Normal view

22:59 Zv/kancelari gjerman i bën thirrje Trump: Përfundojeni këtë luftë të pakuptimtë me Iranin

By: Monika
28 August 2026 at 22:59

Zëvendëskancelari dhe Ministri i Financave gjermane, Lars Klingbeil i bëri thirrje Presidentit të SHBA-së Donald Trump të përfundojë luftën “e papërgjegjshme” me Iranin, përpara udhëtimit të tij në SHBA javën e ardhshme për të marrë pjesë në samitin e G20.

“Ky është mesazhi më i rëndësishëm, edhe për SHBA-në: përfundoni këtë luftë”, tha Klingbeil. Ai madje fajësoi Trump për çmimet e larta të karburantit.

“Donald Trump është përgjegjës për luftën e papërgjegjshme që filloi në Iran. Këto janë pasojat që shohim në stacionet e benzinës”, tha ai.

Të hënën dhe të martën, ministrat e financave nga vendet anëtare të G20 do të takohen në Asheville, Karolina e Veriut, përpara samitit në Miami në dhjetor.

Lars Klingbeil përsëriti gjithashtu propozimin e tij për një taksë mbi fitimet e tepërta të kompanive të naftës në nivel evropian, duke nënvizuar se kompanitë po grumbullojnë për shkak të situatës gjeopolitike. “Ato po mbushin xhepat e tyre! Kjo duhet të ndalet”, tha ai.

Çështja është në axhendën e takimit të ministrave të financave të BE-së, i cili do të mbahet më 19 shtator në Dublin./MXH

Haaland dhe Cherki shkëlqejnë, Manchester City merr fitoren e dytë

28 August 2026 at 22:58


Manchester City ka regjistruar një tjetër fitore në Premier League, duke mposhtur Crystal Palace 4-1 dhe duke e nisur sezonin me dy fitore në dy ndeshje.

Heroi i takimit ishte Rayan Cherki, i cili shënoi dy gola, ndërsa Erling Haaland realizoi gjithashtu dy herë, duke udhëhequr ofensivën e skuadrës së Enzo Marescas.

City e zhbllokoi ndeshjen në minutën e 17-të. Haaland u shfaq në zonë dhe, pas një krosimi të bukur, realizoi me kokë për 0-1.

Në fund të pjesës së parë, Cherki pati një tjetër mundësi të artë, por Dean Henderson bëri një pritje fantastike dhe e mbajti Crystal Palace në lojë.

Në minutën e 54-t, Cherki tregoi klas individual, duke depërtuar në zonë dhe duke goditur saktë për 0-2.

pic.twitter.com/usxg03EwOY
— Manchester City (@ManCityES) August 28, 2026


Vetëm dy minuta më vonë, Crystal Palace u rikthye në lojë pas një autogoli të Gianluigi Donnarummas, ndërsa Yeremy Pino goditi edhe traversën nga një goditje dënimi.

Megjithatë, City nuk u trondit. Në minutën e 59-të, Cherki shënoi sërish me një goditje të fuqishme, duke rikthyer avantazhin prej dy golash dhe duke kompletuar paraqitjen e tij fantastike.

Në minutën e 84-t, ishte radha e Haalandit të shfaqej përsëri. Norvegjezi pranoi një pasim në zonë dhe me një goditje të fuqishme në këndin e sipërm realizoi për 1-4.

Póquer en condición de visitante ✅ pic.twitter.com/vT4d7y7N8N
— Manchester City (@ManCityES) August 28, 2026


Me këtë fitore, Manchester City shkon në gjashtë pikë pas dy xhirove, me Haalandin dhe Cherkin që dërgojnë një sinjal të fortë se City do të jetë sërish pretendent serioz për titullin. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Horoskopi, 29 gusht/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

By: ela
28 August 2026 at 22:57

Dashi Ritmi në punë do të jetë disi i ngadaltë dhe nuk do të ndiheni në formën tuaj më të mirë. Fizikisht dhe mendërisht mund të ndiheni të lodhur, ndaj mos kërkoni shumë nga vetja. Në dashuri, partneri do të jetë mbështetja që ju duhet dhe mund t’ju rikthejë forcën emocionale. Mos hezitoni të kërkoni […]

The post Horoskopi, 29 gusht/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë appeared first on BoldNews.al.

