Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 2 February 2026Main stream

Bizneset në kolaps/ Fronti i “SelfCare” ende i bllokuar, institucionet heshtin

By: Brisi
2 February 2026 at 15:26

Sot shënohet dita e 15-të e bllokimit të sistemit të fiskalizimit SelfCare, i cili siç raportojnë ekonomistët dhe bizneset që nga data 20 janar nuk arrin të funksionojë siç duhet. Edhe pas njoftimeve të AKSH-it dhe Tatimeve për funksionim të sistemit, bizneset dhe ekonomistët ngritën sërish shqetësimin për mosfunksionimin të rregullt të tij. Sot ekonomistët […]

The post Bizneset në kolaps/ Fronti i “SelfCare” ende i bllokuar, institucionet heshtin appeared first on BoldNews.al.

Kaosi me barnat e rimbursueshme/ Çmimet e reja bllokojnë farmacitë, rrezikohet furnizimi

By: Brisi
2 February 2026 at 15:17

Pacientët rrezikojnë të mbeten pa barna të rimbursueshme. Një ngërç i krijuar nga miratimi i çmimeve të reja, si dhe aplikimi i tyre në sistem pa njoftuar farmacitë, ka krijuar kaos në tregun farmaceutik. Në sistem janë ndryshuar çmimet e pothuajse 40 barnave të listës së rimbursueshme për vitin 2026. Çmimi i tyre në sistem […]

The post Kaosi me barnat e rimbursueshme/ Çmimet e reja bllokojnë farmacitë, rrezikohet furnizimi appeared first on BoldNews.al.

Kontratat për plazhet/ Qeveria favorizon “Strategjikët”, u jep përparësi mbi pjesën tjetër

By: Brisi
2 February 2026 at 14:42

Nënshkrimi i kontratave për bizneset që do të mund të marrin plazhet me qira do të ndjekë rregullat e reja të miratuara në ndryshimet që bëri qeveria në rregullore së fundmi. Duke parashtruar një sërë të rejash që janë lakuar edhe më herët për kushtet që duhet të plotësojnë subjektet si dhe vendosja e një […]

The post Kontratat për plazhet/ Qeveria favorizon “Strategjikët”, u jep përparësi mbi pjesën tjetër appeared first on BoldNews.al.

Analiza/ Pse mediat italiane po e shohin me dyshim Kodin e ri Penal në Shqipëri

By: Brisi
2 February 2026 at 14:22

Mediat italiane kanë vënë në fokus procesin e nisur në Shqipëri për miratimin e Kodit të ri Penal, duke raportuar shqetësimet dhe paralajmërimin e Confindustria Albania, sipas së cilës ndryshimet e propozuara rrezikojnë të ndikojnë negativisht në ekonominë e vendit, klimën e investimeve dhe sigurinë juridike. Sipas shoqatës, projektligji nuk buron nga një nevojë reale […]

The post Analiza/ Pse mediat italiane po e shohin me dyshim Kodin e ri Penal në Shqipëri appeared first on BoldNews.al.

I akuzuar për korruspion, dënohet me burg të përjetshëm ish-ministri kinez

By: Brisi
2 February 2026 at 14:09

Ish-Ministri kinez i Drejtësisë, Tang Yijun, u dënua me burgim të përjetshëm, pasi akuzohet për korrupsion. Vendimi u mor nga një gjykatë në Xiamen, në provincën juglindore Fujian, raporton Reuters. Sipas gjykatës, Tang ka përfituar në mënyrë të paligjshme pronë me vlerë më shumë se rreth 19.71 milionë dollarë, midis viteve 2006 dhe 2022, duke […]

The post I akuzuar për korruspion, dënohet me burg të përjetshëm ish-ministri kinez appeared first on BoldNews.al.

GJKKO mbyll shqyrtimin paraprak të dosjes “Veliaj”, vendimi në 9 shkurt

By: Brisi
2 February 2026 at 13:54

Gjykata e Posaçme ka përfunduar këtë të hënë, shqyrtimin paraprak të dosjes, në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Në përfundim të seancës, GJKKO ka caktuar datën 9 shkurt, për shpalljen e vendimit, nëse dosja do të kalojë për gjykim ose jo. Ndërkohë seanca e sotme, u shoqërua me debate, ku Veliaj, i pranishëm […]

The post GJKKO mbyll shqyrtimin paraprak të dosjes “Veliaj”, vendimi në 9 shkurt appeared first on BoldNews.al.

PD bojkoton sërish “Territorialen”/ PS: Do ti drejtohemi Kuvendit për ndryshim të komisionit

By: Brisi
2 February 2026 at 13:40

Mazhoranca socialiste në Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale, ka paralajmëruar se di drejtohet Kuvendit për ndryshim të përbërjes së komisionit, pas bojkotit të opozitës. Edhe pse i ishte lënë kohë opozitës deri sot, anëtarët demokratë nuk u paraqitën. Kryetari i këtij komisionit, Arbjan Mazniku paralajmëroi se do ti drejtohen Kuvendit formalisht për të bërë […]

The post PD bojkoton sërish “Territorialen”/ PS: Do ti drejtohemi Kuvendit për ndryshim të komisionit appeared first on BoldNews.al.

