Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 12 January 2026Main stream

Funari, Gjinari dhe Labinot-Mal nën dëborë tërheqin vizitorë të shumtë

TIRANË, 12 janar/ATSH/ Dëbora ka zbardhur zonat malore të Elbasanit, si Funari, Gjinari dhe Labinot-Mal duke i shndërruar ato në një kartolinë dimërore.

Fundjava solli një atmosferë magjike në këto zona, të cilat u vizituan nga shumë qytetarë duke u kthyer në destinacionet më të preferuara këtë muaj të parë të vitit.

Male, pyje dhe liqene të rrethuar nga bora krijojnë një panoramë magjepsëse, ku natyra shfaqet në formën e saj më të bukur dhe më të qetë.

Edhe pse temperaturat kanë rënë dhe reshjet e dëborës kanë qenë të dendura, rrugët drejt Funarit, Gjinarit dhe Labinot-Malit janë të hapura dhe të kalueshme.

Qarkullimi i mjeteve bëhet me zinxhirë dhe goma dimërore, ndërsa autoritetet lokale kanë qenë në terren për të garantuar sigurinë e udhëtarëve dhe mirëmbajtjen e akseve rrugore.

Më të lumturit nga kjo tablo dimërore janë fëmijët, të cilët shijojnë borën me lojërat me topa dëbore.

Familje të shumta kanë zgjedhur këto zona malore për të kaluar fundjavën, larg zhurmës së qytetit, pranë natyrës dhe ajrit të pastër.

Këto zona vijojnë të jenë ndër destinacionet më të frekuentuara turistike të qarkut të Elbasanit, edhe në ditët e ftohta të dimrit.

Investimet e kryera ndër vite nga bashkia Elbasan në infrastrukturë, shërbime dhe promovimin e zonës kanë dhënë rezultatet e tyre, duke i bërë destinacione të aksesueshme dhe të preferuar për vizitorët.

Pavarësisht kushteve të vështira atmosferike, turistë nga qytete të ndryshme kanë mbërritur për të parë nga afër Funarin e mbuluar nga dëbora, liqenet e ngrira pjesërisht dhe qetësinë që vetëm dimri di të sjellë.

Edhe Gjinari, 22 km larg Elbasanit ishte këtë fundjavë i mbushur me turistë.

Zonat malore nën dëborë, mbeten një thesar i Elbasanit, një destinacion që fton vizitorët t’i zbulojnë në çdo stinë, duke ofruar pamje që lënë gjurmë.

/k.s/j.p/

The post Funari, Gjinari dhe Labinot-Mal nën dëborë tërheqin vizitorë të shumtë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

Rama: Për të dytin vit radhazi mbi 100 mijë vizitorë në Muzeun Onufri

By: Fax Web
3 January 2026 at 08:48

Muzeu Kombëtar Ikonografik “Onufri” në Berat gjatë vitit 2025 ka tërhequr një numër të lartë vizitorësh vendas e të huaj, duke u kthyer në një ndër muzetë më të vizituar në vend.

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale tha se “për të dytin vit radhazi, në vitin 2025, Muzeu Kombëtar i Ikonografisë Onufri ka kaluar shifrën domethënëse prej mbi 100 mijë vizitorësh”.

Kjo shifër është një tregues i qartë se Berati dhe Onufri janë kthyer në destinacion kulturor të qëndrueshëm dhe të kërkuar.

Nga janari deri në fund të dhjetorit 75% e vizitorëve ishin të huaj, ku kryesonin polakët, francezët, italianët, gjermanët, spanjollët dhe izraelitët.

Muzeu i Ikonografisë “Onufri” është organizuar në ambientet e kishës “Fjetja e Shën Marisë”, në Kalanë e Beratit, prej 27 shkurtit të vitit 1986.

Muzeu mban emrin e Onufrit, kryemjeshtrit të pikturës ikonografike shqiptare në shekullin XVI. Katedralja – sipas mbishkrimeve që mbart – rezulton të jetë rindërtuar në vitin 1797 mbi themelet e një kishe më të vjetër të periudhës bizantine. Ajo përfaqëson një nga arkitekturat më tipike pasbizantine në qytetin e Beratit. Koleksioni i muzeut përbëhet nga 196 ikona dhe objekte liturgjike.

Qyteti i Beratit, i mbrojtur nga UNESCO, vazhdon të jetë një nga destinacionet më të kërkuara për turizmin kulturor në Shqipëri.

Qendra Muzeore Krujë mirëpriti mbi 212 mijë vizitorë gjatë 2025-ës

TIRANË, 2 janar/ATSH/ Qendra Muzeore Krujë ka tërhequr mijëra turistë nga e gjithë bota gjatë vitit 2025.

Drejtori i Muzeut të Krujës, Medi Hafizi tha sot për ATSH-në se mbi 212 mijë vizitorë e kanë vizituar Qendrën Muzeore Krujë gjatë 2025.

Këto shifra, sipas, dëshmojnë një rritje të vazhdueshme të interesit të publikut për historinë dhe kulturën shqiptare, duke e kthyer Krujën në një ndër destinacionet më të rëndësishme të turizmit kulturor në vend.

Hafizi tha se nga 212 mijë vizitorë, rreth 182 mijë prej tyre vizitorë kanë vizituar muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, ndërsa mbi 30 mijë Muzeun Etnografik.

Gjatë vitit 2025, nga turistët e huaj që vizituan Krujën kryesojnë polakët, francezët, amerikanët dhe spanjollët, por një numër të konsiderueshëm kanë zënë edhe turistët kinezë, gjermanë, izraelitë, bullgarë, hungarezë dhe italianë.

