Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Qyteti antik Helikranon: misteri i madh arkeologjik i fshehur në Malçan – VIDEO

By: Uesli
11 January 2026 at 14:50

Qyteti antik Helikranon: misteri i madh arkeologjik i fshehur në Malçan   Në thellësi të tokës së Epirit, rreth 35 km larg nga Saranda, fshihet një nga enigmat më të mëdha të historisë së lashtë shqiptare. Një qytet i heshtur prej shekujsh, i mbuluar nga bimësia dhe harresa, por që vijon të flasë përmes mureve, […]

The post Qyteti antik Helikranon: misteri i madh arkeologjik i fshehur në Malçan – VIDEO appeared first on Saranda Web.

Albanity, surrogat i kulturës

By: Elsa Demo
28 December 2025 at 07:43

Pyetjes “çfarë ke parë apo lexuar gjë të mirë këto kohë?”, i përgjigjem sipas interesave të personit, nëse është më afër librit apo arteve. Kur nuk ka lidhje dhe pyet për aperitiv apo për respekt të ndërsjelltë profesional, i përshkruaj diçka jo larg përditshmërisë për të nënkuptuar se e bukura megjithatë ekziston dhe një nga […]

The post Albanity, surrogat i kulturës appeared first on Reporter.al.

Tërheqja e Nicholas Lyndhurstit nga jeta publike

19 December 2025 at 12:54


Dyshja më e famshme në Britani: Nicholas Lyndhurst dhe David Jason

Nga: George Chesterton / The Telegraph (titulli: Why Nicholas Lyndhurst is missing from the Only Fools reunion)
Përkthimi: Telegrafi.com

David Jason pëlqen të tregojë anekdotën kur ai dhe Nicholas Lyndhurst sajuan një zënkë në xhirimet e seriailit “Only Fools and Horses”. Në vitin 1991, në kulmin e popullaritetit të serialit, Del Boi dhe Rodni, të cilët ishin të mërzitur, vendosën se ishte koha për të sjellë pak gjallëri.

David Jason, Nicholas Lyndhurst dhe Buster Merryfield në episodin special të Krishtlindjeve të vitit 1987 të Only Fools and Horses

“Unë dhe Nicku ishim në karavan”, ka thënë Jasoni, 85 vjeç. “Po rrinim kot dhe i thashë: ‘E di çfarë? Pse të mos shtiremi sikur kemi një zënkë? Ti mund të dalësh me vrull dhe të thuash që po largohesh, e unë mund të bërtas: ‘Mos u kthe më kurrë. S’dua të punoj kurrë më me ty’. Kështu që dera u hap me vrull dhe Nicku doli duke shfryrë dhe unë hodha diçka pas tij. Por, pastaj menduam se ndoshta e tepruam, kështu që u thamë të gjithëve: ‘Ishte vetëm një shaka’”.

Thashethemet për një marrëdhënie të tensionuar apo problematike mes dy yjeve më të mëdhenj të serialit vazhdojnë edhe sot - pavarësisht çdo dëshmie që tregon të kundërtën - dhe ka të ngjarë që anekdota e “zënkës për shaka” të jetë mënyra e tyre për të përballuar këto spekulime. Ajo që është e vërtetë është se Jasoni dhe Lyndhursti ishin aktorë shumë të ndryshëm, nga breza të ndryshëm, me qëndrime të ndryshme ndaj famës. Dinamika e partneritetit të tyre në ekran varej po aq nga këto dallime sa edhe nga talenti i tyre i përbashkët që i bëri të jenë, në shumë mënyra, dyshja më e dashur në televizion.

“Kur lexuam skenarin për herë të parë, ndodhi ajo kimi”: Nicholas Lyndhurst si Rodni dhe David Jason si Del Boi në sezonin e parë të serialit(BBC)

Lajmi se do të realizohet një dokumentar i ri për Only Fools and Horses në vitin 2026, pa përfshirjen e Lyndhurstin, tani 64 vjeç, ngjalli pyetje të reja rreth marrëdhënies së tij me trashëgiminë e serialit. Por, këto dyshime marrin më shumë kuptim në kontekstin e shmangies së tij të përhershme ndaj publicitetit - e lëre më tragjedinë personale që e ka shtyrë të mbrojë privatësinë edhe më rreptë. Në vitin 2020, djali i tij i vetëm, Archie, aktor, vdiq nga leucemia limfoblastike akute në moshën 19-vjeçare.

“Mungesa e Lyndhurstit në dokumentarin e ri nuk ka të bëjë me ndonjë problem personal apo ndonjë përplasje me pjesën tjetër të kastit”, thotë Graham McCann, autor i librit Only Fools and Horses: The Story of Britain’s Favourite Comedy. “Privatisht, mendoj se ai është në marrëdhënie të mira me ta. Ai është dikush që sheh një ndarje të qartë mes vetes dhe personazheve që luan, dhe dëshiron të përqendrohet në të tashmen. Kur e mbaron një punë, e mbaron. Nuk është rehat të dalë në pah për të shënuar një personazh që ka luajtur në të kaluarën. Preferon të qëndrojë i tërhequr. Nuk njoh ndonjë aktor që është kaq ekstrem në këtë drejtim. Kështu ndihet ai se duhet të jetë, për të funksionuar si aktor”.

Lyndhurst dhe djali i tij Archie, në vitin 2015Foto: David M. Benett/Dave Benett/WireImage

Only Fools and Horses u transmetua në shtatë sezone me 19 episode speciale nga 1981 deri më 2003. Për të shënuar 45-vjetorin e serialit, dokumentari Only Fools and Horses: The Lost Archive, nga U&Gold, do të sjellë pamje arkivore, të patransmetuara, të familjes Troter - dhe u mirëprit me entuziazëm nga adhuruesit e një prej komedive më të dashura në historinë britanike (episodi Time On Our Hands, në vitin 1996 u pa nga më shumë se 24 milionë njerëz).

Jasoni dhe Lyndhursti erdhën në serial nga rrugë shumë të ndryshme. “Jasoni ishte shkollë më e vjetër, sepse kishte bërë gjithçka në teatrot e repertorëve, që kërkonin përshtatshmëri dhe pranim të roleve që s’të pëlqenin”, thotë McCann. “Ndonjëherë dukej sikur nuk do të bëhej kurrë yll, dhe duhej të punonte shumë e të ishte i durueshëm. Ndërkaq, Lyndhursti bëri një lëvizje logjike drejt një roli të madh që në moshë të re”.

