Rusia ka kryer një nga sulmet më të mëdha ajrore të ditëve të fundit ndaj Ukrainës, duke lëshuar gjatë natës 74 raketa dhe 284 dronë.
Sulmet kanë shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha në disa qytete, përfshirë Kievin dhe Lvivin.
Sipas autoriteteve ukrainase, të paktën 10 persona kanë humbur jetën. Në qytetin Kryvyi Rig, vendlindjen e presidentit Volodymyr Zelensky, një raketë goditi një banesë familjare, duke vrarë një familje të tërë.
Mes viktimave dyshohet se ka qenë edhe një fëmijë vetëm 1 vjeç e gjysmë.
Presidenti ukrainas deklaroi se raketa balistike që goditi banesën mund të jetë prodhim i Koresë së Veriut, por tha se verifikimet do të vazhdojnë.
Në Kiev, dhjetëra mijëra banorë u detyruan të kalonin natën në stacionet e metrosë, të cilat prej fillimit të luftës janë kthyer në vende strehimi. Më shumë se 56 mijë persona kërkuan mbrojtje nëntokësore gjatë sulmit.
Edhe qyteti perëndimor Lviv u godit rëndë, ku ekipet e shpëtimit nxorën të gjallë nga rrënojat një grua 93-vjeçare. Ndërkohë, në Kiev u shkatërrua edhe një treg i njohur, ndërsa banorët përpiqeshin të shpëtonin sendet e mbetura.
Forcat ajrore ukrainase thanë se kishin arritur të rrëzonin shumicën e dronëve dhe raketave të përdorura në sulm, por raketat balistike mbeten një sfidë e madhe për mbrojtjen ajrore të vendit.
Rusia pretendoi se objektivat e saj ishin qendra të industrisë ushtarake, komunikimeve dhe logjistikës ukrainase.
Sulmi shkaktoi reagime edhe në Poloni, ku autoritetet gjetën një krater të madh në një zonë pranë kufirit me Ukrainën. Kryeministri polak Donald Tusk tha se fragmentet e gjetura tregojnë se bëhet fjalë për një raketë ruse Kh-101.
Zelensky ka kërkuar sërish nga aleatët më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore, duke paralajmëruar se Ukraina përballet me mungesë të raketave për t’u mbrojtur nga sulmet balistike.
Sulmet e fundit vijnë në një kohë kur Rusia ka rritur intensitetin e bombardimeve ndaj qyteteve ukrainase, ndërsa numri i viktimave civile është rritur ndjeshëm në muajt e fundit.
Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pas rikonfirmimit të Lumir Abdixhikut në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke e cilësuar rezultatin e Kuvendit të jashtëzakonshëm si një fitore që shkon përtej një procesi të zakonshëm partiak. Përmes një reagimi publik, Osmani e përgëzoi Abdixhikun për mbështetjen e marrë nga delegatët e LDK-së. “Jo çdo […]
Lufta e prolonguar SHBA-Iran ka bërë që shumë vende të Gjirit të rishqyrtojnë nevojat e tyre të mbrojtjes. Për Pakistanin, i cili ka vepruar si ndërmjetës në negociatat mes Teheranit dhe Uashingtonit, kjo paraqet një mundësi për të stabilizuar ekonominë e tij të brishtë dhe për të përmirësuar shtrirjen e tij diplomatike në mbarë botën.
Por, partneritetet në zhvillim mes Islamabadit dhe kryeqyteteve të Lindjes së Mesme po riformësojnë po ashtu dinamikat e sigurisë në rajon, për të cilat analistët besojnë se mund të sjellin tensione të reja në marrëdhëniet mes shteteve.
Kuvajti është bërë shteti i dytë i Gjirit Persik që ka ratifikuar një marrëveshje të mbrojtjes me Pakistanin, e cila parashikon trajnime ushtarake, shkëmbime personeli dhe këmbim të informacioneve të inteligjencës. Edhe pse ishte nënshkruar në qershor të vitit 2023, marrëveshja mori miratimin përfundimtar vetëm javën e kaluar nga kabineti i Kuvajtit, njoftoi më 26 korrik Gazeta Zyrtare e Kuvajtit, Al-Kuwait Al-Youm.
Vitin e kaluar, Arabia Saudite nënshkroi me Pakistanin një marrëveshje strategjike të mbrojtjes së ndërsjellë, e cila përfshinte një klauzolë të ngjashme me nenin 5 të NATO-s, ku thuhet se “çdo agresion ndaj cilitdo prej dy vendeve do të konsiderohet agresion ndaj të dyjave”.