Parashikimet për vitin 2026 janë edhe për më shumë vizitorë në pazarin karakteristik të Krujës, Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe Muzeun Etnografik,

Ndërtuar në shekullin V-VI, Kalaja e Krujës, së bashku me Muzeun Kombëtar që ndodhet brenda saj, përfaqëson një nga monumentet arkitekturore më të çmuara në Shqipëri. Muzeu përkujton jetën dhe luftërat e Gjergj Kastriotit. Po kështu  Pazari i Vjetër është ndër më të njohurit në vend, me rrugicat e ngushta me kalldrëm ku ofrohen punime artizanale tradicionale.

/k.s/j.p/

The post Qendra Muzeore Krujë mirëpriti mbi 212 mijë vizitorë gjatë 2025-ës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Fundviti gjen Krujën plot me turistë/ Vizitorë vendas e të huaj preferojnë muzeun dhe pazarin karakteristik

By: Re Nato
28 December 2025 at 15:48

Turistë vendas e të huaj  kanë zgjedhur ta kalojnë të dielën e fundit të këtij viti në Krujë.

Piktori Xhemali Nova i cili çdo ditë hedh në tablo pjesëza të qytetit tregon se numri i vizitorëve në dimër është shtuar.

Pazari karakteristik dhe muzetë, ai kombëtar dhe etnografik  janë ato që tërheqin më shumë të huajt.

“Është një qytet antik, shumë mbresëlënës. Shqipëria është e bukur.”

“Më pëlqen. Është bukur. Është e katërta herë që vijmë në Shqipëri.”

Kombinimi I historisë, kulturës dhe natyrës e ka  kthyer Krujën në një prej qyteteve më të vizituara.

Turistët e bëjnë pjesë të gudiave të tyre  gjatë vizitës në Shqipëri./abcnews.al

Liqeni i Shkodrës, atraksion edhe në dimër për sportet ujore dhe hiking

23 December 2025 at 09:38

TIRANË, 23 dhjetor/ATSH/ Liqeni i Shkodrës, i konsideruar si një nga qendrat turistike më të rëndësishme të rajonit, vijon të zgjojë kureshtjen e turistëve vendas e të huaj.

Për të pasionuarit e sporteve ujore, hiking, por edhe për vëzhgimin e shpendëve, ky liqen ofron kushtet e duhura për të provuar një eksperiencë të paharrueshme.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamjet e këtij liqeni këtë fund dhjetori, të mbushur me kajakë, kanoe e mjete pedaluese ujore, ndërsa vizitorët shijojnë një ditë ndryshe.

Liqeni i Shkodrës ofron mundësi argëtimi për të gjithë turistët që dëshirojnë të shijojnë turizmin aktiv.

Ai është liqeni më i madh në gadishullin e Ballkanit dhe shtrihet në kufirin ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Ekosistemi i liqenit ushqen faunën dhe florën e pasur dhe unike, duke e shndërruar atë në një qendër të rëndësishme biodiversiteti në Evropë.

Pika më e thellë e liqenit është rreth 45 metra, ndërsa në skajin juglindor të tij shtrihet qyteti i Shkodrës, nga i cili ka marrë edhe emrin.

/m.m/a.f/

The post Liqeni i Shkodrës, atraksion edhe në dimër për sportet ujore dhe hiking appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rreth 1,5 milionë vizitorë në sitet kulturore deri në nëntor

20 December 2025 at 09:00

TIRANË, 20 dhjetor/ATSH/ Sitet e trashëgimisë kulturore kombëtare dhe muzetë e vendit tonë kanë shënuar një rritje prej 53% në janar-nëntor të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të 2023.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja bëri të ditur sot se “1,492,656 vizitorë vendas dhe të huaj kanë zgjedhur të vizitojnë sitet tona kulturore gjatë periudhës janar–Nëntor 2025”.

“Nga muzetë kombëtarë, që kanë mirëpritur 455,872 vizitorë, te Parqet Arkeologjike me 615,047 vizitorë, e deri te Kalatë dhe Monumentet e Kulturës me 421,737 vizitorë, ky vit ka dëshmuar rritje dhe interes të shtuar për trashëgiminë kulturore të vendit”, theksoi Gonxhja.

Rritja e numrit të vizitorëve në këto site kulturore ka ardhur edhe si pasojë e vizitave falas në fundjavën e fundit të çdo muaji.

“E diela e fundit e çdo muaji mbetet ditë me hyrje falas për vizitorët vendas, një ftesë për t’u rikthyer, për të zbuluar më shumë dhe për t’u frymëzuar nga thesaret që na bashkojnë dhe na përfaqësojnë”, tha Gonxhja.

Vizitorët dhe turistët e huaj kanë vizituar plot monumente kulture dhe site, si atraksione turistike dhe historike që nga parqet arkeologjike të Amantias, Orikut, Finiqit, Apolonisë, parkun arkeologjik të Bylisit, Antigonenë, si dhe Butrintin.

Gjithashtu turistët kanë vizituar edhe disa kala si në Shkodër, Berat, Lezhë, Krujë, kalanë e Kaninës, të Himarës, Porto Palermos etj.

/k.s/a.f/

The post Rreth 1,5 milionë vizitorë në sitet kulturore deri në nëntor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rritet numri i turistëve në Kosovë

PRISHTINË, 8 dhjetor /ATSH/ Agjencia e Statistikave të Kosovës bën të ditur se në tetor të këtij viti, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) në hotele ishte 60 mijë e 737, prej tyre 40,2% ishin vendorë dhe 59,7% ishin të jashtëm.

