Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 2 February 2026Main stream

“Gripi më i rrezikshëm i shekullit në Shqipëri”/ Ish-ministri: Duhet të merren masa

By: Ela
2 February 2026 at 10:10

Ish-ministri dhe politikani Edmond Panariti ka deklaruar se viroza që po qarkullon në vend ditët e fundit, është gripi më i rrezikshmi i këtij shekulli. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Panariti shprehet se ky grip është një mutacion super agresiv i virusit të gripit H3N2. Sipas tij, ky virus ultra agresiv, prek më fort të […]

The post “Gripi më i rrezikshëm i shekullit në Shqipëri”/ Ish-ministri: Duhet të merren masa appeared first on BoldNews.al.

10:00 Retinoli dhe Niacinamidi: Pse janë kombinimi më i mirë për kujdesin e lëkurës

By: Klara
2 February 2026 at 10:00

Në botën e kujdesit të lëkurës, pak përbërës kanë fituar aq shumë famë sa retinoli. Megjithatë, bashkë me popullaritetin e tij kanë lindur edhe shumë rregulla, disa të sakta, disa thjesht mite. Një nga dilemat më të shpeshta është: a mund të përdoret retinoli së bashku me niacinamidën, apo duhet shmangur ky kombinim?

Nëse keni filluar së fundmi përdorimin e retinolit, me siguri keni dëgjuar këshillat bazë: të filloni me sasi të vogla, ta përdorni vetëm në mbrëmje, të mos e teproni me përbërës të fortë aktivë dhe të mos harroni kurrë kremin mbrojtës nga dielli. Por konfuzioni rritet kur vjen puna te kombinimi i produkteve.

Çfarë bën retinoli për lëkurën?

Retinoli, si derivat i vitaminës A, konsiderohet një nga përbërësit më efektivë për përmirësimin e cilësisë së lëkurës. Ai ndihmon në rigjenerimin qelizor, lufton aknet, zbut rrudhat e holla, përmirëson strukturën e lëkurës dhe ndihmon në zbehjen e njollave.

Megjithatë, forca e tij vjen edhe me “kosto”. Sidomos në fillim, retinoli mund të shkaktojë thatësi, skuqje, ndjeshmëri apo zhvishem të lëkurës. Pikërisht për këtë arsye rekomandohet përdorimi gradual dhe gjithmonë me kujdes të shtuar.

Roli i niacinamidës në rutinën e përditshme

Në anën tjetër, niacinamida është përbërësi që sjell qetësi dhe ekuilibër në rutinë. Si formë e vitaminës B3, ajo ka veti anti-inflamatore, ndihmon në uljen e skuqjes, trajton aknet, përmirëson hidratimin dhe forcon barrierën mbrojtëse të lëkurës.

Falë tolerancës së lartë dhe rrezikut minimal për irritim, niacinamida është bërë një nga përbërësit më të dashur të viteve të fundit, veçanërisht për përdorim të përditshëm.

E vërteta: funksionojnë më mirë së bashku

Lajmi i mirë është se retinoli dhe niacinamida jo vetëm që mund të përdoren së bashku, por në fakt funksionojnë më mirë si një ekip. Të dy synojnë probleme të ngjashme, aknet, njollat dhe shenjat e plakjes, por veprojnë në mënyra të ndryshme dhe plotësuese.

Retinoli stimulon rigjenerimin e qelizave, ndërsa niacinamida qetëson lëkurën, redukton prodhimin e melaninës dhe ndihmon në riparimin e barrierës epidermale. Kjo do të thotë rezultate më të mira dhe, njëkohësisht, më pak irritim.

Si t’i kombinoni në mënyrë të sigurt

Mënyra më e thjeshtë është përdorimi i produkteve që i përmbajnë të dy përbërësit në një formulë të vetme. Nëse përdoren produkte të ndara, rregulli bazë është aplikimi nga tekstura më e lehtë drejt asaj më të pasur.

Nëse lëkura juaj e toleron mirë retinolin, ai mund të aplikohet i pari në lëkurë të pastër, i ndjekur nga niacinamida. Për lëkurat më të ndjeshme, rendi mund të përmbyset, në mënyrë që niacinamida të veprojë si një “tampon” qetësues.

Sa i përket frekuencës, gjithçka varet nga reagimi i lëkurës. Ato mund të përdoren edhe çdo ditë, por nëse shfaqet thatësi apo ndjeshmëri, është e rëndësishme të zvogëlohet përdorimi i retinolit dhe t’i jepet kohë lëkurës të përshtatet.

Kombinimi i retinolit me niacinamidën nuk është mit, por një strategji e zgjuar për një lëkurë më të shëndetshme, më të njëtrajtshme dhe me më pak acarim. Çelësi qëndron te durimi, përdorimi i mençur dhe dëgjimi i nevojave të lëkurës suaj./KM

08:30 11 ndryshime që duhet të bëni këtë vit për shëndetin dhe mirëqenien

By: Klara
2 February 2026 at 08:30

Shëndeti dhe mirëqenia e përgjithshme duhet të jenë qëllimi kryesor për këtë vit. Kur mundohemi të adoptojmë zakone të reja, është më mirë të fillojmë me ndryshime të vogla në vend që të duam të bëjmë gjithçka menjëherë, sepse kjo vetëm sjell më shumë stres dhe ndjenjë humbjeje kontrolli.

