Këtë të hënë, ish-nuse dhe ish-vjehrrë janë përplasur ‘live’, lidhur me akuzat se Blerina Basha ka braktisur tre fëmijët e saj të mitur, duke i lënë vetëm në një banesë me kushte të rënda hidro-sanitare.
Në emisionin “Me zemër të hapur” në News24, ish-vjehrra e Blerina Bashës, është shprehur kritike ndaj ish-nuses, duke thënë se, “ajo nuk mund të thotë se nuk ka mundësi ekonomike, kur ajo ka para për të bredhur”.
“Kam folur me mamin tënd live dhe kam thënë që nuk mund t’i lëmë fëmijët në atë gjendje. Ka thënë që burri nuk më sjell lekë. Kërkoje ndihmë sociale. Po për të bredhur për të bërë qerpikët, për të bërë vetullat, për të bërë thonjtë, flokët a kishe lekë ti. More në qafë tri fëmijë, po më plas shpirti”, ka thënë ish-vjehrra.
Këto deklarata nëna e 3 fëmijëve i ka hedhur poshtë dhe se është kujdesur për fëmijët dhe se nuk i ka braktisur kurrë.
Sa i përket disa fotove që kanë qarkulluar në media pas bërjes publike të rastit, e reja Blerina Basha i ka mohuar se janë bërë në Dubai, por sipas saj, janë montuar. Ajo tha se të gjithë po lëshojnë lumë urrejtjesh ndaj saj.
“Janë foto të montuara. Janë të bëra nga aplikacionet, mund të montohen. Ka pasur mosmarrëveshjet, debatet. Fëmijët e mi nuk janë ushqyer kurrë me urrejtje ndaj babait dhe gjyshes së tyre. Këta persona po japin kaq urrejtje ndaj meje. Fëmijët e mi kanë ndenjur 2-3 muaj në Itali, pasi unë nuk mund të shkoja për shkak të dokumenteve, dhe dëgjoja, se e kam me video, ku fëmijët më shanin dhe flisnin me fjalë të ndyra. Të ndikuar nga ish-burri im”, tha Blerina Basha.
Ndërkohë, ish-vjehrra tha se nusja e saj shpërdoronte paratë, duke e akuzuar sërish që ka lënë fëmijë në gjendje të rëndë dhe është kujdesur për veten e saj.
“10 muaj jetonin fëmijët me mua në Itali. Në muajin e 5 ajo ka ikur dhe është larguar 5 muaj dhe s’ka ardhur. Ndoshta në Dubai nuk ka qenë, por në Kosovë ka qenë. Nëse fëmijët janë në atë gjendje, që bën thonjtë, e flokët, dhe qerpikët, e për të ngritur vetullat, mos kërko ndihmë nga shteti. E di kur kërkoj unë ndihmë, kur jam sëmurë. Ndihmë i kanë dhënë të gjithë. Por siç është në pamjet e jashtme, ashtu duhet të jetë dhe në shtëpi. Zgjeben s’ia solla unë nga Italia me valixhe asaj”, tha ajo.
B.B bashkë me tre fëmijët e mitur vijon të qëndrojë në pediatrinë e spitalit të Durrësit.
Gazetarja e Top Channel, Vali Qyrfyçi, ka siguruar dëshminë e 33-vjeçares, e cila shprehet se ka punuar me dy turne për të mbajtur fëmijët, pasi nuk kishte asnjë mbështetje familjare.
Ajo thotë se dje u ka blerë fëmijëve rroba, komplet pizhamesh të ngrohta, dhe batanije për të kaluar natën në spital dhe askush nuk u ka dhënë veshmbathje, ndryshe nga sa ka deklaruar mbrëmjen e kaluar Ministria.
“Kam punuar me dy turne për të mbajtur fëmijët, sepse nuk kam pasur asnjë mbështetje familjare. Prindërit e mi jetojnë në Francë dhe nuk kam asnjë të afërm këtu që të më ndihmojë për kujdesin ndaj tyre.
Në vitin 2025, ish-bashkëshorti më propozoi të bashkoheshim për të ikur në Itali. U bashkuam dhe ai u përgatiti dokumentet fëmijëve. Në shtator më tha se nuk do të qëndronte më në Itali dhe m’i la fëmijët mua. Më kërkoi të rrija me të, duke thënë se nuk i mbante dot vetëm.
Unë qëndrova rreth tre muaj në Shqipëri për procedurat e dokumenteve dhe, sepse nuk mund të rrija pa fëmijët, i mora me vete për t’u kthyer. Diskutuam që fëmijët të qëndronin me të atin në Itali, por unë nuk mund t’i lija larg, ndaj i mora dhe i regjistrova në shkollë këtu.
Në nëntor vjet, shkolla më njoftoi se dy djemtë nuk po shkonin në shkollë, pasi nuk kisha mundësi t’i çoja çdo ditë. Në atë periudhë, fëmijët rezultuan edhe me zgjebe. U komunikova situatën dhe kërkova ndihmë nga bashkia, duke kërkuar ndërhyrjen e shërbimeve sociale që të merrnin masa për rastin tim.
Bashkia nuk ka vepruar. Më thirrën në shkollë për mungesat e fëmijëve dhe u shpjegova se nuk kam mundësi të qëndroj e mbyllur në shtëpi me ta, pa punuar. U thashë se, nëse do të më ndihmonin konkretisht me shërbime sociale, do të qëndroja me fëmijët, por në kushtet kur nuk kishte ndihmë reale, isha e detyruar të punoja.
Nuk qëndrova tek ish-bashkëshorti, sepse nuk mund të jetoj me një person nga i cili jam e ndarë. Ai më ka dhënë vetëm 180 mijë lekë të vjetra si ndihmë për tre fëmijët, një shumë që nuk më mjaftonte, ndaj nuk kisha zgjidhje tjetër veçse të shkoja në punë.”, ka deklaruar ajo. /Tch/
Blerina Basha, bashkë me tre fëmijët e mitur vijon të qëndrojë në pediatrinë e spitalit të Durrësit. 33-vjeçarja, e cila shprehet se ka punuar me dy turne për të mbajtur fëmijët, pasi nuk kishte asnjë mbështetje familjare.
Ajo thotë se dje u ka blerë fëmijëve rroba, komplet pizhamash të ngrohta, dhe batanije për të kaluar natën në spital dhe askush nuk u ka dhënë veshmbathje, ndryshe nga sa ka deklaruar mbrëmjen e kaluar Ministria.
Kam punuar me dy turne për të mbajtur fëmijët, sepse nuk kam pasur asnjë mbështetje familjare. Prindërit e mi jetojnë në Francë dhe nuk kam asnjë të afërm këtu që të më ndihmojë për kujdesin ndaj tyre.
Në vitin 2025, ish-bashkëshorti më propozoi të bashkoheshim për të ikur në Itali. U bashkuam dhe ai u përgatiti dokumentet fëmijëve.
Në shtator më tha se nuk do të qëndronte më në Itali dhe m’i la fëmijët mua. Më kërkoi të rrija me të, duke thënë se nuk i mbante dot vetëm.
Unë qëndrova rreth tre muaj në Shqipëri për procedurat e dokumenteve dhe, sepse nuk mund të rrija pa fëmijët, i mora me vete për t’u kthyer.
Diskutuam që fëmijët të qëndronin me të atin në Itali, por unë nuk mund t’i lija larg, ndaj i mora dhe i regjistrova në shkollë këtu.
