Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 11 February 2026Main stream

Protesta e opozitës/ Rama-Berishës: 80-vjeçar i damkosur dhe i lajthitur…

By: V K
11 February 2026 at 10:44

Përmes një postimi në rrjetin social X, kryeministri i vendit Edi Rama, ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga Partia Demokratike para Kryeministrisë, ku kërkohej largimi i tij pas skandaleve që përfshinë qeverinë.

Kryeministria u ndez nga flakët e zjarrit, pasi qytetarët kanë hedhur mjetet piroteknike drejt godinës në shenjë revolte.

Kreu i shtetit postimin e tij, e shoqëron me një foto të bombave molotov të përdor nga protestuesit e opozitës, Rama i tërbuar e ka cilësuar Berishën si një 80-vjeçar të damkosur dhe lajthitur.

Gjithashtu, Rama tha se disfata në zgjedhjet e ardhshme do të jetë edhe më e madhe për PD.

“Këto janë bombat artizanale me të cilat janë sulmuar dhe djegur e plagosur mbrëmë punonjësit e policisë, nga e vetmja parti politike në botën demokratike që ushtron dhunë dhe e dyta në historinë e botës së tërë – pas asaj të famëkeqit Robert Mugabhe të Zimbabves – që i shkon mbrapa një tetëdhjetë e kusur vjeçari të damkosur e të lajthitur! Uroj që drejtësia të bëjë drejtësi për policët e plagosur dhe të ndëshkojë pa ngurrim bartësit e këtyre armëve me kapacitet vdekjeprurës! Sa për fatin politik të këtij cikli të ri jashtënxjerrjesh në bulevard, ai do të shkruhet si zakonisht në zgjedhjet e vitit të ardhshëm me një disfatë ende më shembullore se sa të mëparshmet, ndërkohë që ne do të vazhdojmë pa u ndalur rrugën drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian”, shkruan Rama.

 

Këto janë bombat artizanale me të cilat janë sulmuar dhe djegur e plagosur mbrëmë punonjësit e policisë, nga e vetmja parti politike në botën demokratike që ushtron dhunë dhe e dyta në historinë e botës së tërë – pas asaj të famëkeqit Robert Mugabhe të Zimbabves – që i shkon… pic.twitter.com/GUceunmNl1

— Edi Rama (@ediramaal) February 11, 2026

The post Protesta e opozitës/ Rama-Berishës: 80-vjeçar i damkosur dhe i lajthitur… appeared first on Albeu.com.

Procesi ndaj Arben Ahmetaj në GJKKO, zbulohet se kush do të jetë dëshmitari i parë

By: V K
11 February 2026 at 10:38

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka nisur zyrtarisht shqyrtimi gjyqësor ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, i cili përballet me akuzën për “shpërdorim detyre” për dosjen “Buka”.

Gjatë seancës së parë, përfaqësuesit e Prokurorisë së Posaçme, paraqitën listën e dëshmitarëve që pritet të thirren në këtë proces.

Sipas burimeve nga salla e gjyqit, dëshmitari i parë që do të dëgjohet është Lirim Fejzollari.

Dëshmitarët: Arben Myderizi, Adrian Myderizi, Shkëlqim Cani, Gelardina Prodani, Fatmir Hoxhaj, Klodian Mene, Roza Naumi, Endri Duçka, Ergys Qirici, Hysen Caka, Rudina Karamuço, Manjola Fagu, Nuri Sopaj, Idlir Xhoxhi, Adriana Sheti, Dezdemona Alickaj, Silvana Gjikdhima, Emil Nova, Igli Gugashi, Federik Seiti, Florian Pustina, Lirim Fejzullai.

Seanca e radhës për këtë çështje është caktuar të mbahet më 24 shkurt, në orën 14:00, kur pritet të vijojë administrimi i provave dhe dëgjimi i dëshmitarëve.

“Dosja Buka”

Hetimet lidhen me një transfertë prej 3 milionë eurosh nga Shqipëria drejt Austrisë. Këto para dyshohet se janë përfituar nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, pas privatizimit të ndërmarrjes shtetërore “Buka” në vitin 2014.

Privatizimi i kësaj shoqërie, sipas SPAK, i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej rreth 7 miliardë lekësh. Transferta është kryer nga biznesmeni Lirim Fejzullai, i cili ka qenë i përfshirë në procesin e privatizimit .

Ahmetaj akuzohet për shpërdorim detyre, duke favorizuar privatizimin e shoqërisë “Buka sha” nga biznesmeni Lirim Fezollari.

Pas privatizimit, në pronën e shoqërisë është ndërtuar kompleksi “Emerald” në zonën e Medresesë në Tiranë.

Familja Myderizi, e cila kishte interesa në këtë shoqëri, ka ngritur padi ndaj Ahmetajt duke e akuzuar se u ka shkaktuar dëm financiar. Gjykatat kanë pranuar kërkesat e familjes, duke konfirmuar se dëmi i shkaktuar arrin në 7 miliardë lekë .

The post Procesi ndaj Arben Ahmetaj në GJKKO, zbulohet se kush do të jetë dëshmitari i parë appeared first on Albeu.com.

Mijëra protestues kërkojnë dorëheqjen e Ballukut/ Protesta e opozitës jehonë në mediat gjermane: SPAK e akuzon për abuzime me tendera, qytetarët të zemëruar me qeverinë

By: V K
11 February 2026 at 10:20

Portali “tagesschau” i ARD nën titullin “Trazira gjatë protestave në Tiranë” shkruan, se në protestën e opozitës në Tiranë, ka pasur përplasje të rënda mes policisë dhe kundërshtarëve të qeverisë.

“Mijëra njerëz u mblodhën në sheshin kryesor të martën në mbrëmje për të kërkuar dorëheqjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila akuzohet për korrupsion. Disa demonstrues hodhën Molotovë drejt një ndërtese qeveritare, dhe policia përdori ujë me presion.[…]Tensionet politike u përshkallëzuan në dhjetor pasi një zyrë e prokurorit të posaçëm ngriti akuza kundër Ballukut. Ajo akuzohet për ndërhyrje në tenderët publikë për projekte të mëdha infrastrukturore dhe favorizim të kompanive të caktuara. Balluku, e cila është gjithashtu Ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, i mohon akuzat”.

Gazeta gjermane “Die Zeit”, i kushton vëmendje protestës në Shqipëri, duke theksuar shkallëzimin e saj.