Krahasuar me muajin tetor të vitit 2024 kur ishin 57 mijë e 568 vizitorë, pati rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në hotele për 5,5%.

Më tej thuhet se numri i netqëndrimeve ishte 142 mijë 672, prej tyre 48,1 për qind nga vendorët dhe 51,9 për qind nga të huajt.

Sipas ASK-së numrin më të madh të vizitorëve të brendshëm në hotele e ka Rajoni i Pejës me 7878 vizitorë dhe me 29 160 netqëndrime.

“Sa u përket vizitorëve të huaj, krahasuar me periudhën paraprake (tetor 2024) në tetor 2025 pati rritje të vizitorëve për 5,2%. Në total, 36 283 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh ishte nga: Shqipëria, Gjermania, Zvicra, Turqia etj.”, njofton ASK.

/KosovaPress/

The post Rritet numri i turistëve në Kosovë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

GJERMANI – Mbi 2 milionë vizitorë në Chemnitz, kryeqyteti evropian i Kulturës

28 November 2025 at 18:23

BERLIN, 28 nëntor /ATSH-DPA/ – Qyteti gjerman i Chemnitz ka tërhequr rreth 2 milionë vizitorë falë statusit të tij si kryeqytet evropian i Kulturës, bënë të ditur sot organizatorët.

Gjatë vitit, vizitorëve u janë ofruar rreth 2 000 aktivitete kulturore. Vetë koleksionet e artit të Chemnitz kanë regjistruar një numër rekord vizitorësh, me gati 230 000 hyrje deri në tetor, krahasuar me vetëm 60 500 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Banorët e Chemnitz dhe rajoni i Kryeqytetit të Kulturës ia kanë kaluar vetes këtë vit”, tha drejtori i programit, Stefan Schmidtke.

Ndërkohë, ministri i Shtetit për Kulturën, Wolfram Weimer, vlerësoi larminë e projekteve të organizuara.

“Në fund të këtij viti të veçantë, po shohim një frymë krijuese optimizmi në Chemnitz, që shtrihet shumë përtej Saksonisë dhe Gjermanisë dhe që do të vazhdojë të ketë ndikim edhe pas vitit 2025”,  u shpreh ai.

 

The post GJERMANI – Mbi 2 milionë vizitorë në Chemnitz, kryeqyteti evropian i Kulturës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Dyndje vizitorësh në Muzeun Kombëtar të Pavarësisë në Vlorë

28 November 2025 at 11:42

TIRANË, 28 nëntor/ATSH/ Muzeu Kombëtar i Pavarësisë në Vlorë po vizitohet sot nga qytetarë të shumtë me rastin e 113-vjetorit të Pavarësisë.

Drejtoresha e Muzeut Kombëtar të Pavarësisë, Kozeta Halili tha sot për ATSH-në se “në muze sot ka pasur fluks të lartë vizitorësh, jo vetëm të qytetarëve vlonjatë, por edhe nga qytete të tjera të vendit. Ndërsa vihet re një numër i lartë i bashkatdhetarëve tanë nga Kosova, Mitrovica, Mali i Zi, të cilët ndodhen sot në Vlorë për të festuar dhe për t’u njohur  më shumë me historinë e  shtetit shqiptar dhe ngritjen e flamurit në Vlorë”.

Në sheshin para Muzeut u zhvillua edhe ceremonia simbolike e ngritjes së Flamurit nga nxënësit e shkollave të qytetit të Vlorës, që ngjalli kureshtjen e vizitorëve.

Hallili tha se “vizita ditën e sotme është pa pagesë, ndërkohë që qytetarët mund ta vizitojnë atë nga ora 09:00-17:00″.

Por, edhe gjatë këtij viti Muzeu Kombëtar i Pavarësisë ka shënuar një rritje të vizitorëve me 98%.

“Nga data 1-26 nëntor muzeun e kanë vizituar 1056 vizitorë, ndërkohë që nga janari deri më sot është vizituar nga rreth 17 000 vizitorë, ku 60% kanë qenë të huaj dhe 40% shqiptarë”, theksoi Halili duke shtuar se kemi 98.8% më shumë se viti 2024.

Sipas saj, rritja e numrit të vizitorëve është edhe falë promovimit që i është bërë muzeut nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme që janë zhvilluar në muze.

Për historinë e shtetit shqiptar interes të lartë ka edhe nga vizitorët e huaj.

“Vizitorët e huaj janë kryesisht nga Danimarka, Mbretëria e Bashkuar, Hungaria, Italia etj. Interes të lartë shfaqin edhe shqiptarët që jetojnë në trevat e Kosovës, Maqedonisë, Preshevës, studentët dhe nxënësit e shkollave të mesme pasi edhe kanë dhe ata orët mësimore, edukimin nëpërmjet kulturës, për të mësuar më shumë për traditat, vendin dhe kulturën”, tha Halili.

Muzeu Kombëtar i Pavarësisë në Vlorë prej krijimit e deri në ditët tona, është rritur, plotësuar e konsoliduar si një nga objektet më të rëndësishme muzeale jo vetëm në rrethin e Vlorës, por edhe më gjerë.

Nga viti 1936 deri në vitin 1939 godina ku ndodhet Muzeu Kombëtar i Pavarësisë ka shërbyer si muze historik. Pasi kaluan 50 vjet nga vendimi i shpalljes së Pavarësisë, godina u shpall Muze Kombëtar

Vetë godina dhe gjithçka ndodhet e ekspozuar në të, përfaqësojnë një nga momentet më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar. Në këtë godinë janë hedhur themelet e shtetit shqiptar. Për 6 muaj aty u vendos dhe funksionoi qeveria e Ismail Qemalit, që u krijua pas shpalljes së Pavarësisë.