1. Bëj gjumë të mirë 

Mos u mjafto vetëm me pak orë gjumë, si një telefon me pak bateri pak, pasi trupi ka nevojë për 7-8 orë gjumë për të funksionuar si duhet, për të mësuar dhe për të ruajtur kujtesën. Përpiqu të shkosh në shtrat dhe të zgjohesh në të njëjtën orë çdo ditë.

2. Ecja është themel i mirëqenies

Një shëtitje e thjeshtë çdo ditë përforcon shëndetin fizik dhe mendor: ndihmon sistemin imunitar, redukton dhimbjet e kyçeve, ndihmon në kontrollin e peshës dhe ndihmon në uljen e stresit.

3. Lexo 30 minuta në ditë

Leximi i një libri për 30 minuta në ditë mund të reduktojë stresin, pothuaj sa edhe joga dhe ndihmon në forcimin dhe mirëqenien e trurit.

4. Medito

Meditimi ndihmon në uljen e stresit dhe përmirëson shëndetin mendor. Edhe 5 minuta në ditë mund të ndihmojnë, dhe ka aplikacione që të udhëheqin në këtë proces.

5. Kaloni kohë në natyrë

Koha në natyrë ul ndikimin e ekranit dhe ndihmon në përmirësimin e funksionit njohës, rrit fokusin, ul rrezikun e shqetësimeve mendore dhe forcon lidhjet sociale.

6. Ha më shumë ushqime bimore

Futja e frutave, perimeve, drithërave integrale, arrorëve dhe bishtajoreve në dietë ndihmon në rregullimin e kolesterolit dhe presionit të gjakut dhe zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kronike.

7. Pini më shumë ujë

Trupi përbëhet kryesisht nga uji: ai ndihmon në eliminimin e toksinave, lubrifikon kyçet dhe ndihmon tretjen. Mbaj një shishe me vete dhe pi rregullisht.

8. Ndalo zakonet e dëmshme

Alkooli rrit rrezikun e hipertensionit, depresionit dhe përkeqëson gjumin. Duhanpirja dëmton zemrën, mushkëritë dhe shëndetin afatgjatë. Të heqësh dorë nga këto sjellje ndihmon shumë në jetëgjatësi dhe shëndet.

9. Kaloni kohë me njerëzit që doni

Lidhjet sociale përmirësojnë disponimin. Telefoni, takimet apo aktivitetet me miqtë dhe familjen sjellin lumturi dhe mirëqenie.

10. Bëj pauzë nga ekranet

Koha e tepërt para ekranit lidhet me stres më të madh dhe çrregullime të gjumit, ndërsa një pushim digjital mund të përmirësojë fokusin, humorin dhe lidhjet sociale reale.

11. Filloni një hobi të ri

Një hobi i ri jo vetëm ul stresin, por mund të bëjë jetën më interesante, kreativitetin më të gjallë dhe trupin më aktiv./K.M

Before yesterdayMain stream

20:20 Virozat gripale, ja çfarë u shkakton fëmijëve përdorimi pa kriter i antibiotikëve

By: EL
31 January 2026 at 20:20

Last Updated on 31/01/2026 by EL

Ngutja e prindërve për të përdorur antibiotikë tek fëmijët, pa u konsultuar më parë me mjekun pediatër, mund të shoqërohet me pasoja afatgjata për shëndetin e tyre. Antibiotikët janë thelbësorë në luftimin e infeksioneve bakteriale dhe kanë shpëtuar miliona jetë, por njëkohësisht dëmtojnë edhe bakteret e mira të organizmit.

E ftuar në studion e emisionit “Diagnozë”, nga autorja dhe moderatorja Freskida Miloti, Dr. Sonila Shala Boriçi, mjeke pneumo-alergologe pediatre, theksoi se përdorimi pa kriter i antibiotikëve çon në rezistencë bakteriale, duke ulur ndjeshëm efektivitetin e tyre në të ardhmen.

“Antibiotik nga vetë fjala thotë kundër gjërave të gjalla, domethënë antibiotiku vret gjallesat që janë bakteret e këqija, por njëkohësisht vret dhe bakteret e mira. Përdorimi i një antibiotiku të panevojshëm shkatërron bioflorën që është esenciale për jetesën normale dhe zhvillimin normal të funksioneve trupore, kështu që në këto rrethana ne bëjmë një dëm shumë më të madh dhe në anën tjetër bakteret të cilat gjenden në organizëm janë gjallesa inteligjente, jetojnë në tokë që kur ka filluar jeta në tokë dhe kanë arritur t’i përballojnë gjitha sprovat. Në këtë prizëm ato krijojnë mjetet e veta të rezistencës, adaptohen dhe në një moment të dytë kur ne të kemi nevojë për të përdorur realisht një antibiotik, këto antibiotikë nuk do funksionojnë dhe do jetë shumë e vështirë për zhduk këto baktere të cilat kanë krijuar ato mekanizmat mbrojtës dhe kanë krijuar atë rezistencën për të cilën ne po flisnim.” – shpjegoi mjekja.

Në periudhën e virozave respiratore te fëmijët, prindërit shpesh konfuzohen nëse janë përballë një gripi apo një alergjie. Marrja e medikamenteve pa recetë mund të mos përmirësojë gjendjen, për shkak të një trajtimi të gabuar dhe mungesës së një diagnoze të saktë. Por si mund të bëhet dallimi mes gripit, infeksioneve respiratore dhe alergjive?