“Përleshje shpërthyen midis policisë dhe demonstruesve gjatë një proteste kundër qeverisë shqiptare në kryeqytetin e vendit, Tiranë. Sipas policisë, të paktën 16 oficerë u plagosën dhe 13 persona u arrestuan. […] Mijëra mbështetës të opozitës kërkuan dorëheqjen e qeverisë së kryeministrit Edi Rama në një demonstratë. Qeveria është kritikuar ashpër për shkak të akuzave për korrupsion që përfshijnë zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Anëtarëve të parlamentit iu bë thirrje të heqin imunitetin e saj parlamentar në mënyrë që ajo të mund të ndiqet penalisht. Rama kishte refuzuar ta shkarkonte Ballukun”.

Ndërsa portali NTV, shkruan se qytetarët janë të zemëruar në kohën kur, prokuroria heton në një rast të dyshuar korrupsioni kundër zëvendëskryeministres, Balluku. Sërish shpërthyen protesta në Tiranë.

“Përleshje të dhunshme shpërthyen midis policisë dhe protestuesve antiqeveritarë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë. Mijëra njerëz u mblodhën në sheshin kryesor të martën në mbrëmje, duke kërkuar dorëheqjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila përballet me akuza për korrupsion. Demonstruesit, shumë prej të cilëve ishin të maskuar, hodhën kokteje Molotov në një ndërtesë qeveritare, duke bërë që policia të përdorte ujin me presion. […]Këto trazira janë të fundit në një seri protestash të dhunshme që kanë kërcënuar gjithnjë e më shumë sundimin e Kryeministrit Edi Rama, i cili filloi në vitin 2013”.

“Në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, shpërthyen përleshje të dhunshme midis policisë dhe kundërshtarëve të qeverisë. Mijëra njerëz u mblodhën në sheshin kryesor të martën në mbrëmje për të kërkuar dorëheqjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila akuzohet për korrupsion. Demonstruesit hodhën kokteje Molotov në një ndërtesë qeveritare dhe policia përdori ujin me presion. Trazirat janë të fundit në një seri protestash të ashpra që po kërcënojnë gjithnjë e më shumë qeverisjen e kryeministrit Edi Rama, që zgjat që nga viti 2013”, shkruan RTR për Gjermaninë.

Radioja gjermane “Deutschland Funk”, shkruan se në kryeqytetin shqipat ka pasur përplasje me policinë në një demonstratë të opozitës në Tiranë.

“Pas fjalimit të politikanit të opozitës së djathtë, Berishës, përpara selisë së qeverisë, demonstruesit hodhën molotovë dhe gurë drejt policisë. Më vonë, pjesëmarrësit u përpoqën të thyenin barrikadat e policisë gjatë rrugës për në parlament. Policia u përgjigj me ujë me presion dhe gaz lotsjellës.[…] Të dy kampet politike akuzojnë njëri-tjetrin për korrupsion. Berisha akuzohet për dhënie kontratash publike bashkëpunëtorëve, gjë që ai e hedh poshtë. Të mërkurën, një komision parlamentar është planifikuar të diskutojë kërkesën nga zyra e prokurorit publik për heqjen e imunitetit të zëvendëskryeministres Balluku. Kërkesa ka të bëjë me akuzat për përfshirjen e saj në një rast korrupsioni që lidhet me kontratat publike”./DW

The post Mijëra protestues kërkojnë dorëheqjen e Ballukut/ Protesta e opozitës jehonë në mediat gjermane: SPAK e akuzon për abuzime me tendera, qytetarët të zemëruar me qeverinë appeared first on Albeu.com.

Plisi i bardhë, zëri i kombit shqiptar drejt UNESCO-s

By: V K
11 February 2026 at 09:52

Në një botë që ecën me shpejtësi drejt uniformitetit, ku identitetet shpesh treten në emër të globalizimit, Plisi i bardhë qëndron ende aty, i thjeshtë në formë, por i thellë në kuptim.

Një kapuç prej leshi të bardhë, i punuar me dorë, që për shekuj me radhë ka shoqëruar shqiptarët në gëzime, në beteja, në rite dhe në përditshmëri.

Sot, ai po kërkon diçka më shumë se respektin tonë: po kërkon njohjen e botës.

Nisma e fundit përmes një peticioni online, që i bën thirrje UNESCO-s për përfshirjen e Plisit në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit, nuk është thjesht një veprim simbolik.

Ajo është një reagim i ndërgjegjshëm ndaj rrezikut që trashëgimia jonë të mbetet vetëm një relike muzeale, e shkëputur nga jeta reale dhe brezat e rinj. Plisi nuk është thjesht veshje.

Ai është dëshmi e vazhdimësisë historike të shqiptarëve. I quajtur ndryshe qeleshe, kësulë apo qylaf në krahina të ndryshme, ai mbetet një shenjë e përbashkët identiteti që i ka mbijetuar pushtimeve, ndryshimeve politike dhe modave kalimtare. Në një copë leshi të bardhë është ruajtur një histori rezistence, krenarie dhe përkatësie.

Njohja nga UNESCO nuk do të ishte vetëm një medalje ndërkombëtare. Ajo do të nënkuptonte mbrojtjen e teknikës tradicionale të punimit të Plisit, mbështetjen e artizanëve që ende e prodhojnë me dorë dhe ringjalljen e interesit për trashëgiminë kulturore shqiptare.

Do të ishte, gjithashtu, një mundësi reale për zhvillimin e turizmit kulturor dhe për ta treguar historinë tonë me zë të lartë, përtej kufijve.

Fakti që peticioni ka mbledhur rreth 4 mijë firma brenda pak ditësh tregon qartë se kjo nuk është një çështje nostalgjie, por një nevojë e ndjerë. Çdo firmë është një zë që thotë: kjo trashëgimi na përket dhe nuk duam ta humbasim.

Plisi i bardhë është një urë mes së shkuarës dhe së ardhmes. Ta çojmë drejt UNESCO-s do të thotë ta mbajmë gjallë këtë urë, jo vetëm për ne, por edhe për botën që ka nevojë të njohë historitë e vogla që mbajnë brenda identitete të mëdha.

The post Plisi i bardhë, zëri i kombit shqiptar drejt UNESCO-s appeared first on Albeu.com.

Kush e fiton “Big Brother VIP 5”? Ja si u përgjigj Luiz Ejlli pasi u largua nga shtëpia

By: V K
11 February 2026 at 09:33

Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun dhe fitues i “Big Brother Vip 2”, Luiz Ejlli, mbrëmjen e djeshme, la përfundimisht shtëpinë, pas tre ditësh qëndrimi brenda.

Pasi la shtëpinë, ai shkoi në studio, aty ku u shpreh: “Vetëm se kisha filmin, se nuk do dilja nga shtëpia”.

Luizi gjithashtu, iu përgjigj edhe pyetjes së opinionistit Arbër Hajdari se kush e fiton Big Brother-in, duke iu përgjigjur: “Artan Kola”.

