Normal view
FUTBOLL – Messi tërhiqet nga kombëtarja e Argjentinës në moshën 39-vjeçare
Tre të vrarë në Mal të Zi. Në kërkim autori, një shtetas rus
Tre persona janë vrarë pasditen e sotme në poligonin e qitjes në Danilovgrad të Malit të Zi. Viktimat janë tre instruktorë që punonin në këtë poligon.
Sipas informacioneve të policisë, viktimat janë Petar Globarević, Momir Radonjić dhe Nemanja Kapor.
Policia është vënë në kërkim të Mihailo Nikolaevič Shabunin, 30 vjeç, shtetas i Federatës Ruse, i cili dyshohet për vrasjen e trefishtë.
Sipas të dhënave paraprake, personi i dyshuar kishte marrë me qira një armë në poligon gjatë ditës së sotme. Autoritetet dyshojnë se ai është ende i armatosur dhe ndodhet në arrati.
Për këtë arsye, policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe të qëndrojnë në banesa ndërsa vijojnë kërkimet për kapjen e të dyshuarit.
Ngjarja u raportua rreth orës 17:00 nga pronari i poligonit, i cili gjeti trupat e tre viktimave.
Në vendngjarje po mblidhen prova materiale dhe të dhëna të tjera që mund të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Qeveria e Malit të Zi ka shpallur 1 dhe 2 shtatorin ditë zie kombëtare, pas vrasjes së trefishtë të ndodhur sot në Danilovgrad.
The post Tre të vrarë në Mal të Zi. Në kërkim autori, një shtetas rus appeared first on Euronews Albania.
22:59 Tom Hardy surprizon fansat, publikon albumin e parë rap
Aktori i njohur britanik Tom Hardy ka surprizuar fansat duke publikuar albumin e tij të parë rap, nën emrin artistik Frankie Pulitzer, në bashkëpunim me grupin hip-hop Czarface.
Albumi, Czarface Meets Frankie Pulitzer, përmban 15 këngë dhe bashkëpunime me emra si Method Man dhe Busta Rhymes, ndërsa përfshin edhe referenca ndaj personazhit Bane, të interpretuar nga Hardy në The Dark Knight Rises.
Dyshimet se pas Frankie Pulitzer fshihej Hardy nisën që në vitin 2021, kur Czarface filluan të publikonin materiale me reperin misterioz. Hardy ka treguar se pasioni për rap-in i ka nisur që në adoleshencë.
“Fillova të bëja rap kur isha 14 ose 15 vjeç. Duke qenë se vija nga një zonë e mirë, e klasës së mesme, ishte shumë e vështirë t’i bindja njerëzit. Dhe, për më tepër, nuk isha edhe aq i mirë!”, kishte deklaruar ai.
Në vitin 2018, ai publikoi gjithashtu një mixtape të regjistruar në vitin 1999, kur përdorte emrin “Tommy No 1”.
“Kam regjistruar jashtëzakonisht shumë materiale, por ato nuk u publikuan kurrë”, kishte rrëfyer më herët aktori.
Tashmë, pas më shumë se dy dekadash, Hardy duket se po e nxjerr më në fund në pah një tjetër pasion të tij, këtë herë në skenën e hip-hop-it./mxh

Messi tërhiqet nga kombëtarja e Argjentinës
Lionel Messi ka njoftuar tërheqjen e menjëhershme nga kombëtarja e Argjentinës, duke i dhënë fund një karriere 21-vjeçare me ekipin përfaqësues.
39-vjeçari luajti ndeshjen e fundit me Argjentinën në finalen e Kupës së Botës muajin e kaluar, ku kombëtarja e tij u mund 1-0 nga Spanja.
Në një mesazh në Instagram, Messi tha se vendimi për t’u larguar nga kombëtarja ishte i dhimbshëm, dhe se kishte ardhur koha për t’u tërhequr.
“Kam dhënë gjithçka që kisha dhe nuk kam më çfarë të jap. Ka gjithashtu shumë lojtarë të rinj të talentuar që meritojnë të jenë këtu”, u shpreh ai.
