Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Qeveria merr mbrapsht koncesionin famëkeq të sterilizimit

13 January 2026 at 16:42

Qeveria është duke finalizuar shtetëzimin e koncesionit famëkeq të sterilizimit, dhjetë vjet pas nënshkrimit të kontratës që u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë mbi 114 milionë euro dhe një proces gjyqësor kundër ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe zyrtarëve të tjerë të lartë për veprat penale të vjedhjes përmes shpërdorimit të detyrës në kuadër të grupit […]

The post Qeveria merr mbrapsht koncesionin famëkeq të sterilizimit appeared first on Reporter.al.

Benet Beci dërgohet në gjykim për abuzime me tenderin e KESH

9 January 2026 at 16:28

Prokuroria e Posaçme njoftoi të premten se ka dërguar për gjykim kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, i akuzuar për shkelje të barazisë në tendera gjatë kohës që drejtonte Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare, KESH, përmes favorizimit të një kompanie private në prokurimin me vlerë 69.5 milionë lekë. Bashkë me Becin akuzohen edhe gjashtë ish-vartës të […]

The post Benet Beci dërgohet në gjykim për abuzime me tenderin e KESH appeared first on Reporter.al.

Ironia e Ramës me përmbytjet ngjall zemërim mes partive opozitare

7 January 2026 at 16:11

Kryeministri Edi Rama e nisi ditën e mërkurë me ironi dhe nota tallëse, ndërkohë që shirat e rrëmbyer të dy ditëve të fundit kanë shkaktuar një situatë dramatike në disa qytete të vendit, ku janë përmbytur me mijëra shtëpi. “Nuk e kuptoj pse nuk po më fajësojnë akoma mua, qeverinë dhe bashkinë e Durrësit, për […]

The post Ironia e Ramës me përmbytjet ngjall zemërim mes partive opozitare appeared first on Reporter.al.

‘Presion mbi dëshmitaren’: Argumentet e SPAK për imunitetin e Ballukut

19 December 2025 at 12:50

Tre prokurorë të SPAK mbërritën mëngjesin e së premtes në Kuvendin e Shqipërisë për të kërkuar autorizimin për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku, ndërsa protestuesit e mbledhur jashtë godinës kërkonin me pankarta në duar heqjen e imunitetit të saj. Mbledhja në Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit po zhvillohet me dyer të mbyllura, ndërkohë që përfaqësuesit […]

The post ‘Presion mbi dëshmitaren’: Argumentet e SPAK për imunitetin e Ballukut appeared first on Reporter.al.

Apeli ngrin pezullimin e Ballukut nga detyra deri në vendimin e Kushtetueses

18 December 2025 at 16:21

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendosi të enjten më 18 dhjetor të pezullojë shqyrtimin gjyqësor të çështjes së lidhur me ankimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku ndaj vendimarrjeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për pezullimin e saj nga detyra dhe vijimin e kësaj mase sigurimi personal. Pezullimi […]

The post Apeli ngrin pezullimin e Ballukut nga detyra deri në vendimin e Kushtetueses appeared first on Reporter.al.

Tenderat e Unazës, SPAK kërkon imunitetin e Ballukut në Kuvend

16 December 2025 at 15:53

Prokuroria e Posaçme dërgoi të martën në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për të lejuar arrestimin e zv. kryeministres Belinda Balluku, nën akuzë për manipulimin e një sërë tenderash të Unazës së re me vlerë dhjetëra miliona euro. Kërkesa e SPAK vjen si përshkallëzim i vendimit të mëparshëm për pezullimin nga detyra të Ballukut, i cili […]

The post Tenderat e Unazës, SPAK kërkon imunitetin e Ballukut në Kuvend appeared first on Reporter.al.

Një grup kriminal në krye të AKSHI, tetë nën akuzë për manipulimin e tenderave

16 December 2025 at 14:30

Një operacion i gjerë i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, BKH, goditi të martën një grup të dyshuar kriminal, i cili akuzohet se manipulonte tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, përmes pengmarrjes apo dhunës. Bazuar në kërkesën e SPAK, Gjykata e Posaçme caktoi masa sigurimi për tetë persona, […]

The post Një grup kriminal në krye të AKSHI, tetë nën akuzë për manipulimin e tenderave appeared first on Reporter.al.