Ai gjithashtu, prezantoi dhe këngën e tij më të re “Më Merr”, që është gjithashtu edhe kolona zanore e filmit të tij dhe Kiarës, “Loja e Fundit”.

The post Kush e fiton “Big Brother VIP 5”? Ja si u përgjigj Luiz Ejlli pasi u largua nga shtëpia appeared first on Albeu.com.

Protesta e opozitës para Kryeministrisë dhe Parlamentit, arrestohen 20 persona

By: V K
11 February 2026 at 09:05

Rreth 20 persona janë arrestuar nga policia, në lidhje me protestën e opozitës një ditë më parë zhvilluar para Kryeministrisë dhe Parlamentit.

Raportohet se 7 prej personave të arrestuar janë të mitur dhe pjesa më e madhe janë përsëritës, që janë ndaluar edhe më parë në protesta të ngjashme.

Sjellim në vëmendje që tubimi i 10 shkurtit herë pas herë i shoqërua edhe me tensione, pasi militantë demokratë hodhën molotovë dhe fishekzjarrë, ndërsa policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe ujë.

Mbrëmje e djeshme (10 shkurt) ministria e Shëndetësisë njoftoi se nga protesta janë plagosur 21 persona, 19 prej tyre efektivë të Policisë, një deputet i Partisë Demokratike, konkretisht Bledion Nallbati dhe një qytetar.

“Në Urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës janë paraqitur 10 efektivë policie, deputeti Bledion Nallbati dhe një qytetar. Ata kanë marrë ndihmën mjekësore sipas protokolleve respektive, të pritur nga ekipi mjekësor multidisiplinar.

Pas trajtimit, 9 efektivë janë larguar nga spitali, sipas këshillave të mjekut dhe një prej efektivëve është dërguar në QSUNT në Shërbimin e Toksikologjisë, për shkak të problemeve me frymëmarrjen”, sqaron ministria.

Gjithashtu, ministria e Shëndetësisë thotë se deputeti Nallbati, pasi ka marrë trajtimin e nevojshëm dhe është larguar nga spitali me këshilla mjekësore. Ndërsa në Spitalin e Traumës, po trajtohet qytetari K.K jashtë rrezikut për jetën.

The post Protesta e opozitës para Kryeministrisë dhe Parlamentit, arrestohen 20 persona appeared first on Albeu.com.

Protesta e opozitës/ Ministria e Shëndetësisë: Në spital u paraqitën 21 persona të plagosur, mes tyre edhe deputeti Bledion Nallbati

By: V K
11 February 2026 at 08:16

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, informon se gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme në Spitalin Universitar të Traumës dhe Spitalin Universitar “Nënë Tereza” janë paraqitur 21 persona.

Sipas ministrisë 19 prej tyre ishin efektivë të Policisë së Shtetit, një deputet i Partisë Demokratike, konkretisht Bledion Nallbati dhe një qytetar.

“Në Urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës janë paraqitur 10 efektivë policie, deputeti Bledion Nallbati dhe një qytetar. Ata kanë marrë ndihmën mjekësore sipas protokolleve respektive, të pritur nga ekipi mjekësor multidisiplinar.

Pas trajtimit, 9 efektivë janë larguar nga spitali, sipas këshillave të mjekut dhe një prej efektivëve është dërguar në QSUNT në Shërbimin e Toksikologjisë, për shkak të problemeve me frymëmarrjen”, sqaron ministria.

Gjithashtu, ministria e Shëndetësisë thotë se deputeti Nallbati, pasi ka marrë trajtimin e nevojshëm dhe është larguar nga spitali me këshilla mjekësore.

Ndërsa në Spitalin e Traumës, po trajtohet qytetari K.K jashtë rrezikut për jetën.

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, janë paraqitur 10 efektivë policie me probleme shëndetësore, kryesisht intoksikacione dhe djegie të gjymtyrëve.

Nga këta, 7 efektivë kanë marrë trajtim ambulator dhe kanë lënë ambientet e spitalit, ndërsa 3 të tjerë, për shkak të gjendjes shëndetësore, janë hospitalizuar për trajtim të mëtejshëm.

The post Protesta e opozitës/ Ministria e Shëndetësisë: Në spital u paraqitën 21 persona të plagosur, mes tyre edhe deputeti Bledion Nallbati appeared first on Albeu.com.

Krim i rëndë në familje, 35-vjeçari merr leje nga burgu dhe vret nënën, vajzën e tij dhe ish-gruan

By: V K
11 February 2026 at 08:09

Turqia është tronditur nga krimi i rëndë në familje. Mediat raportojnë që një 35-vjeçar i dënuar i quajtur Recep Cengiz, mori leje nga burgu dhe vrau nënën e tij, vajzën e tij 8-vjeçare, ish-gruan dhe më pas kreu vetëvrasje.

Cengiz kishte marrë një leje 11-ditore nga burgu ku po vuante një dënim katërvjeçar, për mashtrim dhe kërcënime me armë.

Krimi ndodhi në lagjen Kuşkagız në Ankara ku 35-vjeçari fillimisht debatoi me nënën e tij 57-vjeçare, Aziz, përpara se ta vriste atë dhe vajzën e tij 8-vjeçare, Azra.

Më pas ai i futi trupat e tyre në bagazhin e makinës së tij dhe shkoi në shtëpinë e ish-gruas së tij, Ukan.

Atje, sipas mediave turke, ai u maskua si shpërndarës dhe e vrau atë në hyrje të ndërtesës përpara se të qëllonte veten dhe t’i jepte fund jetës së tij.

The post Krim i rëndë në familje, 35-vjeçari merr leje nga burgu dhe vret nënën, vajzën e tij dhe ish-gruan appeared first on Albeu.com.

Rritet bilanci i viktimave në Japoni, 46 humbje jete nga moti i keq

By: V K
11 February 2026 at 08:02

Të paktën 46 persona kanë vdekur dhe 558 të tjerë janë plagosur në Japoni, gjatë tre javëve të fundit për shkak të reshjeve të dendura të borës.

The Japan Times e raportoi këtë, duke cituar informacione nga shërbimet lokale të shpëtimit.

Shumica e aksidenteve fatale ndodhën kur grumbullime bore binin mbi njerëzit nga çatitë ose gjatë pastrimit të borës.

Rajonet veriore të vendit janë goditur veçanërisht rëndë nga reshjet e borës që kanë vazhduar që nga fundi i janarit.

Përveç kësaj, kushtet e këqija të motit kanë shkaktuar ndërprerje të transportit.

Sipas shërbimit meteorologjik të vendit, lartësia e shtresave të dëborës në qytetin Aomori, në veri të ishullit Honshu, është aktualisht 1.3 metra.