Messi debutoi me kombëtaren e Argjentinës në moshën 18-vjeçare dhe gjatë karrierës së tij zhvilloi 207 ndeshje, duke shënuar 125 gola.
Momenti më i madh i karrierës së tij me kombëtaren ishte në vitin 2022, kur udhëhoqi Argjentinën drejt fitores së Kupës së Botës në Katar.
Ai fitoi gjithashtu “Kupën e Amerikës” në vitet 2021 dhe 2024.
Në mesazhin e lamtumirës, Messi falënderoi tifozët, familjen, shokët e ekipit dhe trajnerët, duke thënë se tani do ta mbështesë Argjentinën si tifoz.
“Do të më mungojë shumë të dëgjoj tifozët nga fusha. Tani do të jem njëri prej jush, duke bërë tifo dhe mbështetur ekipin nga jashtë”, tha Messi./KultPlus.com
Horoskopi ditor për nesër, e martë 1 shtator 2026
Dashi Është ditë shumë e mirë për të bërë disa veprime rutinë dhe për të vendosur kontakte me persona të rinj. Mund të tregoni idetë tuaja krijuese dhe të ndani mendimet me disa persona që ju rrethojnë. Do të realizoni disa plane që i keni menduar më parë. Demi Do të ndesheni me një surprizë […]
The post Horoskopi ditor për nesër, e martë 1 shtator 2026 appeared first on BoldNews.al.
-
- Ekskluzive | Këta janë katër të ndaluarit për “dallavere” me testet e patentë-shoferit – kamera në maicë e dëgjuese në vesh, përgjigjet ua tregonin nga distanca
Ekskluzive | Këta janë katër të ndaluarit për “dallavere” me testet e patentë-shoferit – kamera në maicë e dëgjuese në vesh, përgjigjet ua tregonin nga distanca
Një skemë e dyshuar për manipulimin e testeve me shkrim për patentë-shofer është goditur sot në Mitrovicë, pas disa muajsh hetime nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se në kuadër të rastit janë ndaluar Habib Kalludra, Florent Zeneli, Erion Geci dhe Afrim Geci, ndërsa Arizona Rushiti është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti po hetohet nën dyshimet për veprat penale “Pranimi i ryshfetit në sektorin privat” dhe “Dhënia e ryshfetit në sektorin privat”.
Hetimet kishin nisur më 6 shkurt 2026, pas informacioneve se pronari i autoshkollës “Vicianumi”, në bashkëveprim me persona të tjerë, dyshohej se u ndihmonte kandidatëve që në mënyrë të kundërligjshme t’i kalonin testet me shkrim për patentë-shofer.
Skema që dyshohet se përdorej ishte e sofistikuar.
Sipas informacioneve të siguruara gjatë hetimeve, kandidatëve dyshohet se u vishej një maicë në të cilën montohej kamerë, ndërsa në vesh u vendosej një pajisje dëgjuese. Kamera mundësonte që pyetjet e testit të shiheshin nga distanca, ndërsa përmes dëgjueses kandidatëve dyshohet se u tregoheshin përgjigjet e sakta.
Pas veprimeve hetimore, më 3 prill, Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit kishte dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë ndaj personave të dyshuar në këtë rast.
Hetimi ka kulmuar sot, më 31 gusht, kur Policia ka siguruar informacione se dy kandidatë po përgatiteshin të hynin në provimin me shkrim duke përdorur pajisje telekomunikuese.
Hetuesit kanë reaguar menjëherë dhe kanë ndaluar një Golf 8, ngjyrë hiri, ndërsa gjatë kontrollit te kandidatët janë gjetur pajisjet që dyshohet se ishin përdorur për manipulimin e testit.
Dy kandidatët, sipas të dhënave të rastit, kishin arritur ndërkohë ta kalonin testin për patentë-shofer.
Me kërkesë të Prokurorit të Shtetit janë kryer më pas bastisje në Pantinë dhe Skenderaj, por gjatë kontrolleve nuk është gjetur ndonjë send tjetër i dyshuar.
Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar pajisjet telekomunikuese të gjetura te kandidatët dhe katër telefona mobilë.
Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, katër të dyshuar janë ndaluar, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe mënyrës së funksionimit të skemës po vazhdojnë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Mitrovicën e Jugut.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Ekskluzive | Këta janë katër të ndaluarit për “dallavere” me testet e patentë-shoferit – kamera në maicë e dëgjuese në vesh, përgjigjet ua tregonin nga distanca appeared first on Sinjali.
Në MPB hetohet dhënia e lejeve të paligjshme të kategorive “C” dhe “D”
Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!
Një protestë qytetare është paralajmëruar të zhvillohet ditën e nesërme, më 1 shtator, në orën 10:00, përpara ambienteve të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Njoftimi për protestën është bërë përmes një posteri të publikuar në rrjetet sociale nga organizatorët, të cilët e kanë cilësuar tubimin si një “protestë paqësore qytetare”.
Në poster përcillet mesazhi “Drejtësia nuk duhet të vonojë”, ndërsa një tjetër slogan i protestës është “Askush mbi ligjin”.
Sipas njoftimit, tubimi do të nisë në orën 10:00 pranë godinës së SPAK. Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës.
Deri tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me organizimin apo numrin e pjesëmarrësve që pritet të marrin pjesë në tubim.
![]()
Muçi asiston për Salah, por Hasi me Krasniqin dhe Dellovën triumfojnë ndaj Trabzonsporit
Trabzonspori ka pësuar humbje me rezultat 2-1 nga Amedspori në javën e tretë të Superligës së Turqisë, në një ndeshje ku Ernest Muçi dha asistim, por në fund fitoren festuan Lumbardh Dellova, Ermal Krasniqi dhe trajneri Besnik Hasi.
Ylli i Kombëtares së Shqipërisë vazhdoi formën e mirë, duke dhënë edhe një tjetër asistim për sulmuesin egjiptian, Mohammed Salah.
Në minutën e 11-të, Muçi e pa mirë shkëputjen e Salah, duke përfituar nga mbrojtja kundërshtare e pozicionuar lart. Mesfushori shqiptar dhuroi një pasim vertikal të saktë, ndërsa Salah pati vetëm detyrën ta mposhtte portierin dhe ta kalonte Trabzonsporin në epërsi 1-0.
GOL | Amed SK 0-1 Trabzonspor
⚽️ 11' Salah pic.twitter.com/S6KUWt32S0
— Anında Gol (@anindagoltivi1) August 31, 2026
Megjithatë, Amedspori u rikthye në lojë në fundin e pjesës së parë. Mbaye Diagne fillimisht humbi një penallti, por pas topit të kthyer, Yira Sor arriti të shënonte për rezultatin 1-1.
Goli i fitores për ekipin e udhëhequr nga Besnik Hasi erdhi në minutën e 90-të, kur Gift Orban realizoi për rezultatin përfundimtar 2-1.
Lumbardh Dellova dhe Ermal Krasniqi luajtën për 90 minuta në këtë takim nën drejtimin e Hasit, duke ndihmuar Amedsporin të marrë fitoren e dytë në kampionat.
Pas kësaj fitoreje, Amedspori ka gjashtë pikë dhe renditet në vendin e pestë, me po aq pikë sa Besiktasi dhe Fenerbahçe. /Telegrafi/

FUTBOLL – Messi tërhiqet nga kombëtarja e Argjentinës në moshën 39-vjeçare
ARGJENTINË, 31 gusht /ATSH-DPA/- Lionel Messi ka njoftuar tërheqjen e menjëhershme nga kombëtarja e Argjentinës, duke i dhënë fund një karriere 21-vjeçare me ekipin përfaqësues.
39-vjeçari luajti ndeshjen e fundit me Argjentinën në finalen e Kupës së Botës muajin e kaluar, ku kombëtarja e tij u mund 1-0 nga Spanja.
Në një mesazh në Instagram, Messi tha se vendimi për t’u larguar nga kombëtarja ishte i dhimbshëm, dhe se kishte ardhur koha për t’u tërhequr.
“Kam dhënë gjithçka që kisha dhe nuk kam më çfarë të jap. Ka gjithashtu shumë lojtarë të rinj të talentuar që meritojnë të jenë këtu”, u shpreh ai.