“Kjo ndodh te grupmosha e fëmijëve zero deri në pesë vjeç. Infeksionet respiratore shkojnë paralel me problemet alergjike dhe mund të themi që në këtë grupmoshë ato bashkëshoqërojnë njëra-tjetrën dhe janë shumë shpesh infeksionet respiratore ato që nxjerrin në pah mundësinë e një problemi alergjik. Sidomos virozat që ne i shohim tani në periudhën e dimrit, ato nxisin simptoma, kështu që vetë infeksioni viral shërben si triger, por edhe si një sinjal alarmi që këtu mund të kemi një komponent alergjik. Në këto raste, nëse ne kemi fenomene të përsëritura të tilla, atëherë kjo është një sinjal edhe për mjekët edhe për prindërit, nëse ky problem alergjik pastaj evidentohet, sigurisht që fillohet një mjekim parandalues profilaktik, pasi parandalimi është gjithmonë më mirë sesa kurimi.” – shtoi mjekja./et

Skandal/ Ministria e Shëndetësisë rrit çmimet e ilaçeve brenda ditës me 4000%

By: Brisi
31 January 2026 at 20:22

Një listë e gjerë barnash kanë pësuar rritje të çmimit duke filluar nga muaji janar i këtij viti. Madje, disa prej tyre kanë pësuar rritje më shumë se 100 për qind të shifrës. Një antibiotik që njeh përdorim të gjerë si Cefazolina ka pësuar rritje prej rreth 4000 % duke filluar nga dita e sotme. […]

The post Skandal/ Ministria e Shëndetësisë rrit çmimet e ilaçeve brenda ditës me 4000% appeared first on BoldNews.al.

Virozat gripale/ Mjekja: Ja çfarë u shkakton fëmijëve përdorimi pa kriter i antibiotikëve

By: Ela
31 January 2026 at 18:32

Ngutja e prindërve për të përdorur antibiotikë tek fëmijët, pa u konsultuar më parë me mjekun pediatër, mund të shoqërohet me pasoja afatgjata për shëndetin e tyre. Antibiotikët janë thelbësorë në luftimin e infeksioneve bakteriale dhe kanë shpëtuar miliona jetë, por njëkohësisht dëmtojnë edhe bakteret e mira të organizmit. E ftuar në studion e emisionit […]

The post Virozat gripale/ Mjekja: Ja çfarë u shkakton fëmijëve përdorimi pa kriter i antibiotikëve appeared first on BoldNews.al.

Agresiviteti i gripit/ Mbi 100 raste në ditë në QSUT, bronkopneumonia shqetësim i mjekëve

By: Ela
31 January 2026 at 15:39

Agresiviteti i gripit të këtij sezoni ka rritur urgjencat dhe shtrimet në spitale. Fundi i janarit ka shënuar pikun e qarkullimit të gripit, por dhe infektimeve në popullatë. Mbi 100 raste në ditë i drejtohen shërbimit infektiv në QSUT me komplikacione të shkaktuara kryesisht nga AH3N2i dhe nën tipe të tjera në qarkullim. Mjekët thonë […]

The post Agresiviteti i gripit/ Mbi 100 raste në ditë në QSUT, bronkopneumonia shqetësim i mjekëve appeared first on BoldNews.al.

Fluks i lartë urgjencash, bronkopneumonia shqetësim i mjekëve

By: redi
31 January 2026 at 15:29

Mbi 100 raste në ditë i drejtohen shërbimit infektiv në QSUT me komplikacione të shkaktuara kryesisht nga AH3N2i dhe nën tipe të tjera në qarkullim. Mjekët thonë se 40% e të prekurve që i drejtojnë urgjencës së infektivit janë raste për shtrim për shkak të bronkopneumonive dhe komplikacioneve të tjera. ”Bronkopneumonitë që në këto momente janë shqetësimi ynë kryesor. Janë pacientë që absolutisht…

Source

12:50 Si të bëni djathë vegan në shtëpi

By: Klara
31 January 2026 at 12:50

Kuzhina vegane po e fiton hapësirën e saj jo vetëm si zgjedhje “e shëndetshme” apo “miqësore me planetin”, por si një territor i vërtetë shijesh ku kreativiteti bën ligjin. Dhe aty ku dikur alternativat konsideroheshin thjesht zëvendësime, sot po shfaqen ide që qëndrojnë më vete. Një prej tyre është edhe “fauxmage”, një lloj djathi vegan, i butë, kremoz dhe i shijshëm, pa asnjë pikë qumështi.

Vëmendja shkon te një formë e vogël “djathi” spalmues, i menduar si shoqërues ideal për aperitivë ndryshe. Ideja është e thjeshtë: të krijosh të njëjtën ndjesi të një kremi të kripur e të pasur, por me përbërës bimorë që japin strukturë dhe intensitet.

Receta parashikon një formë rreth 150 gramë dhe nis me tahinin, baza që i jep trup dhe shije. Për teksturën kremoze dhe atë ndjesinë “të plotë” përdoret vaj kokosi, që shkrihet lehtë dhe më pas përzihet me masën. Shija e “djathit” ndërtohet me maja ushqimore në fletëza, pak lëng limoni dhe shëllirë ullinjsh të gjelbër, të cilat sjellin një kripësi të këndshme dhe atë prekje “të fermentuar” që mungon zakonisht në alternativat vegane.

