Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Cristiano Ronaldo nuk do të luajë ndaj Al Ittihad”

Pavarësisht se u kthye në stërvitje me Al Nassr, ylli portugez i futbollit duket se po e vijon protestën e tij. Sipas të përditshmes arabe ‘Al Arriyadiyah’, Cristiano Ronaldo nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen me Al Ittihad që do të luhet pasditen e kësaj të premteje dhe do të jetë ndeshja e dytë radhazi që Ronaldo do të humbasë për shkak të zemërimit të tij ndaj Fondit PIF dhe drejtuesve të Ligës Arabe që lejuan kalimin e Karim Benzema te Al Hilal.

Kjo e përditshme nuk dha detaje të tjera, por Ronaldo nuk ka asnjë dëmtim e madje të mërkurën ai postoi një foto të tij duke u stërvitur dhe për këtë arsye kjo mungesë e tij interpretohet si një protestë tjetër e Ronaldos për të shfaqur pakënaqësinë ndaj dickaje që ai e konsideron si një padrejtësi ndaj skuadrës së tij në këtë sesion të merkatos dimërore. Ky i Ronaldos është një qëndrim për të cilin nuk e dimë se i çfarë kalibri është dhe se çfarë peshe do të ketë më vonë

Cristiano Ronaldo rinovoi verën e kaluar deri në vitin 2027 e për më tepër e përforcoi më shumë impenjimin e tij me vendin saudit duke u shndërruar në ambasadorin e Botërorit 2034. Por tani  me këtë situatë, e ardhmja e tij është në dyshim. Sipas të përditshmes portugeze, ‘Record’ zbuloi një klauzolë teorike sekrete për zgjidhjen e kontratës së Ronaldos në fund të sezonit 2025/26 prej 50 milionë eurosh që është një shifër e rëndësishme. Gjithnjë sipas ‘Record’ nuk përjashtohet mundësia  që Cristiano Ronaldo të kthehet në Evropë apo të shkojë në SHBA për të vijuar karrierën e tij.

Rexhaj për skandalin Epstein: Kanë dorë shërbimet sekrete ruse

Në emisionin “Opinion”, analisti Albatros Rexhaj, komentoi skandalin e financiarit të ndjerë, Jeffrey Epstein.

Rexhaj u shpreh se seksi ka korruptuar që në lashtësi dhe është një metodë e njohur. Sipas tij, Epstein është një individ, që iu është afruar njerëzve me pushtet (të cilët kanë vese) dhe i ka shantazhuar ato.

Për të, në këtë histori ka dorë dhe shërbimi sekret rus. Rexhaj deklaroi se Rusia dëshiron të thotë se elitat perëndimore janë krejtësisht të degraduara.

Seksi ka korruptuar që në lashtësi. Faktet janë brutale këtu. Me rastin e Epstein janë marrë prokurorët më të mirë që ka Amerika. Më 2019 ai u fut në burg. Harrojmë se festat kanë qenë trendy në vitet 1990. Epstein ka bërë partyt më të mira në Nju Jork, prandaj ka shkuar Trump. Epstein i ka ditur pikat e dobëta liderëve botërorë dhe ka dashur t’i shantazhojë. Nuk duhen përmendur emra si në kohën e komunizmit. Këto janë operacione të shërbimeve sekrete ruse.

Dhe kështu Rusia thotë se ka jetë dekadente në elitat e Perëndimit. Bill Clinton e Trump nuk e kanë ditur se Epstein është trafikant. Njerëzit e pushtetshëm kanë vese, por nuk mund të arrish në përfundimin se elitat e perëndimit qenkan të degraduara plotësisht. Epstein është një njeri që ka dashur t’iu afrohet njerëzve me pushtet, ka dashur që të shantazhojë elitat, në bazë të veseve që ata kanë”, deklaroi Rexhaj.

Mbi 3 milionë dokumente janë zbuluar nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA, ku dëshmohen imazhe të skandalit Epstein. Të përfshirë në afera seksuale dyshohen njerëz me pushtet në botë.