Në nëntor vjet, shkolla më njoftoi se dy djemtë nuk po shkonin në shkollë, pasi nuk kisha mundësi t’i çoja çdo ditë. Në atë periudhë, fëmijët rezultuan edhe me zgjebe. U komunikova situatën dhe kërkova ndihmë nga bashkia, duke kërkuar ndërhyrjen e shërbimeve sociale që të merrnin masa për rastin tim.
Bashkia nuk ka vepruar. Më thirrën në shkollë për mungesat e fëmijëve dhe u shpjegova se nuk kam mundësi të qëndroj e mbyllur në shtëpi me ta, pa punuar. U thashë se, nëse do të më ndihmonin konkretisht me shërbime sociale, do të qëndroja me fëmijët, por në kushtet kur nuk kishte ndihmë reale, isha e detyruar të punoja.
Nuk qëndrova tek ish-bashkëshorti, sepse nuk mund të jetoj me një person nga i cili jam e ndarë. Ai më ka dhënë vetëm 180 mijë lekë të vjetra si ndihmë për tre fëmijët, një shumë që nuk më mjaftonte, ndaj nuk kisha zgjidhje tjetër veçse të shkoja në punë”, ka deklaruar ajo.
Rekomandimet për vaksinat kundër gripit, rotavirusit, meningokokut dhe hepatitit A janë hequr pa shqyrtim të jashtëm shkencor - ekspertët paralajmërojnë pasoja të rënda për shëndetin e fëmijëve
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hequr rekomandimin shumëvjeçar për vaksinimin e detyrueshëm të të gjithë fëmijëve kundër gripit, rotavirusit, sëmundjes meningokokale dhe hepatitit A, duke ia lënë vendimin prindërve në konsultim me profesionistët shëndetësorë në kuadër të vendimmarrjes së përbashkët klinike. Ky hap përfaqëson realizimin e një prej qëllimeve afatgjata të ministrit të Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr.
Këtë masë e ka miratuar ushtruesi i detyrës së drejtorit të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), Jim O’Neil, pa shqyrtimin e zakonshëm të jashtëm nga ekspertët e agjencisë. Rekomandimet e reja kanë shënuar vazhdimin e fushatës së Kennedy-t për uljen e vaksinimit të fëmijëve.
Presidenti amerikan Donald Trump kishte bërë thirrje që në dhjetor të vitit të kaluar që SHBA-të të “përshtateshin me vendet e tjera të zhvilluara”, ndërsa tani ka deklaruar se kalendari i ri i vaksinimit është “i bazuar në standardin e artë të shkencës”.
Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump e ka përgëzuar Kennedy-n dhe zyrtarë të tjerë shëndetësorë për këtë ndryshim.
“Shumë amerikanë janë lutur për vite me radhë për këto reforma të ARSYES SË SHËNDOSHË. Faleminderit që i kushtuat vëmendje këtij problemi!”, ka shkruar Trump, duke iu referuar lëvizjes së Kennedy-t “Ta bëjmë Amerikën sërish të shëndetshme” (MAHA).
Kennedy, kritik i njohur i vaksinave, ka udhëhequr edhe më herët përpjekjet për heqjen e rekomandimeve universale për vaksinimin e fëmijëve kundër COVID-19 dhe hepatitit B, duke pretenduar se vaksinat lidhen me autizmin, pohime që shkencëtarët i kanë hedhur poshtë vazhdimisht, trasnmeton Telegrafi.
Paralajmërimet e ekspertëve për pasojat e mundshme
Ekspertët e shëndetit publik kanë paralajmëruar se heqja e këtyre rekomandimeve mund të çojë në shtrime në spital dhe vdekje që mund të ishin parandaluar.
Michael Osterholm, drejtor i Qendrës për Kërkime mbi Sëmundjet Infektive në Universitetin e Minesotës, ka deklaruar se duhej të ishte zhvilluar një debat publik mbi rreziqet dhe përfitimet, si dhe mbi ndikimin e mundshëm të heqjes së rekomandimeve.
Presidenti i Akademisë Amerikane të Pediatrisë, Sean O’Leary, ka theksuar se vendet e tjera të zhvilluara përballen me rreziqe të ndryshme sëmundjesh dhe kanë sisteme shëndetësore të ndryshme krahasuar me SHBA-të. Ndryshe nga SHBA-të, të cilat mbështeten në kujdesin shëndetësor privat, shumica e vendeve ofrojnë kujdes shëndetësor bazë universal të financuar nga shteti.
“Çdo vendim për kalendarin amerikan të vaksinimit të fëmijëve duhet të bazohet në prova shkencore, transparencë dhe procese të vendosura shkencore, e jo në krahasime që anashkalojnë dallimet thelbësore ndërmjet vendeve apo sistemeve shëndetësore”, ka thënë ai.
Rëndësia e vaksinimit për shëndetin e fëmijëve
Secila nga vaksinat e përmendura ka parandaluar sëmundje që dikur shkaktonin shtrime të panevojshme në spital dhe vdekje te fëmijët, ka vlerësuar Jesse Goodman, profesor në Universitetin Georgetown dhe ish-shkencëtar kryesor i FDA-së.
Vaksinimi kundër gripit ka ndihmuar në parandalimin e vdekjeve të fëmijëve nga gripi, i cili gjatë sezonit 2024–2025 ka shkaktuar vdekjen e 288 fëmijëve, sipas të dhënave të CDC-së. Hepatiti A, që prek mëlçinë, zakonisht kalon vetë, por ka çuar edhe në shtrime në spital dhe dëmtime të përhershme të mëlçisë.
Rotavirusi, që shkakton diarre dhe dehidratim, më parë dërgonte dhjetëra mijëra fëmijë çdo vit në spitale, por vaksinat i kanë bërë këto raste jashtëzakonisht të rralla, ka theksuar Goodman.
Edhe pse meningjiti, një infeksion bakterial i trurit, është shfaqur rrallë te fëmijët, rreth 15 për qind e të infektuarve nuk kanë reaguar ndaj antibiotikëve dhe kanë humbur jetën, ka shtuar ai.
Rekomandimet e përditësuara kanë ruajtur imunizimin kundër 11 sëmundjeve, përfshirë fruthin, shytat dhe linë e dhenve, ndërsa vaksinat e tjera janë klasifikuar si të destinuara për grupet me rrezik të lartë ose në kategorinë e vendimmarrjes së përbashkët, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Sociale. /Telegrafi/
Vetëbesimi është një nga tiparet më të vlefshme që prindërit mund t'u japin fëmijëve të tyre, dhe këshilltari i shëndetit mendor Jeffrey Meltzer ka zbuluar mënyra të thjeshta për të rritur vetëbesimin tek fëmijët.
Meltzer thekson se dashuria pa kushte është themeli i vetëbesimit të një fëmije, shkruan Times of India. Ai pohon se është thelbësore që një fëmijë të dijë se dashuria juaj nuk varet nga sukseset apo dështimet e tij.
"Kur fëmijët e dinë se vlera e tyre nuk varet nga arritjet, ata ndihen të lirë të marrin rreziqe, të bëjnë gabime dhe të rriten pa frikë. Vetëbesimi zhvillohet kur fëmijët ndihen të sigurt në dashurinë tuaj", tha ai.
Sipas faktit që vetëbesimi lidhet me pranimin shoqëror, Meltzer thekson se është e rëndësishme t'u mësojmë fëmijëve lojën e ndershme. Ai pohon se fëmijët që nuk i ndjekin rregullat shpesh refuzohen nga bashkëmoshatarët e tyre.