Zyrtarët pakistanezë thonë se një draft i një marrëveshjeje të veçantë të mbrojtjes mes Turqisë, Pakistanit dhe Arabisë Saudite tashmë është përgatitur dhe po pret një konsensus përfundimtar nga të tre palët.
Veçmas, udhëheqësit e të ashtuquajturës “katërshe rajonale”, ose R4 – Pakistani, Arabia Saudite, Egjipti dhe Turqia – kanë diskutuar për aleancën e tyre që prej konfliktit 12-ditor mes Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit në qershor të vitit 2025.
Ministrat e Jashtëm të këtyre shteteve zhvilluan takimin e tyre të katërt konsultativ në Kajro më 21 qershor, ku diskutuan zhvillimet rajonale. Më vonë, Ministria e Jashtme e Turqisë njoftoi se takimi rikonfirmoi rëndësinë e vazhdimit të konsultimeve dhe koordinimit “në mbështetje të paqes, sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit” në Lindjen e Mesme dhe në rajon.
Më herët, në shkurt, Turqia nënshkroi një marrëveshje kornizë ushtarake me Egjiptin, teksa po avanconte një nismë të përbashkët për prodhimin në fushën e hapësirës ajrore me Arabinë Saudite.
Para ratifikimit të marrëveshjes së saj të mbrojtjes me Pakistanin, Kuvajti, ashtu si vendet e tjera të Gjirit, ishte vazhdimisht në shënjestër të raketave dhe dronëve nga Irani, që shkaktuan dëme në infrastrukturë dhe viktima në njerëz. Kuvajti është mikpritës i të paktën tri baza ushtarake amerikane, me një numër personeli që vlerësohet të jetë prej 13 mijë personash.
Analistët thonë se urgjenca e shteteve të pasura të Gjirit për të kërkuar marrëveshje mbrojtjeje me Pakistanin dhe për të krijuar aleanca të reja u nxit nga dobësitë e sistemeve të tyre të mbrojtjes përballë sulmeve me raketa dhe dronë nga Irani, pavarësisht se ato janë aleate të vendit më të fuqishëm në botë, SHBA-së.
Mushahid Hussain Sayed, ish-senator pakistanez dhe analist i mbrojtjes me bazë në Islamabad, tha se vendet e Lindjes së Mesme kanë nisur një “rishqyrtim” të politikave të tyre, pasi “rreth 16 baza [amerikane]nuk mundën t}i shpëtonin nga sulmet me raketa dhe dronë të Iranit”.
Sayed tha se Pakistani është bërë “qendra e gravitetit”, pasi vepron si urë lidhëse mes Teheranit dhe Uashingtonit në çështjet e paqes dhe ka marrëdhënie të afërta me Kinën.
Alex Vatanka, bashkëpunëtor i lartë në Institutin e Lindjes së Mesme me seli në Uashington, tha se Pakistani ka kapacitetet ushtarake me fleksibilitetin strategjik.
“Ai ruan raporte me Arabinë Saudite, Iranin, Kinën dhe SHBA-në, pa iu bashkuar plotësisht asnjërit kamp, duke e bërë atë një partner të dobishëm të sigurisë në një rajon gjithnjë e më shumë multipolar”.
“Aranzhimet e reja të sigurisë që po shfaqen në rajon janë më shumë partneritete të mbivendosura sesa blloqe të përcaktuara qartë”, tha Vatanka Radios Evropa e Lirë, duke iu referuar marrëdhënieve mes Arabisë Saudite dhe Pakistanit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Indisë, si dhe Kinës dhe Pakistanit.
Këto lloj marrëveshjesh u japin “shteteve më shumë hapësirë për manovrim, por gjithashtu i bëjnë krizat rajonale më komplekse dhe më të vështira për t’u menaxhuar”, shtoi ai.
Teksa Pakistani po zgjeron shtrirjen e tij në Lindjen e Mesme, fqinji i tij shumë më i madh, India, tashmë ka krijuar lidhje të forta me Izraelin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat dikur konsideroheshin ndër aleatët më të afërt të Pakistanit.
Siç duket i pakënaqur me zgjerimin e lidhjeve të mbrojtjes mes Pakistanit dhe Arabisë Saudite, si dhe me rolin ndërmjetësues të Islamabadit në konfliktin Iran-SHBA, në prill, Abu Dabi i kërkoi Pakistanit të kthente menjëherë një hua prej 3.5 miliardë dollarësh.
