Normal view

Një zhytës nga Zelanda e Re u sulmua nga një peshkaqen i llojit "grey reef shark" gjatë peshkimit nën ujë me shtizë në Fixhi. Ngjarja u regjistrua nga...

29 July 2026 at 11:00

Një zhytës nga Zelanda e Re u sulmua nga një peshkaqen i llojit "grey reef shark" gjatë peshkimit nën ujë me shtizë në Fixhi. Ngjarja u regjistrua nga kamera që ai mbante me vete. Pavarësisht plagëve në këmbë, ai u shpëtua nga shokët, mori trajtim mjekësor dhe pritet të rikuperohet plotësisht. #a2cnn #lajmifundit #ndiqa2cnn #lajmeshqip

410 views


💾

Kongresisti amerikan Joe Wilson thotë se Serbia duhet t’i japë fund varësisë nga energjia ruse, të distancohet nga Moska, Pekini dhe Teherani, si dhe ...

29 July 2026 at 11:00

Kongresisti amerikan Joe Wilson thotë se Serbia duhet t’i japë fund varësisë nga energjia ruse, të distancohet nga Moska, Pekini dhe Teherani, si dhe të veprojë plotësisht në linjë me institucionet perëndimore. Në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, Wilson rikonfirmoi gjithashtu mbështetjen e tij për pavarësinë e Kosovës dhe e kritikoi Serbinë për, siç tha, kërcënime të vazhdueshme. Ai tha se Beogradi duhet përfundimisht t’i bashkohet Bashkimit Evropian dhe NATO-s, por argumentoi se kjo do të kërkonte një shkëputje të qartë nga pushtetet autoritare. Wilson ka sponsorizuar një rezolutë në Kongresin amerikan që kërkon që Sesioni Vjetor i vitit 2027 i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së të mbahet në Çarlston të Karolinës së Jugut, e jo në Beograd, përcjell A2. Derisa tha se synimi kryesor është të mbahet ky takim në Shtetet e Bashkuara, ai përmendi marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë, Kinën dhe Iranin, si dhe qasjen e saj ndaj Kosovës, si disa nga shqetësimet e tij lidhur me Beogradin si nikoqir i këtij takimi. #a2cnn #lajmifundit #ndiqa2cnn #lajmeshqip

389 views


💾

Ermal Beqiraj, i kërkuar nga SPAK për dosjen e “AKSHI”-t, është arrestuar në Francë. Tashmë pritet ekstradimi i Beqirajt në Shqipëri, pasi ndaj tij ës...

29 July 2026 at 11:00

Ermal Beqiraj, i kërkuar nga SPAK për dosjen e “AKSHI”-t, është arrestuar në Francë. Tashmë pritet ekstradimi i Beqirajt në Shqipëri, pasi ndaj tij është lëshuar masa "arrest me burg" nga Prokuroria e Posaçme. Dyshohet se Ermal Beqiraj u arrestua në Normandi, në veri të Francës, pasi u konstatua duke fluturuar me një avion të lehtë mbi centralin bërthamor në Penly. Mediet raportojnë se ai kishte zbritur nën lartësinë minimale të lejuar në këtë zonë të konsideruar të sigurisë së lartë. Lajmin e ka publikuar "Le Journal du Dimanche" që duke cituar autoritetet zyrtare shton se menjëherë nisën proceduar e sigurisë ndërsa Forcat Ajrore ngritën një avion për ta inerceptuar. ARTIKULLI I PLOTË Profili i të ndaluarit i ka habitur hetuesit. Sipas informacioneve tona, të shtunën pasdite një avion i vogël civil fluturoi në mënyrë të pazakontë mbi centralin bërthamor të Penly, në departamentin Seine-Maritime. Ndërsa fluturonte në një lartësi prej 3.700 këmbësh (rreth 1.200 metra), piloti papritur uli avionin në 3.500 këmbë, pra nën kufirin ligjor të lejuar për fluturimin mbi një zonë të ndjeshme. Pasi u njoftua menjëherë, Forcat Ajrore dhe Hapësinore Franceze dërguan një mjet ajror për ta shoqëruar avionin deri në aeroportin e Albert, në departamentin Somme. Atje, piloti pritej nga policia, e cila e arrestoi menjëherë dhe e vendosi në ndalim policor. Profili i të dyshuarit, i marrë në pyetje nga hetuesit, ngre shumë pikëpyetje. Ermal B., shtetas shqiptar, është tashmë i njohur për drejtësinë franceze dhe atë shqiptare për mashtrim financiar, mashtrim në grup të organizuar, si dhe për aktivitete të ndryshme të paligjshme të lidhura me piraterinë kompjuterike. Përveç kësaj, ndaj tij ekziston edhe një urdhër kërkimi i lëshuar nga autoritetet shqiptare. Një fakt i pazakontë ishte se gjatë kontrollit fizik, forcat e rendit gjetën tre pajisje AirTag të fshehura në rrobat e tij. Këto pajisje të vogla GPS, të prodhuara nga Apple, përdoren për të lokalizuar dhe gjurmuar objektet ose personat që i mbajnë me vete. Sipas informacioneve tona, ky detaj i ka orientuar hetuesit drejt një piste tjetër: piloti mund të ketë vepruar nën detyrimin ose kontrollin e një porositësi.

