Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 13 January 2026Main stream

U arratis nga spitali i burgut/ Kush është Altin Ndoci? I arrestuar për vrasjet në Durrës

By: V K
13 January 2026 at 13:56

Ditën e sotme, i burgosuri në burgun e Durrësit, Altin Ndoci, 34-vjeç, me origjinë nga Puka dhe banues në Tiranë, u arratis nga spitali infektiv.

Ai njihet për një serie arrestimesh dhe hetimesh për trafik droge, grabitje dhe vrasje në Durrës dhe Fier.

Ndoci u bë i njohur për publikun pas rrëfimit të një bashkëpunëtori të policisë, i cili zbuloi lidhjet e tij në vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në Durrës dhe ekzekutimin e dy personave të tjerë më 2 mars 2020, Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdia.

Sipas policisë, Altin Ndoci, ka lidhje të ngushta me grupet kriminale të zonës së Pukës dhe është shoqërisht i lidhur me persona të tjerë të njohur për krime të rënda, si Arben Muço, i arrestuar në tentativë grabitjeje me armë në Fier më 2018.

Ai dyshohet gjithashtu, të ketë marrë pjesë në ngjarje ku mbeti i vrarë Xhuljan Sollaku dhe u plagos Muço, ndërsa pjesëtarët e tjerë të grupit shpëtuan.

Gjatë hetimeve, policia ka sekuestruar prova që lidhen me rrjetin e tij kriminal, duke përfshirë makina të braktisura, gjurmë gishtash dhe njolla gjaku, të cilat lidhën Ndocin me disa nga ngjarjet e dhunshme në qytetet e Durrësit dhe Tiranës.

The post U arratis nga spitali i burgut/ Kush është Altin Ndoci? I arrestuar për vrasjet në Durrës appeared first on Albeu.com.

Arratiset nga burgu i Durrësit Altin Ndoci

By: V K
13 January 2026 at 13:49

Një i burgosur është arratisur nga shërbimet e Burgut të Durrësit. Sipas burimeve, i dënuari Altin Ndoci, ndodhej i shtruar në spital në momentin e ngjarjes.

Arratisja ka ndodhur pak minuta më parë, ndërsa rrethanat mbeten ende të paqarta.

Autoritetet kanë nisur menjëherë kërkimet për kapjen e tij.

Altin Ndoci, u arrestua në maj të vitit 2020 i akuzuar nga policia si pjesmarrës në vrasjen e vëllezërve Haxhia si dhe Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë në Durrës.

The post Arratiset nga burgu i Durrësit Altin Ndoci appeared first on Albeu.com.

Përmbytjet në Durrës, Prokuroria sekuestron dokumentet e hidrovorit të ri të Porto Romanos me vlerë 19 mln euro

By: V K
13 January 2026 at 13:30

Prokuroria e Durrësit, e cila ka nisur hetimet prej disa ditësh për të përcaktuar shkaqet e përmbytjeve në qark, ku u shkaktua një viktimë dhe dhjetëra milionë euro dëme materiale, sekuestroi dokumentet që lidhen me ndërtimin e hidrovorit të ri në Port Romano, me vlerë 19 milionë euro.

Sipas grupit të hetimit, është bërë sekuestrimi i dokumenti “Hartim i studimit të projektit për rehabilimin e infrastrukturës së rrjetit të kullimit në zonën e Porto Romanos-Kënetë dhe sistemi i rrjetit të ujërave të shiut në zonën urbane të qytetit të Durrësit, në kuadër të procesit të rindërtimit me fond limit 87 milionë lekë”.

Gjithashtu, është marrë pranë Bashkisë së Durrësit e gjithë procedura tenderuese për hidrovorin, e po ashtu dokumentet e zbatimit të projektit.

Sipas burimeve të Prokurorisë, ka dyshime se hidrovori nuk ka funksionuar e për pasojë janë shkaktuar edhe përmbytjet.

Tenderi për ndërtimin e hidrovorit të Porto Romanos u fitua nga kompanitë vëllezërit Hysa, 2T dhe Adriatik.

Kompania Adriatik, zotërohet nga babai i Spartak Kovaçit, i cili ka qenë drejtor i Ujësjellës-Kanalizimeve në Durrës dhe ka dyshime se tenderin për hidrovorin mund të jetë paracaktuar.

Situata me përmbytjet në Durrës vijon të jetë shqetësuese. Punonjësi i ndërmarrjes së komunales Plaz Astrit Hysenaj humnbi jetën, ndërsa 1500 shtëpi e mijëra hektarë tokë mbeten nën pushtetin e ujit.

