❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Pse ligatinat janë jetike për biodiversitetin dhe klimën në Shqipëri?

Me rastin e Ditës Botërore të Ligatinave, që shënohet çdo 2 shkurt, Citizens.al publikon këtë opinion shkencor të profesor Aleko Mihos, pedagog dhe studiues i ekosistemeve pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës.

Në këtë analizë, Prof. Miho ndalet te roli jetik i ligatinave për biodiversitetin, klimën dhe zhvillimin njerëzor, duke ofruar një pasqyrë historike dhe shkencore mbi gjendjen e tyre në Shqipëri.

Ai sjell të dhëna mbi tkurrjen e këtyre ekosistemeve, shërbimet ekologjike që ofrojnë dhe presionet gjithnjë në rritje nga aktiviteti njerëzor.

Artikulli vjen si një thirrje për reflektim dhe përgjegjësi institucionale, në një kontekst ku mbrojtja dhe menaxhimi i qëndrueshëm i ligatinave mbetet një nga sfidat kryesore mjedisore në vend.

Autor: Prof. Aleko Miho | Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës.

Çfarё janё ekosistemet ligatinore dhe sa tё pёrfaqёsuara janё ato nё vendin tonё?

Dy shkurti është Dita Botërore e Ligatinave (Wetlands), e cila përkon me datën e miratimit të Konventës për Ligatinat në 1971, ose Konventës RAMSAR, si njihet ajo sot rëndom, për faktin se miratimi u bë në qytetin iranian Ramsar në brigjet e Detit Kaspik.

Në kuptimin e ngushtë të fjalës, ligatinat, tokat e lagëta, ose si njihen ato shpesh, kënetat, janë hapësira që përmbyten rregullisht nga uji, qoftë dhe përkohësisht. Përmbytja bën që fundi i këtyre ekosistemeve të dallohet për mungesën e oksigjenit, dhe për proceset anaerobe.

Lexo: Një vështrim i shkurtër i arsimit të lartë në Shqipëri

Në këto kushte bimësia është e veçantë, e përshtatur në sasinë e madhe të ujit, por në kushtet e mungesës së oksigjenit. Por në kuptimin e gjerë, me termin ligatina nënkuptohen edhe gjithë hapësirat ujore që ndikojnë drejtpërdrejt në formimin, ushqimin dhe mbajtjen gjallë të zonave kënetore, si hapësirat lumore, liqenore, burimet dhe ujëmbledhësit.

Kuptimi i dytë është ai që lidhet shumë sot me rëndësinë e këtyre ekosistemeve në mbarë botën, por dhe me masat e ruajtjes, ripërtëritjes, dhe shfrytëzimit të qëndrueshëm të tyre.

Para viteve ’60, ligatinat mbulonin mĂ« shumĂ« se 2,300 km2, e barabartĂ« me rreth 8% tĂ« territorit shqiptar, kjo falĂ« pasurive tĂ« shumta ujore, reshjeve, klimĂ«s, relievit tĂ« sheshtĂ« etj.

Vlen të kujtojmë këtu hapësirat kënetore të Maliqit (Korçë), përgjatë gjithë Ultësirës Bregdetare deri në Vurg (Sarandë) etj. Mbi gjysma e kësaj hapësire kënetore u thå në vitet 1960-1970 dhe u kthye në tokë bujqësore.

U sistemuan gjithashtu gjithë rrjedhjet e lumenjve që ushqenin këto hapësira; një rrjet i gjerë kanalesh kulluese, dhe shumë stacione pompimi (hidrovorë) mbajnë edhe sot këto toka në gjendje të tharë dhe i mbrojnë ato nga përmbytja.

Megjithatë, hapësirat e lagëta në Shqipëri mbulojnë rreth 970 km2, ose rreth 3% të gjithë territorit të vendit (400 km2 në zonën bregdetare). Pjesën më të madhe të tyre e zënë liqenet, lagunat bregdetare dhe ujëmbledhësit.

Bëhet fjalë për mbi 1300 zona kënetore të shpërndara në të gjithë vendin, ku bëjnë pjesë komplekset lagunore bregdetare dhe deltat lumore; shumë zona kënetore gjenden gjithashtu përgjatë brigjeve lumore, liqenore, ujëmbledhësve, burimeve etj.

Shёrbimet ekologjike qĂ« ofrojnё ligatinat dhe rёndёsia pёr ruajtjen e larmisĂ« biologjike

Kushdo që i njeh nga afër këto lloj mjedisesh, vëren menjëherë se në to jeta gëlon.

Prodhimtaria bimore neto e këtyre ekosistemeve është ndër më të lartat në planet, duke u renditur pas pyllit tropikal të shiut.

Lexo: Ku jemi me botimin e teksteve mësimore universitare?

Prodhimtaria në zonat kënetore shkon deri në 2 kg/m2/vit (200 kv/ha/vit); kujtoj se prodhmtaria në tokat bujqësore të kujdesura mirë nga njeriu është mesatarisht më pak se 3 herë (rreth 650 g/m2/vit ose 65 kv/ha/vit).

Përveç përvetimit të bollshëm të dyoksidit të karbonit, ato ndihmojnë edhe në qarkullimin e lëndëve të tjera ushqyese (sidomos në reduktimin e azotit); për rrjedhojë këta ekosisteme ndihmojnë dukshëm edhe në zbutjen e klimës dhe të ngrohjes globale.

Pamje ajrore të Deltës së Vjosës Prill 2024 (©Joshua D. Lim) (https://fshn.edu.al/Info/delta-vjose).

Ato strehojnë habitate të pasura dhe të mbrojtura për biodiversitetin, duke ruajtur brenda një hapësire shumë të kufizuar lloje të shumta të ujërave të ëmbla, por dhe të ujërave detare dhe të njelmëta.

Si hapĂ«sira shumĂ« prodhuese, mundĂ«sojnĂ« ushqim tĂ« bollshĂ«m dhe mbrojtje pĂ«r popullata tĂ« dendura shpendĂ«sh, me shumĂ« rĂ«ndĂ«si gjatĂ« rrugĂ«ve migratore. Ligatinat janĂ« vendet ku shumohen shumĂ« lloje peshqish dhe molusqesh – tĂ« rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r peshkimin dhe akuakulturĂ«n.

Ekosistemet kënetore janë të rëndësishme për funksionin normal të biosferës dhe kontrollin e erozionit bregdetar dhe zbutjen nga përmbytjet; janë veçanërisht të dobishme për parandalimin e humbjeve të jetës dhe pronës duke zbutur përmbytjet dhe duke mbrojtur tokën nga stuhitë.

Lexo: IUCN kërkon që Shqipëria të rishikojë ligjin për Zonat e Mbrojtura

Ligatinat janë gjithmonë zona tranzitore mes rrjedhës ujore të një lumi dhe brigjeve të tij, apo ndërmjet pasqyrës ujore të një liqeni apo deti dhe brigjeve të tyre, me një lidhje të ndërsjelltë mes tyre; si të tilla ndihmojnë në formimin, ruajtjen dhe shëndoshjen e vijës bregore të këtyre ekosistemeve; ato ndihmojnë në mbajtjen e ujit, dhe zbutjen hovit nga përmbytjet.

Ligatinat janë të vetmet mjedise ku lëndët e azotuara reduktohen në azot molekular, i cili rikthehet përsëri në atmosferë, duke ndihmuar kështu në ruajtjen e përbërjes atmosferike gjatë 400-500 milion viteve të fundit.

Ligatinat gjithashtu formojnë ujëmbledhës natyrorë dhe ndihmojnë në ruajtjen e cilësisë së dëshirueshme të ujit. Këto mjedise ndihmojnë në filtrimin e prurjeve me ujëra të ëmbla, duke mbrojtur mjedisin bregdetar dhe jetën detare.

Ndihmojnë shumë edhe në pastrimin e ujit nga lëndët ndotëse, metale të rëndë, lëndë organike etj. Kjo dukuri e njohur si fitopastrim, përdoret sot në botën e zhvilluar në pastrimin e ujërave nëpërmjet ndërtimit të kënetave artificiale.