1164 views


💾

Siguria rrugore, plan për uljen e kufijve të shpejtësisë dhe zgjerimin e kontrollit me kamera

29 July 2026 at 11:00

Qeveria synon të rishikojë kufijtë e shpejtësisë në rrjetin kombëtar dhe njëkohësisht do të zgjerojë monitorimin elektronik të drejtuesve të automjeteve, përmes kamerave dhe sistemeve inteligjente të lidhura me qendrën e kontrollit të trafikut.

Masat janë pjesë e Strategjisë Kombëtare për Sigurinë Rrugore 2026–2030 dhe planit të saj të veprimit publikuar tashmë në Fletoren Zyrtare. Dokumenti parashikon gjatë periudhës 2027–2029 “vendosjen e kamerave të shpejtësisë dhe sinjalistikës tjetër inteligjente” në pika të përzgjedhura të rrjetit rrugor.

Pajisjet do të përdoren për monitorimin e shpejtësisë dhe do të integrohen me Qendrën e Kontrollit dhe Menaxhimit të Trafikut, sipas planit. Treguesi i përcaktuar për zbatimin e masës është numri i vendndodhjeve ku instalohen kamerat dhe sinjalistika inteligjente.

Autoriteti Rrugor Shqiptar është institucioni përgjegjës për zbatimin, në bashkëpunim me Policinë Rrugore, strukturat përgjegjëse për transportin dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore.

Në të njëjtën periudhë, autoritetet do të rishikojnë edhe kufijtë ekzistues të shpejtësisë. Strategjia kërkon që ato të përshtaten sipas “Qasjes së Sistemit të Sigurt”, duke marrë parasysh karakteristikat e rrugës, mbrojtjen që ofrojnë automjetet dhe aftësinë e trupit të njeriut për të përballuar goditjen gjatë një aksidenti.

Dokumenti parashikon që kufijtë e rinj të lidhen me nivelin e rrezikut në secilin segment, ndërsa masat në zonat urbane do të përfshijnë qetësimin e trafikut dhe ndërhyrje pranë shkollave dhe zonave me lëvizje të lartë të këmbësorëve.

Plani kërkon gjithashtu monitorimin e “përqindjes së automjeteve që udhëtojnë brenda kufirit të shpejtësisë” në kushte trafiku të lirë. Ky tregues do të përdoret për të matur zbatimin e strategjisë dhe për të orientuar kontrollet policore dhe fushatat e sigurisë rrugore.

 

The post Siguria rrugore, plan për uljen e kufijve të shpejtësisë dhe zgjerimin e kontrollit me kamera appeared first on Revista Monitor.