Përgatitja është e drejtpërdrejtë. Së pari shkrihet butësisht vaji i kokosit dhe lihet mënjanë. Në një enë përzihen tahina, lëngu i limonit, majaja ushqimore dhe shëllira e ullinjve. Kur masa të jetë bërë homogjene, shtohet vaji i shkrirë dhe pak kripë, duke e përzier me kujdes që të inkorporohet pa u ndarë përbërja. Më pas, masa hidhet në një enë të vogël të lyer lehtë që të shërbejë si kallëp, mbulohet dhe lihet në frigorifer të paktën dy orë, derisa të mpikset dhe të marrë formë.

Servreni si pjesë e një tavoline aperitivi: mbi bukë të thekur, me arra, apo si krem shoqërues për perime të pjekura dhe krisur. Sugjerimi është që sasitë të respektohen me kujdes, veçanërisht limoni dhe shëllira, sepse nëse teprohet, masa mund të ndahet dhe të humbasë kremositetin e saj./KM

Dezinformimi shëndetësor: “Pandemia” që vazhdon

By: Elva
31 January 2026 at 11:05

Vitet e fundit, në Shqipëri është vërejtur një rritje e hezitimit të prindërve për të vaksinuar fëmijët e tyre, fenomen i nxitur nga qarkullimi i informacionit të pasaktë mbi shëndetin dhe nga mungesa e besimit te burimet zyrtare. “Deri sa fëmijët ishin parashkollorë, nuk u kisha bërë asnjë vaksinë,” tregoi Mira, nënë e dy binjakëve […]

The post Dezinformimi shëndetësor: “Pandemia” që vazhdon appeared first on BoldNews.al.

Një proteinë e qelizave kancerogjene mund të mbrojë trurin nga demenca

31 January 2026 at 10:56

Një proteinë që gjendet te qelizat kancerogjene mund të ndihmojë në mbrojtjen e trurit nga demenca, sugjeron një studim i ri shkencor, ka raportuar Huffington Post.

Demenca ka qenë shkaku kryesor i vdekjeve në Angli dhe Uells prej vitesh, ndërsa kanceri përbën mbi një të katërtën e të gjitha vdekjeve në Britani.

Megjithatë, studiuesit kanë vërejtur se prej dekadash këto dy sëmundje rrallë shfaqen te i njëjti person.

Sipas revistës Nature, mbijetesa nga kanceri është lidhur me rrezik 11 për qind më të ulët për demencë, ndërsa personat me demencë kanë rreth 25 për qind më pak gjasa të zhvillojnë kancer.

Ky vëzhgim i gjatë ka ngritur dyshime se njëra sëmundje mund të ketë efekt mbrojtës ndaj tjetrës.

Tani, një studim i publikuar në revistën Cell ka identifikuar një proteinë që mund ta shpjegojë këtë lidhje.

Gjatë një studimi që zgjati 15 vjet, shkencëtarët kanë zbuluar se te minjtë e predispozuar për Alzheimer, transplantet e tumoreve njerëzore (të mushkërive, prostatës dhe zorrës së trashë) dukeshin se pengonin zhvillimin e sëmundjes.

Pas gjashtë vjetësh studime, ata identifikuan proteinën cystatin C, e cila arrin të kalojë barrierën gjak-tru dhe lidhet me molekulat që formojnë pllakat amyloide, grumbullime proteinash që lidhen me demencën.

Sapo hyn në tru, kjo proteinë aktivizon një tjetër proteinë, TREM2, e cila sinjalizon sistemin imunitar të trurit që të dërgojë qeliza mbrojtëse për t’i shpërbërë këto pllaka të dëmshme.

Kjo do të thotë se proteinat e pranishme te qelizat kancerogjene mund të ndihmojnë në “shpërbërjen e grumbullimeve proteinike të lidhura me demencën”.

Autorët në raportin e studimit kanë theksuar se ky zbulim mund të sjellë “përparime të rëndësishme konceptuale në neuroshkencën e kancerit” dhe të ndryshojë mënyrën se si trajtohet demenca.

Në vend të strategjive që synojnë vetëm uljen e amyloidit, qasja e re mund të fokusohet në “shkatërrimin e pllakave ekzistuese amyloide” përmes terapive të synuara.

Megjithatë, përfaqësuesit e Nature kanë theksuar se kjo është vetëm një pjesë e enigmës, pasi jo të gjitha format e demencës shkaktohen nga pllakat amyloide.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Një proteinë e qelizave kancerogjene mund të mbrojë trurin nga demenca appeared first on Sinjali.

Qetësoni sistemin nervor për një minutë: Teknikë e thjeshtë që ul ankthin

31 January 2026 at 08:50

Vëzhgimi i vetëdijshëm është një teknikë që mund ta praktikoni në takim, në radhë apo në çdo moment tensioni – pa ushtrime të gjata dhe pa përgatitje paraprake.

Kjo metodë përshkruan përqendrimin e qëllimshëm të vëmendjes në momentin e tanishëm. Përmes shqisave dhe ndërgjegjësimit, ne përpiqemi të vërejmë mendimet, ndjenjat, ndjesitë trupore, si dhe pamjet, tingujt dhe aromat përreth – pa gjykim dhe pa reagim të menjëhershëm.