Manja: Sistemi i pagave jo listë dëshirash, nuk ka cenim të magjistratëve

TIRANË, 5 shkurt /ATSh/ Deputeti i Partisë Socialiste, njëherësh kryetar i Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, Ulsi Manja, tha sot se ndryshimet ligjore nuk kanë cenuar pagën e magjistratëve.

Gjatë një interviste televizive në “Top Story”, i pyetur në lidhje me debatin për pagat e gjyqtarëve, çështje e cila po shqyrtohet në Gjykatën Kushtetuese, Manja tha se në një shtet demokratik sistemi i pagave nuk mund të jetë një listë dëshirash.

“Nuk është debat që zhvillohet në distancë mes gjyqtarëve dhe ekzekutivit, sepse flasim për një vendim kushtetues ku qeveria është palë e interesuar. Debati në rastin konkret po zhvillohet mes dy palëve të interesuara. Në një shtet demokratik sistemi i pagave nuk mund të jetë një listë dëshirash. Sistemi i pagave është pasqyra e funksionimit politik, demokratik dhe social të një shteti”, u shpreh Manja.

Deputeti socialist argumentoi normën ligjore që përcakton pagat e sistemit të drejtësisë sot.

Sipas tij, ligji për statusin e prokurorëve që u miratua në 2016, ishte ndër ligjet e rëndësishme sepse statuset për kategori të caktuara të funksioneve publike janë sa privilegje, por dhe lidhen me përgjegjësinë e funksionit të tyre publik.

Sipas tij, ligji parashikonte një sërë kriteresh që përbënin statusin e magjistratit, nga shkalla e funksionit dhe vjetërsia në punë, te kompetenca, pozicionet drejtuese, shtesat për kualifikim dhe trajtimet financiare shtesë.

“Parimi kryesor që kishte ligji sa i takon caktimit të pagës, ishte respektimi i dinjitetit të profesionit. Kriteri i dytë ishte vjetërsia në punë, i treti kompetenca ku e ushtron funksionin, kriter tjetër paga për pozicion drejtues, shtesa për kualifikime. Statusi nuk mbaronte këtu sepse ishte dhe trajtimi i veçantë financiar, kompensimi për raste transferimi, për kur përfshiheshin në skemë delegimi jashtë qendrës së banimit, pensioni suplementar, sigurimi i jetës dhe familjarëve dhe shtesa për vështirësisë profesioni. Ishin një sërë kriteresh që përbënin statusin e magjistratit”, tha Manja.

Manja tha se debati për pagën referuese nisi në vitin 2017 dhe u thellua në vitin 2021, kur Ministria e Financave kërkoi saktësim të terminologjisë ligjore. Pas ndryshimeve, sipas Manjës, paga referuese u lidh me pagën e një drejtori në Kryeministri, por kjo u kundërshtua nga shoqatat e magjistratëve dhe u çua në Gjykatën Kushtetuese.

Manja u shpreh se debati tani është për pagën referuese.

“Debati i parë lindi në 2017. Në 2021, Ministria e Financave ngriti një shqetësim dhe tha neni 12 pika 5, kur flet për pagën referuese, pagë për funksion. I kemi pyetur a e cenon në vlerë nominale saktësimi i kësaj terminologjie? Jo. Kemi bërë ndryshime dhe kemi bërë që paga referohet me pagën e një drejtori në kryeministri”, shpjegoi ish-ministri i Drejtësisë.

“Sapo hyri në fuqi ky ndryshim, shoqata i atakoi dhe e çoi në Kushtuese, dhe kjo e fundit urdhëroi: paga referuese bazë nuk do jetë drejtor i Kryeministrisë, por kategoria B që i korrespondon Sekretarit të Përgjithshëm, dhe do ketë pagën referuese plus pagën e grupit, jo për përfitime të tjera”, tha Manja.

Manja shtoi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte i qartë. Manja shpjegoi se në vitin 2023, Kuvendi e përktheu vendimin e Kushtetueses në ligj, duke e lidhur pagën referuese të magjistratëve me atë të Presidentit të Republikës.