KQZ dyfishon shpenzimet për mediat, por përfituesit mbeten të njëjtë

13 December 2025 at 09:13

Gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pagoi rreth 1 milion euro për shërbime mediatike, reklama dhe njoftime – zëra që njihen si pjesë e procesit të edukimit zgjedhor. Të dhënat e pagesave të Thesarit tregojnë se KQZ kreu 29 pagesa me vlerë totale 99.6 milionë lekë në harkun kohor […]

The post KQZ dyfishon shpenzimet për mediat, por përfituesit mbeten të njëjtë appeared first on Reporter.al.

Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Belinda Ballukun

12 December 2025 at 17:01

Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, do të rikthehet në zyrën e saj të punës, pasi Gjykata Kushtetuese pranoi të premten kërkesën e kryeministrit Edi Rama, duke ngrirë efektet e vendimit të Gjykatës së Posaçme për pezullimin e saj nga detyra pasi u mor e pandehur e Prokuroria e Posaçme, SPAK, për […]

The post Gjykata Kushtetuese rikthen në detyrë Belinda Ballukun appeared first on Reporter.al.

Endrit Shabani zgjidhet Avokat i Popullit në një proces të kontestuar

12 December 2025 at 10:59

Me 85 vota pro, dhe 3 kundër, Endrit Shabani u votua në mesnatën e së enjtes në Kuvend si Avokat i ri i  Popullit vetëm me votat e mazhorancës socialiste dhe Partisë Social Demokrate, ndërsa opozita braktisi sallën gjatë votimit. Shabani ishte një ndër 6 emrat e mbështetur me firmat e deputetëve të Partisë Demokratike […]

The post Endrit Shabani zgjidhet Avokat i Popullit në një proces të kontestuar appeared first on Reporter.al.

Qeveria refuzon të bëjë transparencën e përfituesve të “paqes fiskale”

3 December 2025 at 16:21

Paketa Fiskale që shoqëron projekt-buxhetin e vitit 2026 u miratua nen për nen të mërkurën në Komisionin Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat vetëm me votat e mazhorancës, ndërkohë që amendamentet e opozitës që propozonin mekanizma transparence për përfituesit u rrëzuan. Dy amendamente të deputetit demokrat, Enno Bozdo, parashikonin që në projektligjin për ‘faljen e […]

The post Qeveria refuzon të bëjë transparencën e përfituesve të “paqes fiskale” appeared first on Reporter.al.

‘Nuk mund të na mbyllin gojën’: Banorët e Zall Gjoçajt protestojnë para gjykatës

26 November 2025 at 15:57

Banorë dhe aktivistë të fshatrave Zall-Gjoçaj në Mat dhe Lufaj në Mirditë protestuan të mërkurën para Gjykatës së Lezhës, në mbështetje të tre protestuesve që janë paditur për shpifje nga kompania “Seka Hydropower”, e cila po ndërton një hidrocentral në këtë zonë. Banorët vendosën në shenjë simbolike një shirit të zi mbi megafon, duke e […]

The post ‘Nuk mund të na mbyllin gojën’: Banorët e Zall Gjoçajt protestojnë para gjykatës appeared first on Reporter.al.

“Metamorfoza” shfryhet në gjykatë, lirohen Xhevahir Lita dhe Oltion Bistri

18 November 2025 at 18:15

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpalli të martën më 18 nëntor masat e dënimit për pesë nga shtatë të pandehurit e çështjes penale të quajtur “Metamorfoza”, të cilët janë të akuzuar për vrasje e porositje të tyre, grup të strukturuar kriminal, korrupsion e armëmbajtje pa leje. Për pesë të pandehurit Behar […]

The post “Metamorfoza” shfryhet në gjykatë, lirohen Xhevahir Lita dhe Oltion Bistri appeared first on Reporter.al.