Ekspertët theksojnë se vëzhgimi i vetëdijshëm ndihmon në zbutjen e stresit dhe ankthit, duke forcuar njëkohësisht vetëdijen për veten. Ai na lejon të shohim situatat ashtu siç janë, jo siç na i paraqet ankthi.

Sipas specialistëve, mjafton vetëm një minutë për të rikthyer mendjen nga shpërqendrimi. Përparësia e madhe e kësaj metode është se mund të zbatohet kudo – gjatë udhëtimit për në punë, teksa përgatisni kafenë, ose ndërsa prisni në radhë.

Është e rëndësishme të theksohet se vëzhgimi i vetëdijshëm nuk e zhduk ankthin, por ndihmon që të reagojmë më mirë dhe të ulim simptomat e stresit të përditshëm.

Çfarë nënkupton kjo teknikë?

Bëhet fjalë për t’u kthyer plotësisht në të tashmen dhe për të qenë realisht të pranishëm. Kur jeni të pranishëm, nuk përqendroheni te e ardhmja dhe nuk ngecni te e kaluara; nuk dominoheni nga mendime negative, pesimizëm apo shqetësim emocional, shpjegon psikoterapistja Arati Patel.

Studime të ndryshme tregojnë se praktikat e rregullta të vëmendjes, si vëzhgimi aktiv, mund të:

Ulin nivelin e ankthit

Rrisin qëndrueshmërinë emocionale

Përmirësojnë aftësinë për të reaguar me vetëdije, jo në mënyrë impulsive

Mbështetësit e kësaj metode theksojnë se ajo është studiuar shkencërisht dhe ndihmon në kontrollin e stresit, rregullimin emocional dhe përqendrimin.

Disa psikiatër dhe psikoterapistë e përdorin vëzhgimin e vetëdijshëm si plotësim të terapisë standarde, por sqarojnë se ai nuk zëvendëson diagnozën klinike apo trajtimin mjekësor.

Si praktikohet vëzhgimi i vetëdijshëm?

Arati Patel sugjeron një ushtrim shumë të thjeshtë:

Ndalesë e shkurtër – Merrni frymë ngadalë dhe zgjateni nxjerrjen e ajrit.

Vëzhgoni tri gjëra përreth – Pa i etiketuar si të mira apo të këqija.

Vëzhgoni dy ndjesi trupore – Për shembull këmbët që prekin dyshemenë ose trupi që mbështetet në karrige.

Vëzhgoni një tingull – Qoftë afër apo larg.

Ushtrimi zgjat më pak se një minutë dhe funksionon më mirë kur praktikohet rregullisht.

Për ta kthyer këtë praktikë në zakon, Patel rekomandon ta lidhni me rutina ekzistuese, si:

Pritja që të bëhet kafeja

Larja e duarve

Kalimi nga një detyrë në tjetrën

Kjo teknikë mund të praktikohet gjithashtu në çdo situatë stresi të shtuar – në takim pune, në bankë, në radhë apo gjatë transportit publik.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Qetësoni sistemin nervor për një minutë: Teknikë e thjeshtë që ul ankthin appeared first on Sinjali.

20:35 Këto simptoma tregojnë çarjen e shpretkës ,gjakderdhje e brendshme që rrezikon jetën

By: EL
30 January 2026 at 20:35

Last Updated on 30/01/2026 by EL

Dhimbja në anën e majtë të barkut, marramendja dhe rënia e tensionit mund të jenë shenja paralajmëruese të një gjendjeje potencialisht fatale

Çarja ose ruptura e shpretkës ndodh kur dëmtohet kapsula mbrojtëse ose indi i brendshëm i këtij organi, gjë që mund të çojë në gjakderdhje të rëndë të brendshme. Shpretka është një organ delikat, me madhësinë e një grushti, i vendosur në pjesën e sipërme të majtë të barkut, nën brinjët e majta.

Ajo luan një rol kyç në sistemin imunitar dhe qarkullimin e gjakut:

– filtron dhe ruan rreth 25 për qind të rruazave të kuqe të gjakut dhe trombociteve,
– ndihmon në prodhimin e qelizave të bardha të gjakut që luftojnë infeksionet.

Indi funksional i shpretkës, i quajtur “pulpa”, është i rrethuar nga një kapsulë e hollë muskulore përmes së cilës kalojnë enë të shumta gjaku, pikërisht kjo e bën shpretkën veçanërisht të ndjeshme ndaj dëmtimeve.

Çfarë e shkakton çarjen e shpretkës?

Struktura anatomike e shpretkës e bën këtë organ relativisht të lehtë për t’u dëmtuar, veçanërisht nga traumat e forta të jashtme. Kur kapsula e saj çahet ose dëmtohet, gjendja quhet rupturë e shpretkës.

Në rast se shpretka pëson çarje, ajo është organi abdominal që më së shpeshti shkakton gjakderdhje masive, potencialisht fatale. Kjo është një urgjencë mjekësore që kërkon diagnozë të shpejtë dhe ndërhyrje të menjëhershme, shpesh edhe kirurgjikale.

Shkaktarët më të zakonshëm janë:

  • Aksidentet në trafik, përgjegjëse për rreth 50–75% të rasteve
  • Dëmtimet sportive, veçanërisht në sporte kontakti si futbolli apo hokeji
  • Dhuna fizike, përfshirë goditjet, plagët me thikë apo armë zjarri

Shpretka mund të çahet menjëherë pas goditjes, por ekziston edhe ruptura e vonshme, e cila ndodh disa orë ose ditë më pas, si pasojë e ënjtjes dhe dobësimit gradual të kapsulës, transmeton Telegrafi.