Qytetërimi është zhvilluar shpesh në afërsi të këtyre mjediseve ujore. Për bollëkun që ato ofrojnë, njeriu gjithmonë ka ndërtuar vendbanimet e veta pranë këtyre zonave, kujtojmë këtu qytetet antike të Butrintit, Orikut, Apollonisë, Lezhës, Shkodrës, etj.

Këto zona mbeten gjithmonë si vende të tërheqëse dhe çlodhëse për shumë vizitorë vendas dhe të huaj, mjedise me rëndësi për turizmin natyror, por edhe për turizmin kulturor, në kërkim të gjurmëve të hershme të zhvillimit njerëzor.

Ndikimi i njeriut në ekosistemet ligationre

Nga ana tjetër, ekosistemet ligatinore janë sot nën ndikimin e turizmit, peshkimit dhe akuakulturës, përftimit të kripës, industrisë, veprimtarisë portuale dhe transportit detar, urbanizimit dhe bujqësisë.

Jo rrallë këto shkaktojnë ndryshime në mjedisin fizik, përfshirë dhe në gjeomorfologji ose kripësi, në vlerat e oksigjenit të tretur, etj.; sëbashku, këto mund të shkaktojnë varfërimin e biodiversitetit dhe të shërbimeve të të ekosistemit, nga  shqetësime në vijën bregdetare e deri te pakësimi i prodhimeve të detit.

Lexo: “Jo fluturime nĂ« NartĂ«â€, rikthehen protestat kundĂ«r Aeroportit tĂ« VlorĂ«s

Kjo është arsyea që zonat kënetore kanë qënë dhe mbeten ekosisteme shumë dobishme për botën e gjallë në përgjithësi, por edhe për vetë mbijetesën e njeriut. Si të tilla ato janë vende ushqimi, riprodhimi dhe strehë për një botë të pasur shtazore, veçanërisht për peshqit dhe shpendët ujorë dimërues ose migrues, disa prej tyre të rrezikuar globalisht.

Edhe shumĂ« organizma tĂ« tjerĂ« shtazorĂ« qĂ« shpesh jemi mĂ«suar t’i shohim nĂ« sterĂ©, pra larg ujit, nĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« ose tjetĂ«r janĂ« tĂ« detyruar tĂ« shkojnĂ« pranĂ« kĂ«tyre zonave pĂ«r tĂ« pĂ«rmbushur ndonjĂ«rĂ«n ose disa prej kĂ«tyre kĂ«rkesave.

Kuptimi i shkaqeve dhe pasojave të këtyre presioneve antropogjene ndihmon në përcaktimin e strategjive efektive të menaxhimit që minimizojnë pasojat negative dhe promovojnë përdorimin e qëndrueshëm të burimeve të vlefshme.

Për këtë njohja, dhe më tej shfrytëzimi si duhet, ruajtja dhe mbrojtja e tyre shihet me përparësi nga legjislacioni kombëtar dhe konventat ndërkombëtare, përfshirë këtu dhe Direktivën Kuadër Ujit (WFD, 60/2000), Konventën Ramsar, Konventën e Bernës, Konventën e Barcelonës, IUCN, WWF etj.

Qasja ligjore pёr mbrojtjen dhe menaxhimin e qĂ«ndrueshĂ«m tё ligatinave nё vendin tonё?

Ligatinat dallohen për larmi habitatesh me vlera natyrore dhe biologjike; por ato janë ekosisteme mjaft të ndërlikuara dhe njëkohësisht të brishta ndaj ndikimit të njeriut.

Kjo është arsyeja që ato janë në vëmendje të veçantë në Direktivën Kuadër të Ujërave (WFD, 60/2000).

Një pjesë e mirë e tyre në Shqipëri kanë sot një status mbrojtje, si Park Kombëtar (Butrinti, Divjakë-Karavasta, Prespa, Lura, Vjosa, Dajti, Thethi etj.), si Rezervate Natyrore (Kune-Vaini, Patok-Fushëkuqe,  etj.), si Peizazh i Ujor/Tokësor (Pogradeci, Rrushkulli, Pishë-Poro, Shkodra-Buna-Velipoja, Orikumi, etj.).

Lexo: Projektligji për mbetjet, mes transparencës së kufizuar dhe rrezikut për interesa private

ShqipĂ«ria ka sot 4 zona tĂ« mĂ«dha qĂ« bĂ«jnĂ« pjesĂ« nĂ« listĂ«n e KonventĂ«s Ramsar: Butrinti-Çuka-Stillo (SarandĂ«), Karavasta-Divjaka (LushnjĂ«) dhe Liqeni i ShkodrĂ«s-Lumi Buna-Velipoja (ShkodĂ«r) dhe Prespa.

Në tërësi, njohja e gjithë përbërësve biologjikë të ekosistemeve ujorë ndihmon më mirë pushtetin vendor dhe qendror në vend në shfrytëzimin e qëndrueshëm të pasurive ujore, në ruajtjen e ekosistemeve me habitate të pasura në lloje, me lloje të rralla dhe endemike, me habitate të brishta etj.

Kjo mund të ndihmojë për të shmangur shfrytëzimin e skajshëm, pa kriter, drejt një shfrytëzimi të qëndrueshëm, në sektorë të tillë si peshkimi dhe akuakultura, gjuetia, në urbanizimin e skajshëm, në vjeljen e bimëve aromatiko-mjekësore dhe produkteve të tjera, në ndërtimin e HEC-eve në lumenj etj.

Por dhe në masa mbrojtëse për të shmangur ndotjen nga urbanizimi dhe turizmi i pakontrolluar, nga përdorimi i keq i tokës dhe shpyllëzimet, nga bujqësia dhe blegtoria e pa kontrolluar, nga industria, nga trafiku dhe portet, etj.

Gjithë këto kërkesa burojnë që nga vetë Kushtetuta jonë, legjislacioni mjedisor vendas, por dhe nga shumë detyrime ndaj konventave ndërkombëtare, si dhe kërkesave të BE të miratuara nga Shqipëria.

The post Pse ligatinat janë jetike për biodiversitetin dhe klimën në Shqipëri? appeared first on Citizens.al.

“SOS! Po grabitemi!”: AktivistĂ«t kundĂ«r resorteve turistike nĂ« ZvĂ«rnec dhe Sazan

“Ta shijojmĂ« Sazanin pa na e marrĂ« Ivanka!” Ă«shtĂ« kthyer nĂ« njĂ« batutĂ« tĂ« pĂ«rhapur tashmĂ« mes atyre qĂ« udhĂ«tojnĂ« drejt jugut tĂ« ShqipĂ«risĂ«. Ironia, megjithatĂ«, pasqyron njĂ« shqetĂ«sim real pĂ«r planet e zhvillimit turistik tĂ« lidhura me familjen Trump nĂ« zonat e mbrojtura tĂ« bregdetit shqiptar.

Postimet e Ivanka Trump, vajzës së Presidentit Amerikan në rrjetet sociale, shoqëruar me këngë tradicionale shqiptare, u komentuan gjerësisht në media gjatë fundit të muajit janar. Por përtej debatit mediatik dhe atij online me reagime emocionale, aksionet konkrete në terren kanë qenë të pakta.

PikĂ«risht, pĂ«r tĂ« thyer heshtjen, njĂ« grup aktivistĂ«sh dhe artistĂ«sh udhĂ«tuan tĂ« shtunĂ«n drejt ZvĂ«rnecit. NĂ« rĂ«rĂ«n pranĂ« lagunĂ«s sĂ« NartĂ«s, ata u kujdesĂ«n pĂ«r disa orĂ« qĂ« tĂ« shpalosnin njĂ« mesazh artistik me mbishkrimin “SOS, po grabitemi!”, tĂ« shoqĂ«ruar me vizatime shpendĂ«sh dhe gjallesash karakteristike tĂ« zonĂ«s sĂ« mbrojtur VjosĂ«-NartĂ« dhe Karaburun-Sazan.

Lexo: Nga vizitor në investitor strategjik, si e siguroi Sazanin Jared Kushner

Aksioni simbolik, që u ndoq nga Citizens.al, u zhvillua pranë Manastirit të Zvërnecit, në një territor ku biodiversiteti ishte i dukshëm me sy të lirë. Flamingot, çafkat e bardha dhe shpendë të tjerë migratorë e bëjnë zonën një nga pikat më të rëndësishme ekologjike në vend, mjaft të frekuentuar nga turistët e natyrës dhe ata që udhëtojnë për kamping.