- YouTube

Jasoni ishte aktor i njohur televiziv para vitit 1981, por ende jo një emër i njohur në çdo shtëpi. Lidhej më së shumti me Ronnie Barkerin, duke u paraqitur në tri episode të sitkomit Porridge dhe si ndihmësi i tij, Granvilli, në serialin Open All Hours. Lyndhursti, nga ana tjetër, kishte ndjekur Shkollën e Aktrimit “Korona” [Corona Theatre School] në Londrën Perëndimore dhe kishte luajtur në drama dhe emisione për fëmijë - më së shumti i njohur si një nga djemtë e Wendy Craigut në serialin Butterflies, në vitin 1978, kur ishte 17 vjeç.

“Kur Davidi dhe Nicholasi u bashkuan për herë të parë, ishin aktorë të shkëlqyer, por ata morën një skenar brilant të shkruar posaçërisht për ta”, thotë Tony Dow, regjisor i serialit në vitet 1988-2003, përfshirë disa episode për Krishtlindje. Dow ishte mik i ngushtë me krijuesin e serialit, John Sullivan, i cili vdiq në 2011. “Nuk zgjati shumë që ata të njihnin talentin e njëri-tjetrit dhe të mbështeteshin tek ai”.

Lyndhursti dhe Jasoni në Çmimet Kombëtare të Filmit [National Film Awards] në Londër më 2017(Foto: Eamonn M. McCormack/Getty Images)

“Marrëdhënia me Davidin ishte e menjëhershme”, ka thënë Lyndhurst. “Kur unë, Davidi dhe Lennard Pearce [gjyshi] lexuam skenarin për herë të parë, ndodhi ajo kimi. Unë dhe Davidi u bëmë të njohur për të qeshurat [gjatë xhirimeve]. Kishte dashuri në qendër të marrëdhënies së personazheve, dhe këtë gjithmonë e kishim parasysh - si gjënë më të rëndësishme për t’u portretizuar. Nuk ishte e vështirë të aktronim ‘afeksionin’, sepse vërtet e ndjenim për njëri-tjetrin.”

Spekulimet se dy aktorët kryesorë nuk shkonin mirë vijnë nga kureshtja e natyrshme e adhuruesve për marrëdhënien e dyshes që ishte kaq e dashur në ekran, saqë njerëzit nisën të pyesnin se si është ajo jashtë ekranit.

“Shumë njerëz paramendojnë tension të vërtetë, siç ndodhi mes Rodney Bewesin dhe James Bolamin në The Likely Lads, apo mes disa aktorëve të Dad’s Army”, thotë McCann. “Adhuruesit e flaktë i shohin si prindërit që nuk shkojnë mirë mes vete”.

Lyndhursti pati sukses edhe me seriale të tjera, si “Goodnight Sweetheart”(Foto: PA/Alamy)

“Mund t’ju them, kategorikisht, se kurrë nuk ka pasur ndonjë sherr mes tyre”, thotë Dow. “Nuk kishte konflikt, sepse të gjithë e dinim që ishim me fat të ishim pjesë e këtij seriali të jashtëzakonshëm - edhe pse Nicku vështirë e përjetonte famën në atë kohë. Ai ecte rrugëve me një kapele të madhe mbi kokë dhe një pallto, sepse nuk e përballonte dot reagimin e njerëzve. Lyndhursti ishte më pak i përshtatshëm për jetën publike dhe e bezdiste më shumë gjithë vëmendja”, thotë McCann.

Shtrirja e ndikimit të serialit ishte aq e madhe, saqë edhe vetë Jasoni - i cili ka qenë më i përfshirë se Lyndhursti në universin Only Fools që nga përfundimi i xhirimeve - ka shprehur keqardhje që puna tjetër e tij (Porterhouse Blue, A Touch of Frost, The Darling Buds of May) shpesh është mbuluar nga fiksimi i publikut me Del Boin.

Lyndhursti pati sukses në teatër dhe seriale të tjera si Goodnight Sweetheart dhe The Two of Us, dhe së fundmi mori lëvdata për rolin e një profesori anglez në rikthimin e serialit Frasier në vitin 2023. Por, nëse dikur ishte i rezervuar për daljet publike, vdekja tragjike e djalit të tij mund ta ketë bindur ta mbrojë privatësinë edhe më fort pas vitit 2020.

Lyndhurst në një skenë në serialin “Frasier” më 2023

“Kam qenë aty për të dhe bashkëshorten e tij, por më thanë ... se po kalonin një kohë shumë të vështirë dhe se shumë njerëz po kërkonin intervista dhe deklarata”, tha Jason më 2022. “Ai më tha: ‘Mos u mërzit nëse nuk të kontaktojmë. Thjesht duam të vazhdojmë jetën dhe ta bëjmë zinë në qetësi’. Ai është shumë më i mbyllur tani sesa më parë. Dhe, për fat të keq, nuk takohemi aq shpesh sa do të doja. Por, ndonjëherë, kështu shkojnë gjërat”.

Kështu, dokumentari me dy pjesë, Only Fools and Horses: The Lost Archive, do të përfshijë intervista të reja me pjesëtarët e mbijetuar të kastit dhe ekipit, si dhe materiale arkivore nga episodet klasike. Të gjithë do t’i bëjnë homazh John Sullivanit, i cili ndërroi jetë në 2011 - një njeri të cilin, si Jasoni ashtu ashtu edhe Lyndhursti, e quanin “gjeni”. Por, Lyndhursti, i cili jeton me gruan e tij në Uest-Uitering afër Çiçesterit në Suseksin Perëndimor, nuk do të jetë me ta.

“Kur unë dhe Davidi takohemi, themi: ‘Nicku është mirë dhe është aty, por kjo pjesë e jetës së tij ka mbaruar për të’”, shpjegon Dow. “Edhe nëse nuk do të kishte kaluar në tragjedi personale, gjithsesi do ta urrente gjithë këtë”. /Telegrafi/

Metani: Ekuilibri mes pavarësisë së magjistratëve dhe interesit legjitim të publikut, busulla e ILD-së

9 December 2025 at 18:58

TIRANË, 9 dhjetor /ATSH/ Inspektori i Lartë i Drejtësisë organizoi sot një pasdite pune mbi procesin disiplinor në Shqipëri.

Eventi me të ftuar nga institucione të drejtësisë e gjykatave e prokurorive në vend shfaqi dokumentarin televiziv “Të inspektosh drejtësinë”, mbi inspektimin disiplinor pas viteve ’90 dhe promovoi një botim dokumentar, mbi historikun mbi njëshekullor të procesit disiplinor në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij, kreu i ILD-së, Artur Metani, theksoi rëndësinë e prodhimit të një dokumentimi historik lidhur me ecurinë e inspektimit gjyqësor në Shqipëri që nga viti 1912.