"Fëmijët që nuk presin radhën e tyre, mashtrojnë ose e kanë të vështirë të përballen me humbjen, shpesh përballen me refuzim nga bashkëmoshatarët e tyre. Luani lojëra me ta për të zhvilluar durimin, qëndrueshmërinë dhe sportivitetin e tyre", tha ai.
Për më tepër, përqendrimi te procesi, jo vetëm te rezultati përfundimtar, është çelësi për ndërtimin e vetëbesimit. Është e rëndësishme të vlerësohet përpjekja që një fëmijë bën për të mësuar ose praktikuar, pavarësisht notës ose fitores.
"Festojeni procesin, jo vetëm rezultatin. Përqendrimi te përpjekja i mëson fëmijëve të vlerësojnë atë që mund të kontrollojnë, duke ndërtuar vetëbesim nga brenda", tha ai.
Meltzer gjithashtu thekson se një nga mënyrat më të mira për të rritur vetëbesimin është ta lini fëmijën tuaj të marrë përsipër rolin e mësuesit.
"Ndërroni rolet dhe lëreni fëmijën tuaj t'ju mësojë diçka. Bëni pyetje të nxitura nga kurioziteti për të treguar se i vlerësoni njohuritë e tyre. Mësimdhënia forcon besimin e tyre në aftësitë e tyre dhe i ndihmon të ndihen të respektuar", tha ai.
Përveç kësaj, një pikëpamje pozitive, por realiste e botës, është një mjet i rëndësishëm për të ardhmen e një fëmije.
Gjatë muajve të dimrit, fëmijët janë më shpesh të ekspozuar ndaj ftohjeve dhe viruseve, veçanërisht foshnjat dhe fëmijët e vegjël, imuniteti i të cilëve nuk është zhvilluar ende plotësisht. Ushqyerja e duhur, kujdesi dhe zakonet e përditshme mund të kontribuojnë ndjeshëm në forcimin e sistemit imunitar.
Në muajt e parë të jetës, foshnja merr mbrojtje natyrale nga nëna, veçanërisht nëpërmjet ushqyerjes me gji. Qumështi i gjirit përshtatet me nevojat e foshnjës dhe e ndihmon atë të luftojë infeksionet. Nëse ushqyerja me gji nuk është e mundur, formulat për foshnje përmbajnë gjithashtu lëndë ushqyese të rëndësishme që kontribuojnë në zhvillimin e imunitetit.
Rreth moshës gjashtë muajsh, futen ushqimet plotësuese dhe është e rëndësishme që dieta të jetë e larmishme dhe e pasur me fruta, perime, drithëra dhe mish. Vëmendje e veçantë duhet t'i kushtohet marrjes së mjaftueshme të lëngjeve, si dhe ushqimeve që përmbajnë hekur dhe zink.
Përveç ushqyerjes, është e rëndësishme ta vishni fëmijën tuaj siç duhet gjatë ditëve të ftohta, ta ajrosni dhomën rregullisht dhe të kaloni kohë në ajër të pastër çdo ditë. Këto zakone të thjeshta mund të ndihmojnë në mbajtjen e fëmijës suaj të shëndetshëm gjatë dimrit.
Nëse një foshnjë ose fëmijë shfaq simptoma të tilla si kollë, rrjedhje hundësh ose temperaturë të lartë, është e rëndësishme të reagoni në kohë dhe të kërkoni ndihmë mjekësore, sepse tek më të vegjlit, edhe infeksionet e lehta mund të ndërlikohen më shpejt.
Prokuroria Themelore Publike në Shkup, gjykatësit për fëmijë në kuadër të Gjykatës Themelore Penale Shkup i parashtroi Kërkesë për fillimin e procedurës përgatitëse për gjithsej pesë fëmijë në konflikt me ligjin, sepse kanë ndërmarrë veprime të cilat janë paraparë si vepër penale – Dhunë nga neni 386 nga Kodi Penal.
Bëhet fjalë për të mitur, të moshës prej 14 dhe 15 vjet, bashkë me edhe një fëmijë i cili nuk ka mbushur 14 vjet dhe nuk mund të përgjigjet penalisht, në grup kanë kryer dhunë të ashpër ndaj dy 14-vjeçarëve të tjerë.
Siç thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike, incidenti ka ndodhur më 12 dhjetor në oborrin e Shkollës Fillore “Dituria” në Saraj.
Dy fëmijët – viktima të dhunës – po shkonin në shtëpi kur u ndaluan nga sulmuesit në dalje të oborrit të shkollës.
Ata filluan t’i godisnin me grushte dhe shqelma në kokë dhe trup. Njëri nga fëmijët e lënduar pësoi plagë sipërfaqësore në kokë, ndërsa fëmija tjetër pësoi lëndime të rënda trupore – kontuzion në kokë, hundë të thyer dhe hematoma në të gjithë trupin.
Me dhunën kryerësit shkaktuan ndjenjën e pasigurisë dhe frikës edhe te fëmijë të tjerë të cilët në atë moment dilnin nga shkolla.
Duke e pasur parasysh moshën e fëmijëve në konflikt me ligjin, por dhe nevojën që të sigurohet zhvillim i pandërprerë i procedurës, prokurori publik gjykatësit i ka propozuar të përcaktojë masa të kujdesit – paraqitje në gjykatë, marrje të pasaportës dhe ndalesë për afrim dhe realizim të çfarëdo lloj kontaktesh me fëmijët e dëmtuar.
TIRANË, 27 nëntor/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Fëmijëve, theksoi se tre politikat kryesore Garancia për Fëmijët, Transformimi i Qendrave Rezidenciale dhe Ligji i Kujdesit Alternativ janë pjesë e një vizioni të vetëm, ndërtimi i një sistemi mbrojtjeje të qëndrueshëm, të koordinuar dhe të qasshëm, ku çdo fëmijë ndjehet i sigurt, i mbështetur dhe i përfshirë, ndërsa familjet marrin ndihmën e nevojshme për t’u forcuar.
“Fëmijët janë gjithmonë të parët dhe do të mbeten të tillë në çdo vendimmarrje të këtij institucioni,” tha ministrja në fjalën e saj.
Duke falënderuar anëtarët e Këshillit për kontributin e tyre të përditshëm, ministrja ftoi pjesëmarrësit të ndajnë rekomandimet e tyre për përmirësimin e politikave, në mënyrë që zbatimi të jetë sa më cilësor dhe efektiv. Ajo shprehu mirënjohje të veçantë për Bashkimin Evropian, UNICEF-in, organizatat partnere dhe të gjithë aktorët që kanë mbështetur këtë proces reformues.
Në takim u prezantua Plani Kombëtar i Veprimit për Garancinë Evropiane për Fëmijët, që synon të garantojë që çdo fëmijë në Shqipëri, pavarësisht prejardhjes apo gjendjes socio–ekonomike, të ketë akses të barabartë në shërbime cilësore arsimore, shëndetësore, sociale dhe mbrojtëse. Ministrja Sala theksoi se Garancia Evropiane orienton institucionet drejt mbështetjes së fëmijëve më vulnerabël – përfshirë fëmijët me aftësi të kufizuara, ata nga komunitetet rom dhe egjiptian, fëmijët pa kujdes prindëror apo në rrezik dhune dhe shfrytëzimi.