A mund të çahet shpretka pa traumë?

Po, edhe pse rrallë. Ruptura spontane e shpretkës mund të ndodhë kur një sëmundje themelore shkakton zmadhimin e saj, duke dobësuar kapsulën deri në çarje.

Gjendje që mund ta favorizojnë këtë janë:

  • Sëmundjet malinje, si limfoma
  • Infeksionet, përfshirë mononukleozën infektive dhe malarien
  • Sëmundjet inflamatore kronike, si hepatiti ose pankreatiti

Cilat janë shenjat dhe simptomat e çarjes së shpretkës?

Shpretka ndodhet në kuadrantin e sipërm të majtë të barkut, nën kraharorin e majtë dhe diafragmën. Në momentin e çarjes, zakonisht shfaqet dhimbje e fortë dhe e menjëhershme në këtë zonë.

Megjithatë, për shkak se traumat që dëmtojnë shpretkën shpesh shoqërohen edhe me dëmtime të tjera (p.sh. fraktura brinjësh), pacienti mund të mos e dallojë menjëherë burimin e saktë të dhimbjes.

Një shenjë tipike është zhvendosja e dhimbjes drejt shpatullës së majtë ose kraharorit të majtë, e njohur si shenja e Ker-it (Kehr sign). Kjo ndodh sepse gjaku që grumbullohet irriton nervin frenik të majtë, i cili lidh diafragmën me qafën dhe shpatullën.

Dhimbja shpesh:

  • përkeqësohet gjatë frymëmarrjes
  • shoqërohet me ndjesi presioni në bark

Shenja të tjera alarmuese që tregojnë gjakderdhje të brendshme

Përveç dhimbjes, çarja e shpretkës mund të shkaktojë simptoma të lidhura me humbjen e gjakut dhe rënien e shpejtë të tensionit arterial, si:

  • marramendje ose humbje të vetëdijes
  • konfuzion mendor ose çorientim
  • turbullim të shikimit
  • zbehje të lëkurës, djersë të ftohta
  • ankth dhe shqetësim të theksuar
  • nauze (të përziera)

E rëndësishme: Çdo dyshim për çarje të shpretkës kërkon ndihmë urgjente mjekësore, pasi vonesa në trajtim mund të jetë fatale./et

Leukemia dhe limfoma: Si dallojnë, simptomat dhe faktorët kryesorë të rrezikut

30 January 2026 at 18:35

Leukemia dhe limfoma janë sëmundje malinje që prekin sistemin e gjakut dhe sistemin imunitar. Të dyja fillojnë nga qelizat mbrojtëse të organizmit, por dallojnë sipas qelizave nga të cilat burojnë, mënyrës së zhvillimit, simptomave karakteristike dhe prognozës së sëmundjes.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO), këto dy sëmundje përbëjnë një pjesë të rëndësishme të kancereve hematologjike dhe kërkojnë vëmendje të veçantë për shkak të ecurisë së tyre potencialisht agresive.

Leukemia zhvillohet në palcën e eshtrave, indin përgjegjës për prodhimin e qelizave të gjakut. Në këtë proces ndodh rritje jonormale e leukociteve – qelizave të bardha të gjakut – të cilat shpesh janë të papjekura dhe jo funksionale. Me shtimin e tyre, gradualisht shtypen linjat e tjera qelizore, si eritrocitet dhe trombocitet. Instituti Kombëtar i Kancerit në SHBA (National Cancer Institute – NCI) shpjegon se kjo është arsyeja pse pacientët me leukemi shpesh zhvillojnë anemi, infeksione të shpeshta dhe gjakderdhje të lehta ose të zgjatura.

Ndryshe nga leukemia, limfoma zhvillohet kryesisht në nyjat limfatike, pjesë integrale e sistemit imunitar. Në këtë sëmundje ndodh prodhim i tepërt dhe grumbullim i limfociteve T ose B, duke çuar në çrregullimin e funksionimit normal të mbrojtjes imunitare. Sipas klasifikimit të WHO-së, limfomat ndahen në Hodgkin dhe jo-Hodgkin, me dallime të rëndësishme në ecuri dhe trajtim, por me një mekanizëm të përbashkët të shumimit jonormal të qelizave imunitare, transmeton Telegrafi.

Faktorët e rrezikut për leukeminë dhe limfomën nuk janë të njëjtë, edhe pse në disa raste mund të mbivendosen. Për leukeminë, Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin (IARC) përmend ekspozimin ndaj rrezatimit jonizues dhe benzenit, një substancë kimike industriale me efekt kancerogjen. Trajtimet e mëparshme me kimioterapi ose radioterapi për kancere të tjera mund të rrisin gjithashtu rrezikun për zhvillimin e leukemisë sekondare. NCI raporton se disa infeksione virale, si virusi Epstein–Barr, si dhe sindromat gjenetike të lindura, përfshirë sindromën Down dhe aneminë Fanconi, lidhen me një rrezik më të lartë për këtë sëmundje.