Islandezët votojnë për rikthimin në BE/ Referendumi vendos nëse do të rihapen negociatat e anëtarësimit

By: us er
28 August 2026 at 22:53

Qytetarët e Islandës do t’u drejtohen kutive të votimit të shtunën për të vendosur nëse vendi duhet të rikthehet në tryezën e negociatave me Bashkimin Evropian. Referendumi nuk synon të vendosë për anëtarësimin e menjëhershëm të Islandës në BE, por vetëm për rifillimin e procesit të negociatave. Pyetja që do t’u shtrohet votuesve është nëse […]

The post Islandezët votojnë për rikthimin në BE/ Referendumi vendos nëse do të rihapen negociatat e anëtarësimit appeared first on BoldNews.al.

​Rritje e vlerës së prodhimeve bimore dhe blegtorale në Kosovë

28 August 2026 at 22:53


Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK) publikoi “Llogaritë ekonomike për bujqësi”, për vitin 2025, duke vënë në dukje rritjen e vlerës së prodhimeve bimore dhe blegtorale në vitin 2025, krahasuar me vitin 2024.

“Në vitin 2025, prodhimet bimore kanë shënuar rritje prej 13,2 %, krahasuar me vitin 2024. Rritja e vlerës së prodhimeve bimore mund të shpjegohet kryesisht me rritjen e vlerës së prodhimit të drithërave, bimëve industriale, bimëve foragjere, si dhe pemëve.

Prodhimet blegtorale kanë shënuar një rritje prej 25,4 % në vitin 2025, krahasuar me vitin 2024. Rritja mund të shpjegohet me rritjen e vlerës së produkteve blegtorale.

Prodhimet bimore dhe blegtorale gjithsej kanë shënuar rritje prej 17,8 % në vitin 2025, krahasuar me vitin 2024”, thuhet në njoftimin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Llogaritë ekonomike për bujqësi për vitin 2025 janë hartuar në përputhje me metodologjinë e përcaktuar nga Eurostati, përkatësisht me Udhëzuesin e llogarive ekonomike për bujqësi dhe pylltari (EAA/EAF 97), si dhe me Rregulloren e Komisionit (KE) Nr. 306/2005.

Ky publikim përfshin të dhëna për prodhimet bimore, prodhimet blegtorale dhe shpenzimet në fermë, në terma monetarë.

Walker: Kosova s’është kërcënim për askënd, Serbia vazhdon të jetë në Ballkan

28 August 2026 at 22:52

Ish-ambasadori i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), William Walker, ka paralajmëruar se mungesa e një marrëveshjeje mes liderëve politikë në Kosovë mund të thellojë edhe më tej krizën dhe të pengojë përparimin e vendit.

Walker tha se nëse liderët politikë nuk arrijnë kompromis, situata aktuale e bllokadës do të vazhdojë.

“ Mungesa aktuale e ecjes përpara do të vazhdojë. Ka çështje të rëndësishme. Natyrisht, marrëdhënia me Serbinë, nevoja për dialog që prodhon diçka… Siç e thashë, Kosova nuk është kërcënim për askënd, ndërsa Serbia vazhdon të jetë kërcënim në Ballkan.”, tha ai.

Walker u bëri thirrje katër partive kryesore që të arrijnë një marrëveshje në interes të Kosovës.
“Mendoj se duhet të marrin një vendim se deri kur duhet të zgjedhin një president të ri ose të shkojnë në zgjedhje të reja. Vendi nuk ka nevojë për edhe disa muaj të tjerë të këtij konfuzioni.”, tha tutje ai.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Walker: Kosova s’është kërcënim për askënd, Serbia vazhdon të jetë në Ballkan appeared first on Sinjali.

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

By: A R
28 August 2026 at 22:52

Një ngarkesë prej më shumë se gjysmë toni kokainë është zhdukur gjatë transportimit nga Portugalia drejt një vendi tjetër europian, duke shkaktuar një zinxhir kërcënimesh, rrëmbimesh dhe hakmarrjesh mes personave të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Në qendër të ngjarjes është një 47-vjeçar, i cili u mbajt i rrëmbyer për më shumë se një javë, u dhunua vazhdimisht dhe, sipas Policisë spanjolle, po transportohej drejt një zone të izoluar në provincën e Barcelonës, ku dyshohet se do të ekzekutohej.

Sipas hetimeve, pas ngarkesës së kokainës qëndronte një klan narkotrafikantësh me origjinë shqiptare, i cili kërkonte të gjente me çdo kusht mallin e humbur.

Gjithçka nisi më 1 gusht, kur disa shoferë kamionësh me origjinë rumune morën në telefonat e tyre një video që mund të shihej vetëm një herë. Në pamje, një burrë i drejtonte një pistoletë në kokë një personi tjetër, i cili kishte shenja të dukshme dhune në fytyrë.

“Ku është ajo që është e jona? Ku është droga?”, dëgjohej në video, ndërsa mesazhi ishte i qartë: nëse nuk gjendej kokaina, pengu do të vritej.

