Normal view

Pushteti nuk fitohet nga dështimi i tjetrit

28 July 2026 at 22:00

Nga Shpëtim Luku

Sa herë meditoj rreth politikës shqiptare dhe mënyrës se si duhet të funksionojë ajo, shembujt më vijnë nga biznesi.

Andej nga vitet 2000, kur privatizimi i pronave publike u intensifikua, disa biznesmenë shpikën teorinë e favorizimit të biznesmenëve vendas në ankandet e privatizimit. “T’i marrin pronat shqiptarët, të mbetet leku këtu”, ishte argumenti i tyre. Dhe nuk është se nuk ia panë hajrin kësaj logjike.

Birra Tirana ishte një nga pronat publike që u privatizua nën ndikimin e kësaj fryme. Në atë kohë, fituese e ankandit rezultoi kompania italiane Moretti, por letrat u rregulluan në mënyrë të tillë që prona përfundoi në duart e një grupi biznesmenësh shqiptarë. Më pas aksionet kaluan nga njëri te tjetri, derisa sot kompania është pronë e një aksioneri të vetëm.

Por realiteti pas privatizimit nuk solli ndonjë histori suksesi. Përkundrazi, Birra Tirana u shndërrua nga një prej zgjedhjeve të para të konsumatorëve në një markë pothuajse të padukshme në treg. E njëjta histori u përsërit edhe me shumë prona të tjera publike, të cilat nuk gjetën kujdestarin më të aftë, sepse konkurrimi nuk ishte i lirë dhe fituesi nuk ishte domosdoshmërisht më i miri.

Sa më shumë kalojnë vitet, aq më tepër bindem se edhe politika funksionon me të njëjtën logjikë.

Në politikë shpesh dëgjojmë thirrje që kundërshtari të largohet, të dorëhiqet ose të shpallet i padenjë për të qeverisur. Në pamje të parë kjo duket logjike. Por, në të vërtetë, nëse kundërshtari është i korruptuar, qeveris keq apo krijon pakënaqësi, ai po prodhon pikërisht atë që opozitës i nevojitet më shumë: arsyet pse qytetarët duhet të kërkojnë ndryshim.

Dështimet e qeverisë janë lënda e parë e opozitës. Por lënda e parë, sado e bollshme të jetë, nuk mjafton për të ndërtuar një alternativë.

Ashtu si një biznes nuk fiton tregun vetëm sepse rivali i tij ka dështuar, edhe një parti politike nuk fiton pushtetin vetëm sepse qeveria ka konsumuar besimin e qytetarëve. Duhet një program i besueshëm, një vizion i qartë, njerëzit e duhur dhe, mbi të gjitha, aftësia për të krijuar “kiminë” e nevojshme me votuesit.

Sepse, po të ishte e mjaftueshme të prisje gabimet e kundërshtarit, pushteti do të ndërrohej çdo javë. Por qytetarët nuk votojnë vetëm për të ndëshkuar dikë, ata votojnë edhe për t’i besuar dikujt.

Ashtu si në biznes, nuk fiton domosdoshmërisht ai që përfiton nga dobësitë e tjetrit. Fiton ai që bind se është kujdestari më i mirë i asaj që kërkon të marrë në dorë. Në privatizim, kur prona nuk i jepet atij që di ta zhvillojë, humbet prona. Në politikë, kur pushteti nuk i besohet atij që di të qeverisë më mirë, humbet e gjithë shoqëria.

Prandaj alternativa nuk ndërtohet duke pritur rrëzimin e kundërshtarit. Ajo ndërtohet duke u bërë çdo ditë arsyeja pse qytetarët duhet të të zgjedhin ty. Vetëm atëherë rotacioni nuk është thjesht ndërrim pushteti, por një përmirësim i vërtetë i qeverisjes.

21:59 Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Celibashi: Janë të paktën 5 boshllëqe të rëndësishme

By: Monika
28 July 2026 at 21:59

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, u ndal sot në propozimet për ndryshimin e Kodit Zgjedhor në Shqipëri.

Duke folur sot gjatë një tryeze të Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Celibashi u shpreh se Kodi Zgjedhor ka disa boshllëqe me të rëndësishme.

Sipas Celibashit, këto çështje duhet adresuar si problematika për punimet e reformës së ardhshme zgjedhore.

