❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Limaj reagon pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« pasi s’e kaloi pragun: S’kemi arsye ta ulim kokĂ«n

Kryetari i NismĂ«s, Fatmir Limaj, ka falĂ«nderuar votuesit e tij pĂ«r mbĂ«shtetjen, duke theksuar se rruga qĂ« ka ndjekur ka qenĂ« “e drejtĂ«â€.

Sipas rezultateve aktuale, Nisma e Limajt nuk arriti tĂ« kalojĂ« pragun pĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e Parlamentit.

Limaj ka vlerĂ«suar garĂ«n si njĂ« proces tĂ« zhvilluar “nĂ« rrethana tĂ« veçanta dhe me njĂ« mobilizim tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m”, duke shtuar se viti i ardhshĂ«m do tĂ« sjellĂ« mĂ« shumĂ« punĂ« pĂ«r partinĂ« e tij.

“Çdo votĂ« Ă«shtĂ« amanet. Çdo pĂ«rkrahĂ«s Ă«shtĂ« forcĂ«. Kjo Ă«shtĂ« njĂ« etapĂ« qĂ« na obligon tĂ« jemi edhe mĂ« tĂ« pĂ«rgatitur. Ajo qĂ« kemi ndĂ«rtuar deri kĂ«tu nuk ndalet, por forcohet”, ka deklaruar Limaj.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Kosovës, miq, përkrahës dhe bashkëudhëtarë të kësaj rruge,

Në këtë fundvit, ju falënderoj nga zemra për çdo votë, për çdo mbështetje dhe për çdo rreshtim të ndershëm në këtë rrugë që e bëmë bashkë.

Kjo nuk ka qenë një rrugë e lehtë.

Por ka qenë e drejtë.

Dhe ajo që ka më shumë vlerë se çdo rezultat është fakti se kemi qëndruar drejt, me kokën lart dhe me besim në atë që përfaqësojmë.

Kjo garë u zhvillua në rrethana të veçanta dhe me një mobilizim të jashtëzakonshëm.

Por përtej çdo shifre, ajo që mbetet është mbështetja juaj dhe bindja jonë se kjo rrugë ka kuptim dhe vazhdimësi.

Teksa mbyllim një vit të vështirë dhe hyjmë në një vit të ri, dua ta them qartë: viti që vjen na pret me punë, me organizim dhe me përgjegjësi edhe më të madhe.

Na pret me përkushtim dhe me ecje të sigurt drejt qëllimeve tona.

Ne mbetemi të bindur se Kosova ecën përpara vetëm me bashkim, me pjekuri dhe me një vizion të qartë për të ardhmen.

Prandaj, nuk kemi asnjë arsye të ulim kokën.

Çdo votĂ« Ă«shtĂ« amanet.

Çdo pĂ«rkrahĂ«s Ă«shtĂ« forcĂ«.

Kjo është një etapë që na obligon të jemi edhe më të përgatitur.

Ajo që kemi ndërtuar deri këtu nuk ndalet, por forcohet.

Ju uroj shëndet, paqe dhe mbarësi në familjet tuaja.

Ju uroj një Vit të Ri me shpresë, energji të re dhe besim në Kosovën tonë.

Ne vazhdojmë. Bashkë.

Me vendosmëri!

Gëzuar Vitin e Ri!

F.L

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Limaj reagon pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« pasi s’e kaloi pragun: S’kemi arsye ta ulim kokĂ«n appeared first on Sinjali.

Vetaksident në Pejë, lëndohet një person

NjĂ« vetaksident ka ndodhur mĂ«ngjesin e sotĂ«m nĂ« rrugĂ«n “Agim Binak Qelaj” nĂ« PejĂ«.

Si pasojë, një person ka mbetur i lënduar.

“Si pasojĂ« e kĂ«tij vetaksidenti njĂ« person ka pĂ«suar lĂ«ndime trupore, i njĂ«jti Ă«shtĂ« dĂ«rguar nĂ« spitalin rajonal nĂ« PejĂ«, pĂ«r tretman mjekĂ«sor”, bĂ«ri tĂ« ditur, Driton Rugova, zĂ«dhĂ«nĂ«s i PolicisĂ« pĂ«r rajonin e PejĂ«s.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vetaksident në Pejë, lëndohet një person appeared first on Sinjali.

Dhunë në familje në Obiliq: Bashkëshorti arrestohet pas kërcënimeve me mesazhe, ndalohet për 48 orë

Numri i rasteve tĂ« dhunĂ«s nĂ« familje nĂ« vendin tonĂ« ka marrĂ« pĂ«rmasa shqetĂ«suese. Çdo ditĂ« raportohen ngjarje tĂ« tilla ku viktima zakonisht janĂ« gratĂ« dhe vajzat qĂ« pĂ«rjetojnĂ« dhunĂ« psikike e fizike kryesisht nga bashkĂ«shortĂ«t e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i rëndë i tillë është raportuar në Obiliq, ku një grua ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, A.T., pas një mosmarrëveshjeje verbale.

Sipas informacioneve, ngjarja kishte ndodhur mĂ« 28 dhjetor 2025, rreth orĂ«s 15:35, nĂ« rrugĂ«n “LajthishtĂ«â€ nĂ« Obiliq. Viktima, S.T., kishte kĂ«rkuar ndihmĂ« mjekĂ«sore nĂ« QMF-Obiliq, ndĂ«rsa rasti Ă«shtĂ« raportuar zyrtarisht nĂ« Polici mĂ« 29 dhjetor.

Pas intervistimit të palëve, fillimisht rasti ishte proceduar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima, së bashku me tre fëmijët e saj, ishte larguar nga banesa dhe ishte strehuar tek prindërit e saj në Gjilan.