“Përcaktimi i pagës referuese, e reja është përcaktuar nga vendimi i Kushtetuese. Nuk duhet të prekni pagën e fituar deri tani nga magjistratët tha Kushtetuesja. Çfarë ndodhi pas këtij vendimi? Duke qenë se norma u shfuqizua, Ministria e Financave tha të fillojë zbatimi nga 1 janari i 2019, pra të merrnin diferencën. Gjyqtarët nuk pritën dhe iu drejtua gjykatës administrative”, u shpreh ai.

Duke iu përgjigjur kritikave të gjyqtarëve se rritja e pagave në administratën publike krijoi diferenca në dëm të magjistratëve, Manja theksoi se neni 138 i Kushtetutës flet vetëm për ndalimin e uljes së pagës.

“Kur u rritën pagat në shërbimin civil dhe administratën publike, magjistratët thanë do shkojmë në Kushtetuese se ju na keni cenuar pagën dhe keni shkelur nenin 138, sepse nëse do na kishit lënë me referencë të Sekretari i Përgjithshëm, paga e tyre është rritur me 30%, në vlerë paga bazë plus pagën e grupit, shkon 237 mijë lekë të reja për Sekretarin e Përgjithshëm”, informoi Manja.

“Neni 138 thotë mos e ul pagën e magjistratit. Ne nuk e ulëm, por e rritëm, por ama nuk do të thotë ulje page nëse një formulë e përllogaritje e re të jep një përfitim më të vogël, është në shkelje të nenit, dhe një formulë që të jep përfitim më të madh qenka në zbatim të nenit. Nuk di të ketë vlerësim më të madh sesa të të referojmë pagën me atë të Presidentit”, tha Manja.

/m.q/j.p/

The post Manja: Sistemi i pagave jo listë dëshirash, nuk ka cenim të magjistratëve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA -Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë

TEHERAN, 5 shkurt /ATSH-AA/ – Irani nuk dëshiron që SHBA-ja ta sulmojë vendin, tha sot presidenti Donald Trump.

“Ata nuk duan që ne t’i godasim”, tha Trump gjatë mëngjesit kombëtar të lutjeve, që u mbajt për herë të 74-të.

“Ata janë duke negociuar”, shtoi ai.

Duke folur për grumbullimin e forcave ushtarake amerikane në rajon, Trump tha: “E dini, ne kemi një flotë të madhe që po shkon drejt Iranit”.

Komentet e Trumpit erdhën përpara bisedimeve indirekte mbi programin bërthamor që pritet të mbahen të premten mes Iranit dhe SHBA-së në kryeqytetin e Omanit, Maskat.  /os/

The post SHBA -Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

SHBA – Trump bën thirrje për një pakt të ri bërthamor me Rusinë, ndërsa afati i “New Start” përfundon

UASHINGTON, 5 shkurt /ATSH-DPA/- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump bëri thirrje për një pakt të ri bërthamor me Rusinë, ndërsa afati i traktatit të mëparshëm “New Start” përfundoi sot.

“New Start”- një traktat për reduktimin e armëve bërthamore midis SHBA-së dhe Rusisë ose zyrtarish i njohur si “Masat për Reduktimin dhe Kufizimin e Mëtejshëm të Armëve Strategjike Ofensive”, u nënshkrua më 8 prill 2010 në Pragë dhe, pas ratifikimit, hyri në fuqi më 5 shkurt 2011.

“Në vend që të zgjasim “New Start” (një marrëveshje e negociuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që, përveç gjithçkaje tjetër, po shkelet rëndë), ne duhet t’i bëjmë ekspertët tanë bërthamorë të punojnë në një traktat të ri, të përmirësuar dhe të modernizuar që mund të zgjasë shumë kohë në të ardhmen”, tha Trump në platformën e tij “Truth Social”.

“New Start” u ra dakord midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë në vitin 2010 dhe hyri në fuqi një vit më vonë.