Në rastin e limfomës, faktorët e rrezikut varen nga tipi i saj, por WHO dhe NCI përmendin ekspozimin afatgjatë ndaj pesticideve dhe herbicideve, infeksione kronike virale si Epstein–Barr dhe citomegalovirusi, si dhe disa infeksione bakteriale, veçanërisht Helicobacter pylori. Personat me sistem imunitar të dobësuar, përfshirë ata me HIV/AIDS ose që përdorin barna imunosupresive pas transplantimeve, janë gjithashtu më të rrezikuar. Sëmundjet autoimune, si artriti reumatoid, sëmundjet inflamatore të zorrëve dhe sindroma Sjögren, rrisin gjithashtu probabilitetin për limfomë.

Ekspertët e WHO-së theksojnë se prania e një ose më shumë faktorëve të rrezikut nuk nënkupton patjetër zhvillimin e sëmundjes. Leukemia dhe limfoma lindin si rezultat i ndërveprimit të faktorëve gjenetikë, mjedisorë dhe individualë, si dhe i reagimit të sistemit imunitar ndaj këtyre ndikimeve.

Një lajm inkurajues është se disa faktorë rreziku janë të shmangshëm. Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), reduktimi i ekspozimit ndaj kimikateve toksike, mbrojtja nga rrezatimi i panevojshëm, trajtimi në kohë i infeksioneve kronike dhe përdorimi i kujdesshëm i barnave që ndikojnë në sistemin imunitar mund të ulë rrezikun.

Kontrolli i rregullt shëndetësor dhe diagnostikimi i hershëm mbeten faktorë kyç për përmirësimin e prognozës dhe rritjen e mbijetesës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Leukemia dhe limfoma: Si dallojnë, simptomat dhe faktorët kryesorë të rrezikut appeared first on Sinjali.

A keni marrë ndonjëherë Ozempik/Mounjaro?

30 January 2026 at 17:38

Ky pyetësor mund të plotësohet në mënyrë anonime, të dhënat do të trajtohen me konfidencialitet dhe korrektësi nga redaksia e Citizens.al.

The post A keni marrë ndonjëherë Ozempik/Mounjaro? appeared first on Citizens.al.

12:50 Të qarat e bebes nxisin prodhimin e qumështit të nënës

By: Klara
30 January 2026 at 12:50

Të qarat e bebes stimulojnë prodhimin e qumështit të nënës. Një studim i fundit në laborator tregon dhe vërteton se të qarat e të porsalindurit nxisin prodhimin e oksitocinës, duke konfirmuar rëndësinë e këtij hormoni në procesin e gjidhënies.

Nuk është mister që të qarat e fëmijëve janë një mjet i fuqishëm komunikimi, në gjendje t’i transmetojë nënës nevojat e tyre. Nga eksperimentet me sensorë molekularë mjaft të sofistikuar, studiuesit kanë arritur të shohin se si ndikon tek truri i nënës e qara e bebes së saj. Sinjali shkon drejtpërdrejt në qelizat që kanë detyrën e përcaktuar për prodhimin e hormonit oksitocinë në tru, me një shpejtësi mbresëlënëse.

Në kushte normale, këto qeliza bllokohen nga proteina të përcaktuara që evitojnë angazhimin në rastet e alarmeve false, ndërsa kur fëmija qan, brenda 30 sekondash sinjalet neurale bllokojnë efektin e këtyre proteinave, duke bërë gati menjëherë prodhimin e qumështit, i cili nga nisja vijon pa pushim për 5 minuta, kohë e mjaftueshme për të ushqyer beben në gji.

Niveli dhe çlirimi i hormonit oksitocinë, shpjegojnë mjekët, si pasojë e të qarës së bebes, nuk vërehen në asnjë rast tek gratë që nuk kanë lindur, por vetëm tek nënat./K.M

11:50 Superkujtesa, sindroma e rrallë e kundërt me demencën

By: Klara
30 January 2026 at 11:50

Alzheimeri dhe demenca janë sëmundje që të bëjnë të harrosh gjithçka dhe ku memoria e kalimit të kohës fshihet plotësisht. Vitet e fundit ato janë kthyer në sfida të mëdha, pasi gjithnjë e më shumë njerëz po preken prej tyre. Mirëpo ekziston një sindromë që është e kundërta e tyre dhe lidhet me një memorie jashtëzakonisht të zhvilluar.

Personat që vuajnë nga sindroma e hipermemorisë ose hipertimezisë dallohen për një kujtesë autobiografike të jashtëzakonshme, duke kujtuar çdo detaj, çdo ngjarje dhe çdo emocion të përjetuar në çdo ditë të jetës së tyre.

Në botë, aktualisht, janë të dokumentuar rreth 60 persona që kanë këtë superkujtesë, e cila për herë të parë u zbulua vetëm në vitin 2006.

Sipas mjekëve, këta persona kanë një raport obsesiv me kalendarët, ditarët, fotografitë, kronikat dhe artikujt, por çdo gjë tjetër është plotësisht normale në trurin e tyre.

Sipas vetë pacientëve që jetojnë me këtë sindromë, në disa raste kjo gjendje mund të sjellë avantazhe, por ekziston edhe ana tjetër e medaljes: ata janë të dënuar të kujtojnë çdo gjë, shpesh edhe kujtimet dhe emocionet e dhimbshme, si dhe situatat e sikletshme, të cilat mbeten të gjalla çdo ditë në mendjen e tyre.

09:40 Çfarë është virusi Nipah dhe pse po alarmon botën?