Prokuroria po heton për akuzat e shpërdorimit të detyrës, përmbytjes së pronës me përmbytje dhe përmbytjes së pronës nga pakujdesia.

Prokuroria e Durrësit nisi hetimet, mes tyre edhe biznesmeni Petrit Kovaçi!

Çfarë përmban dosja?

 

 

Prokuroria e Durrësit, ka nisur hetimet për përmbytjet që kanë prekur disa zona të qytetit dhe vdekjes së një personi, punonjës i Ndërmarrjes Komunale.

Organi i akuzës bën me dije se ka nisur hetimet për tre vepra penale, shpërdorim detyre, shkatërrimi i pronës me përmbytje dhe shkatërrimi i pronës nga pakujdesia.

“Me qëllim thellimin në shkaqet që kanë çuar në shkaktimin e këtyre pasojave dhe analizimin në mënyrë ezauruese nëse shkaqet kanë qenë tërësisht natyrore apo kanë ardhur si pasojë e pakujdesisë apo mospërmbushjes së detyrës nga ana e organeve kompetente shtetërore apo të vetëqeverisjes vendore, merret iniciativa për regjistrimin e këtij procedimi penal. Ndërkohë, hetimi i mëtejshëm do të japë përfundime të drejta mbi ekzistencën ose jo të përgjegjësisë penale“, njoftoi Prokuroria.

Organi i akuzës ka dyshime se situata të jetë shkaktuar për shkak të mosfunksionimit të hidrovorit që ka kushtuar 19 milionë euro.

Tenderi për hidrovorin u fitua nga bashkimi i kompanive 2T, Adriatik dhe Vëllezërit Hysa. Kompania Adriatik zotërohet në masën 50% nga Petrit Kovaçi, babai i Spartak Kovaçit, ish-drejtor i Përgjithshëm i Ujësjellës-Kanalizimeve në Durrës.

“Ortaku themelues i shoqërisë është Ardjan Mustafaraj me 100% të kapitalit. Më datë 24.04.1998, u regjistrua në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhurimi i 50% të kuotave të kapitalit të zotëruara nga Ardjan Mustafaraj në favor të Z. Petrit Kovaçi”, thuhet në të dhënat zyrtare në Open Data.

Petrit Kovaçi, ka lidhje familjare me Ceno Klosin, ish-drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve dhe aktualisht deputet i PS në qarkun Fier.

Ndërkohë, Spartak Kovaçi, është pjesë e rrethit të personave të afërt me zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera.

Ndërsa kompania 2T zotërohet në masën 20% nga Artan Sako, vëllai i Gramoz Sakos, aktualisht kryetar socialist i Bashkisë së Tepelenës dhe më herët drejtues i Gardës së Republikës.

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Ilirjana Kuçana, kallëzoi në SPAK Bashkinë e Durrësit, ministrinë e Bujqësisë dhe Drejtorinë e Kullimit për “shpërdorim detyre”, pas përmbytjeve.

Ajo u shpreh se kryebashkiakja Emirjana Sako, pas investimit rreth 19 mln euro për hidrovorin, deklaronte se Durrësi nuk do të ketë më probleme me përmbytjet.

The post Përmbytjet në Durrës, Prokuroria sekuestron dokumentet e hidrovorit të ri të Porto Romanos me vlerë 19 mln euro appeared first on Albeu.com.

U dhunua nga vëllai i një vajze, rrëfehet 46-vjeçari: I bëra “like” dhe i komentova bravo ke ecur në jetë, më rrahu për vdekje…

By: V K
13 January 2026 at 13:17

Në një intervistë për emisionin “Me Zemër të Hapur”, 46-vjeçari Altin Meçaj,  që u dhunua nga një efektiv policie me pretendimin se i kishte ngacmuar motrën ka treguar versionin e tij të ngjarjes.

Ai thotë se i kishte bërë një koment komplimentues motrës së efektivit, familjen e të cilit e njihte pasi janë nga i njëjti fshat.

Gjithashtu, ai u shpreh se nuk kishte asnjë qëllim dashakeqës, por thjesht një kompliment për arritjet e saj.

“Unë u ktheva për festat e fundvitit 19-20 dhjetor dhe do qëndroja edhe këtë javë se në Gjermani është kohe e keqe. Jam i divorcuar prej 8 vitesh dhe kam tre fëmijë të rritur dhe në këtë drejtim sesi erdhën gjërat në këtë ngjarje, pavarësisht se unë i kam bërë ‘like’ ajo është një goce fshati. Unë nuk besoj se kam bërë një gabim që të përfundoj këtu.