“Janë të paktën 5 boshllëqe të rëndësishme të cilat duhen adresuar në reformën e ardhshme zgjedhore”, tha kreu i KQZ-së./mxh

Mbrëmje vere në Velipojë

TIRANË, 28 korrik/ATSH/ E njohur për vijën e gjatë bregdetare, Velipoja vijon të presë vizitorë gjatë sezonit turistik, duke ofruar një kombinim mes relaksit në bregdet dhe atmosferës së gjallë të mbrëmjeve të verës.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga Velipoja ku ndriçimi dhe gjallëria e sezonit veror krijojnë një atmosferë festive, duke e kthyer në një nga destinacionet e preferuara për pushuesit gjatë kësaj periudhe.

Plazhi i Velipojës, me një shtrirje prej mbi 14 km, edhe këtë sezon turistik është ndër më të frekuentuarit nga pushuesit vendas dhe të huaj.

Vitet e fundit, zona është zhvilluar me hotele dhe shtëpi luksoze, duke e kthyer Velipojën në një destinacion modern pushimi për turistët.

/m.m/a.f/

The post Mbrëmje vere në Velipojë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Aston Villa me faturë gjigante pagash – konkurron me klubet kryesore

28 July 2026 at 21:56


Aston Villa është shndërruar në një nga klubet më ambicioze të Ligës Premier në vitet e fundit, duke sfiduar dominimin e skuadrave tradicionale të “Big Six” dhe duke synuar rregullisht kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Pas investimeve të mëdha në afatin kalimtar dhe një skuadre të ndërtuar nga trajneri Unai Emery, klubi nga Birminghami tashmë ka një nga faturat më të larta të pagave në futbollin anglez.

Sipas të dhënave të publikuara nga Capology, pagat e lojtarëve të Aston Villas tregojnë se klubi po investon fuqishëm për të mbajtur yjet e tij dhe për të sjellë përforcime të nivelit të lartë.

Pra, fatura vjetore e pagave të Aston Villas është rreth 121 milionë funte, ose afërsisht 140 milionë euro. Kjo e rendit klubin ndër skuadrat me buxhetin më të lartë të pagave.

Emiliano Martinez dhe Joao Gomes më të paguarit

Portieri argjentinas Emiliano Martinez, kampion bote me Argjentinën, është një nga lojtarët më të paguar të Aston Villas. Ai përfiton rreth 174 mijë euro në javë.

Në të njëjtin nivel është edhe mesfushori brazilian Joao Gomes, i cili iu bashkua klubit nga Wolverhampton për rreth 38 milionë funte dhe nënshkroi kontratë afatgjatë. Ai gjithashtu fiton rreth 174 mijë euro në javë.

Mesfushori francez Boubacar Kamara kompleton treshen e lojtarëve më të paguar me të njëjtën pagë.

Pagat e mbrojtësve

Në repartin defensiv, lojtari me pagën më të lartë është Lucas Digne, i cili fiton rreth 157 mijë euro në javë.

Pas tij vijnë:

  • Victor Lindelöf – rreth 139 mijë euro në javë
  • Tyrone Mings – rreth 128 mijë euro në javë
  • Pau Torres – rreth 116 mijë euro në javë
  • Ian Maatsen – rreth 116 mijë euro në javë
  • Matty Cash – rreth 116 mijë euro në javë

Ndërkohë, Ezri Konsa, një nga mbrojtësit më të rëndësishëm të skuadrës dhe i lidhur me interesimin e Arsenalit, përfiton rreth 87 mijë euro në javë.

Mesfusha, reparti më i kushtueshëm

Aston Villa ka investuar shumë në mesfushë, ku pagat janë ndër më të lartat në skuadër.

Përveç Joao Gomes dhe Kamara, që kryesojnë listën, Amadou Onana përfiton rreth 162 mijë euro në javë, ndërsa kapiteni John McGinn rreth 151 mijë euro në javë.

Johan Manzambi, i cili iu bashkua klubit pas paraqitjeve të shkëlqyera në Kupën e Botës 2026 për Zvicrën, ka një pagë prej rreth 99 mijë euro në javë.

Sulmuesit: Abraham kalon Watkins

Në repartin ofensiv, Tammy Abraham është bërë një nga lojtarët më të paguar pas transferimit te Aston Villa.

Sulmuesi anglez fiton rreth 162 mijë euro në javë, duke kaluar edhe Ollie Watkins, i cili përfiton rreth 151 mijë euro në javë.

Pagat e sulmuesve:

  • Tammy Abraham – 162 mijë euro/javë
  • Ollie Watkins – 151 mijë euro/javë
  • Leon Bailey – 139 mijë euro/javë
  • Alejandro Garnacho – 128 mijë euro/javë
  • Emiliano Buendia – 87 mijë euro/javë
  • Evann Guessand – 87 mijë euro/javë


Pavarësisht se nuk ka historinë financiare të Manchester Cityt, Manchester Unitedit, Chelseat apo Arsenalit, Aston Villa tashmë po operon në një nivel të ngjashëm me klubet më të mëdha angleze.