Elsa Paja, një nga aktivistet, na tregoi se ideja lindi nga frika për pasojat e projekteve të paralajmëruara. Sipas saj, bashkimi i artistëve dhe aktivistëve ishte një reagim i drejtpërdrejtë ndaj ndjenjës së përjashtimit nga vendimmarrja.

“Dikush vjen nga jashtĂ« dhe tĂ« grabit tokĂ«n! Arsyet pse kjo nuk duhet tĂ« ndodhĂ« janĂ« tĂ« shumta, sa na lindi nevoja pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« diçka,” rrĂ«feu ajo pĂ«r Citizens.al

Komuniteti lokal: “Jemi kundĂ«r”

Por, në Zvërnec, kundërshtimi nuk vjen vetëm nga aktivistët. Blendon Mërtiri, peshkatar prej mbi 30 vitesh në Grykën e Dajlanit, e sheh zhvillimin e paralajmëruar si kërcënim për mënyrën e jetesës.

Lexo: Darka e Sazanit: Si u vu pasuria publike në tryezë

Prej një viti ai dhe peshkatarët e tjerë të zonës janë pa leje peshkimi, të pezulluara nga Ministria e Bujqësisë. Megjithatë, ai çdo ditë gjendet pranë varkave të ankoruara në lagunë.

“Me Zotin dhe me Trumpin nuk merremi. Por nĂ«se na thonĂ« tĂ« ikim se Ă«shtĂ« investim strategjik, çfarĂ« bĂ«het me ne?!” pyet ai me ironi.

Sipas MĂ«rtirit, turistĂ«t vijnĂ« nĂ« kĂ«tĂ« zonĂ« pĂ«r natyrĂ«n e egĂ«r, jo pĂ«r resorte luksoze tĂ« parashikuara pĂ«r t’u ngritur nga propozimi i paraqitur prej dhĂ«ndrit tĂ« Donald Trump, Jared Kushner.

MĂ«rtiri ngre gjithashtu shqetĂ«simin pĂ«r pronĂ«sinĂ« e tokĂ«s, duke theksuar se shumĂ« parcela tĂ« zonĂ«s sĂ« ZvĂ«rnecit janĂ« tĂ« ndara sipas ligjit “7501” dhe disa tĂ« papajisura me dokumente pronĂ«sie. ShqetĂ«simi kryesor mbetet te mĂ«nyra e shpronĂ«simit. Ai thotĂ« se deri mĂ« sot nuk ka pasur asnjĂ« informacion.

“Edhe Aeroport (Aeroporti i VlorĂ«s nĂ« AkĂ«rni), edhe resort
 do na vijĂ« e mira nĂ« derĂ«, mirĂ«qenie e madhe
” ironizoi Blendoni.

Një tjetër banore, Rita Xhaho, tha për Citizens.al se lajmin për ndërtimet e mundshme të resorteve në Zvërnec dhe Sazan e kishte mësuar nga televizioni. Për të, ndryshimi i peizazhit mjedisor do të thotë humbje e kujtimeve dhe e lidhjes personale me zonën.

Lexo: Kur natyra pĂ«rballet me betonin: Çmimi i lartĂ« i Aeroportit tĂ« VlorĂ«s

“Nga televizioni e morĂ«m vesh, qĂ« do bĂ«hen, ndĂ«rtimet, qĂ« do ti bej ajo, vajza e Trumpit,” theksoi Rita.

Zonat e Mbrojtura nën rrezik

Marina Xhaho, nga “Qendra pĂ«r Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror nĂ« ShqipĂ«ri” (PPNEA), e cila ishte pjesĂ« e grupit tĂ« aktivistĂ«ve, paralajmĂ«ron se çdo ndĂ«rhyrje me ndĂ«rtime rrezikon shkatĂ«rrimin e habitateve ku folezojnĂ« specie tĂ« mbrojtura.

Sipas saj, zona e mbrojtur Vjosë-Nartë strehon flamingot, pelikanët kaçurrelë, sqepbizët, kalorësit, pulëbardhat dhe dhjetëra lloje të tjera shpendësh ujorë.

Më 22 shkurt 2024, Kuvendi miratoi me votat e shumicës socialiste ndryshimet në Ligjin për Zonat e Mbrojtura, duke hapur rrugën për zhvillime turistike dhe investime në zona që më parë ishin të paprekshme. Përpjekjet për shfuqizimin e ligjit u rrëzuan nga Gjykata Kushtetuese.

Planet e propozuara nga kryeministri Rama në bashkëpunim me Kushner për Sazanin dhe Zvërnecin kanë hasur kundërshtim të gjerë: 41 organizata mjedisore nga 28 shtete i kërkuan publikisht qeverisë shqiptare pezullimin e këtyre nismave.

PPNEA ka paralajmëruar se rreth 14 kilometra vijë e egër bregdetare, aktualisht zonë e mbrojtur, rrezikon të shndërrohet në rrugë asfalti, ndriçim artificial dhe ndërtesa luksoze.

Sipas mjedisorĂ«ve, rreziku nuk kufizohet vetĂ«m nĂ« jug. Ndryshimet ligjore dhe nisma si “Paketa e Maleve” e zgjerojnĂ« logjikĂ«n e ndĂ«rhyrjes edhe nĂ« zona tĂ« tjera tĂ« mbrojtura nĂ« vend, duke vĂ«nĂ« nĂ« pikĂ«pyetje vetĂ« konceptin e mbrojtjes sĂ« aseteve natyrore.

Lexoni gjithashtu:

The post “SOS! Po grabitemi!”: AktivistĂ«t kundĂ«r resorteve turistike nĂ« ZvĂ«rnec dhe Sazan appeared first on Citizens.al.

Nga Bad Bunny te brezi i ri i fituesve, yjet qĂ« shkĂ«lqyen nĂ« “Grammy Awards 2026”!

Çdo vit, Grammy Awards tĂ«rheqin vĂ«mendjen e botĂ«s drejt Los Angeles, por edicioni i 68-tĂ« i mbajtur mbrĂ«mĂ« shĂ«noi njĂ« prej netĂ«ve mĂ« tĂ« paharrueshme nĂ« historinĂ« e muzikĂ«s, me fitues qĂ« jo vetĂ«m dominuan skenĂ«n artistike, por edhe pĂ«rcollĂ«n mesazhe kulturore dhe politike pĂ«r miliona fansa. Bad Bunny shkroi histori duke fituar Albumin e Vitit me “DebĂ­ Tirar [
]

Balla i shqetësuar për parkimin dysh: Sjellin rrezik aksidentesh

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka ndarë në rrjete sociale disa foto nga rrugët e Tiranës, ku makinat luksoze janë parkuar dysh, duke bllokuar gjithçka përreth.

Në pamje dallohet qartë se në njërin krah bllokohen kazanët e mbeturinave, duke mos i lënë punonjësit e pastrimit të bëjnë punën e tyre, ndërsa në anën tjetër mbyllet rruga, duke krijuar trafik dhe rrezik për aksidente.

“Shikojini, shikojini kĂ«ta “trimat” nĂ« njĂ«rin krahĂ« bllokojnĂ« kazanĂ«t, duke pamundĂ«suar punonjĂ«sit t’i pastrojnĂ«, nga krahu tjetĂ«r bllokojnĂ« rrugĂ«n, duke sjellĂ« trafik apo rrezik incidentesh rrugore”-shkruan Balla.

Postimi i Ballës vjen vetëm pak ditë pasi Kuvendi miratoi ndryshimet në Kodin Penal, ku parkimi dysh nuk shihet më si shkelje e vogël. Nëse nga ky parkim pengohen ambulancat, zjarrfikëset apo shërbime të tjera emergjente, parashikohet edhe dënim me burg deri në një vit.

Dyshohet se shkelën sanksionet kundër Rusinë, pesë të arrestuar në Gjermani

Pesë persona janë arrestuar në Gjermani me dyshimin për shkelje të sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë pas shpërthimit të luftës në Ukrainë.

Rasti ka të bëjë me eksportin e pajisjeve të prodhimit të armëve në Rusi përmes kompanive fiktive dhe besohet se përfshin shërbime të inteligjencës ruse.