Trump nuk dha detaje se cilat vende duhej të përfshiheshin në traktatin e ri, por sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, u tha gazetarëve se diskutimet do të vazhdonin me Rusinë.

Në deklaratat e mëparshme, Trump nuk është shfaqur i shqetësuar për përfundimin e afatit të “New Start”.

“Do të bëjmë një marrëveshje më të mirë”, tha Trump duke këmbëngulur se Kina, e cila ka arsenalin me rritjen më të shpejtë në botë, duhej të përfshihej në çdo marrëveshje të ardhshme.

Leavitt tha në konferencën për shtyp se, sipas dijenisë së saj, për momentin nuk kishte asnjë marrëveshje me Rusinë për zgjatjen e “New Sart”.

The post SHBA – Trump bën thirrje për një pakt të ri bërthamor me Rusinë, ndërsa afati i “New Start” përfundon appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

INDI – Raste të reja të virusit Nipah, sa janë rreziqet e kontaminismit në Evropë?

NJU DELHI, 5 shkurt /ATSH/ – Dy raste të reja të virusit Nipah në Indi kanë vënë shumë vende aziatike në gatishmëri të lartë, duke pasur parasysh se shkalla e vdekshmërisë njerëzore mund të shkojë midis 40% dhe 75%., shkruan salute.eu.

Pacientët e infektuar në Bengalin Perëndimor janë punonjës të kujdesit shëndetësor dhe janë të shtruar në kujdes intensiv.

Ndërkohë, disa vende, përfshirë Tajlandën, Singaporin, Hong Kongun dhe Malajzinë, kanë rritur tashmë kontrollin kufitar dhe kanë riaktivizuar protokollet e mbikëqyrjes.

Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) beson se rreziqet për Evropën janë shumë të ulëta.

“Për momentin, nuk ka rrezik për Italinë”, qetëson Federico Gobbi, drejtor i Departamentit të Sëmundjeve Infektive dhe Tropikale në Spitalin Sacro Cuore Don Calabria në Verona.

“Rreziku që kjo epidemi të na arrijë është shumë i largët”, shton ai.   /os/

 

The post INDI – Raste të reja të virusit Nipah, sa janë rreziqet e kontaminismit në Evropë? appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nga nesër mot i paqëndrueshëm, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ngre alarmin

Nga dita e nesërme pritet një përkeqësim i kushteve atmosferike në vend. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka njoftuar se për periudhën 6–10 shkurt 2026 parashikohen reshje shiu me intensitet të lartë, veçanërisht në territorin e Qarkut Durrës, çka mund të sjellë vështirësi dhe problematika në disa zona.

Sipas parashikimeve, reshjet e dendura mund të ndikojnë në jetën e përditshme të qytetarëve, duke krijuar rrezik për përmbytje lokale, vështirësi në qarkullim dhe ndikim në infrastrukturë. Situata kërkon vëmendje të shtuar, duke marrë në konsideratë edhe rastet e mëparshme kur reshjet intensive kanë shkaktuar dëme në banesa, biznese dhe hapësira publike.

Autoritetet theksojnë se është e domosdoshme që strukturat përgjegjëse të tregojnë gatishmëri maksimale dhe përgjegjësi institucionale, në mënyrë që të minimizohen pasojat e mundshme. Bashkëpunimi ndërinstitucional dhe reagimi i shpejtë konsiderohen kyç për përballimin e çdo situate emergjente që mund të krijohet.

Në këtë kuadër kërkohet marrja e masave parandaluese, monitorimi i vazhdueshëm i situatës në terren si dhe raportimi i menjëhershëm i çdo problematike. Institucionet përkatëse pritet të qëndrojnë në gatishmëri për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe funksionimin normal të shërbimeve.

Reshjet e shiut vijojne prej javesh ne vendin tone, duke shkaktuar permbytje ne disa qytete te vendit, kryesisht ne Durres.

The post Nga nesër mot i paqëndrueshëm, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ngre alarmin appeared first on iconstyle.al.

