deklaroi se do të mungonte tre muaj, një periudhë që nuk i lejonte klubit të lironte hapësirë për regjistrime të reja.
Situata pĂ«rshkallĂ«zoi: kapiteni u ndĂ«shkua brenda klubit, refuzoi vizita mjekĂ«sore dhe u pĂ«rfol pĂ«r largim. Edhe pse u rikthye gradualisht, Flick e bĂ«ri tĂ« qartĂ« se Joan Garcia ishte portieri numĂ«r njĂ«. E ardhmja e gjermanit nĂ« âCamp Nouâ mbetet e pasigurt.
Robert Lewandowski vs përzgjedhësi i Polonisë
Një konflikt që tronditi futbollin polak. Robert Lewandowski pezulloi karrierën në kombëtare pasi iu hoq shiriti i kapitenit nga trajneri Michal Probierz.
Vendimi u mirëprit nga një pjesë e dhomës së zhveshjes, por Polonia pa pasoja të menjëhershme: humbje ndaj Finlandës dhe dorëheqje e tij. Lewandowski u rikthye më vonë dhe tregoi edhe një herë rëndësinë e tij.
Alejandro Garnacho vs Ruben Amorim (Manchester United)
Pas finales së humbur të Ligës së Evropës, Garnacho reagoi hapur ndaj vendimit të trajnerit për ta lënë në stol. Postime provokuese dhe deklarata publike vulosën fatin e tij. Amorim ishte i prerë: argjentinasi nuk ishte më pjesë e planeve.
Pas një vere të vështirë, Garnacho u transferua te Chelsea. Ai atje po luan rregullisht.
Viktor Gyokeres vs Sporting Lisbona
NjĂ« tjetĂ«r rast presioni pĂ«r transferim. Sulmuesi suedez pretendoi njĂ« âmarrĂ«veshje xhentĂ«lmenĂ«shâ pĂ«r largim, por Sporting kĂ«rkonte mĂ« shumĂ« se sa Arsenali ishte gati tĂ« paguante.
Pas tensioneve dhe bojkotit, marrëveshja u arrit. Gyokeres u transferua në Londër, edhe pse forma e tij mbetet larg asaj që tregoi në Portugali.
Pas ofertave të refuzuara dhe presionit publik, marrëveshja u mbyll për 55 milionë euro vetëm pak para mbylljes së afatit kalimtar.
Adrien Rabiot vs Jonathan Rowe (Marseille)
Pas humbjes ndaj Rennes, një debat në dhomën e zhveshjes u shndërrua në përplasje fizike. Rabiot dhe Rowe u përfshinë në një sherr serioz, aq sa stafi i sigurisë ndërhyri.
Të dy lojtarët u larguan nga klubi deri në fund të afatit kalimtar, duke mbyllur një episod të turpshëm për Marseille. Rabiot shkoi te Milani, Eowe te Bologna.
Dominik Livakovic vs Girona
Një nga transferimet më të çuditshme të vitit. Portieri kroat u huazua te Girona, por refuzoi të luante në Kupë e Mbretit, sepse dëshironte të largohej në janar për të siguruar minuta para Kampionatit Botërorit 2026.
Trajneri Michel e konfirmoi publikisht refuzimin e lojtarit për të aktivizuar veten.
Dani Rodriguez vs Mallorca
Një legjendë e klubit u përjashtua pas një postimi kritik ndaj trajnerit Jagoba Arrasate. Rodriguez u ndëshkua, iu hoq shiriti i kapitenit dhe nuk u përfshi më në skuadër.
Mallorca dhe lojtari u ndanë në janar, në një mënyrë të hidhur për një figurë historike të klubit.
Davide Calabria vs Sergio Conceiçao (AC Milan)
Një përplasje e hapur pas ndeshjes me Parmën. Conceiçao i bërtiti Calabrias në fushë, pas pakënaqësive për disiplinën e lojtarëve.
Calabria u largua nga Milani, fitoi Kupën e Italisë me Bolognan dhe më pas u transferua te Panathinaikos.
Idrissa Gueye vs Michael Keane (Everton)
Një moment shokues: Gueye goditi shokun e skuadrës gjatë ndeshjes dhe u përjashtua me karton të kuq, një rast i rrallë në Ligën Premier.