Investimet në lojtarë si Martinez, Onana, Kamara, Abraham dhe Manzambi tregojnë ambicien e klubit për të qëndruar në mesin e skuadrave elitare dhe për të luftuar për trofe në vitet e ardhshme. /Telegrafi/

Policia intensifikon masat në zonat turistike, drejtori Hita: Shpejtësia mbetet rreziku kryesor në rrugë

By: redi
28 July 2026 at 21:56

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, inspektoi zbatimin e masave të sigurisë në zonën e Shëngjinit, në kuadër të sezonit turistik. Gjatë inspektimit, Hita falënderoi punonjësit e Policisë Rrugore të Kosovës, të cilët janë në shërbim të përbashkët me kolegët e Policisë Rrugore shqiptare në zonën e Shëngjinit…

Source

Gentrit Syla mohon ndikimin në punësime: Audio-incizimi është i manipuluar dhe shantazh ndaj meje

28 July 2026 at 21:55


Zyrtari i Komunës së Prishtinës, Gentrit Syla, ka reaguar pas publikimit të një audio-incizimi, në të cilin dëgjohet duke biseduar me një delegat të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), lidhur me punësimin e bashkëshortes së këtij të fundit në këmbim të mbështetjes në Kuvendin e partisë.

I ftuar në emisionin "Debat Plus", Syla mohoi të ketë kompetenca për të punësuar persona në Komunën e Prishtinës, ndërsa pretendoi se audio-incizimi është manipuluar dhe është publikuar për ta shantazhuar.

Ai tha se biseda e publikuar është nxjerrë jashtë kontekstit dhe është fragmentuar.

"Kemi folur për biseda të ndryshme. Biseda është e fragmentuar në forma të ndryshme dhe po e shoh që LDK-ja dhe ekipi i Lumir Abdixhikut e kanë humbur arsyen, duke përdorur metoda të Dejona Mihalit dhe Vetëvendosjes", deklaroi Syla.

Sipas tij, personi me të cilin ka zhvilluar bisedën është mik i tij prej kohësh dhe nuk kishte besuar se do të përfshihej në një situatë të tillë.

"E kam shok prej moti. Nuk kam besuar që merret me këto, por sigurisht ka qenë i përgatitur nga ekipi i Lumirit për të më shantazhuar. Unë jam delegat në Kuvend dhe jam kontaktuar nga akterë të ndryshëm pranë Lumir Abdixhikut për ta mbështetur në procesin e fundit. Më kanë dërguar lloj-lloj çështjesh për të më nxjerrë kështu", u shpreh ai.

Syla theksoi se audio-incizimin e konsideron një formë presioni politik ndaj tij, duke shtuar se, pavarësisht pasojave që mund t'i sjellë publikimi i tij, ai do të vazhdojë të mbajë të njëjtin qëndrim politik kundër kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

- YouTube www.youtube.com

Konflikt familjar në Shqipëri, dy të plagosur – dyshohet se shkak u bënë problemet pronësore

28 July 2026 at 21:55

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një konflikti mes dy familjeve në fshatin Dedaj të Pukës.

Të lënduarit janë transportuar në Spitalin e Pukës, ku po marrin trajtim mjekësor, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore ende nuk është bërë e ditur.

Menjëherë pas njoftimit për ngjarjen, forca të shumta policore kanë shkuar në vendin e incidentit dhe kanë nisur veprimet hetimore.

Policia po punon për të sqaruar rrethanat e konfliktit dhe për të dokumentuar plotësisht rastin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Konflikt familjar në Shqipëri, dy të plagosur – dyshohet se shkak u bënë problemet pronësore appeared first on Sinjali.

Tërmeti ‘paralizon’ Japoninë/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur

28 July 2026 at 21:52

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28 korrik, prefekturën Kumamoto në jug të Japonisë, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike, dëmtime të mëdha në rrugë dhe ndërtesa, si edhe një shpërthim në një qendër tregtare, ku dyshohet se ka viktima dhe persona të bllokuar nën rrënoja.

Sipas transmetuesit publik NHK, pas shpërthimit në qendrën tregtare më të madhe të prefekturës, rreth 20 deri në 30 punonjës rezultojnë të zhdukur.

Policia beson se disa persona kanë humbur jetën, ndërsa ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet.