Sipas tij, ky botim ofron një panoramë të qartë të zhvillimeve historike të shërbimit të inspektimit gjyqësor.

“Materialet që botohen në këtë libër përbëjnë një pjesë shumë të rëndësishme nga tradita institucionale e drejtësisë shqiptare. Besoj se janë materiale, pak të njohura për shumë prej nesh. Me përjashtim të studiuesve të veçantë për këtë fushë, komuniteti i juristëve të interesuar për zhvillimet e drejtësisë në Shqipëri, nuk e kanë pasur mundësinë të njihen drejtpërdrejt me materialet që paraqitura në këtë libër nëpërmjet burimeve arkivore”, tha ai.

Metani tha se materiali është paraqitur pa interpretime apo komente, vetëm përmes dokumenteve autentike të marra nga burimet arkivore.

“Ndodh, që edhe botimet e thjeshta me objekt temën historike, mund të ngjallin debat. Por, me këtë botim, ne nuk kemi dashur të bëjmë asnjë interpretim apo koment mbi ngjarjet historike, që kanë shënjuar lindjen dhe zhvillimin e inspektimit gjyqësor. Ne kemi zgjedhur të paraqesim dokumentet në formën e tyre të pastër, ashtu siç dalin në burimet arkivore, me qëllimin e vetëm për të sjellë në dritë të vërtetën historike”, theksoi ai.

Inspektori i ILD-së u ndal edhe tek zhvillimi i institucionit të inspektoratit të drejtësisë ndër vite në vendin tonë. Gjatë fjalës së tij, Metani u ndal edhe tek miratimi i Reformës në Drejtësi që sipas tij solli një arkitekturë të re institucionale, ku Inspektori i Lartë i Drejtësisë mori për herë të parë kompetencën e vetme për proceset disiplinore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Metani nënvizoi se zgjedhja në krye të ILD-së shënoi fillimin e një përgjegjësie për vendosjen e standardeve profesionale.

“Në këtë arkitekturë të re, procesi disiplinor vjen për herë të parë si kompetencë e një institucioni të vetëm, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, një institucion i pavarur kushtetues, që ka përgjegjësinë e inspektimit disiplinor për gjyqtarët e prokurorët e të gjitha niveleve. Zgjedhja në detyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë erdhi me përgjegjësinë e jashtëzakonshme, për përballjen me ngritjen e një institucioni të tillë me themele të forta profesionale, me pritshmëritë e publikut dhe aktorëve të tjerë politikë e institucionalë dhe me pritshmëritë e vetë sistemit të drejtësisë. Duke mos patur model paraardhës, vendosja e standardeve të tilla dhe mbi të gjitha, ruajtja e ekuilibrit mes pavarësisë së magjistratëve dhe interesit krejt legjitim të publikut për mënyrën se si administrohet drejtësia, ishte dhe mbetet busulla orientuese e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”, shtoi Metani.

“Kjo mbetet sfida më e madhe profesionale dhe personale e Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, jo për stabilitet institucional, por duke e parë këtë balancë interesash, si një parim kushtetues të rëndësishëm për të ardhmen e sistemit të drejtësisë dhe të shtetit të së drejtës. Natyrshëm si çdo proces, edhe testimi i kësaj filozofie pune, kërkon periudhën e vet të përballjes me sfidat që kalon sistemi dhe koha do të tregojë qëndrueshmërinë e zbatimit të saj në praktikë, si dhe efektet afatgjata në sistem”, tha ai.

/m.q/j.p/

The post Metani: Ekuilibri mes pavarësisë së magjistratëve dhe interesit legjitim të publikut, busulla e ILD-së appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Melania Trump lançon kompaninë “Muse Films”, prezanton dokumentarin për jetën e saj

29 November 2025 at 16:42

UASHINGTON, 29 nëntor /ATSH/- Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump ka lançuar kompaninë e saj të prodhimit të filmave, Muse Films, ndërsa njoftoi gjithashtu një dokumentar të profilit të lartë të fokusuar në jetën dhe rolin e saj në Shtëpinë e Bardhë, sipas “NewsWeek”.

Dokumentari, i titulluar “Melania”, është planifikuar të dalë në kinematë botërore më 30 janar 2026.

“Ju prezantoj me “Muse Films”, kompania ime e re e prodhimit te filmave,” postoi Melania Trump në X.

“Dokumentari “Melania”, do të shfaqet ekskluzivisht në kinematë në mbarë botën më 30 janar 2026″, tha ajo.

Njoftimi, shënon sipërmarrjen e saj më të rëndësishme solo që nga rikthimi në vëmendjen kombëtare si Zonja e Parë në vitin 2025.

Në një dalje publike në “Fox & Friends”, Melania Trump e përshkroi projektin si një vështrim intim mbi përgjegjësitë dhe jetën e saj private.

Dokumentari u ble nga “Amazon MGM Studios” për një vlerë prej 40 milionë dollarësh, një nga marrëveshjet më të mëdha të njohura të licensimit për një dokumentar politik.

Ai gjithashtu do të ketë një shfaqje të kufizuar në kinema para se të debutojë në platformën e transmetimit të “Amazon”, Prime Video.

Dokumentari “Melania” përqendrohet në 20 ditët që çuan në inaugurimin presidencial të vitit 2025.

Ai shfaq prapaskenat e Melania Trump ndërsa ajo përgatit inaugurimin, organizon zyrën e Zonjës së Parë dhe udhëzon familjen e saj për jetën publike përpara kthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Dokumentari do të përfshijë gjithashtu momente nga presidenti Donald Trump dhe djali i tyre, Barron.

Projekti drejtohet nga Brett Ratner, karriera e të cilit në Hollywood u ndërpre pas akuzave për ngacmime seksuale, të cilat ai i ka mohuar.

Melania Trump njihet si producente ekzekutive, megjithëse mbetet e paqartë nëse “Muse Films” ishte përfshirë drejtpërdrejt në prodhimin e dokumentarit apo nëse ai do të shërbejë kryesisht si një mjet për krijimin e markës për projektet e ardhshme.

Marrëveshja e licensimit shkaktoi debate politike, veçanërisht mbi motivet e “Amazon” dhe themeluesit të saj, Jeff Bezos, perandoria mediatike e të cilit përfshin “The Washington Post”.

Dokumentari nuk është marrëveshja e vetme e “Amazon” me Trump këtë vit.

Më 10 mars, kompania njoftoi se “Prime Video” do të niste transmetimin e “The Apprentice”, reality show-t të udhëhequr nga Donald Trump gjatë viteve të tij të biznesit.