Mesfushori kërkoi falje publike dhe konflikti u mbyll shpejt. Pas dy ditësh publikuan foto së bashku.
Hakan Ăalhanoglu vs Lautaro Martinez (Inter)
Deklaratat e Lautaros pas eliminimit nga BotĂ«rori i Klubeve ndezĂ«n tensione. Ăalhanoglu reagoi publikisht, duke kritikuar stilin e udhĂ«heqjes.
Një mbledhje emergjente e skuadrës i shoi tensionet dhe të dy mbetën pjesë kyçe e Interit.
Luis Perez vs Juanmi Latasa (Valladolid)
Gjatë një sezoni katastrofik, një incident në stol tronditi publikun: Perez tentoi të godiste Latasan pas një zënke.
Klubi i ndëshkoi të dy dhe më pas rrugët e tyre u ndanë.
Lorenzo Lucca vs shokët e ekipit (Udinese)
NjĂ« episod sa komik aq edhe simbolik. Lucca refuzoi tâua dorĂ«zonte penalltinĂ« shokĂ«ve, shĂ«noi, por u zĂ«vendĂ«sua menjĂ«herĂ«.
Asnjë nga protagonistët nuk është më te Udinese.
Përmbledhja
Në përmbledhje, viti 2025 u shënua nga një numër i jashtëzakonshëm konfliktesh të brendshme në futboll, duke nxjerrë në pah brishtësinë e ekuilibrave brenda klubeve moderne.
Përplasjet mes lojtarëve, trajnerëve dhe drejtuesve shpesh morën përmasa publike dhe dolën mbi interesin sportiv të skuadrave.
Mungesa e komunikimit, menaxhimi i dobët i situatave delikate dhe presioni i vazhdueshëm i rezultateve përshkallëzuan tensionet.
Në shumë raste, këto kriza u mbyllën me transferime të detyruara ose ndarje të hidhura, duke lënë pasoja të dukshme.
Efektet u reflektuan drejtpërdrejt në stabilitetin, imazhin dhe performancën sportive të klubeve.
Këto episode shërbejnë si një paralajmërim i qartë se harmonia, udhëheqja dhe dialogu janë elementë thelbësorë për suksesin afatgjatë në futbollin modern. /Telegrafi/
Bukuroshja shqiptare Agnesa Vuthaj po kalon një nga periudhat më të bukura dhe më të veçanta të jetës së saj.
Ajo ka ndarë me ndjekësit lajmin e ëmbël se është shtatzënë dhe në pritje të një bebushi. Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Agnesa është shfaqur duke zbuluar barkun e rrumbullakosur, duke përcjellë emocione pozitive dhe gëzim për këtë kapitull të ri në jetën e saj.
Videon ajo e ka shoqĂ«ruar me mbishkrimin domethĂ«nĂ«s: âViti kur njĂ« dĂ«shirĂ« Ă«shtĂ« e realizuarâ, njĂ« fjali qĂ« ka prekur ndjekĂ«sit dhe ka nxitur reagime tĂ« shumta pozitive nĂ« komente.
Lajmi është pritur me urime të shumta nga fansat, miqtë dhe figura publike, të cilët i kanë shprehur asaj mbështetje dhe gëzim për pritjen e ëmbël. Agnesa Vuthaj, e njohur për elegancën dhe prezencën e saj publike, po e ndan këtë moment të rëndësishëm me shumë natyrshmëri dhe emocion.
Ky njoftim shënon një etapë të re në jetën personale të saj, ndërsa ndjekësit presin me kureshtje të mësojnë më shumë rreth këtij rrugëtimi të bukur drejt mëmësisë. /Telegrafi/
Katër ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës në Kosovë, po bëhet gjithnjë e më e qartë se kush do të jenë 120 deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke vazhduar numërimin e votave për kandidatët për deputetë që nga e hëna, ndërsa deri më tani janë numëruar rreth 90 për qind e tyre.
Sipas rezultateve aktuale, më poshtë janë 56 kandidatët e LVV që aktualisht rezultojnë fitues të mandatit të deputetit.
Megjithatë, duhet theksuar se rreth 10 për qind e votave nga vendvotimet ende nuk janë numëruar, si dhe ekziston një numër i konsiderueshëm i votave me postë, të cilat mund të ndikojnë në renditjen përfundimtare të kandidatëve, apo edhe në shpërndarjen e mandateve mes partive politike.