Vajza besoj është mbi 30 vjeç. Zonja është e martuar dhe ka familje të mrekullueshme. Ajo ka hapur një faqe të saj dhe unë aty kam bërë disa pëlqime dhe një koment, me idenë që bravo ke ecur shumë në jetë. Unë as e kam takuar këtë gocën po bën vite, thjesht e njoh.

Unë nuk e kuptoj si arritën deri këtu dhe mori guximin vëllai i saj që të më rrahë për vdekje. Mesa di unë ajo është e martuar dhe ndodhet në Itali, unë në Gjermani dhe s’kemi lidhje. Nuk kam pasur as lidhje dhe as ngacmime, nuk më kanë shkuar në mend”, u shpreh 46-vjeçari.

The post U dhunua nga vëllai i një vajze, rrëfehet 46-vjeçari: I bëra “like” dhe i komentova bravo ke ecur në jetë, më rrahu për vdekje… appeared first on Albeu.com.

Çarja e argjinaturës në Fier, banorët humbin kontaktet me familjarët: Uji erdhi me forcë

By: V K
13 January 2026 at 12:48

Pas çarjes së argjinaturës së lumit Seman, banorët në Fier janë shprehur të shqetësuar në lidhje me situatën e përmbytjeve.

Disa prej tyre thonë se kanë humbur kontaktet me familjarët e tyre, për shkak të izolimit të zonës nga uji.

Banorët bëjnë apel për ndihmë urgjente, ndërsa vijon operacioni për evakuimin e tyre dhe të bagëtive të izoluara, ku shprehen se primare për ta janë shpëtimi i jetëve njerëzore.

“Kam 300 kokë bagëti, nuk i nxorëm dot sepse erdhi uji me forcë. Atje kam burrin dhe djalin, të ikin të lënë delet, dua të iki t’i shoh”, tha një prej banoreve.

“Prej dje janë shqyer argjinaturat. Kjo është hera e parë, jam 53-vjeç dhe nuk ka ndodhur një përmbytje e tillë më parë. Shkak janë mos mirëmbajtja e argjinaturave”, u shpreh një tjetër.

“Është çobani lart, kanë tre ditë pa bukë nuk e dimë as ku janë. Nuk kanë bateri në telefon dhe nuk dimë se çfarë bëhet. Duam t’i nxjerrim që atje, nuk po pyesim më për mallin, duam vetëm të shohim për njerëzit, jetët e njerëzve”, deklaron një tjetër banor.

The post Çarja e argjinaturës në Fier, banorët humbin kontaktet me familjarët: Uji erdhi me forcë appeared first on Albeu.com.

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, SPAK dërgon për gjykim dy prej të akuzuarve (EMRAT)

By: V K
13 January 2026 at 12:14

Gjykata e Posaçme, ka pranuar kërkesën e prokurorit Adnan Xholi dhe vendosi kalimin për gjykim të Amar Shkëmbit dhe Bledar Polivinës, të dyshuar për përfshirje në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, në mbikalimin e Shkozetit.

Vendimi u dha nga gjyqtari Bib Ndreca, ndërsa në ditët në vijim do të hidhet shorti për të përcaktuar treshet e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen në themel.

Amar Shkëmbi, ishte shpallur në kërkim nga SPAK dhe u ekstradua nga Dubai në Tiranë në tetor të vitit të kaluar.

Sipas hetimeve të kryera nga prokuroria, Shkëmbi dhe Polivina, së bashku me Plaurent Dervishaj, Julian Meçaj dhe Ariol Halilaj, dyshohet se kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal, duke kryer vepra penale si vjedhje, mbajtje pa lejë të armëve, tentativë vrasjeje ndaj funksionarëve publikë dhe vrasje në rrethana të tjera cilësuese.

Ngjarja ndodhi më 1 nëntor 2019, ku mbeti i vrarë Andi Maloku, dhe u plagosën Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho, i njohur si “Rrumi i Shijakut”.

Në të njëjtën çështje penalë janë edhe Endrit Sinani, Genti Nderjaku, Bashkim Haxhia dhe Julian Pjetri.

The post Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, SPAK dërgon për gjykim dy prej të akuzuarve (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Po shkonte të punonte tokën, por humbi kontrollin e mjetit bujqësor, plagoset 64-vjeçari

By: V K
13 January 2026 at 11:58

Ditën e sotme, një aksident është regjistruar në Lushnje. Egzon Begaj, 64-vjeç, ka përfunduar i plagosur në spitalin e Lushnjes, pasi mjeti bujqësor tip Zetor me të cilin po lëvizte u përmbys në një tatëpjetë.

64-vjeçari është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes, për shkak të plagëve të marra.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të dokumentuar ngjarjen dhe për të zbardhur shkaqet që çuan në këtë aksident, i cili për pak sa nuk i mori jetën drejtuesit të mjetit bujqësor.