Një mbrëmje me këngët e pavdekshme të Nexhmije Pagarushës në Kukaj

29 July 2026 at 11:00

Etno Fest do t’i kushtojë një mbrëmje të veçantë ikonës së muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarushës. Më 7 gusht, në skenën e festivalit në Kukaj, publiku do të ketë mundësinë të ndjekë një koncert që nderon trashëgiminë artistike të “Bilbilit të Kosovës”.

Në këtë mbrëmje do të performojnë sopranoja Arta Jashari, kitaristi Astrit Stafa dhe pianistja Pranvera Hoxha, të cilët do të interpretojnë këngë të përzgjedhura nga repertori i pasur i Nexhmije Pagarushës në një formacion intim dhe origjinal.

Organizatorët e përshkruajnë koncertin si një takim mes kujtesës, elegancës dhe fuqisë së muzikës që vazhdon të jetojë ndër breza, duke sjellë në skenë disa prej krijimeve më të dashura të artistes legjendare.

Koncerti do të mbahet më 7 gusht në ambientet e Etno Fest në Kukaj./KultPlus.com

Dëmtohet aksidentalisht me troko, humb jetën 65-vjeçari në Pogradec /EMRI

By: Brisi
29 July 2026 at 10:58

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec, ku një person ka humbur jetën pasi është dëmtuar aksidentalisht teksa ishte duke punuar në banesën e tij. Sipas informacioneve paraprake, Kristaq Çulaku, 65 vjeç, ishte duke kryer punime, kur dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht nga një frezibël (i njohur ndryshe si “troko”), duke pësuar plagë të […]

The post Dëmtohet aksidentalisht me troko, humb jetën 65-vjeçari në Pogradec /EMRI appeared first on BoldNews.al.

Arabia Saudite i bashkohet SHBA-së në sulmet ndaj milicisë së mbështetur nga Irani

29 July 2026 at 10:56

Arabia Saudite i është bashkuar SHBA-së në kryerjen e sulmeve kundër një milicie të mbështetur nga Irani në Irak, në një përshkallëzim të mundshëm të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Komanda Qendrore e SHBA-së (Centcom) tha se sulmet ishin kundër “terroristëve të lidhur me Iranin, të cilët Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) i drejtuan për të sulmuar forcat amerikane dhe infrastrukturën energjetike saudite”.

Deklarata nuk e përmendi emrin e milicisë. Megjithatë, Forcat e Mobilizimit Popullor (PMF) thanë se të paktën 10 anëtarë të saj ishin vrarë.

Kjo vjen pasi Irani nisi raketa “të shumta” balistike në një “tentativë sulmi të papritur” ndaj forcave amerikane në Lindjen e Mesme, sipas Centcom. Shkëmbimi i jep fund një ndërprerjeje të shkurtër në armiqësitë SHBA-Iran.

SHBA-të thanë se sulmi ndodhi në orën 17:45 EDT (21:45 GMT) të martën, me të gjitha raketat “të interceptuara me sukses”. Irani tha se kishte synuar një bazë amerikane në Jordani.

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) e Iranit tha gjithashtu se kishte goditur tre anije cisternash nafte në Ngushticën e Hormuzit, sipas Agjencisë së Lajmeve Tasnim.

Centcom tha se avionët luftarakë amerikanë dhe sauditë kishin goditur “disa vende logjistike dhe armësh terroriste në të gjithë Irakun lindor në një përgjigje të fortë ndaj mbi 30 sulmeve ajrore me dronë të drejtuara nga IRGC në 72 orët e fundit”.

Ai i quajti sulmet “të pajustifikuara” dhe shtoi se ato kishin dështuar.

Salla: “Dyfisho Sipërmarrjen” mbështet agropërpunimin dhe zgjerimin e eksporteve

TIRANË, 29 korrik /ATSH/ Investimet në agropërpunim, rritja e bashkëpunimit me fermerët dhe zgjerimi i eksporteve të produkteve shqiptare po mbështeten përmes politikave të qeverisë dhe programeve të financimit për biznesin.