Mirëpo, rasti ka marrë kthesë tjetër një ditë më vonë.

MĂ« 30 dhjetor 2025, viktima ka raportuar sĂ«rish nĂ« Stacionin Policor nĂ« Gjilan, duke deklaruar se bashkĂ«shorti i saj kishte vazhduar t’i dĂ«rgonte mesazhe shqetĂ«suese dhe kĂ«rcĂ«nuese, pavarĂ«sisht se rasti tashmĂ« ishte nĂ« trajtim nga Policia.

Pas kësaj, i dyshuari është intervistuar përsëri në prani të avokatit mbrojtës dhe, me vendim të Prokurorit kujdestar, është ndaluar për 48 orë. Ai është dërguar në Qendrën e Mbajtjes në SP Lipjan.

Rasti po trajtohet si “DhunĂ« nĂ« familje”, ndĂ«rsa hetimet janĂ« nĂ« vazhdim.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dhunë në familje në Obiliq: Bashkëshorti arrestohet pas kërcënimeve me mesazhe, ndalohet për 48 orë appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Babai sulmon djalin dhe i kanoset me armë në Shtime, arrestohet për 48 orë

Numri i rasteve tĂ« dhunĂ«s nĂ« familje ka marrĂ« pĂ«rmasa shqetĂ«suese nĂ« vendin tonĂ«. Çdo ditĂ« raportohen raste tĂ« ndryshme, ku pĂ«rfshihen burra e gra, prindĂ«rit e fĂ«mijĂ«t. KĂ«shtu ndodhi pasditen e sĂ« martĂ«s nĂ« fshatin PetrovĂ« tĂ« Shtimes, ku njĂ« konflikt mes babait dhe djalit ka pĂ«rfunduar me lĂ«ndime trupore dhe sekuestrim arme.

Ngjarja ka ndodhur dje, rreth orës 15:30, kur viktima, B.K., është paraqitur në Stacionin Policor në Shtime duke deklaruar se ishte sulmuar dhe kanosur nga babai i tij, T.K. Sipas deklarimit, i dyshuari kishte përdorur dhunë fizike dhe kërcënime, duke shkaktuar lëndime të lehta trupore ndaj djalit.

Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa rasti është trajtuar në prani të punëtorit të Qendrës për Punë Sociale. Pas kësaj, njësia e hetimeve ka kontaktuar të dyshuarin, nga i cili është konfiskuar një pushkë gjuetie me katër fishekë.

I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor Shtime dhe është intervistuar, ndërsa me vendim të Prokurorit Kujdestar të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, S.T., ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Rasti Ă«shtĂ« iniciuar pĂ«r veprat penale “LĂ«ndim i lehtĂ« trupor” dhe “Mbajtje nĂ« pronĂ«si, kontroll ose posedim tĂ« paautorizuar tĂ« armĂ«ve”, ndĂ«rsa hetimet po vazhdojnĂ« nga Sektori i Hetimeve nĂ« Shtime.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Babai sulmon djalin dhe i kanoset me armë në Shtime, arrestohet për 48 orë appeared first on Sinjali.

Dhunë në familje në Malishevë: Burri dyshohet se e rrahu dhe e rrëzoi bashkëshorten në dysheme, përfundon në ndalim 48-orësh

Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar sot në Malishevë, ku një grua ka përfunduar me lëndime trupore pas sulmit të dyshuar nga bashkëshorti i saj.

Ngjarja ka ndodhur mĂ« 30 dhjetor 2025, rreth orĂ«s 11:00, nĂ« rrugĂ«n “Mulla Sejdia”, nĂ« lagjen Pallanka–Dragobil. Sipas burimeve tĂ« sigurta, D.P., ka raportuar nĂ« polici se bashkĂ«shorti i saj, G.P., nĂ« vazhdimĂ«si ushtron dhunĂ« fizike dhe psikike ndaj saj.

Sipas deklarimit të viktimës, i dyshuari e ka goditur dhe shtyrë, duke e rrëzuar në dysheme dhe duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima posedon edhe raport mjekësor që dëshmon lëndimet e marra.

MenjĂ«herĂ« pas raportimit, njĂ«sitet policore nga Stacioni Policor MalishevĂ«, pĂ«rfshirĂ« zyrtarĂ«t pĂ«r dhunĂ« nĂ« familje, kanĂ« dalĂ« nĂ« vendin e ngjarjes. JanĂ« marrĂ« deklaratat e palĂ«ve dhe, nĂ« konsultim me Prokurorin kujdestar, rasti Ă«shtĂ« iniciuar si “DhunĂ« nĂ« familje”.

Policia ka kryer edhe kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, por nuk ka gjetur asgjë të kundërligjshme. Me vendim të Prokurorit, G.P., është ndaluar për 48 orë, ndërsa viktima, me pëlqimin e saj, është dërguar së bashku me fëmijët në shtëpi të sigurt.

Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dhunë në familje në Malishevë: Burri dyshohet se e rrahu dhe e rrëzoi bashkëshorten në dysheme, përfundon në ndalim 48-orësh appeared first on Sinjali.

Ekskluzive | Ky është personi që u gjet pa shenja jete në bjeshkën e Restelicës

Një ngjarje e rëndë është shënuar dje në bjeshkët e fshatit Restelicë, ku një burrë është gjetur pa shenja jete teksa ruante bagëtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Burime nga terreni bëjnë të ditur se rreth orës 16:40 është pranuar informacion se Rahim Severi, rreth 70-vjeçar, ishte gjetur i pajetë nga vëllai i tij, S.S., në zonën malore të fshatit Restelicë.

