❌

Reading view

Për një qeveri dhe një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Asnjë forcë tjetër politike në Shqipërinë pluraliste nuk e ka pasur mundësinë të përjetojë një cikël kaq të gjatë qeverisjeje sa Partia Socialiste. Trembëdhjetë vite në pushtet përbënin një mundësi të jashtëzakonshme për të realizuar politika progresiste, për të zvogëluar pabarazitë, për të forcuar institucionet dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve. Por […]
  •  

Koçiu dënon dhunën ndaj policisë në protestë: Asnjë kauzë nuk e justifikon

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar pas përplasjeve të dhunshme gjatë protestës së mbrëmjes së sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku një efektiv i Policisë së Shtetit u përfshi nga flakët, ndërsa të tjerë mbetën të lënduar. Koçiu e cilësoi të papranueshme dhunën ndaj punonjësve të policisë, duke theksuar se e drejta për të protestuar […]
  •  

FRANCË – Macron: Nuk ka vend për dhunë, vandalët do të ndëshkohen

PARIS, 17 tetor /ATSH-AFP/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron, deklaroi sot në mbrëmje se personat që kanë shkaktuar dëme dhe kanë kryer grabitje gjatë protestave do të ndiqen penalisht dhe do të ndëshkohen.

“Nuk ka vend për dhunën në Republikën tonë. Ata që kanë shkatërruar, sulmuar prefekturat dhe bizneset, si dhe kanë plaçkitur deri edhe bashkitë tona, do të ndiqen penalisht dhe do të ndëshkohen”, shkroi Macron në rrjetin social X.

Ai theksoi se vendi duhet të bashkohet përballë atyre që, sipas tij, synojnë të krijojnë kaos dhe të rrëzojnë institucionet, duke penguar qytetarët të shprehin në mënyrë paqësore kërkesat e tyre.

Macron shprehu gjithashtu mbështetjen e tij për forcat e rendit, të cilat i cilësoi si garantuese të së drejtës për të protestuar.

Edhe kryeministri francez, Sébastien Lecornu, shprehu sot mbështetjen e plotë për forcat e rendit, të cilat, sipas tij, u përballën me dhunë me intensitet të jashtëzakonshëm gjatë protestave të 17 tetorit.

Lecornu paralajmëroi gjithashtu kundër përpjekjeve për t’i përdorur incidentet e dhunshme gjatë protestave si një “nxehje paraprake” përpara zgjedhjeve presidenciale.

“Ne nuk do të lejojmë të frikësohemi dhe askush nuk do të imponojë agjendën e tij politike përmes dhunës”, deklaroi kryeministri francez.

Deklaratat e tij u interpretuan si një referencë ndaj partisë së së majtës radikale, ”La France insoumise” (LFI), dhe liderit të saj, Jean-Luc Mélenchon, në kuadër të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2027./ a.jor.

The post FRANCË – Macron: Nuk ka vend për dhunë, vandalët do të ndëshkohen appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

  •  

Irving Penn dhe portretet që shënuan historinë e Vogue në një botim të ri fotografik

Një vështrim mbi historinë e modës, artit dhe figurave që kanë përcaktuar kulturën bashkëkohore vjen përmes një botimi të ri fotografik kushtuar arkivit të revistës Vogue. “Vogue Portraits”, një vepër në dy vëllime, mbledh më shumë se 300 fotografi portretesh, duke sjellë për publikun imazhe që kanë dokumentuar personazhe dhe momente të rëndësishme përgjatë historisë së revistës.

Botimi, që do të publikohet nga shtëpia botuese Abrams më 27 tetor 2026, rikthen në vëmendje fuqinë e fotografisë së portretit dhe rolin e saj në ndërtimin e kujtesës vizuale të kulturës. Përmes fotografive të përzgjedhura nga arkivi i Vogue, libri dëshmon se portreti mund të shkojë përtej paraqitjes fizike, duke zbuluar karakterin, ndjeshmërinë dhe kompleksitetin e personazheve që qëndrojnë përballë objektivit.

Në një shkrim të botuar në Vogue, Anna Wintour, drejtoresha e përmbajtjes editoriale globale të revistës, ndalet veçanërisht te fotografi Irving Penn, një prej emrave më të rëndësishëm të fotografisë moderne, puna e të cilit zë një vend të veçantë në këtë trashëgimi.

Wintour kujton takimin e saj me Pennin kur mori drejtimin e Vogue në vitin 1988. Në atë kohë, fotografi ishte tashmë një figurë e jashtëzakonshme në botën e imazhit, ndërsa ajo, si redaktore e re, ndiente një lloj frike përballë autoritetit dhe reputacionit të tij.