Në muze janë ekspozuar objekte origjinale të kohës që pasqyrojnë, dokumente të rëndësishme të periudhës së Rilindjes e të Pavarësisë, si dhe vepra të ndryshme arti kushtuar kësaj periudhe.

/k.s/j.p/

 

The post Dyndje vizitorësh në Muzeun Kombëtar të Pavarësisë në Vlorë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Muzetë e Krujës, mbi 200 mijë vizitorë interes për historinë dhe kulturën e Shqipërisë

23 November 2025 at 09:00

TIRANË, 23 nëntor/ATSH/ Turistët që vizitojnë Krujën qofshin këta vendas apo të huaj vijojnë të tregojnë interes për muzetë e këtij qyteti.

Drejtori i Muzeut Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe Muzeut Etnografik Krujë, Mehdi Hafizi, tha sot për ATSH-në se “të dy këta muze që nga fillimi i vitit deri tani janë vizituar nga mbi 200,000 vizitorë vendas e të huaj”.

Hafizi theksoi se “170 000 vizitorë kanë zgjedhur Muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe mbi 30,000 Muzeun Etnografik, ku kanë treguar interes të madh për historinë dhe kulturën tonë”.

“Përveç muajve të verës, kur shënohet edhe një numër i lartë vizitorësh edhe gjatë muajve të vjeshtës, shtator, tetor dhe nëntor ka pasur një fluks të lartë. Në këta tre muaj të dy muzetë janë vizituar nga mbi 60 mijë vizitorë”, tha Hafizi.

Ndërkohë, shtoi Hafizi, tashmë jemi në prag të festave të nëntorit dhe presim të ketë një numër të lartë vizitorësh.

“Këtë vit nga turistët e huaj që vizituan Krujën kryesojnë turistë polakë, francezë, amerikanë dhe spanjollë. Ndërkohë që një numër të konsiderueshëm zënë edhe ata kinezë, gjermanë, izraelitë, bullgarë, hungarezë dhe italianë”, tha Hafizi.

Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastriot Skënderbeu” është një nga muzetë më të vizituar në Shqipëri. Vendosur në brendësi të rrënojave të kalasë shekullore të Krujës, muzeu u hap më 1982. Ndërtesa është e konceptuar si një fortesë e një kështjelle mesjetare shqiptare me një fokus kryesor në dokumentimin e jetës dhe veprës së Gjergj Kastriot Skënderbeut, heroit kombëtar të vendit.

Muzeu Etnografik i Krujës ka një total prej 15 dhomash, secila me funksionin, kompozicionin dhe simbolikën socio-etnografike përkatëse. Shumë vizitorë, vendas dhe të huaj, e vizitojnë Muzeun Etnografik si një pjesë të rëndësishme të turit të tyre në qytetin historik të Krujës.

/k.s/a.f/

The post Muzetë e Krujës, mbi 200 mijë vizitorë interes për historinë dhe kulturën e Shqipërisë appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qendra e Vizitorëve në Përmet dritare e re drejt Parkut Kombëtar të Vjosës

TIRANË, 31 tetor/ATSH/ Qendra e Vizitorëve në Përmet po merr formë ditë pas dite si një dritare e re drejt Parkut Kombëtar të Vjosës.

Ky projekt rijetëson edhe një simbol natyror dhe kulturor siç është Guri i Qytetit, duke e kthyer në një muze që bashkon historinë me natyrën, ku çdo vizitor do të mund të mësojë, të eksplorojë dhe të frymëzohet.

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj dhe drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Daniel Pirushi, inspektuan sot nga afër punimet që po kryhen për këtë qendër.

“Vjosa është një lumë që nuk kalon vetëm në zona natyrore, por ka edhe 7 qytete që përshkon. Një nga muzetë dhe qendrat që ne po e bëjmë në zonë urbane po e gërsheton shumë bukur me dy elementët e tjerë të projektit që janë në zona më shumë rurale”, theksoi Jaupaj.

Ministri Jaupaj kërkoi që të gjithë elementet natyrorë dhe kulturorë të qytetit të përfshihen në muzealizimin që i bëhet kësaj qendre.

Më tej, Jaupaj e vuri theksin tek orët mjedisore që zhvillohen në shkolla, që synojnë kultivimin e dashurisë për mjedisin.

“Zonat e mbrojtura janë ato orë mjedisore që fëmijët dhe të rinjtë pëlqejnë më shumë dhe është një aset që duhet ruajtur dhe duhet shtuar. Sa më afër me natyrën, një prezantimin i gjithë elementëve natyrorë të Shqipërisë, në mënyrë që mjedisin ta konsiderojmë si një vlerë qytetare”, tha Jaupaj.

Ai shtoi se “shkolla është afër, besoj se edhe zyra e Vjosës me pjesën e ekipit që do të këtë në zonën e Përmetit do angazhohet edhe më tej në edukimin mjedisor”.

Përmeti, i vendosur në anën e majtë të rrjedhës së sipërme të lumit Vjosë ofron për vizitorët bukuri të shumta natyrore dhe monumente kulturore e historike. Çdo vit Përmeti tërheq një numër të lartë turistësh vendas e të huaj, pasi kombinon ecjen në kanion, lundrimin e lumit me gomone apo kajak, alpinizmin, si dhe vizitat në pikat turistike të tij.