Lista e kandidatëve nga LVV që aktualisht fitojnë mandat deputeti:
Albin Kurti â 311,384 vota Glauk Konjufca â 241,429 vota Albulena Haxhiu â 127,039 vota Hekuran Murati â 125,824 vota Donika GĂ«rvalla-Schwarz â 113,490 vota Xhelal Sveçla â 100,810 vota Hajrulla Ăeko â 90,291 vota Avni Dehari â 83,520 vota Mimoza Kusari Lila â 74,698 vota Ejup Maqedonci â 70,530 vota Shqipe Mehmeti Selimi â 58,384 vota Andin Hoti â 51,067 vota Arben Vitia â 47,624 vota Saranda Bogujevci â 36,934 vota Alban Bajrami â 34,432 vota Rufki Suma â 30,886 vota Edona Lllalloshi â 30,871 vota Mefail Bajqinovci â 29,335 vota Jeta Statovci â 28,618 vota Nezir Kraki â 28,339 vota Ardian Gola â 28,212 vota Adriana Matoshi â 27,061 vota Armend Muja â 26,404 vota Haxhi Avdyli â 25,459 vota Adelina Grainca â 23,366 vota Albena Reshitaj â 22,322 vota Agim Bahtiri â 21,731 vota Blerim Gashi â 21,516 vota Arjeta Fejza â 21,064 vota Artane Rizvanolli Berisha â 20,922 vota ArbĂ«r Rexhaj â 20,778 vota Fatos Geci â 20,412 vota Hysen Durmishi â 20,409 vota Fitore Pacolli Dalipi â 20,273 vota Taulant Kelmendi â 20,145 vota Artan Abrashi â 20,112 vota Dimal Basha â 19,832 vota ArbĂ«rie Nagavci â 19,777 vota LabinotĂ« Demi Murtezi â 19,485 vota ArbĂ«reshĂ« Kryeziu Hyseni â 18,913 vota Enver Haliti â 18,401 vota Adnan Rrustemi â 17,976 vota Valon Ramadani â 17,960 vota Jeton Raka â 17,420 vota Arsim Ademi â 17,010 vota Liza Gashi â 16,700 vota Sylejman Meholli â 16,505 vota Fjolla Ujkani â 16,365 vota Fatmire Kollçaku â 16,344 vota Fitim Haziri â 16,195 vota Drita Pajaziti â 16,154 vota Valon Hoti â 16,034 vota Naim Bardiqi â 15,681 vota Salih Zyba â 15,664 vota Rozeta Hajdari â 15,583 vota Ilir KĂ«rçeli â 14,950 vota
Numërimi i votave pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ndërsa rezultatet përfundimtare do të konfirmohen pas përfshirjes së të gjitha votave, përfshirë ato me postë dhe nga diaspora./Telegrafi/
Viti 2025 ka qenë një nga vitet më të trazuara në botën e showbizit ndërkombëtar.
Ndërsa disa yje shijuan suksese dhe projekte të mëdha, shumë të tjerë u përballën me skandale serioze që vunë në pikëpyetje reputacionin, karrierën dhe jetën e tyre personale.
Nga akuza për ngacmime seksuale e deri te procese gjyqësore të bujshme, ky vit tregoi edhe një herë se fama shpesh shoqërohet me presion, polemika dhe pasoja të rënda.
Gjykatat, rrjetet sociale dhe mediat ndërkombëtare ishin skena kryesore ku u zhvilluan këto ngjarje, ndërsa publiku ndoqi çdo detaj me interes të madh. Shumë prej këtyre rasteve vazhdojnë të kenë ndikim edhe përtej vitit 2025, duke u shndërruar në çështje që pritet të marrin zgjidhje përfundimtare në vitet në vijim.
Më poshtë janë disa nga skandalet më të bujshme që shënuan vitin 2025 dhe që lanë gjurmë të forta në industrinë e argëtimit:
Blake Lively dhe Justin Baldoni
Blake Lively dhe Justin Baldoni
Një nga betejat ligjore më të përfolura të vitit ishte ajo mes Blake Lively dhe Justin Baldoni, ish-regjisor dhe bashkë-punëtor në filmin "It Ends With Us".
Blake e paditi Baldonin për ngacmim seksual duke kërkuar 161 milionë dollarë dëmshpërblim për dëme personale dhe financiare.