Tërmeti ka shkaktuar dhjetëra të plagosur. Një spital raportoi mbi 50 të lënduar, ndërsa një tjetër priti rreth 40 persona, mes tyre 10 në gjendje të rëndë. Disa persona të tjerë mbetën të plagosur pasi lëkundjet dolën nga shinat një tren të shpejtësisë së lartë.

Autoritetet shpallën fillimisht alarm për cunami, por ai u hoq pak më vonë. Agjencia Japoneze për Rregullimin Bërthamor bëri të ditur se nuk janë konstatuar probleme në tre centralet bërthamore pranë zonës së goditur.

Kryeministrja Sanae Takaichi konfirmoi se tërmeti ka shkaktuar të plagosur, ndërprerje të energjisë, zjarre, dëmtime në rrugë e ura, si dhe shembje ndërtesash. Ajo u bëri thirrje qytetarëve të zhvendosen në vende të sigurta dhe të qëndrojnë vigjilentë për shkak të rrezikut nga pasgoditjet e forta.

Rreth 300 mijë banorë janë urdhëruar të evakuohen në qendrat e emergjencës, ndërsa qindra ushtarë janë angazhuar për operacionet e shpëtimit dhe rikuperimit.

Për arsye sigurie janë pezulluar të gjitha linjat e trenave të shpejtësisë së lartë dhe trenat lokalë në ishullin Kyushu. Gjithashtu është mbyllur pista e aeroportit Aso Kumamoto dhe ende nuk dihet se kur do të rifillojnë fluturimet.

Ngjarja më e rëndë ndodhi në qendrën tregtare Aeon Mall në Kumamoto. Një dëshmitar tha se, ndërsa po pastronte enët e thyera nga tërmeti në një lokal pranë qendrës tregtare, dëgjoi një shpërthim shumë të fuqishëm. Sipas tij, një re e madhe tymi u ngrit në ajër dhe zona u mbulua nga pluhur që ngjante me hirin vullkanik.

Zëdhënës të Aeon thanë se klientët dhe punonjësit u evakuuan menjëherë pas tërmetit, ndërsa shkaku i shpërthimit mbetet ende i paqartë.

Epiqendra e tërmetit u lokalizua pranë qytetit Uki, rreth 20 kilometra në jug të qytetit Kumamoto, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Tërmeti ndikoi edhe në aktivitetin e disa kompanive të mëdha. TSMC njoftoi se të gjithë punonjësit në fabrikën e saj në Kumamoto janë të sigurt dhe se po vlerësohen dëmet. Edhe Sony dhe Fujifilm evakuuan stafin nga fabrikat e tyre në zonë.

Kompania energjetike Kyushu Electric Power bëri të ditur se rreth 48 mijë banesa mbetën pa energji elektrike, ndërsa kompania hekurudhore JR Kyushu pezulloi shërbimin e trenave.

Japonia është një nga vendet më të prekura nga tërmetet në botë, pasi ndodhet në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrit” në Oqeanin Paqësor. 10 vjet më parë, dy tërmete të fuqishme në Kumamoto shkaktuan 275 viktima dhe plagosën mbi 2 700 persona.

Si pasojë e tërmetit, u dëmtuan sërish edhe disa pjesë të mureve të Kalasë historike të Kumamotos.  / abcnews.al /

Aksident tragjik në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur, detajet e para

28 July 2026 at 21:52

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në një aks rural që lidh fshatin Bilaj me pjesën tjetër të Fushë-Krujës.

Ngjarja ndodhi mesditën e sotme, ku dy automjete u përplasën me forcë në një segment të ngushtë e të rrezikshëm.

Sipas të dhënave paraprake, në aksident u përfshinë një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi me inicile V. D., dhe një Mercedes-Benz, që drejtohej nga shtetasi K. L..

Përplasja rezultoi fatale për V. D., banor i fshatit Bilaj, i cili humbi jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit tjetër, K. L., mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia e Shtetit njoftoi se shkak paraprak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë me të cilën lëvizte automjeti i drejtuar nga shtetasi K. L.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Drita shpëton në fund dhe e dërgon ndeshjen në vazhdime ndaj Florianas

28 July 2026 at 21:51


Kampionia e Kosovës Drita e ka dërguar në vazhdime përballjen me Florianan, në kuadër të raundit të dytë kualifikues për Ligën e Konferencës.

“Intelektualët” për dallim nga loja e parë, zhvilluan një lojë me të zbehtë ku epilogu përfundimtar për 90 minuta rezultoi të jetë 1-1.

Edhe pse Drita e nisi shumë më mirë, ishin mysafirët që kaluan në epërsi.

Mbong me një goditje nga distanca e la Malokun të befasuar për të zhbllokuar epërsinë (40’).