1 nga 4

/k.s/r.e/

The post Qendra e Vizitorëve në Përmet dritare e re drejt Parkut Kombëtar të Vjosës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Jaupaj: 4,8 milionë vizitorë frekuentuan zonat e mbrojtura deri në shtator

23 October 2025 at 18:13

TIRANË, 23 tetor/ATSH/ Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj bëri të ditur sot se 4,8 milionë vizitorë frekuentuan zonat e mbrojtura natyrore gjatë periudhës janar-shtator 2025.

Sipas ministrit, bëhet fjalë për 300 mijë vizitorë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Konkretisht, në periudhën janar-shtator 2024 në zonat e mbrojtura u regjistruan 4,5 milionë vizitorë, ndërsa për të njëjtën periudhë të këtij viti rezultojnë 4,8 milionë.

“Zonat e mbrojtura si kartolina e gjelbër e biodiversitetit tonë, janë kthyer në habitatin natyror të ekoturizmit dhe edukimit mjedisor. 4,8 milionë vizitorë, ose 300 mijë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të shkuar, kanë vizituar parqet kombëtare e natyrore, monumentet e natyrës, peizazhet e mbrojtura duke eksploruar përvoja të qëndrueshme dhe në harmoni me mjedisin si ecjet nëpër shtigje, sportet natyrore, vëzhgimi i shpendëve e turizmi lokal”, bëri të ditur Jaupaj.

Zonat e mbrojtura janë kthyer në destinacione turistike mjaft të vizituara për shkak të bukurive natyrore dhe relievit të larmishëm, i cili është i përshtatshëm për turistët, që nga ata që duan të shijojnë natyrën, deri tek turistët aventurierë të cilët mund ta eksplorojnë zonën duke bërë hiking nëpër shtigje të ndryshme.

Përveç ecjeve në shtigjet e zonave të mbrojtura vitet e fundit vizitorët po tregojnë interes edhe për turizmin e vëzhgimit të shpendëve, sidomos të atyre ujorë, si në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, lagunën e Nartës, lagunën e Kune-Vainit, liqenin e Shkodrës, liqenin e Pogradecit, etj.

Zgjerimi i zonave të mbrojtura në Shqipëri synon të rrisë integritetin e këtyre zonave, për gjendjen e paprekur të tyre, krahasuar me zona të tjera të vendit, për biodiversitetin e lartë dhe për habitatet e rralla që bartin.

/m.m/r.e/a.f/

The post Jaupaj: 4,8 milionë vizitorë frekuentuan zonat e mbrojtura deri në shtator appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Qendra Muzeore Krujë, 6 mijë vizitorë vetëm javën e parë të tetorit

TIRANË, 8 tetor/ATSH/ Në Krujë, çdo ditë të vitit nuk mungojnë vizitorë vendas dhe nga vende të ndryshme të botës të tërhequr nga historia dhe trashëgimia kulturore e zonës.

Pazari karakteristik i Krujës, Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe Muzeu Etnografik edhe këto ditë vjeshte janë të mbushura me turistë.

Drejtori i Muzeut Historik dhe Etnografik Krujë, Mehdi Hafizi tha sot për ATSH-në se edhe pse është tetor, vizitueshmëria mbetet e lartë në të dy muzeumet.

“Në janar-shtator qendra muzeore u vizitua nga 172.067 vizitorë, ku konkretisht mbi 147.000 kanë vizituar Muzeun “Gjergj Kastrioti” dhe rreth 25.000 në Muzeun Etnografik”, shtoi ai.

Sipas Hafizit, shtatori ka rezultuar muaji me numrin më të lartë të vizitorëve deri tani.

“32.200 vizitorë kanë vizituar Muzeun “Gjergj Kastrioti dhe rreth 25 000 Muzeun Etnografik. Ndërsa vetëm javën e parë të tetorit dy muzeumet janë vizituar nga rreth 6 mijë vizitorë”, theksoi Hafizi.

Sipas tij, numrin më të lartë të vizitorëve e zënë turistët francezë, italianë, gjermanë, spanjollë, amerikanë, kinezë, polakë, bullgarë, hungarezë etj.

Interesi i lartë për historinë dhe kulturën shqiptare e ka kthyer Krujën në një ndër destinacionet më të rëndësishme të turizmit kulturor në vend.

Qyteti i Krujës shtrihet 608 m mbi nivelin e detit dhe ofron një panoramë të veçantë të zonës përreth. Rëndësia e qytetit të Krujës lidhet ngushtë me veprimtarinë e Heroit tonë Kombëtar, Skënderbeut, që në shekullin XV e ktheu Krujën në një bastion të qëndresës së paepur në luftën kundër osmanëve.

Muzeu i Gjergj Kastrioti Skënderbeut ndodhet brenda mureve të kalasë, që datojnë në shekujt V dhe VI pas Krishtit.

Brenda mureve të kalasë ndodhen edhe Muzeu Etnografik dhe pranë hyrjes së kalasë, Pazari i vjetër tradicional i qytetit, që daton nga periudha e Skënderbeut. Turistët gjejnë në pazar produkte artizanale shqiptare si: sende të qëndisura, qilima, objekte argjendi, bakri, alabastri, filigran, veshje tradicionale.

/k.s/j.p/

The post Qendra Muzeore Krujë, 6 mijë vizitorë vetëm javën e parë të tetorit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

PARIS – Kullat e Notre Dame mirëpresin sërish vizitorë pas rinovimit

20 September 2025 at 11:29

PARIS, 20 shtator /ATSH-DPA/- Dy kullat gotike të Katedrales së Notre Dame, në Paris janë hapur serish sot për publikun e gjerë.