Sipas ZyrĂ«s sĂ« Prokurorit Federal, e cila lĂ«shoi ​​urdhĂ«r-arrestin, pesĂ« burrat dyshohet se kanĂ« fshehur dĂ«rgesa nga LĂŒbeck nĂ« Schleswig-Holstein nĂ« Rusi tĂ« pajisjeve mekanike dhe teknike pĂ«r prodhimin e armĂ«ve. DĂ«rgesat u kryen pĂ«rmes njĂ« rrjeti kompanish fiktive dhe pĂ«rmes vendeve brenda dhe jashtĂ« Bashkimit Evropian, dhe autoritetet gjermane dyshojnĂ« se shĂ«rbimet e inteligjencĂ«s ruse janĂ« tĂ« pĂ«rfshira drejtpĂ«rdrejt.

Mbi 15,000 shkelje
Në afërsisht 75 rastet nën hetim, disa nga marrësit janë qartësisht kompani prodhuese armësh, ndërsa policia vlerëson se janë kryer rreth 16,000 shkelje të rregulloreve të embargos, me vlerën e produkteve që arrin në dhjetëra miliona euro.

Sipas Radios dhe Televizionit JugperĂ«ndimor tĂ« GjermanisĂ« SWR, midis tĂ« arrestuarve Ă«shtĂ« Nikita S., njĂ« shtetas rus dhe gjerman, i cili besohet se qĂ«ndron pas kompanisĂ« nĂ« LĂŒbeck dhe u arrestua me tĂ« hyrĂ« nĂ« Gjermani.

Policia, autoritetet doganore dhe Shërbimi Federal i Inteligjencës (BND) kryen kërkime në pronat e tij, pronat e katër bashkëpunëtorëve të tij dhe vende të tjera në Mecklenburg-Pomerania Perëndimore, Frankfurt, Schleswig-Holstein dhe Nuremberg. Disa nga të dyshuarit janë shtetas gjermanë, disa kanë shtetësi gjermane dhe ruse, dhe një ka shtetësi gjermane dhe ukrainase.

PS gati tĂ« marrĂ« “territorialen”, PD: Do marrim pjesĂ« nĂ« komision

Pasi deputetët i dolën kundër për bojkotin e Reformës Territoriale, duket se Sali Berisha është tërhequr. Bashkëkryetari Luçiano Boçi deklaroi se do të marrin pjesë në mbledhjen e komisionit për reformën territoriale.

“Mbledhja e sotme Ă«shtĂ« nul, u thirr nĂ« ultimatum. ËshtĂ« nul sepse mbledhja thirret nĂ« bashkĂ«punim me bashkĂ«kryetarĂ«t, s’jam njoftuar. Jo vetĂ«m pĂ«r kĂ«tĂ« mbledhje, por edhe mbledhje tĂ« tjera qĂ« i kanĂ« pĂ«rdorur si argumente tĂ« bojkotit tĂ« PD. Nuk bashkĂ«punojmĂ« me RamĂ«n nĂ« nivele tĂ« tilla qĂ« konsiderohen si bashkĂ«punime politike, kjo Ă«shtĂ« çështje e njĂ« komisioni tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m. MĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m se ky komisionin, Ă«shtĂ« kĂ«shilli i mandateve. Ai komision Ă«shtĂ« dĂ«shtuar nga mosmbledhja nga ana e Peleshit dhe BallĂ«s qĂ« tĂ« mbrojnĂ« ballukun, Mbledhja konsiderohet nul. QĂ«ndrimi i PD pas diskutimeve Ă«shtĂ« qĂ« PD do vazhdojĂ« tĂ« jetĂ« pjesĂ« e komisionit, nĂ« njĂ« mbledhje sa mĂ« tĂ« afĂ«rt tĂ« dakordĂ«suar me bashkĂ«kryetarĂ«t”, tha Boçi.

PD mbledh Foltoren para Kryeministrisë

TIRANË, 2 shkurt /ATSH/ Partia Demokratike po zhvillon sot protestĂ«n e pĂ«rjavshme para godinĂ«s sĂ« KryeministrisĂ«, ku Ă«shtĂ« vendosur edhe foltorja, nga ku pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« opozitĂ«s i drejtohen qytetarĂ«ve.

Të pranishëm në protestë janë kryetari i PD-së, Sali Berisha, deputetë të PD-së dhe përfaqësues të partive aleate, si dhe mbështetës të PD-së.

E konceptuar si platformë parlamentaro-qytetare, ky tubim ka në fokus denoncimet e deputetëve të PD-së dhe aleatëve, por edhe qytetarëve ndaj qeverisë.

/gj.m/

The post PD mbledh Foltoren para Kryeministrisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Hungaria ndĂ«rmerr veprime ligjore kundĂ«r BE-sĂ« pĂ«r ndalimin e importeve tĂ« gazit rus

BUDAPEST, 2 shkurt /ATSH-DPA/- Hungaria ka ngritur një padi në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë (GJED) kundër vendimit të Bashkimit Evropian për të ndaluar importet e gazit natyror nga Rusia, tha sot ministri i Jashtëm, Péter Szijjårtó.

Njoftimi i Szijjårtó në X, erdhi pas publikimit të rregullores për heqjen graduale të gazit rus në bazën e të dhënave ligjore të BE-së.

Sllovakia ka njoftuar gjithashtu se do të ngrejë një padi në gjykatën me seli në Luksemburg.

Szijjårtó argumentoi në postimin e tij se traktatet e BE-së përcaktonin qartë se çdo shtet anëtar vendoste për zgjedhjen e burimeve dhe furnizuesve të energjisë.

“PĂ«r mĂ« tepĂ«r, parimi i solidaritetit energjetik kĂ«rkon sigurinĂ« e furnizimit me energji pĂ«r tĂ« gjitha shtetet anĂ«tare”, shkroi ai.

“Vendimi e shkel qartĂ« kĂ«tĂ« parim nĂ« rastin e HungarisĂ«, meqenĂ«se vetĂ«m alternativa mĂ« tĂ« shtrenjta dhe mĂ« pak tĂ« besueshme tĂ« energjisĂ« janĂ« tĂ« disponueshme pa importet ruse”, tha SzijjĂĄrtĂł.

Rregullorja, e cila u miratua nga shumica e anëtarëve të BE-së, përcakton që importet e gazit natyror nga Rusia duhet të ndërpriten deri në fund të vitit 2027.

Duke pasur parasysh pushtimin e vazhdueshëm të Ukrainës nga Kremlini, BE dëshiron të zvogëlojë të ardhurat e Rusisë nga eksportet e energjisë dhe lëndëve të para.

Hungaria Ă«shtĂ« shumĂ« e varur nga gazi rus. QĂ« nga fillimi i luftĂ«s nĂ« UkrainĂ« nĂ« vitin 2022, vendi nuk ka bĂ«rĂ« pĂ«rpjekje serioze pĂ«r t’u çliruar nga kjo varĂ«si.

Kryeministri i saj populist i krahut të djathtë, Viktor Orbån, konsiderohet gjerësisht si aleati më i ngushtë i Kremlinit në BE. /a.i/

The post FOKUS – Hungaria ndĂ«rmerr veprime ligjore kundĂ«r BE-sĂ« pĂ«r ndalimin e importeve tĂ« gazit rus appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

FOKUS – Manovra tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta SHBA-Izrael nĂ« Detin e Kuq mes tensioneve rajonale

TEL AVIV, 2 shkurt /ATSH-DPA/- Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli thanë sot se kishin kryer manovra të përbashkëta detare në Detin e Kuq, duke e përshkruar stërvitjen si një rutinë.

Manovrat, të cilat u zhvilluan dje, vijnë në sfondin e tensioneve të larta midis Uashingtonit dhe Iranit.

StĂ«rvitja pĂ«rfshinte shkatĂ«rruesin e raketave tĂ« MarinĂ«s sĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s “USS Delbert D. Black”, i cili mĂ« vonĂ« udhĂ«toi drejt qytetit portual izraelit, Eilat.

Ushtria izraelite tha se dislokimi theksonte bashkëpunimin e ngushtë midis dy marinave dhe ushtrive përkatëse.