Për dekada, Pakistani – shtet që ka armë bërthamore – është i varur nga kreditë dhe mbështetja financiare e vendeve të pasura të Gjirit, përfshirë Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katarin. Ekonomia e brishtë e Pakistanit ka qenë kryesisht e varur nga ndihma e Shteteve të Bashkuara, veçanërisht gjatë luftës në Afganistan nga viti 2001 deri më 2021, si dhe nga huatë e Fondit Monetar Ndërkombëtar.
“Për Pakistanin, faktorët shtytës janë ekonomia e tij e brishtë dhe rreziku i vazhdueshëm i izolimit nga fqinji i tij shumë më i madh në Azinë Jugore, India. Për shtetet e Gjirit, motivimi është në forcimin e kapaciteteve të tyre mbrojtëse përmes zhvillimit të industrisë ushtarake vendore dhe avancimit teknologjik, të cilat i kanë afruar më shumë ato me njëra-tjetrën”, tha Feroz H. Khan, ish-brigadier i Ushtrisë së Pakistanit dhe hulumtues në Shkollën Pasuniversitare Detare në Kaliforni.
Khan i tha Radios Evropa e Lirë se vendet e Gjirit kanë humbur besimin tek arkitektura e mëparshme e sigurisë nën ombrellën e SHBA-së, pasi ato u sulmuan si nga Irani dhe Izraeli.
“Ata tani janë më të interesuar për një aparat të pavarur të sigurisë, në vend që të mbështeten te forcat e jashtme”, tha Khan.
Pakistani dhe India, të dyja vende me armë bërthamore, kanë zhvilluar disa luftëra që nga pavarësia e tyre nga Britania në vitin 1947. Duke qenë shumë më e madhe për nga territori, popullsia, ekonomia dhe kapacitetet mbrojtëse, India tradicionalisht është konsideruar fuqi rajonale në Azinë Jugore.
“Si pjesë e rëndësisë së tij strategjike, Pakistani ka krijuar një rol për veten në Lindjen e Mesme duke u paraqitur si kështjella lindore e botës myslimane”, tha Khan. “Në vend që të përpiqej të konkurronte me një Indi shumë më të madhe në Azinë Jugore, Pakistani ka shfrytëzuar me sukses konfliktin SHBA-Iran për t’u pozicionuar si një fuqi e Lindjes së Mesme”./mxh
Prijësja e listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në zgjedhjet e fundit të 7 qershorit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas rikonfirmimit të Lumir Abdixhikut në krye të partisë, pas votimit të mbajtur të enjten në Kuvendin e LDK-së.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani e cilësoi rezultatin si një fitore që, sipas saj, shkon përtej një procesi të zakonshëm partiak.
“Jo çdo fitore është e zakonshme. Disa fitore bëhen frymëzim. Kjo është njëra prej tyre”, ka shkruar ajo në Facebook.
Një tjetër tender me hije të forta dyshimi dhe pa asnjë konkurrencë reale është mbyllur pranë shoqërisë shtetërore Sh.A Posta Shqiptare. Me një prapavijë ku procedurat formale mbulojnë mungesën e garës së hapur, fondet publike vazhdojnë të rrjedhin te konsorciume të paravendosura kompanish. Sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia e Prokurimit Publik (Referenca: REF-86041-05-19-2026 / […]
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, është rikonfirmuar në krye të partisë, pasi i mbijetoi nismës për shkarkimin e tij në Kuvendin e jashtëzakonshëm të mbajtur të enjten. Sipas rezultateve të votimit, të siguruara nga Telegrafi, 169 delegatë votuan kundër shkarkimit, duke mbështetur vazhdimin e mandatit të Abdixhikut si kryetar i LDK-së. […]
Kryedemokrati Sali Berisha tregoi se si e mori njoftimin për heqjen e sanksionimit nga SHBA. Në një intervistë për emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Berisha tha se është telefonuar nga e ngarkuara me punë e SHBA-ve në Tiranë, VanHorn.
“Zyrtarisht më ka njoftuar me telefon e ngarkuara me punë e SHBA-ve në Tiranë, znj. VanHorn. Më ka thënë se Sekretari Rubio ka vendosur që s’jam në listën e personave të ndaluar. Unë s’kisha sanksion tjetër”, tha Berisha.
Kreu i selisë blu vuri në dukje se e ka menduar një udhëtim drejt Amerikës që sipas tij do të realizohet në momentin më të përshtatshëm.
“Do shkoj patjetër. S’kam aplikuar për vizë se do shkoj në momentin më të përshtatshëm. S’është ky momenti që do shkoj. Do shkoj patjetër. S’kam programuar asnjë takim. Do programoj brenda mundësive takimet. Kam 14-15 vite që s’kam qenë. Pasi u largova i kufizova shumë udhëtimet”, tha Berisha.