Një tjetër element i rëndësishëm i prezantuar ishte Procesi i Transformimit të Qendrave Rezidenciale, një reformë e cila përkthehet në zhvendosjen nga kujdesi institucional drejt shërbimeve komunitare dhe mbështetjes së familjes. Modeli tashmë i suksesshëm në Korçë dhe Vlorë po shtrihet në Durrës dhe së shpejti edhe në Shkodër, ndërsa me buxhetin e garantuar për periudhën 2026–2028, reforma do të shndërrohet në një realitet kombëtar.
Ligji i ri për Kujdesin Alternativ, i cili po finalizohet, është një prej shtyllave kryesore të reformës së deinstitucionalizimit dhe një angazhim kyç në kuadër të Kapitullit 23 të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ligji pritet të modernizojë të gjithë sistemin e kujdesit për fëmijët që nuk mund të rriten me prindërit e tyre, duke vendosur standarde të reja në garantimin e interesit më të lartë të fëmijës dhe ndërtimin e një modeli funksional të kujdestarisë profesionale.
/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, prof. Evis Sala gjatë mbledhjes së Këshillit...
Zakonet prindërore që praktikojmë çdo ditë mund të ndikojnë fuqishëm në mënyrën se si fëmijët ndërtojnë vetëbesim dhe një ndjenjë vlerësimi për veten.
Ekspertët theksojnë se një imazh pozitiv për veten zhvillohet përmes ndërveprimeve të vogla dhe të përsëritura që u tregojnë fëmijëve se ata shihen, duhen dhe janë të aftë.
Mënyra se si u përgjigjemi emocioneve të tyre, si vendosim kufij dhe sa shumë u lejojmë të mësojnë përmes përvojës luajnë një rol veçanërisht të rëndësishëm.
Kjo është arsyeja pse psikologia e fëmijëve, nëna dhe edukatorja e prindërve Jaimie Bloch theksoi disa zakone dhe praktika prindërore që kanë një ndikim afatgjatë në vetëbesimin e fëmijëve.
Lidhuni përmes ndjenjave: Kjo i ndihmon fëmijët të emërtojnë dhe përpunojnë emocionet, gjë që krijon një themel të fortë emocional.
Jini të ngrohtë dhe të qëndrueshëm: Mirësia, një ton i ngrohtë dhe kufijtë e qartë i ndihmojnë fëmijët të ndihen të sigurt dhe të respektuar.
Lavdëroni përpjekjen, jo personin: Theksi është te procesi dhe këmbëngulja, jo te deklaratat si "je shumë i zgjuar".
Inkurajoni autonominë: Lejojini të provojnë gjëra të reja me rreziqe të vogla dhe të sigurta, në mënyrë që të mësojnë përmes provës dhe gabimit.
Jini të përgjegjshëm në reagimet tuaja: prania, ngrohtësia dhe dëgjimi aktiv ndërtojnë një ndjenjë lidhjeje të sigurt.
Përshtatni pritjet sipas moshës: detyrat duhet të jenë sfiduese, por të arritshme që fëmija të përjetojë sukses.
Praktikoni prindërimin e ndërgjegjshëm: bërja e një pauze të shkurtër para se të reagoni ndihmon në ruajtjen e qetësisë, gjë që gjithashtu qetëson fëmijën.
Mësoni rreth rritjes dhe të nxënit: Gabimet paraqiten si mundësi për të mësuar dhe për të zhvilluar qëndrueshmëri.
Ndërtoni aftësi sociale: Shfaqja e empatisë dhe riparimi i marrëdhënieve u mëson fëmijëve se marrëdhëniet mund të riparohen.
Jini një model i vetëdhembshurisë: Të tregosh mirësi ndaj vetes u mëson fëmijëve se si ta trajtojnë veten me mirëkuptim.
Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Fëmijëve, Avokati i Popullit thekson se kjo ditë na kujton se çdo fëmijë, kudo në botë, meriton dashuri, siguri, arsim cilësor dhe mundësi të barabarta për të realizuar potencialin e tij të plotë.
Avokati i Popullit njofton se kur janë fëmijët në pyetje përgjegjësia është e përbashkët e komunitetit, institucioneve, familjeve dhe shoqërisë për të krijuar një mjedis ku fëmijët rriten të mbrojtur, të vlerësuar dhe të dëgjuar.
“Çdo fëmijë ka të drejtë të jetojë i sigurt, i mbrojtur nga dhuna, abuzimi, keqtrajtimi dhe çdo formë diskriminimi. Çdo vendimmarrje dhe politikë duhet të ketë në qendër interesin më të lartë të fëmijës.
Avokati i Popullit mbetet i përkushtuar të monitorojë zbatimin e të drejtave të fëmijëve, të identifikojë mangësitë dhe të kërkojë nga autoritetet përgjegjëse që të ndërmarrin veprimet e nevojshme për përmirësimin e situatës. Të drejtat e fëmijëve nuk janë çështje simbolike – ato janë detyrim që kërkon veprim të vazhdueshëm.
Me urimin që çdo fëmijë të gëzojë fëmijëri të sigurt, të drejtë dhe të lumtur, shënojmë sot Ditën Botërore të Fëmijëve duke ritheksuar se mbrojtja e tyre është investimi më i vlefshëm për të ardhmen e shoqërisë”, thuhet në komunikatën e Avokatit të Popullit. /Telegrafi/
Një foshnjë e braktisur u gjet e gjallë, e futur brenda një rezervuari tualeti në Tajlandë.
E porsalindura po qante kur një pastruese shtëpie e dëgjoi duke pastruar katin e tretë të një ndërtese zyrash në Bangkok më 15 nëntor.
Punonjësi ngriti kapakun e tualetit dhe u trondit kur gjeti vajzën të futur në enë, gjysmë të mbushur me ujë, ku besohet se ishte vendosur menjëherë pas lindjes.
Foshnja ishte e zhveshur dhe duart e saj ishin zbehur dhe të rrudhura nga zhytja në ujë, transmeton Telegrafi.
Policia nxitoi në vendngjarje në lagjen Lat Krabang rreth orës 11 të mëngjesit, pasi mori një raport.
Vajza u dërgua në spitalin Sirindhorn për një kontroll. Mjekët thanë se ajo peshonte 2.7 kilogramë dhe konfirmuan se nuk ishte lënduar.
Kapiteni i policisë Kritsada Saikhong tha: 'Foshnja vajzë ishte nën një ditëshe. Ishte e porsalindur, por nuk kishte asnjë shenjë të nënës. Ne do të vazhdojmë me hetimin për të gjetur se kush e la foshnjën në tualet'.
Oficerët po kontrollojnë kamerat e sigurisë për të përcaktuar se kush ishte në ndërtesë dhe kush e përdori banjën.
Prindërit mund të ndiqen penalisht për braktisje sipas Nenit 306 të Kodit Penal Tajlandez, i cili mbart një dënim deri në tre vjet burg, një gjobë deri në 6,000 baht (140 funte), ose të dyja. /Telegrafi/
Nënat janë ‘strehë e sigurt’ ku fëmijët nxjerrin emocionet që kanë mbajtur gjatë ditës
A e ke vënë re ndonjëherë se fëmijët e tu sillen si engjëj me të tjerët - me gjyshen, mësuesit apo edhe me të panjohurit në rrugë, por sapo mbeten vetëm me ty, shndërrohen në djallusha të vegjël?