Sipas deklarimeve fillestare, viktima ishte gjetur i shtrirë pranë një zjarri ku dyshohet se ishte duke u ngrohur. Pas konstatimit të gjendjes pa shenja jete, familjarët janë njoftuar dhe trupi i pajetë është bartur në shtëpinë e familjes.

NĂ« vend kanĂ« dalĂ« njĂ«sitĂ« policore, hetuesia, forenzika si dhe mjeku kujdestar, i cili ka konstatuar vdekjen. Pas veprimeve tĂ« para hetimore, Prokurori i Shtetit ka urdhĂ«ruar qĂ« rasti tĂ« iniciohet si “Hetim i vdekjes”, ndĂ«rsa trupi i pajetĂ« i viktimĂ«s Ă«shtĂ« dĂ«rguar nĂ« Institutin e MjekĂ«sisĂ« Ligjore pĂ«r obduksion.

Rrethanat e sakta tĂ« vdekjes mbeten ende tĂ« paqarta, ndĂ«rsa hetimet po vazhdojnĂ«. Gazeta Sinjali do t’ju mbajĂ« tĂ« informuar pĂ«r çdo zhvillim tĂ« ri lidhur me kĂ«tĂ« rast.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Ky është personi që u gjet pa shenja jete në bjeshkën e Restelicës appeared first on Sinjali.

AMG, targa zvicerane dhe TT pa leje: Arrestim në mes të Gjilanit

NjĂ« veturĂ« luksoze, targa zvicerane dhe njĂ« armĂ« pa leje – kĂ«to janĂ« elementet e njĂ« rasti qĂ« ka pĂ«rfunduar me ndĂ«rhyrje policore nĂ« Gjilan, mĂ«son Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur mbrĂ«mjen e djeshme, rreth orĂ«s 21:55, nĂ« rrugĂ«n “Avdulla Tahiri”, ku njĂ«siti patrullues i PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s ka ndaluar njĂ« Mercedes-Benz AMG G63 me targa zvicerane, tĂ« cilin po e drejtonte Mirsan Ajeti, rreth 26-vjeçar.

Gjatë kontrollit të përkohshëm për siguri, zyrtarët policorë kanë gjetur në automjet një pistoletë TT, kalibër 7.62 mm, modeli M57, së bashku me pesë fishekë, të cilat i dyshuari i posedonte pa leje.

Arma Ă«shtĂ« sekuestruar dhe do t’i nĂ«nshtrohet ekzaminimit balistik, ndĂ«rsa lidhur me rastin Ă«shtĂ« njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhĂ«ruar qĂ« procedura tĂ« vazhdojĂ« nĂ« rrugĂ« tĂ« rregullt.

Rasti Ă«shtĂ« iniciuar pĂ«r veprĂ«n penale “Mbajtje nĂ« pronĂ«si, kontroll ose posedim tĂ« paautorizuar tĂ« armĂ«ve”, ndĂ«rsa hetimet janĂ« nĂ« vazhdim.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post AMG, targa zvicerane dhe TT pa leje: Arrestim në mes të Gjilanit appeared first on Sinjali.

Kanosje dhe dhunĂ« psikike nĂ« familje nĂ« PejĂ« – burri dyshohet se po e kĂ«rcĂ«non bashkĂ«shorten prej javĂ«sh

NjĂ« rast i kanosjes dhe dhunĂ«s nĂ« familje Ă«shtĂ« raportuar mĂ« 30.12.2025 rreth orĂ«s 16:30 nĂ« rrugĂ«n “Xhevdet Hoti” nĂ« PejĂ«.

Sipas informatave, ankuesja Z.D., rreth 56-vjeçare është paraqitur në stacion policor duke deklaruar se para rreth tri javësh kishte pasur një mosmarrëveshje verbale me bashkëshortin e saj, M.Sh., rreth 60-vjeçar, i cili dyshohet se e kishte ofenduar me fjalë fyese.

Që nga ajo kohë, ankuesja ka deklaruar se po qëndron tek vëllai i saj.

Tutje, ajo ka raportuar se gjatë këtyre tri javëve, i dyshuari e ka telefonuar vazhdimisht, duke e ofenduar dhe kërcënuar atë dhe vëllain e saj, duke ushtruar dhunë psikike.

I dyshuari është ftuar dhe intervistuar nga njësiti i hetimeve për dhunë në familje, ku ka mohuar pretendimet, duke deklaruar se nuk i është drejtuar bashkëshortes me fjalë ofenduese dhe se nuk ka pasur probleme me vëllain e saj.

Ai ka shtuar se është i gatshëm të presë zgjidhjen e çështjes në gjykatë.

Lidhur me rastin Ă«shtĂ« njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka udhĂ«zuar qĂ« rasti tĂ« iniciohet si “Kanosje” nĂ« kuadĂ«r tĂ« veprĂ«s penale “Dhuna nĂ« familje”. Hetimet pĂ«r rastin janĂ« duke vazhduar.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kanosje dhe dhunĂ« psikike nĂ« familje nĂ« PejĂ« – burri dyshohet se po e kĂ«rcĂ«non bashkĂ«shorten prej javĂ«sh appeared first on Sinjali.

Spalletti drejt rinovimit afatgjatë me klubin bardhezi

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, aktualisht ka kontratë deri në fund të sezonit, me mundësi zgjatjeje automatike në rast të kualifikimit në Ligën e Kampionëve. Megjithatë, klubi bardhezi po shqyrton mundësinë për të siguruar një marrëveshje të re afatgjatë më herët.