Sipas të dhënave paraprake, shkak për humbjen e kontrollit mbi mjetin dyshohet të ketë qenë lagështia dhe balta në rrugën ku ai po udhëtonte për të shkuar në punë.

The post Po shkonte të punonte tokën, por humbi kontrollin e mjetit bujqësor, plagoset 64-vjeçari appeared first on Albeu.com.

Temperatura të ulëta dhe ngrica, bllokohen disa akse nga moti i keq, ndërpritet energjia elektrike në disa zona në Elbasan

By: V K
13 January 2026 at 11:38

Moti i përkeqësuar që ka përfshirë qarkun e Elbasanit, ka sjellë probleme të shumta në furnizimin me energji elektrike, veçanërisht në zonat malore të rajonit.

Si pasojë e kushteve të vështira atmosferike dhe bllokimit të disa akseve rrugore, disa fshatra vijojnë të mbeten pa energji.

Aktualisht, mungesa e energjisë elektrike raportohet në disa fidra të Rajonit Elbasan, konkretisht:

Fidri 6 Lunik – Nënstacioni Librazhd, ku pa energji janë zonat Qytezë, Qarrisht, Borovë, Zabzun dhe Stërblevë.

Fidri 4 Polis – Nënstacioni Librazhd, ku problematika prek zonat Sopot dhe Vilan.

Fidri 3 – Nënstacioni Librazhd, ku mungesa e energjisë është evidentuar në zonat Qershizë Banjë, Verrisht Banjë dhe Mali i Xhyrës.

Ndërkohë, grupet e punës të OSSHE janë në terren dhe po punohet me intensitet për rikthimin e energjisë elektrike në të gjitha zonat e mbetura pa furnizim.

Në disa raste, energjia është rikthyer brenda një kohe të shkurtër, por ndërhyrjet po vështirësohen nga bllokimi i rrugëve, i shkaktuar nga reshjet dhe temperaturat e ulëta.

The post Temperatura të ulëta dhe ngrica, bllokohen disa akse nga moti i keq, ndërpritet energjia elektrike në disa zona në Elbasan appeared first on Albeu.com.

Ervin Salianji thirrje për protestë: Nafta në Shqipëri 78% më shtrenjtë se në Kosovë, ky është një model grabitjeje, jo qeverisje

By: V K
13 January 2026 at 11:13

Me anë të një postimi në “Facebook”, ish deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ngritur shqetësimin e çmimit të lartë të naftës në Shqipëri.

Ai krahason Shqipërinë me vendet e rajonit, ku dukshëm çmimi i naftës është më i lirë.

“Te nafta, akciza + taksa e qarkullimit + TVSH përbëjnë gati 60% të çmimit final. Në rajon qeveritë ulin taksat, tek ne qeveria vetëm rrit taksat se i duhen para për të ushqyer korrupsionin”, shkruan Salianj!

Nafta e shtrenjtë – thotë Salianji- rrit koston e jetesës, çmimet dhe varfërinë.

“Ky është një model grabitjeje, jo qeverisje”, mbyll postimin e tij duke bërë thirrje për protestë.

 

 

Postimi i Salianjit:

Nafta në Shqipëri 78% më shtrenjtë se në Kosovë!

Qeveria e Shqipërisë po mbyt qytetarët me rritje taksash.

Te nafta, akciza + taksa e qarkullimit + TVSH përbëjnë gati 60% të çmimit final.

Në rajon qeveritë ulin taksat, tek ne qeveria vetëm rrit taksat se i duhen para për të ushqyer korrupsionin!

Nafta e shtrenjtë rrit koston e jetesës, çmimet dhe varfërinë.

Ky është një model grabitjeje, jo qeverisje!

Protesto!

The post Ervin Salianji thirrje për protestë: Nafta në Shqipëri 78% më shtrenjtë se në Kosovë, ky është një model grabitjeje, jo qeverisje appeared first on Albeu.com.

Përmbytjet në Korçë/ Disa zona ende pa energji, si paraqitet situata

By: V K
13 January 2026 at 10:55

Prefektura e Korçës, ka ndarë detaje lidhur me situatën aktuale nga reshjet e shiut dhe përmbytjet në këtë qark. Në njoftimin e mëposhtëm, thuhet se temperaturat kanë qenë nën zero dhe është kryer kriposje në zonat problematike.

Ndërkohë, në segmentet Ersekë–Leskovik dhe Maliq–Kufi Gramsh, qarkullimi vijon normalisht.

Bëhet me dije se ka një numër të kufizuar abonentësh pa energji elektrike.