Drita që atëherë krijoi disa raste me synimin për t’u rikthyer në lojë dhe këtë nuk e arriti deri vonë. Ishte Ovouka që bëri heroin për të dribluar disa lojtarë dhe asistuar te Jorgo Pëllumbi që shënoi nga afërsia (88’).

Kësisoj, mbetet të shihet në vazhdime nëse Drita do të arrijë ta eliminojë ekipin nga Malta./Telegrafi/

Kongresisti Wilson i kërkon Serbisë t’i ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Rusia, Kina e Irani

28 July 2026 at 21:51
Kongresisti amerikan Joe Wilson i bëri thirrje Serbisë që të ndërpresë varësinë nga energjia ruse dhe të distancohet nga Rusia, Kina dhe Irani, duke theksuar se vetëm kështu mund të afrohet plotësisht me Bashkimin Evropian dhe NATO-n. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Wilson rikonfirmoi mbështetjen e tij për pavarësinë e Kosovës dhe […]

Ekspertja e Sigurisë: Lufta SHBA-Iran ka hyrë në një fazë të zgjatur, Hormuzi mbetet pikë e rëndësishme

28 July 2026 at 21:50

Ekspertja e sigurisë, Juxhina Sotiri, ka analizuar zhvillimet e fundit në konfliktin mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, duke paralajmëruar se përplasja mes dy vendeve mund të zgjasë dhe të marrë përmasa të reja.

Në një intervistë për emisionin “War Report” në ABC News, Sotiri u shpreh se konflikti ka hyrë në një fazë të zgjatur, ndërsa theksoi se Irani ka në dispozicion një mjet presioni më të fuqishëm sesa programi i tij bërthamor.

“Jemi në muajin e pestë dhe të dyja këto vende kanë hyrë në një konflikt të përhershëm. Mendoj se mund të jetë një konflikt i zgjatur. U kuptua se Irani nuk kishte nevojë vetëm për programin bërthamor si mjet kërcënimi, por ka edhe një levë shumë më të rëndësishme, siç është Ngushtica e Hormuzit, e cila duket se është një instrument i fuqishëm në duart e Teheranit,” tha ajo.

Sotiri u ndal edhe te dimensioni politik i konfliktit, duke theksuar se zhvillimet e luftës ndikojnë drejtpërdrejt në komunikimin dhe mbështetjen elektorale të liderëve politikë.

“Trump ka nevojë të ndërtojë një narrativë të re dhe të ndryshojë komunikimin me elektoratin e tij. Po ashtu, e njëjta gjë vlen edhe për Benjamin Netanyahun, pasi rritja e pëlqyeshmërisë ndaj tij ka ecur paralelisht me zgjatjen e luftës. Kemi të bëjmë me dy dinamika kontradiktore që ndikojnë edhe në zhvillimin e konfliktit,” u shpreh ekspertja.

/abcnews.al/

Kush do të luajë rolin e legjendës së Hollivudit Marilyn Monroe në filmin kushtuar lindjes së saj?

28 July 2026 at 21:50

Aktorja Dakota Johnson do të interpretojë ikonën e Hollivudit, Marilyn Monroe, në filmin e ri “Flesh Impact”. Projekti do të realizohet me rastin e 100-vjetorit të lindjes së aktores legjendare.

Ndërkohë imazhet e para të filmit janë publikuar dhe aktorja shfaqet me një transformim të jashtëzakonshëm për rolin e Marilyn. Regjisorja Maggie Gyllenhaal tregoi se Johnson pranoi menjëherë të realizonte projektin sapo iu propozua.  

“Gjithmonë kam qenë e magjepsur nga Marilyn Monroe. Do të paraqesim imazhin e përjetshëm që të gjithë e njohim dhe e duam, përmes një qasjeje moderne që ripërcakton historinë e saj”, u shpreh regjisorja.

Premiera botërore e “Flesh Impact” është planifikuar të mbahet në Festivalin e Filmit në Venecia 2026, në shtator.

The post Kush do të luajë rolin e legjendës së Hollivudit Marilyn Monroe në filmin kushtuar lindjes së saj? appeared first on Euronews Albania.