“Dokumetari do të shfaqet në kinematë e SHBA-së ekskluzivisht të premten, më 30 janar 2026”, sipas një njoftimi në tetor të “Amazon MGM Studios”. //a.i/

The post Melania Trump lançon kompaninë “Muse Films”, prezanton dokumentarin për jetën e saj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Melania Trump dokumentar 40 milionë dollarësh për jetën e saj

By: Ela
29 November 2025 at 14:36

Melania Trump ka surprizuar botën e Hollywood-it dhe atë politike, duke njoftuar krijimin e kompanisë së saj të prodhimit filmik, Muse Films, dhe paralajmëruar dokumentarin shumë të përfolur mbi jetën e saj. Projekti mbështetet nga një marrëveshje historike me Amazon me vlerë 40 milionë dollarë, duke e bërë këtë një nga investimet më të mëdha […]

The post Melania Trump dokumentar 40 milionë dollarësh për jetën e saj appeared first on BoldNews.al.

Shpëtimi i 25 mijë ushtarëve italianë nga shqiptarët në ’43, Rama: Historia e harruar risillet në dritë

23 November 2025 at 15:00

TIRANË, 23 nëntor/ATSH/ Shpëtimi i rreth 25 mijë ushtarëve italianë nga familjet shqiptare në vitin 1943, pas kapitullimit të Italisë dhe mbërritjes së forcave naziste në Shqipëri, një fakt historik i mbetur në heshtje për mbi 80 vite po risillet tashmë në vëmendje falë një dokumentari të realizuar nga gazetarja Rudina Xhunga.

Në një intervistë për gazetaren Xhunga, kryeministri Edi Rama pohoi se edhe ai vetë u njoh me dimensionin e plotë të këtij fakti historik falë punës së gazetares.

“Kjo histori vjen në vëmendjen tonë, edhe timen, falë teje, sepse nuk është një histori që është përfolur shumë”, tha Rama.

Madje sipas tij, ushtarët italianë ishin pjesë e një ushtrie pushtuese fashiste dhe kujtesa kolektive e kishte portretizuar italianin më shumë si një figurë “gjysmë qesharake” si në filmin “Njeriu me top”, sesa si një masë prej 25,000 njerëzish në nevojë që u shpëtuan nga shqiptaret.

Rama kujtoi bisedën me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni mbi këtë fakt historik, ndërsa u shpreh se “ajo u prek realisht nga kjo gjë pasi edhe italianët nuk e dinë këtë histori”.

“Ishte e prekur nga fakti se edhe italianët nuk e dinë këtë histori, pasi me siguri është shkruar tek-tuk në dokumenta, por nuk është diçka që është folur dhe shtjelluar për publikun e gjerë”, tha Rama.

Rama tha se edhe për shqiptarët, historia nuk e ka paraqitur këtë gjë si diçka për të cilën duhet të jemi krenarë.

“Nuk është se është treguar në vazhdimësi me detaje. Ajo është një histori që ka marrë formë më shumë pas shembjes së komunizmit. Duhet të pyeten ata që kanë shkruar librat në kohën e komunizmit se përse e kanë anashkaluar këtë pjesë”, tha Rama.

Ndërsa gazetarja Xhunga hoqi një paralele mes këtij fakti historik dhe shpëtimit të jetës së hebrenjve nga shqiptarët.

“Ndonjëherë bëhen shtysë edhe individë që në rrethana të caktuara bëjnë një film, një libër, një shfaqje teatrale që tërheq vëmendjen dhe pastaj kjo krijon një zinxhir dhe krijon një kujtesë”, tha Rama.

Kryeministri Rama e theksoi këtë akt humanizmi si një nga dy momentet më krenare të historisë shqiptare, krahas shpëtimit të hebrenjve.

Rama përgëzoi gazetaren Rudina Xhunga që po nxjerr në dritë këtë histori të harruar ndërsa i bëri një kërkesë publike ministrit të Jashtëm italian, Antonio Tajani, për të ndihmuar në shfaqjen e këtij filmi në Parlamentin Italian, në mënyrë që kjo dëshmi e fuqishme e miqësisë dhe humanizmit të bëhet e njohur për të gjithë, shqiptarë dhe italianë, që kanë një të kaluar ku i janë gjendur njëri-tjetrit jo vetëm pas 1990.

/m.m/a.f/

The post Shpëtimi i 25 mijë ushtarëve italianë nga shqiptarët në ’43, Rama: Historia e harruar risillet në dritë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

“Melania”: Dokumentari që ofron një pasqyrë ekskluzive të jetës së zonjës së parë

By: gaze tare
11 October 2025 at 08:57

Dokumentari i shumëpritur “Melania” do të dalë në kinema në janar 2026 dhe do të hedhë dritë mbi rikthimin e zonjës së parë të SHBA-ve, Melania Trump, në Shtëpinë e Bardhë. Prodhimi, i realizuar nga Amazon MGM Studios, ka për qëllim të ofrojë shikuesve një pasqyrë të pashembullt të 20 ditëve para inaugurimit presidencial të vitit 2025, përmes syve të Melania Trump.

Nëpërmjet një serie pamjesh ekskluzive, dokumentari do të ndjekë Melanian në periudhën e rëndësishme të tranzicionit, kur ajo përballet me kompleksitetet e presionit publik dhe administrativ gjatë kalimit në një rol të ri dhe të fuqishëm. Do të shihen takime kyçe, biseda private dhe momente të papara më parë, që do t’i japin publikut një pamje më të thelluar të jetës së saj.

Melania Trump ka shpërndarë një foto në Twitter, ku shihet duke shikuar nga dritarja e një makine të parkuar, duke njoftuar dokumentarin dhe theksuar se ai do të pasqyrojë “jetën e saj të përditshme”, duke përfshirë periudhën e përgatitjeve për zhvendosjen në Shtëpinë e Bardhë dhe krijimin e ekipit të saj.

 

Ky projekt premton të sjellë një perspektivë të re dhe të sinqertë mbi jetën e një prej figurave më të diskutuara të politikës amerikane.

The post “Melania”: Dokumentari që ofron një pasqyrë ekskluzive të jetës së zonjës së parë appeared first on iconstyle.al.

BBC:  Dokumentari “Sharon and Ozzy Osbourne; Coming Home” shfaqet më 2 tetor

17 September 2025 at 20:19

LONDËR, 17 shtator /ATSH-DPA / – BBC-ja ka konfirmuar se dokumentari i saj “Sharon and Ozzy Osbourne; Coming Home”, i cili u shty për të respektuar dëshirën e familjes pas vdekjes së legjendës së muzikës rock, do të transmetohet më 2 tetor në orën 21:00 në  “BBC One” dhe “iPlayer”.