Konkretisht në zonën e Maliqit janë 14 abonentë ruralë, në zonën e Pogradecit janë 4 abonentë private, ndërsa zonën e Gjançit janë 2 abonentë.

Gjithashtu, njoftohet se vijon puna për mbylljen e çarjes së argjinaturës së lumit Devoll, me angazhimin e mjeteve të Ministrisë së Mbrojtjes, në bashkëpunim me Bashkinë Maliq dhe Drejtorinë e Ujitjes dhe Kullimit.

The post Përmbytjet në Korçë/ Disa zona ende pa energji, si paraqitet situata appeared first on Albeu.com.

Temperaturat e ulëta paralizojnë aeroportet në Vjenë dhe Pragë, anulime dhe vonesa fluturimesh

By: V K
13 January 2026 at 10:47

Kushtet e ashpra të ngricave detyruan autoritetet të mbyllin sot Aeroportin Ndërkombëtar të Vjenës, të paktën deri në orën 11:00 të paradites, ndërsa në Aeroportin Václav Havel të Pragës u vendosën kufizime të rrepta në fluturime. Lajmi u konfirmua nga vetë dy aeroportet.

Sipas një zëdhënësi, në pistat e uljes dhe ngritjes në Vjenë u formua një shtresë e trashë akulli, e cila vazhdoi të krijohej edhe pas përpjekjeve për pastrimin e saj. Për pasojë, disa fluturime u devijuan drejt aeroporteve të tjera.

Ndërkohë, shiu i akullt detyroi Aeroportin e Pragës të kalojë në “funksionim shumë të kufizuar”, sipas një njoftimi të publikuar në llogarinë zyrtare në platformën X.

Autoritetet paralajmëruan se vonesat do të vazhdojnë gjatë gjithë ditës, ndërsa mbërritjet janë kufizuar, pasi stafi po punon për pastrimin e pistës kryesore nga akulli.

Udhëtarët këshillohen të kontrollojnë vazhdimisht statusin e fluturimeve të tyre dhe të ndjekin udhëzimet e kompanive ajrore, për shkak të kushteve të vështira të motit.

The post Temperaturat e ulëta paralizojnë aeroportet në Vjenë dhe Pragë, anulime dhe vonesa fluturimesh appeared first on Albeu.com.

Indrit Hoxha thirret në Prokurorinë e Posaçme

By: V K
13 January 2026 at 09:37

Ditën e sotme, sekretari për Diasporën në Partinë Demokratike, Indrit Hoxha, është thirrur në Prokurorinë e Posaçme.

Mësohet se Hoxha është thirrur në SPAK, për shkak të financimit të Kuvendit të Rithemelimit.

Kuvendi i Rithemelimit u zhvillua në vitin 2021, i iniciuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, në atë kohë demokratët ishin në konflikt për vulën dhe logon e PD, pasi kjo e fundit drejtohej nga Lulzim Basha.

 

The post Indrit Hoxha thirret në Prokurorinë e Posaçme appeared first on Albeu.com.

Aksident zinxhir në Vlorë, pesë makina përplasen njëra pas tjetrës

By: V K
13 January 2026 at 09:12

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në Vlorë, pranë kryqëzimit të shkollës “Ali Demi”, në rrugën që lidh zonën me Bulevardin “Ismail Qemali”.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Benz, i drejtuar nga një i ri, ka përplasur pesë automjete të tjera, njëra pas tjetrës, duke shkaktuar një aksident zinxhir.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme të shumta materiale në mjetet e përfshira.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

The post Aksident zinxhir në Vlorë, pesë makina përplasen njëra pas tjetrës appeared first on Albeu.com.

Lumi Seman çan argjinaturën, 20 banesa dhe qindra hektarë tokë bujqësore nën ujë

By: V K
13 January 2026 at 08:52

Lumi Seman, ka çarë argjinaturën në zonën e Dernenasit, njësia administrative Libofshë. Si pasojë, rreth 20 banesa janë përmbytur, ndërsa qindra hektarë tokë bujqësore janë vënë nën ujë.

Në terren kanë mbërritur eskavatorë dhe mjete të rënda, të cilat po punojnë intensivisht për të reduktuar dëmet dhe për të stabilizuar argjinaturën.

Prurjet e shumta të lumit Seman dhe çarja e argjinaturës në disa segmente, kanë bërë që uji të vërshojë në tokat bujqësore të disa fshatrave.

Gjatë mesnatës, uji ka arritur të përmbytë edhe disa banesa në fshatin Havaleas, duke detyruar banorët të dalin në rrugë për t’u shpëtuar përmbytjeve.

Në zonë kanë mbërritur ekipet e emergjencave civile, ndërsa sipas banorëve, prurjet e lumit vijojnë ende me intensitet të lartë.