Videoja përfundoi në duart e Policisë rumune, e cila zbuloi se ishte dërguar nga një numër telefoni spanjoll në emër të një shtetasi rumun që jetonte në Spanjë.

Sipas kryeinspektorit Alberto Olivares, nga njësia UDEV e Policisë Kombëtare spanjolle, ky person ishte kontraktuar nga një klan shqiptar për të organizuar transportimin me kamionë të rreth gjysmë toni kokainë që kishte mbërritur në Portugali.

Ai kishte angazhuar më pas viktimën për transportin, ndërsa kjo e fundit ia kishte kaluar detyrën një personi të tretë.

Pikërisht ky i fundit mori drogën, por nuk e dorëzoi kurrë në destinacion.

Ai pretendoi se ishte sulmuar nga një grup rival trafikantësh, të cilët i kishin grabitur ngarkesën, dhe më pas u zhduk pa lënë gjurmë.

Humbja e kokainës ngriti dyshime dhe përplasje brenda rrjetit. Pronarët e drogës kërkuan shpjegime, ndërsa transportuesi i parë u rrëmbye me qëllim që të tregonte se ku ndodhej personi i zhdukur dhe, mbi të gjitha, ku kishte përfunduar kokaina.

Më 7 gusht, autoritetet rumune kërkuan ndërhyrjen e Policisë spanjolle.

Hetuesit zbuluan se rrjeti përdorte një magazinë industriale në Sabadell të Barcelonës, ku ndalonin kamionët që përdoreshin për transportimin e drogës.

Pas kontrolleve dhe vëzhgimeve, viktima nuk u gjet menjëherë.

Por më 10 gusht, vetëm 72 orë pas nisjes së operacionit, policia lokalizoi një automjet në Barcelonë ku ndodhej pengu së bashku me një nga rrëmbyesit. Makina po drejtohej drejt një zone malore dhe të izoluar.

Ndërhyrja u krye në një rrugë pranë Caldes de Montbui.

I dyshuari tentoi fillimisht të përplaste me makinë agjentët dhe më pas tentoi të përdorte një pistoletë Tokarev që mbante me vete.

47-vjeçari u lirua, ndërsa rrëmbyesi u arrestua.

Sipas dëshmisë së viktimës, rrëmbyesi i kishte thënë se do ta lironte. Ndërkohë, vetë i arrestuari pretendoi se kishte vepruar nga frika e hakmarrjes së klanit shqiptar që zotëronte kokainën.

Pas daljes para gjykatës për rrëmbim dhe armëmbajtje pa leje, i dyshuari është lënë në liri të përkohshme.

Ndërkohë, gjysmë toni kokainë që shkaktoi të gjithë konfliktin vazhdon të jetë i zhdukur.

Përfshihet nga flakët fusha e Lazaratit, ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve parandalon përhapjen e zjarrit

By: A R
28 August 2026 at 22:52

Një zjarr është raportuar mbrëmjen e sotme në fushën e Lazaratit, në Gjirokastër. Njoftimi për flakët është marrë në orën 20:36, pas telefonatës së një qytetari.

Menjëherë pas sinjalizimit, grupi i shërbimit të Drejtorisë së MZSH-së Gjirokastër është nisur drejt vendngjarjes. Me mbërritjen në terren, zjarrfikësit kanë konstatuar se zjarri kishte marrë përmasa dhe kërkonte ndërhyrje të menjëhershme.

Për shuarjen e flakëve u angazhuan 3 grupe zjarrfikëse, të cilat ndërhynë në kohë për izolimin e vatrës.

Falë operacionit të shpejtë, zjarri u izolua dhe u vu nën kontroll, ndërsa u shua plotësisht në orën 21:50.

Nga zjarri nuk janë raportuar dëme materiale. Ndërhyrja në kohë e shërbimit zjarrfikës bëri të mundur parandalimin e përhapjes së flakëve në sipërfaqe të tjera.

Filmi "The Whisper Man" mbërriti në Netflix - pavarësisht se De Niro në rolin kryesor, zhgënjeu disa kritikë

28 August 2026 at 22:49


Trilleri psikologjik i krimit "The Whisper Man" është shfaqur në Netflix dhe po tërheq vëmendje të veçantë për shkak të aktorëve të tij.

Në film luajnë Robert De Niro, Adam Scott dhe Michelle Monaghan, dhe është bazuar në bestsellerin ndërkombëtar të vitit 2019 nga Alex North.

Sipas kritikëve, është një film për të cilin mendimet mund të ndryshojnë. Disa kritikë e përshkruajnë atë si një thriller të modës së vjetër, ndërsa të tjerë pohojnë se edhe emrat e mëdhenj të aktrimit nuk mundën ta fshihnin historinë e parashikueshme.