Kërkohej për tentativë vrasje, forcat speciale greke arrestojnë shqiptarin (EMRI)

28 July 2026 at 21:49
Në orët e mëngjesit të sotëm, pas një vlerësimi informacioni dhe pas një operacioni të koordinuar, me ndihmën e forcave speciale greke EKAM dhe Grupeve Operacionale të DAOE, nga Oficerët e Policisë së Departamentit të Ndjekjes së Krimeve me Zhvatje të policisë greke, u arrestua shtetasi shqiptar Adriano Bushi 32 vjeç. Ai u kap brenda […]

Nga dosja e AKSHI-t te arrestimi në Francë/ Kush është Ermal Beqiraj, biznesmeni i kërkuar nga SPAK

By: us er
28 July 2026 at 21:49

Ermal Beqiraj, pronari i kompanisë “Soft & Solution”, është rikthyer në qendër të vëmendjes pas ndalimit të tij në Francë, ndërsa në Shqipëri rezulton i shpallur në kërkim nga SPAK për dosjen e tenderëve të AKSHI-t. I kërkuar nga SPAK për aferën e AKSHI-t Beqiraj është një nga personat nën hetim në çështjen e procedurave […]

The post Nga dosja e AKSHI-t te arrestimi në Francë/ Kush është Ermal Beqiraj, biznesmeni i kërkuar nga SPAK appeared first on BoldNews.al.

Ministri Gonxhja: Reforma territoriale duhet të fuqizojë bashkitë, menaxhimi vendor ndikon drejtpërdrejt në turizëm

By: redi
28 July 2026 at 21:47

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka theksuar rëndësinë e rolit të pushtetit vendor në zhvillimin dhe menaxhimin e turizmit, duke nënvizuar nevojën për rritjen e kapaciteteve të bashkive dhe përmirësimin e administrimit lokal. Gjatë një interviste televizive, Gonxhja deklaroi se turizmi është një sektor që lidhet me shumë fusha dhe se performanca e tij ndikohet…

Source

Regjimi iranian nuk gjen qetësi, ekzekuton dy protestues të rinj

By: S T
28 July 2026 at 21:46

Regjimi iranian vijon terrorin, ekzekuton dy protestues të rinj; Rajavi
Të rinjtë e ekzekutuar

Regjimi iranian ekzekutoi publikisht në Isfahan dy protestues të rinj, Abolfazl Sepahi dhe Amirhossein Safari, të arrestuar gjatë kryengritjes së janarit 2026. Megjithë praninë masive të forcave të sigurisë, qytetarët protestuan dhe u përballën me gaz lotsjellës…

Në agimin e së martës, më 28 korrik 2026, Abolfazl Sepahi Badjani, 24 vjeç, dhe Amirhossein Safari Hosseinabadi, 27 vjeç, dy prej të arrestuarve gjatë kryengritjes së janarit 2026, u ekzekutuan publikisht në sheshin Alikhani të Isfahanit. Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit deklaroi se regjimi i kreu këto ekzekutime publike për të përhapur frikë në shoqëri dhe për të parandaluar zgjerimin e protestave popullore.

Sipas raportit, përpara ekzekutimit, forcat e sigurisë dhe njësitë represive, nga frika e reagimit të qytetarëve, kishin dislokuar agjentë në rrugët përreth sheshit Alikhani dhe në tarracat e ndërtesave aty pranë. Pavarësisht pranisë së gjerë të forcave të sigurisë, disa nga qytetarët e pranishëm protestuan kundër ekzekutimit të dy të rinjve, duke thirrur: “Të pandershëm, të pandershëm!”. Forcat e regjimit sulmuan turmën dhe përdorën gaz lotsjellës për ta shpërndarë.

Ekzekutimi i Abolfazl Sepahit dhe Amirhossein Safarit lidhet me çështjen e njohur si “Dosja e Sheshit Alikhani”. Kjo çështje përfshin një grup të rinjsh të arrestuar gjatë kryengritjes së janarit 2026 në Isfahan. Sipas deklaratës së Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, sistemi gjyqësor i regjimit ka dënuar me vdekje 12 protestues në kuadër të kësaj dosjeje.

Përpara ekzekutimit të Abolfazl Sepahit dhe Amirhossein Safarit, ishin ekzekutuar edhe Erfan Esfandiari dhe Gol-Mohammad Mohammadi, dy të burgosur të tjerë të së njëjtës dosje. Në këtë mënyrë, deri tani katër prej të dënuarve në çështjen e Sheshit Alikhani kanë humbur jetën për shkak të zbatimit të dënimeve me vdekje, ndërsa tetë të rinj të tjerë vazhdojnë të përballen me rrezikun e ekzekutimit të afërt.

Këshilli Kombëtar i Rezistencës e ka cilësuar procesin gjyqësor si të privuar nga standardet më themelore të një gjykimi të drejtë. Sipas deklaratës, seancat u zhvilluan nga Mohammad Barati-Dorcheh dhe Mohammad-Reza Tavakoli, ndërsa të pandehurve iu mohua e drejta për të zgjedhur lirisht avokatët e tyre. Madje edhe avokatëve të caktuar nga gjykata nuk iu lejua qasje e plotë në dosjet dhe dokumentet e klientëve. Këto rrethana kanë ngritur shqetësime serioze për mungesën e transparencës gjyqësore, mohimin e së drejtës së mbrojtjes dhe dhënien e vendimeve të paracaktuara.