Messi debutoi me kombëtaren e Argjentinës në moshën 18-vjeçare dhe gjatë karrierës së tij zhvilloi 207 ndeshje, duke shënuar 125 gola.
Momenti më i madh i karrierës së tij me kombëtaren ishte në vitin 2022, kur udhëhoqi Argjentinën drejt fitores së Kupës së Botës në Katar.
Ai fitoi gjithashtu “Kupën e Amerikës” në vitet 2021 dhe 2024.
Në mesazhin e lamtumirës, Messi falënderoi tifozët, familjen, shokët e ekipit dhe trajnerët, duke thënë se tani do ta mbështesë Argjentinën si tifoz.
“Do të më mungojë shumë të dëgjoj tifozët nga fusha. Tani do të jem njëri prej jush, duke bërë tifo dhe mbështetur ekipin nga jashtë”, tha Messi. //a.i/
The post FUTBOLL – Messi tërhiqet nga kombëtarja e Argjentinës në moshën 39-vjeçare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.
-
- Ekskluzive | Këta janë të arrestuarit për “dallavere” me testet e patentë-shoferit – kamera në maicë e dëgjuese në vesh, përgjigjet ua tregonin nga distanca
Ekskluzive | Këta janë të arrestuarit për “dallavere” me testet e patentë-shoferit – kamera në maicë e dëgjuese në vesh, përgjigjet ua tregonin nga distanca
Një skemë e dyshuar për manipulimin e testeve me shkrim për patentë-shofer është goditur sot në Mitrovicë, pas një hetimi disamujor të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se në këtë rast janë përfshirë Habib Kalludra, Florent Zeneli, Arizona Rushiti, Erion Geci dhe Afrim Geci, nën dyshimet për veprat penale që lidhen me pranimin dhe dhënien e ryshfetit në sektorin privat.
Rasti është duke u hetuar nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Mitrovicën e Jugut, ndërsa në qendër të hetimeve është një skemë e pazakontë, përmes së cilës dyshohet se kandidatëve u mundësohej kalimi i testit teorik për patentë-shofer me ndihmën e teknologjisë.
Sipas informacioneve të Sinjalit, hetimet kanë nisur më 6 shkurt 2026, pas dyshimeve se pronari i autoshkollës “Vicianumi”, në bashkëveprim me persona të tjerë, u ndihmonte kandidatëve që në mënyrë të kundërligjshme t’i kalonin testet me shkrim.
Mënyra se si dyshohet se funksiononte skema është edhe pjesa më e pazakontë e rastit.
Kandidatëve dyshohet se u vishej një maicë në të cilën ishte montuar kamerë, ndërsa në vesh u vendosej një pajisje dëgjuese. Në këtë mënyrë, nga distanca dyshohet se shiheshin pyetjet e testit, ndërsa kandidatëve u përcilleshin përmes dëgjueses përgjigjet e sakta.
Hetimet kishin avancuar që në muajin prill. Më 3 prill 2026, Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit kishte dorëzuar në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë kallëzim penal ndaj dy personave të dyshuar.
Por hetimi disamujor ka kulmuar sot, të hënën, më 31 gusht, kur hetuesit kanë siguruar informacione se dy kandidatë po përgatiteshin t’i nënshtroheshin testit me pajisjet e dyshuara të telekomunikimit.
Policia ka reaguar menjëherë, duke ndaluar një Golf 8, ngjyrë hiri. Gjatë kontrollit të kandidatëve janë gjetur pajisjet e montuara që dyshohet se ishin përdorur për kalimin e testit.
Por kandidatët, sipas informacioneve të rastit, tashmë kishin arritur ta kalonin testin për patentë-shofer.
Pas ndërhyrjes policore, me kërkesë të Prokurorit të Shtetit janë realizuar edhe bastisje në Pantinë dhe Skenderaj, por gjatë kontrolleve nuk është gjetur ndonjë send tjetër i dyshuar.
Si prova materiale janë sekuestruar pajisjet telekomunikuese të gjetura te kandidatët dhe katër telefona mobilë.