Pas vetĂ«m dy muajsh nĂ«n drejtimin e Spallettit, te Juventusi janĂ« vĂ«rejtur ndryshime tĂ« dukshme – madje mĂ« tĂ« mĂ«dha sesa pritej. Qendra e transformimit ka qenĂ« e qartĂ«: vetĂ«besimi dhe rezultatet, dy faktorĂ« qĂ« kanĂ« rritur besimin e skuadrĂ«s dhe kanĂ« forcuar ambiciet pĂ«r tĂ« ardhmen.

Pakti fillestar 8-mujor pritet së shpejti të zëvendësohet me një akord të ri, i cili do ta mbante trajnerin toskan në Torino deri në qershor të vitit 2028. Juventusi ka nevojë, më shumë se kurrë në historinë e tij të fundit, për një drejtim të qëndrueshëm, ekspert, autoritar dhe të besueshëm.

Spalletti është integruar menjëherë në realitetin bardhezi, duke kuptuar se çdo detaj brenda klubit punon në funksion të tij. Rinovimi i kontratës shihet si i sigurt nëse arrihet objektivi i Ligës së Kampionëve për sezonin e ardhshëm, edhe pse sfidat nuk mungojnë. Trajneri ka treguar aftësinë për të përballuar presionin dhe vështirësitë.

Empatia në Continassa është totale, mes trajnerit, skuadrës dhe drejtuesve. Personaliteti i fortë dhe e kaluara e suksesshme e ish-trajnerit të Italisë e kanë vendosur atë në qendër të projektit sportiv të Juventusit, duke krijuar kushtet ideale për një marrëveshje të re, shumë përpara skadimit të kontratës së firmosur në fund të tetorit.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Spalletti drejt rinovimit afatgjatë me klubin bardhezi appeared first on Sinjali.

Tension nĂ« Karaibe, cisterna e sanksionuar pĂ«rpiqet t’i shpĂ«tojĂ« SHBA-ve

E ndjekur nga Roja Bregdetare amerikane nĂ« Karaibe, cisterna e naftĂ«s Bella 1, e sanksionuar nga Washingtoni, ka ndĂ«rmarrĂ« njĂ« veprim tĂ« pazakontĂ« nĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r t’iu shmangur ndalimit: ka pikturuar nĂ« anijen e saj flamurin rus, duke pretenduar mbrojtjen e MoskĂ«s, mĂ« pas ka ndryshuar kurs dhe ka fikur sistemet e radarit.

Lajmi është bërë i ditur nga New York Times, sipas të cilit autoritetet amerikane kishin rreth një javë që përpiqeshin të interceptonin anijen, e nisur nga Irani dhe me destinacion Venezuelën për furnizim me naftë.

Ky episod i shtohet përshkallëzimit të tensioneve mes Shteteve të Bashkuara dhe Venezuelës, të cilat në orët e fundit janë shoqëruar me zhvillime të tjera domethënëse.

Sipas mediave amerikane, Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) ka kryer sulmin e parë tokësor ndaj objektivave në Venezuelë, me shumë gjasa më 24 dhjetor, duke goditur mjete lundruese të ankoruara në një mol. Nga sulmi nuk janë raportuar viktima. Konfirmimi vjen pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kishte refuzuar të tregonte se kush qëndronte pas operacionit, për të cilin kishte folur më 26 dhjetor në një intervistë radiofonike.

Dy ditĂ« mĂ« vonĂ«, duke iu pĂ«rgjigjur pyetjeve tĂ« gazetarĂ«ve nĂ« rezidencĂ«n e tij nĂ« Mar-a-Lago, Florida, Trump pĂ«rmendi njĂ« “shpĂ«rthim tĂ« madh nĂ« zonĂ«n e molit” dhe pĂ«rmendi bandĂ«n kriminale Tren de Aragua, pa dhĂ«nĂ« detaje tĂ« mĂ«tejshme.

Në të njëjtën kohë, ka dalë ajo që konsiderohet prova e parë e pavarur e sulmeve ajrore të kryera nga Pentagoni kundër trafikut të drogës në Karaibe. Këtë herë nuk bëhet fjalë për pamje nga dronët ushtarakë, por për një video të regjistruar me telefon celular. Më 6 nëntor, në gadishullin e Guajiras në Kolumbi, një banore e zonës filmoi tym të dendur që ngrihej në horizont pas një shpërthimi të dëgjuar në distancë. Dy ditë më vonë, në të njëjtën zonë u gjet një mjet lundrues i dëmtuar rëndë, brenda të cilit ndodheshin trupa të pajetë dhe gjurmë që lidhen me trafik droge.

Sipas New York Times, ky zbulim përbën provën e parë fizike të fushatës amerikane kundër narkotrafikut, e cila gjatë më shumë se tre muajve ka çuar në shkatërrimin e rreth 30 mjeteve lundruese në Karaibe dhe në Paqësorin Lindor, si dhe në vdekjen e mbi 100 personave.

Presidenti Trump ka akuzuar presidentin venezuelian Nicolås Maduro se qëndron pas rrjeteve të trafikut të drogës. Nga ana e tij, Maduro ka deklaruar në Telegram se forcat venezueliane kanë shkatërruar nëntë avionë të trafikut të drogës në shtetin Amazonas, pranë kufirit me Brazilin, si një sfidë e drejtpërdrejtë ndaj Uashingtonit. Edhe pse për këtë operacion nuk ka pamje të pavarura, për të paktën një sulm amerikan tashmë ekziston dokumentim vizual.

Pamjet e regjistruara në Guajira përkojnë me deklaratën e bërë po atë ditë nga sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, i cili në rrjetin X njoftoi për një operacion kundër trafikantëve të drogës në ujëra ndërkombëtare, duke thënë se tre persona kishin humbur jetën. Sipas Times, sulmi ka ndodhur në Gjirin e Venezuelës, një zonë ku Kolumbia dhe Venezuela kanë prej kohësh mosmarrëveshje për kufirin detar. Mjeti lundrues mund të ketë qenë kolumbian dhe jo domosdoshmërisht i lidhur me Tren de Aragua.