Në film luajnë Scott, De Niro dhe Monaghan, së bashku me Hamish Linklater, Owen Teague, Acston Luca Porto dhe Michael Keaton. Filmi është drejtuar nga James Ashcroft.

Historia ndjek Tom Kennedy-n pas rrëmbimit të djalit të tij tetëvjeçar. Ndërsa çështja ngjan gjithnjë e më shumë me krime nga e kaluara, Tom duhet të rivendosë një marrëdhënie me të atin, një detektiv i cili më parë kishte kapur një vrasës serial të njohur si Njeriu Pëshpëritës. /Telegrafi/

- YouTube youtu.be

Milani fiton ndaj Venezias dhe mbetet me pikë të plota

28 August 2026 at 22:48


Milani ka shënuar fitoren e dytë radhazi në Serie A, duke triumfuar me rezultat 2-0 ndaj Venezias në kuadër të xhiros së dytë të kampionatit italian.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Ruben Amorim e dominuan takimin, por Venezia arriti të rezistojë për një kohë të gjatë, falë edhe paraqitjes së mirë të portierit Filip Stanković.

Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 69-të, kur Gonçalo Ramos realizoi pas një aksioni të bukur ekipor. Sulmuesi portugez u asistua nga Alexis Saelemaekers dhe me një goditje të saktë e dërgoi topin në rrjetë për 1-0.

Në minutën e 80-të, trajneri Giovanni Stroppa vendosi të aktivizojë sulmuesin kosovar, Albion Rrahmani, në vend të Kike Perez. Rrahmani hyri në lojë në një moment kur skuadra e tij kërkonte të gjente golin e barazimit.

Megjithëse pati pak minuta në dispozicion, sulmuesi kosovar ishte aktiv dhe u përpoq të ndihmonte skuadrën në repartin ofensiv, por Venezia nuk arriti të krijojë raste të mjaftueshme për të ndryshuar fatin e ndeshjes.

Milani e vulosi fitoren në minutën e 89-të, kur Redouane Halhal shënoi autogol, duke e devijuar topin në rrjetën e tij për rezultatin përfundimtar 2-0.

Pas dy xhirove të para, Milani ka nisur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, duke grumbulluar gjashtë pikë të plota dhe duke vazhduar me formë pozitive në kampionat.

Në anën tjetër, Venezia vazhdon të kërkojë pikët e para në këtë edicion të Serie A, pasi ka mbetur pa asnjë pikë pas dy ndeshjeve të zhvilluara. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

28 August 2026 at 22:48
Leonardo Sinani, 26 vjeç, është identifikuar nga grupi hetimor si një nga personat që dyshohet se organizuan dhe kryen vjedhjen e banesës së xhaxhait të tij, Durim Sinani, nga ku më 14 gusht 2026 u morën rreth 27 milionë lekë dhe bizhuteri me vlerë rreth 5 milionë lekë. Sipas të dhënave të bëra publike nga […]

Dita e 28-të e protestës në Divjakë/ Banorët kundërshtojnë shkrirjen me Lushnjen: Dëgjesat, farsë!

By: A R
28 August 2026 at 22:47

Dita e 29 e protestës dhe qëndresës së banorëve të Divjakës kundra projektit të reformës administrative territoriale të PS që shkrin bashkinë Divjakë me Lushnjen.

E vetmja folëse e ditës së sotme, e ka quajtur farsë dëgjesat e parashikuara nga bashkia Divjakë dhe njësitë administrative.

“Këto dëgjesa nuk kanë më asnjë vlerë në këto momente, por duhet të ishin bërë para se projekti të kishte parashikuar shkrirjen e bashkisë Divjakë me Lushnje dhe nuk është marrë mendini i qytetarëve”, tha ajo.

Protesta u mbyll me marshimin në rrugët e qytetit me thirrjet për pjesëmarrje më të madhe ku nuk munguan sloganet kundra qeverisë dhe kryeministrit Rama.

Tornadoja godet Italinë, rreth 40 të plagosur dhe dëme të mëdha

By: ela
28 August 2026 at 22:46

Një mot ekstrem ka goditur këtë pasdite qytetin e Kremonës në Itali, ku një tornado e shoqëruar me breshër dhe erëra të forta ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa zona. Mes ndërtesave të prekura janë Katedralja dhe Bashkia. Nga fuqia e stuhisë është dëmtuar rëndë çatia e njërës prej majave të Katedrales, ndërsa është […]

The post Tornadoja godet Italinë, rreth 40 të plagosur dhe dëme të mëdha appeared first on BoldNews.al.

Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

By: A R
28 August 2026 at 22:46

Shtatë persona të akuzuar për vandalizëm në resortin e golfit Turnberry të Donald Trump janë akuzuar për një vepër penale që pretendohet se ka “lidhje me terrorizmin”.

Pretendimi është përfshirë në aktakuzën e depozituar në Gjykatën e Lartë të Drejtësisë në Glasgow lidhur me incidentin e ndodhur në resortin në Ayrshire gjatë një proteste më 8 mars 2025.

Në aktakuzë thuhet se vepra është rënduar në bazë të nenit 31 të Ligjit për Luftën kundër Terrorizmit të vitit 2008, i ndryshuar me Ligjin për Luftën kundër Terrorizmit dhe Dënimet të vitit 2021, pasi ajo kishte “lidhje me terrorizmin”.

Grupi “Defend Our Juries” ka kritikuar këtë vendim, duke pretenduar se të akuzuarit mund të përballen me “dënime shumë më të gjata me burg”, pavarësisht se nuk janë akuzuar për vepra terroriste.

Kieran Robson, 35 vjeç, Uzma Bashir, 56 vjeç, Ricky Southall, 34 vjeç, Autumn Taylor Ward, 22 vjeç, Rebecca Sian Davies, 29 vjeç, John Moxley, 58 vjeç, dhe Dylan Chiaramello, 24 vjeç, janë akuzuar të gjithë për dëmtim të pronës pas protestës.

Sipas akuzave, grupi ka dëmtuar sipërfaqen e fushës duke hequr barin dhe duke hedhur herbicide, ka shkaktuar përmbytje duke dëmtuar sistemin e ujitjes dhe ka dëmtuar një ndriçues.

Prokurorët pretendojnë gjithashtu se në fushë dhe në ndërtesat e resortit janë shkruar slogane të tilla si “Free Gaza”, “Free Palestine” dhe “Gaza is not for sale”, si edhe mesazhe fyese drejtuar Trumpit.

Të shtatë personat pritej të paraqiteshin të hënën e ardhshme në Gjykatën e Lartë në Glasgow, por Shërbimi i Gjykatave dhe Tribunaleve të Skocisë njoftoi të premten se seanca ishte shtyrë. Seanca e radhës pritet të zhvillohet në tetor.

“Palestine Action” u shpall organizatë terroriste e ndaluar në Mbretërinë e Bashkuar në korrik 2025.

Më vonë, Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e qeverisë, duke argumentuar se grupi kishte “promovuar hapur dhunën e paligjshme, e cila përbën terrorizëm”.

Bashkëthemeluesja e grupit, Huda Ammori, po kërkon leje për ta kundërshtuar zbatimin e ndalimit në Gjykatën e Lartë të Mbretërisë së Bashkuar.

Qeveria amerikane e shpalli “Palestine Action” organizatë terroriste të mërkurën.

Administrata Trump tha se vendimi ishte pjesë e masave kundër asaj që e përshkroi si “ekstremistë të së majtës radikale”.

22:46 Kaos te Trabzonspor! Trajneri jep dorëheqjen, vendim i papritur nga drejtuesit

By: Monika
28 August 2026 at 22:46

Trabzonspor po kalon një moment të vështirë pas humbjes ndaj Ferencvaros dhe eliminimit nga Europa League. Rezultati i ndeshjes ka sjellë pasoja në kampin e klubit turk, duke vënë në qendër të vëmendjes të ardhmen e trajnerit Fatih Tekke.

Në përfundim të takimit, trajneri deklaroi dorëheqjen nga drejtimi i Trabzonspor. Vendimi i teknikut erdhi menjëherë pas ndeshjes dhe lidhej me situatën e krijuar pas eliminimit nga kompeticioni europian.

Megjithatë, për momentin, Fatih Tekke nuk do të largohet nga pankina. Drejtuesit e Trabzonspor kanë vendosur të mos e pranojnë dorëheqjen e trajnerit dhe kanë konfirmuar publikisht vazhdimin e bashkëpunimit me të.

Në komunikimin e klubit bëhet e qartë se kërkesa e Teke për t’u larguar është shqyrtuar nga drejtuesit, por vendimi përfundimtar ka qenë që ai të vazhdojë punën në krye të ekipit. Kështu, ndryshimi në pankinë nuk do të ndodhë menjëherë, pavarësisht situatës së krijuar pas humbjes ndaj Ferencvarosh.

Fatih Tekke do të vazhdojë të jetë trajneri i Trabzonspor dhe do të drejtojë ekipin në ndeshjen e ardhshme të kampionatit kundër Amedspor.