Gjithashtu, nĂ« manovra mori pjesĂ« korveta e MarinĂ«s Izraelite, e ndĂ«rtuar nĂ« vitin 1993, “INS Eilat”.

Tensionet midis SHBA-së dhe Iranit janë rritur në javët e fundit. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka kërcënuar vazhdimisht udhëheqjen iraniane me sulme ushtarake, pjesërisht për shkak të shtypjes brutale shtetërore ndaj demonstruesve gjatë protestave të fundit masive, në të cilat thuhet se janë vrarë mijëra njërëz.

Irani ka kërcënuar të kryejë kundërsulme ndaj Izraelit dhe SHBA-së në rast të një sulmi.

Megjithatë, raportet e medias thanë sot se Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, po planifikonte të takohej me të dërguarin special të SHBA-së, Steve Witkoff, për negociata që synonin zbutjen e tensioneve.

Ushtria amerikane e ka zgjeruar ndjeshĂ«m praninĂ« e saj rajonale qĂ« nga fillimi i janarit, duke pĂ«rfshirĂ« edhe dislokimin e aeroplanmbajtĂ«ses “USS Abraham Lincoln” dhe anijeve tĂ« saj shoqĂ«ruese. //a.i/

The post FOKUS – Manovra tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta SHBA-Izrael nĂ« Detin e Kuq mes tensioneve rajonale appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ITALI – Qeveria pĂ«rgatit paketĂ«n e re tĂ« sigurisĂ«, pas pĂ«rleshjeve tĂ« dhunshme nĂ« Torino

ROMË, 2 shkurt /ATSH/- Qeveria italiane po pĂ«rshpejton njĂ« dekret sigurie pas pĂ«rleshjeve tĂ« dhunshme nĂ« Torino, ku mĂ« shumĂ« se 100 oficerĂ« u plagosĂ«n dhe njĂ« polic u rrah me çekiç nga protestuesit e maskuar, njĂ« sulm qĂ« kryeministrja Giorgia Meloni e quajti njĂ« “tentativĂ« vrasjeje”, sipas “Skytg24”.

Sipas mediave të huaja, polici, 29-vjeçari Alessandro Calista, i Njësisë Mobile të Policisë së Padovës, u rrethua nga demonstrues të maskuar dhe u godit vazhdimisht, përfshirë edhe me çekiç, përpara se një oficer tjetër të ndërhynte me një mburojë për ta nxjerrë nga turma.

Ai pĂ«soi plagĂ« tĂ« shumta dhe njĂ« dĂ«mtim nga çekiçi, por doli nga spitali dje nĂ« mbrĂ«mje, sĂ« bashku me njĂ« oficer tjetĂ«r, tĂ« shtruar nĂ« “Spitalin Molinette” tĂ« Torinos.

Autoritetet arrestuan tre burra të moshës 22, 31 dhe 35 vjeç pas dhunës të së shtunës gjatë një demonstrate kundër mbylljes së qendrës kulturore Askatasuna, e cila ka qenë një vend takimi për krahun e majtë të Torinos për disa dekada. Objekti u mbyll pak para Krishtlindjeve.

Po ashtu, më shumë se 20 individë po hetohen nga policia për akuza të ndryshme, duke përfshirë mbajtjen e armëve të papërshtatshme, rezistencën ndaj autoriteteve dhe maskimin e vetes, si dhe mbajtjen e objekteve të tilla si gurë, çelësa dhe thika, të cilat u janë sekuestruar disave prej tyre.

Qeveria propozon masa gjithëpërfshirëse

Kryeministrja Giorgia Meloni dĂ«noi dhunĂ«n, duke e quajtur sulmin ndaj oficerit njĂ« “tentativĂ« vrasjeje” – pasi vizitoi dje oficerĂ«t e plagosur nĂ« spitalin Molinette.

Ajo njoftoi se qeveria do tĂ« pĂ«rshpejtonte njĂ« paketĂ« sigurie qĂ« Ă«shtĂ« tashmĂ« nĂ« zhvillim e sipĂ«r, dhe zhvilloi sot njĂ« takim pĂ«r tĂ« finalizuar masat qĂ« pritet t’i kalohen pĂ«r miratim KĂ«shillit te Ministrave, gjatĂ« javĂ«s.

Masat qĂ« po shqyrtohen pĂ«rfshijnĂ« ndalimin parandalues ​​policor prej tĂ« paktĂ«n 12 orĂ«sh pĂ«r shkelĂ«sit e pĂ«rsĂ«ritur tĂ« dhunĂ«s, kufizime nĂ« shitjen e thikave pĂ«r tĂ« miturit dhe mbrojtje tĂ« zgjeruar qĂ« shtrihet pĂ«rtej policisĂ«, edhe tek qytetarĂ«t e tjerĂ«.

“Kur e godet dikĂ« me çekiç, e bĂ«n duke e ditur se pasojat mund tĂ« jenĂ« shumĂ«, shumĂ« serioze. Kjo nuk Ă«shtĂ« protestĂ«, kĂ«to nuk janĂ« pĂ«rplasje. Kjo quhet tentativĂ« vrasjeje”, tha dje Meloni.

Ministri i BrendshĂ«m, Matteo Piantedosi do tĂ« informojĂ« nesĂ«r parlamentin mbi dhunĂ«n, tĂ« cilĂ«n zyrtarĂ«t qeveritarĂ« e quajtĂ«n “terrorizĂ«m urban” dhe “tentativĂ« vrasjeje”.

Zëvendëskryeministri Matteo Salvini bëri thirrje për miratim të menjëhershëm të paketës së sigurisë, duke e përshkruar atë si antidotin më të mirë për të bllokuar menjëherë përpjekjen e së majtës ekstreme për të sjellë dhunë sërish në rrugët e qyteteve italiane. //a.i/

 

The post ITALI – Qeveria pĂ«rgatit paketĂ«n e re tĂ« sigurisĂ«, pas pĂ«rleshjeve tĂ« dhunshme nĂ« Torino appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nis nënshkrimi i marrëveshjeve trepalëshe me studentët përfitues të mbështetjes financiare

TIRANË, 2 shkurt/ATSH/ PĂ«rmes AgjencisĂ« KombĂ«tare tĂ« Financimit tĂ« Arsimit tĂ« LartĂ« ka nisur procesi i nĂ«nshkrimit tĂ« marrĂ«veshjeve trepalĂ«she me studentĂ«t pĂ«rfitues tĂ« mbĂ«shtetjes financiare pĂ«r vitin akademik 2025–2026 duke formalizuar pĂ«rfitimin e bursĂ«s dhe pĂ«rjashtimin nga tarifa vjetore e shkollimit.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro informoi sot se 131 studentë të shkëlqyer dhe 53 studentë të programeve prioritare përfitues të kësaj marrëveshjeje, do të kontaktohen nga AKFAL për vijimin e procedurave dhe nënshkrimin e marrëveshjes.

“Ministria e Arsimit mbĂ«shtet studentĂ«t dhe programet prioritare tĂ« studimit investuar nĂ« ekselencĂ«n akademike, mundĂ«sitĂ« e barabarta dhe cilĂ«sinĂ« e arsimit tĂ« lartĂ« nĂ« ShqipĂ«ri”, u shpreh Kumbaro.

Procesi i aplikimit nga studentĂ«t u realizua pĂ«rmes portalit unik qeveritar e-Albania, nĂ« shĂ«rbimin elektronik “Aplikim pĂ«r MbĂ«shtetje Financiare”, si dhe nĂ«pĂ«rmjet dorĂ«zimit fizik tĂ« dokumentacionit nga studentĂ«t, pĂ«r periudhĂ«n 22 tetor-20 dhjetor 2025.

Pas përfundimit të verifikimeve përkatëse, studentët përfitues janë miratuar në përputhje me kriteret ligjore.

Kategoritë e studentëve përfitues janë studentë të shkëlqyer, të cilët kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë me notë mesatare 10.00; janë vlerësuar në secilin prej provimeve kombëtare të detyruara të maturës shtetërore me notë të shkallëzuar jo më pak se 9.5 deri në 10.00.