Princ Leka pritet të bëhet sërish baba, Blerta Celibashi në pritje të ëmbël

Pas zyrtarizimit të lidhjes disa muaj më parë dhe paraqitjeve të shpeshta së bashku në evente publike, Princ Leka dhe Blerta Celibashi duket se po jetojnë një nga periudhat më të bukura të jetës së tyre. Fotografja është në pritje të ëmbël dhe çifti pritet të mirëpresë fëmijën e tyre të parë së bashku pas disa muajsh.

Burime pranë çiftit kanë konfirmuar për PopArt.al lajmin e shtatzënisë, duke zbuluar gjithashtu se Blerta pret një djalë. Për Princ Lekën, ky do të jetë përjetimi i dytë i atësisë, pasi ai është tashmë baba i një vajze nga martesa e mëparshme me aktoren Elia Zaharia, me te cilen u nda kohë me parë.

Sipas të njëjtave burime, shtatzënia po shkon mirë dhe çifti ka zgjedhur ta jetojë këtë periudhë me qetësi dhe larg vëmendjes së tepërt mediatike. Megjithëse zërat për një pritje të ëmbël kanë qarkulluar prej kohësh, tashmë lajmi konsiderohet i konfirmuar nga persona të afërt me ta.

Deri në këtë moment, as Princ Leka dhe as Blerta Celibashi nuk kanë bërë një reagim publik, por mësohet se përgatitjet për ardhjen e foshnjës kanë nisur prej pak kohësh, duke shtuar emocionin për kapitullin e ri që i pret. Perpos këtij lajmi, në rrjet po aludohet se çifti ka nisur edhe përgatitjet për dasëm.

The post Princ Leka pritet të bëhet sërish baba, Blerta Celibashi në pritje të ëmbël appeared first on iconstyle.al.

Mediaset padit Fabrizio Coronan, kërkon 160 milionë euro dëmshpërblim

Mediaset po rrit nivelin e betejës së saj ligjore kundër Fabrizio Corona dhe po njofton një padi civile masive prej 160 milionë eurosh. Padia, e njoftuar zyrtarisht nga kompania, rrjedh nga dëmtimi serioz i reputacionit të dyshuar të pësuar nga grupi, drejtuesit e tij dhe disa nga figurat më ikonike të transmetuesit.

Deklaratat e Corona gjatë programit “Falsissimo” janë nën shqyrtim. Sipas Mediaset, këto deklarata përhapin akuza të pabaza, aludime dhe informacione private të pabazuara. Sipas deklaratës zyrtare, historia tejkaloi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përbënte shpifje.

Kërkesa për kompensim nuk ka të bëjë vetëm me kompaninë në tërësi, por përfshin drejtpërdrejt edhe Marina Berlusconi-n dhe Pier Silvio Berlusconi-n, si dhe figura kryesore në programin televiziv si Maria De Filippi, Silvia Toffanin dhe Gerry Scotti, të treguar si subjekte të dëmtuara nga ekspozimi mediatik i deklaratave të Corona-s.

Qëndrimi zyrtar i Mediaset

Në njoftimin për shtyp të lëshuar nga Cologno Monzese , grupi e përcakton atë që u transmetua si një grup “gënjeshtra, falsifikime dhe insinuata të zhveshura nga çdo bazë dhe nga respekti më i vogël për njerëzit, familjet e tyre dhe realitetet e përfshira”.

Për këtë arsye, Mediaset dhe MFE (MediaForEurope), së bashku me palët individuale që konsiderohen të dëmtuara, kanë vendosur të vazhdojnë me padi civile për kompensim për një shumë totale prej 160 milionë eurosh, duke përfshirë edhe kompanitë që i atribuohen Fabrizio Corona-s.

Grupi televiziv njoftoi gjithashtu se rezervon të drejtën për të ndërmarrë veprime ligjore kundër kujtdo që kontribuon me vetëdije në përhapjen, amplifikimin ose promovimin e përmbajtjes së konsideruar shpifëse, duke hapur kështu rrugën për procedura të mëtejshme ligjore.