Balluku i fshihet Kuvendit në kundërshtim me rregulloren

12 November 2025 at 15:36

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, që mban dhe postin e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë nuk u paraqit të mërkurën në komisionet parlamentare për të prezantuar projektbuxhetin për vitin 2026, pavarësisht se Rregullorja e Kuvendit detyron praninë e ministrave në raportim. Që nga marrja e pandehur nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, me akuzën e “Shkeljes së barazizë […]

The post Balluku i fshihet Kuvendit në kundërshtim me rregulloren appeared first on Reporter.al.

KLGJ ankohet në Kuvend për buxhet të mangët për sigurinë në gjykata

11 November 2025 at 16:33

Në 6 tetor në qendër të Tiranës, në një sallë të Gjykatës së Apelit jo shumë larg Kuvendit të Shqipërisë, u vra gjyqtari Astrit Kalaja, duke shënuar një nga ngjarjet më të rënda në sistemin e drejtësisë dhe ngritjen e alarmit për mungesën e sigurisë në gjykata. Të martën në Kuvend, çështja e sigurisë në […]

The post KLGJ ankohet në Kuvend për buxhet të mangët për sigurinë në gjykata appeared first on Reporter.al.

Zv.kryeministrja Belinda Balluku, e pandehur për tenderin e tunelit të Llogarasë

31 October 2025 at 17:33

Zv. kryeministrja Belinda Balluku, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë u paraqit pasditen e të premtes në Prokurorinë e Posaçme në cilësinë e së pandehurës, ku iu komunikua akuza “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Sipas një njoftimi të Prokurorisë së Posaçme, SPAK, Balluku është marrë e pandehur për tenderin e […]

The post Zv.kryeministrja Belinda Balluku, e pandehur për tenderin e tunelit të Llogarasë appeared first on Reporter.al.

Kreu i KLSH: Institucionet po na bllokojnë proceset audituese

29 October 2025 at 15:36

Audituesit e Kontrollit të Lartë të Shtetit pengohen nga institucionet publike për të aksesuar databazën e të dhënave të tyre për auditim, u ankua të mërkurën në Kuvend kryetari i i këtij institucioni, Arben Shehu, por pa pëmendur me emër këto institucione publike. Duke iu përgjigjur shqetësimeve të deputetëve për zgjatjen tej afateve ligjore të […]

The post Kreu i KLSH: Institucionet po na bllokojnë proceset audituese appeared first on Reporter.al.

SPAK dërgon për gjykim grupin “Çopja”, një nga bandat më të dhunshme në Shqipëri

18 October 2025 at 17:09

Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) njoftoi të shtunën dërgimin për gjykim të një prej grupeve kriminale më të dhunshme dhe më të rrezikshme në historinë e re të vendit ndërsa disa prej drejtuesve të grupit janë ende në arrati. Grupi për të cilin prokurorët besojnë se drejtohet nga vëllezërit Çopja […]

The post SPAK dërgon për gjykim grupin “Çopja”, një nga bandat më të dhunshme në Shqipëri appeared first on Reporter.al.

Kuvendi i Shqipërisë ‘nderon’ figurën e diktatorit Enver Hoxha

7 October 2025 at 09:14

Në një dokument të cilësuar ‘informativ’ për deputetët me titullin “figurat kombëtare (tetor) dërguar nga zyra e Institutit Parlamentar në emailin e 140 deputetëve të Kuvendit, Hoxha përshkruhet si “Hero i Popullit” dhe “Hero i Punës Socialiste”, ndërsa në biografi përmendet si udhëheqës i shtetit shqiptar, i Partisë Komuniste dhe më pas i Partisë së […]

The post Kuvendi i Shqipërisë ‘nderon’ figurën e diktatorit Enver Hoxha appeared first on Reporter.al.

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

2 October 2025 at 17:22

Komisioni i Ligjeve mori në shqyrtim të enjten projektligjin e ri për “Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve”, i cili parashikon ngritjen e një superagjencie shtetërore që do të administrojë infrastrukturën e mbetjeve në vend, duke sjellë rritje të kostove dhe tarifave sipas parimit “ndotësi paguan”. Diskutimet e deputetëve u përqendruan tek kostot financiare dhe rrezikun […]

The post Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend appeared first on Reporter.al.

❌
❌