By: Klara
30 January 2026 at 09:40

India ka konfirmuar dy raste të virusit Nipah në shtetin Perëndim Bengal, në lindje të vendit, pranë kufijve me Bangladesh, Bhutan dhe Nepal. Të dy pacientët janë punonjës shëndetësorë dhe aktualisht ndodhen në kujdes intensiv. Autoritetet njoftuan se 196 persona që kanë pasur kontakt me ta janë pa simptoma dhe testet për virusin kanë dalë negative.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të dhënat e disponueshme tregojnë se publiku nuk duhet të shqetësohet për sigurinë e vet ose të familjes. Megjithatë, duke qenë se shkalla e vdekshmërisë mund të arrijë deri në 75%, dhe nuk ekziston trajtim apo vaksinë specifike, çdo shpërthim monitorohet me kujdes.

Çfarë është virus Nipah?

Virus Nipah mund të transmetohet nga kafshët, përmes ushqimit të kontaminuar ose nga kontakti me persona të infektuar. Ai gjendet kryesisht tek fluturakët në rajonet bregdetare dhe në disa ishuj të Oqeanit Indian, Indi, Azinë Juglindore dhe Oqeaninë.

 

 

Sëmundja mund të shkaktojë gjithçka, nga mungesa e simptomave te sëmundjet akute të frymëmarrjes dhe encefaliti fatal. Shkalla e vdekshmërisë varion 40–75%, sipas llojit të virusit.

Masat në vendet fqinje

Disa vende fqinje të Indisë po vendosin kontrolle për udhëtarët nga rajoni i prekur. Tajlanda ka futur kontrolle në aeroport për udhëtarët nga Perëndim Bengal dhe rekomandon mbikëqyrje të veçantë në zonat ku ka fluturakë. Nepali ka rritur survejancën në kufi dhe aeroportet e saj.

Shpërthimet e virusit nuk janë të rralla në rajonet me rrezik të lartë. Që nga 1998, janë raportuar raste në Bangladesh, Indi, Malajzi, Filipine dhe Singapor, sipas OBSH-së. Në korrik 2025, India konfirmoi katër raste, përfshirë dy vdekje në Kerala, një zonë që përjeton shpërthime të rregullta të këtij virusi që nga 2018. Bangladesh gjithashtu raportoi katër raste midis janarit dhe gushtit 2025. OBSH-ja vlerëson se rreziku i përhapjes ndërkombëtare mbetet i ulët, por thekson nevojën për vetëdijesim mbi faktorët e rrezikut, pasi nuk ka ende barna apo vaksinë specifike për virusin Nipah./K.M

Alarm në Europë/ Mollët e kontaminuara me “kokteje pesticidesh”, çfarë zbulon studimi

By: Brisi
30 January 2026 at 08:53

Një studim i ri kritikon procedurën e vlerësimit të rrezikut të Bashkimit Europian për pesticidet, duke argumentuar se ato analizohen në mënyrë të izoluar dhe jo duke u fokusuar te ndikimi i efektit “koktej”, pra kombinimi i disa mbetjeve pesticidesh të pranishme në fruta dhe perime. Trembëdhjetë vende europiane po shesin mollë në tregje dhe […]

The post Alarm në Europë/ Mollët e kontaminuara me “kokteje pesticidesh”, çfarë zbulon studimi appeared first on BoldNews.al.

08:40 Të qëndruarit zgjuar deri vonë lidhet me shëndet më të dobët të zemrës

By: Klara
30 January 2026 at 08:40

Personat që rrinë zgjuar deri vonë dhe janë më aktivë gjatë natës mund të kenë rrezik më të lartë për sëmundje të zemrës, sipas një studimi të ri të publikuar në Journal of the American Heart Association.

Hulumtimi analizoi të dhëna nga mbi 322 mijë të rritur në kuadër të studimit UK Biobank dhe zbuloi se individët me kronotip mbrëmjeje, kishin shëndet më të dobët kardiovaskular krahasuar me ata që zgjohen herët ose me ata që nuk kanë preferencë të theksuar për orarin e gjumit.

Sipas autores kryesore të studimit, Dr. Sina Kianersi nga Harvard Medical School, lidhja mes qëndrimit zgjuar natën dhe shëndetit të dobët të zemrës ishte veçanërisht e fortë te gratë. Personat që nuk flenë natën kishin rreth 79% më shumë gjasa të kishin shëndet të dobët kardiovaskular dhe rrezik më të lartë për atak në zemër ose goditje në tru gjatë një periudhe ndjekjeje prej gati 14 vitesh.

Ekspertët theksojnë se ky rrezik lidhet shpesh me zakone të pashëndetshme si dieta e dobët, mungesa e aktivitetit fizik, pirja e duhanit dhe oraret e parregullta të gjumit dhe vakteve.

Megjithatë, studiuesit theksojnë se rreziku nuk është i pashmangshëm. “Sëmundjet e zemrës nuk janë të shkruara për ata që nuk flenë natën”, tha Dr. Kristen Knutson nga Universiteti Northwestern. Ajo dhe ekspertë të tjerë rekomandojnë përmirësimin e cilësisë së gjumit, aktivitet të rregullt fizik, lënien e duhanit dhe kontrollin e presionit të gjakut, kolesterolit dhe sheqerit në gjak.

Studimi është vëzhgues dhe nuk provon se kronotipi shkakton drejtpërdrejt sëmundje të zemrës, por tregon se mënyra e jetesës luan rol kyç në mbrojtjen e shëndetit kardiovaskular./K.M

❌
❌