“Isha e tmerruar prej tij, dhe kjo ishte një problem, sepse unë isha redaktorja e re e Vogue, ndërsa ai ishte fotografi më i rëndësishëm i revistës”, shkruan Wintour, duke rikujtuar respektin që rrethonte figurën e njohur si zoti Penn.

I njohur për qasjen e tij të përpiktë dhe të përqendruar, Penn e trajtonte çdo seancë portreti me një seriozitet pothuajse ritual. Në studion e tij në Nju-Jork, ai fotografonte aktorë, shkrimtarë, politikanë dhe sportistë, duke krijuar imazhe që, sipas Wintour, arrinin të nxirrnin në pah një cilësi thelbësore të secilit person.

Fotografitë e tij nuk mbështeteshin vetëm te pamja apo fama e subjektit. Ato kërkonin të zbulonin diçka më të thellë, një prani njerëzore të zhveshur nga elementet e tepërta dhe të përqendruar te thelbi i karakterit.

Një prej imazheve që përfaqësojnë këtë trashëgimi është portreti i aktores Cate Blanchett, e fotografuar nga Penn në rolin e mbretëreshës Elizabeth I për numrin e korrikut 2007 të Vogue. Fotografia është ndër imazhet e përfshira në botimin e ri dhe dëshmon ndërthurjen mes portretit fotografik, interpretimit artistik dhe historisë së modës.

Përmes këtij koleksioni, Vogue rikthen në vëmendje një arkiv që pasqyron jo vetëm evolucionin e fotografisë editoriale, por edhe ndryshimet në mënyrën se si shoqëria përfaqëson dhe kujton figurat e saj publike. Portretet bëhen dëshmi të kohës, duke ruajtur gjurmë të personaliteteve që kanë ndikuar në art, letërsi, politikë, sport dhe kulturën popullore.

“Vogue Portraits” pritet të dalë në një moment kur arkivat fotografike po vlerësohen gjithnjë e më shumë si pjesë e trashëgimisë kulturore. Përtej rëndësisë së tyre në historinë e modës, këto imazhe tregojnë se fotografia është një formë arti që mund të ruajë jo vetëm pamjen e një epoke, por edhe mënyrën se si ajo e ka parë veten./KultPlus.com

  •  

21:59 Pesë luftanije të NATO-s zbarkojnë në Orikum, gati për stërvitjen e përbashkët ushtarake

Last Updated on 17/10/2026 by EL

Në kuadër të stërvitjes së përbashkët të NATO-s, në gjirin e Vlorës kanë mbërritur këtë të shtunë, më 17 tetor, pesë anije ushtarake, dy prej të cilave të mëdha dhe tri të tjera në funksion mbështetës.

Dy anijet kryesore i përkasin flotave detare të Turqisë dhe Francës, ndërsa tri anijet e tjera janë nga vende të ndryshme pjesëmarrëse në këtë stërvitje.

Anijet do të qëndrojnë të stacionuara në gjirin e Vlorës deri më 20 tetor, kur parashikohet largimi i tyre nga ujërat e gjirit./et

  •  

21:57 Policia marshon nëpër qytet për të shpërndarë protestuesit, disa të shoqëruar

Last Updated on 17/10/2026 by EL

Pas kaosit nëpër rrugët e kryeqytetit dhe incidenteve të shumta që pasuan në zjarrvënie e plaçkitje, policia ka nisur me shpërndarjen e protestuesve. Forca policie dhe ujëhedhëse po marshojnë nëpër qytet duke ndaluar protestues. Në ish-Bllok ka disa të shoqëruar.

Gjatë ndalimeve, një të mituri i ka rënë të fikët, por policia e ka lënë të lirë./et

  •  

Merz: Nuk duhet të braktisim Ukrainën

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka bërë thirrje edhe një herë për vazhdimin e mbështetjes ndaj Ukrainës në luftën e saj me Rusinë.

“Ne nuk duhet ta lëmë këtë vend dhe popullin e tij të përballen të vetëm me situatën. Dhe nuk do ta bëjmë këtë”, tha Merz në kongresin e organizatës rinore të Bashkimit të tij Demokristian (CDU) dhe partisë së saj simotër, Bashkimit Social-Kristian (CSU), në Berlin.

Gjermania ka qenë një nga mbështetëset më të fuqishme ushtarake të Ukrainës që nga shpërthimi i luftës në shkurt të vitit 2022, duke i ofruar sisteme të avancuara armatimi, municione dhe ndihmë të konsiderueshme financiare, si dhe duke iu bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Moskës.