Fillimisht, dokumentari ishte planifikuar për 18 gusht, por u zëvendësua me një episod të “Fake Or Fortune?” dhe transmetimi u shty.

Dokumentari një-orësh tregon ribashkimin e Ozzy Osbourne me “Black Sabbath” në skenë dhe ndjek historinë e tij dhe të gruas së tij Sharon teksa rikthehen nga SHBA-ja në Buckinghamshire pas mbi dy dekadash qëndrimi atje.

Projekti fillimisht u mendua si seri televizive nën titullin “Home To Roost” në 2022, por u shndërrua në një film njëorësh për shkak të përkeqësimit të shëndetit të Osbourne.

Filmi ofron një “qasje të rrallë dhe intime” të familjës Osbourne, duke përfshirë Sharon dhe fëmijët Kelly dhe Jack.

Ozzy Osbourne u diagnostikua me sëmundjen e Parkinsonit në 2019 dhe vdiq më 22 korrik në moshën 76 vjeç, pak javë pas ribashkimit të tij me grupin “ Black Sabath” për koncertin  e lamtumirës “Back To The Beginning” në qytetin e tij të lindjes, Birmingham.

Përveç dokumentarit të BBC-së, më 7 tetor do të nisë në “Paramount” , filmi i gjatë mbi jetën e Ozzy-t, “Ozzy: No Escape From Now”, duke përfshirë intervista me anëtarë të “Black Sabbath” dhe miq të tjerë të famshëm nga “Guns N’ Roses” dhe “Metallica”. /Ad.Ab./

 

The post BBC:  Dokumentari “Sharon and Ozzy Osbourne; Coming Home” shfaqet më 2 tetor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Reshat Arbana në 85-vjetorin e lindjes: T’i lëmë hasmëritë, sepse jeta është e shkurtër

16 September 2025 at 22:59

TIRANË, 16 qershor/ATSH/ Nën dritën e kujtimeve dhe magjinë e artit të tij, Reshat Arbana festoi mbrëmjen e sotme 85-vjetorin e lindjes rrethuar nga miqtë, kolegët dhe dashamirë.

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit i kushtoi një homazh të veçantë aktorit të madh me shfaqjen e dokumentarit “Përballë, me Reshat Arbanën”, duke sjellë pranë publikut figurën e aktorit që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në kinemanë dhe teatrin shqiptar.

“Jeta qenka tre ditë: e djeshmja, e sotmja dhe e nesërmja. E nesërmja nuk dihet. Ta bëjmë sot atë që kemi për të bërë, mos ta lemë për nesër. Ta duam më shumë njëri-tjetrin. Ky ishte stacioni im i 85-të. Po të ikja nga kjo botë, koka do të mbetej pas dhe në zemër do të kisha pengun për të parë në Shqipërinë time të dashur demokracinë e vërtetë. T’i lëmë hasmëritë, sepse jeta është e shkurtër”, u shpreh Arbana mes emocionesh.

Reshat Arbana mbetet një prej figurave më të dashura për publikun, falë kontributit të jashtëzakonshëm në kinematografi dhe teatrin shqiptar. Ai ka sjellë në jetë mbi 40 personazhe në film dhe qindra role në skenë, duke u shndërruar në simbol të shpirtit popullor, burrërisë, dhimbjes, revoltës dhe dashurisë për vendin.

Ndër rolet e tij më të spikatura përmenden Islami te “Duel i heshtur” (Anagnosti, 1967), Samiu te “Fije që priten” (1976), Prefekti te “Gjeneral gramafoni” (Gjika, 1978), Bimbashi te “Liri a vdekje” (Muçaj, Mitro, 1979), Isa Boletini te “Nëntori i dytë” (Gjika, 1982), Ahmeti te “Dora e ngrohtë” (Çashku, 1983), Adnani te “Hije që mbeten pas” (Musliu, 1985), Aliu te “Binarët” (Fejzo, 1987), Emili te “Rikonstruksioni” (Kasaj, 1988) dhe Kukë Memini te “Balada e Kurbinit” (Çashku, 1990).

Për interpretimet e tij të fuqishme si Dajlan Beu te “Kush vdes në këmbë” (Prifti, 1984) dhe Kryetari i Këshillit te “Kur hapen dyert e jetës” (Ljarja, 1986), Arbana është vlerësuar me Medalionin e Festivaleve të Filmit në vitet 1985 dhe 1987.

Mbrëmja kushtuar 85-vjetorit të tij u kthye në një homazh të ngrohtë, ku publiku e përshëndeti me emocione, kujtime dhe duartrokitje të gjata, duke i dëshmuar edhe njëherë dashurinë e pakushtëzuar. /j.p/

The post Reshat Arbana në 85-vjetorin e lindjes: T’i lëmë hasmëritë, sepse jeta është e shkurtër appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Netflix zbardh rrëfimin e plotë të Victoria Beckham, premierë më 9 tetor

By: gaze tare
11 September 2025 at 15:09

Pas një viti pritjeje, Netflix ka zbuluar se dokumentari i shumëpërfolur rreth jetës dhe karrierës së Victoria Beckham do të publikohet më 9 tetor. Projekti vjen afër dy vjet pas suksesit të dokumentarit për David Beckham në 2023, dhe pritet të jetë po aq i jashtëzakonshëm.

Victoria Beckham tregoi për revistën 72 Magazine dhe për Bloomberg se ishte pikërisht David ai që e inkurajoi të pranonte këtë përvojë. Ajo u shpreh se nuk ishte e sigurt fillimisht nëse publiku donte ta shihte jetën e saj të përditshme, rolin e saj si themeluese dhe drejtoreshë kreative e dy brendeve, por tani ndihet sa për të treguar çdo pjesë të historisë, përfshirë sfidat e të kaluarës.

Dokumentari premton të heqë dorë nga idealizimet; Beckham paralajmëroi se do të ketë edhe momente emocionale, lot dhe reflektime të sinqerta. “Katër vitet me Spice Girls më definuan si artiste, por sollën edhe paragjykime. Kam punuar pothuajse 20 vjet në modë, dhe tani ndihem e gatshme të flas hapur për gjithçka,” tha ajo.

Filmimi përfshin edhe momente familjare, Victoria ka konfirmuar se ka pjesë pamjesh me Davidin dhe fëmijët, edhe pse mund të mos përfshihen të gjitha në versionin përfundimtar. David shprehu mbështetjen në Instagram, duke thënë: “Jam krenar për ty” ndërkohë që mezi pret ta shohë.

Dokumentari pritet të zbërthejë udhëtimin e Victorias nga ikona e popit drejt emrit të fuqishëm të modës, duke ofruar një pamje të plotë, njerëzore dhe të pakompromentuar të asaj që qëndron pas imazhit dhe markës Beckham.