Aksident në Fushë-Krujë/ Polici përplas për vdekje këmbësoren

By: Brisi
2 February 2026 at 13:34

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar, mëngjesin e kësaj të hëne, në aksin Nikël – Larushk. Një automjet i drejtuar nga një punonjës policie ka humbur drejtimin  he ka përplasur këmbësoren me inicialet N.Ç, e cila për pasojë ka humbur jetën. Lidhur me ngjarjen, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës – Kavajë) bën me […]

The post Aksident në Fushë-Krujë/ Polici përplas për vdekje këmbësoren appeared first on BoldNews.al.

I dogji fytyrën gazetares/ Kush është mjekja e promovuar nga Rama dhe hija e skandalit estetik

By: Brisi
2 February 2026 at 12:43

Kryeministri Edi Rama, kishte të ftuar një ditë më parë në podcastin e tij “Flasim”, mjeken estetiste, Vilma Tafilaj, me të cilën ndau një bashkëbisedim për operacionet plastike, dhe ndërhyrjet estetike. Tafilaj, e cila zotëron një klinikë private estetike, ndau përballë Ramës, disa këshilla se si mund të përmirësojmë pamjen tonë fizike, përmes ndërhyrjeve apo […]

The post I dogji fytyrën gazetares/ Kush është mjekja e promovuar nga Rama dhe hija e skandalit estetik appeared first on BoldNews.al.

Ligji i ri në Australi/ Snapchat bllokon mijëra llogari të përdoruesve nën 16 vjeç

By: Brisi
2 February 2026 at 12:27

Snapchat njoftoi të hënën se ka bllokuar ose çaktivizuar 415,000 llogari të përdoruesve nën moshën 16 vjeç në Australi gjatë dy muajve të fundit, pas hyrjes në fuqi të një ligji të ri që ndalon përdorimin e platformës nga adoleshentët nën këtë moshë. “Ne vazhdojmë të bllokojmë llogaritë çdo ditë,” tha kompania në një deklaratë. […]

The post Ligji i ri në Australi/ Snapchat bllokon mijëra llogari të përdoruesve nën 16 vjeç appeared first on BoldNews.al.

Operacion antidrogë në Itali/ Sekuestohen 70 kg drogë dhe mijëra euro, arrestohet shqiptari dhe rumuni

By: Brisi
2 February 2026 at 12:16

Policia italiane ka finalizuar pasditen e djeshme një operacion antidrogë në qytetin e Bergamos dhe në provincë, duke çuar në arrestimin e dy personave dhe sekuestrimin e mbi 70 kilogramëve hashash, si dhe një shume të konsiderueshme parash. Sipas mediave të huaja, operacioni është pjesë e një plani më të gjerë kontrollesh të synuara për […]

The post Operacion antidrogë në Itali/ Sekuestohen 70 kg drogë dhe mijëra euro, arrestohet shqiptari dhe rumuni appeared first on BoldNews.al.

Përplasi me makinë humoristin Nexho Shabani, arrestohet shoferi 74-vjeçar në Shkodër

By: Brisi
2 February 2026 at 12:01

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 74-vjeçar, pasi mbrëmjen e djeshme ka përplasur me makinë humoristin Nexho Shabanin në rrugën “Qemal Draçini”, në Shkodër. Sipas policisë në pranga është vënë shtetasi N. Xh., 74 vjeç, banues në Shkodër. “Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit: -N. Xh., 74 vjeç, banues në Shkodër, pasi mbrëmë, […]

The post Përplasi me makinë humoristin Nexho Shabani, arrestohet shoferi 74-vjeçar në Shkodër appeared first on BoldNews.al.

Tonelata me kokainë/ Kush është klani shqiptar “Vokri” që po përmbyt Spanjën me drogë (EMRAT)

By: Brisi
2 February 2026 at 10:54

Borja Mendez – ABC.es Tregtia e drogës është ciklike dhe herë pas here shfaqet një lojtar i ri që kërkon të dominojë lojën. Ky ka qenë rasti me Mafian Mocro, kartelin ballkanik dhe mafian turke. Një nga më të fuqishmet aktualisht është familja Vokri, e cila fiton miliona duke blerë kokainë dhe është e aftë të korruptojë oficerët e policisë, […]

The post Tonelata me kokainë/ Kush është klani shqiptar “Vokri” që po përmbyt Spanjën me drogë (EMRAT) appeared first on BoldNews.al.

Berisha në SPAK/ Lexon mesazhin për Dumanin: Avokati i Irenës me 5 mbiemra amnistoi krimin zgjedhor!