 

The post Lumi Seman çan argjinaturën, 20 banesa dhe qindra hektarë tokë bujqësore nën ujë appeared first on Albeu.com.

“Big Brother Vip Kosova”/ Dolce dhe Limi shkëmbejnë puthjen e parë (VIDEO)

By: V K
13 January 2026 at 08:46

Mbrëmjen e djeshme, spektakli “Big Brother Vip Kosova”, ishte i mbushur me debate, emocione dhe të papritura.

Pas hyrjes së Lim Hotit brenda në shtëpi, situata nuk është më e njëjtë, duke bërë që të ndryshojë e gjithë dinamika e lojës.

Gjithashtu, ka pasur përplasje të forta mes Bias dhe Alba Pllozhanit, siç është vënë parë shkak i debateve mes dy banoreve ka qenë pikërisht banori më i ri, Limi.

Por, krejt papritur loja ka marrë tjetër rrjedhë, sepse Limi është parë krejt i afërt me Dolcen, ku menjëherë pas përfundimit të spektaklit dyshja kanë shkëmbyer puthjen e parë.

Afrimiteti mes Dolces dhe Limit është kthyer në një raport krejt tjetër.

Madje, jo vetëm një puthje. Për më shumë, ndiqni videon e mëposhtme:

 

The post “Big Brother Vip Kosova”/ Dolce dhe Limi shkëmbejnë puthjen e parë (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

SHBA përgatit skenarë të fshehtë dhe ushtarakë ndaj Iranit, Trump vendos tarifa të reja

By: V K
13 January 2026 at 08:30

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është informuar mbi një gamë të gjerë mjetesh të fshehta dhe ushtarake që mund të përdoren kundër Iranit, kanë bërë të ditur dy zyrtarë të Departamentit amerikan të Mbrojtjes, raporton CBS News.

Sipas burimeve, një ndër opsionet që mbetet në tryezë për një ndërhyrje të mundshme amerikane janë sulmet me raketa me rreze të gjatë veprimi.

Përveç kësaj, zyrtarë të Pentagonit i kanë paraqitur presidentit edhe skenarë të tjerë, përfshirë operacione kibernetike dhe fushata psikologjike, si pjesë e një përgjigjeje të mundshme ndaj Teheranit.

Ndërkohë, të hënën, presidenti Trump njoftoi vendosjen e një tarife prej 25% ndaj mallrave që vijnë nga vende që kanë lidhje tregtare me Iranin.

Ndërkohë organizatat për të drejtat e njeriut raportojnë se më shumë se 600 protestues janë vrarë gjatë tre javëve të fundit të protestave antiqeveritare në Iran.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm i Iranit, ka deklaruar se Teherani është i hapur për bisedime me Uashingtonin, por njëkohësisht ka theksuar se vendi mbetet “i përgatitur për luftë”.

The post SHBA përgatit skenarë të fshehtë dhe ushtarakë ndaj Iranit, Trump vendos tarifa të reja appeared first on Albeu.com.

Buxheti i shtetit nis 2026 me pagesa të dhjetorit, deficiti i 2025 shfaqet më i ulët/ Ja çfarë shkruan raporti

By: V K
13 January 2026 at 07:58

Kanë kaluar dy javë nga nisja e vitit dhe buxheti i shtetit, por ende po bën pagesat e muajit dhjetor 2025.

Sipas të dhënave nga thesari i Ministrisë së Financave që i takojnë datës 7 dhjetor, janë bërë 380 milionë lekë pagesa (3 milionë euro) për faturat e datës 24 dhjetor, mbi 505 milionë lekë ose 5,5 milionë euro për faturat e datës 31 dhjetor.

Këto janë vetëm dy shembuj, teksa shumica e pagesave nga thesari në dy javët e para të janarit 2026 po bëhen për faturat e dhjetorit 2025.

Ekspertët e financave pohojnë se, pagesa e faturave të dhjetorit në ditët e para të vitit pasardhës është e lejueshme nga pikëpamja ligjore.

Sistemi buxhetor shqiptar funksionon kryesisht mbi bazë cash, ç`ka do të thotë se shpenzimet regjistrohen në momentin kur kryhet pagesa dhe jo domosdoshmërish kur lind detyrimi.

Për këtë arsye, një faturë që i përket shërbimeve apo mallrave të dhjetorit, por që paguhet në janar, llogaritet ligjërisht si shpenzim i vitit të ri.

Kjo nuk përbën shkelje të ligjit për menaxhimin e financave publike, por i deformon treguesit e një viti buxhetor dhe dëmton transparencën.