Kështu u shpreh ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, gjatë një vizite në kompaninë “Fenix” në Elbasan, një sipërmarrje e ngritur mbi vizionin për t’i dhënë më shumë vlerë produkteve shqiptare, e cila sot është e specializuar në përpunimin e ullirit, vajit të ullirit dhe produkteve të peshkut.

Salla vlerësoi zhvillimin e kompanisë, duke theksuar se investimet e realizuara në teknologji moderne dhe mbështetja nga politikat publike kanë krijuar mundësi për rritjen e prodhimit, punësimit dhe eksporteve.

“Me investime në teknologji moderne, mbështetje nga Skema Kombëtare dhe së fundmi me markën e saj ‘Toka’, kompania ka zgjeruar aktivitetin, ka krijuar më shumë vende pune dhe ka forcuar bashkëpunimin me mbi 100 fermerë të zonës, ndërsa produktet e saj eksportohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe tregjet europiane”, u shpreh ministri.

Ai theksoi se rasti i kompanisë “Fenix” dëshmon se investimet në përpunimin e produkteve bujqësore dhe agroindustrinë krijojnë më shumë vlerë të shtuar për prodhimin vendas, rrisin të ardhurat e fermerëve dhe forcojnë konkurrueshmërinë e produkteve shqiptare në tregjet ndërkombëtare.

Salla bëri të ditur se qeveria do të vijojë të mbështesë sipërmarrjet që investojnë në zgjerimin e kapaciteteve prodhuese dhe përpunuese përmes programit “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”.

“Përmes nismës ‘Dyfisho Sipërmarrjen Tënde’, po mbështesim sipërmarrjet që investojnë, rrisin kapacitetet përpunuese, krijojnë vende të reja pune dhe zgjerojnë praninë e produkteve ‘Made in Albania’ në tregjet ndërkombëtare”, tha ai.

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, i prezantuar nga qeveria, synon të lehtësojë aksesin në financim për ndërmarrjet përmes kredive me kushte lehtësuese dhe garancisë sovrane, duke nxitur investimet në sektorët prodhues, përpunues dhe eksportues. Programi mbështet sipërmarrjet që zgjerojnë aktivitetin, rrisin kapacitetet prodhuese, krijojnë vende të reja pune dhe kontribuojnë në rritjen e eksporteve të produkteve shqiptare.

Në sektorin e bujqësisë dhe agropërpunimit, kjo nismë pritet të ndikojë në modernizimin e teknologjisë, shtimin e vlerës së produkteve bujqësore dhe forcimin e lidhjeve mes industrisë përpunuese dhe fermerëve, duke rritur konkurrueshmërinë e produkteve shqiptare në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare.

Përmes programit “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, përfituesit mund të marrin kredi deri në 200 milionë lekë, me një normë interesi nga 2% në 3%, ndërsa shteti mbulon deri në 70% të riskut të kredisë përmes garancisë sovrane.

Financimi mund të përdoret për investime në makineri e pajisje, teknologji, zgjerimin e kapaciteteve prodhuese e përpunuese, digjitalizim, certifikime dhe investime të tjera që rrisin konkurrueshmërinë e sipërmarrjeve.

Programi ka një fond prej 250 milionë eurosh, ndërsa aplikimet janë të hapura deri më 20 nëntor 2027 dhe kryhen pranë bankave të nivelit të dytë që janë bërë pjesë e kësaj nisme.

/e.xh/a.f/

The post Salla: “Dyfisho Sipërmarrjen” mbështet agropërpunimin dhe zgjerimin e eksporteve appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Shtëpitë u kthyen në skena dhune: Tetë raste të dhunës në familje brenda vetëm 24 orëve në Kosovë

29 July 2026 at 10:55

Brenda vetëm 24 orëve, tetë raste të ndara të dhunës në familje janë raportuar në qytete të ndryshme të Kosovës, duke rikthyer në vëmendje përmasat shqetësuese të kësaj dukurie. Gratë, burrat, fëmijët e madje edhe të miturit përfundojnë çdo ditë viktima të konflikteve që shpërthejnë brenda mureve të shtëpisë.

Sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali, rastet janë regjistruar në Malishevë, Vushtrri, Pejë, Prishtinë, Gjakovë, Podujevë dhe Mitrovicë të Jugut. Në disa prej tyre ka pasur arrestime dhe ndalim policor për 48 orë, ndërsa në raste të tjera hetimet po vazhdojnë në procedurë të rregullt.

Një nga rastet më të pazakonta u raportua në Malishevë, ku një e mitur dyshohet se ushtroi dhunë fizike ndaj dy vëllezërve të saj të mitur. Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje” dhe po trajtohet sipas procedurave për të mitur.

Në Pejë, një burrë përfundoi në ndalim 48-orësh pasi dyshohet se kishte ofenduar dhe tentuar ta godiste bashkëshorten, ndërsa ndërhyrja e vajzës së tyre shmangu përshkallëzimin e konfliktit.

Në Prishtinë, një rast i dhunës familjare u përsërit për disa ditë me radhë. I dyshuari akuzohet se sulmoi fizikisht babanë dhe vëllanë, ndërsa pas ndërhyrjes së Policisë u dërgua në ndalim për 48 orë. Për rastin janë njoftuar edhe Njësia për Mbrojtjen e Viktimave dhe Qendra për Punë Sociale.

Në Gjakovë, një konflikt mes dy vëllezërve përfundoi me dhunë fizike, ku viktima pësoi lëndime në fytyrë dhe mori trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari u arrestua dhe u ndalua me urdhër të Prokurorisë.

Një tjetër rast u raportua në Batllavë të Podujevës, ku një i mitur, pas një konflikti me babanë lidhur me një motoçikletë, dyshohet se u bë agresiv dhe tentoi t’ia vinte flakën mjetit, duke shkaktuar tension në familje.

Ndërkaq, në Mitrovicën e Jugut një grua raportoi se ishte ofenduar dhe më pas goditur me shuplaka nga bashkëshorti në prani të fëmijëve të tyre të mitur.

Raste të tjera u raportuan edhe në Vushtrri, ku një grua denoncoi bashkëshortin për dhunë fizike pas një mosmarrëveshjeje, si dhe në Pejë, ku një djalë akuzoi babanë se e kishte kapur për fyti dhe e kishte shtyrë gjatë një konflikti për çështje pronësore.

Të gjitha rastet janë proceduar nga Policia e Kosovës në koordinim me prokuroritë kompetente, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Shtëpitë u kthyen në skena dhune: Tetë raste të dhunës në familje brenda vetëm 24 orëve në Kosovë appeared first on Sinjali.

SHBA – Senati amerikan konfirmon Jay Clayton si kreun e inteligjencës kombëtare

29 July 2026 at 10:54

UASHINGTON, 29 korrik /ATSH-DPA/- Senati amerikan konfirmoi prokurorin e Nju Jorkut, Jay Clayton, në postin e drejtorit të inteligjencës kombëtare.

Senatorët votuan 51-47 në favor të Clayton, i cili u emërua nga presidenti Donald Trump.

Presidenti amerikan duhet të miratojë zyrtarisht emërimin përpara se Clayton të mund të betohet.

“Jay është i shkëlqyer në çdo mënyrë dhe do të bëjë një punë spektakolare si Drejtor!” shkroi Trump në “Truth Social” pas votimit.

Clayton do të pasojë Tulsi Gabbard, e cila dha dorëheqjen për arsye familjare pasi bashkëshorti i saj u diagnostikua me një formë të rrallë të kancerit të kockave.

Raportet e medias kishin sugjeruar më parë se Gabbard dhe Trump kishin mendime të ndryshme për luftën me Iranin.