The post Rritet bilanci i viktimave në Japoni, 46 humbje jete nga moti i keq appeared first on Albeu.com.

Shqipëria “ngec” tek aftësitë dixhitale, raporti: Mbetet larg standardeve të BE

By: V K
11 February 2026 at 07:55

Shqipëria vazhdon të ketë performancë nën mesataren rajonale dhe ndërkombëtare në arsimin profesional dhe kompetencat digjitale, sipas një raporti të Fondacionit Europian të Trajnimit (ETF).

Raporti evidenton se “rezultatet e dobëta në shkrim-lexim, matematikë dhe shkenca te të rinjtë, të kombinuara me kapacitete të kufizuara mësimdhënieje, materiale të vjetruara dhe mungesë infrastrukture digjitale, po dëmtojnë përgatitjen e brezit të ri për tregun e punës.

Shqipëria renditet poshtë mesatares së Evropës Juglindore dhe dukshëm më poshtë se standardet ndërkombëtare për aftësitë themelore.”

Raporti nënvizon se djemtë përballen me nivele shumë të ulëta të shkrim-leximit dhe aftësive bazë, me mbi 80% të tyre që performojnë në ose nën nivelin minimal të testimeve ndërkombëtare, duke reflektuar dobësi strukturore në arsimin profesional fillestar.

Vajzat, ndonëse shfaqin aftësi më të mira organizative dhe komunikuese, mbeten të kufizuara nga zgjedhje profesionale të forta sipas gjinisë, ç`ka redukton zhvillimin e kompetencave teknike dhe digjitale.

Dobësitë janë edhe më të theksuara te të rriturit. “Pavarësisht niveleve të larta formale të shkrim-leximit, pjesëmarrja në arsimin gjatë gjithë jetës mbetet nën 1%, ndërsa aftësitë digjitale të avancuara janë ndër më të ulëtat në Evropë.

Vetëm një pakicë e vogël e të rriturve zotëron njohuri bazë të teknologjisë së informacionit, duke kufizuar produktivitetin dhe aftësinë për riorientim profesional”, vëren raporti.

Pabarazitë gjinore dhe territoriale mbeten shqetësuese. Raporti thekson se, “gratë dhe zonat rurale përballen me akses më të kufizuar në aftësi digjitale dhe numerike, duke thelluar hendekun mes kërkesave të ekonomisë moderne dhe kapaciteteve reale të fuqisë punëtore shqiptare”.

Të dhënat e përdorura për llogaritjen e SPI-ve (Treguesi i Panoramës së Aftësive) tregojnë dobësi konkrete në aftësitë digjitale: “Vetëm 10.1 % e grave dhe 8.7 % e burrave mund të përdorin formula bazë në fletë-llogaritëse, ndërsa 16.3 % dhe 17.6 % përkatësisht mund të krijojnë prezantime elektronike.

Vetëm rreth një në pesë persona mund të transferojnë skedarë midis pajisjeve ose të konfigurojnë programe dhe aplikacione, dhe më pak se 5 % kanë përfunduar një kurs online”./ Monitor

The post Shqipëria “ngec” tek aftësitë dixhitale, raporti: Mbetet larg standardeve të BE appeared first on Albeu.com.

Tragjedi në Kanada/ Vriten 10 persona, 25 të tjerë mbetën të plagosur

By: V K
11 February 2026 at 07:44

Pasditen e djeshme, një ngjarje e rëndë tronditi komunitetin e Tumbler Ridge, në provincën British Columbia të Kanadasë, ku dhjetë persona humbën jetën dhe 25 të tjerë mbetën të plagosur, pas një sulmi me armë zjarri  Shtatë prej viktimave u vranë në ambientet e Shkollës së Mesme Tumbler Ridge, ndërsa i dyshuari për sulmin më pas i dha fund jetës.

Ngjarja e rëndë ndodhi kur autoritetet lëshuan një alarm, për një person të armatosur brenda shkollës.

Gjatë kontrollit të ndërtesës, policia gjeti gjashtë persona të vrarë me armë zjarri. Një i shtatë, i cili ishte plagosur rëndë, ndërroi jetë gjatë transportimit për në spital.

Përveç viktimave në shkollë, policia zbuloi edhe dy trupa të tjerë në një banesë në Tumbler Ridge, e cila besohet të ketë lidhje me incidentin.

Autoritetet po hetojnë nëse ka vende të tjera të përfshira dhe po kontrollojnë shtëpi dhe prona të tjera, në komunitet për të përcaktuar shtrirjen e plotë të ngjarjes.

Sipas mediave kanadeze, i dyshuari për sulmin ishte një grua, por policia ka refuzuar të japë detaje të mëtejshme mbi identitetin e saj apo motivet e mundshme të krimit.

Komuniteti i vogël, i vendosur rrëzë Maleve Shkëmbore, është tronditur nga ngjarja, ndërsa autoritetet kanë premtuar një hetim të plotë për të zbardhur rrethanat e kësaj tragjedie.

The post Tragjedi në Kanada/ Vriten 10 persona, 25 të tjerë mbetën të plagosur appeared first on Albeu.com.

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

By: V K
11 February 2026 at 07:37

Sot, 11 Shkurt 2026, dollari amerikan, blihet me 80.5 lekë dhe shitet me 81.7 lekë.

Euro, blihet me 96.1 lekë dhe shitet 96.8 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 105 lekë, ndërsa në shitje me 106.1 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 59.2 lekë, ndërsa në shitje me 60.4 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Reshje shiu dhe shtrëngata/ Njihuni me parashikimin e motit, 11 Shkurt 2026

By: V K
11 February 2026 at 07:24

Këtë të mërkurë në vendin tonë, do mbizotërojë, mot me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, prej orëve të para të 24-orëshit deri në orët e mesditës, ndërsa në Veriperëndim reshje në formën e shtrëngatave.

Nga orët e mesditës e kryesisht në orët e mbrëmjes përgjatë Ultësirws Perëndimore e në Jug parashikohen reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra të herëpashershme, ndërsa pjesa tjetër e vendit parashikohet të vijojë me reshje shiu me intensitet të ulët.

Në zonën e Alpeve dhe relievet e larta malore në Verilindje- Juglindje të vendit reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim kryesor Juglindje-Jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi
deri 17 m/sek

Deti-Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 3-4 ballë.

The post Reshje shiu dhe shtrëngata/ Njihuni me parashikimin e motit, 11 Shkurt 2026 appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 10 February 2026Main stream

Protesta e opozitës/ Blushi: Sot dita e revoltës dhe përballjes pa kthim, durimi ka marrë fund, zëri i Shqipërisë do gjëmojë në Tiranë, dita për ta tronditur nga themelet

By: V K
10 February 2026 at 16:00

Pak orë para protestës kombëtare të opozitës në bulevardin para Kryeministrisë në Tiranë, një mesazh për mbështetësit dhe qytetarët ka dhënë edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.