Gjithashtu janë përfitues studentë fitues të olimpiadave ndërkombëtare, të renditur në një nga tri çmimet e para në olimpiada me më shumë se 15 vende pjesëmarrëse, të pranuar në programe studimi të lidhura me fushën/disiplinën përkatëse si dhe studentë që ndjekin programe studimi prioritare, të përcaktuara si prioritete kombëtare sipas VKM-së nr. 386/2022, të ndryshuar.

Mbështetja Financiare për studentët përfitues përfshin: bursën në masën e një page minimale mujore; përjashtimin nga pagesa e tarifës vjetore të shkollimit, sipas përcaktimeve të VKM-së në fuqi.

Studentët përfitues do të njoftohen nga Drejtoria e Granteve e AKFAL për vijimin e procedurave dhe nënshkrimin e marrëveshjes trepalëshe.

Institucionet publike të arsimit të lartë do të vijojnë bashkëpunimin për realizimin e hapave përkatës.

1 nga 4

/k.s/j.p/

The post Nis nënshkrimi i marrëveshjeve trepalëshe me studentët përfitues të mbështetjes financiare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së 22-të të Superiores

TIRANË, 2 shkurt /ATSH/ Pas pĂ«rfundimit tĂ« javĂ«s sĂ« 22-tĂ« tĂ« kampionatit kombĂ«tar tĂ« KategorisĂ« Superiore, trajnerĂ«t e ekipeve kombĂ«tare tĂ« moshave kanĂ« pĂ«rzgjedhur formacionin dhe trajnerin mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« javĂ«s, sipas skemĂ«s 4-3-3.

Portieri më i mirë i javës është vlerësuar Igor Aleksovski i Flamurtarit. Gardiani i skuadrës vlonjate spikati me pritjet e tij vendimtare, duke mbajtur portën të paprekur në sfidën ndaj Vorës.

Në repartin e mbrojtjes janë përzgjedhur Andrey Yago (Vllaznia), Faton Neziri (Dinamo City), Aurel Marku (Bylis) dhe Marjus Kola (Partizani), të cilët u dalluan për paraqitjet e tyre të qëndrueshme dhe kontributin në fazën mbrojtëse.

Mesfusha përbëhet nga Sherif Kallaku (Vllaznia), Rafael (Tirana) dhe Klaus Kashari (Vora), që luajtën rol kyç në organizimin e lojës dhe ekuilibrin e skuadrave përkatëse.

NĂ« repartin sulmues janĂ« pĂ«rzgjedhur Xhonatan Lajthia (AF Elbasani), Xhuliano Skuka (Partizani) dhe Serge Tabekou (Tirana). NĂ« ndeshjen Partizani – AF Elbasani, e pĂ«rfunduar nĂ« barazim spektakolar 2-2, Lajthia ishte protagonisti absolut me dy gola tĂ« shĂ«nuar, ndĂ«rsa Skuka realizoi pĂ«r skuadrĂ«n kryeqytetase.

Trajneri më i mirë i javës së 22-të është shpallur Ardijan Nuhiu i Tiranës. Tekniku bardheblu ka rikthyer ekipin te rezultatet pozitive, me Tiranën që regjistron tre fitore dhe një barazim në katër ndeshjet e fundit të kampionatit.

/gj.m/j.p/

The post Përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së 22-të të Superiores appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PAKISTAN – TĂ« paktĂ«n 177 tĂ« vrarĂ« nĂ« pĂ«rleshjet nĂ« Baluçistan

ISLAMABAD, 2 shkurt /ATSH-DPA/- Forcat e sigurisë pakistaneze vranë 22 militantë në një operacion të vazhdueshëm, duke e çuar numrin e të vdekurve në 177 në përleshjet me një grup rebelësh që luftojnë për pavarësi në provincën më të paqëndrueshme të vendit në kufi me Afganistanin.

Burime të sigurisë thanë se ushtria, agjencitë e inteligjencës dhe policia kishin shtrënguar kordonin rreth militantëve dhe mund të kishte më shumë viktima.

“GjatĂ« 48 orĂ«ve tĂ« fundit, tĂ« paktĂ«n 33 civilĂ« dhe 17 anĂ«tarĂ« tĂ« forcave tĂ« sigurisĂ« u vranĂ« gjithashtu”, tha ministri i Mbrojtjes Khawaja Asif nĂ« parlament sot nĂ« mbrĂ«mje.

Shumica e civilëve u vranë në Gawadar ku Kina po ndërton një port, si pjesë e Korridorit Ekonomik Kinë-Pakistan (CPEC) me vlerë miliarda dollarë, i cili synon të lidhë rajonin kinez Xinjiang me Portin Gwadar përmes një rrjeti autostradash dhe shinash hekurudhore.

CPEC Ă«shtĂ« pjesĂ« e IniciativĂ«s “NjĂ« Brez, njĂ« RrugĂ«â€ tĂ« Pekinit pĂ«r tĂ« pĂ«rmirĂ«suar logjistikĂ«n globale.

Asif tha se si India ashtu edhe Afganistani fshiheshin pas rritjes së militantizmit në provincën më të madhe të vendit, Baluçistani.

“UdhĂ«heqja e terroristĂ«ve Ă«shtĂ« e vendosur nĂ« Afganistan dhe ata marrin mbĂ«shtetje nga atje”, tha ministri.

Ushtria Çlirimtare e Baluçistanit (BLA), njĂ« grup rebel qĂ« lufton pĂ«r pavarĂ«sinĂ« e rajonit nga Pakistani, mori pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« pĂ«r sulmet e shumĂ«fishta dhe tĂ« koordinuara nĂ« tĂ« gjithĂ« provincĂ«n.

Vitin e kaluar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e caktuan grupin separatist dhe krahun e tij të armatosur, Brigadën Majeed, si Organizata Terroriste të Huaja (FTO).

Baluçistani është provinca më e madhe e Pakistanit, që kufizohet me Afganistanin dhe Iranin.

Rajoni ka mbajtur barrën e një rritjeje të dhunës nga militantët islamikë dhe rebelët etnikë Baloç që luftojnë për pavarësi. //a.i/

The post PAKISTAN – TĂ« paktĂ«n 177 tĂ« vrarĂ« nĂ« pĂ«rleshjet nĂ« Baluçistan appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Reforma territoriale, Mazniku: Komisioni me tre grupe, konsultime publike në qarqe

TIRANË, 2 shkurt/ATSH-Maela Marini/ Mazhoranca do t’i drejtohet nesĂ«r Kuvendit me njĂ« kĂ«rkesĂ« pĂ«r ndryshimin e formulĂ«s sĂ« pĂ«rfaqĂ«simit nĂ« komisionin e posaçëm pĂ«r reformĂ«n administrativo-territoriale me synimin pĂ«r tĂ« garantuar njĂ« mekanizĂ«m zhbllokues, nĂ« kushtet kur opozita nuk merr pjesĂ« nĂ« punimet e komisionit.

Dita e sotme ishte afati i fundit qĂ« i ishte vendosur opozitĂ«s nga anĂ«tarĂ«t e mazhorancĂ«s nĂ« kĂ«tĂ« komision, pĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e mbledhjeve tĂ« kĂ«tij komisioni.

NĂ« nisje tĂ« mbledhjes sĂ« sotme ku mungonin pĂ«rfaqĂ«suesit e opozitĂ«s nĂ« komision, bashkĂ«kryetari i komisionit, Arbjan Mazniku bĂ«ri tĂ« ditur se mazhoranca do t’i kĂ«rkojĂ« Kuvendit shtimin e njĂ« anĂ«tari tĂ« PS-sĂ« nĂ« komision, si dhe kalimin e pozicionit tĂ« bashkĂ«kryetarit qĂ« i pĂ«rket PD-sĂ« nĂ« statusin e nĂ«nkryetarit tĂ« komisionit.

“I kemi kĂ«rkuar parlamentit javĂ«n qĂ« kaloi qĂ« tĂ« ndryshojmĂ« formulĂ«n e komisionit, pĂ«r tĂ« shtuar njĂ« anĂ«tar nĂ« anĂ«n e mazhorancĂ«s qĂ« tĂ« kemi mekanizĂ«m zhbllokues. Opozita do tĂ« ketĂ« vendin e saj me 8 anĂ«tarĂ« nĂ« komision. Po ashtu kemi kĂ«rkuar qĂ« nga bashkĂ«kryesi komisioni tĂ« ketĂ« nĂ«nkryetar, qĂ« tĂ« fillojmĂ« tĂ« punojmĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« proces”, tha Mazniku.