Konfirmimi i Clayton vjen pas kritikave për zgjedhjen e Bill Pulte si shef të përkohshëm të inteligjencës nga Trump.

Pulte, një aleat i Trump i cili kryeson Agjencinë Federale të Financimit të Strehimit, nuk ka përvojë të mëparshme në inteligjencë. //a.i/

The post SHBA – Senati amerikan konfirmon Jay Clayton si kreun e inteligjencës kombëtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ILD përfundon hetimin për gjyqtaren Suela Dashi, kërkon ulje me 40% të pagës pas zbulimit për shkelje disiplinore

By: Evi
29 July 2026 at 10:54

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, ILD, ka përfunduar hetimin disiplinor ndaj magjistrates Suela Dashi, gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, pas ankesave të paraqitura nga zëvendëskryetari i kësaj gjykate dhe dy qytetarë të tjerë.

Nga hetimet e kryera, ILD ka dalë në konkluzionin se gjyqtarja Dashi ka kryer shkelje të rënda disiplinore me dashje, të cilat përfshijnë mungesa të pajustifikuara në detyrë për më shumë se tre ditë pune në vit, mospripritjen e kërkesës për heqje dorë nga gjykimi i çështjeve kur kjo ishte e detyrueshme sipas ligjit, si dhe mosrespektim të rëndë ose të përsëritur të legjislacionit procedural e material të konstatuar nga një gjykatë më e lartë.

Duke marrë parasysh se magjistratja nuk ka pasur masa të mëparshme në fuqi dhe ka bashkëpunuar gjatë hetimit, ILD i ka propozuar zyrtarisht Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) caktimin e masës disiplinore ulja e përkohshme e pagës deri në 40 për qind për një periudhë jo më të gjatë se një vit.

Njoftimi i plotë:

Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD) ka nisur hetimin disiplinor ndaj magjistrates S.D., gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, pas ankesave të paraqitura nga zëvendëskryetari i kësaj gjykate dhe dy ankues të tjerë. Hetimi është kryer për shkeljet disiplinore të parashikuara nga neni 102, pika 1, shkronjat “a”, “f” dhe pika 2, shkronja “a” të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar

Nga tërësia e fakteve të konstatuara gjatë hetimit disiplinor provohet se nga ana e magjistrates janë kryer shkeljet disiplinore që ligji i parashikon si:

  • Mungesa e pajustifikuar në detyrë, për më shumë se tre ditë pune në vit;
  • Mosparaqitja e kërkesës për heqje dorë nga procedimi apo gjykimi i çështjes, kur kjo është e detyrueshme sipas ligjit, nëse magjistrati ka dijeni ose duhet të kishte dijeni të rrethanave të tilla;
  • Mosrespektimi i rëndë ose i përsëritur i legjislacionit procedural e material ose zbatimi i gabuar i legjislacionit procedural dhe material,  kur konstatohet  nga një gjykatë më e lartë. 

Raporti hetimor i ILD-së vlerëson se shkeljet janë kryer me dashje, duke pasur parasysh edhe përvojën profesionale të magjistrates. Sipas raportit, veprimet dhe mosveprimet e gjyqtares S.D. kanë cenuar parimet e paanshmërisë dhe ligjshmërisë, të drejtat e palëve në procesin gjyqësor, si dhe prestigjin e magjistratit dhe besimin e publikut në sistemin gjyqësor. Gjithashtu, raporti vlerëson se sjellja e konstatuar nga gjyqtarja paraqet rrezik për përsëritjen e praktikave të ngjashme nga magjistratë të tjerë dhe krijon precedent negativ për funksionimin e sistemit gjyqësor.

Inspektorët e ILD-së kanë konstatuar se nuk ekzistojnë shkaqe objektive ose rrethana jashtë kontrollit të magjistrates, që të justifikojnë shkeljet e konstatuara, ndërsa si rrethana lehtësuese konsiderohet fakti që magjistratja nuk ka pasur më parë masa disiplinore në fuqi dhe se ka bashkëpunuar gjatë zhvillimit të hetimit disiplinor.