Deputeti tha se sot është dita e përballjes pa kthim dhe rrëzimit të regjimit me revoltë qytetare, për ta tronditur atë nga themelet.

“Të gjithë para Kryeministrisë, në protestën kombëtare kundër grupit të strukturuar kriminal që ka rrëmbyer shtetin, po u vjedh taksat qytetarëve dhe po grabit të ardhmen e shqiptarëve. Sot është dita e revoltës dhe e zemërimit qytetar, dita e guximit, e llogaridhënies dhe e përballjes pa kthim me Narkoregjimin”, shprehet ai mes të tjerash me një postim në rrjetin social Facebook.

Postimi i Tedi Blushit:

“Sot është dita e revoltës dhe e zemërimit qytetar, dita e guximit, e llogaridhënies dhe e përballjes pa kthim me Narkoregjimin.

Sot, të gjithë shqiptarët e lirë, të ndershëm dhe patriotë bashkohen në Bulevardin para Kryeministrisë, sepse durimi ka marrë fund, frika ka marrë fund dhe koha e nënshtrimit ka përfunduar.

Sot, në ora 17:00, zëri i gjithë Shqipërisë do gjëmojë në Tiranë.

Të gjithë para Kryeministrisë, në protestën kombëtare kundër grupit të strukturuar kriminal që ka rrëmbyer shtetin, po u vjedh taksat qytetarëve dhe po grabit të ardhmen e shqiptarëve.

Sot është dita për të qenë aty! Sot është dita për të mos munguar! Sot është dita për të tronditur nga themelet Narkoregjimin!”.

The post Protesta e opozitës/ Blushi: Sot dita e revoltës dhe përballjes pa kthim, durimi ka marrë fund, zëri i Shqipërisë do gjëmojë në Tiranë, dita për ta tronditur nga themelet appeared first on Albeu.com.

Indrit Sefa: Peshq s’ka më, ka ngelur vetëm peshkaqeni, ja kur mund të lirohet Erion Veliaj

By: V K
10 February 2026 at 15:36

Ditën e sotme, juristi Indrit Sefa, ka komentuar çështjen e Erion Veliajt, duke u shprehur se procesi gjyqësor pritet të jetë i gjatë, por thelbësore është që të garantohet një gjykim i drejtë për të gjitha palët.

Sipas Sefës, gjykimi në Shkallën e Parë mund të përfundojë në vitet 2027–2028, ndërsa seancat gjyqësore mund të zhvillohen edhe një herë në javë, në varësi të rrethanave dhe ecurisë së procesit.

Ai theksoi se ndaj Veliajt janë ngritur akuza për korrupsion pasiv në nëntë raste, si edhe akuza të tjera shtesë.

Sipas tij, në fazat e para të hetimit, Veliaj ka pasur një qasje të gabuar, pasi ka krijuar dyshime se në rast të një mase tjetër sigurie mund të prishte prova apo të ushtronte presion ndaj dëshmitarëve.

Gjithashtu, Sefa shtoi se këto janë elementë që merren parasysh në vlerësimin e masave të sigurisë, por theksoi se paraburgimi nuk mund të zgjasë pafundësisht dhe çdo procedurë ka afatet e saj ligjore.

Në këtë kuadër, ai tha se pas nisjes së procesit gjyqësor ekziston mundësia që ndaj Veliajt të vendoset një masë sigurie më e lehtë.

“Çështja Veliaj do të zgjasë, por me rëndësi është që të ketë një gjykim të drejtë për të gjitha palët. Gjykimi në Shkallën e parë mund të mbarojnë në 2027-2028. Seancat mund të bëhen dhe 1 herë në javë, por si dihet. Në rastin e zotit Veliaj, akuzat që i janë ngritur janë; korrupsion pasiv, në 9 raste, ka dhe akuza të tjera. Zoti Veliaj pati qasje të gabuar në fillesat e para. Ai tregoi se nëse ka një masë tjetër sigurie, mund të prishte provat dhe mund të kërcënonte dëshmitarët. personi që po hetohet, do t’i bëjë këto gjëra dhe në rëndë. Por çdo gjë ka afatet e veta se nuk mund të rrish tërë kohësh në paraburgim. Pasi të ketë nisur procesi gjyqësor, mund të merret dhe një masë më e lehtë për zotin Veliaj. Me shumë gjasa po”, tha ai për News24.

Përsa i përket çështjes që lidhet me deputeten Belinda Balluku, Sefa u shpreh se kryeministri Edi Rama nuk mund ta dërgojë më çështjen e Ballukut në Gjykatën Kushtetuese dhe se kjo mund të bëhet vetëm individualisht nga vetë deputetja.

“Ka një vendimmarrje unifikuese në këtë pikë. Teoritë se nuk ka vendim janë të pavërteta”, deklaroi ai.

Sipas Sefës, presioni publik rreth kësaj çështjeje u ngrit në mënyrë artificiale nga faktorë të jashtëm, duke e kthyer atë në temën më të diskutuar politike.

Ai shtoi se Rama gaboi që iu drejtua Gjykatës Kushtetuese dhe se tentativa për ndryshime ligjore pas masave të dhëna nga SPAK dhe GJKKO tregon, sipas tij, se këto institucione kanë pasur të drejtë.

Përfaqësuesi i PD-së akuzoi kryeministrin se synon të rikthejë dispozita ligjore të hequra në vitin 2012 për të siguruar më shumë mbrojtje për veten, ministrat dhe presidentin, duke e cilësuar këtë si një përpjekje për t’i dhënë vetes imunitet.

“Kjo është një goditje ndaj integrimit europian”, u shpreh Sefa.

Ai theksoi se Rama ka dalë hapur kundër institucioneve të reja të drejtësisë dhe se, sipas tij, nuk mund të fshihet pas kryetarit të Grupit Parlamentar, Niko Peleshi, të cilin e akuzoi për moszbatim të Rregullores së Kuvendit.

Sefa kërkoi mbledhjen e seancës plenare, duke theksuar se Rama mund të votojë kundër, pasi i ka votat, por jo të shmangë përgjegjësinë përmes procedurave.

Sipas tij, nëse Këshilli i Mandateve nuk mblidhet brenda tre muajve, kërkesa konsiderohet e rënë, por hetimet e SPAK do të vijojnë. Kjo, sipas Sefës, do të thotë se Balluku nuk do të hetohet me masa sigurie si “arrest me burg” apo “arrest shtëpie”, por do të kemi një zv.kryeministre të pezulluar me bllokim pasaporte.