Pagesa e faturave të dhjetorit në janar bën që deficiti i vitit të kaluar të shfaqet më i ulët, ndërsa barra reale e shpenzimeve zhvendoset artificialisht te viti pasardhës.

Kjo mënyrë e pagesave të dhjetorit në vitin tjetër fiskal, është shndërruar në praktikë të përsëritur çdo fund-vit, duke dëmtuar besueshmërinë e raportimit fiskal dhe kufizimin e të drejtës e publikut dhe të Kuvendit, për të kuptuar se sa ka kushtuar realisht qeverisja e vitit te kaluar.

Në raportimet sipas standardeve ndërkombëtare shpenzimet regjistrohen në momentin kur lind detyrimi ekonomik.

Sipas të dhënave zyrtare nga thesari i Ministrisë e Financave, përgjatë muajit dhjetor nga data 2 deri me 29 u kryen rreth 84 miliardë lekë (840 milionë euro) pagesa.

Nga 1 janari deri me 29 dhjetor 2025 kur rezultojnë të dhënat e fundit mbi pagesat e thesarit janë shpenzuar gjithsej rreth 722,6 miliardë lekë, teksa plani vjetor ishte 831,7 miliardë lekë ose 109 miliardë lekë tepricë, rreth 1,1 miliardë euro në datën 30 dhjetor një ditë para mbylljes së vitit.

Çdo fund viti qeveria miraton buxhet në rritje për vitin pasardhës, por në të vërtete asnjëherë nuk arrin të ekzekutohet sipas planit të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë edhe pse vendi ka nevoja të mëdha me gati 20 për qind të popullsisë në varfëri relative dhe një emigracion masiv.

Në 2025 teprica ishte shumë më e lartë pasi pagesat e muajit dhjetor ishin më të kufizuara, prej hetimeve. Teprica buxhetore, një pjesë e së cilës mund të përdoret për uljen e mëtejshme të borxhit publik është më e mirë se abuzimet me to, siç edhe kanë treguar rezultatet e hetimeve nga SPAK./Monitor

The post Buxheti i shtetit nis 2026 me pagesa të dhjetorit, deficiti i 2025 shfaqet më i ulët/ Ja çfarë shkruan raporti appeared first on Albeu.com.

Presidenti dekreton ligjet për Paqen Fiskale dhe fshirjen e detyrimeve, kur nis zbatimi

By: V K
13 January 2026 at 07:47

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, dekretoi ligjet e paketës fiskale, duke përfshirë ligjet “Për marrëveshjen e Paqes Fiskale”, “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e vendore dhe e detyrimeve të pagueshme në doganë” ndryshimet në TVSH-në për rimbursimin e TVSH-së 10% të fermerëve etj.

Dekretimi dhe më pas botimi në Fletoren Zyrtare i ligjeve të paketës fiskale, i hap rrugë zbatimit të tyre nga administrata tatimore.

Ndërsa zbatimi i plotë nis pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe miratimit të akteve nënligjore përkatëse.

Nga 7 ligjet e paketës fiskale në Fletoren Zyrtare, është botuar vetëm ligji për “Rivlerësimin e Pasurive të Paluajtshme”.

Ndër ligjet që kanë nxitur pritshmëri të larta nga bizneset, pavarësisht rezervave të shprehura nga institucionet ndërkombëtare, janë ligjet për Marrëveshjen e Paqes Fiskale dhe “Për fshirjen e detyrimeve të papaguara në tatime dhe dogana”.

Janë të shumta bizneset që po kërkojnë të nënshkruajnë marrëveshjen e Paqes Fiskale me administratën tatimore, por kërkesat e tyre po refuzohen nga inspektorët tatimore, për shkak të mungesës së akteve nënligjore për zbatimin e tyre.

Administrata Tatimore sqaroi për Monitor së do të nisë zbatimin e këtyre ligjeve, pas dekretimit të tyre nga Presidenti i Republikës, botimit në Fletoren Zyrtare, si dhe miratimi i akteve nënligjore përkatëse, që përcaktojnë procedurat për zbatimin e tyre.

Edhe Ministria e Financave sqaroi për Monitor se ligjet hyjnë në fuqi pas dekretimit të tyre nga Presidenti dhe botimit në Fletoren zyrtare, ndërsa udhëzimi për zbatimin e ligjit për fshirjen e detyrimeve të papaguara në tatime dhe dogana duhet të miratohet brenda 15 ditëve nga hyrja në fuqi e ligjit, ndërsa udhëzimi për Marrëveshjen e Paqes Fiskale duhet të miratohet brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi.

Konkretisht në ligjin “Për Marrëveshjen e Paqes Fiskale”, përcaktohet se hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet deri në vitin tatimor 2028.