By: Brisi
2 February 2026 at 10:39

Kryedemokrati Sali Berisha, është paraqitur mëngjesin e kësaj të hëne në Prokurorinë e Posaçme, SPAK, në zbatim të masës “detyrim paraqitje” të caktuar ndaj tij për dosjen Partizani. Jashtë SPAK, për mediat, Berisha lexoi dhe mesazhin që la brenda prokurorisë, për prokurorin Altin Dumani, teksa e ka akuzuar për mbrojtje të krimit zgjedhor. Sipas Berishës, […]

The post Berisha në SPAK/ Lexon mesazhin për Dumanin: Avokati i Irenës me 5 mbiemra amnistoi krimin zgjedhor! appeared first on BoldNews.al.

Banorët e Luzit sërish në protestë: PS na mashtroi për rrugën! Kalaja: Do i dërgojmë shkresë ARRSH-së

By: Brisi
2 February 2026 at 10:19

Banorët e fshatit Luzë në Fushë-Krujë, kanë dalë sërish në protestë, mëngjesin e kësaj të hëne, për të shprehur revoltën e tyre për degradimin e rrugës kryesore të zonës. Për mediat ata thonë se kanë rënë pre e mashtrimit njëherë nga autoritetet, të cilët nuk e mbajtën premtimin për ta rregulluar rrugën në shtator. Banorët […]

The post Banorët e Luzit sërish në protestë: PS na mashtroi për rrugën! Kalaja: Do i dërgojmë shkresë ARRSH-së appeared first on BoldNews.al.

Mbyllet përfundimisht Kadastra e Vlorës/ Punonjësit që nuk pranojnë shpërnguljen pushohen nga puna

By: Brisi
2 February 2026 at 10:07

Kadastra e Vlorës është mbyllur përfundimisht mëngjesin e sotëm, pas urdhrit të Lorena Goxhobellit, për transferimin e strukturës drejt Tiranës. Pavarësisht kundërshtimeve të forta dhe protestës nga punonjësit dhe qytetarët, vendimi ka hyrë në fuqi. Sipas raportimeve, një pjesë e stafit është zhvendosur sot drejt Tiranës, ndërsa një pjesë tjetër është transferuar në Fier, ndërsa […]

The post Mbyllet përfundimisht Kadastra e Vlorës/ Punonjësit që nuk pranojnë shpërnguljen pushohen nga puna appeared first on BoldNews.al.

Në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 46-vjeçari në Vaun e Dejës (EMRI)

By: Brisi
2 February 2026 at 09:54

Një 46-vjeçar është arrestuar nga Policia në Vaun e Dejës, pasi ishte shpallur në kërkim për kultivim kanabisi. Sipas policisë, në pranga është vënë shtetasi Gjerg Goli, i cili akuzohet si bashkëpunëtor për përshtatjen e 2 ambienteve (banesa) për kultivimin e bimëve narkotike, me llamba, në fshatin Barbullush. Nga këto 2 ambiente, disa javë më […]

The post Në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 46-vjeçari në Vaun e Dejës (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

“Fontana di Trevi” në Romë bëhet me biletë, ja sa € do të paguajnë turistët

By: Brisi
2 February 2026 at 08:45

Duke filluar nga ora 9:00 e mëngjesit sipas orës lokale, autoritetet e Romës do të fusin në fuqi një biletë prej dy eurosh për turistët që dëshirojnë të vizitojnë dhe të admirojnë nga afër Shatërvanin historik të Trevit, një nga monumentet më të njohura të kryeqytetit italian. Sipas mediave të huaja, bileta do të jetë […]

The post “Fontana di Trevi” në Romë bëhet me biletë, ja sa € do të paguajnë turistët appeared first on BoldNews.al.

Kush e qëlloi Sokol Dacin në Lezhë? Brenda berberhanes një Polic dhe një anëtar i fisit Nikulaj (Detajet)

By: Brisi
2 February 2026 at 08:22

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e regjistruar mbrëmjen e kaluar në Lezhë, ku mbeti i plagosur, 30-vjeçari Sokol Daci. Ngjarja u regjistrua në vendin e njohur si “Kthesa e Rrilës”, ku persona ende të paidentifikuar hapën zjarr drejt një berberhane duke lënë të plagosur 30-vjeçarin, që rezulton dhe pronari i biznesit. […]

The post Kush e qëlloi Sokol Dacin në Lezhë? Brenda berberhanes një Polic dhe një anëtar i fisit Nikulaj (Detajet) appeared first on BoldNews.al.

Këmbimi valutor 2 Shkurt, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

By: Brisi
2 February 2026 at 08:11

Në kursin e këmbimit valutor sot, 2 Shkurt 2026, monedha europiane, euro, blihet me 96.3 lekë dhe shitet 97 lekë. Dollari amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82.2 lekë. Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 104.8 lekë, ndërsa në shitje me 105.8 lekë. Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 59.4 lekë, ndërsa […]

The post Këmbimi valutor 2 Shkurt, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja appeared first on BoldNews.al.

❌
❌