Blogerja dhe nëna Kate Baltrusky shpjegon pse ndodh kjo. Sipas saj, duhet të ndihesh shumë mirë për këtë, sepse kjo do të thotë që po bën gjithçka si duhet.
Kate, autore e blogut KateSurfs.com, tregon me humor se burri i saj shpesh i thotë:
“Nuk e kuptoj! Fëmijët janë të mrekullueshëm kur janë me mua, por sapo të të shohin ty, gjithçka del jashtë kontrollit.”
Ajo kujton edhe një “studim të rremë” që kishte lexuar në faqen Momnewsdaily.com, ku thuhej se fëmijët sillen “800% më keq” kur nëna është në dhomë. Edhe pse qeshi me këtë, ajo pranon se koncepti është plotësisht i vërtetë!
Fëmijët vërtet sillen më keq kur janë pranë nënës së tyre, por ja pse:
“Sepse ti, e dashur nënë, je vendi i tyre i sigurt. Ty mund të të tregojnë të gjitha problemet e tyre. Nëse ti nuk mund t’i ndihmosh, kush tjetër mundet? Ti je ‘grumbulluesja’ e emocioneve të tyre të vështira.
shutterstock
Nëse gjatë ditës kanë përjetuar stres, zhgënjim apo ndjenja të pakëndshme, sapo të të shohin, ata lirojnë gjithçka që kanë mbajtur brenda - qajnë, ankohen, shpërthejnë... është mënyra e tyre për t’u çliruar.”
Edhe pse pas një dite të lodhshme ndoshta është gjëja e fundit që dëshiron të përballosh, kjo është shenja më e qartë e lidhjes së fortë mes jush.
Nëse fëmija të përqafon, qan apo ankohet sapo futesh në shtëpi, mos mendo se është i përkëdhelur. Përkundrazi, kjo tregon se ai ndihet i sigurt me ty për të shprehur çdo emocion.
“Herën tjetër kur të ndodhë kjo, kujto se është shenjë dashurie, jo mungesë sjelljeje. Dërgoji vetes pak dashuri e mirëkuptim, sepse ne nënat e dimë sa lehtë mund të na çmendin këto momente!”
Tani e di: nëse fëmijët sillen “më keq” vetëm me ty - do të thotë se po bën një punë të shkëlqyer si nënë! /Telegrafi/
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se është zbardhur rasti ku disa të rinj kishin dhunuar një bashkëmoshatar të tyre në Strumicë, dhe më pas kishin publikuar video në Tik Tok nga incidenti.
Nga MPB thonë se për rastin është njoftuar Prokuroria dhe Qendrës për Punë Sociale.
“Më 6 nëntor 2025, një 42-vjeçar nga Strumica raportoi në stacionin policor se rreth një javë më parë katër të mitur kishin ushtruar dhunë ndaj djalit të tij të mitur, duke e filmuar dhe shpërndarë incidentin në rrjetin social TikTok. Pas raportimit, policia e Sektorit të Brendshëm të Strumicës ndërmori masa për hetimin e rastit. Të miturit e përfshirë u thirrën në stacionin policor dhe u intervistuan në prani të prindërve të tyre. Është njoftuar Prokuroria Themelore në Strumicë dhe Qendrës për Punë Sociale në Strumicë. Pas dokumentimit të plotë, do të dorëzohet kallëzim i përshtatshëm sipas Ligjit për drejtësinë e fëmijëve”, thonë nga MPB.
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka kontestuar dhe kundërshtuar miratimin e vendimeve nga Qeveria në detyrë.
IKD thekson se këto vendime janë miratuar nga një përbërje e qeverisë që sipas Gjykatës Supreme është në papajtueshmëri me Kushtetutën dhe Ligjin.
“Për më tepër, vendimet e nxjerra në pritje të para mbajtjes së raundit të dytë të zgjedhjeve lokale dhe me mundësi të mëdha edhe para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, IKD i konsideron si vendime elektorale.
IKD në asnjë rrethanë nuk është kundër rritjes së pagave, pensioneve apo shtesave për kategori të caktuara. Për më tepër, në kohën kur vendi po përballet me një shkallë të lartë inflacioni, çështja e drejtësisë sociale do duhej të merrte një fokus të shtuar institucional. Megjithatë, këto çështje duhet të bëhet në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe Ligjin dhe jo këto vendime të merren në kontekst elektoral”, thuhet në reagim.
Sipas Institutit në një situatë të rënduar ekonomike dhe një klimë të përgjithshme zhgënjimi, është e lehtë të arsyetohet çdo veprim që duket se sjell përfitim të menjëhershëm, përkundër mos respektimit të ligjeve dhe procedurave.
“Por, ligjet dhe procedurat ekzistojnë pikërisht për t’i mbrojtur qytetarët nga abuzimi i pushtetit. Kur ato shkelen për qëllime politike, sot mund të duket se fitojmë diçka, por nesër humbim sigurinë, drejtësinë dhe barazinë para ligjit. Prandaj, mbrojtja e procedurës është mbrojtje ligjit, institucioneve dhe vetë interesave të qytetarëve.
Sipas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, anëtarët e Qeverisë të cilët janë certifikuar si deputetë tanimë kanë humbur mandatin e tyre si anëtarë të Qeverisë, për shkak të papajtueshmërisë në mbajtjen e njëkohësisht të të dy pozitave, asaj të anëtarit të qeverisë dhe deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Thënë më ndryshe, të gjithë anëtarët e qeverisë, të cilët janë certifikuar si deputet, nuk janë më anëtarë të qeverisë dhe nuk kanë asnjë kompetencë për të marrë asnjë vendim. Për këtë arsye, të njëjtit kanë uzurpuar zyrat e Qeverisë dhe rrjedhimisht të gjitha këto vendime, në mungesë të kompetencës, janë të kundërligjshme”, thuhet në reagim.
Sipas IKD-së, në mbledhjen e së premtes, Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës fillimisht miratoi Projektligjin për Ndarjet Buxhetore për Vitin 2025 (Buxhetin) dhe se ky vendim bie ndesh me Ligjin për Qeverinë e Republikës së Kosovës, Ligj ky i miratuar nga kjo Qeveri dhe aprovuar nga Kuvendi në kohën kur kjo Qeveri kishte shumicën në Kuvend.
“Kundërligjshmëria nuk përfundon këtu. Në votimin e buxhetit u përfshi edhe ajo që pagesa për përvojën e punës të rritet nga 0.25% në 0.5%. Fillimisht, duhet theksuar se në të kaluarën, pagesa për përvojën e punës ka qenë 0.5%. Ligji për Pagat në Sektorin Publik, miratuar nga kjo Qeveri, e kishte ulur në 0.25%. Për këtë, Gjykata Kushtetuese gjeti shkelje, duke urdhëruar Kuvendin që, deri më 1 gusht 2024, të bëjë ndryshimet e nevojshme në Ligjin për Pagat në Sektorin Publik. Kjo Qeveri dhe Kuvendi i kaluar shkelën afatin e dhënë nga Gjykata Kushtetuese, duke mos respektuar aktgjykimin e saj dhe duke mos bërë ndryshimin e Ligjit. Për shkak të kësaj, tanimë Gjykatat janë vërshuar me lëndë nga qytetarët të cilët kërkojnë realizimin e të drejtës së tyre.
Ndërsa, në takimin e së premtes, Qeveria e Republikës së Kosovës vendosi që këtë ta përfshijë në buxhet, përkundër faktit se kjo duhet të bëhet me Ligjin për Pagat në Sektorin Publik dhe në përputhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Kështu, edhe në këtë rast kemi të bëjmë me shkelje të Kushtetutës dhe Ligjit”, thuhet tutje.