Në përgjigje, Baldoni paraqiti një kundërpadi prej 400 milionë dollarësh për shpifje dhe shantazh, por kjo u hodh poshtë nga gjykata.
Procesi kryesor për sjellje të papërshtatshme pritet të nisë në maj 2026, duke mbajtur ende të ndezur vëmendjen e mediave.
Diddy
P.Diddy
Reperi dhe biznesmeni i njohur u dënua me katër vjet e dy muaj burg federal për lidhje me prostitucion, pas një hetimi që fillimisht përfshinte akuza për trafikim seksual dhe organizim kriminal.
Gjatë qëndrimit në burgun federal 'Fort Dix', Diddy është angazhuar në programe rehabilitimi dhe ka organizuar edhe klasa për të burgosurit e tjerë.
Sipas zëdhënësit të tij, ai është i përkushtuar ndaj ndryshimit personal dhe disiplinës.
Coldplay 'Kiss Cam'
Skandali në koncertin e "Coldplay"
Një moment i sikletshëm gjatë një koncerti të "Coldplay" në Boston u shndërrua në një nga incidentet virale të vitit.
Një çift u kap duke u përqafuar në 'Kiss Cam', duke tentuar më pas të fshehë fytyrat.
U zbulua se bëhej fjalë për Andy Byron, drejtues i një kompanie dhe Kristin Cabot, shefe e burimeve njerëzore në të njëjtën kompani.
Skandali përfundoi me largimin e tyre nga puna dhe një reagim kreativ nga kompania, e cila përfshiu Gwyneth Paltrow në një reklamë promovuese.
Russell Brand
Russell Brand
Komediani u pĂ«rball me akuza tĂ« rĂ«nda pĂ«r pĂ«rdhunim dhe ngacmime seksuale qĂ« datojnĂ« nga vitet 1999â2005.
Akuzat përfshijnë incidente të shumta në Londër dhe në ambiente pune.
Brand i ka mohuar të gjitha pretendimet, ndërsa gjyqi i tij është planifikuar të zhvillohet në qershor 2026, duke mbetur një nga rastet më serioze që pritet të tronditin opinionin publik.
ASAP Rocky
ASAP Rocky
Reperi u shpall i pafajshëm për dy akuza për sulm me armë ndaj një miku të tij të mëparshëm, në një rast që daton nga viti 2021.
Gjatë procesit gjyqësor u argumentua se arma e përdorur ishte një replikë dhe se Rocky kishte vepruar në vetëmbrojtje.
Vendimi u shoqërua me emocione të forta, ku Rihanna shpërtheu në lot dhe reperi e përqafoi atë në sallën e gjyqit.
Sydney Sweeney
Sydney Sweeney
Aktorja shkaktoi polemika tĂ« mĂ«dha me fushatĂ«n reklamuese tĂ« American Eagle me sloganin âSydney Sweeney Has Great Jeansâ. Loja e fjalĂ«ve u interpretua nga disa si promovim i eugjenikĂ«s dhe supremacisĂ« sĂ« bardhĂ«.
Sweeney reagoi duke theksuar se reklama kishte të bënte vetëm me modën dhe stilin personal, duke shtuar se ajo qëndron kundër urrejtjes dhe ndarjes.
Jay-Z
Jay Z
Një padi civile që e akuzonte reperin për përdhunim të një 13-vjeçareje në vitin 2000 u hodh poshtë, duke i dhënë fund një prej akuzave më të rënda ndaj tij. Jay-Z e quajti padinë të pabazuar dhe theksoi rëndësinë e mbrojtjes së viktimave, por edhe të individëve që akuzohen pa prova.
Lily Allen dhe David Harbour
Lily Allen dhe David Harbour
Ndarja e çiftit u shndërrua në një skandal publik, pasi Lily Allen zbuloi tradhti të supozuara dhe e ktheu përvojën personale në art.
Albumi i saj "West End Girl" përmban rrëfime të drejtpërdrejta për dhimbjen, zhgënjimin dhe përjetimet emocionale pas prishjes së martesës.
"MasterChef"
John Torode dhe Gregg Wallace
Emisioni i famshëm i gatimit u përball me një krizë të thellë pasi dy prezantuesit kryesorë, John Torode dhe Gregg Wallace, u shkarkuan pas akuzave për gjuhë raciste, komente seksuale dhe sjellje të papërshtatshme ndaj pjesëmarrësve, duke tronditur publikun.