Kullat janë rinovuar plotësisht dhe tani kanë një shkallë spirale të dyfishtë prej 20 tonësh të bërë nga lisi i fortë që ngrihet mbi 21 metra brenda kullës jugore.

Në krye të shkallëve, vizitorët mund të shohin, për herë të parë, nga afër kambanat e famshme, Emmanuel dhe Marie.

Kullat 69 metra të larta, të arritshme duke ngjitur 424 shkallë, i kanë mbijetuar një sërë luftërash, revolucionesh dhe trazirash të tjera që nga shekulli i XIII –  dhe së fundmi zjarrit shkatërrues në prill të vitit 2019.

Ndërsa flakët dëmtuan rëndë monumentin ikonik, kullat mbetën kryesisht të padëmtuara gjashtë vjet më parë.

Rihapja e tyre shënon fazën e fundit të madhe të rindërtimit të Notre Dame që nga rënia e zjarrit.

Vizitorët tani mund të eksplorojnë, për herë të parë, edhe oborrin e cisternës, ku në shekullin e XVIII ndodheshin rezervuarë të mëdhenj të ujit të shiut.

Oborri lidh dy kullat dhe ofron pamje të reja të katedrales dhe çative të Parisit. //a.i/

 

 

The post PARIS – Kullat e Notre Dame mirëpresin sërish vizitorë pas rinovimit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Përfundon aksi Bilçë-Drobonik, lehtësohet kalimi nga jugu drejt Beratit

18 September 2025 at 15:12

TIRANË, 18 shtator /ATSH/ Punimet në aksin Bilçë-Drobonik, 1,7 km i gjatë, kanë përfunduar dhe aksi është i kalueshëm për mjetet.

Kryeministri Edi Rama, bëri të ditur lajmin, duke u shprehur se “me sinjalistikën rrugore, përmbyllet kështu një investim i rëndësishëm për Beratin dhe zonat përreth”.

Rama tha se “ky investim Bilçë-Drobonik, do të shkurtojë ndjeshëm distancën e lëvizjes së mjeteve midis Drobonikut dhe Bilçës nëpërmjet Urës së re të Bilçës, duke krijuar edhe një portofol të ri vizitorësh që vijnë direkt nga jugu në qytetin e UNESCO-s”.

Ky projekt plotëson të gjithë aksin e ri që përfshin rrugën Ballaban-Berat dhe Urën e Bilçës.

Aksi Bilçë-Drobonik, 1,7 km i gjatë konsiderohet me rëndësi strategjike jo vetëm për qytetin e Beratit, por edhe për zhvillimin e fshatrave dhe zonave përreth.

/e.i/a.f/r.e/

The post Përfundon aksi Bilçë-Drobonik, lehtësohet kalimi nga jugu drejt Beratit appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

ITALI – Venecia zgjat tarifën e hyrjes për vizitorët ditorë deri në 2026    

17 September 2025 at 19:08

ROMË, 17 shtator /ATSH-DPA/ – Venecia do të vazhdojë të aplikojë tarifën e hyrjes vitin e ardhshëm dhe planifikon të zgjerojë periudhën kur vizitorët ditorë duhet të paguajnë.

Sipas administratës së qytetit, vizitorët do të paguajnë në gjithsej 60 ditë, nga fillimi i prillit deri në fund të korrikut 2026. Kjo rregullore e diskutueshme hyn kështu në sezonin e saj të tretë.

Këtë vit, vizitorët paguanin nga 5 deri në 10 euro në ditë për të kaluar disa orë në zonat përreth Sheshit Shën Mark dhe Urës së Rialtos. Ende nuk është bërë e ditur shuma e saktë për vitin e ardhshëm, por dyshohet se do të jetë më e lartë.

Sezoni i ardhshëm do të nisë më 3 prill 2026 dhe do të përfundojë më 26 korrik. Vetëm këtë vit, mbi 720 mijë vizitorë ditorë u regjistruan, duke sjellë rreth 5,4 milionë euro për qytetin, edhe pse shumë ia dolën të shmangin pagesën. Zyrtarisht, rregullorja ende konsiderohet në fazë prove.

Tarifa synon të ndihmojë në menaxhimin e turizmit masiv në qytetin me atraksione unike. Në vitin e parë ajo u aplikua për 29 ditë, më pas për 54, ndërsa vitin tjetër do të shtrihet në 60 ditë.

Megjithatë, kritikët thonë se tarifa nuk e pengon askënd të vizitojë Venecian, pasi qyteti është tashmë shumë i shtrenjtë, një kapuçino në Sheshin Shën Mark mund të kushtojë deri në 17 euro.

Sot, në qendrën historike të Venecias jetojnë rreth 50 mijë banorë, më pak se numri i shtretërve të hoteleve në qytet.

Vizitorët që qëndrojnë më gjatë janë të përjashtuar nga tarifa ditore, por paguajnë taksën e fjetjes. /Ad.Ab./

The post ITALI – Venecia zgjat tarifën e hyrjes për vizitorët ditorë deri në 2026     appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Rreth 125 mijë vizitorë, Gonxhja: Parku Arkeologjik i Shkodrës, destinacion i preferuar

14 September 2025 at 10:41

TIRANË, 14 shtator/ATSH/ Parku Arkeologjik i Shkodrës vijon të kryesojë listën e destinacioneve të trashëgimisë kulturore që preferohen nga turistët vendas dhe të huaj. Këtë e konfirmojnë edhe shifrat e tetëmujorit të këtij viti gjatë të cilit ky park u vizitua nga rreth 125 mijë turistë.