Sipas IKD-së, e tillë është edhe çështja e pagës së trembëdhjetë.
“Kjo çështje nuk mund të rregullohet me një vendim qeveritar, por kërkohen ndryshime sistematike në Ligjet bazike. Adresimi i kësaj çështje përmes një vendimi qeveritar është një vendim juridikisht i pavlerë. Për më tepër, një vendimi të tillë do të duhej t’i paraprinte një analizë e thellë ekonomike, në kuptim të implikimeve që mund të ketë. Kjo duhet të shikohet në prizmin e aspektit të drejtësisë sociale, ku nuk duhet barazuar zyrtarët shtetëror me të hyra me mijëra euro, me zyrtarët me paga të ulëta. Sipas këtij vendimi, të dy kategoritë do të marrin pagën e 13-të. Në anën tjetër, analiza do duhej të përfshinte edhe inkuadrimin e sektorit privat në këtë masë. Për këtë arsye, përpos se i kundërligjshëm, ky vendim është edhe konceptualisht i gabuar dhe rrezikon të prekë edhe shkelje të së drejtës për trajtim të barabartë.
Sa i përket vendimit të për rritjen e pagës minimale, është i pasaktë deklarimi i z. Hekuran Murati në lidhje me atë se vendimi është marrë në mungesë të një propozimi nga Këshilli Ekonomik dhe Social. Aktualisht, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve nuk e ka funksionalizuar këtë Këshill, andaj s’kishte se si të vinte një propozim i tillë”, thekson IKD.
Sipas Institutit vendimet e tjera të Qeverisë, që kanë të bëjnë me rritjen e pensioneve dhe rritjen e shtesave për fëmijë, në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale dhe në kohën kur paralajmërohen zgjedhje të reja qendrore, janë vendime haptazi elektorale.
“Vet Kryeministri në detyrë Kurti thoshte se nuk rrit pagat në prag të fushatave, sikurse qeveritë paraprake”, thuhet ndër të tjera. /Telegrafi/
Në sallën e Kuvendit Komunal të Obiliqit është mbajtur dëgjimi publik për Planin e Punës për të Drejtat e Fëmijëve 2026–2029, me qëllim të përfshirjes së institucioneve, organizatave dhe qytetarëve në procesin e hartimit të këtij dokumenti strategjik.
Takimin e hapi udhëheqësja e Njësisë për Antidiskriminim dhe Barazi Gjinore, znj. Ganimete Aliu, e cila theksoi rëndësinë e planifikimit të politikave gjithëpërfshirëse që garantojnë mbrojtjen dhe zhvillimin e mirëqenies së fëmijëve në komunë, njofton Telegrafi.
Në këtë kuadër, Komuna e Obiliqit ka theksuar përkushtimin e saj për mirëqenien e të gjithë qytetarëve, duke e bazuar këtë angazhim në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e cila garanton mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, në përputhje me Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijës.
Hartimi i këtij plani po mbështetet nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) dhe organizata “Syri Vizion”, ndërsa dëgjimi publik shënon një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një kornize gjithëpërfshirëse për mbrojtjen e fëmijëve në nivel lokal. /Telegrafi/
Dëgjon një grindje nga dhoma tjetër dhe e di çfarë do të ndodhë - fëmijët tuaj po zihen përsëri. Qoftë se kush ulet i pari, cilin program të shikojë në televizor apo kush ia mori lodrën dikujt tjetër pa pyetur, situata është e njohur për shumë prindër. Me siguri po pyesni veten: Çfarë po bëj gabim? A është normale kjo? A zihen kaq shumë fëmijët e tjerë? Përgjigja është po dhe jo.
Është e natyrshme që vëllezërit e motrat të kenë konflikte ndonjëherë, por lajmi i mirë është se ka shumë gjëra që mund të bëni për të inkurajuar bashkëpunimin dhe për të zvogëluar konkurrencën midis tyre, shkruan YourTango.
Ji i drejtë, por mos këmbëngul në barazi të plotë
Është e rëndësishme të mbani mend se fëmijët janë personalitete të ndryshme me nevoja të ndryshme. Në vend që gjithçka të ndahet "përgjysmë", përqendrohuni në një qasje të drejtë. Hulumtimet tregojnë se fëmijët e vlerësojnë ndjenjën e drejtësisë më shumë sesa barazinë e mirëfilltë.
Dëgjo pa gjykuar
Prindërit shpesh reagojnë me zemërim ose ndëshkim pa u dhënë fëmijëve të tyre një mundësi për të shpjeguar anën e tyre të historisë. Qëndroni të qetë dhe dëgjojini ata. Kjo u tregon atyre se i dëgjoni dhe i respektoni, gjë që inkurajon bashkëpunimin dhe zgjidhjen më paqësore të konflikteve.
Inkurajojini ata që të gjejnë vetë zgjidhje
Përfshijini fëmijët në gjetjen e zgjidhjeve. Le të japin sugjerime dhe pastaj së bashku të vlerësojnë se çfarë është më e mira. Kur ata marrin pjesë vetë në zgjidhjen e konflikteve, ndihen më të aftë dhe më të përgjegjshëm. Përvoja të tilla shpesh e shndërrojnë rivalitetin në aleancë.
Shmangni krahasimet
Krahasimet janë të lehta për t’u bërë, madje edhe në mënyrë të pavetëdijshme. Të thuash gjëra të tilla si: “Pse nuk mund të jesh si vëllai yt?” vetëm sa e intensifikon rivalitetin. Në vend të kësaj, përqendrohu në sjellje specifike, si: “Jemi vonë sepse nuk i ke veshur ende këpucët”. Ekspertët këshillojnë që prindërit të festojnë veçantinë e secilit fëmijë dhe të inkurajojnë zhvillimin e tyre personal.
Organizoni lojëra dhe çmime të përbashkëta
Vendosni qëllime që kërkojnë punë ekipore dhe një shpërblim të përbashkët. Nëse bashkëpunojnë gjatë gjithë javës, mund të zgjedhin një aktivitet familjar gjatë fundjavave. Vendosini në të njëjtin ekip gjatë lojërave në mënyrë që të mësojnë të punojnë së bashku. Kur bashkëpunojnë, konflikti zvogëlohet natyrshëm.
Lërini ta zgjidhin vetë problemin
Prindërit shpesh duan të "gjykojnë" dhe të ofrojnë zgjidhjen më të drejtë, por ndonjëherë fëmijëve u duhet përvojë në negociata. Lërini të gjejnë vetë një rrugëdalje. Nëse një zgjidhje u duket e padrejtë, ndihmojini ta diskutojnë atë për të parë nëse të dyja palët bien dakord.
Vetëm gjatë pesë viteve të fundit, 87 fëmijë janë braktisur në Kosovë, sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
Sipas statistikave, në vitin 2020 u regjistruan 28 fëmijë të braktisur, ndërsa në vitin 2021 ky numër ra në 15 fëmijë.
Në vitin 2022 pati një rritje të lehtë, me 22 fëmijë të braktisur. Në vitin 2023 u regjistruan vetëm 9 foshnje, ndërsa në vitin 2024 numri u rrit sërish në 23 fëmijë.
Nga qytetet e Kosovës, Prishtina ka numrin më të lartë të fëmijëve të braktisur, me 12 raste në vitin 2024, e ndjekur nga Mitrovica me katër raste dhe Prizreni me tri raste.