Presidenti i KolumbisĂ«, Gustavo Petro, shkroi nĂ« X se SHBA-tĂ« kishin bombarduar njĂ« strukturĂ« nĂ« Marakaibo, e cila dyshohet se pĂ«rdorej pĂ«r pĂ«rpunimin e lĂ«ndĂ«ve narkotike. Ai sugjeroi se objekti mund tĂ« ketĂ« qenĂ« i lidhur me UshtrinĂ« Çlirimtare KombĂ«tare (ELN), njĂ« grup gueril kolumbian qĂ« ka ndikim nĂ« rajonin e Katatumbo-s, pranĂ« kufirit me VenezuelĂ«n.

Sinjali – aty ku e vĂ«rteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tension nĂ« Karaibe, cisterna e sanksionuar pĂ«rpiqet t’i shpĂ«tojĂ« SHBA-ve appeared first on Sinjali.

Arrestohet i dyshuari që kishte vjedhur mjete pune në vlerë rreth 6 mijë euro, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë



Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se ka vjedhur mjete pune në vlerë rreth 6 mijë euro.

Rasti ka ndodhur nĂ« rrugĂ«n “Kongresi i Manastirit” nĂ« PrishtinĂ«, mĂ« 28 dhjetor nĂ« ora 06:00.

“Pas hetimeve Ă«shtĂ« arrit tĂ« identifikohet dhe tĂ« arrestohet i dyshuari mashkull kosovar, pasi qĂ« ditĂ« mĂ« parĂ« kishte depĂ«rtuar me forcĂ« nĂ« shtĂ«pinĂ« e viktimĂ«s dhe kishte vjedhur mjete pune me vlerĂ« rreth 6.000 euro”, thuhet nĂ« raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Tri klube të mëdha angleze mund ta transferojnë Alexander-Arnoldin në vitit 2026, Liverpooli nuk është në listë



Mbrojtësi i djathtë i Real Madridit, Trent Alexander-Arnold mund të rikthehet në Ligën Premier më shpejt sesa që ishte menduar, por jo te Liverpooli.

Sipas mediumit të afërt me klubin mbretëror, DefensaCentral, Alexander-Arnold, mund të largohet nga Los Blancos në afatin kalimtar të verës 2026.

Anglezi 27-vjeçar nuk është ambientuar ende plotësisht në klubin e tij të ri, kështu që e ardhmja e tij mbetet e pasigurt.

Manchester City, Manchester United dhe Newcastle United thuhet se mund të ofrojnë deri në 40 milionë euro për të blerë Trentin në verën e vitit 2026.

Nga ana e tij, Alexander-Arnold nuk dëshiron të largohet nga Real Madridi dhe klubi nuk është ende gati të shqyrtojë ofertat në tavolinë.

Të gjithë në ekip besojnë te Alexander-Arnold dhe mendojnë se ai duhet të luajë më shumë ndeshje për t'u përshtatur me klubin e tij të ri.

Mbrojtësi iu bashkua Real Madridit në verën e vitit 2025 si lojtar i lirë. Këtë sezon, ai ka dhënë një asistim në 11 ndeshje në nivel klubesh. /Telegrafi/

Hetohet rasti i vdekjes së një personi në Restelicë



Një person është gjetur pa shenja jete pasditen e së martës në fshatin Restelicë të komunës së Dragashit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 30 dhjetor 2025 rreth orës 14:00, ndërsa viktima është identifikuar si mashkull kosovar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, si dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të sqarimit të rrethanave dhe shkakut të vdekjes.

Rasti Ă«shtĂ« iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndĂ«rsa hetimet janĂ« nĂ« vazhdim. /Telegrafi/

Mamdani bëhet kryebashkiaku i parë mysliman i Nju Jorkut në mesnatë



Zohran Mamdani bëhet kryebashkiaku i parë mysliman i qytetit më të madh të Amerikës në mesnatë, dhe optimizmi rinor i platformës së tij demokratike-socialiste do të vihet në provë sapo ai të marrë detyrën, i shoqëruar nga pritshmëri të mëdha.

Ekipi i demokratëve po planifikon dy ceremoni të veçanta betimi të enjten - një të vogël, private me familjen e tij në një stacion të vjetër metroje rreth mesnatës, e ndjekur nga një ngjarje e madhe në pasdite që do të përfshijë një festë publike në bllok jashtë Bashkisë.

Meqenëse mandati i një kryetari të ri bashkie fillon menjëherë me vitin e ri, ka qenë zakon që udhëheqësit e ardhshëm të qytetit të mbajnë dy ngjarje.

Kryetari i bashkisë në largim, Eric Adams, mbajti betimin e tij të parë në Times Square menjëherë pas hedhjes së famshme të topit, ndërsa paraardhësi i Adams, Bill de Blasio, bëri betimin e tij të parë në shtëpi në Brooklyn.

Nga ana e tij, Mamdani do të bëjë betimin e tij të parë në ish-stacionin e metrosë së Bashkisë në Manhattan - një nga ndalesat origjinale të qytetit në sistemin e tij të transportit nëntokësor, i njohur për harqet e tij me pllaka dhe tavanet e harkuara.

Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James, një aleate politike dhe armike e shquar e presidentit Donald Trump, do të administrojë betimin e detyrës.

Ndalesa e vjetër e Bashkisë së Qytetit u projektua si stacioni kryesor i linjës së parë të metrosë së qytetit, por u çmontua në vitin 1945. Këto ditë, përveç tureve historike me guidë të rastit, vendasit zakonisht mund ta shohin atë vetëm duke qëndruar në trenin 6 pas ndalesës së tij të fundit në qendër të qytetit, kur ai kthehet për në veri.