Kjo çështje shënon një kapitull të ri në mosmarrëveshjen midis Mediaset dhe Fabrizio Corona, e cila ka të ngjarë të ketë pasoja të gjera mediatike dhe ligjore në javët në vijim.

The post Mediaset padit Fabrizio Coronan, kërkon 160 milionë euro dëmshpërblim appeared first on iconstyle.al.

Cila orë e ditës është më efektive kur bëhet kimioterapia

Ora e ditës kur jepet kimioterapia mund të luajë një rol të rëndësishëm në efektivitetin e saj, sipas një studimi të ri klinik të pacientëve me kancer të mushkërive në fazë të avancuar. Gjetjet tregojnë se trajtimi që fillon më herët gjatë ditës konkretisht para orës 3 të pasdites shoqërohet me rezultate më të mira krahasuar me administrimin e tij më vonë.

Studimi, një provë e fazës 3 e rastësishme që përfshin 210 pacientë, u botua në Nature Medicine dhe bazohet në të dhëna që tregojnë se ritmet cirkadiane, “ora biologjike” e brendshme e trupit, ndikojnë në funksionin e sistemit imunitar dhe përgjigjen e tij ndaj trajtimeve.

Çfarë tregoi studimi?

Studiuesit, të udhëhequr nga Yongchang Zhang, i ndanë pacientët me kancer të mushkërive me qeliza jo të vogla në fazë të avancuar – të cilët nuk kishin marrë ndonjë trajtim të mëparshëm në dy grupe. Grupi i parë mori imunokimioterapi para orës 15:00, ndërsa grupi i dytë e mori atë pas orës 15:00, për katër ciklet e para të trajtimit.

Pas një ndjekjeje mesatare prej gati 29 muajsh, pacientët që morën trajtim më parë përjetuan:

-pothuajse dyfishi i kohës pa përkeqësim të sëmundjes (11.3 muaj kundrejt 5.7),
-mbijetesë më e gjatë e përgjithshme (28 muaj kundrejt 16.8),
-shkallë më të larta përgjigjeje ndaj trajtimit (69.5% kundrejt 56.2%).

Është e rëndësishme të theksohet se nuk u regjistruan ndryshime në ngjarjet anësore të lidhura me imunitetin, duke sugjeruar që përfitimi nuk shoqërohet me toksicitet të shtuar.

Pse koha mund të ketë rëndësi

Analiza të mëtejshme treguan se pacientët në grupin e mëngjesit kishin limfocite T CD8+ më aktive në gjakun e tyre – qeliza që janë çelësi i përgjigjes imune kundër kancerit. Ky zbulim përforcon idenë se sistemi imunitar reagon ndryshe ndaj trajtimit në varësi të kohës së ditës .

Indikacione të ngjashme janë gjetur në të kaluarën nga studime retrospektive në forma të tjera të kancerit, por deri më tani të dhënat nga provat klinike të rastësishme kanë munguar.

Kufizimet dhe hapat e mëtejshëm

Vetë studiuesit theksojnë se nevojiten studime të mëtejshme për të konfirmuar përfitimet afatgjata, si dhe për të hetuar mekanizmat e saktë biologjikë. Përveç kësaj, të gjithë pjesëmarrësit në studim ishin nga Kina, gjë që kufizon përgjithësueshmërinë e rezultateve.

Nëse gjetjet konfirmohen në popullata të tjera, rregullimi i kohës së kimioterapisë mund të jetë një mënyrë e thjeshtë dhe me kosto të ulët për të përmirësuar trajtimin e kancerit pa ndryshuar ilaçet ose protokollet e trajtimit. Një kujtesë se në mjekësi, nuk është vetëm ajo që jep që ka rëndësi, por edhe kur.

The post Cila orë e ditës është më efektive kur bëhet kimioterapia appeared first on iconstyle.al.