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ledion Krisafi, vlerëson se regjimi iranian po shfaq një nivel të lartë vetëbesimi në zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, ndërsa paralajmëron se konflikti po merr përmasa gjithnjë e më të gjera.
Në një intervistë në emisionin “War Report” në ABC News, Krisafi u shpreh se sulmet e ndërmarra nga Irani tregojnë besimin e regjimit në kapacitetet e tij, duke theksuar se ato kanë shkaktuar edhe dëme.
“Ky regjim në Iran, për momentin, duket me shumë vetëbesim. Fakti që kreu një sulm të parë e tregon këtë vetëbesim, por edhe se sulmet e tyre kanë shkaktuar dëme. Po shohim një përhapje të luftës në të gjithë Lindjen e Mesme dhe duket sikur po zhvillohet një betejë për dominimin e rajonit”, u shpreh ai.
Sipas Krisafit, Shtetet e Bashkuara mund të jenë duke ushtruar presion ndaj Izraelit për të shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.
“Për të mos e përhapur luftën më shumë se kaq, ndoshta amerikanët po i kërkojnë Izraelit të qëndrojë i përmbajtur. Sipas disa informacioneve, kryeministri Benjamin Netanyahu u ka kërkuar disa herë amerikanëve leje për të eliminuar krerë të regjimit iranian”, deklaroi Krisafi.
Ai theksoi se zhvillimet e ardhshme do të varen nga vendimet e aktorëve kryesorë ndërkombëtarë dhe rajonalë, të cilët po përpiqen të balancojnë interesat strategjike me rrezikun e një konflikti më të gjerë.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka reaguar lidhur me ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike në Durrës, pas zjarrit të rënë në një magazinë private pranë rrjetit 110 kV në zonën e Shkozetit.
Sipas Karakaçit, situata vijon të jetë e rënduar, ndërsa shërbimet zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e plotë të flakëve. Ai bën me dije se, për arsye sigurie dhe me kërkesë të zjarrfikësve, njëra prej linjave 110 kV vijon të mbahet e stakuar.
Ministri sqaron se në orën 15:40, si pasojë e zjarrit, u stakuan linjat 110 kV që furnizojnë nënstacionin e Shkozetit, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në qytetin e Durrësit.
Karakaçi thekson se brigadat e Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST) ndodhen në terren dhe do të ndërhyjnë për riparimin e dëmeve në linjën 110 kV sapo zjarri të shuhet plotësisht dhe të krijohen kushtet e nevojshme për një ndërhyrje të sigurt.
Sipas ministrit, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) ka marrë masa të menjëhershme për furnizimin e një pjese të zonave përmes linjave alternative, duke bërë të mundur rikthimin e pjesshëm të energjisë elektrike në Durrës.
Megjithatë, ai thekson se furnizimi përmes unazimeve nuk mund të vazhdojë për një kohë të gjatë për shkak të ngarkesës së lartë në rrjet.
“Ekipet e OST dhe OSSH janë në gatishmëri të plotë dhe po punojnë për rikthimin sa më të shpejtë të energjisë elektrike në të gjitha zonat e prekura”, thekson ministri Enea Karakaçi, duke u bërë thirrje qytetarëve për mirëkuptim deri në normalizimin e plotë të situatës.
Pas humbjes në udhëtim, Ballkani e ka kompletuar përmbysjen ndaj Bohemians, por nevojiten vazhdimet për të parë se cila skuadër do të avancojë tutje.
“Xhebrailat” zhvilluan një paraqitje fantastike në “Fadil Vokrri” për të fituar me rezultat 3-2, megjithatë shkaku që ndeshja e parë përfundoi me rezultat 1-2, nevojiten vazhdimet.
Valentin Serebe shënoi pas vetëm 10 minutave lojë për të kaluar Ballkanin në epërsi.
Mysafirët u rikthyen në lojë përmes James-Taylor, që u tregua i saktë nga pika e bardhë (20’).
Sidoqoftë, Ballkani ishte shumë më mirë në pjesën e dytë, ku riktheu menjëherë epërsinë – këtë herë përmes Giovanni që shënoi nga afërsia pas asistimit të Serebe (50’).
Serebe ishte prapë protagonist edhe te goli i tretë, ku këtë herë asistoi për Toni Domgjonin që shënoi pas një supergoli (58’).