Pas intervistimit dhe përfundimit të veprimeve të para hetimore, Prokuroria ka nxjerrë aktvendime për ndalimin e katër personave, ndërsa një person është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti vazhdon të hetohet nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Mitrovicën e Jugut.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Ekskluzive | Këta janë të arrestuarit për “dallavere” me testet e patentë-shoferit – kamera në maicë e dëgjuese në vesh, përgjigjet ua tregonin nga distanca appeared first on Sinjali.
Moment i tensionuar mes Justin dhe Hailey Bieber? Ekspertja analizon gjuhën e trupit
Justin dhe Hailey Bieber ishin ndër të ftuarit VIP në dasmën e Finneas O’Connell, vëllait të këngëtares Billie Eilish, me Claudia Sulewski, e cila u zhvillua të shtunën në Santa Barbara.
Justin, 32 vjeç, publikoi në Instagram disa fotografi nga eventi, ku shfaqej së bashku me bashkëshorten e tij, Hailey, 29 vjeçe. Megjithatë, në një moment gjatë festimeve, çifti dukej se pati një bisedë disi të tensionuar.
Çifti, i cili është prej vitesh bashkë, u pa duke biseduar me shumë gjallëri nën diellin e Kalifornisë Jugore. Modelja shihej duke bërë gjeste mjaft të theksuara me duar, përpara se të largohej nga bashkëshorti i saj.
Ekspertja e gjuhës së trupit, Judi James, tha për Daily Mail se “mënyra se si Hailey shikon pas drejt bashkëshortit të saj, ndërsa ai largohet pas bisedës së tyre të gjallë, krijon përshtypjen se këtu mund të ketë tension ose dramë.”
James shtoi se “qëndrimi i Justin, me shpatullat pak të përkulura dhe mënyra se si i mban krahët lehtësisht përpara trupit, e bën të duket më pak i motivuar dhe më pak pozitiv në këtë moment.”
Megjithatë, ekspertja theksoi se nuk dukej sikur çifti po debatonte.
“Hailey ka lëvizur duart dhe ka bërë me gisht, por jo drejt tij, ndaj nuk ka ndonjë sinjal të qartë konflikti”, tha ajo.
Pjesëmarrja e çiftit në dasmën e O’Connell dhe Sulewski vjen vetëm pak javë para përvjetorit të tyre të tetë të martesës.
Hailey dhe Justin kurorëzuan martesën në një gjykatë në New York City më 13 shtator 2018.
Një vit më vonë, ata organizuan një ceremoni madhështore me familjarë dhe miq, të cilën më pas e dokumentuan edhe përmes një videoje të publikuar në YouTube.
Ndërkohë, çifti festoi më 22 gusht ditëlindjen e dytë të djalit të tyre, Jack Blues.
Për të shënuar këtë ditë të veçantë, Hailey publikoi në Instagram një seri fotografish duke shkruar në përshkrim: “Bebi ynë i ëmbël mbushi 2 vjeç. Gëzuar ditëlindjen, Jack Blues.”

Kuçi demanton propagandën serbe: Kërkimi i të zhdukurve nuk është politizim, por zbardhje e krimit
-
- Përplasjet në G20 për rikthimin e Rusisë, Gjermania: Nuk mund të normalizojmë marrëdhëniet me Moskën
Përplasjet në G20 për rikthimin e Rusisë, Gjermania: Nuk mund të normalizojmë marrëdhëniet me Moskën
Ministrat e Financave dhe zyrtarë evropianë janë shprehur të shqetësuar për pjesëmarrjen e Rusisë në takimin e ministrave të Financave të G20-s, që po zhvillohet në Asheville të Karolinës së Veriut. Ministri gjerman i Financave, Lars Klingbeil, deklaroi se nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me Moskën për sa kohë që Rusia vijon luftën […]
The post Përplasjet në G20 për rikthimin e Rusisë, Gjermania: Nuk mund të normalizojmë marrëdhëniet me Moskën appeared first on BoldNews.al.