The post Netflix zbardh rrëfimin e plotë të Victoria Beckham, premierë më 9 tetor appeared first on iconstyle.al.

Netflix trondit shikuesit me dokumentarin “Unknown Number”, zbulimi i tmerrshëm që askush s’e priste

By: gaze tare
7 September 2025 at 16:55

Netflix ka publikuar dokumentarin më të ri të krimeve të vërteta, “Unknown Number: The High School Catfish”, i cili ka lënë pa fjalë miliona shikues falë një zbulimi tronditës dhe të papritur.

Dokumentari fokusohet tek adoleshentët Lauryn Licari dhe i dashuri i saj Owen McKenny nga Beal City, Michigan, të cilët në vitin 2020 filluan të merrnin mesazhe anonime të rënda, plot fyerje, kërcënime dhe përmbajtje seksuale. Mesazhet arrinin deri në 50 në ditë, duke përhapur frikë jo vetëm tek çifti, por edhe në gjithë shkollën e tyre.

Tekstet u bënë gjithnjë e më të dhunshme, duke përfshirë fyerje të rënda dhe thirrje për vetëvrasje ndaj Lauryn, e cila në atë kohë ishte vetëm 13 vjeç. Situata u përkeqësua aq shumë, sa që në prill 2022 FBI u përfshi për të zbuluar autorin përmes hetimeve kibernetike.

Pas muajsh hetimesh, doli në dritë një e vërtetë shokuese: personi pas këtyre mesazheve ishte vetë nëna e Lauryn-it, Kendra Licari, një nënë e angazhuar në PTA dhe trajnere basketbolli. Për gati dy vjet, ajo kishte përdorur aplikacione anonimizuese për të ngacmuar vajzën e saj.

Në dhjetor 2022, policia arrestoi Kendrën dhe konfiskoi pajisjet e saj elektronike. Ajo u akuzua për dy raste ngacmimi ndaj një të mituri dhe komunikim me qëllim kryerje krimi. Në vitin 2023, ajo u dënua me deri në pesë vite burg, por doli me kusht verën e kaluar. Pas kësaj, bashkëshorti i saj, Shawn Licari, e divorcoi dhe fitoi kujdestarinë e plotë të Lauryn.

Në dokumentar, Kendra përpiqet të shpjegojë veprimet e saj duke i lidhur me traumën e një përdhunimi që kishte përjetuar në moshën 17 vjeçare dhe me frikën e humbjes së kontrollit mbi vajzën e saj adoleshente. Por justifikimet e saj nuk bindën publikun, që e ka cilësuar rastin si “të neveritshëm” dhe “manipulues”.

Lauryn, nga ana tjetër, shprehet e shokuar:

“Nuk dija si të ndihesha. Trishtim, inat, çmenduri. Nuk mund ta besoja se ishte mamaja ime ajo që më thoshte të vrisja veten.”

Dokumentari është bërë viral në rrjete sociale si TikTok dhe Instagram, ku klipet e zbulimit tronditës kanë marrë miliona shikime që nga publikimi më 29 gusht.

The post Netflix trondit shikuesit me dokumentarin “Unknown Number”, zbulimi i tmerrshëm që askush s’e priste appeared first on iconstyle.al.

Shfaqet dokumentari “Jeta si në film”, rrëfim për jetën dhe artin e Piro Milkanit

TIRANË, 29 gusht/ATSH/ “Jeta si në film-Piro Milkani”, titullohet dokumentar kushtuar regjisorit të shquar shqiptar, që ndërroi jetë në maj të këtij viti në moshën 86-vjeçare.

Miq, kolegë, familjarë të Piro Milkanit ndoqën shfaqjen e filmit në kinemanë e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, ku përmes zërit të tij, rrëfehet rrugëtimi artistik dhe jeta personale e një prej figurave më të rëndësishme të kinematografisë shqiptare.

Ky film një prodhim i Cinemania u realizua nga skenaristi Bashkim Hoxha dhe regjisorët Rigers Plaka e Marviks Shantoja.

Ky dokumentar është një rrugëtim emocional, artistik dhe njerëzor përmes kohëve dhe kujtimeve të një mjeshtri si Milkani.

I lindur më 5 janar 1939 në Drenovë, Korçë, Milkani ishte një nga kineastët e parë të kinematografisë shqiptare, duke realizuar filma që mbetën në kujtesën dhe zemrat tona. Veprat e tij si “Ngadhnjim mbi vdekjen”, “Çifti i lumtur”, “Zonja nga qyteti” u bënë pjesë e identitetit tonë kulturor dhe janë dëshmi e talentit dhe përkushtimit të tij ndaj artit”.

Përveç kontributit të tij si regjisor, Milkani ishte edhe një edukator i përkushtuar, duke ndihmuar në formimin e brezave të rinj të kineastëve shqiptarë.

Nga krijimtaria e regjisorit përmendim filmat si: 1990- Ngjyrat e moshës; 1988- Pranvera s’erdhi vetëm; 1987- Eja!; 1985- Në prag të jetës; 1984- Militanti; 1983- Fraktura; 1982- Besa e kuqe; 1981- Në kufi të dy legjendave; 1980- Një shoqe nga fshati; 1977- Shembja e idhujve; 1976- Zonja nga qyteti; 1975- Çifti i lumtur; 1971 -Kur zbardhi një ditë; etj.

/k.s/

The post Shfaqet dokumentari “Jeta si në film”, rrëfim për jetën dhe artin e Piro Milkanit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kreu marrëdhënie me 100 burra brenda 24 orëve, prindërit e yllit të OnlyFans në lot: Poshtëruese

By: gaze tare
26 August 2025 at 20:33

Një episod i fundit i dokumentarit “Stacey Dooley Sleeps Over” ka sjellë momente të tensionuara dhe emocione të forta, teksa Lily Phillips, 24-vjeçare nga Derbyshire, u përball publikisht me prindërit e saj për zgjedhjet e karrierës. Lily, e cila fiton para përmes përmbajtjeve për të rritur në platformën OnlyFans, zhvilloi një bisedë të hapur me të ëmën Lindsay dhe babanë Emma. Në disa momente, të tre shpërthyen në lot.

“E kemi ditur prej vitesh që Lily përdorte OnlyFans dhe mendonim se ishte thjesht poza me bikini ose të brendshme. Po kur mori hapin tjetër, thamë ‘jo’,” tha e ëma. I ati u shpreh: “Është poshtëruese. Nëse do të mundnim ta ndryshonim profesionin e saj brenda natës, do ta bënim. Do ta bënim çdo gjë për të ndalur këtë.”