Pas rikthimit me Tommy Fury, Molly-Mae jep lajmin e papritur

Personaliteti i reality TV, Molly-Mae Hague, ka njoftuar se është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë.

“Shpejt do të bëhemi katër,” shkroi ajo në Instagram, duke shoqëruar postimin me pamje të regjistruara javën e kaluar në shtëpi, ku dukej barku i saj i rrumbullakosur, duke puthur partnerin Tommy Fury dhe duke luajtur me vajzën e tyre trevjeçare, Bambi.

Shtatzënia vjen pasi dy ish-konkurrentët e Love Island rindërtuan marrëdhënien e tyre majin e kaluar, pas një ndarje nëntëmujore, të cilën të dy e lidhën me problemet e Fury-t me alkoolin.

Hague ka qenë e hapur me fansat për vështirësitë që ka kaluar me shtatzëninë, lindjen dhe amësinë, duke e përshkruar ardhjen në jetë të fëmijës së parë si sfiduese në disa momente.

Lajmi për shtatzëninë e saj të dytë u prit me urime nga miqtë dhe ndjekësit.

“Urime dhe dukesh fantastike,” komentoi kunata e saj, Paris.

“Jam shumë e lumtur për ty,” shkroi prezantuesja Rochelle Humes, duke e quajtur “një lajm të mrekullueshëm”.

“Urime të mëdha për të gjithë ju,” reagoi gjithashtu Scarlett Moffatt.

Hague dhe Fury u njohën gjatë sezonit të pestë të Love Island në vitin 2019, dhe marrëdhënia e tyre vazhdoi me lindjen e fëmijës së parë dhe fejesën në vitin 2023.

Megjithatë, vitin pasues ata u ndanë, me Hague që tha atëherë se “nuk e kishte imagjinuar kurrë që historia e tyre do të përfundonte, sidomos jo në këtë mënyrë”.

Fury, gjysmëvëllai i ish-kampionit të botës në peshat e rënda Tyson Fury, më vonë deklaroi për BBC se konsumimi i alkoolit pas një dëmtimi kishte çuar përfundimisht në përfundimin e marrëdhënies së tyre.

Më pak se një vit më vonë, Hague konfirmoi se ishin ribashkuar, duke thënë se Fury nuk kishte konsumuar alkool për katër muaj dhe se “gjërat po shkonin shumë më mirë”.

The post Pas rikthimit me Tommy Fury, Molly-Mae jep lajmin e papritur appeared first on iconstyle.al.

Horoskopi, 6 shkurt/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Mbani brenda vetes një ndjenjë faji që lidhet me një person ose një situatë të lënë pezull. Ta injoroni nuk do t’ju ndihmojë; përkundrazi, një reflektim i qetë mund t’ju lehtësojë shumë shpirtërisht. Nervozizmi është i lartë dhe kjo mund të ndikojë edhe në shëndet, me rënie energjie ose shqetësime të vogla kalimtare. Mundohuni […]

The post Horoskopi, 6 shkurt/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë appeared first on BoldNews.al.

Bushati: Ankesat e Ramës hipokrizi! I vetmi që ka përfituar nga kapja e drejtësisë

Analisti Andi Bushati, thotë se ankesat e Ramës për drejtësinë, janë hipokrizi, pasi ai është i vetmi person në dy milionë e ca shqiptarë, që ka përfituar nga kapja e drejtësisë duke qëndruar në pushtet. “Pse e bën Rama këtë? Ka dis muaj që është futur në një kurs që të kritikojë disa vendime të drejtësisë, […]

The post Bushati: Ankesat e Ramës hipokrizi! I vetmi që ka përfituar nga kapja e drejtësisë appeared first on BoldNews.al.

Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë finlandezë

Një ortek mbi Solda, në Tirolin Jugor, Itali, u ka marrë jetën dy personave, të dy turistë finlandezë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e strehës Madriccio, afër pistave të skive, dhe përfshiu një grup alpinistësh. Sipas ANSAS, fillimisht u vlerësua se tre persona ishin të përfshirë, ku dy prej tyre u nxorën të vdekur, ndërsa […]

The post Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë finlandezë appeared first on BoldNews.al.