Në një deklaratë, zyra e Mamdanit tha se zgjedhja për t'u betuar në stacion pasqyronte "angazhimin e tij ndaj njerëzve që punojnë dhe e mbajnë qytetin tonë në funksion çdo ditë".

"Kur stacioni i vjetër i bashkisë së qytetit u hap për herë të parë në vitin 1904 - një nga 28 stacionet origjinale të metrosë së Nju Jorkut - ishte një monument fizik për një qytet që guxoi të ishte i bukur dhe të ndërtonte gjëra të mëdha që do të transformonin jetën e njerëzve që punojnë", tha Mamdani.

“Kjo ambicie nuk duhet tĂ« jetĂ« njĂ« kujtim i kufizuar vetĂ«m nĂ« tĂ« kaluarĂ«n tonĂ«, as nuk duhet tĂ« izolohet vetĂ«m nĂ« tunelet poshtĂ« BashkisĂ«: do tĂ« jetĂ« qĂ«llimi i administratĂ«s qĂ« ka fatin t'u shĂ«rbejĂ« njujorkezĂ«ve nga ndĂ«rtesa sipĂ«r”, shtoi ai.

Të enjten pasdite, Mamdani do të betohet përsëri, këtë herë nga senatori amerikan Bernie Sanders, një nga heronjtë e tij politikë, në shkallët e Bashkisë në një ceremoni të planifikuar të fillojë në orën 13:00. Përfaqësuesja amerikane Alexandria Ocasio-Cortez, një tjetër aleate politike, do të mbajë fjalimet hapëse.

Tranzicioni i Mamdanit formoi njĂ« komitet inaugurues qĂ« pĂ«rfshin aktorin John Turturro, dramaturgun Cole Escola dhe shkrimtarin Colson Whitehead, si dhe avokatĂ«, pronarĂ« tĂ« bizneseve tĂ« vogla dhe punonjĂ«s tĂ« fushatave, tĂ« cilĂ«t zyra e kryetarit tĂ« ardhshĂ«m tĂ« bashkisĂ« thotĂ« se kanĂ« “ofruar perspektivĂ«, udhĂ«zime dhe ndjeshmĂ«ri kulturore” pĂ«r ceremoninĂ«.

Betimi publik do të shoqërohet nga një festë në bllok përgjatë një pjese të Broadway që të çon në bashki. Zyra e Mamdanit pret që mijëra njerëz të marrin pjesë dhe thotë se do të ketë shfaqje, muzikë dhe elementë ndërfetarë. /Telegrafi/

Ndërron jetë aktori Isiah Whitlock Jr.



Isiah Whitlock Jr., aktori më i njohur për rolin e tij si Clay Davis në serialin "The Wire" dhe për bashkëpunimet e tij të shpeshta me regjisorin Spike Lee, ka ndërruar jetë.

Ai ishte 71 vjeçar.Vdekja e aktorit u konfirmua nga menaxheri i tij Brian Liebman, i cili e njoftoi lajmin në Instagram.

I njëjti shpjegoi për mediat se aktori ndërroi jetë në paqe në New York pas një sëmundjeje të shkurtër.

"Ai ishte i dashur nga të gjithë ata që patën kënaqësinë të punonin me të ose ta njihnin. Do të na mungojë shumë", tha tutje.

"Kujtimi i tij qoftë përgjithmonë një bekim. Zemrat tona janë të thyera. Do të na mungojë shumë".

- YouTube www.youtube.com

Whitlock Jr. lindi në South Bend dhe e filloi karrierën si aktor në San Francisko. Ai mori rolin e tij të parë të shquar në vitin 1987 në serialin "Cagney & Lacey".

Gjatë gati katër dekadave, ai është shfaqur në seriale të shumta, duke përfshirë "Law & Order", "Veep", "Your Honor" dhe së fundmi në serialin e Netflix "The Residence". /Telegrafi/

Isiah Whitlock Jr.

Mickoski: Reformat që kemi filluar kërkojnë kohë



Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski në fjalimin e tij të Vitit të Ri drejtuar qytetarëve, tha se viti 2025 nuk ishte një vit i lehtë, por një vit me sfida serioze dhe, siç thotë ai, një vit në të cilin shteti duhej të qëndronte së pari në këmbë.

Sipas Kryeministrit, pas një periudhe të gjatë paqëndrueshmërie, pasigurie dhe institucionesh të tronditura, siç thotë ai, ishte e nevojshme të stabilizohej dhe konsolidohej.

"Ky ishte një kusht pa të cilin ishte e pamundur të ecnim përpara. Reformat që kemi nisur nuk janë kozmetike. Ato janë të thella dhe thelbësore. Reforma të tilla kërkojnë kohë, por janë një parakusht për një shtet funksional dhe një shoqëri të shëndetshme.

Jemi të vetëdijshëm se për qytetarët gjëja më e rëndësishme është se si ndihen në jetën e përditshme. Me të drejtë mund të them se viti 2026 do të jetë një vit lëvizjeje dhe një vit transformimi! Një vit rritjeje, me zbatimin e projekteve të rëndësishme infrastrukturore. Një vit forcimi ekonomik, me investime të reja, mbështetje për ekonominë dhe hapjen e mundësive për punë dhe zhvillim. Një vit transformimi total të Maqedonisë", theksoi Mickoski.

Kryeministri theksoi se ekziston një detyrim për të dhënë rezultate dhe për të justifikuar besimin e qytetarëve.