Rezistenca Iraniane kishte paralajmëruar më 19 korrik 2026 për rrezikun e afërt të ekzekutimit të këtyre të burgosurve. Ajo u kishte bërë thirrje Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe organizatave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut që të ndërhynin menjëherë për të parandaluar zbatimin e dënimeve. Pavarësisht këtyre paralajmërimeve, Abolfazl Sepahi dhe Amirhossein Safari u ekzekutuan publikisht.

Tetë të burgosurit e tjerë që vazhdojnë të jenë nën dënim me vdekje në të njëjtën çështje janë: Alireza Sepahi, 24 vjeç; Ghaem Hosseini, 20 vjeç; Shervin Bagherian, 18 vjeç; Amirhossein Ebrahimi Analucheh, 19 vjeç; Amirhossein Maleki, 19 vjeç; Ali Dashti, 19 vjeç; Abolfazl Ebrahimi, 18 vjeç; dhe Alireza Raeisi, 21 vjeç. Mosha e tyre e re, veçanërisht prania e disa 18 dhe 19-vjeçarëve në këtë grup, e bën edhe më urgjente ndërhyrjen ndërkombëtare për shpëtimin e jetës së tyre.

Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, e cilësoi ekzekutimin publik të Abolfazl Sepahit dhe Amirhossein Safarit si një “krim mesjetar”. Ajo deklaroi se diktatura fetare, përmes ekzekutimeve të njëpasnjëshme të të rinjve muxhahedinë dhe protestuesve të guximshëm, po përpiqet dëshpërimisht të parandalojë shpërthimin e zemërimit popullor dhe ringritjen e protestave.

Sipas zonjës Rajavi, këto ekzekutime jo vetëm që nuk do t’i ndalin protestat, por do ta forcojnë më tej vendosmërinë e të rinjve kryengritës për përmbysjen e regjimit gjakatar.

Maryam Rajavi u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara, të gjitha organizatave të të drejtave të njeriut, Bashkimit Evropian dhe vendeve të tij anëtare që ta dënojnë me vendosmëri ekzekutimin publik të dy të rinjve. Ajo kërkoi gjithashtu masa të menjëhershme dhe efektive për ndalimin e makinës së ekzekutimit dhe represionit, si dhe për shpëtimin e të burgosurve politikë të dënuar me vdekje, veçanërisht tetë të rinjve të mbetur në dosjen e Isfahanit.

Në përfundim të deklaratës, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit theksoi se heshtja dhe mosveprimi i bashkësisë ndërkombëtare i japin regjimit iranian dritë jeshile për vazhdimin dhe intensifikimin e ekzekutimeve. Këshilli kërkoi që dosja e shkeljeve të të drejtave të njeriut në Iran t’i referohet Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe që drejtuesit e regjimit të dalin para drejtësisë për krime kundër njerëzimit.

Burimi: https://al.ncr-iran.org

Kylian Mbappe dhe aktorja spanjolle Ester Exposito fotografohen së bashku në një jaht luksoz në Sardenjë

28 July 2026 at 21:45


Kapiteni i ekipit francez të futbollit, Kylian Mbappe, i kalon ditët e pushimit në Sardenjë, ku u pa përsëri në shoqërinë e aktores spanjolle Ester Exposito. Fotot e tyre të përbashkëta nga jahti luksoz tërhoqën shumë vëmendje dhe nxitën më tej thashethemet për një lidhje të mundshme.

Fotot e tyre së bashku nga një jaht luksoz kanë tërhequr shumë vëmendje dhe kanë nxitur më tej thashethemet për një lidhje të mundshme. Mbappe dhe ylli i serialit "Elite" u fotografuan në resortin ekskluziv të Porto Cervo, ku shijuan një ditë relaksuese në bregdet, dhe më vonë drekuan së bashku.

Në foto, mund të shihni se si futbollisti francez, i veshur me rroba banje jeshile, po relaksohet në jaht dhe në një moment po kontrollon telefonin e tij celular, ndërsa Ester Expósito me bikini të kuqe të errët po shijon diellin.

Nga rruga, kjo nuk është hera e parë që ata janë parë së bashku në publik. Disa javë më parë, mediat e huaja publikuan foto të Mbappe dhe Ester, të cilët dyshohet se kanë kapur dorë për dore, duke dalë nga një klub nate në Miami pas përfundimit të Kupës së Botës 2026.