Edhe pse prindërit treguan dëshpërim dhe dhimbje, Lily mbetet e vendosur për rrugën e saj. “E kuptoj dhe respektoj se si ndihen ata, por nuk do të ndalem,” tha ajo.

Karriera e saj në OnlyFans ka qenë e shoqëruar me polemika, duke përfshirë fitime të menjëhershme dhe disa akte të diskutueshme që kanë ndezur reagime publike. Episodi i fundit tregon një përplasjen e hapur mes familjes dhe zgjedhjes së Lily-t, duke nxjerrë në pah tensionet dhe emocionet që mund të lindin nga karriera në internet.

The post Kreu marrëdhënie me 100 burra brenda 24 orëve, prindërit e yllit të OnlyFans në lot: Poshtëruese appeared first on iconstyle.al.

Dokumentari i ri i Theroux: Si rrjetet sociale formësojnë qëndrimet e të rinjve ndaj grave

By: gaze tare
25 August 2025 at 12:45

Louis Theroux po përgatit një dokumentar të ri që do të fokusohet te rritja e mizogjinisë në rrjete sociale dhe ndikimi i saj mbi të rinjtë. Projekti, i zhvilluar nga kompania e Theroux, Mindhouse, është përshkruar si një “shtojcë” e dramës së suksesshme të Netflix, Adolescence.

Dokumentari do të hetojë rolin e figurave të diskutueshme, si Andrew Tate dhe vlogeri britanik HSTikkyTokky, të njohur për deklaratat përçmuese ndaj grave. Theroux është parë duke intervistuar HSTikkyTokky, i cili ka publikuar video provokuese në rrjetet sociale, duke u përpjekur të zbulojë ndikimin e këtij lloji të përmbajtjes tek të rinjtë.

Ndryshe nga disa projekte të tjera të Mindhouse, këtë herë vetë Theroux do të drejtojë dokumentarin, duke i dhënë temës peshë dhe seriozitet. Programi synon të analizojë se si rrjetet sociale dhe ndikuesit agresivë formësojnë qëndrimet e djemve të rinj ndaj grave, duke nxitur diskutime mbi edukimin dhe etikën digjitale.

Xhirimet kanë nisur tashmë dhe dokumentari, ende pa titull, pritet të publikohet në Netflix vitin e ardhshëm. Ky projekt vjen pas suksesit të Adolescence, e cila u bë drama më e shikuar e javës në Mbretërinë e Bashkuar dhe ndezi debat mbi ndikimin e rrjeteve sociale tek të rinjtë. Ekspertët shprehin shpresë se dokumentari i ri mund të nxisë reflektim dhe ndërhyrje të dobishme për të reduktuar sjelljet toksike online.

The post Dokumentari i ri i Theroux: Si rrjetet sociale formësojnë qëndrimet e të rinjve ndaj grave appeared first on iconstyle.al.

BBC shtyn në minutën e fundit dokumentarin për Ozzy Osbourne

By: Kult Plus
19 August 2025 at 23:40

Dokumentari i shumëpritur “Ozzy Osbourne: Coming Home”, që ishte planifikuar të transmetohej më 18 gusht, është shtyrë vetëm pak orë para shfaqjes. Vendimi erdhi pas kërkesës së familjes së artistit, që u nda nga jeta më 22 korrik 2025.

Në një deklaratë zyrtare, BBC-ja bëri të ditur se dokumentari nuk do të shfaqet në këtë moment, ndërsa një datë e re pritet të konfirmohet së shpejti.

Filmi dokumentar sjell një portret intim të viteve të fundit të jetës së legjendës së muzikës rock. Ai përfshin përballjen e Ozzy-t me sfidat shëndetësore, rikthimin e tij në Britani, si dhe performancën e tij të fundit me Black Sabbath, më 5 korrik 2025 në Birmingham.

Fillimisht i konceptuar si një seri me disa episode, projekti u rikonceptua në një dokumentar një-orësh për të përmbledhur jetën dhe trashëgiminë e Osbourne në një format më të drejtpërdrejtë. Mediat britanike raportojnë se ndryshimet në tonin e dokumentarit dhe përqendrimi tek momentet e fundit të jetës së tij kanë ndikuar në vendimin për shtyrje.

Dokumentari mbetet një reflektim emocional mbi jetën e Ozzy Osbourne – jo vetëm si ikonë e muzikës, por edhe si bashkëshort, baba dhe njeri në betejë me kohën. Fansat në mbarë botën do të duhet të presin edhe pak për ta parë këtë kapitull përmbyllës të historisë së një legjende./KultPlus.com

Mandatory Credit: Photo by REX/Shutterstock (9708981av) Ozzy Osbourne Download Festival, Day 3, Donington Park, Castle Donington, UK – 10 Jun 2018

Dokumentari për Ozzy Osbourne shtyhet në minutën e fundit nga BBC! Përse vallë?

By: gaze tare
19 August 2025 at 15:24

Dokumentari i shumëpritur “Ozzy Osbourne: Coming Home”, që ishte planifikuar të transmetohej më 18 gusht, është shtyrë vetëm pak orë para shfaqjes. Vendimi u mor për të respektuar dëshirën e familjes së artistit pas ndarjes së tij nga jeta më 22 korrik 2025.

Në një deklaratë zyrtare, BBC-ja bëri të ditur se dokumentari nuk do të transmetohet në këtë moment, duke shtuar se një datë e re do të konfirmohet së shpejti.

Dokumentari është një portret intim i viteve të fundit të jetës së legjendës së muzikës rock. Ai përfshin momentet më të ndjera të përballjes së Ozzy-t me sfidat shëndetësore, rikthimin e tij në Britani dhe performancën e tij të fundit me grupin Black Sabbath, më 5 korrik 2025 në Birmingham.

Fillimisht i konceptuar si një seri me disa episode, projekti u rikonceptua si një dokumentar një-orësh për të përmbledhur jetën dhe trashëgiminë e Osbourne në një format më të drejtpërdrejtë. Mendohet se ndryshimi në tonin e dokumentarit dhe përqendrimi tek momentet e fundit të jetës së tij ka ndikuar në vendimin për shtyrje.

Dokumentari përfaqëson një reflektim emocional mbi jetën e Ozzy Osbourne, jo vetëm si një ikonë e muzikës, por edhe si bashkëshort, baba dhe njeri në sfidë me kohën. Fansat anembanë botës do të duhet të presin edhe pak për ta parë këtë kapitull përmbyllës të jetës së një legjende.

The post Dokumentari për Ozzy Osbourne shtyhet në minutën e fundit nga BBC! Përse vallë? appeared first on iconstyle.al.