"Ju uroj të gjithëve shëndet, paqe dhe forcë! Le të hyjmë në vitin 2026 me besimin se puna e palodhur do të shpërblehet dhe se po e çojmë Maqedoninë në drejtimin e duhur. Gëzuar Vitin e Ri", tha Mickoski, ndër të tjera, në fjalimin e tij./Telegrafi/


Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë të mbajtur të burgosur që nga korriku



Tajlanda ka liruar 18 ushtarë kamboxhianë që u kapën në korrik gjatë përleshjeve vdekjeprurëse kufitare, si pjesë e një armëpushimi që të dy vendet ranë dakord të shtunën.

Dorëzimi u vonua me një ditë për shkak të shqetësimeve tajlandeze për shkelje të dyshuara të armëpushimit, por u bë pas presionit të vazhdueshëm diplomatik kinez për të siguruar që marrëveshja të zbatohet, transmeton Telegrafi.

Tensionet e nxehta përgjatë kufirit Tajlandë-Kamboxhia shpërthyen në fillim të këtij muaji dhe vazhduan për javë të tëra, duke detyruar gati një milion njerëz të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Marrëveshja e së shtunës kishte parë të dyja palët të bien dakord të ngrinin vijat e frontit aty ku janë tani, të ndalonin përforcimet dhe të lejonin civilët që jetonin në zonat kufitare të ktheheshin sa më shpejt të ishte e mundur.

18 ushtarët kamboxhianë, të veshur me rroba civile, u përshëndetën nga dashamirës ndërsa u shoqëruan në një pikë kontrolli kufitar dhe iu dorëzuan autoriteteve kamboxhiane.

Robëria e tyre që nga korriku - gjatë një raundi të mëparshëm përleshjesh vdekjeprurëse - ka ndezur ndjenjat nacionaliste në Kamboxhia, lirimi i tyre është një nga kërkesat kryesore të qeverisë së saj në bisedimet e armëpushimit me Tajlandën.

Të mërkurën, ministria e Jashtme e Tajlandës tha se lirimi i ushtarëve ishte një "demonstrim i vullnetit të mirë", dhe se shpreson që Kamboxhia do ta "shpërblejë këtë vullnet të mirë përmes veprimeve të saj konkrete".

Kamboxhia konfirmoi kthimin e trupave të saj, me ministrinë e saj të mbrojtjes që tha se "mbetet shpresëplotë" se kjo do të ndihmojë në ndërtimin e "besimit dhe sigurisë së ndërsjellë".

Një nga kushtet e armëpushimit ishte që 18 ushtarët duhej të dorëzoheshin brenda 72 orëve - deri në mesditën sipas orës lokale të së martës.

Por kjo u vonua pasi Bangkoku akuzoi Phnom Penh për shkelje të armëpushimit, duke fluturuar më shumë se 250 mjete ajrore pa pilot në Tajlandë të dielën.

Pavarësisht ankesave të Tajlandës, armëpushimi i fundit duket se po zbatohet deri më tani.

Mosmarrëveshja për kufirin daton më shumë se një shekull më parë, por tensioni u rrit në fillim të këtij viti pasi një grup grash kamboxhiane kënduan këngë patriotike në një tempull të diskutueshëm.

Një ushtar kamboxhian u vra në një përleshje në maj. Pastaj në korrik, pesë ditë luftimesh intensive përgjatë kufirit lanë dhjetëra ushtarë dhe civilë të vdekur. Mijëra civilë të tjerë u zhvendosën.

Të dy vendet ranë dakord për një armëpushim të brishtë në korrik dhe e nënshkruan atë në tetor, të ndërmjetësuar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Por armëpushimi u prish kur shpërthyen tensione të reja në fillim të këtij muaji, me të dyja palët që akuzonin njëra-tjetrën për prishjen e tij. /Telegrafi/

Numërohen mbi 70 për qind e votave, top pesë kandidatët më të votuar për deputetë



Komisioni Qendror Zgjedhor po vazhdon numërimin e votave për kandidatët për deputetë, ku janë numëruar mbi 70 për qind e kutive.

KQZ ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se edhe sot (31/12/2025) do tĂ« numĂ«rojnĂ« votat deri nĂ« ora 12:00, pĂ«r ta ndĂ«rprerĂ« kĂ«tĂ« proces shkaku i ndĂ«rrimit tĂ« viteve, pĂ«r t’u rikthyer mĂ« 1 janar nga ora 16:00.

Andaj, ky proces pritet që të përfundojë deri ditën e nesërme, për të vazhduar më pas me votat nga diaspora, ato me kusht dhe me asistencë.

Por, cilët janë kandidatë më të votuar nga secila parti.

Telegrafi ua sjell pesë kandidatët më të votuar nga secila prej partive më të mëdha në vend.

Lëvizja Vetëvendosje:

Partia Demokratike e Kosovës:

Lidhja Demokratike e Kosovës:

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës:

Pastroni sipërfaqet e qelqit pa njolla me këtë përbërës kuzhine



Nëse doni të pastroni sipërfaqet e qelqit shpejt dhe lehtë, nuk keni pse të përdorni produkte të shtrenjta dhe kimikate të ashpra.

NjĂ« nga truket mĂ« tĂ« thjeshta qĂ« sjell rezultate tĂ« shkĂ«lqyera Ă«shtĂ« pĂ«rdorimi i njĂ« qeseje çaji tĂ« zakonshme. Çaji i nxehtĂ« ose i ftohur, apo edhe vetĂ«m njĂ« qese çaji e lagur, mund tĂ« zĂ«vendĂ«sojĂ« njĂ« pastrues klasik xhami. Thjesht fshijeni sipĂ«rfaqen me qesen dhe mĂ« pas lustroni me njĂ« leckĂ« tĂ« thatĂ« dhe tĂ« butĂ«.