Edhe pse marrëdhënia e tyre është përfolur gjithnjë e më shumë në muajt e fundit, as Mbappe dhe as Expósito nuk kanë komentuar publikisht mbi spekulimet rreth një romance të mundshme. /Telegrafi/

21:45 Ndalohet në Francë i shumëkërkuari i SPAK-ut

By: Monika
28 July 2026 at 21:45

I shumëkërkuari i Prokurorisë së Posaçme, Ermal Beqiri, është ndaluar sot në Francë.

SPAK ka caktuar më herët ndaj biznesmenti masën e sigurisë “arrest me burg”.

Masa u lëshua pas hetimeve të SPAK për abuzimeve me tenderat e zhvilluar në institucionin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Sipas hetimeve, në Tetor 2024, kompania “SOFT & Solution” shpk në pronësi të Ermal Beqirit, u shpall fituese me vlerë të ofertës 3.1 milionë e një tenderi të AKSHI-t./mxh

Zjarret, evakuohen 330 mijë persona në Francë & Spanjë, operacioni më i madh civil në kohë paqeje

28 July 2026 at 21:45

Një valë e paprecedentë zjarresh masive ka përfshirë Francën jugperëndimore dhe Spanjën, duke detyruar zhvendosjen e rreth 330 mijë personave nga shtëpitë dhe zonat turistike. Autoritetet franceze urdhëruan të martën evakuimin e gati 4,000 personave të tjerë nga vendpushimet në bregdetin e Atlantikut, ndërsa të nxehtit ekstrem kërcënon punën e zjarrfikësve në rajonin e Girondës.

Sipas të dhënave zyrtare, zjarri në perëndim të Bordeaux ka djegur një sipërfaqe prej 420 kilometrash katrorë — katër herë më e madhe se sipërfaqja e Parisit — dhe ka detyruar evakuimin e 220,000 njerëzve vetëm në këtë zonë.

Operacioni më i madh i evakuimit civil në kohë paqeje

Përmasat e kësaj krize mjedisore kanë sjellë lëvizje masive të popullsisë, të cilat autoritetet franceze i konsiderojnë historike.

“Franca mund të mos ketë parë kurrë një evakuim të kësaj shkalle në kohë paqeje”, tha ministri i Brendshëm Laurent Nuñez. Sipas tij, ky ishte operacioni më i madh i evakuimit civil të kryer ndonjëherë në vend jashtë luftës.

Ndërkohë, sa i përket ecurisë së flakëve në terren, përfaqësuesit e shërbimeve të emergjencës nënvizojnë brishtësinë e situatës.

“Jemi në një pikë brishtësie. Ne do të vazhdojmë të luftojmë këtë zjarr pavarësisht rritjes së parashikuar të temperaturave.”, tha Eric Brocardi, Zëdhënës i federatës kombëtare të zjarrfikësve të Francës.

Në rajonin e Girondës, zjarret kanë shkaktuar edhe fenomene meteorologjike të pazakonta, duke krijuar për herë të parë në Francë stuhi stuhish me re të zeza, vetëtima dhe erëra të forta që kanë përhapur vatrat e reja.

Spanja përballet me zjarrin më të madh në historinë e saj

Në Spanjë, situata mbetet kritike ndërsa vendi përgatitet për valën e katërt të të nxehtit, me temperatura që parashikohet të kalojnë 40 gradë Celsius. Autoritetet spanjolle kanë evakuuar rreth 79,000 njerëz dhe kanë urdhëruar 30,000 të tjerë të izolohen në banesa, ndërsa qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme kombëtare.

Deri më tani, në Spanjë janë djegur 1,530 kilometra katrorë sipërfaqe dhe kanë humbur jetën të paktën 13 persona.

Një vatër e madhe në provincën e Ávilës, në perëndim të Madridit, është kthyer në zjarrin më të madh të regjistruar ndonjëherë në Spanjë, duke djegur mbi 500 kilometra katrorë.

Tymi dhe aroma e hirit nga zjarret pyjore kanë arritur deri në lagjet qendrore dhe lindore të Madridit.

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez ka bërë thirrje për një pakt kombëtar kundër zjarreve, duke ia atribuuar përkeqësimin e situatës ndryshimeve klimatike.

Sipas shërbimit klimatik “Copernicus” të Bashkimit Evropian, Evropa po ngrohet me më shumë se dyfishin e mesatares globale, ndërsa Evropa Perëndimore regjistroi qershorin më të nxehtë në histori.

❌