Për Trabzonspor, kjo do të jetë ndeshja e parë pas eliminimit nga Europa League dhe pas zhvillimeve që kanë përfshirë trajnerin. Në pankinë do të jetë sërish Fatih Tekke, ndërsa në skuadër pritet të jetë edhe Salah, i cili iu bashkua klubit turk vetëm pak javë më parë për të qenë pjesë e projektit të ri.

Situata e krijuar ka bërë që vëmendja të përqendrohet tashmë te e ardhmja e skuadrës në kampionat. Trabzonspor ka zgjedhur të vazhdojë me të njëjtin trajner, duke mos pranuar dorëheqjen dhe duke i besuar atij drejtimin e ekipit në ndeshjen ndaj Amedspor.

Vendimi i drejtuesve nënkupton se për momentin nuk do të ketë ndryshime në stafin teknik. Megjithatë, rezultatet e ndeshjeve të ardhshme mund të kenë ndikim në zhvillimet e mëtejshme.

Përballja me Amedspor do të shënojë rikthimin e Trabzonspor në fushë pas eliminimit europian, me Fatih Tekke që do të vazhdojë të drejtojë skuadrën dhe Salah që mbetet pjesë e projektit të ri të klubit turk./MXH

​Pjesë të Prishtinës pa ujë të pijshëm, punohet për mënjanimin e defektit

28 August 2026 at 22:45


Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" bëri të ditur se për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit, banorët e rrugës "Xhemajl Berisha", rrugës "Muharrem Berisha" dhe një pjesë e Velanisë janë pa ujë.

“Ekipet janë duke punuar për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me ujë”, thuhet në njoftimin e Kompanisë rajonale të ujësjellësit "Prishtina".

Pilulat “Trump” shkaktojnë alarm në Holandë, përmbajnë substancë potencialisht fatale

28 August 2026 at 22:45


Një institut holandez për varësinë nga droga dhe shëndetin mendor ka paralajmëruar përdoruesit për pilula ekstazie potencialisht vdekjeprurëse, të prodhuara në formën e kokës së presidentit amerikan Donald Trump.

Instituti Trimbos njoftoi se disa prej këtyre pilulave janë dorëzuar së fundmi në një rrjet qendrash ku testohen drogat përpara përdorimit.

“Mos i përdorni absolutisht këto pilula”, paralajmëroi instituti.

Në njërën anë të pilulave është paraqitur fytyra e Trumpit, ndërsa në anën tjetër janë stampuar shenjat “NL” dhe “Trump”.

Njëra prej pilulave është e gjelbër, ndërsa një tjetër e verdhë.

Sipas Institutit Trimbos, pilulat përmbajnë përqendrim të lartë të një substance kimike të quajtur PMMA (para-metoksimetamfetaminë), e cila është e ngjashme me MDMA-në, përbërësin aktiv të ekstazisë.

Megjithatë, PMMA vepron më ngadalë se MDMA.

Kjo mund t’i bëjë përdoruesit të mendojnë se pilula e parë nuk ka pasur efekt dhe të marrin një tjetër, duke rritur rrezikun e mbidozës.

Instituti paralajmëroi se përdorimi i këtyre pilulave mund të shkaktojë mbinxehje të trupit, me pasoja potencialisht fatale.

Zëdhënësja e institutit, Anniek Groothuis, tha se deri tani nuk janë raportuar raste të sëmundjeve të rënda apo vdekjeve te persona që mund ta kenë përdorur këtë drogë.

“Nuk kemi dijeni për viktima në gjakun e të cilave është gjetur PMMA”, tha ajo.

Prodhimi, shitja dhe përdorimi i ekstazisë janë të paligjshme në Holandë, megjithëse droga përdoret gjerësisht, veçanërisht në klube dhe festivale muzikore.

Sipas një raporti qeveritar të vitit 2024, rreth 550 mijë persona e kishin përdorur drogën gjatë një viti.

Kjo nuk është hera e parë që shfaqen pilula ekstazie në formën e kokës së Trumpit.

Në vitin 2017, policia gjermane sekuestroi mijëra tableta ngjyrë portokalli të prodhuara në këtë formë.

Realizohen dy ekstradime, një person dërgohet nga Kosova në Shqipëri – tjetri sillet nga Zvicra

28 August 2026 at 22:41

Policia e Kosovës ka realizuar dy ekstradime në bashkëpunim me autoritetet e Shqipërisë dhe Zvicrës, përkatësisht një person është ekstraduar nga Kosova në Shqipëri, ndërsa një shtetas kosovar është sjellë nga Zvicra në Kosovë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, më 27 gusht 2026, shtetasi kosovar H.M. është ekstraduar nga Kosova në Shqipëri, pasi kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë shqiptare për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.