Kur mendohej se Ballkani po e siguronte kualifikimin, mysafirët u riktheyn në lojë falë Hickey që shënoi nga afërsia (88’).
Kësisoj, tani do të nevojiten vazhdimet për të parë nëse do të ketë fitues./Telegrafi/
Ish-presidentja Vjosa Osmani, ka reaguar pas rikonfirmimit të Lumir Abdixhikut në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke e cilësuar rezultatin e Kuvendit të jashtëzakonshëm si një fitore që shkon përtej një procesi të zakonshëm partiak.
Përmes një reagimi publik, Osmani e përgëzoi Abdixhikun për mbështetjen e marrë nga delegatët e LDK-së.
“Jo çdo fitore është e zakonshme. Disa fitore bëhen frymëzim. Kjo është njëra prej tyre!”, ka shkruar Osmani.
Lumir Abdixhiku u rikonfirmua të enjten në krye të LDK-së, pasi i mbijetoi nismës për shkarkimin e tij në Kuvendin e jashtëzakonshëm të partisë.
Sipas rezultatit të votimit, 170 delegatë votuan kundër shkarkimit të Abdixhikut, 152 votuan për largimin e tij, ndërsa pesë fletëvotime u shpallën të pavlefshme.
Me këtë rezultat, Abdixhiku vazhdon mandatin si kryetar i LDK-së, duke ruajtur drejtimin e partisë pas një prej proceseve më të tensionuara të brendshme në vitet e fundit./Telegrafi.
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara ka reaguar ndaj raportimeve të mediave shtetërore iraniane, duke i cilësuar si të rreme pretendimet e Gardës Revolucionare të Iranit lidhur me zhvillimet e fundit në rajon.
Përmes një njoftimi në platformën “X”, CENTCOM tha se deklaratat e palës iraniane nuk përputhen me situatën në terren.
Sipas autoriteteve iraniane, lundrimi i anijeve tregtare nëpër Ngushticën e Hormuzit paraqet rrezik. Mirëpo, Komanda amerikane deklaroi se kërcënimi i vërtetë vjen nga paralajmërimet dhe përpjekjet e Gardës Revolucionare për të kryer sulme.
CENTCOM mohoi gjithashtu pretendimet se gjatë një sulmi ishin goditur dhe shkatërruar tre avionë luftarakë F-35 dhe tre avionë të tjerë amerikanë.
“Asnjë avion amerikan nuk është shkatërruar apo dëmtuar. Raketat dhe dronët iranianë janë kapur ose nuk kanë arritur t’i godasin objektivat e tyre”, thuhet në reagim.
Komanda amerikane hodhi poshtë edhe raportimin se cisterna e naftës “M/T Nora” kishte arritur ta thyente bllokadën amerikane, duke deklaruar se anija nuk i kishte kaluar masat e vendosura.
Sipas CENTCOM-it, mbi 20 anije luftarake, qindra avionë dhe mijëra pjesëtarë amerikanë mbeten në gatishmëri për ta monitoruar situatën dhe për të garantuar sigurinë e lundrimit.
“Forcat tona do të vazhdojnë ta monitorojnë situatën dhe të zbatojnë masat për mbrojtjen e lundrimit dhe të interesave të Shteteve të Bashkuara”, thuhet në njoftim.
Tensionet mes Uashingtonit dhe Teheranit janë përshkallëzuar gjatë javëve të fundit, pas shkëmbimit të sulmeve dhe paralajmërimeve të ndërsjella mes palëve.
Jola Hysaj ka reaguar pas emërimit si drejtore e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, duke sqaruar përmes një mesazhi publik komentet dhe pyetjet e shumta që, sipas saj, ka marrë pas marrjes së detyrës së re. Hysaj shprehet mirënjohëse për besimin e dhënë dhe thotë se synon ta justifikojë këtë përgjegjësi duke punuar për zhvillimin e institucionit. “Po, jam emëruar drejtore e Agjencisë Kombëtare të…
Shqipëria është e rrethuar nga dete, liqene dhe Alpe mahnitëse, por më shumë se gjysma e familjeve në vendin tonë nuk kanë mundësi financiare të përballojnë një javë pushime në vit larg banesës së tyre, duke e renditur Shqipërinë ndër vendet me nivelin më të lartë të privimit ekonomik në Europë.
Sipas të dhënave të Eurostat, që për Europën i përkasin vitit 2025, ndërsa për Shqipërinë vitit 2023, rreth 53% e familjeve në Shqipëri nuk mund të përballojnë një javë pushime. Shqipëria renditet e dyta, pas Rumanisë, ku kjo përqindje kalon 60%.