Në përfundim, Sefa iu referua deklaratave të ish-ambasadorit amerikan Donald Lu për reformën në drejtësi, duke u shprehur se “peshqit e mëdhenj” ende nuk janë kapur dhe duke e cilësuar kryeministrin Rama si “peshkaqenin e vetëm të mbetur”.

The post Indrit Sefa: Peshq s’ka më, ka ngelur vetëm peshkaqeni, ja kur mund të lirohet Erion Veliaj appeared first on Albeu.com.

Pësoi arrest kardiak në timon, kush është polici që humbi jetën në autostradën Tiranë–Durrës (EMRI)

By: V K
10 February 2026 at 15:07

Personi që shihni në foto, është oficeri i Policisë së Shtetit, Eduart Biba, që humbi jetën pas një arresti kardiak, teksa po drejtonte automjetin në autostradën “Tiranë–Durrës”.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, 45-vjeçari, ka pësuar arrest kardiak gjatë lëvizjes me mjet dhe për pasojë ka humbur kontrollin e automjetit. Ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Sipas raportimeve, Biba ishte me origjinë nga Kodër Rrësheni dhe shërbente si Shef i Seksionit të Krimeve në Drejtorinë e Policisë Durrës. Ai jetonte prej disa kohësh në Durrës me familjen e tij.

“Në autostradën ‘Tiranë-Durrës’, shtetasi E. B., 45 vjeç, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak gjatë drejtimit të automjetit dhe si pasojë ka humbur jetën”, njoftoi Policia e Shtetit.

The post Pësoi arrest kardiak në timon, kush është polici që humbi jetën në autostradën Tiranë–Durrës (EMRI) appeared first on Albeu.com.

“Askush s’është mbi ligjin”, Shoqëria Civile thirrje Kuvendit: Shqyrtoni kërkesën e SPAK për imunitetin e Belinda Ballukut

By: V K
10 February 2026 at 14:40

Disa organizata të shoqërisë civile i dërguan të martën një kërkesë publike kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi dhe deputetëve anëtarë të Këshillit për Mandatet, Rregulloren dhe Imunitetin që të shqyrtojnë “pa vonesa apo ndërhyrje politike” kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Mbledhja e menjëhershme e Këshillit konsiderohet nga organizatat respektim i plotë i parimit se “askush nuk është mbi ligjin” dhe garanton “funksionimin normal, transparent dhe të paanshëm të procedurave parlamentare”.

Apeli i shoqërisë civile vjen pas paralajmërimit të Kryeministrit Edi Rama se Kuvendi do të fuste në ‘kalendat greke’ çështjen e imunitetit të Ballukut.

Organizatat nënshkruese ‘Drejtësi Sociale’, ‘Qëndresa Qytetare’, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, SCiDEV, ‘Tek Bunkeri’, Qendra ‘Hana’ dhe ‘Qyteti Im’ theksojnë se me anë të apelit publik për Kuvendin bazohen në rolin e tyre “për mbrojtjen e rendit kushtetues dhe interesit publik” dhe bazohet në Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, që kanë rregulluar çështjen me procedurë dhe afate dhe jo “si jo si hapësirë për debat politik mbi çështje penale në themel”.

Në këtë kontekts organizatat ngrenë shqetësimin për rrezikimin e këtyre procedurave kushtetuese dhe kthimin e tyre në objekt zvarritjeje, relativizimi ose instrumentalizimi politik.

“Çdo vonesë e pajustifikuar procedurale, çdo devijim nga procedura e përcaktuar në Kushtetutë dhe në Rregulloren e Kuvendit, si dhe çdo instrumentalizim politik i një kërkese penale, rrezikon të cenojë parimin e barazisë para ligjit, detyrimin kushtetues për garantimin e shtetit të së drejtës dhe besimin e publikut në funksionimin e institucioneve demokratike”– ”,- thuhet në letrën publike.

Mazhoranca socialiste po mban të bllokuar shqyrtimin e kërkesës së SPAK, që prej dhjetorit si fillim me justifikimin për t’u lënë kohë anëtarëve të Këshillit të njihen me dosjen voluminoze dhe më pas me pritjen e vendimin të Gjykatës Kushtetuese për një çështje tjetër.

Por për organizatat e shoqërisë civile Kuvendi nuk mund të trajtojë procedurat kushtetuese si ‘zgjedhje politike”.

“Mandati përfaqësues nuk mund të përdoret për të krijuar pengesa procedurale apo perceptim mbrojtjeje ndaj askujt që përballet me drejtësinë. Transparenca, llogaridhënia dhe respektimi i rregullave procedurale janë themeli i besimit publik në institucionet demokratike”,- theksohet në qëndrimin e tyre.

Balluku është rasti i parë kur një zyrtare kaq e lartë e qeverisë merret e pandehur nga SPAK me akuza për shkelje të barazisë në tendera me vlerë qindra milionë euro dhe vijon të qëndrojë në detyrë, ndërkohë që kryeministri ka marrë përsipër mbrojtjen e saj juridike dhe publike.

Kryetari i Kuvendit ka refuzuar të thërrasë mbledhjen dhe pas kërkesave të anëtarëve të opozitës në Këshill, ndërkohë që shtyrja përtej 3 muajve e shqyrtimit të kërkesës së SPAK mund të çojë në rrëzimin automatik të saj, sipas parashikimeve të Rregullores së Kuvendit./BIRN

The post “Askush s’është mbi ligjin”, Shoqëria Civile thirrje Kuvendit: Shqyrtoni kërkesën e SPAK për imunitetin e Belinda Ballukut appeared first on Albeu.com.

Sekretet e elitës globale në 3 mln faqe/ Çfarë u zbulua nga Dosja Epstein? 56 referenca për kanibalizëm, abuzime, pedofili dhe teori konspiracioni

By: V K
10 February 2026 at 14:07

Tre milionë faqe dokumente, 180,000 imazhe, po ashtu 2,000 video dhe një mori figurash të njohur si Elon Musk , Bill Gates dhe Richard Branson, janë të përmendura në dosjen e Epstein. Skandali që ka shokuar botën dhe jo vetëm.

Me këto, Jeffrey Epstein, i cili u vetëvra në qelinë e tij, po e kthen elitën globale përmbys edhe një herë.

Nga dokumentet po dalin shumë skandale të financierit-pedofil, dhe ajo që e bën më të rëndë, janë emrat e njohur të përfshirë në këtë Dosje.

Megjithatë këtë, qasjet lidhur me Epstein kanë qenë të ndryshme,

Kremlini reagoi nëpërmjet Peskov, pas pretendimeve të hedhura nga Donald Tusk se Epstein ishte një agjent rus dhe që kishte organizuar një komplot që KGB-ja, duke e cilësuar si qesharake.