Mazniku kujtoi se kur komisioni u krijua me kërkesë të opozitës, pavarësisht përbërjes së parlamentit, u ra dakord duke pasur parasysh edhe rëndësinë e komisionit të kishte elementë bashkëkryesie dhe përfaqësim të barabartë në komision.

“Nisur nga fakti se kjo reformĂ« ka rĂ«ndĂ«si tĂ« madhe ne donim t’i jepnim gjithĂ« mundĂ«sitĂ« opozitĂ«s pĂ«r tĂ« pasur pjesĂ«marrje dhe pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« asaj garanci speciale edhe pĂ«rtej praktikĂ«s mĂ« tĂ« mirĂ« parlamentare europiane”, tha Mazniku.

Por aktualisht, sipas tij, mungesa e opozitës ka sjellë humbjen e dy muajve kohë për një reformë që është me ngut.

Duke sqaruar hapat e mëtejshëm që do të ndjekë komisioni, Mazniku theksoi se komisioni do të ndahet në tre grupe të mëdha dhe secili grup do të mbulojë katër qarqe.

Gjatë muajit shkurt, ai theksoi se anëtarët e komisionit bashkë me ekspertët do të dalin në terren për të zhvilluar konsultim publik.

NdĂ«rsa nĂ« mars, sipas tij, do tĂ« zhvillohet faza e dytĂ« e konsultimeve tematike. “TĂ« gjitha kĂ«to diskutime do tĂ« mblidhen sĂ« bashku dhe nĂ« muajin prill-maj fillojmĂ« procesin e hartimit formal tĂ« ligjit”, tha ai.

Duke folur pĂ«r rĂ«ndĂ«sinĂ« dhe nxitimin qĂ« ka ky proces, Manziku theksoi se kjo reformĂ« duhet tĂ« pĂ«rfshijĂ« njĂ« diskutim tĂ«rĂ«sor, pĂ«r tĂ« qenĂ« mĂ« efikase dhe pĂ«r t’i shĂ«rbyer mĂ« mirĂ« shqiptarĂ«ve.

NjĂ« tjetĂ«r element me rĂ«ndĂ«si, sipas tij, Ă«shtĂ« edhe pĂ«rgatitja e bashkive pĂ«r tĂ« tĂ«rhequr fonde nga Bashkimi Europian dhe pĂ«r t’i vendosur ato nĂ« shĂ«rbim tĂ« komunitetit.

“Kjo Ă«shtĂ« sot mbledhja e katĂ«rt nĂ« tĂ« cilĂ«n opozita nuk vjen. Kemi humbur thuajse dy muaj kohĂ« nĂ« njĂ« reformĂ« shumĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme, nĂ« njĂ« reform qĂ« Ă«shtĂ« nĂ« ngut kohe. Siç e kemi shpjeguar, duke qenĂ« se zgjedhjet e ardhshme vendore ndodhin nĂ« prill apo maj tĂ« vitit 2027 Ă«shtĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« reforma territoriale tĂ« pĂ«rmbyllet, siç janĂ« dhe praktikat mĂ« tĂ« mira europiane rreth njĂ« vit para zgjedhjeve. Synimi ynĂ« Ă«shtĂ« qĂ« t’i qĂ«ndrojmĂ« besnik kĂ«tij parimi; duhet tĂ« pĂ«rmbyllim reformĂ«n territoriale deri nĂ« korrik tĂ« kĂ«tij viti”, tha Mazniku.

Mazniku tha se “hapat e punĂ«s do tĂ« jenĂ« tĂ« ndarĂ« nĂ« tre kapituj tĂ« mĂ«dhenj. Kapitulli i parĂ« qĂ« do tĂ« ndodhĂ« qĂ« tashmĂ« qysh nĂ« muajin shkurt, komisioni do tĂ« jetĂ« i ndarĂ« nĂ« 3 grupe tĂ« mĂ«dha ku secili grup do tĂ« mbuloj katĂ«r qarqe. Do tĂ« synohet qĂ« gjatĂ« muajit shkurt ky grup, me 1/4 e komisionit do tĂ« shkojnĂ« bashkĂ« me ekspertĂ«t qĂ« do t’i bashkohen grupit, bashkĂ« me deputetĂ«t e zonĂ«s, tĂ« takojnĂ« kryetarĂ«t e bashkive, anĂ«tarĂ«t e kĂ«shillit bashkiak, bizneset, shoqĂ«rinĂ« civile, ekspertĂ«t lokalĂ«, pĂ«r tĂ« diskutuar nĂ« tĂ« gjithĂ« territorin nĂ« lidhje me problematikat, sfidat dhe nevojat qĂ« pushteti vendor ka pĂ«rpara.

Kjo do tĂ« jetĂ« faza e parĂ« e konsultimit publik. NĂ« muajin mars do tĂ« kemi fazĂ«n e dytĂ« tĂ« konsultimeve, e cila do tĂ« jetĂ« faza e konsultimeve tematike. SĂ«rish, komisioni do tĂ« jetĂ« i ndarĂ« nĂ« tre grupime, njĂ«ri grup do tĂ« merret me territorin dhe qeverisjen, grupi i dytĂ« do tĂ« merret me funksionet e pushtetit vendor dhe grupi i tretĂ« do tĂ« merret me financimin e pushtetit vendor dhe secilin prej kĂ«tyre 3 grupeve do tĂ« ketĂ« konsultime tematike nĂ« fushĂ«n e vet. NĂ« muajin prill-maj do tĂ« fillojmĂ« hartimin e procesit formal tĂ« ligjit dhe opsioneve specifike pĂ«r reformĂ«n. Kur shprehem pĂ«r rĂ«ndĂ«sinĂ« dhe nxitimin qĂ« ky proces ka, Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« t’i shpjegojmĂ« edhe publikut qĂ« njĂ« reformĂ« e tillĂ«, e cila ka nevojĂ« pĂ«r njĂ« konsultim shumĂ« tĂ« madh publik, nĂ« tĂ« gjithĂ« territorin nuk Ă«shtĂ« njĂ« reformĂ« qĂ« bĂ«het nĂ« zyrĂ«, nuk Ă«shtĂ« njĂ« reformĂ« qĂ« bĂ«het vetĂ«m nga anĂ«tarĂ«t e komisionit, por Ă«shtĂ« njĂ« reformĂ« e cila duhet tĂ« pĂ«rfshijĂ« tĂ« gjitha institucionet lokale vendore dhe qendrore, njĂ« diskutim tĂ«rĂ«sor pĂ«r mĂ«nyrĂ«n mĂ« tĂ« mirĂ« sesi mund tĂ« suportohet pushteti vendor pĂ«r tĂ« qenĂ« mĂ« efikas, mĂ« efiçentĂ« dhe pĂ«r ti shĂ«rbyer mĂ« mirĂ« qytetarĂ«ve”, tha ai.

Mazhoranca i ka kërkuar parlamentit që të ndryshojë mënyrën si është formuar komisioni, duke shtuar një anëtar dhe duke kaluar nga komision me bashkëkryesi në një komision standard parlamentar me kryetar dhe nënkryetar.

“Kjo  nuk do tĂ« thotĂ« qĂ« opozita nuk Ă«shtĂ« pjesĂ« e komisionit. Opozita do tĂ« jetĂ« gjithmonĂ« e mirĂ«pritur nĂ« komision, nĂ« tĂ« gjitha proceset, nĂ« tĂ« gjitha hapat, nĂ« tĂ« gjitha diskutimet. Do tĂ« ketĂ« vendin e saj sistematik, 8 anĂ«tarĂ«t e komisionit janĂ« ata qĂ« janĂ«. Kemi kĂ«rkuar gjithashtu qĂ« tĂ« ndryshojmĂ« njĂ« element tĂ« dytĂ« qĂ« nga bashkĂ«kryesi, tĂ« kalojmĂ« nĂ« njĂ« proces kryetar/ nĂ«nkryetar, siç janĂ« komisionet standarde nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« krijojmĂ« njĂ« element tĂ« parlamentarizmit normal nĂ« kĂ«tĂ« komision, por ndĂ«rkohĂ« tĂ« fillojmĂ« tĂ« punojmĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« proces”, theksoi Mazniku.