Pas Shqipërisë renditen Turqia, me rreth 51%, Maqedonia e Veriut, me afërsisht 48%, dhe Greqia, me rreth 47%. Të dhënat tregojnë se pamundësia për të bërë pushime është veçanërisht e përhapur në vendet e Europës Juglindore dhe në ekonomitë me të ardhura më të ulëta.
Në këtë tregues, Shqipëria paraqitet shumë më dobët edhe se vendet e rajonit. Në Serbi, rreth 36% e familjeve nuk mund të përballojnë pushimet, ndërsa në Bullgari dhe Hungari përqindja arrin në afërsisht 39%. Italia regjistron një nivel prej rreth 36%, ndërsa Portugalia, Kroacia dhe Spanja luhaten në intervalin 32–33%.
Mesatarja e Bashkimit Europian është rreth 27%, pothuajse sa gjysma e nivelit të regjistruar në Shqipëri. Kjo do të thotë se pamundësia për të kryer një javë pushime prek proporcionalisht gati dy herë më shumë familje shqiptare sesa në BE.
Në vendet me të ardhura më të larta, përqindja është dukshëm më e ulët. Në Gjermani dhe Irlandë, rreth një në pesë familje nuk mund të përballojë pushimet, ndërsa në Holandë dhe Suedi niveli zbret në rreth 12–13%.
Përqindjet më të ulëta regjistrohen në Zvicër dhe Norvegji, ku më pak se 10% e familjeve nuk kanë mundësi të kryejnë një javë pushime, si dhe në Luksemburg, me rreth 11%.
Pozicioni i Shqipërisë reflekton nivelin e ulët të të ardhurave të familjeve dhe hapësirën e kufizuar që mbetet për shpenzime jo të domosdoshme, pasi përballohen kostot e ushqimit, strehimit, energjisë dhe transportit.
Edhe pse pushimet nuk konsiderohen shpenzim bazë, pamundësia për t’i financuar ato përdoret si një tregues i rëndësishëm i standardit të jetesës dhe i privimit material.
Treguesi i Eurostat nuk mat nëse një person ka shkuar realisht me pushime, por nëse familja ka mundësi financiare të paguajë një javë larg shtëpisë. Pushimet mund të bëhen brenda ose jashtë vendit.
Nëse një familje zgjedh të mos udhëtojë për arsye personale, ajo nuk konsiderohet automatikisht e privuar.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, është rikonfirmuar në krye të partisë, pasi i mbijetoi nismës për shkarkimin e tij në Kuvendin e jashtëzakonshëm të mbajtur të enjten.
Sipas rezultateve të votimit, të siguruara nga Telegrafi, 170 delegatë votuan kundër shkarkimit, duke mbështetur vazhdimin e mandatit të Abdixhikut si kryetar i LDK-së.
Ndërkaq, 152 delegatë votuan për shkarkimin e tij, ndërsa pesë fletëvotime u shpallën të pavlefshme.
Me këtë rezultat, Abdixhiku mbetet në krye të LDK-së, duke siguruar mbështetjen e shumicës së delegatëve të pranishëm në Kuvendin e jashtëzakonshëm.
Kuvendi ishte thirrur me kërkesë të një grupi delegatësh, të cilët kërkuan shkarkimin e Abdixhikut pas rezultateve të fundit zgjedhore dhe zhvillimeve të brendshme në parti.
Gjatë punimeve të Kuvendit, Abdixhiku e cilësoi nismën për shkarkimin e tij si "të gabuar, të pavend dhe të pakohë", ndërsa kundërshtarët e tij argumentuan se LDK-ja kishte nevojë për reflektim pas rezultateve zgjedhore.
Votimi i së enjtes konfirmon Abdixhikun si kryetarin e katërt në historinë e LDK-së që vazhdon mandatin në krye të partisë, pavarësisht sfidës së brendshme për largimin e tij./Telegrafi.
Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, është shprehur kundër protestave duke i cilësuar ato si të dëmshme për interesat e vendit, investimeve të huaja dhe për vetë procesin e integrimit europian.
Spaho tha se protesta synon të sabotojë një investim të rëndësishëm për Shqipërinë dhe, sipas tij, përbën një përpjekje për të penguar anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.
Ai vlerësoi edhe qëndrimin e kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh se misioni i tij madhor është integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ai theksoi se partitë politike duhet të jenë të unifikuara rreth objtivit të anëtarësimit në BE.