E njëjta gjë nuk ndodhi me kryeministrin britanik Keir Starmer, i cili  u kërkoi faljeve personave që kishin rënë pre e Epstein, pasi ky i kishte besuar ambasadorit britanik në SHBA, Peter Mandelson, për Jeffrey Epstein.

Megjithatë, sado që Starmer kërkon falje që e besoi dhe e emëroi Mandelsonin, skandali po e trondit rrënjësisht qeverinë e tij dhe po e çon atë, përmes një… stuhie, ndoshta drejt një votëbesimi.

Sepse Mandelson shfaqet me të brendshme në shtëpinë e Epsteinit, ndërsa korrespondenca e tyre tregon se ata ishin miq shumë të mirë  aq të mirë sa Epstein pagoi për trajtimin e partneres së Mandelsonit.

Në Norvegji, zbulimi i korrespondencës midis gruas (52-vjeçare, sot) të mbretit të ardhshëm Mette-Marit dhe Epsteinit ka shkaktuar një tërmet.

“Unë tregova gjykim të dobët dhe më vjen shumë keq që kam pasur kontakt me Epsteinin. Është thjesht e turpshme”, tha ajo në një deklaratë.

Dhe ajo që gjithashtu është shfaqur, janë figura si Elon Musk i cili, sipas emaileve, u përpoq të siguronte një ftesë për një “festë të çmendur”.

Çfarë reagimesh ka nga fronti politik në SHBA

Në SHBA, interesi nuk kufizohet vetëm te emrat. Ai përqendrohet gjithashtu në mënyrën se si u bënë publike dokumentet: sa të gjera ishin fshehjet, kush po kërkon qasje në materiale më pak të censuruara dhe çfarë do të ndodhë me pjesën që nuk është publikuar ende.

Në këtë klimë tensioni, Bill dhe Hillary Clinton ranë dakord të dëshmonin në kontekstin e një hetimi të Dhomës së Përfaqësuesve. Lëvizja u paraqit si shmangie e një konflikti institucional të minutës së fundit.

Stuhia në Mbretërinë e Bashkuar

Në Evropë, dhe veçanërisht në Mbretërinë e Bashkuar, vala e re e dokumenteve ka ringjallur raste që shumë i konsideronin të mbyllura për komunikim. Në material, Andrew Mountbatten-Windsor, deri vonë Princi Andrew,  shfaqet më shumë se 3,000 herë, madje edhe me nofka.

Kjo nuk do të thotë që çdo përmendje është diçka thelbësore. Megjithatë, do të thotë që Andrew është një nga nyjet kryesore të arkivit, dhe për këtë arsye ka sjellë edhe debat publik.

Pallati është në pozicionin më të vështirë që mund të ndodhej ndonjëherë një institucion; të mos ketë asgjë institucionalisht për të thënë për një rast që kërkon përgjigje dhe tensioni shtohet çdo ditë në sferën publike.
Në klasën politike, rasti i Peter Mandelson ofron një narrativë të ndryshme: jo seksuale, por të pushtetit.

Emailet që janë paraqitur tregojnë kërkime për pozicione, lëvizje drejt kompanive të mëdha, duket si një ekspozim i papërpunuar se si funksionon politika “pas politikës”.

Megjithatë, Mandelson, i cili e mashtroi Starmerin, siç pretendon kryeministri britanik, është” djegur dhe vazhdon të digjet”.

Lord Mandelson përpiqet t’i tregojë Epsteinit se është i lënduar nga kritikat e tij dhe përgjigjet “sa shumë e vlerësonte mbështetjen”, duke shtuar se “gjatë gjithë sprovave dhe vështirësive, nuk ishte larguar kurrë nga ai”.

Të dhënat tregojnë se Epstein pagoi rreth 75,000 dollarë në llogari të lidhura me Mandelson, përfshirë partneren e tij. Policia Metropolitane ka nisur një hetim penal mbi akuzat se ai ka zbuluar informacione të ndjeshme.

Mandelson ka thënë se do të japë dorëheqjen nga Dhoma e Lordëve, ka shprehur keqardhje për njohjen e tij me Epstein dhe pohon se nuk ishte i përfshirë në ndonjë krim dhe as nuk veproi për përfitim personal.

Ai pretendon se kërkoi ndihmë nga Epstein në interesin kombëtar gjatë krizës financiare të vitit 2008.

Figurat që përmenden në dosje

Elon Musk

Dokumentet përfshijnë email-e midis Epstein dhe njeriut më të pasur në botë, në të cilat Musk duket pothuajse… duke u lutur të jetë në ishullin e pedofilit.

Edhe pse Epstein e paralajmëron se gruaja e tij do të keqkuptohet, sërish Musk ai këmbëngul se dëshiron të bashkohet me një “festë të egër”, por Epstein në fund e shmang atë.

Një histori e ndryshme nga ajo që përshkroi Musk, se Epstein e ftoi.

Në një mesazh nga nëntori 2012, Musk pyet: “Cila ditë/natë do të jetë festa më e çmendur në ishullin tuaj?”

Në një mesazh tjetër nga dhjetori i të njëjtit vit, ai shkruan: “Dua të kënaqem me skenën e festave, në Shën Bart.

Në email, e shohim Epstein duke e shmangur me mirësjellje një herë dhe më pas duke ia referuar email-in sekretares së tij, duke i kërkuar asaj ta largonte.

Bill Gates

Dokumentet përfshijnë dy mesazhe nga 18 korriku 2013, që duket se janë shkruar nga Epstein, por nuk është e qartë nëse ato janë autentike apo nëse i kanë mbërritur ndonjëherë bashkëthemeluesit të Microsoft.

Njëra prej tyre paraqitet si një letër dorëheqjeje nga Fondacioni Bill dhe Melinda Gates, e cila i referohet ilaçeve që Gates duhej të merrte “për t’u përballur me pasojat e marrëdhënies seksuale me vajzat ruse”.

Ish-gruaja e Gates, Melinda, tha në një intervistë me NPR se publikimi i dokumenteve i solli kujtime të vështirësive në marrëdhënien e tyre dhe shprehu ngushëllimet e saj viktimave.

Nga ana tjetër, një përfaqësues i Gates i quajti akuzat “krejtësisht absurde dhe plotësisht të rreme”.

Andrew Mountbatten-Windsor

Dosjet përfshijnë fotografi që tregojnë ish-princin dhe vëllain e Mbretit Charles në një pozicion seksual sipër një gruaje, e cila është plotësisht e veshur dhe e paidentifikuar.

Në dy nga imazhet, ai shihet duke i prekur barkun dhe në njërën, duke parë drejtpërdrejt kamerën. Nuk ka kontekst shoqërues se kur ose ku janë bërë fotot.