Merz kritikoi gjithashtu partinë opozitare të ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD) dhe partinë e ekstremit të majtë E Majta për “minimizimin e situatës” lidhur me Rusinë.

“Ajo që po shohim aktualisht nga Rusia nuk është thjesht vënia në pikëpyetje e integritetit territorial të Ukrainës. Ajo që po shohim nga Rusia është minimi i përditshëm i demokracisë sonë, i vlerave tona dhe i mënyrës sonë të jetesës. Dhe ne po i kundërpërgjigjemi kësaj tani”, tha kancelari.

Deklaratat e Merzit vijnë pas komenteve të fundit të kreut të shërbimit të inteligjencës së jashtme të Gjermanisë, i cili paralajmëroi për rrezikun që vendi të përfshihet në një konflikt të armatosur me Rusinë, duke thënë se Moska tashmë e konsideron Berlinin një nga kundërshtarët e saj kryesorë.

Martin Jaeger, president i Shërbimit Federal të Inteligjencës së Gjermanisë (BND), i tha komisionit parlamentar për inteligjencën se përballja me Rusinë ka marrë një dimension të ri dhe më të rrezikshëm.

  •  

Protestues dhe policë të lënduar nga protesta, ministrja e Shëndetësisë shkon në Spitalin e Traumës

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, ka shkuar këtë mbrëmje në Spitalin Universitar të Traumës, aty ku po marrin trajtim mjekësor dhjetëra efektivë të Policisë së Shtetit dhe protestues të lënduar gjatë protestave. “Mirënjohje për të gjitha ekipet e mjekëve dhe infermierëve, që gjatë këtyre pesë ditëve kanë qenë pa ndërprerje në krye […]
  •  

“Të gjithë në këmbë”, Berisha: Qytetarët në të gjitha rrethet të mobilizohen për mosbindje civile

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë në një deklaratë për mediat, ku u ka bërë thirrje demokratëve dhe qytetarëve në rrethe për mosbindje civile. “Shpreh solidaritetin me të gjithë qytetarët, të rinjtë, studentët, demokratë, pa parti, socialistë, çfarëdo qofshin në këtë protestë. Ju bëj thirrje demokratëve, demokratëve dhe mbarë qytetarëve në të gjitha […]
  •  

21:55 FOTO/ Pasojat e protestës së dhunshme në bulevard, oficerët e Policisë Gjyqësore dokumentojnë provat

Last Updated on 17/10/2026 by EL

Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë zbarkuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të dokumentuar provat për çfarë ka ndodhur gjatë ditës së sotme gjatë protestës.

Gjatë raportimit për emisionin “Shqipëria Live” me Sidorela Gjonin, gazetarja Kristi Gongo i shpreh se në terren janë të shumtë oficerët që fotografojnë provat.

Oficerët u kapën nga kamerat duke marrë prova edhe te makina që u dogj gjatë përplasjes së fortë mes policisë dhe protestuesve në bulevard./et

  •  

Rinisin tensionet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protestuesit qëllojnë me gurë, policia i shpërndan me ujë

Kanë rifilluar përplasjet mes protestuesve dhe policisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Sipas raportimeve, policia u ka bërë thirrje protestuesve dhe të rinjëve të largohen, ndërsa këta të fundit kanë qëlluar me gurë dhe polica ka përdorur botët me ujë. Ndërkohë, protestuesit janë shpërndarë, ndërsa numri i forcave të policisë në terren është i lartë.
  •  

Arqipeshkvi Peragine reagon për protestat: Shqipëria nuk meriton të përjetojë sërish plagët e së kaluarës

Arqipeshkvi i Shkodër-Pultit, imzot Giovanni Peragine, ka reaguar për protestat e ditëve të fundit në Shqipëri ndërsa thekson se Shqipëria nuk meriton të përjetojë sërish plagët e rënda të së kaluarës. Përmes një deklarate, ai u bën thirrje autoriteteve të dëgjojnë qytetarët, të hapin rrugë dialogut dhe të marrin vendime konkrete për t’iu përgjigjur kërkesave […]
  •  

Policia rrethon të riun në Tiranë, humb ndjenjat pasi u thotë efektivëve se nuk ishte protestues (VIDEO)

Një tjetër incident është shënuar në rrugët e Tiranës, ku policët kanë rrethuar një të ri. Ai është ndier keq dhe u ka thënë efektivëve se nuk ishte protestues, ndërsa pak çaste më pas ka humbur ndjenjat. Sipas informacioneve, policët i kanë marrë telefonin për të parë nëse kishte mesazhe që lidhen me pjesëmarrjen në […]
  •  

Edhe Italia përfshihet nga protestat, kaos dhe përleshje mes qytetarëve dhe policisë