Në Pejë, dy fëmijë janë braktisur gjatë vitit 2024, ndërsa në Gjilan dhe Ferizaj janë regjistruar gjithashtu dy raste secili.
Këto shifra ngrenë shqetësime për mbrojtjen e fëmijëve dhe nevojën për masa më të fuqishme për të parandaluar braktisjen dhe për të mbështetur familjet në nevojë.
Kur në fillim të këtij muaji, Komisioni Hetimor i Kombeve të Bashkuara doli me përfundimin se lufta e Izraelit në Gazë përbën një gjenocid, ky nuk ishte nuk përfundimi i tillë i vetëm. Amnesty International, Human Rights Watch, B’Tselem, Mjekët për të Drejta e Njeriut - Izrael, Instituti “Lemkin” për Parandalimin e Gjenocidit dhe Shoqata Ndërkombëtare e Studiuesve të Gjenocidit kanë arritur në të njëjtin përfundim.
Ky kor i autoriteteve ligjore dhe morale sinjalizon një krizë më të thellë: nëse sistemi juridik ndërkombëtar i ndërtuar pas Luftës së Dytë Botërore - me “kurrë më” në thelb të tij - mund të mbijetojë përballë paralizës që sjellin politikat e fuqisë.
"Gjenocidi" nuk është luks retorik. Është kategori ligjore e përcaktuar në Konventën e Gjenocidit të vitit 1948 si akt “i kryer me qëllimin për të shkatërruar, tërësisht ose pjesërisht, një grup kombëtar, etnik, racor ose fetar”. Këto akte përfshijnë vrasje, shkaktim të dëmit serioz fizik ose mendor, dhe imponimin e qëllimshëm të kushteve për të shkatërruar një popullatë.
Komisioni i OKB-së dhe trupat e tjera të ekspertëve kanë përcaktuar se sjellja e Izraelit në Gazë - e cila ka përfshirë vrasje masive, uri të shkaktuar nga rrethimi, shkatërrim të spitaleve dhe retorikë që i përshkruan palestinezët si “kafshë njerëzore” - përputhet me këto kritere.
Dhjetëra-mijëra vetë janë vrarë, pjesa më e madhe e Gazës është në gërmadha dhe gjysma e 2.2 milionë banorëve të saj përballen me uri.
Bashkësia ndërkombëtare nuk ka hezituar të njohë gjenocidin në kontekste të tjera. Masakra e vitit 1994 e 800 mijë tutsive dhe hutuve të moderuar në Ruandë u bë shembulli paradigmatik i ndjekur penalisht nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për Ruandën dhe e njohur nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Në Bosnje, ekzekutimi i 8 000 burrave dhe djemve myslimanë në Srebrenicë, në vitin 1995, u shpall gjenocid nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për Ish-Jugosllavinë dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Autoritetet e Kamboxhias përmes Dhomave të Jashtëzakonshme në Gjykatat e Kamboxhias e njohën si gjenocid dhunën e Kmerëve të Kuq kundër pakicave çam dhe vietnameze në fund të viteve ’70 të shekullit XX. Në Darfur, ShBA-ja deklaroi në vitin 2004 se po kryhej gjenocid kundër grupeve joarabe, një gjetje që u mbështet edhe nga komisionet e OKB-së.
Së fundmi, Shtetet e Bashkuara dhe OKB-ja e kanë njohur si gjenocid krizën e rohinxhave në Mianmar, duke cituar vrasjet masive, dhunën seksuale dhe dëbimin e mbi 700 mijë personave. ShBA-ja gjithashtu ka deklaruar se persekutimi i myslimanëve ujgurë nga Kina - i karakterizuar nga internimet masive, sterilizimi i detyruar dhe shkatërrimi kulturor - përbën një gjenocid. Uashingtoni njeh gjithashtu si gjenocid krimet e Shtetit Islamik kundër jazidëve dhe pakicave të tjera në Irak dhe Siri.
Gaza ngjan me këta shembuj të tjerë jo vetëm për nga përmasa, por edhe për nga elementët e qëllimit dhe sjelljes. Më shumë se 65 mijë palestinezë janë vrarë dhe mbi 90 për qind e popullsisë është zhvendosur. Zyrtarë të lartë izraelitë kanë folur haptazi për fshirjen e Gazës “nga faqja e dheut”. Gaza shfaq të gjitha shenjat e gjenocidit - vrasje masive, retorikë të qartë, zhvendosje dhe privim.
Nëse Ruanda, Bosnja, Kamboxhia, Darfuri, rohinxhat, ujgurët dhe jazidët kanë përmbushur kriteret për gjenocid, atëherë Gaza padyshim që i përmbush. Ta mohosh këtë nuk është akt i maturisë juridik, por shmangie politike - një akt që rrezikon të boshatisë vetë kategorinë e gjenocidit dhe ta kthejë “kurrë më” në një slogan pa përmbajtje.
Studiuesit kryesorë të gjenocidit dhe Holokaustit kanë ngritur alarmin. Më 31 gusht, Shoqata Ndërkombëtare e Studiuesve të Gjenocidit - organi më i rëndësishëm akademik në këtë fushë -votoi për të pohuar se Izraeli po kryen gjenocid në Gazë. Amos Goldberg nga Universiteti Hebraik paralajmëroi muaj më parë se Gaza përfaqëson një “pikë kthese” ku Izraeli rrezikon krimin që u krijua për t’u parandaluar. Raz Segal, një studiues i gjenocidit me origjinë izraelite në Universitetin Stokton, deklaroi se Gaza është “rast shembullor i gjenocidit” - që në tetor 2023. Një tjetër studiues i njohur i gjenocidit dhe ish-ushtar i Forcave të Mbrojtjes Izraelite (IDF), Omer Bartov nga Universiteti Braun, fillimisht ishte i rezervuar, por pas marrjes së Rafahut nga Izraeli dhe dëbimeve masive ai përfundoi se fushata ishte kthyer në “operacion gjenocidal”. William Schabas, një nga autoritetet më me ndikim në botë për të drejtën penale ndërkombëtare, thekson se qëllimi gjenocidal mund të nxirret nga veprimet dhe politikat dhe jo vetëm nga deklaratat formale.
Këta nuk janë zëra të skajshëm. Ata janë ekspertët kryesorë në fushë, të gjithë hebrenj dhe shumë prej tyre izraelitë, dhe në rastin e Gazës po zbatojnë të njëjtat standarde që kanë zbatuar edhe në raste të tjera.
Akuza ka dalë edhe brenda Izraelit. Në korrik, dy nga grupet më të respektuara për të drejtat e njeriut në vend, B’Tselem dhe Mjekët për të Drejtat e Njeriut - Izrael, thanë se qeveria e tyre po kryen gjenocid. Raporti i B’Tselem-it me titull “Gjenocidi ynë” dokumentoi vrasjet masive, imponim të qëllimshëm të kushteve shkatërruese për jetën dhe prova të qëllimit. Mjekët për të Drejtat e Njeriut dokumentuan shkatërrimin sistematik të sistemit shëndetësor të Gazës - nga spitalet e bombarduara, te evakuimet e bllokuara dhe mjekët e vrarë - duke përfunduar se kjo ishte një politikë e qëllimshme shtetërore.
Amnesty International i quajti këto gjetje “një pikë kthese” për llogaridhënie, duke theksuar se guximi i grupeve izraelite për të thënë të vërtetën, në mes të represionit, duhet të përkthehet në veprim global.