ILD ka arritur në konkluzionin se veprimet dhe mosveprimet e gjyqtares S.D. përbëjnë shkelje të rënda disiplinore, sipas nenit 102, pika 1, shkronjat “a” dhe “f”, si dhe pika 2, shkronja “a” të ligjit nr. 96/2016. Për këtë arsye, ILD i propozoi Këshillit të Lartë Gjyqësor caktimin e masës disiplinore “Ulja e përkohshme e pagës deri në 40 për qind për një periudhë jo më të gjatë se një vit” ndaj gjyqtares S.D., e parashikuar nga neni 105, pika 1, shkronja “c”, nëndarja “i”, në lidhje me nenin 108, shkronja “b” të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

The post ILD përfundon hetimin për gjyqtaren Suela Dashi, kërkon ulje me 40% të pagës pas zbulimit për shkelje disiplinore appeared first on Euronews Albania.

Çmimet e veshjeve “fluturojnë”, Shqipëria bëhet më e shtrenjta në rajon

29 July 2026 at 10:54

Çmimet e veshjeve në Shqipëri kanë hyrë në një fazë të re shtrenjtimi, pasi sipas të dhënave të Eurostat vitin e kaluar ato kaluan mesataren e BE-së. Çmimet e veshjeve në vendin tonë ishin 5,5 për qind më të larta se mesatarja e BE-së vitin e kaluar.

Indeksi i çmimeve të veshjeve sipas fuqisë blerëse në vendin tonë shënoi 105.2 për qind në raport me mesataren BE=100. Me këtë rritje Shqipëria renditet ndër 11 vendet e Europës me çmimet me të larta te veshjeve sipas fuqisë blerëse.

Më të shtrenjta se Shqipëria janë vetëm vendet shumë të zhvilluara të tilla si Zvicra, Irlanda, Danimarka, Suedia, Finlanda, Norvegjia, etj. Një bluzë, një pallto që dikur konsideroheshin relativisht të lira në raport me Europën, tashmë po tejkalojnë çmimet e tregjeve më të zhvilluara.

Shqipëria ka kaluar nga një nivel çmimesh dukshëm më i ulët drejt një konvergjence të shpejtë. Rreth katër vite më parë, indeksi për veshjet ishte afërsisht në nivelin 96.5% e mesatares se BE-së.

Më pas, ato ranë edhe më poshtë në rreth 90.7 në vitin 2023. Në vitet pasuese, trendi u përmbys me shpejtësi. Indeksi u rikthye në 105.2 në 2025.

Të dhënat tregojnë se brenda një viti Shqipëria ka kaluar nga një treg relativisht i lirë për veshjet në një treg ku çmimet jo vetëm janë barazuar me mesataren e BE-së, por e kanë tejkaluar atë.

Sipas renditjes se Eurostat Shqipëria është nga më të shtrenjtat e Ballkanit dhe Europës për veshjet. Tradicionalisht, Mali i Zi ka pasur çmimet më të larta në rajon, ndërsa Maqedonia e Veriut më të ulëtat.

Para 10 vitesh Shqipëria ka qenë në pozicion te favorshëm me rreth 50% te mesatares se BE, por në vitet e fundit është zhvendosur, duke u bërë më e shtrenjta në Rajon më 2025, por edhe nga më të shtrenjtat në Europë.

Shqipëria nuk është prodhuese e veshjeve për tregun vendas, teksa shumica e mallrave vijnë nga jashtë. Krizave globale të viteve të fundit i ndikoi zingjirët e furnizimit të cilët ende nuk janë kthyer plotësisht në normalitet.

Gjithashtu ritja e të ardhurave të disponueshme në një segment të caktuar të popullsisë dhe ndryshimi i sjelljes së konsumatorit kanë nxitur një kërkesë më të lartë për marka dhe produkte me cilësi e çmim më të lartë.