Lala tregon detajin tronditës nga përplasja me armë në Lezhë mes Nikulajt dhe Ndokëve

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për ngjarjen e rëndë në Lezhë, ku disa pjesëtarë të familjes së ish deputetit Arben Ndoka, u përplasën me armë me nipin e Ardjan Nikulajt dhe një punonjës policie në berberhane. Lala deklaroi se gjatë kësaj ngjarje është qëlluar dhjetëra herë, përfshirë […]

The post Lala tregon detajin tronditës nga përplasja me armë në Lezhë mes Nikulajt dhe Ndokëve appeared first on BoldNews.al.

Atentati në Lezhë, Dervishi: Policia është jashtë loje, situatë si në vitin 1997

Gazetari Ferdinand Dervishi ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë në Lezhë, ku pjesëtarë të familjes së ish-deputetit Arben Ndoka, u përplasën me armë me nipin e Ardjan Nikulajt dhe një punonjës policie në berberhane, ku mbeti i plagosur edhe pronari i saj. Në emisionin “Të Paekspozuarit”, ai deklaroi se policia është jashtë loje dhe […]

The post Atentati në Lezhë, Dervishi: Policia është jashtë loje, situatë si në vitin 1997 appeared first on BoldNews.al.

KLP përcakton 7 vende për prokurorët në Shkollën e Magjistraturës

Tre anëtarët e Komisionit të Zhvillimit të Karrierës pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogrdani, Ledina Riza dhe Sokol Stojani paraqitën tre propozime të ndryshme lidhur me numrin e vendeve për vitin akademik 2026-2027 në Shkollën e Magjistraturës. Kryetarja e KLP, Mirela Bogdani propozoi 15 vende, me argumentin se ka ngarkesë si pasojë e […]

The post KLP përcakton 7 vende për prokurorët në Shkollën e Magjistraturës appeared first on BoldNews.al.

Zvarritja e procesit të Ballukut, Manja si “ushtar” i qeverisë: Jemi brenda afateve!

Mbrëmjen e sotme në Top Story, kreu i Komisionit Parlamentar të Ligjeve, Ulsi Manja, foli rreth kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut dhe hapjen e rrugës për arrestimin e saj. Pavërisht se procesi ndaj Belinda Ballukut po zvarritet për disa muaj duke shmangur një vendim të menjëhershëm, Manja tha se Kuvendi […]

The post Zvarritja e procesit të Ballukut, Manja si “ushtar” i qeverisë: Jemi brenda afateve! appeared first on BoldNews.al.

Nesho: Lidhja Rama–Blair, një aleancë e errët që ka kapur vendimmarrjen në Shqipëri

Diplomati Agim Nesho, i ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, deklaroi se marrëdhënia mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit britanik Tony Blair përfaqëson një nga lidhjet më problematike dhe të dyshimta politike të viteve të fundit në Shqipëri. Sipas Neshos, Blair është shndërruar në këshilltarin real të pushtetit të Ramës, duke ushtruar ndikim të drejtpërdrejtë […]

The post Nesho: Lidhja Rama–Blair, një aleancë e errët që ka kapur vendimmarrjen në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

“Klloun i pakëndshëm”/ Media turke sulmon Ramën: Imoral dhe i gatshëm të ndryshojë bindje sipas interesit

Media turke “Atik” ka publikuar një artikull ku e quan kryeministrin Rama, një “klloun të pakëndshëm”. Në shkrim thuhet se, ai njihet për veshjen e atleteve me kostume në stilin italian në evente zyrtare, gjë që i tërhoqi vëmendjen presidentit turk, Erdogan. Ndër të tjera, në artikull përmendet edhe besimi i kryeministri i cili krijoi debat në […]

The post “Klloun i pakëndshëm”/ Media turke sulmon Ramën: Imoral dhe i gatshëm të ndryshojë bindje sipas interesit appeared first on BoldNews.al.

❌