Kalaja e Rozafës dhe historia e saj tërheq si vendasit edhe të huajt. Gjatë sezonit veror, Shkodra vizitohet për shumë aktivitete, si për liqenin, malet, dhe “shpirtin” e saj plot sharm e mikpritje.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ndau sot në rrjetet sociale pamje nga Kalaja e Shkodrës, mbushur me turistë që eksplorojnë bukuritë e peizazhit dhe dhe vlerat arkeologjike të këtij siti kulturor.

Gonxhja tha se “124,856 vizitorë nga e gjithë Shqipëria dhe bota kanë vizituar Parkun Arkeologjik të Shkodrës që nga fillimi i vitit, duke e renditur atë ndër destinacionet më të preferuara të turizmit kulturor në vend”.

Parku Arkeologjik Shkodër është një destinacion ku historia dhe natyra krijojnë peizazhin perfekt. Kalaja e Rozafës qëndron mbi një kodër shkëmbore 130 metra mbi nivelin e detit, e rrethuar nga lumi Buna e lumi Drin, me një sipërfaqe prej gati 9 hektarësh. Ajo vazhdon të tërheqë më shumë vëmendjen e vizitorëve vendas e të huaj dhe është një nga më të bukurat në rajon, duke qenë se edhe pozicioni i saj strategjik ofron një fushëpamje mahnitëse.

Ndër objektet më të spikatura monumentale dhe historike  të kalasë veçohet Barbakani në hyrje të Kalasë (Shek.XV), Kisha e Shën Stefanit e ndërtuar që në shek XIII, e cila pas pushtimit osman u  transformua në xhami, si dhe Kapitenerinë e periudhës Veneciane që sot shërben si Muzeu i Kështjellës.

/k.s/j.p/

The post Rreth 125 mijë vizitorë, Gonxhja: Parku Arkeologjik i Shkodrës, destinacion i preferuar appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Mbi 500 mijë vizitorë në Berat deri në gusht, të gjitha hotelet të rezervuara edhe në shtator e tetor

14 September 2025 at 07:45

TIRANË, 14 shtator/ATSH/ Edhe në këto ditë të para shtatori rrugët e kalldrëmta dhe kalaja e Beratit janë të mbushura me vizitorë vendas e të huaj. Qyteti, pjesë e listës së trashëgimisë botërore të UNESCO-s, ka vizitorë në çdo stinë.

Gjatë periudhës janar-gusht Beratin e vizituan 500 mijë vizitorë vendas e të huaj.

Drejtoresha e Turizmit dhe Aktiviteteve në bashkinë e Beratit, Silvi Merdani tha për ATSH-në se për të vizituar Beratin nuk mjafton tashmë një vizitë e shkurtër dyditore.

Megjithatë, vuri në dukje ajo, vizitorët në Berat nuk largohen pa vizituar Kalanë madhështore të qytetit, muzeun “Onufri”, bulevardin qendror, lagjet “Mangalem” e “Goricë”, kanionet e Osumit – ndër më të preferuarat prej tyre – si edhe kantinat e verës dhe vreshtat.

“Këtë vit kemi një rritje me rreth 45% të strukturave akomoduese në Berat dhe rrethina. ⁠Shtatori dhe tetori pritet të kenë një rritje me rreth 50% më shumë se viti i kaluar, pasi hotelet, restorantet janë të gjitha të rezervuara”, theksoi Merdani, duke shtuar se do të jetë vjeshtë e jashtëzakonshme në Berat.

Vizitorët si vendas, ashtu edhe të huaj nuk largohen nga qyteti pa vizituar edhe muzeun “Onufri”, i cili është një prej destinacioneve më të vizituar ndër sitet kulturore të qytetit të Beratit.

Merdani pohon se në muzeun “Onufri” për këtë vit janë numëruar nga janari deri në gusht rreth 61.668 vizitorë vendas e të huaj. Ata kanë treguar interes për koleksionin e muzeut të përbërë nga 196 ikona dhe objekte liturgjike.

Bashkia e Beratit gjatë gjithë vitit organizon një sërë aktivitetesh kulturore, të cilat kanë ndikuar edhe në shtimin e numrit të turistëve.

“Dy ditë më parë organizuam Festën e Fikut në Roshnik, më 13 shtator Ditën e Çlirimit të Beratit, kemi Ditën e Turizmit dhe Ditën Ndërkombëtare të Trashëgimisë Kulturore për shtatorin. Ndërsa për tetorin kemi “Festën e ullirit” dhe festivalin më të madh që zhvillohet ndër vite në Berat: “Wine and Stories of Berat”, Festivalin e Verës në datat 3-4-5 tetor me këngëtarët më të mirë dhe ku marrin pjesë 40 kantina nga Shqipëria, Kosova, Italia etj.”, theksoi Merdani.

Pjesa më e madhe e turistëve të huaj gjatë vizitave të tyre në qytetin e një mbi një dritareve janë të shoqëruar edhe nga guidat turistike të qytetit.

Një prej këtyre guidave, Flutura Xhafa tha për ATSH-në se “turistët e huaj kërkojnë të dinë sa më shumë për historinë dhe traditat e qytetit tonë. Sot kisha një grup vizitorësh izraelitë, të cilët i shoqërova gjatë vizitës në Kala, pastaj në dy lagjet, Mangalem e Goricë, Urën e Goricës, që janë shumë të kërkuara për t’u vizituar nga turistët”.

“Po nuk munguan as vizitat në pjesën e qendrës mesjetare, ku ndodhet Xhamia Mbret, teqeja Helvetive, Konakët e Dervishëve etj.”, tha Xhafa.