“Që ditën e parë që ka filluar kjo protestë, jam shprehur kundër saj për dy arsye kryesore: së pari kërkojnë të sabotojë një investim, që është shumë i rëndësishëm për Shqipërinë. Së dyti, përbën problemin më të rëndësishëm se ai i pari, e kam parë dhe po e shoh, protestën si përpjekje të qëllimshme, e atyre që nuk janë dashamirës me Shqipërinë dhe tentojnë të sabotojnë integrimin e vendit në BE. Ne na ndajnë më pas se një vit nga mbyllja e kapitujve. I kam bërë thirrje kryeministrit Rama që të mos influencohet nga kjo protestë dhe as mos t’i shkojë ndërmend që të japë dorëheqjen, por të vazhdojë misionin për ta çuar Shqipërinë në BE. E gjithë politika duhet të jetë e unifikuar për në BE. Kjo është një ëndërr, që ka nisur që në kohën e Rilindjes. Sot të biesh në lojëra kaq të rrezikshme për ta ardhmen e vendit, mendoj se është një nga gabimet më të rënda që po bëhet, nga to që po e bëjnë. Qëndrime që mbajti Rama i arsyeshëm dhe personalisht e inkurajoj në këtë drejtim”, theksoi Edmond Spaho.
Duke komentuar edhe qëndrimin e Partisë Demokratike ndaj marrëveshjes së huasë prej 302 milionë dollarësh, të cilën opozita nuk e votoi dhe e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese, Spaho kritikoi ashpër vendimmarrjen e PD-së. Sipas tij, PD bëri autogol me veprimin e saj.
Sipas tij, opozita po vendos interesat e politikës së ditës mbi interesat kombëtare, një qëndrim që, sipas tij, është reflektuar edhe në kundërshtimin e marrëveshjes ushtarake me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas tij, opozita po vendos interesat e politikës së ditës mbi interesat kombëtare, një qëndrim që, sipas tij, është reflektuar edhe në kundërshtimin e marrëveshjes ushtarake me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Për fat të keq, PD, sikurse e thashë, vë interesat e politikës së ditës, të politikës së brendshme mbi interesat kombëtare siç është integrimi evropian i vendit. Jam shprehur dhe kundër qëndrimit të PD në lidhje me qëndrimit të marrëveshjes ushtarake me ShBA. Kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme për rolin e Shqipërisë në NATO, jam shprehur që PD duhet ta kishte votuar dhe nëse do kisha mundësi do ta votoja, pavarësisht pretendimeve që ngrohen shkelje të procedurave. Këtu shikoj një autogol të PD-së duke mos marrë pjesë në votim. PD po vuan koston e të pasurit në krye të saj të Sali Berishën, i cili dihet së bashku me familjen e tij, janë shpallur “non grata” nga SHBA dhe PD do ta vuajë këtë faturë, do ta vuajë dhe nuk beso. Problemi në PD, është Sali Berisha. Nuk mund të ngresh skenar, për sa kohë PD do drejtohet nga Berisha”, theksoi ai./mxh
Lumir Abdixhiku është rikonfirmuar në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), pasi mori mbështetjen e delegatëve në Kuvendin e partisë, të mbajtur këtë të enjte.
Abdixhiku, i cili është kryetari i katërt në historinë e LDK-së, siguroi votat e shumicës së delegatëve, duke ruajtur drejtimin e partisë edhe për një mandat.
Në punimet e Kuvendit morën pjesë rreth 330 delegatë, të cilët votuan për përbërjen e re drejtuese dhe konfirmimin e kryetarit.
Rikonfirmimi i Abdixhikut vjen pas diskutimeve të brendshme në parti dhe konsiderohet një votëbesim për drejtimin e tij në krye të LDK-së.
Gazetari, Aleksandër Çipa i ftuar këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me dokumentin e ri të kryeministrit Edi Rama, të quajtur “Besa” dhe protestat e qytetarëve. Gjatë fjalës së tij, Çipa u shpreh se protestat e vazhdueshme kanë rikthyer energjinë dhe shpresën e shoqërisë civile.
Sipas tij, sistemi politik në Shqipëri konsiderohet i kalbëzuar dhe jofunksional. Ai shtoi se kryeministri po përballet me konsumimin e gjatë në pushtet dhe koston politike të reformave të tij. Lidhur me “Besën”, ai tha se nuk është një dokument apo nismë e krijuar për publikun e gjerë, por një traktat në ditë të vështira.