Ekstradimi është realizuar në pikëkalimin kufitar “Vërmicë”, ku i dyshuari iu është dorëzuar autoriteteve shqiptare për procedura të mëtejshme ligjore.

Ndërkaq, më 28 gusht 2026, nga Zvicra në Kosovë është ekstraduar shtetasi kosovar P.S., i cili kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë kosovare për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Sipas Policisë, ky ekstradim është realizuar përmes Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ku i dyshuari iu është dorëzuar njësive përgjegjëse të Policisë, nga Stacioni Policor në Viti, për procedura të mëtejshme ligjore.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se këto ekstradime janë realizuar falë bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe dy shteteve përkatëse.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Realizohen dy ekstradime, një person dërgohet nga Kosova në Shqipëri – tjetri sillet nga Zvicra appeared first on Sinjali.

Problemet teknike në trafikun ajror në vend, reagon TIA

28 August 2026 at 22:38

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka reaguar për situatën e krijuar pas disa problemeve teknike në trafikun ajror në vend, duke sqaruar se ndërprerja zgjati vetëm disa minuta dhe u bë për arsye sigurie.

Përmes një njoftimi zyrtar, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës bëri me dije se, pas evidentimit të problemit teknik, fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare u pezulluan përkohësisht.

Ndërprerja shkaktoi vonesa në fluturimet nga dhe drejt Rinasit, ndërsa aeroporti u mbush me pasagjerë që prisnin për nisjen ose mbërritjen e avionëve.

TIA njofton se po punon për menaxhimin e situatës dhe për pasagjerët e prekur nga vonesat dhe ndryshimet në oraret e fluturimeve, ndërsa operacionet po rikthehen gradualisht në normalitet.

“Pezullimi u krye për disa minuta si masë sigurie”, thuhet në njoftimin e aeroportit.

TIA u kërkon pasagjerëve të kontrollojnë vazhdimisht njoftimet e aeroportit dhe komunikimet e kompanive ajrore përkatëse, pasi oraret mund të pësojnë ndryshime.

Ndërkohë, vijon puna për normalizimin e plotë të trafikut ajror dhe të operacioneve në aeroport.

Njoftimi i plotë i TIA
Për shkak të një problemi teknik të përkohshëm në sistemin e monitorimit të trafikut ajror nga Albcontrol, fluturimet në hapësirën ajrore shqiptare u pezulluan për pak minuta si masë sigurie.

Problematika u adresua menjëherë dhe aktualisht po bëhen të gjitha përpjekjet për rikthimin sa më të shpejtë të operacioneve në normalitet.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha autoritetet përkatëse dhe kompanitë ajrore, ndërsa po menaxhon pasagjerët e prekur nga vonesat dhe ndryshimet në oraret e fluturimeve.

TIA ka angazhuar numrin maksimal të stafit në dispozicion për të mbështetur operacionet në terminal dhe për të garantuar menaxhimin sa më të shpejtë të situatës. Ekipet tona janë në gatishmëri të plotë dhe po bëjnë maksimumin për të përshpejtuar rikthimin e operacioneve në normalitet.

Pasagjerët këshillohen të kontrollojnë rregullisht njoftimet dhe komunikimet e kompanive të tyre ajrore për informacionin më të fundit mbi statusin e fluturimit.

Siguria e pasagjerëve mbetet prioriteti kryesor.

The post Problemet teknike në trafikun ajror në vend, reagon TIA appeared first on Euronews Albania.

Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

By: A R
28 August 2026 at 22:36

Leonardo Sinani, 26 vjeç, është identifikuar nga grupi hetimor si një nga personat që dyshohet se organizuan dhe kryen vjedhjen e banesës së xhaxhait të tij, Durim Sinani, nga ku më 14 gusht 2026 u morën rreth 27 milionë lekë dhe bizhuteri me vlerë rreth 5 milionë lekë.

Sipas të dhënave të bëra publike nga hetimi, Sinani ka qenë ndër të dyshuarit që në momentet e para pas denoncimit në Komisariatin nr. 6 në Tiranë. Megjithatë, në fazat fillestare të hetimit nuk kishte prova të mjaftueshme për ta akuzuar drejtpërdrejt për vjedhjen.

Automjeti që çoi hetuesit te 26-vjeçari Pas këqyrjes së pamjeve të kamerave të sigurisë, hetuesit kanë identifikuar një automjet që dyshohet se është përdorur gjatë vjedhjes. Makina është gjetur e fshehur në një servis në zonën e “Astirit” në Tiranë.