"Strictly Come Dancing"
Programi "Strictly Come Dancing"
Programi u përfshi në disa skandale serioze, përfshirë akuza për ngacmime seksuale, bullizëm dhe përdorim të drogës.
Situata kulmoi me dorëheqjen e dy prezantuesve kryesorë pas më shumë se dy dekadash në ekran dhe arrestimin e disa pjesëmarrësve për akuza të rënda.
Viti 2025 dëshmoi edhe një herë se fama dhe pasuria nuk garantojnë qetësi dhe stabilitet.
Skandalet e vitit të kaluar do të mbeten një pikë referimi për botën e showbizit dhe një kujtesë se çdo veprim, në sytë e publikut, ka pasoja. /Telegrafi/
Komandanti i Korpusit Vullnetar Rus, Denis Kapustin, rezulton të jetë gjallë, njofton inteligjenca e Ukrainës në një deklaratë të fundit.
Kapustin, i njohur për rolin aktiv në radhët e luftëtarëve opozitarë rusë, ishte raportuar më parë si objekt i një operacioni për likuidim nga shërbimet sekrete ruse.
Kyrylo Budanov, kreu i inteligjencës ukrainase, u shpreh se uron komandantin e Korpsit Vullnetar Rus dhe ekipin e tij të inteligjencës për suksesin e një mashtrimi të sofistikuar.
â (@)
Sipas raportimeve, ekipi ukrainas arriti tĂ« mashtrojĂ« shĂ«rbimet e sigurisĂ« ruse, duke i bĂ«rĂ« ato tĂ« paguanin 500 mijĂ« dollarĂ« pĂ«r njĂ« âeliminimâ tĂ« rremĂ« tĂ« Kapustinit.
Ky operacion jo vetëm që dërgon një mesazh të fuqishëm për aftësitë e inteligjencës ukrainase, por gjithashtu dobëson moralin dhe besueshmërinë e shërbimeve ruse.
Ekspertët e sigurisë vlerësojnë se ky incident tregon nivelin e lartë të aftësive të operacioneve të inteligjencës ukrainase dhe rëndësinë e përdorimit të strategjive të avancuara për të ndikuar mbi kundërshtarët.
Suksesi i kĂ«tij operacioni, i cili duket si njĂ« âluftĂ« psikologjikeâ, mund tĂ« ketĂ« pasoja afatgjata pĂ«r dinamiken e brendshme nĂ« radhĂ«t e forcave tĂ« RusisĂ«. /Telegrafi/
Manchester City nuk arriti të gjente rrugën e fitores ndaj Sunderlandit, në një ndeshje të luftuar dhe me raste, që u mbyll pa gola (0-0).
Skuadra e Pep Guardiolës dominoi posedimin dhe krijoi më shumë raste, por u ndal nga mungesa e konkretizimit.
Man City e nisi ndeshjen fuqishëm dhe arriti edhe të shënojë në minutën e 7-të me Bernardo Silvën, por goli u anulua për pozitë jashtë loje.
Gjatë pjesës së parë, kampionët në fuqi ushtruan presion të vazhdueshëm, me raste nga Haaland, Foden dhe Cherki, por portieri Robin Roefs ishte vendimtar për Sunderlandin, duke mbajtur portën e paprekur.
Nga ana tjetër, Sunderland nuk u mbyll plotësisht dhe pati momentet e veta. Brian Brobbey dhe Trai Hume testuan seriozisht Gianluigi Donnarummën, i cili reagoi në mënyrë spektakolare në disa raste, duke qenë një nga lojtarët më të mirë të Man Cityt në këtë ndeshje.
Në pjesën e dytë, Guardiola reagoi me ndryshime, por sërish mungoi finalizimi.
Sunderland rezistoi me disiplinë deri në fund, pavarësisht lodhjes, duke siguruar një barazim të madh përballë një kundërshtari të fortë. Ndeshja u mbyll pas katër minutash shtesë, pa ndryshim rezultati.
Në përfundim, një ndalesë zhgënjyese për Manchester City, që mbetet e dyta me 41 pikë, ndërsa Sunderland është i shtati me 33 pikë. /Telegrafi/