Fluksi i madh i turistëve vendas dhe të huaj e ka shndërruar turizmin në industri më vete dhe në një shtyllë kryesore që vë në lëvizje ekonominë e Beratit.

Berati, i njohur për peizazhet piktoreske dhe trashëgiminë e pasur kulturore, u ofron vizitorëve një vështrim në të kaluarën magjepsëse të Shqipërisë dhe një shije të mikpritjes së tij të ngrohtë.

/j.p/r.e/

The post Mbi 500 mijë vizitorë në Berat deri në gusht, të gjitha hotelet të rezervuara edhe në shtator e tetor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Filo për ATSH-në: Turizëm gjatë gjithë vitit në Korçë, po shtohen vizitorët nga vendet fqinje

13 September 2025 at 09:16

TIRANË, 13 shtator/ATSH/ Prej vitesh turizmi në Korçë ka njohur vetëm rritje. Edhe sezoni veror që lamë pas nuk bëri dallim nga ky trend, madje kryetari i bashkisë, Sotiraq Filo, pohoi për ATSH-në se pati një rritje të lartë krahasuar me vitin 2024.

Kryebashkiaku Filo tha se prej më shumë se një dekade, bashkia e Korçës e ka vendosur turizmin në prioritetet e saj, si një nga shtyllat e zhvillimit ekonomik dhe aktualisht nuk kemi të bëjmë më me një turizëm sezonal.

“Kjo është veçantia e Korçës. Ndryshe nga shumë destinacione të tjera shqiptare, Korça nuk ka vetëm sezon veror, ajo ka turizëm gjatë gjithë vitit”, u shpreh Filo.

Kryebashkiaku tha se ka programe dhe projekte të posaçme për promovimin, infrastrukturën, eventet dhe bashkëpunimet kulturore, të cilat e bëjnë Korçën një destinacion të qëndrueshëm e të dëshiruar për vizitorët vendas dhe të huaj.

Korça mbetet destinacioni i preferuar për vizitorët vendas, veçanërisht gjatë fundjavave. Por prej disa vitesh po vërehet një rritje të ndjeshme e vizitorëve nga vendet fqinje, si Maqedonia e Veriut dhe Greqia. Ndërkohë sipas të dhënave të bashkisë Korçë, çdo vit shtohet ndjeshëm numri i turistëve nga vende të tjera evropiane si Italia, Spanja, Franca, Suedia, Polonia dhe Gjermania.

Kryebashkiaku Filo tha se qyteti po tërheq vizitorë edhe nga tregje më të largëta, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të Azisë, diversifikim i cili, sipas tij, e forcon imazhin e Korçës si një destinacion ndërkombëtar.

Vizitorët që mbërrijnë në qytet, kryesisht ndalen tek Pazari i Vjetër, Katedralja e Ringjalljes së Krishtit, Xhamia e Iljaz Bej Mirahorit dhe bulevardi “Republika”. Ata shfaqin kureshtje për arkitekturën karakteristike të ndërtesave historike.

“Rrethinat ofrojnë përvoja të pasura e të larmishme: Voskopoja, Boboshtica dhe Vithkuqi me kishat e vjetra, natyrën dhe traditat kulinare; Dardha me turizmin malor gjatë gjithë vitit; Pogradeci, Prespa, Maliqi e Kolonja, që kompletojnë mozaikun turistik të rajonit”, thotë për ATSH, kryebashkiaku Filo.

Më tej ai përmend një numër të madh institucionesh kulturore, pjesë e një trashëgimie të pasur që ky qytet ofron për vizitorët e tij si, Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, një nga më të rëndësishmit në Ballkan; Muzeu i Arsimit dhe Muzeu i fotografisë “Gjon Mili”, që tërheqin veçanërisht të rinjtë dhe turistët e huaj; Muzeu Oriental “Bratko” dhe Galeria e Artit Digjital, unikale në Shqipëri. Gjithashtu, Qendra e Artit dhe Kulturës me aktivitetet dhe festivalet e saj është kthyer në një magnet për turistët, duke forcuar identitetin kulturor të qytetit.

I pyetur për aktivitetin më të afërt që pritet të sjellë një fluks të shtuar vizitorësh në Korçë, Sotiraq Filo u shpreh se qyteti po përgatitet të mirëpresë edicionin e radhës të “Korça Serenights”, me tri net të mbushura me muzikë, art dhe atmosferë magjike.

Pas suksesit që pati “Festa e birrës” dhe “Lumina Electronic Festival”, edhe aktiviteti i radhës pritet të tërheqë një numër të madh vizitorësh, duke i shtuar edhe më shumë gjallëri jetës kulturore e turistike të qytetit. /j.p/r.e/

The post Filo për ATSH-në: Turizëm gjatë gjithë vitit në Korçë, po shtohen vizitorët nga vendet fqinje appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Vendi më i shenjtë në botë po kthehet në resort, zhvarrosen eshtrat e vendasve për një parking

7 September 2025 at 13:15

Për vite me radhë, vizitorët ngjiteshin në malin Sinai me një udhërrëfyes beduin për të parë lindjen e diellit mbi peizazhin e paprekur shkëmbor ose për të bërë ecje të tjera të udhëhequra nga vendasit. Tani një nga vendet më të shenjta të Egjiptit, i nderuar nga hebrenjtë, të krishterët dhe myslimanët, është në zemër […]

The post Vendi më i shenjtë në botë po kthehet në resort, zhvarrosen eshtrat e vendasve për një parking appeared first on BoldNews.al.

❌
❌