22:47 Trump kërkon nga Apple ta riemërtojë “Liqenin Ontario” në ‘Liqeni Amerika”
Sekretari amerikan i Brendshë, Doug Burgum, ka bërë të ditur se presidenti Donald Trump ka kontaktuar drejtpërdrejt gjigantin e teknologjisë Apple për t’i kërkuar që ta riemërtojë Liqenin Ontario në Liqeni Amerika në hartat e tij digjitale.
“Presidenti kontaktoi drejtpërdrejt Apple-in, kështu që jam i sigurt se mund ta shohim së shpejti këtë ndryshim”, tha Doug për Fox Business.
Apple nuk komentoi menjëherë deklaratat e sekretarit Burgum.
Ky veprim pason një urdhër ekzekutiv të nënshkruar nga presidenti Trump më 27 gusht, i cili udhëzon agjencitë federale amerikane që zyrtarisht t’i referohen masës ujore që ndahet mes shtetit të New Yorkut dhe provincës kanadeze të Ontarios si Liqeni Amerika.
Mosmarrëveshja për emërtimin vjen në një kohë kur lufta tregtare mes SHBA-së dhe Kanadasë po intensifikohet, ndërsa Washingtoni ka vendosur tarifa prej 50 për qind ndaj mallrave kryesore kanadeze.
Google më herët përditësoi shërbimin e tij Maps për t’ua shfaqur emrin Liqeni Amerika përdoruesve në SHBA, ndërsa për përdoruesit në Kanada ruajti emrin Liqeni Ontario. Përdoruesit jashtë këtyre dy vendeve i shohin të dy emrat si Liqeni Ontario (Liqeni Amerika).
Në janar të vitit 2025, pak pasi u rikthye në Shtëpinë e Bardhë për mandatin e tij të dytë, Trump urdhëroi gjithashtu që Gjiri i Meksikës të riemërtohej Gjiri i Amerikës për përdorim nga institucionet federale amerikane.
Më pas, Google Maps miratoi emërtimin Gjiri i Amerikës për përdoruesit në SHBA, ndërsa vazhdoi t’ua shfaqte emrin Gjiri i Meksikës përdoruesve në Meksikë dhe të dy emrat përdoruesve në pjesën tjetër të botës./mxh

Cowboys lirojnë Joe Milton III; Sam Howell pritet të jetë zëvendësuesi i Dak Prescott
Miley Cyrus nis një epokë të re? Këngëtarja heq mbiemrin nga rrjetet sociale
Ndahet nga jeta në moshën 97-vjeçare ish-kryeministri francez Édouard Balladur
Ish-kryeministri i Francës Édouard Balladur, i cili drejtoi qeverinë franceze nga viti 1993 deri më 1995, ka vdekur në moshën 97-vjeçare. Lajmin e bëri të ditur të hënën kryeministri francez Sébastien Lecornu.
Balladur ishte një nga figurat më të rëndësishme të së djathtës së qendrës në Francë dhe luajti një rol të rëndësishëm në transformimin ekonomik të vendit gjatë viteve 1990.
Gjatë mandatit të tij si kryeministër, ai udhëhoqi një program të gjerë privatizimesh, përmes të cilit shteti francez shiti aksione në disa prej kompanive më të njohura të vendit, përfshirë bankat Société Générale dhe Paribas, e cila më vonë u bë pjesë e BNP Paribas, si dhe transmetuesin TF1.
Balladur gjithashtu ndërmori një reformë të rëndësishme të sistemit francez të pensioneve në vitin 1993, një çështje politikisht tepër e ndjeshme në Francë, transmeton Telegrafi.
“Édouard Balladur është i lidhur ngushtë me pesë dekada të historisë së Republikës së Pestë. Që nga ditët e tij të para duke punuar përkrah Georges Pompidou deri në emërimin e tij si kryeministër, ai ishte një figurë kryesore e jetës sonë publike”, shkroi Lecornu në X.
Kryeministri francez e përshkroi Balladurin si një “burrë shteti me frymë reformuese”, duke shtuar se ai do të mbetet një model për shumë burra dhe gra brenda familjes së tij politike.