Ndërkohë edhe kostot e brendshme janë rritur, si qiratë e dyqaneve, pagat, duke bërë që një pjesë e këtyre shpenzimeve të përfshihen në çmimet fundore.

Ndërsa Shqipëria afrohet ekonomikisht me Europën, çmimet po priren të barazohen më shpejt se të ardhurat.

Si e garanton Aptamil cilësinë dhe sigurinë e produkteve për fëmijët mbi 1 vjeç

29 July 2026 at 10:50


Zbuloni si ndërtohet cilësia përmes mbi 1.000 kontrolleve, testimeve të pavarura dhe respektimit të standardeve strikte të Bashkimit Evropian.

Ne e dimë se zgjedhja e mënyrës së ushqyerjes së fëmijës suaj është një nga vendimet më të rëndësishme që do të merrni. Për këtë arsye, Bashkimi Evropian ka vendosur rregulla shumë të rrepta për të garantuar sigurinë dhe përshtatshmërinë e produkteve për fëmijët.

Kalojnë kontrolle të rrepta të cilësisë. Testohen në më shumë se 1.000 pika kontrolli gjatë gjithë procesit të prodhimit. Prodhohen në fabrika të certifikuara nga organizata të pavarura.

Duke pasur në mendje fëmijën tuaj, Aptamil zbaton kontrolle të rrepta të cilësisë

Ferma - Testimi i cilësisë së qumështit
Përbërësit - Kontrolli i lëndëve të paratesting
Pluhuri bazë - Analiza e pluhurit bazë
Produkti përfundimtar - Testimi i produktit të gatshëm

Si testojmë çdo seri prodhimi

Çdo hap i procesit menaxhohet me kujdes për të garantuar cilësinë e ushqimit për fëmijët mbi 1 vjeç. Ne kryejmë kontrolle rigoroze të cilësisë për t'u siguruar që çdo seri prodhimi përmbush standardet tona të larta.

  • Cilësia fillon që në burim. Procesi nis me testime të detajuara të cilësisë së qumështit direkt në fermë.
  • Çdo përbërës kontrollohet me kujdes. Të gjitha lëndët e para testohen sipas kritereve të rrepta përpara se të pranohen në procesin e prodhimit.
  • Kontroll në çdo fazë. Edhe pluhuri bazë analizohet në mënyrë të detajuar për të siguruar që përmbush specifikimet tona.
  • Testim përfundimtar. Pasi produkti përfundon, çdo seri testohet edhe një herë përpara se të largohet nga fabrika.

Kjo do të thotë se çdo paketim përmbush standardet tona të brendshme të cilësisë përpara se të arrijë te konsumatori.

Fabrikat tona verifikohen nga organizata të pavarura për qetësinë tuaj

Ne nuk mbështetemi vetëm në kontrollet tona të brendshme. Produktet tona testohen gjithashtu nga laboratorë të pavarur, duke ofruar një nivel shtesë sigurie dhe besueshmërie.

  • Verifikim i pavarur i sigurisë dhe cilësisë
  • Testime objektive, përtej kontrolleve të brendshme
  • Besim mbi të cilin mund të mbështeteni

Sepse fëmija juaj meriton standardet më të larta. I prodhuar me kujdes.

Njoftim i rëndësishëm: Ushqyerja me gji është forma më e mirë e ushqyerjes për foshnjat. Aptamil 3 është i përshtatshëm vetëm për fëmijët mbi 12 muaj dhe duhet të përdoret si pjesë e një diete të larmishme dhe të balancuar.

Nuk është zëvendësues i qumështit të gjirit gjatë 12 muajve të parë të jetës.

Legjislacioni i Bashkimit Evropian përcakton kërkesa të rrepta për sigurinë dhe cilësinë, të zbatueshme për të gjithë prodhuesit. Ky material shpjegon mënyrën se si Aptamil i zbaton këto kërkesa në proceset e veta të prodhimit.

❌