“Diferenca mes pushtetit qendror ekzekutiv me pushtetin vendor qeverisës është ngushtuar si asnjëherë në historinë e shtetit shqiptar kësaj radhe, dhe këtë ka për ta ndjerë. E dyta, përqendrimi i bashkive, reduktimi i njësive administrative dhe krijimi i tre stilemave që është ose emërtimeve, që është bashkia, qyteti dhe njësia.
A është e paraprirë nga një strukturim paraprak se si do të funksionojë, si do të quhet X katund apo X fshat apo X mini-bashki që ka qenë dikur dhe ka qenë komunë? Do të quhet njësi. Po tek ajo njësia kush ka mbetur më? Sepse flasim për kapacitete administrative. Po të gjitha këto janë pjesë e këtij interpretimi.
Besa është një traktat të cilin e bën në ditë të vështira, në pozitë të vështirë, dhe jo për publikun, sepse ai e di shumë mirë që ndarja me publikun ka ndodhur.
Jam dakord me atë që thotë Kikia që dy janë targetet të cilat u adresohen këtij targeti. Edhe kjo që ne themi se është shumë e rafinuar, ne e kontestojmë këtë pjesën që e hodhi sot “Prania Besnike” se jo pa qëllim. Për kë prani e ka?
Nuk e ka fjalën për praninë e pluralizmit, e ka për familjen e vet politike. Sepse ai bën llogari gjithmonë me ato 800.000 votat, të cilat në kushtet e reduktimit mund t’i shkojnë 700. Nëse i shkojnë 700, ai bën dhe një skenar tjetër, thotë: grimcohen votat e opozitarizmit. Dhe në fakt kjo është një gjë kaq evidente”, tha ai.
Parkimi i automjeteve pranë vijës bregdetare vijon të mbetet një shqetësim në plazhet e Vlorës. Dhjetëra mjete ndalojnë çdo ditë fare pranë zonës ku qëndrojnë pushuesit, duke ngritur shqetësime për sigurinë, veçanërisht të fëmijëve dhe familjeve.
Pushuesit vendas dhe të huaj thonë se mungesa e hapësirave të dedikuara për parkim ka bërë që shumë drejtues mjetesh të afrohen deri në vijën e parë të detit. Sipas tyre, kjo situatë përbën rrezik dhe kërkon ndërhyrje më të fortë nga autoritetet.
“Këtu është qetë dhe kemi ku parkojmë, por është gabim që makinat të futen deri pranë detit. Duhet të ketë një vend të përcaktuar me kufizime. Është e rrezikshme dhe estetikisht shumë keq. Autoritetet duhet të bëjnë detyrën dhe policia të vendosë gjoba ndaj shkelësve”, shprehet një pushues.
Qytetarë të tjerë vlerësojnë investimet e kryera në Lungomare, por theksojnë se parkimi i pakontrolluar pranë bregdetit vazhdon të cenojë sigurinë dhe qarkullimin.
“Zona është përmirësuar shumë me Lungomaren, por kjo situatë nuk duhet të vazhdojë. Bashkia duhet të caktojë hapësira të posaçme për parkim. Makinat bllokojnë qarkullimin dhe rrezikojnë fëmijët që lëvizin me vrap në plazh. Nevojiten kontrolle të vazhdueshme nga Policia Rrugore”, thotë një tjetër pushues.
Përveç parkimit të automjeteve, pushuesit ngrenë shqetësime edhe për mungesën e koshave të mbeturinave, duke kërkuar më shumë vëmendje për mirëmbajtjen dhe pastërtinë e zonës.
“Plazhi është i mirë si hapësirë, por mungojnë koshat e mbeturinave. Problemi i makinave është serioz. Policia ndërhyri një ditë dhe largoi disa mjete, por kontrollet duhet të jenë të përditshme. Fëmijët janë më të rrezikuarit”, shprehet një pushues tjetër.
Sipas të dhënave zyrtare, Policia Rrugore dhe Policia Bashkiake kanë vendosur masa administrative ndaj drejtuesve që parkojnë automjetet në bregdet, ndërsa një pjesë e mjeteve janë larguar nga zona. Megjithatë, pavarësisht ndërhyrjeve, numri i automjeteve që vazhdojnë të parkojnë pranë vijës së parë të detit mbetet i lartë, duke mbajtur të hapur shqetësimin për sigurinë gjatë sezonit turistik.
Opinionisti Dardan Sejdiu ka vlerësuar se situata në të cilën ndodhet LDK-ja mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve, pasi sipas tij nevojitet dakordim i 18 deputetëve të kësaj partie për çdo vendim të ardhshëm. Sejdiu ka thënë se edhe në rast të shkarkimit të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, vendi do të hynte në një […]