Kanye West rikthehet me dokumentar: përballje me Kim, sëmundjen dhe veten

By: gaze tare
14 August 2025 at 09:53

Është publikuar traileri i dokumentarit të ri të Kanye West, “In Whose Name?”, që pritet të dalë më 19 shtator në rreth 1,000 kinema. Videoja njëminutëshe përmban pamje personale nga jeta e reperit gjatë 6 viteve të fundit, të regjistruara nga regjisori Nico Ballesteros.

Traileri hapet me West-in, 48 vjeç, duke ecur rreth atleteve Yeezy dhe duke thënë:
“Nuk i marr ilaçet prej pesë muajsh.”

Ndër klipet më emocionale është një bisedë mes tij dhe ish-bashkëshortes Kim Kardashian, ku ajo, mes lotësh, i thotë:
“Personaliteti yt nuk ishte kështu disa vite më parë.”

West shihet edhe me vajzën e tij North, ndërsa shpreh frikën për të ardhmen:
“Mos më thuaj kurrë se do të zgjohem një ditë dhe nuk do të kem asgjë.”

Dokumentari përfshin edhe momente nga fushata e tij presidenciale në 2020, ku ai deklaroi se me Kim kishin menduar të abortonin North.

Në trailer, reperi shprehet hapur kundër trajtimit mjekësor:
“Do të preferoja të vdisja sesa të merrja ilaçe… Po na vrasin aftësinë për të menduar jashtë kornizave.”

Ai e përmbyll me një deklaratë goditëse:
“E dini gjënë më të mirë të të qenit artist dhe bipolar? Çdo gjë që bën dhe thua është një vepër arti.”

West më herët është diagnostikuar me çrregullim bipolar, por në shkurt 2025 ai pretendoi se është në fakt autik, dhe se diagnoza e mëparshme ishte e gabuar.

The post Kanye West rikthehet me dokumentar: përballje me Kim, sëmundjen dhe veten appeared first on iconstyle.al.

Dokumentari “Ozzy Osbourne: Coming Home” shfleton kapitullin e fundit të jetës së ikonës së “Black Sabbath”

10 August 2025 at 07:35

LONDËR, 10 gusht /ATSH/-  Një dokumentar i ri i dedikuar Ozzy Osbourne do t’u tregojë fansave “kapitullin e fundit” të jetës së tij, duke përfshirë udhëtimin e tij deri në performancën e fundit në shfaqjen e lamtumirës së “Black Sabbath” në Birmingham në korrik, sipas BBC.

I xhiruar gjatë tre viteve, dokumentari “Ozzy Osbourne: Coming Home” tregon historinë e jetës së këngëtarit dhe bashkëshortes së tij Sharon, ndërsa ata përpiqen të përmbushin ëndrrën e tyre të gjatë për t’u kthyer në Britaninë e Madhe.

Ai gjithashtu do t’u tregojë audiencës betejat e vokalistit të “Black Sabbath” për të qënë mjaftueshëm në formë për të performuar, dhe pasojat e shëndetit të tij të dobët. Siç thotë vajza e tij Kelly Osbourne në film: “Iron Man nuk ishte vërtet prej hekuri”.

Filmi njëorësh do të transmetohet në “BBC One” të hënën, më 18 gusht, në orën 21:00 dhe do të jetë gjithashtu i disponueshëm në “BBC iPlayer”.

Dokumentari tregohet përmes anëtarëve të familjes Osbourne, duke përfshirë Sharon, Kelly dhe djalin Jack Osbourne.

I konceptuar fillimisht si një serial, “Home to Roost”, i njoftuar në vitin 2022, projekti evoluoi në një dokumentar njëorësh ndërsa shëndeti i Osbourne u përkeqësua.

Ai do të transmetohet më pak se një muaj pas vdekjes së ikonës së heavy metal, dy javë pasi ai u ngjit në skenë për herë të fundit, në Villa Park.

Filmi pasqyron udhëtimin e tyre ndërsa ata përgatiten të kthehen në Britaninë e Madhe.

Ai përmban momente familjare, humor, reflektim dhe tregon shpirtin e qëndrueshëm që e bëri Ozzy-n një ikonë globale.

Ozzy donte të kthehej në Britani të Madhe dhe të shfaqej në skenë për herë të fundit – filmi është një rrëfim frymëzues dhe prekës i përmbushjes së kësaj ëndrre nga ana e tij.

Legjenda e heavy metal është dashur nga miliona njerëz në të gjithë botën jo vetëm për muzikën e tij, por edhe për ndjenjën e tij të ndershmërisë e tij. //a.i/

The post Dokumentari “Ozzy Osbourne: Coming Home” shfleton kapitullin e fundit të jetës së ikonës së “Black Sabbath” appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Biblioteka Kombëtare e Kosovës nën dokumentimin arkitektonik të Koordinacija.hr

By: Kult Plus
21 July 2025 at 16:20

Një dritë e re po bie mbi Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, përmes objektivit të ekipit të Koordinacija.hr, një grup i njohur kroat, që prej vitesh dokumenton arkitekturën moderne në hapësirën ballkanike.

Këtë herë, vëmendja e tyre është përqendruar tek një nga ndërtimet më ikonike dhe të diskutueshme të rajonit: biblioteka kombëtare, e ndërtuar mbi vizionin e arkitektit kroat Andrija Mutnjaković.

Gjatë qëndrimit të tyre në Prishtinë, ekipi realizoi xhirime të detajuara brenda dhe jashtë ambientit të bibliotekës, duke u fokusuar në formën e saj unike, strukturat kubike të mbuluara me kupola dhe rrjetën metalike që e bën këtë ndërtesë të pazakontë në çdo këndvështrim. Ky dokumentar do të transmetohet në HRT2, kanalin e dytë të televizionit publik kroat, dhe synon të sjellë për publikun më të gjerë një rrëfim mbi arkitekturën si pasqyrë e kohës, vizionit dhe shpirtit të një kombi, përcjellë KultPlus.

Biblioteka Kombëtare e Kosovës, më shumë se një strukturë fizike, është simbol i dijes, qëndresës dhe identitetit kulturor. Që prej kur u ndërtua, ajo vazhdon të ngjallë debate për stilin e saj arkitektonik, por pa dyshim mbetet një pikë referimi në peizazhin urban dhe shpirtëror të Prishtinës.

Ky dokumentar vjen si një homazh jo vetëm për veprën e Mutnjakovićit, por edhe për vetë bibliotekën, që përmes arkitekturës së saj përçon një ndjesi të fortë të ndërthurjes midis së shkuarës dhe së ardhmes, një monument i gjallë që ruan zërin e librave, por edhe zërin e kohës./KultPlus.com

❌
❌