Një seri e re demonstratash u zhvillua sot në qytetet kryesore të Italisë , kryesisht në Milano, Torino, Bolonjë dhe Romë. Në kryeqytetin italian, një marshim i madh u organizua nga sindikata Cgil me 4.5 milionë anëtarë. Sekretari i sindikatës, Maurizio Landini, njoftoi se Cgil do të hynte në një grevë të përgjithshme më 20 […]
  •  

Protestat në Francë, Macron: Dhuna nuk ka vend në demokracinë tonë

“Dhuna nuk ka vend në demokracinë tonë”, tha sot Presidenti francez Emmanuel Macron , duke komentuar incidentet e vazhdueshme në Paris dhe qytete të tjera të mëdha franceze. “Ata që hynë me forcë, që sulmuan stacionet e policisë, komunat dhe dyqanet do të ndiqen penalisht dhe do të ndëshkohen”, tha presidenti francez. Ai shprehu gjithashtu […]
  •  

Suspendohen tre policë në Prishtinë, dyshohet se i kërkuan favore seksuale një vajze pa leje vozitjeje

Tre zyrtarë të Stacionit Policor “Jugu” në Prishtinë janë larguar përkohësisht nga detyra, ndërsa ndaj tyre ka nisur procedurë penale, pasi dyshohen për ngacmim seksual dhe kontrollim të paligjshëm përmes keqpërdorimit të pozitës zyrtare.

Sipas dyshimeve, policët i kërkuan favore seksuale një vajze që e kishin ndaluar duke drejtuar automjetin pa leje vozitjeje, në këmbim të shmangies së gjobës.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth mesnatës së 15 tetorit. Gjatë patrullimit në orarin e punës, zyrtarët ndaluan një veturë që drejtohej nga një vajzë dhe, gjatë verifikimit të dokumenteve, konstatuan se ajo nuk posedonte leje vozitjeje.

Burimet kanë bërë të ditur se, në vend që të ndërmerrnin masën e gjobitjes, të dyshuarit i propozuan vajzës të shkonte me ta në një motel në Çagllavicë, me qëllim përfitimin e favoreve seksuale.

Vajza fillimisht u nis me veturë pas policëve, por gjatë rrugës ndryshoi drejtim dhe shkoi te një familjare e saj. Më pas, të dyja u paraqitën së bashku te rrethrrotullimi i Çagllavicës, ku po i prisnin zyrtarët policorë. Këta të fundit nuk kishin pritur që nga automjeti të zbriste edhe familjarja e vajzës.

Familjarja u përball me policët dhe i njoftoi se kishte përgatitur një raport të hollësishëm për komandantin e Stacionit Policor “Jugu”. Raporti iu dorëzua komandës, ndërsa rasti u raportua edhe në Polici, së bashku me provat e siguruara.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se informacioni për përfshirjen e mundshme të zyrtarëve në këtë rast është pranuar më 15 tetor. Institucioni ka njoftuar Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) dhe është koordinuar me të për mbledhjen dhe dokumentimin e provave.

Pala ankuese është udhëzuar që të paraqitet në IPK dhe të japë deklaratë para hetuesve.

Pas vlerësimit të provave, IPK-ja rekomandoi suspendimin e tre zyrtarëve, masë të cilën menaxhmenti i Policisë e zbatoi. Sipas burimeve, policët e dyshuar i përkasin gjeneratave të fundit të zyrtarëve policorë.

Me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ndaj tre zyrtarëve është iniciuar procedurë penale.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka përshëndetur bashkëpunimin mes IPK-së dhe Policisë së Kosovës për trajtimin e këtij rasti. “Nuk do të lejojmë në asnjë mënyrë që asnjë individ të njollosë Policinë e Kosovës”, shkroi ai në Facebook.

Sveçla theksoi gjithashtu se çdo keqpërdorim i emrit të Policisë do të ndëshkohet pa kompromis.

Policia njoftoi po ashtu se, në një rast tjetër, dy zyrtarë të Stacionit Policor në Gjilan janë suspenduar pas bashkëpunimit me IPK-në. Si rrjedhojë, numri i policëve të suspenduar në këto dy raste arrin në pesë.

Të gjithë të dyshuarit konsiderohen të pafajshëm deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga gjykata.

The post Suspendohen tre policë në Prishtinë, dyshohet se i kërkuan favore seksuale një vajze pa leje vozitjeje appeared first on Albeu.com.