Sipas hetimit, Policia dhe Prokuroria i kanë kërkuar Leonardo Sinanit të tregonte vendndodhjen e automjetit dhe ta dorëzonte atë. 26-vjeçari dyshohet se ka dhënë shpjegime të ndryshme, duke pretenduar se makinën ia kishte dhënë një shoku.

Personi i përmendur prej tij është shoqëruar dhe marrë në pyetje, por ka deklaruar se nuk kishte marrë asnjë automjet nga Sinani.

Në këto kushte, 26-vjeçari është arrestuar fillimisht për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Pas rreth 24 orësh ai është liruar, ndërsa, sipas të dhënave të hetimit, kjo situatë është përdorur nga autoritetet për të krijuar përshtypjen se ndaj tij nuk kishte më masa për vjedhjen.

Përgjimet dhe dëshmia e bashkëpunëtorit Gjatë qëndrimit në ambientet e shoqërimit, Sinani është përgjuar duke biseduar me persona të tjerë të dyshuar për vjedhjen. Sipas materialit hetimor, në këto biseda ai ka folur për faktin se mendonte se i ishte shmangur përgjegjësisë për vjedhjen e banesës së xhaxhait.

Në të njëjtën kohë, një prej të dyshuarve, Kleand Tomja, ka vendosur të bashkëpunojë me autoritetet dhe, sipas hetimit, ka rrëfyer dinamikën e ngjarjes.

Tomja dyshohet se ka treguar për planifikimin e vjedhjes, mënyrën e hyrjes në banesë, ndarjen e parave në zonën e stadiumit “Air Albania” dhe fshehjen e automjeteve në një servis në zonën e “Astirit”.

“Lirimi” që u pasua nga arrestimi i dytë Pas mbledhjes së këtyre të dhënave, hetuesit kanë ndërmarrë një tjetër veprim ndaj Sinanit.

Sipas materialit, 26-vjeçari është nxjerrë nga ambientet e paraburgimit dhe është thirrur në zyrën e oficerëve të Policisë në Komisariatin nr. 6, ku i është komunikuar urdhri për lirimin.

Por menjëherë pas këtij njoftimi, atij i është komunikuar një tjetër urdhër arresti, këtë herë në kuadër të hetimit për vjedhjen.

Bashkë me Leonardo Sinanin, urdhër-arrestet janë lëshuar edhe për Mark Hilën, Antonio Budinin dhe Kleand Tomën, të dyshuar për veprat penale “Vjedhje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit”.

Leonardo Sinani, Mark Hila dhe Kleand Tomja janë arrestuar dhe, sipas të dhënave të publikuara, Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për ta. Ndërkohë, Antonio Budini, nga Lezha, vijon të jetë në kërkim.

Si dyshohet se u organizua vjedhja Sipas hetimit, mbrëmjen e 14 gushtit, Durim Sinani kishte shkuar në një lokal në fshatin Ibë të Tiranës për të festuar ditëlindjen e bashkëshortes. Në festë kishte ftuar edhe nipin e tij, Leonardo Sinanin.

Sipas akuzës, ndërsa ndodhej në festën familjare, 26-vjeçari dyshohet se ka koordinuar veprimet me tre persona të tjerë, Kleand Tomën, Mark Hilën dhe Antonio Budinin, duke u dhënë atyre orientimet për banesën.

Durim Sinani ka deklaruar se gjatë qëndrimit në lokal kishte vënë re përmes telefonit se kamerat e sigurisë së banesës nuk po funksiononin. Ai kishte parë gjithashtu në një prej kamerave një person jashtë portës, por nuk kishte menduar se bëhej fjalë për një situatë të rrezikshme.

Rreth orës 01:00, pas përfundimit të darkës, familjarët janë kthyer në banesë, ku kanë konstatuar shenjat e vjedhjes.

Sipas deklarimit të Durim Sinanit, në katet e dyta dhe të treta kishte rrëmujë, ndërsa dyert e brendshme ishin hapur me forcë dhe bravët ishin dëmtuar. Në banesë, sirtarët ishin kontrolluar dhe kutitë e bizhuterive ishin gjetur bosh.

Paratë, sipas kallëzimit, mbaheshin në një kuti në një dhomë pranë kuzhinës, në katin e tretë, por kutia ishte bosh.

Në dëshminë e tij, Durim Sinani ka deklaruar se nga banesa ishin marrë rreth 27 milionë lekë, si dhe bizhuteri floriri me vlerë rreth 5 milionë lekë.

Hetimi vijon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, përcaktimin e rolit të secilit prej të dyshuarve dhe lokalizimin e personit që vijon të jetë në kërkim.

❌