Andrew ka mohuar vazhdimisht çdo shkelje, por marrëdhënia e tij me financuesin pedofil nuk është pritur mirë në Mbretërinë e Bashkuar.

Mistere, teori konspiracioni dhe gjëra të frikshme

Dikush do të mendonte se publikimi i miliona dokumenteve do të hidhte dritë mbi rastin Epstein.

Në fakt, megjithatë, ka ngritur më shumë pyetje, duke ringjallur ose duke dhënë shkas për teori të reja konspiracioni, duke krijuar mistere dhe duke nxjerrë në sipërfaqe raste të frikshme.

– Kanibalët. Në vitin 2009, modelja meksikane Gabriela Rico Jimenez u filmua e revoltuar jashtë një hoteli luksoz duke qarë dhe duke bërtitur se “persona të neveritshëm hëngrën njerëz. Unë dija për vrasjet, por jo se ata hanin njerëz”. Menjëherë pas kësaj, ajo u zhduk.

Publikimi i dosjeve të reja e ka rikthyer videon e Gabrielës në qendër të vëmendjes.

Në më shumë se dy FD302 ka dëshmi që bëjnë përshkrime të ngjashme të frikshme.

Ka një referencë për presidentët amerikanë të cilët ai i lidh me kanibalizëm, ndërsa ka edhe një deklaratë dëshmitari që përshkruan një ngjarje në një jaht ku, në vitin 2000 të ftuarit,  anëtarë të elitës globale morën pjesë në rituale dhe copëtuan foshnje.

Megjithatë, siç raportojnë mediat ndërkombëtare, dëshmitari është dërguar në zyrat e FBI-së nga gazetari Michael Moore, i cili është i njohur për teoritë ekstreme të konspiracionit që përhap.

Në dosjet e Epstein ka 56 referenca për kanibalizëm. Ekziston gjithashtu një ankesë nga një grua që u trafikua nga Epstein.

Epstein ishte gjithashtu një lojtar. Dosjet që u publikuan përfshijnë një email nga Xbox që tregonte se llogaria e tij në lojën “Call of Duty” po ndalohej pas kërcënimeve dhe abuzim verbale.

Epstein kishte një interes të madh për lojërat dhe madje thuhet se ishte ai që bindi menaxhmentin e Activision të miratonte praktikën e mikrotransaksioneve, me qëllim që lojtarët nën moshë të shpenzonin para për lojëra.

The post Sekretet e elitës globale në 3 mln faqe/ Çfarë u zbulua nga Dosja Epstein? 56 referenca për kanibalizëm, abuzime, pedofili dhe teori konspiracioni appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në Itali/ Makina përplaset me kamionin e mbeturinave, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

By: V K
10 February 2026 at 13:54

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e një personi, është regjistruar rreth orës 01:00 të mëngjesit në autostradën Porrettana Nord, në zonën e Marzabotto, pranë Bolonjës, Itali.

Sipas mediave italiane, një automjet tip “Volkswagen Lupo” është përplasur ballë për ballë me një kamion të mbledhjes së mbetjeve. Dyshohet se makina e vogël ka qenë duke parakaluar në momentin e përplasjes.

Pas impaktit, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përfshirë nga flakët. Në vendngjarje ndërhynë zjarrfikësit, shërbimet e emergjencës dhe karabinierët, por drejtuesi i mjetit u gjet i pajetë brenda makinës së djegur.

Autoritetet italiane bëjnë me dije se viktima dyshohet të jetë një 33-vjeçar shqiptar, banues në Marzabotto dhe pronar i regjistruar i automjetit.

Megjithatë, identifikimi zyrtar ende nuk është konfirmuar për shkak të gjendjes së trupit.

The post Aksident i rëndë në Itali/ Makina përplaset me kamionin e mbeturinave, humb jetën 33-vjeçari shqiptar appeared first on Albeu.com.

Banorët në Durrës protestë para Bashkisë, tentojnë të bllokojnë mbledhjen për shpronësimet: Emirjana Sako hap derën, o hajdute (VIDEO)

By: V K
10 February 2026 at 13:16

Ditën e sotme, banorë të lagjes numër 7 dhe 8, që preken nga shpronësimet që do të bëhen në kuadër të projektit infrastrukturor “Lidhja e Currilave me rrugën “Aleksandër Goga”, kanë protestuar para bashkisë së Durrësit.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak në orën 12:00, një nga pikat e rendit të ditës lidhet me shpronësimet e shtëpive të këtyre banorëve, të cilat do të shemben për t’i hapur rrugë ndërtimit të unazës.

Banorët janë përplasur para nisjes së mbledhjes me zyrtarët dhe anëtarët e Këshillit Bashkiak, duke mos kursyer as ofendimet, ndërsa i kanë kërkuar llogari për vendimin e tyre për shpronësimin e pronave.

“O b*thë q*rë, o k*rvë e m*tit. O lëngaraq, nuk do dalësh më ti? O të q*fsha ropt, të q*fsha motrën”, i është drejtuar një prej protestuesve zyrtarit të bashkisë.

Po ashtu, ata janë përplasur me zyrtarët e tjerë edhe në hyrje të Bashkisë, ku janë përballur edhe me bllokadën e policisë bashkiake.

“Ti ke firmosur për ne, mos guxo të futesh në mbledhje. Ikni nga mbledhja. Turip, turp. Mos e lini legenin, ne po na prishin shtëpinë”, i tha një qytetar anëtarit të Këshillit teksa hynte në mbledhje.

Nga sheshi para bashkisë ata i kanë bërë thirrje kryebashkiakes Emiriana Sako t’u hap derën për të marrë pjesë në mbledhje, ndërsa e kanë cilësuar edhe hajdute. “Emiriana Sako hap derën, o hajdute”, dëgjohen të thonë banorët.

Banorët deklarojnë në prononcimin e tyre për mediat, se nuk janë vënë në dijeni më përpara lidhur me prishjen e shtëpive dhe kundërshtojnë vlerën e shpronësimit, sepse sipas tyre është e pamundur që me këtë vlerë të blejnë një shtëpi.

Banorët kërkojnë nga bashkia që t’u sigurojë më përpara një shtëpi. Sipas bashkisë, është miratuar në parim vlera financiare e shpronësimit prej 867.776.164 lekë, për pasuritë pronë private, që preken nga ky investim publik.

Janë evidentuar 131 pronarë (privatë dhe shtet) për të cilët është caktuar vlera e shpronësimit.

 

The post Banorët në Durrës protestë para Bashkisë, tentojnë të bllokojnë mbledhjen për shpronësimet: Emirjana Sako hap derën, o hajdute (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

❌
❌