Shtrirja e efekteve zgjat deri në 2028, pasi marrëveshja do të zbatohet për një vit tatimor, por me të drejtë rinovimi për dy vite tatimore të tjera.

Gjithashtu, në ligj përcaktohet se procedurat për hartimin dhe përmbajtjen e propozimit të marrëveshjes, mënyrat e komunikimit me tatimpaguesin dhe konfirmimin elektronik, regjistrimin dhe ruajtjen e marrëveshjes në regjistrin elektronik tatimor, si dhe trajtimin e rasteve të refuzimit, mospranimit apo pavlefshmërisë së saj, do të përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për financat.

Edhe procedurat për Përfundimi i vlefshmërisë së Marrëveshjes së Paqes Fiskale do të zbatohen sipas procedurave që do të përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për financat.

Sipas ligjit Marrëveshja e Paqes Fiskale përfundon në rastet kur: tatimpaguesi ndryshon llojin e veprimtarisë së deklaruar; nuk realizon rritjen mbi 18% të fitimit të tatueshëm; pezullon ose ndërpret përfundimisht aktivitetin ekonomik; kryen shkelje të përsëritura të detyrimeve tatimore që cenojnë ndershmërinë fiskale; nuk paguan detyrimet sipas marrëveshjes; nuk përmbush kushtet e parashikuara në nenin 6 të ligjit; realizon rritje të fitimit të tatueshëm mbi 50% gjatë vitit tatimor përkatës, krahasuar me vitin paraardhës.

Procedura e aplikimit për Marrëveshjen e Paqes Fiskale

Ligji përcakton se marrëveshja e paqes Fiskale mes biznesit dhe administratës tatimore do të kryhet nëpërmjet aplikimit që bëhet nga tatimpaguesi përmes platformës elektronike “e-filing”, brenda afatit për dorëzimin e deklaratës vjetore të të ardhurave të vitit paraardhës. Për vitin e parë të zbatimit, afati përcaktohet me udhëzim të Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve.

Propozimi i marrëveshjes hartohet nga administrata tatimore dhe i komunikohet tatimpaguesit nëpërmjet platformës “e-filing”, duke përmbajtur vlerën e fitimit të tatueshëm dhe normat e detyrimit tatimor për periudhën përkatëse.

Tatimpaguesi ka të drejtë ta pranojë ose refuzojë propozimin deri më 15 prill. Me pranimin dhe nënshkrimin elektronik, marrëveshja konsiderohet e lidhur dhe ka efekt ligjor për vitin tatimor përkatës. Tatimpaguesi ka detyrimin të deklarojë dhe të paguajë detyrimin tatimor sipas marrëveshjes, ndërsa mosrespektimi i saj trajtohet si shkelje tatimore.

Ligji për fshirjen e detyrimeve tatimore dhe doganore

Ligji “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e vendore dhe të detyrimeve të pagueshme në doganë” hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Brenda 15 ditëve nga hyrja në fuqi, ministri përgjegjës për financat nxjerr udhëzimin për zbatimin e ligjit. Ky ligj i shtrin efektet nga 1 janar 2026 deri më 31 dhjetor 2026.

Ligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Zbatimi i këtij ligji do të sjellë kompensimin 10% të TVSH -së për fermerët për shitjet e mallrave bujqësore që ata do të bëjnë në grumbulluesit, përpunuesit apo agrobizneset e certifikuara. Kompnesimi do të bëhet nëpërmjet autofaturave të lëshuara nga blerësit e mallrave bujqësore./ Monitor

The post Presidenti dekreton ligjet për Paqen Fiskale dhe fshirjen e detyrimeve, kur nis zbatimi appeared first on Albeu.com.

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

By: V K
13 January 2026 at 07:40

Sot, 12 janar 2026, dollari amerikan, blihet me 82.1 lekë dhe shitet me 83.1 lekë.

Euro, blihet me 96.1 lekë dhe shitet 96.9 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 102.9 lekë, ndërsa në shitje me 104 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 59 lekë, ndërsa në shitje me 60.2 lekë

Për kursin e monedhave të tjera shihni tabelën e mëposhtme:

 

The post Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Njihuni me parashikimin e motit, 13 Janar 2026

By: V K
13 January 2026 at 07:30

Ditën e sotme vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare hera-herës deri të dendura.

Mjegull /mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes.

Era do të fryjë me drejtim Verilindje-Lindje, me shpejtësi mesatare 7 m/s.

Deti – Valëzimi forcës 1-2 ballë.

The post Njihuni me parashikimin e motit, 13 Janar 2026 appeared first on Albeu.com.

❌
❌