Izraeli dhe aleatët e tij i hedhin poshtë këto gjetje si “antisemitizëm”. Kryeministri Benjamin Netanyahu madje u tall duke thënë se Izraeli mund të kishte kryer gjenocid “brenda një pasditeje” - po të donte. Por, arsyetimi i tillë nuk është mbrojtje; është shmangie. E drejta ndërkombëtare nuk kërkon prova nëse një shtet ka përdorur gjithë kapacitetin e tij shkatërrues. Gjenocidi përcaktohet nga qëllimi dhe sjellja, jo nga fakti nëse një shtet mund të kishte vrarë më shumë. Sipas logjikës së Netanyahut, shumë prej gjenocideve të njohura botërore - nga Bosnja në Ruandë, e deri te rohinxhat dhe ujgurët - nuk do ta kalonin testin. Ajo që ka rëndësi është që Izraeli ka imponuar kushte të menduara për të shkatërruar popullatën e Gazës: uri, zhvendosje masive, shkatërrim i infrastrukturës së kujdesit shëndetësor, të gjitha të shoqëruara me retorikë të zhdukjes.
Pasojat shtrihen përtej Gazës. Nëse rasti më i qartë në dekada i një popullsie që shënjestrohet për shkatërrim - për nga përmasa, retorika dhe privimi i qëllimshëm nga sistemet jetike për mbijetesë - dështojnë të sjellin përgjegjësi, atëherë çfarë mbetet nga funksioni parandalues i së drejtës ndërkombëtare?
Nga Ruanda në Bosnje, bota u pengua, por ato dështime prodhuan gjykata dhe një masë drejtësie. Nëse Gaza përjashtohet sepse Izraeli është aleat i Perëndimit, kjo do të dërgojë një mesazh të qartë dhe të padiskutueshëm: gjenocidi nuk është ndalesë universale, por etiketë e negociueshme.
Ky është testi nëse “kurrë më” ka qenë më shumë sesa një slogan. Gaza nuk ka të bëjë vetëm me palestinezët dhe izraelitët. Ka të bëjë me atë nëse bota ka guximin të zbatojë ligjin e saj më bazik.
Nëse politikës së forcës i lejohet të mbizotërojë mbi Konventën për Gjenocidin, dëmi nuk do të kufizohet në Gazë. Do të boshatisë vetë idenë se ligji mund të kufizojë dhunën - dhe do ta lërë çdo grup të cenueshëm në rrezik kur shteti vendos se shkatërrimi është në interesin e tij.
Kjo do të ishte gjë shkatërrimtare jo vetëm për palestinezët, por edhe për të ardhmen e vetë të drejtës ndërkombëtare. “Kurrë më” ishte menduar si premtim detyrues, jo një slogan që përdoret në mënyrë selektive. Nëse Gaza nuk llogaritet, atëherë asgjë nuk llogaritet - dhe krimi i krimeve kthehet thjesht në një tjetër armë për të fuqishmit që ta justifikojnë, ta injorojnë, ose ta kryejnë pa ndëshkim. /Telegrafi/
Rritja e fëmijëve bazohet në veprimet e përditshme të prindërve që formësojnë karakterin e tyre dhe mënyrën se si e përjetojnë botën.
Kur prindërit zhvillojnë zakone të caktuara në sjelljen e tyre, ata mund të ndikojnë drejtpërdrejt tek fëmijët që të rriten dhe të jenë njerëz që tregojnë respekt për veten dhe të tjerët.
Zakone të tilla nuk kërkojnë përsosmëri, por qëndrueshmëri dhe gatishmëri për të mësuar përmes situatave të përditshme. Sipas këshilltares Triffany Hammond, këto janë zakonet e prindërve që rrisin fëmijë jashtëzakonisht të sjellshëm.
Të kuptuarit e fëmijës në atë që po kalon
"Fëmijët shpesh përballen me vështirësi në zhvillimin e tyre dhe presionet e shoqërisë që pret që ata të jenë gjithmonë të mirë, të zgjuar dhe të suksesshëm. Kjo krijon një ndjenjë ankthi të vazhdueshëm dhe frike nga bërja e gabimeve. Kur prindërit tregojnë empati dhe dhembshuri për këto sfida, fëmija ndihet i kuptuar dhe mund të flasë hapur për botën e tij. Kjo ndërton besim dhe një gatishmëri më të madhe për të dëgjuar njëri-tjetrin", shpjegon Hammond për YourTango.
Pranimi i gabimeve të veta
Fëmijët mësojnë nëpërmjet shembullit dhe një nga shembujt më të fuqishëm është kur një prind pranon gabimet e veta. "Një kërkim falje e sinqertë u tregon fëmijëve se edhe prindërit bëjnë gabime, por edhe se është e rëndësishme të marrin përgjegjësi. Kjo i mëson fëmijës se njerëzimi është i lidhur me të mësuarit dhe rritjen", thotë këshilltari.
Vendosja e pasojave të përshtatshme
Ndëshkimi në vetvete nuk i mëson fëmijët, por shpesh ngjall frikë, vëren Hammond. "Kur pasojat janë kuptimplote dhe të lidhura me sjelljen, fëmijët mësojnë vlerën e përgjegjësisë. Për shembull, marrja e një telefoni celular për një periudhë të caktuar kohore tregon se është një privilegj, jo një e drejtë, gjë që zhvillon një motivim të brendshëm për një fëmijë që të sillet më me përgjegjësi. Kjo qasje përqendrohet në të nxënë dhe jo në bindje", shpjegon ajo.
Kuptimi i motiveve të një fëmije
"Fëmijët që kërkojnë një zgjidhje të tretë kur ofrohen vetëm dy mundësi nuk po përpiqen t'i ngadalësojnë prindërit e tyre ose të sfidojnë autoritetin. Ata po kërkojnë një mënyrë që do t'i kënaqte të dyja palët. Kur prindërit e njohin dhe e vlerësojnë këtë risi, fëmijët janë më të prirur të dëgjojnë dhe të respektojnë qëndrimin e tyre. Në këtë mënyrë, ata rriten si individë me mendje të hapur, tolerantë dhe të orientuar drejt rritjes, gjë që forcon respektin e ndërsjellë në familje në planin afatgjatë", thekson këshilltari.
Kuptimi i fazave të zhvillimit të një fëmije
Fëmijët kalojnë nëpër faza të ndryshme ku ndonjëherë janë natyrshëm të përqendruar te vetja ose vënë në provë kufijtë. Hammond thotë: "Kur prindërit presin që fëmijët e tyre të sillen si të rritur, ndërkohë që shfaqin njëkohësisht zemërim dhe hipokrizi, kjo u dërgon fëmijëve mesazhin e gabuar rreth asaj se çfarë do të thotë të jesh i rritur."
Njohja e sjelljes së mirë të një fëmije
Fëmijët duhet të dinë se përpjekjet dhe sjellja e tyre pozitive vihen re po aq sa edhe gabimet e tyre. "Kur prindërit e njohin dhe e lavdërojnë atë që një fëmijë bën mirë, ata inkurajohen ta përsërisin një sjellje të tillë. Kjo ua forcon vetëbesimin dhe u mëson atyre se veprimet e denja nuk janë të padukshme. Në këtë mënyrë, ndërtohet një marrëdhënie e bazuar në respekt dhe besim të ndërsjellë", përfundoi këshilltari.