Komisioni i Posaçëm për Reformën Territoriale, foto: Andrin Hoxha
1 nga 5
Arbjan Mazniku, bashkëkryetar i Komisonit për Territorialen, foto; Andrin Hoxha

(vijon
)

/a.f/r.e/

The post Reforma territoriale, Mazniku: Komisioni me tre grupe, konsultime publike në qarqe appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GJERMANI – Temperaturat e ulĂ«ta ulin rezervat e gazit, opozita ndez alarmin

BERLIN, 2 shkurt /ATSH-AA/ – Sasia e magazinimit tĂ« gazit natyror tĂ« GjermanisĂ« kanĂ« rĂ«nĂ« mes temperaturave tĂ« ulĂ«ta, duke nxitur thirrje nga opozita pĂ«r masa tĂ« menjĂ«hershme pĂ«r tĂ« shmangur mungesa tĂ« mundshme.

Objektet e magazinimit ishin nĂ« 32,9 pĂ«r qind kapacitet mĂ« 1 shkurt 2026 – njĂ« rĂ«nie e thellĂ« nga 56,4 pĂ«r qind nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« vitin e kaluar dhe rreth 57 pĂ«r qind nĂ« fund tĂ« dhjetorit 2025. RĂ«nia ndodh ndĂ«rsa gjermanĂ«t rrisin ngrohjen gjatĂ« njĂ« nga dimrat mĂ« tĂ« ftohtĂ« nĂ« vitet e fundit.

Michael Kellner, zĂ«dhĂ«nĂ«si pĂ«r politikĂ«n energjetike i PartisĂ« sĂ« GjelbĂ«r opozitare, kritikoi qeverinĂ« pĂ«r “pĂ«rgatitje tĂ« dobĂ«t” dhe paralajmĂ«roi pĂ«r kufizime tĂ« mundshme.

“Ne po dridhemi gjatĂ« kĂ«tij dimri,” tha ai pĂ«r transmetuesin publik ARD tĂ« dielĂ«n vonĂ«, duke shtuar se ministria tani duhet tĂ« kĂ«rkojĂ« kursim tĂ« gazit pĂ«r tĂ« shmangur njĂ« krizĂ« mĂ« tĂ« madhe.

Por Ministrja e EkonomisĂ«, Katherina Reiche, minimizoi shqetĂ«simet mbi rezervat e shteruara. “Ne e monitorojmĂ« situatĂ«n çdo ditĂ« – nuk ka arsye pĂ«r shqetĂ«sim,” tha ajo para njĂ« udhĂ«timi nĂ« ArabinĂ« Saudite.

Reiche theksoi kapacitetin e Gjermanisë për të importuar gaz natyror të lëngshëm, ose LNG, nga jashtë, duke shprehur besim se vendi do ta kalojë dimrin pa probleme.

Gjermania ka luftuar me furnizime të qëndrueshme energjie që nga ndërprerja e importeve ruse pas shpërthimit të luftës Rusi-Ukrainë në 2022. Rusia kishte siguruar pothuajse 55 për qind të gazit natyror dhe 35 për qind të naftës bruto të Gjermanisë para konfliktit.

QĂ« atĂ«herĂ«, vendi Ă«shtĂ« kthyer te alternativa nga Norvegjia, Holanda dhe Belgjika – me çmime tĂ« rritura. Portet kryesore nĂ« BelgjikĂ« dhe HolandĂ« pĂ«rpunojnĂ« mbĂ«rritjet e LNG-sĂ«, tĂ« cilat pastaj transportohen me tubacione nĂ« Gjermani. Shumica e importeve tĂ« LNG-sĂ« sĂ« GjermanisĂ« vjen nga SHBA-ja.

The post GJERMANI – Temperaturat e ulĂ«ta ulin rezervat e gazit, opozita ndez alarmin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Zelensky para bisedimeve me Rusinë: Mund të arrihet paqe

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, është shprehur optimist për mundësinë e arritjes së një paqeje dinjitoze dhe të qëndrueshme, përpara raundit të ri të bisedimeve me përfaqësuesit e Rusisë dhe të Shteteve të Bashkuara. Deklarata u bë pas një takimi me ekipin e tij negociator, ndërsa bisedimet pritet të zhvillohen këtë javë në Abu Dhabi. [
]

The post Zelensky para bisedimeve me Rusinë: Mund të arrihet paqe appeared first on BoldNews.al.

Berisha: Rama, sot më i diskredituar se kurrë! 10 shkurti dita tjetër e kryengritjes sonë

Kreu i PD-së Sali Berisha foli në foltoren e radhës me demokratët përpara Kryeministrisë. Berisha shprehu mirënjohjen e tij për qytetarët e pranishëm në foltore në shesh, teksa theksoi se ata janë kanë lebetitur nga themelet regjimin me guximin e tyre. Berisha shtoi se 10 shkurti do jetë data e radhës që do trondisë regjimin. [
]

The post Berisha: Rama, sot më i diskredituar se kurrë! 10 shkurti dita tjetër e kryengritjes sonë appeared first on BoldNews.al.

Gjyqi ndaj Franc Çopjas, avokatĂ«t: S’janĂ« kriminelĂ« tĂ« zakonshĂ«m, por ushtarĂ«t e njĂ« lufte private

“Ju nuk po gjykoni kriminelĂ« tĂ« zakonshĂ«m, por ushtarĂ«t e njĂ« lufte private”, deklaruan tĂ« hĂ«nĂ«n dy avokatet nĂ« Bruksel nĂ« gjyqin ndaj Franc Çopjas, Mikael Qosjas dhe shtatĂ« tĂ« pandehurve tĂ« tjerĂ« tĂ« akuzuar pĂ«r vrasjen e Ardit Spahiut, shqiptari i ekzekutuar nĂ« Molenbeek mĂ« 27 nĂ«ntor tĂ« vitit 2020. Sipas avokates Virginie Taelman, mĂ«nyra [
]

The post Gjyqi ndaj Franc Çopjas, avokatĂ«t: S’janĂ« kriminelĂ« tĂ« zakonshĂ«m, por ushtarĂ«t e njĂ« lufte private appeared first on BoldNews.al.

Trafik kilometrik nĂ« autostradĂ«n e “zgjeruar” tĂ« Ballukut

MbrĂ«mjen e sotme, nĂ« autostradĂ«n DurrĂ«s–TiranĂ« Ă«shtĂ« regjistruar trafik i rĂ«nduar, me radhĂ« kilometrike automjetesh. PĂ«r shkak tĂ« fluksit tĂ« lartĂ«, njĂ« pjesĂ« e automjeteve kanĂ« devijuar nĂ« rrugĂ«t dytĂ«sore, por edhe aty trafiku paraqitet i rĂ«nduar. PavarĂ«sisht shqetĂ«simeve tĂ« shpeshta tĂ« qytetarĂ«ve pĂ«r trafikun nĂ« kĂ«tĂ« aks, ankesat e tyre nuk kanĂ« gjetur zgjidhje. [
]

The post Trafik kilometrik nĂ« autostradĂ«n e “zgjeruar” tĂ« Ballukut appeared first on BoldNews.al.

Banorët e Borizanës të alarmuar nga shpërthimet në gurore: Rrezik për sigurinë

BanorĂ«t e fshatit BorizanĂ« nĂ« FushĂ«-KrujĂ« kanĂ« shprehur shqetĂ«simin e tyre pĂ«r guroret qĂ« ndodhen shumĂ« afĂ«r banesave tĂ« tyre. Ata kanĂ« denoncuar prej 12 muajsh nĂ« zonĂ« ka patur aktivitet tĂ« vazhdueshĂ«m shpĂ«rthimesh dhe ndotje. Sipas tyre kĂ«to shpĂ«rthime rrezikojnĂ« sigurinĂ« e familjeve dhe pronave tĂ« tyre, ndĂ«rsa situatĂ«n e krahasojnĂ« me GĂ«rdecin. “Ndodhemi [
]

The post Banorët e Borizanës të alarmuar nga shpërthimet në gurore: Rrezik për sigurinë appeared first on BoldNews.al.

❌