Rezultati është menjëherë i dukshëm: gjurmët e gishtërinjve zhduken, xhami nuk mjegullohet, nuk ka shenja njollash dhe sipërfaqet duken më të pastra se kurrë më parë. Ky truk është veçanërisht i përshtatshëm për këdo që shmang aromat agresive dhe kimikatet në shtëpi, por edhe për ata që kërkojnë zgjidhje të shpejta dhe efikase. Pasqyrat, dritaret, xhamat e furrave dhe madje edhe tavolinat prej qelqi mund të shkëlqejnë vetëm me disa lëvizje.

Domethënë, qeset e çajit funksionojnë natyrshëm. Taninet në çaj largojnë yndyrën, sipërfaqja mbetet e lëmuar dhe e padëmtuar, dhe pastrimi bëhet më i lehtë se kurrë, dhe e gjithë kjo mund të arrihet me një qese të vogël, në dukje të pavlerë, të cilën shpesh e hedhim.

PĂ«rveç gotĂ«s, qeset e çajit mund tĂ« ndihmojnĂ« edhe me enĂ«t me yndyrĂ« nĂ« kuzhinĂ«. NĂ«se jeni njĂ« nga ata njerĂ«z qĂ« e urrejnĂ« pastrimin e enĂ«ve pas njĂ« vakti tĂ« rĂ«ndĂ« dhe me yndyrĂ«, thjesht hidhni njĂ« qese çaji tĂ« pĂ«rdorur nĂ« lavaman me ujĂ« tĂ« nxehtĂ« dhe lĂ«rini enĂ«t me yndyrĂ« tĂ« qĂ«ndrojnĂ«. Taninet dhe nxehtĂ«sia e ujit ndihmojnĂ« nĂ« zbutjen e yndyrĂ«s, dhe pasi t’i keni zhytur nĂ« ujĂ«, mund t’i lani enĂ«t pa probleme.

Arteta flet pas fitores së madhe ndaj Aston Villas dhe ka disa fjalë për Gabrielin



Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, u shpreh i kĂ«naqur me paraqitjen e skuadrĂ«s sĂ« tij pas fitores bindĂ«se 4–1 ndaj Aston Villas, nĂ« kuadĂ«r tĂ« javĂ«s sĂ« 19-tĂ« tĂ« LigĂ«s Premier.

“NjĂ« mbrĂ«mje e mrekullueshme. Ishte njĂ« ndeshje shumĂ« e vĂ«shtirĂ«, ashtu siç e prisnim. Aston Villa Ă«shtĂ« njĂ« kundĂ«rshtar shumĂ« i fortĂ«â€, deklaroi Arteta pas ndeshjes.

Spanjolli pranoi se fillimi i ndeshjes nuk ishte ideal pĂ«r ekipin e tij. “LuajtĂ«m paksa tĂ« pasigurt nĂ« 10 minutat e para dhe na u desh kohĂ« tĂ« pĂ«rshtateshim. Duhet t’u japim merita kundĂ«rshtarĂ«ve, sepse arritĂ«n ta thyenin dy herĂ« presionin tonĂ« dhe tĂ« nisnin sulme shumĂ« tĂ« rrezikshme. MĂ« pas, ne morĂ«m kontrollin e lojĂ«s dhe filluam tĂ« krijonim raste”.

Arteta theksoi veçanërisht startin e pjesës së dytë, të cilin e cilësoi vendimtar.

“E nisĂ«m pjesĂ«n e dytĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« brilante. Ishim mĂ« aktivĂ« dhe shumĂ« efektivĂ« nĂ« gjithçka qĂ« bĂ«mĂ«. Duhej tĂ« tregonim durim dhe tĂ« zgjidhnim momentin e duhur pĂ«r tĂ« vepruar, gjĂ« qĂ« nuk Ă«shtĂ« aspak e lehtĂ« kundĂ«r kĂ«saj skuadre. Kjo Ă«shtĂ« meritĂ« e madhe e lojtarĂ«ve”.

telegrafi.com

Ai u ndal edhe te realizimi i rasteve, duke e krahasuar kĂ«tĂ« ndeshje me takimet e mĂ«parshme. “NĂ« javĂ«t e fundit kemi krijuar shumĂ« raste, por sot ishte ndryshe. CilĂ«sia nĂ« pĂ«rfundimin e aksioneve ishte e nivelit tĂ« lartĂ« dhe kjo e vendosi fatin e ndeshjes”.

Trajneri i Arsenalit vlerësoi maksimalisht edhe rikthimin e Gabriel Magalhães, i cili u kthye në fushë pas gjashtë javësh mungesë.

“PamĂ« sa i rĂ«ndĂ«sishĂ«m Ă«shtĂ« Gabrieli pĂ«r ne. Ai u rikthye mĂ« herĂ«t se sa pritej dhe u pĂ«rball me qetĂ«si Ollie Watkins, njĂ« nga sulmuesit mĂ« tĂ« mirĂ« dhe mĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ« pĂ«r t’u markuar nĂ« LigĂ«n Premier. Mendoj se luajti shkĂ«lqyeshĂ«m".

Sa i përket faktit që trajneri i Aston Villas, Unai Emery, u drejtua menjëherë për në dhomat e zhveshjes pas fishkëllimës së fundit, Arteta nuk i dha shumë rëndësi.

“Nuk Ă«shtĂ« problem. NdonjĂ«herĂ« ndodhin situata tĂ« tilla, ndaj pĂ«r mua nuk ka asnjĂ« çështje”, pĂ«rfundoi ai pĂ«r Sky Sports. /Telegrafi/

❌