Balladur njihej për stilin e tij serioz dhe teknokratik të qeverisjes. Megjithatë, kritikët shpesh e përshkruanin si një politikan të distancuar dhe të shkëputur nga realiteti i përditshëm i qytetarëve.
Karikaturisti i njohur francez Plantu e paraqiste atë në karikaturat e tij si një aristokrat me paruke, të ulur në një sedanë luksoze të mbajtur nga shërbëtorë, ndërsa revista satirike Le Canard enchaîné i vendosi nofkën ironike “Vetëkënaqësia e tij e sjellshme”.
Balladur mbetet një prej figurave të rëndësishme të së djathtës franceze të viteve 1980 dhe 1990, veçanërisht për reformat ekonomike dhe privatizimet që karakterizuan periudhën e tij në krye të qeverisë. /Telegrafi/

-
- Ekskluzive | Dyshohet se kandidatët kalonin testin e patentë-shoferit me kamera e dëgjuese – pronari i autoshkollës “Vicianumi” në mesin e të dyshuarve
Ekskluzive | Dyshohet se kandidatët kalonin testin e patentë-shoferit me kamera e dëgjuese – pronari i autoshkollës “Vicianumi” në mesin e të dyshuarve
Një skemë e dyshuar për manipulimin e testeve me shkrim për patentë-shofer është goditur nga Policia e Kosovës në Mitrovicë, pas disa muajsh hetime nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se në këtë rast janë përfshirë në hetime Habib Kalludra, Florent Zeneli, Arizona Rushiti, Erion Geci dhe Afrim Geci, nën dyshimet për veprat penale që lidhen me pranimin dhe dhënien e ryshfetit në sektorin privat.
Në qendër të hetimeve është pronari i autoshkollës “Vicianumi”, për të cilin Policia dyshon se, në bashkëveprim me persona të tjerë, u ka mundësuar kandidatëve që t’i kalojnë në mënyrë të kundërligjshme testet teorike për patentë-shofer.
Sipas të dhënave të rastit, hetimet kishin nisur më 6 shkurt 2026, pasi Policia kishte pranuar informacione për mënyrën se si dyshohej se funksiononte skema.
Dyshimet janë se kandidatëve u vishej një maicë e pajisur me kamerë, ndërsa në vesh u vendosej një pajisje dëgjuese. Përmes kamerës, personat që ndodheshin jashtë objektit dyshohet se mund t’i shihnin pyetjet e testit, ndërsa përmes dëgjueses ua transmetonin kandidatëve përgjigjet e sakta nga distanca.
Hetimet e zhvilluara kishin çuar që më 3 prill në dorëzimin e një kallëzimi penal në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë ndaj dy personave të dyshuar.
Por operacioni ka marrë një kthesë vendimtare të hënën, më 31 gusht.
Sipas informacioneve të siguruara gjatë hetimeve, Policia kishte marrë vesh se dy kandidatë po përgatiteshin t’i nënshtroheshin testit me pajisjet e dyshuara të telekomunikimit.
Hetuesit kanë reaguar menjëherë dhe kanë ndaluar një Golf 8 ngjyrë hiri, ku gjatë kontrollit te kandidatët janë gjetur pajisjet e montuara që dyshohet se ishin përdorur për manipulimin e testit.
Sipas raportit, kandidatët ndërkohë kishin arritur ta kalonin testin për patentë-shofer.
Me kërkesë të Prokurorisë janë kryer më pas bastisje në Pantinë dhe Skenderaj, por gjatë kontrolleve nuk është gjetur ndonjë send tjetër i dyshuar.
Në cilësi të provave materiale, Policia ka sekuestruar pajisjet e telekomunikimit të gjetura te kandidatët dhe katër telefona mobilë.
Pas përfundimit të veprimeve policore dhe intervistimit, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, katër persona janë dërguar në mbajtje, ndërsa një person është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti vazhdon të hetohet nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Mitrovicën e Jugut.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Ekskluzive | Dyshohet se kandidatët kalonin testin e patentë-shoferit me kamera e dëgjuese – pronari i autoshkollës “Vicianumi” në mesin e të dyshuarve appeared first on Sinjali.