  •  

Një tjetër kongresmen amerikan reagon për dhunën në protesta, Aderholt: Qeveria të respektojë të drejtat e qytetarëve

Kongresmeni amerikan Robert Aderholt ka reaguar për protestat në Shqipëri, duke shprehur shqetësim për tensionet dhe përshkallëzimin e situatës në ditën e pestë të tubimeve. Në deklaratën e tij, Aderholt thekson se qytetarët shqiptarë duhet të kenë të garantuar të drejtën për t’u shprehur dhe kërkon respektimin e shtetit të së drejtës dhe funksionimin e […]

The post Një tjetër kongresmen amerikan reagon për dhunën në protesta, Aderholt: Qeveria të respektojë të drejtat e qytetarëve appeared first on BoldNews.al.

  •  

21:51 Presidenti Begaj takim nesër me krerët e komuniteteve fetare

Last Updated on 17/10/2026 by EL

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, do të zhvillojë nesër, në orën 12:00, një takim me krerët e komuniteteve fetare në vend. Njoftimi përcakton qartë kohën e takimit—nesër në orën 12:00—dhe nënvizon se pjesëmarrës do të jenë krerët e komuniteteve fetare që veprojnë në territorin e Shqipërisë. Subjekti i njoftimit është pozicioni zyrtar i shtetit, Presidenti i Republikës, ndërsa adresuesit e thirrjes janë përfaqësuesit e komuniteteve fetare në vend.

Takimi është i programuar si një aktivitet që do të zhvillohet nesër në mesditë, me orën e caktuar të nisjes së tij të përcaktuar në 12:00. Në informacionin e publikuar theksohet emri i institucioni shtetëror dhe emri personal i kreut të shtetit, Bajram Begaj, si organizator i kësaj nisjeje institucionale. Pjesëmarrësit identifikohen në mënyrë të përgjithshme si krerë të komuniteteve fetare, pa përshkruar më tej numrin, emrat, apo përkatësitë specifike të këtyre krerëve.

Njoftimi përshkruan vetëm faktin e zhvillimit të takimit dhe kohën kur do të mbahet ai; nuk jepen detaje shtesë rreth vendndodhjes së saktë, rendit të ditës, qëllimit të bisedimeve apo pjesëmarrësve të tjerë të mundshëm. Informacioni mbetet i përqendruar tek njoftimi i kohës dhe identifikimi i kryetarit shtetëror si nikoqir i takimit dhe tek përcaktimi i kategorisë së pjesëmarrësve si krerë të komuniteteve fetare në vend.

Teksti përmbledhës ruan elementet kyçe të njoftimit origjinal: emrin dhe funksionin e kreut të shtetit, kohën e saktë të nisjes së takimit (nesër në orën 12:00) dhe identifikimin e pjesëmarrësve si krerë të komuniteteve fetare në vend. Nuk janë shtuar informacione të reja, interpretime apo detaje që nuk ishin prezente në njoftimin bazë.

  •  

21:48 Edhe Italia përfshihet nga protestat, kaos dhe përleshje mes qytetarëve dhe policisë

Last Updated on 17/10/2026 by EL

Një seri e re demonstratash u zhvillua sot në qytetet kryesore të Italisë , kryesisht në Milano, Torino, Bolonjë dhe Romë.

Në kryeqytetin italian, një marshim i madh u organizua nga sindikata Cgil me 4.5 milionë anëtarë. Sekretari i sindikatës, Maurizio Landini, njoftoi se Cgil do të hynte në një grevë të përgjithshme më 20 nëntor. Kjo është e njëjta ditë kur është planifikuar një grevë studentore në të gjithë Evropën.

Në një protestë në Bolonja, një numër i vogël protestuesish të rinj me fytyra të mbuluara u përleshën me policinë, duke hedhur gurë dhe shishe. Policia përdori shkopinj gome dhe gaz lotsjellës.

Një mobilizim kundër rritjes së kostos së jetesës dhe rritjes së çmimeve të karburantit u mbajt edhe në Torino, me slogane kundër partisë së ekstremit të djathtë “E Ardhmja Kombëtare”, e udhëhequr nga ish-gjenerali Roberto Vanacci.

Në Milano, gjatë një demonstrate kundër saktësisë, ndodhën përleshje në sheshin qendror Duomo .

Një pakicë protestuesish hodhën bomba tymi dhe tavolina kafeje drejt policisë, e cila përdori shkopinj gome dhe uji. Sipas informacioneve të deritanishme, ka të plagosur dhe të paktën një vajzë e re dhe një oficer policie kanë lëndime në kokë. Deri më tani janë bërë 50 arrestime. Turistët dhe banorët që ishin në qendër të qytetit nxituan të gjenin strehim në dyqane dhe pallate përreth sheshit Duomo.

  •  
❌